www.ps.al

Në një bashkëbisedim me gazetarët kryetari socialist Edi Rama ripërsëriti edhe njëherë se zgjidhja e krizës politike në vend vjen me largimin e Berishës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke theksuar se opozita do të intensifikojë demonstratat për largimin e qeverisë. Gjithashtu, Rama theksoi se për mbajtjen e zgjedhjeve lokale duhen kushte të reja, në mënyrë që të mund të garantohet vota e lirë. “Bojkoti i zgjedhjeve vendore nga ana e opozitës është një ëndërr që Saliu, Iliri dhe kusarët me radhë e shohin prej kohësh po nuk bëhet realitet”, nënvizoi kryesocialisti.


Më poshtë mund të lexoni të plotë bashkëbisedimin e kryetarit të PS Edi Rama me gazetarët:

 

Meqë kemi kapërcyer një bashkëbisedim dhe ju dhashë fjalën që do ta bënim në ditën më të shpejtë, po e shfrytëzoj këtë rast në radhë të parë për të falënderuar të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë që janë shumë seriozisht të shqetësuar dhe angazhuar për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj krize që thellohet përditë. Dhe posaçërisht Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, i cili dje ka pasur mirësinë të na japë mundësinë për një bashkëbisedim të gjatë dhe intensiv.

Ne jemi të bindur që zgjidhja reale dhe e qëndrueshme e krizës së thellë që po kalon Shqipëria, për fajin e Saliut dhe që po e paguajnë padrejtësisht njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, fillon me largimin e Saliut dhe zgjedhjet e reja, të lira e të ndershme. 

Në anën tjetër, ashtu siç kam nënvizuar në të gjitha takimet dhe kontaktet me miqtë dhe partnerët e Shqipërisë, por edhe me opinionin publik, rinënvizoj edhe sot se bojkoti i zgjedhjeve vendore nga ana e opozitës është një ëndërr që Saliu, Iliri dhe kusarët me radhë e shohin prej kohësh po nuk bëhet realitet. Ne jemi në këtë betejë më të vendosur se kurrë dhe jemi sot më shumë se asnjëherë, pasi më shumë se asnjëherë sot Shqipëria e ka të domosdoshme çlirimin nga kthetrat e politikës së vjetër dhe armiqësore me shqiptarët e zakonshëm, që mishërohet në këtë regjim vrastar, kusarie e matrapazllëku.

Thënë të gjitha këto, nuk ka asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë rrugën e ballafaqimit frontal me këtë regjim, në të gjitha hapësirat ku mund të marrë jetë beteja për fitoren e kësaj kauze të demokracisë e të drejtësisë, pa të cilën nuk mund të ketë një rivendosje në rrugë të vet ekonomisë së vendit dhe familjeve të zakonshme të këtij vendi. Ky ballafaqim do të vazhdojë me këmbëngulje dhe intensitet në rritje dhe padyshim edhe demonstratat do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen.

 

Pyetje:

 

Thoni që do intensifikohen demonstratat, ka një datë konkrete për këto demonstrata?

Procesi i zhvillimit të demonstratave është një zhvillim i pandërprerë. Momentet e realizimit të tyre janë momente të veçanta që parashihen në kalendarin tonë të aksionit politikë.

Do kërkoni ndryshimin e Kodit Zgjedhor?

Ne e kemi bërë të qartë që zgjedhje në këto kushte nuk mund të zhvillohen. E kemi thënë këtë  në mënyrë të hapur të sinqertë dhe krejt transparente edhe me të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë dhe kemi nënvizuar vullnetin tonë për ti ndryshuar këto kushte, pa të cilat nuk mund të ketë zgjedhje, jo më të mira se ato që u bënë në qershor 2009 e që e zhytën Shqipërinë në këtë krizë, po as si ato.

Tek kushtet kërkoni dhe ndryshimin e përbërjes aktuale të KQZ-së, duke patur parasysh se ka një kërkesë tuajën për reformatim, të bëhen 3 nga një kamp e tre nga kampi tjetër?

Nuk ka lidhje me detaje. Detajet janë pjesë e një tërësie kushtesh që duhet të ndryshojnë dhe që ne jemi gati të kontribuojmë për të ndryshuar, pa të cilat nuk mund të mbahen zgjedhje në Shqipëri.

PS duket se ka nisur përzgjedhjet për kandidaturat në zgjedhjet elektorale, sa potenciale do të jenë figurat aktuale të kryetarëve në bashki dhe komuna që udhëhiqen nga PS? Ka një afat të shtyrë deri në 8 mars për ti dërguar komisionerët për KZAZ-të, do i dërgojë PS dhe PBDNJ?

Procesi i aksionit politik i opozitës është një proces i integruar dhe ka në zemrën e vet domosdoshmërinë për të larguar Saliun dhe për të sjellë në duart e çdo shqiptari mundësinë e gjykimit me votë të palëve me zgjedhje të reja, të lira e të ndershme. Kjo është zemra e procesit politikë që opozita sot vazhdon të promovojë me intensitet dhe me të gjitha mjetet që ka në dispozicion. Brenda këtij procesi ka sigurisht aspekte të ndryshme, një nga këto aspekte është aspekti që ka të bëjë me zgjedhjet vendore, të cilat e përsërisë ne nuk do ti bojkotojmë, po do ti shohim thjeshtë dhe vetëm si pjesë e këtij procesi tërësor e politikë.

Duke qëndruar tek zgjedhjet vendore, ju personalisht keni vendosur nëse do të rikandidoni ose jo për Bashkinë e Tiranës?

Mendojë që kjo është një çështje që do të zgjidhet në momentin e duhur, në tërësinë e gjithë këtij aspekti të procesit politikë në të cilin është opozita. Po një gjë është e sigurt, që shumë kush në oborrin e regjimit po rend të buzëqesh para kohe me këngën e largimit.

11 Komente

ZGJIDHJA REALE E KRIZES,LARGIMI I SALIUT.do ti thoja Rames bravo e ke gjetur me te vertete zgjidhjen,vetem se nje detaj te vogel nuk ke shtuar:edhe largimin tend

Shyqyr qe na e the kete gje se nuk e kishim marre vesh akoma...

 Kjo dihet nga te gjithe qe do ishte nje zgjidhje e mire por ama si e ka thene dhe adarnesi duhet te ikesh dhe ti qe cdo gje te shkoj ne vendin e vet ... Qe te dy e keni flliqur dhe e keni shkaterruar Shqiperine 

'Duke qëndruar tek zgjedhjet vendore, ju personalisht keni vendosur nëse do të rikandidoni ose jo për Bashkinë e Tiranës?

Mendojë që kjo është një çështje që do të zgjidhet në momentin e duhur, në tërësinë e gjithë këtij aspekti të procesit politikë në të cilin është opozita. Po një gjë është e sigurt, që shumë kush në oborrin e regjimit po rend të buzëqesh para kohe me këngën e largimit.'

A nuk i bie me shkurt 'No comment'?

po ashtu rrezikon mos me u duk "cool".
Ket fenomenin e fol-shume-per-mos-me-thon-asgjo e ka shpik Nano n'fakt po te gjithe kta nxenesit e tjere e kane pervetsu mire (Fino ishte tipik psh...donte me u duk ironik dhe me thon batuta kur e bon k/minister kukull)...po ashtu Makjo, Meta, Sala...did I forget any1?

bredho, tamam ashtu eshte. E shpiku nano por duket qe ky gjatoshi me mjekerr e ka cuar shume perpara.

 Mendoj se duhet ndryshuar urgjentisht skema 3 + 3, ne 2+2, 1,1,1,1,1.

Shume dakort me Liderin e opozites por si do tja arrive kesaj Rama. Deri me tash ai na e ka bere fort te qarte se eshte duke degjuar amerikanet dhe eshte duke prit! A eshte valle kjo qe presin dhe deshirojne shumica e shqiptareve Brenda dhe hashed atdheut? Dyshoj qe jo dhe nese Rama nuk e ka kuptuar kete dhe nuk eshte ne gjendje te inspiroje shprese e kurajo civile per ndryshim atehere le ti kthehet vizatimeve te tij dhe kurbetit. Nuk ka cfare I duhet shqiperise sot nje lider qe edhe pse me Ide progresiste po tregon pavendosmeri e frike sot qe eshte ne opozite dhe me te drejten e zotit per ti bere balle ekspansionit vrases e koruptiv Berishian. cfare do te bente Rama valle sikur te mos ishin flmimet e gazetareve qe na treguan qartazi sesi vret ky regjim. Cfare I ka mbetur Rames qe te bisedoj e zgjidh me Berishen? Sa me shume dite kalojne aq me shume marrin force krminelet ne pushtet dhe aq me te friguar ndihen te gjithe shqiptaret e thjeshte. Ata 4 te vrare dhe dhjetra te Plagosur me arme zjarri nga kriminelet e pushtetit u masakruan ne mes te dites Pikerisht per te vrare shpirtin e nje populli te dhunuar,te grabitur e te tallur pa pike turpi per keto 20 vjet nga politician mediocre e kriminel qe deri me tash nuk u ka hyre asnje gjemb ne kembe. Rama dhe opozitaret shqiptare duhet te tegojne men vepra e te mbajne fjalen qe thane pas vrasjes se 21'Janarit se jetet e tyre nuk vlejne me shume se ato te 4 vikimave te prrajshme. Ky popull nuk duhet te lejoje nje tjeter farse gjyqesore dhe harrese si ajo e Gerdecit. Gjithcka tjeter eshte demagogji dhe politike e rendomte ballkanase dhe Shqiptaret Kane nevoje per udheheqes qe mund te sjellin moral, pergjegjesi e ndeshkueshmeri per kedo qe ka kryer krime qofte si kryeminister, minister, gjykates, apo gardist (perfshi ketu edhe kryetar bashkie apo cfaredo lloj zyrtari shteti-pasi njerezit e thjeshte po e paguajne padrejtesine shqiptare cdo dite).
Nese kjo qe kam thene me siper ben ndonj sens... ( kuptohet jo per militantet e vrasesve ne pushtet).

 Koment qe ka sens, por kur nje qeveri blihet eshte veshtire te realizohen deshirat edhe me nje udheheqes qe sjell moral, pergjegjesi dhe ndeshkueshmeri sic thoni ju! 

 toni e ke shum mire.Njerezit tane jane strapacuar prej ketyre politikave te foltoreve imorale. Jemi  te  bombarduar prej FOLTOREVE IMORALE.Nuk ka qene kurre ne moralin e ketij populli kjo tradite shkaterruese ne moral.

   Me ka terbuar sllogani ne foltore te Rames:"Fajin e ka Saliu "...! Jo more! Po qysh na e gjete mo qerrata! U lodhe shume mo?.... Shul per te  merzyer  200 ..pula! Vetem per  kete pune je adap.

   Kurse kjo foltorja e kocerive me mizerabel s`ka ku vete: "Edvin Kristaq Rama qe akuzoi babain se ka shkuar me nusen e vet..."!! Foltorja e Partise Demokratike, e forces ne pushtet, e asaj qe do shpinte shqiperine ...ne Evrope, e asaj qe e futi Shqiperine ne ..Nato..Qe mori perfundimishte  prej NATO-s raketa gjuhe, i vuri maje gjuhes se kocerive pisbilaqe dhe ja leshovi per formim morali ...popullit.E me kete gjuhe te aramtosur" per formim morali, ne stilin brilante te arixhofkave, ben goxha moral e  propagande...! E si te kene gjetur gjene e duhur, ate qe na digjet xhani ta degjojme ore e minute, dalin njera pas tjeteres tere grate me pushtet ne stanin e Sali ..intelektualit dhe na perserisin se si ne kete vend njeri ka akuzuar baben  per incest.Nje gje e peshtire kur e sjell njeriu ne mendje  pa le me ta pohoje force politike qe ka pergjegjesi per ta ruajtur ate çike cipe publike te mbetur  prej moralit te kusarise  kthyer ne art...

  E degjojne kete bukurane fjale pensionistet e gezohen se u rriten pensionet.E degjojne kete tetra e tetembedhjeta plagjiket, qe kane dy vjet pa marre paret qe u jep ligji dhe ngrihen hopa ne kembe.E degjojna te  semuret qe marrin jastek e jorgane me vehte  per ne ..ksillokrevate e sipateleve te oborrit  LSI dhe heqen dhe kemish e breke nga gezimi.E degjojne nenat e shkrteta tonat qe tere jeten nuk u  qeshi buza dhe behen me krahe.E  degjojne mavrite shamizeza qe u jane vrare djemte dhe  e njerzit ne Gredec e mu sikur  u jane ngjallur nga ky "haber kryeministror".ua ze veshi  atyre me boje gri a te murmeve( si kam qejf ti  ndjell une) dhe do lene shollet pa veshur qe te hedhen allaminute voten ne kuti per demokratet e Salihut ne  8 te majit.... ALLAFRANGA...! U zgjidhe te tera na kjo qe kerreu grupi qeverrises salimeta..

Ja kjo eshte  ajo pjese jorgani qe na mbulon ore e minute..Le te  fleme se i kemi mbjelle e korre e bere tog ne leme qe ti shijme ..Po ngopemi more toni xhani...

   Me ka terbuar sllogani ne foltore te Rames:"Fajin e ka Saliu "...! Jo more! Po qysh na e gjete mo qerrata! U lodhe shume mo?

 

hahahahha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).