Rrëfimi

Ajo është një nënë e zakonshme angleze, por ka bërë diçka të jashtëzakonshme për vajzën e saj dhe në fakt, nuk bëhet fjalë për ndonjë sakrificë mbinjerëzore, por për diçka të thjeshtë, që mund ta bëjnë të gjitha nënat, apo prindërit në përgjithësi me fëmijët e tyre. Ja historia… 

Kur dëgjova disa vjet më parë se Madona nuk i lejonte fëmijët e saj që të shihnin televizor, mendova se ky ishte një veprim shumë arbitrar dhe mbi të gjitha, m’u duk si diçka hipokrite. Kam qenë gjithmonë e bindur se për një fëmijë, të shohësh televizor është pjesë e edukimit dhe e nxitjes për të mësuar. Ndaj me vajzën time Kelly isha shumë liberale për sa i takon orëve që ajo kalonte para ekranit, që në fakt ishin shumë…

Ndërkohë që mora një vendim të tillë, më kujtoheshin pasditet e mërzitshme të fëmijërisë sime kur entuziazmohesha pa masë kur shfaqej në ekranin bardhezi ndonjë film i animuar, të cilin e mendoja gjatë gjithë kohës. Për të mos folur për lumturinë që më falte Tomi dhe Xherri. Ndaj isha e kënaqur që vajza ime kishte më shumë mundësi për të parë filma, për të mos përmendur këtu DVD dhe të gjitha filmat që mund t’i shihte të plotë dhe pa ndërprerje. Kështu, sidomos gjatë fundjavave, ime bijë ulej para ekranit të televizorit dhe kalonte orët me filma nga më të ndryshmit. Duke filluar nga “Teletubies” e deri te filmat për të rritur. Për më tepër edhe unë ndihesha e lirë që të merresha me punë të tjera dhe në këtë rast, kisha zgjidhur edhe problemin që ime bijë kishte me gjumin, duke qenë se nuk flinte shumë dhe tani, këtë kohë mund ta kalonte para ekranit.

Këtë muaj, sipas një sondazhi të publikuar në media, thuhet se fëmijët në Britaninë e Madhe kalojnë mesatarisht para televizorit apo kompjuterit katër orë në ditë. Për të mos folur për raste varësie të lartë, ku mund të kalohen edhe dhjetë orët. Në njëfarë mënyre, televizorët dhe kompjuterët janë shndërruar në “dado elektronike” të shumë fëmijëve dhe adoleshentëve. Ndërkohë nuk e dija se qeveria australiane kishte nxjerrë një ligj, sipas të cilit i ndalohej fëmijëve nën dy vjeç që të shihnin televizor, kurse ata mbi moshën pesë vjeç duhet që të lejoheshin të shihnin vetëm 30 minuta në ditë. Ndërkohë që ime bijë përqendrohej në ekran, shkonte mirë me mësime dhe unë isha e lumtur që ajo edhe mësonte edhe zbavitej, pa e prishur ekuilibrin. Por me kalimin e kohës po vija re rënie të lehtë tek ajo në notat e shkollës dhe vura re edhe faktin se ajo nuk kishte më përparimin shumë të mirë të fillimit të shkollës. Tre vitet e para ajo kishte sjellë nota shumë të mira, ndërsa në klasën e katërt, rënia ishte e dukshme dhe për mua e pashpjegueshme. Në klasën e katërt shpresova gjatë gjithë kohës se kjo do të ishte një situatë kalimtare dhe se ajo do t’i kthehej sërish notave shumë të mira si më parë. Por ndryshimi i shumëpritur nuk ndodhi dhe tani ajo po merrte nota edhe më të ulëta, derisa ra në një nivel shumë të ulët. Kjo na shqetësoi jashtë mase, sepse ishin të ndërgjegjshëm, jo se ishte vajza jonë, por se ajo ishte një fëmijë me të vërtetë i zgjuar, me shumë humor dhe që kishte dhënë fillimisht prova se ishte e aftë që të merrte nota të mira.

Me kalimin e kohës, pamë se problemi ishte se ajo nuk arrinte që të përqendrohej në asgjë për një kohë të gjatë dhe se shumë shpejt e humbiste vëmendjen për gjërat që e rrethonin dhe këtu përfshiheshin edhe mësimet. Madje një ditë më tha se nuk kishte arritur që të çonte asnjë libër deri në fund dhe se të gjithë librat që kishte marrë në dorë i kishte çuar deri në mes dhe më pas, e kishte humbur interesin për to. Atëherë nisa që të kërkoj në “Google” dhe gjeta gjithçka dhe arsyet e hamendësimeve që na kishin shqetësuar për shumë kohë në lidhje me vajzën tonë. Gjeta shumë prova për efektin jashtëzakonisht negativ që ka qëndrimi i gjatë para televizorit i fëmijëve në performancën e tyre në shkollë. Rënia e performancës kishte të bënte me faktin se ata humbisnin përqendrimin dhe nuk kishin aftësi që ta çonin një punë deri në fund. Në internet lexova se ekspozimi i hershëm para televizorit shkakton probleme shumë të mëdha të vëmendjes. Ja pra, unë e kisha lënë për një kohë të gjatë para televizorit dhe kompjuterit dhe tani po përballesha me pasojat e këtij vendimi, që më parë kisha menduar se ishte i drejtë dhe nxitës.

Ky zbulim më dëshpëroi, sepse mendova se e kisha dëmtuar time bijë në mënyrë të përhershme. Por dikush, pikërisht ndërsa isha shumë e dëshpëruar, më dha një libër me titull “Truri që ndryshon vetë”, i një mjeku kanadez. Në këtë libër flitej për procesin e “neuroplastikës” ose më mirë aftësisë së trurit që, me ndryshimin e kushteve, ndryshon edhe mënyrë funksionimi. Kjo sepse truri është një organ që ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Ky libër më dha shpresë se, nëse unë do t’ia hiqja televizorin time bije, ajo pak nga pak do të shkonte në nivelin e mëparshëm mësimor, sepse tashmë do t’i kisha hequr objektin e shpërqendrimit. Kështu nisi beteja për ta larguar vajzën nga efekti i televizorit dhe më pas mësova se ishin tashmë të shumtë prindërit që ua kishin larguar televizorin fëmijëve dhe kishin parë se befas, edhe rezultatet e tyre në mësime ishin rritur ndjeshëm. Për mua ky ishte një lajm i jashtëzakonshëm dhe mund të them se pas një përpjekjeje të madhe, ime bijë është rikthyer në rezultatet e munguara në shkollë dhe unë jam sërish një mama e lumtur, që tashmë e di dëmin e madh që shkakton televizori dhe luftën e madhe për ta risjellë trurin në gjendjen e mëparshme.

 

49 Komente

 Me nje fjale i bie qe te kete qene gjeni qysh para se te binte nga mesimet se ndryshe nuk ke si e shpjegon rikthimin:

me bijë është rikthyer në rezultatet e munguara në shkollë dhe unë jam sërish një mama e lumtur, që tashmë e di dëmin e madh që shkakton televizori dhe luftën e madhe për ta risjellë trurin në gjendjen e mëparshme"

Po brezi jone qe ska pas kumpjutera jo e jo po edhe TV'ja u shifte vetem per dite neshjesh e filmash ~ nja 5 a 6 ore ne jave. Ne paskena hum kot se Havardin paskemi pas per ta shkly ndysh. 

 Problemi qendron se sipas shume studimeve, ndejtja perballe tv, apo kompjuterit demton rende shendetin mendor te femijve.. Nuk mund te thuhet se pa te eshte me mire, por vetem me to eshte shume keq. Femijet, tamam si thote ajo zonja, jane bere te pavullnetshem dhe te shperqendruar, kur shohin shume tv. Sa me pak aq me mire, por jo aspak.

demo, po te shendeti mendor i te  rriturve, si ndikon ndejtja e tepert perballe kompjuterit dhe tv?   ka ndonje studim?

 Me keq akoma, po s'ke ç'tu bojsh atyre, te rrafin me shpulla.

Problemi, alidems, eshte se ca studime te tjera thone se edhe shkolla ndikon negativisht tek kreativiteti i femijeve, e shkaterron fare. Ne vend qe ta lene te harliset ia presin deget. E ke vene re ti qe ata femije qe jane mire me mesime, jane keshtu si ai tipi i Sander Mafishes. Ketej - u thone, ketej vene; andej - u thone, andej vene ato. smiley

Ja shif, dy nga njerezit me kreative sot ne bote, Steve Jobs and Bill Gates, nuk kane mbaruar fare shkolle te larte. Perfundimi: Shkolla (sidomos ajo e larta) te ben dem..., po aq sa TV (thom une)  smiley

 

 prit, permetaro prit. Ngadale me Gates dhe Jobs. ata s'mbaruan, se e kuptuan qe  qe e tejkalonin programin e harvardit dhe..... Tani kush e ndjen qe i tejkalon programet, le te beje si ata. po s'besoj se ka shume trima te tille...

 Por ata s'e tejkaluan sepse kishin bere shkolle, eshte ideja. Nuk eshte se jam dakord me ate qe thote permetari. Jam dakord qe shkolla duhet te ece me hapat e kohes. Duhet t'i lere vend krijimtarise se nxenesit. Duhen studiuar metoda se si ta nxisin, si ta mbeshtesin kreativitetin, dhe jo te kerkojne ca thote libri sipas programit e te mbyllet me aq. Shume nxenes "te mire" kane rezultate te larta sepse mesojne tre-kater faqet qe kane per neser, pa e kuptuar, dhe pastaj e harrojne sepse s'e vene ne zbatim me kreativitet ate qe mesuan. Shkolla duhet te funksionoje ne menyre te tille qe ta beje nxenesin te doje vete te dije me shume, jo te ndeshkohet po s'diti.

Jo, Lira, kam frike se s'eshte ashtu si thua ti. Gates asnjehere nuk ka pretenduar se tejkalonte programet e Harvardit. Ai asnjehere s'ka pretenduar se eshte nga njohesit me te mire te shkencave kompjuterike, perkundrazi. E ke degjuar ndonjehere se sa me superlativa flet per ca mjeshtra te tjere? Si p.sh. kur thote se kush ka lexuar dhe kuptuar gjithe volumet e "Art of computer programming" te Donald Knuth-it i ka dyert e hapura tek Microsoft-i? Vete e pranonte qe s'e kishte arritur ta bente nje gje te tille. Ai nuk iku nga Harvardi ngaqe pa se tejkalonte programet; ai pati ca idera dhe pa mundesine per t'i realizuar ato menjehere. Shkolla e pengonte per kete. Problemi me shkollen (edhe shkollat e mira e kam fjalen) eshte se ajo mund te te ofroje njohuri, por jo e gjitha te nevojitet per te qene i sukseshem ne jete. Bile nganjehere, mbingarkesa me njohuri mund te te krijoje pengese ne procesin e vendimmarrjes. E di ate batuten ti Lira: "A person with one watch knows what time it is. A person with two watches is never quite sure."

Ndersa Steve Jobs, e la shkollen se mendonte se nuk ia vlente te shpenzonte gjithe ato para per ate cfare merrte nga shkolla dhe, po ashtu si Gates, ai pati ide te cilat mund t'i zhvillonte vetem jashte ambientit akademik, sic edhe ne fakt beri.

 

 permetaro, sic e di dhe ti, njerzit e zgjuar dhe te sukseshem nuk mburren dhe nuk vetedeklarohen te zgjuar. nuk dua te te kundershtoj pasi me disa nga idete e tua jam dakort por ne rastin e te dyve me larte, besoj se je gabim. je gabim se vete puna e tyre e tregoi qe ata i tejkaluan programet e universiteteve ku ndodheshin. nje shtytje e brendeshme dhe realiteti ku ndodheshin j'a u perforcoi bindjen se dinin me shume nga ata qe i rrethonin.

p.s. eshte aq i zgjuar dhe aq i sofistikuar gates, sa nuk mundet vete te beje deklarata te tilla. 

Okay, ti e ditke me mire se ata vete atehere. Suksesi ne jete eshte nje tregues i inteligjences, por ama do te ishte gabim te barazohej intelligjenca me sukses. Ka shume njerez qe nuk mund ta shohin veten e tyre jashte nje ambienti akademik apo pune qe ata e bejne me qejf, edhe ne se ajo nuk i ben aq te famshem, apo nuk u jep aq para sa disa te tjereve. Bill Gates, ne rrethet e profesoreve te Computer Science eshte ne pergjithesi tip i papelqyeshem - jo per xhelozi, si mund te te shkoje ne mendje. Por sepse Gates ishte ai qe kuptoi se sa e lehte ishte te perfitoje nga komuniteti i ketyre shkencetareve duke i vene vulen "Microsoft" cdo gjeje qe prodhonte. Ai ne nje fare menyre, mori autoresine e njohurive qe ne fakt nuk i perkisnin vetem atij. Kete qe po te them nuk e kam me fjale gazetash: kam pat rastin te flas me shume nga keta profesoret e shkencave kompjuterike.  

 sigurisht, qe edhe une nuk i kam nga vetja ato qe shpreha. kam degjuar shume qe thone te njejten gje .  vete puna e tij, me ben te perkrah kete llogjiken e tejkalimit qe nuk e kam shpikur une. 

Mire, Lira, u kuptuam.

Po mire more meqe jeni ngushte per role models... pse nuk permend Jezusin ti? Ja feston ditelindjen gjysma e botes, edhe pa e ditur fare se kur ka lindur ne te vertete; edhe pa e njohur hic fare, edhe ata qe s'duan ta shohin me sy apo te degjojne per te...

I pashkolle ishte dhe ai, dhe solli verdalle nje bote te tere... (per te mos permendur ate listen e gjate pastaj...)

PS: nje bote qe ka vetem gjenij eshte pikerisht bota ku jetojme ne sot. smiley

Problemi, alidems, eshte se ca studime te tjera thone se edhe shkolla ndikon negativisht tek kreativiteti i femijeve, e shkaterron fare.

Pershendetje,

te lutem ke ndonje link per keto studime. Gjithashtu po me keshillove ndonje link mbi sistem arsimor amerikan, do te isha mirenjohes.

flm ne avance

Hunter, eshte nje autor anglez qe ka shkruajtur per kete, Sir Ken Robinson, nje studies i njohur ne shkencat e edukimit dhe vecanerisht ne temen e kreativitetit. Ka nje video nga TED ku ai flet pikerisht per kete teme "Do schools kill creativity", te cilen ia vlen ta shohesh vetem per humorin dhe sigurisht mesazhin qe percjell. E ke ketu.

Sa per arsimin amerikan, cfare tamam do te dish? Ka shume lidhje, ka dhe shume studime per keto punet e arsimit ketej dhe ne se do ta kanalizoje paksa interesin mund te te ndihmoja me mire.

Te gjithe me mire te mos shohim TV qe te behemi tamam njeri se sa gjeni!

 veri najslli uell dan. smiley aj laaaajk.

 Kishte mbreme nje emision Televizori per kete fenomen! smiley

 

Lajme te tilla me duken si ata qe thoshin se toka s'eshte e rrumbullaket, dikur.

Fakti qe e kemi pare te gjithe, eshte se femijet qe jane rritur me TV kane qene zgjuarsuar e shkathtesuar me heret ne moshe se ata qe jane rritur pa TV. Ata qe jane rritur me internet jane zgjuarsuar me heret se ata me TV dhe pa internet. Puna e rezultateve ne mesime eshte se sa di prindi ta organizoje jeten e femijes. Kur do te shohe TV, kur do te jete ne internet, kur do te dale ne natyre e kur do te mesoje. 

 Nuk po flasim per raste te veçanta, se ka plot qe pa asnje arsim te mirefillte kane bere mrekullira. Flasim per ligjesi. Ju sollet shembuj per te paarsimuar, por po te flasim per njeres me grame, besoj se raporti anon nga keta te fundit. 

Flasim per pergjithesine ketu dhe pergjithesia nuk eshte as Billi Gate, e as Steve Jobs, e ndonje tjeter, jemi ne te gjithe te tjeret..

Kozmosin po e explorojne te shkolluarit, edhe fiziken kuantike, po ata, edhe nanoteknologjine, gjithashtu, edhe makinat luksoze, ata gjithashtu, etj, etj, etj.

Ke shume te drejte, alidems - me fal qe te nxorra nga tema, e cila eshte ne fakt per efektin negativ te TV mbi gjenialitetin e femijes. Shkolla eshte tjeter gje.

Nuk e kuptova se ku qendron gjeniu i kesaj vajzes qe paka dale ne shesh.Ka femije plot qe shikojne normalisht e kane rezultate shume te mire ne ate ç'ka bejne....nejse....gjithçka e tepert eshte haram...

 Dhe kjo na duhet,me i heq televizorin,masnej 24 ore non stop duke i treguar perralla kalamojve.

BRAVO!!!

shajti Madanaan, por prape si Madona u be. Te jemi Korrekt, Madona [thuhet] qe ua nez TV kalamojve,fshetazi kur mediat nuke shohim mrena m'shpi. Vec mrroklla, TV edukon kalamote, hap i bot t're, mesojne me shume e argtohen. Me thinks.

 

[lol at Brad-gud point smiley ]

TV-ja është vampir energjetik, jo vetëm nga programet shumica e të cilave janë për të budallepsur gjindjen, po edhe nga vetë frekuenca e valëve të aparatit, që janë ku e ku me frekuencën e valëve të trurit të njeriut.

Sinqerisht, nga Ravi-di-të-gjitha smiley

Ravi-di-te-gjitha, nuk te shoh mire me keto komente qe ben. Vale, frekuenca, apokalipse...hmm

ça ka të keqe mo albano, çdo gjë është valë...

 

Po na thuaj si ndikojne me valet e trurit te njeriut, qe nuk jane vale elektromagnetike...dhe cfare pasojash japin, shtjelloje deri ne fund..

Mund t'a lexosh këtu: http://www.associatedcontent.com/article...

Me pak fjalë, TV-ja e bën trurin të kalojë nga valët Beta (që shoqërohen me aftësitë e mendimit kritik) në valët Alfa (që shoqërohen me gjendje qetësie, receptiviteti pasiv). Kur je në këtë gjëndje, truri yt thith çdo gjë që i paraqitet, qoftë edhe për pak sekonda, dhe kur e bën këtë për një kohë të gjatë... trallisesh smiley të ulet aftësia për përqëndrim, etj. 

 

Kjo eshte e vertete, por kete nuk e bejne valet e televizorit fizikisht duke interferuar me valet e trurit. Eshte permbajtja e televizorit dhe natyra e tij qe e shkakton kete aktivitet normal te trurit. Pastaj nuk eshte vetem Televizori qe e shkakton kete gjendje qetesimi dhe receptiviteti te trurit..

Pra valet elektromagnetike te Televizorit dhe frekuencat e tij nuk hyjne fare ne kete mes...

Nje pyetje tjeter nese me lejohet; Po te alienet beson ti Rav..?

ne vetë alienë jemi albano... po ma përkufizo pak fjalën "alien"...

Alienet si term qe perdoret rendom nga njerzit, per qeniet jashtetokesore te gjalla. Termi klasik qe i referohet fizikisht ketyre qenieve? E kisha fjalen a mendon se keta kane arritur te krijojne nje Komunikim aktiv me Tokesoret me ane te valeve? Ka mjaft teorira ne lidhje me ta qe qarkullojne...

Është shumë më e thellë se kaq, sipas meje, po shkurtimisht: po, ekzistojnë, por jo të gjitha format e jetës jashtëtoksore janë "të dukshme" nga syri i njeriut, sepse nuk është e thënë të reflektojnë të njejtën dritë siç reflektojmë ne atë që quajmë "drita e dukshme"...shiko figurën më lart

Dmth ekzistojnë kryesisht në realitete të tjera dimensionale, dhe pak prej tyre manifestohen në 3D.

Sigurisht, eshte me e thelle se kaq...nejse faleminderit per pergjigjen..

O rav, ja ke idene e reflektimit ti apo e permend aty qe te na ngaterrosh neve kot? Figura me lart nuk dmth asnje gje o rav. mos u bazo kot neper grafike dhe figura qe gjen lart e poshte nese nuk i ke kuptuar vete me pare. se i merr per te thene nje gje dhe na del tjeter gje pastaj. Tani nese ti po flet me imagjinate, tjeter gje; ketu kemi cfare te te lexojme. "nuk jane te dukshme sepse nuk reflektojne driten e dukshme nga syri jone..." "realitete te tjera dimensionale", "manifestim 3D", aman te lutem, se po me duket vetja sikur me mungon fare fantazia kur te lexoj nganjehere. Di te shpjegosh apo te provosh edhe me sponde qofte edhe njeren nga ato qe thua? - le te jene imagjinare, edhe shpjegimin sipas imagjinates tende e pres. me te vertete e kam. Nese nuk do ta besh ketu, te pakten ver trurin tend ne prove. Do te te bej nje pyetje me vone, kur te jesh gati. Pyetje fare e thjeshte, fare e sinqerte, dhe kerkoj vetem nje pergjigje te sinqerte. kur te kesh kohe dhe te jesh gati. smiley

Zoto, po pyesja veten se pse s'po "manifestoheshe" në ekranin tim 2D, se sa herë që shkruaj ndonjë gjë të tipit "dimension", ti shfaqesh smiley Ja ku u shfaqe prapë... po për mua (megjithëse e di), sikur të mos e dija të vërtetën, nuk do ishe më shumë se një qenie dy dimensionale që shfaqesh nëpërmjet një rrjeshti gërmash në ekran, me gjatësi dhe gjerësi disa milimetërshe. Po kjo s'do të thotë që ti nuk ekziston në një realitet më të lartë (3D) dhe ke një trup me gjatësi, gjerësi e lartësi: dy këmbë, dy duar e një kokë. Kështu edhe me alienët... mund të ketë shumë prej syresh që nuk i shohim, pikërisht sepse nuk jemi në të njejtin plan me ta. E di që e ke shumë problem t'a imagjinosh realitetin me më shumë dimensione se 3 (ose 4, po të marrësh dhe kohën), po mundohu pak të dalësh nga kuadri i asaj që shikon me sy... 

Kur i referohem figurës më lart, desha të thoja se cila pjesë e spektrit është dritë e dukshme (një pjesë shumë e vogël). Po i gjithë spektri s'është gjë tjetër veçse dritë... pavarsisht e shohim apo s'e shohim ne.

Rav, edhe nje here, nese do t'i pergjigjesh pyetjeve apo cfare kam thene me lart, pliz mos iu pergjigj me te njejtat gjera... .se aty aty je dhe me komentin e mesiperm. Une qe i lexova te dyja, psh, them se jane e njejta gje. Pra, ke thene te njejten gje. Ti e di fort mire se ku e kam fjalen. Nese ke shpjegim, jam shume i gatshem ta lexoj; madje me duket se te kam thene disa here qe jam ne pritje.

Tani te ky komenti, ke bere nje kapercim te lehte, qe e ben pak me te ndryshem kete koment... psh, ke permendur edhe "plan jo i njejte"; qe mjafton per te shtuar pirgun e gjerave qe ke hedhur ketu pa mundur te japesh as shpjegimin me te vogel, faktin me te vogel apo vertetimin me te vogel. Gjithsesi, mua me ke lene ne kembe duke pritur.

PS: kur te jesh gati, me thuaj Rav. E kam nje pyetje qe po me ben rikoshet brenda kafkes qe nga komenti qe te shkrova para ketij. smiley

Zoto... sigurisht që të njejtën gjë do them, mqs për të njejtën gjë po flas dhe të njejtin mendim kam...

Po cila është pyetja jote tamam?

Atehere Rav. Lexoje njehere kete. E lexove? Te luuuuutem tani, lexoje dhe njehere tjeter. Tani mendohu se cfare do me shkruash. 

Po me shkrove te njejtat gjera si komenti cik me siper, nuk do te te ndjek me me koment tjeter.

duhet të hapësh temë tjetër zoto, se këtu do na çensurojnë po vazhdova smiley ose më bëj mp

sikur te mos kishe perseritur veten po te kishe bashkebiseduar, do kishim mbaruar pune me kohe tani. kur s'deshe te me pergjigjeshe ketu, nuk te ngacmoj dot ne privat, i dashur rav. pak te kam shqetesuar keshtu? smiley

zoto, gjeja e vetme që kuptoj unë nga ty është që ti s'kupton për çfarë po flas kur them "dimensione të tjera". më thuaj të lutem, kjo është pyetja jote apo jo, se mbase po të keqkuptoj. thuajse pyetjen troç dhe do të përgjigjem sa më troç të jetë e mundur.

Nga arkivat e Cracked, best website in the world ... pas ppu smiley:

6 Geniuses Who Saw Their Inventions Go Terribly Wrong

# 4 Philo T. Farnsworth (1906-1971)

Invented:

The modern television.

Lived to See:

Gilligan's Island.

EUREKA!

Already born with a ridiculous name, Philo T. Farnsworth's life story doesn't make for the happiest of reading. It's a litany of financial troubles, corporate espionage, legal battles, bad timing, heavy drinking and nervous breakdowns. But the man was a genius; he was born in a log cabin and theorized the basic principles of electronic television while cultivating a potato field at the age of 14. Yep, that's right, 14-years-old, an age when most of us couldn't theorize the basic location of our ass using both hands.

A few years later, while wooing his future wife, Philo spoke to her about his dreams: "He talked a lot about what television would do," Elma Farnsworth remembered. "He saw that television would allow people to learn about each other. He felt that if you could learn how other people live, world problems would be settled around the conference table instead of bloody battlefields. He thought that everyone in the world could be educated through television, and that it could also be used for entertainment and sporting and news events."

CRAP!

And he was completely right! Well, except for the part about learning not to hate people who are different. He was pretty far off there. As for educating the masses, we can give him the benefit of the doubt if we use the widest possible definition of "educating."

But pretty much from the get-go, any idea of television being an enriching benefit to the human race were cast aside in favor of quiz shows, adorable chimps and dancing cigarette packs with great games.

In 1961, FCC Chairman Newton Minow made his famous speech to the National Association of Broadcasters, describing the horrors of television as a "vast wasteland." And this was decades before Flavor of Love.

Meanwhile, Philo T. Farnsworth observed all of this with an increasingly regretful eye. His son, Kent, described his father feeling that "he had created kind of a monster, a way for people to waste a lot of their lives," and summarized his attitude as "There's nothing worthwhile on it, and we're not going to watch it in this household, and I don't want it in your... intellectual diet." Had he lived, it's safe to say that Philo Farnsworth would have had the world's worst set of TiVo Suggestions.

He did soften a bit in his final years, saying that televised images of the moon landing "made it all worthwhile," but an accidental viewing ofHee Haw the next day led him to regret this brief moment of fulfillment. 

 

Mu kujtua nje skene e bukur ku tregohet efekti i Telvizionit te Caro Diario..

 Shyqyr qe ne kohen e socializmit kish pak televizora dhe orar i kufizuar, qe i beri shqiptaret te lexonin libra me shume se kombet perendimore. Diçka e çuditeshme, por e vertete. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).