Maqedonia do të përballet së shpejti me një rrezik konkret për ndarjen e territorit të saj dhe shpërbërjen e shtetit. 

Kështu shkruan e përditshmja ruse “Pravda”, sipas të cilës ish-republika jugosllave do të ndahet dhe një pjesë e saj do t’i kalojë Bullgarisë, ndërsa tjetra Kosovës. 

Ndërkohë që maqedonasit, sipas gazetës, do të mbeten minoritete në këto dy vende. 

“Pravda” citon historianin rus Vladimir Putjatin, i cili vlerëson se kjo situatë mund të vijë për shkak se shumë maqedonas janë pajisur me pasaportë bullgare, pas anëtarësimit të këtij vendi në BE. 

“Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet”, deklaron Putjatin. 

Sipas tij, e vetmja shpresë që Maqedonia të ruajë integritetin e saj mbetet Serbia, por edhe kjo nuk do të mund ta ndihmojë për shkak se nuk ka një rol të theksuar në stabilitetin e Ballkanit.

 

13 Komente

Thashe c'e gjet Rusine kur lexova titullin. 

TCH, Rusia eshte e madhe, ka 11 zona kohe.  

Ndersa

Pravda: [...]

Historiani rus: [...]

nje kane. 

Artikull pa lidhje. Kete e ka thene nje historian rus nga te cilet rusia ka me mijera. Nuk eshte pozicioni i Rusise ky.

Mund edhe te jene shashka qe do e benin me "te pranueshme" idene e ndarjes se Kosoves qe i kane vene piksynim vetes keta. Pra po hedhim llafe sikur do t'i japim Kosoves gjysmen e Maqedonise qe te mos ankohen per veriun.

Po keto jane teori shume te vjetra qe s'i hajne me as me naivet. Shume mbrapa paska ngel diplomacia ruse, po te jete keshtu.

 Artikulli eshte gjysem une e lexova diku me te gjate : 

“Pravda”: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës

Gazeta ruse “Pravda”, në një koment të saj të titulluar “Në prag të shpërthimit sllavo-shqiptar”, shkruan se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen Maqedonia të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa komuniteti maqedonas të jetë pakicë në këto dy vende.

“Pika e ardhshme ndezëse në botë mund të jetë ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Nuk përjashtohet që ky vend shumë shpejt të shndërrohet në një arenë për qërim të hesapeve midis sllavëve dhe shqiptarëve”, komenton në edicionin e sotëm gazeta ruse “Pravda”, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Historiani rus për Ballkanin, Vladimir Putjatin vlerëson se shtetësia e Maqedonisë varet nga një kërcënim serioz.

“Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet. Rol kryesor në mbijetesën e Maqedonisë së pavarur do të mund të luaj Serbia, por pozicioni kompleks politiko-ekonomik i këtij vendi, nuk i lejon që të jetë faktor stabilizues në Ballkan”, vlerëson historiani Putjatin.

Në shkrimin e gazetës nënvizohet edhe incidenti në Kalanë e Shkupit midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Shqiptarëve nuk i pëlqen ajo që në qendër të qytetit të paraqitet një muze, ndërsa e të cilit i ngjan një kishe ortodokse”, thuhet në tekst.

Gazeta ruse “Pravda” shkruan edhe për konfliktin e vitit 2001 dhe situatën më pas.

“Në shkurt të vitit 2001, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të bashkuar në të ashtuquajturën UÇK filluan luftën e armatosur me armatën dhe ushtrinë maqedonase. Vetëm gjashtë muaj pas këtyre luftimeve të armatosura, nën presionin e NATO-s dhe BE-së, palët në konflikt u ulën në tryezën e negociatave, duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje mundësoi që gjuha shqipe ku shqiptarët janë mbi 20 për qind të jetë zyrtare”, shkruan “Pravda”.

Më tej në artikull theksohet fakti që politikanët shqiptarë u përfshinë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa filloi emetimi i një kanali në gjuhën shqipe në televizionin shtetëror. Sipas gazetës në fjalë, kjo nënkupton se bëhet fjalë për federalizmin e Maqedonisë.

“Por, megjithatë kjo nuk i ndaloi nacionalistët shqiptarë, të cilët vazhduan me presionet ndaj pushteteve lokale dhe në vitin 2005 përfituan të drejtën e valëvitjes së flamurit në territoret e Maqedonisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare. Disa nga politikanët nuk hezituan të theksojnë hapur se territoret shqiptare në Maqedoni patjetër duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa më vonë edhe me Shqipërinë”, shkruan në fund gazeta ruse “Pravda”./Zeri.info/

 

me pelqen ky historiani rus qe per mbijetesen  e Maqedonise jep nje si biçim ''zgjidhje'', po pas 2 sekondash  behet  pishman...smiley

Sipas tij, e vetmja shpresë që Maqedonia të ruajë integritetin e saj mbetet Serbia, por edhe kjo nuk do të mund ta ndihmojë për shkak se nuk ka një rol të theksuar në stabilitetin e Ballkanit.smiley

 Edhe A. Tare tha qe 'si eshte katandis Saranda me mire ta kishin marre anglezet'. Hajde bejme nje artikull qe 'Shqiperia mendon se do ta humbe Saranden'.

puna eshte se kshu si e kemi nis do coptojme dhe shqiprine.......

 Mos eshte analize me spons. Fillimi i nje konfiguracioni te ri ne Ballkan, per te bashkuar pjesen serbe te Bosnjes me Serbine, dhe pjesen veriore te Mitrovices. 

Pavaresisht asaj qe ka ka shkruar pravda, mendoj se ka vetem dhe vetem nje zgjidhje per Maqedonine. Ndarja. Problemi qe duhet te zgjidhet eshte percaktimi i kufijve, aspekteve teknike, kohes se pershtatshme, menyra se si do te realizohet, marreveshjet qe do te kryhen, pergatitja modaliteteve, negociatatave/apo/konfliktit te armatosur, marrja e OK-it nga SHBA  etj.  Gjithashtu Shqiperia dhe Bullgaria duhet te koordinojne dhe te bashkerendojne punen. Mbase dhe Greqia nese deshiron.

Budalliqe!

 kshu duket....por imagjino po i ben greku shqiperise?!

 

 S'mund ti quaj si budallalleqe, mund ti quaj nje shprese per bashkimin e trojeve tona dhe do ishte nje gje e mire qe Maqedonia te percahej dhe shqiptaret me ne fund te bashkoheshin me vendin e tyre Shqiperine smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).