Deputetët shpenzojnë gjysmën e buxhetit të Kuvendit të Shqipërisë për paga, dieta dhe shërbime, raportoi të martën e përditshmja Panorama. Duke iu referuar relacionit të Kuvendit për realizimin e buxhetit të institucionit për vitin 2010, rezulton se nga fondi prej afërsisht 800 milionë lekësh në dispozicion të Kuvendit, gjysma e tyre ose afërsisht katër milionë dollarë janë përfituar nga deputetët.

Peshën më të madhe specifike e zënë përfitimet që deputetët gëzojnë nga statusi
i deputetit dhe ato përbëjnë 47 për qind të totalit të shpenzimeve.

“Këtu përfshihen përfitimet financiare për shpenzime telefoni, karburant, qera banese, honorare për pjesëmarrje në komisione, dieta për pjesëmarrje në aktivitete parlamentare si seanca plenare dhe mbledhjet e grupeve parlamentare, etj.”, thuhet në relacionin e Kuvendit.

Sa i takon dietave për udhëtimet jashtë vendit, mësohet se ato zënë 12 për qind, ndërsa shpenzimet për telefoninë fikse dhe celulare zënë rreth 8për qind. Ndërkaq sipas këtij relacioni shpenzimet për paga dhe kontribute janë realizuar në masën 94 për qind, ku 6për qind mosrealizim ka ardhur si rezultat i bojkotit të socialistëve, të cilëve u është bërë ndalesa e pjesshme e pagës për shkak të mospjesëmarrjes në aktivitetet parlamentare.

Ndërkaq, nga buxheti i shtetit Kuvendit iu akordua një fond prej 142 milionë lekësh të destinuara për investime, nga të cilat peshën kryesore e zinin rikonstruksioni I sallës së seancave plenare dhe i kryesisë së Kuvendit. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=46&a=7445

21 Komente

Edhe? Per cfare duhet te shkonte gjysma e buxhetit, per shpenzime kapitale? Lajm pa tru.

Ne fakt, duhej shtjellu se ku e si shkoi pjesa tjeter e buxhetit..

si s'pame iher i tabele buxheti..

A afishohen ne internet ofertat per tendera publik?

Me sa kam degjuar ne vite te shkuara, Kuvendi nuk e ka pasur zakon te publikonte te dhenat e veta. Megjithate, teknikisht eshte material qe mund ti kerkohet ne baze te se drejtes per informim por pastaj futemi tek aftesia e atyre qe merren me kete pune ne Shqiperi.....

Nuk eshte dhe aq pa tru jo.  A eshte normale qe gjysma e buxhetit te shkoj per rrogat e deputeteve? Ne shifra ne leke sa eshte kjo gjysma e buxhetit?  Sa dite ne vit "punojne" deputetet te SHP-se? Sa dite ne vit mungojne nga seancat plenare?

Sa eshte buxheti i Kuvendit? Hap faqen e Min. te Fin. dhe e gjen lehte.

A eshte normale? Duh, eshte institucion qe s'ka pune me kazem por ka te punesuar. Eshte njesoj si te thuaj qe 80% e shpenzimeve te MASh shkojne per shpenzime operative.

Sa dite ne vit punojne deputet, dhe sa dite mungojne? Ka rregullore Kuvendi si cdo institucion, shkrimi nuk thote qe eshte shkelur gjekundi.

Shkurt: Shkrimi eshte kot!

Duh, eshte institucion qe s'ka pune me kazem por ka te punesuar. Eshte njesoj si te thuaj qe 80% e shpenzimeve te MASh shkojne per shpenzime operative.

S'ka duh hic fare aty.  Po flasim per parlamentin e Republikes te Albananise ketu e jo per parlamentin e Norvegjise dhe Finlandes.  Per mejhanen ku kercet grushti si ne ndonje pijetore jevgjish, ku fluturojne te sharat e ofendimet ane me ane, ku diskutohen prirjet seksuale te njerit apo tjetrit me shume se cdo ligj, ku ushtaret deputete i marrin udhezimet me sms se cfare te bejne etj etj.  Do ishte mire sikur gjithe barkderrat e pispillosur te parlamentit ti vije te punonin me kazem te hapnin kanale vaditjeje; ne kete rast te pakten do ishin produktiv...

Po grushti nuk eshte falas

Me fal por retorike boshe s'bej dot. Eshte nje gje te flasesh mbi shpenzimin e buxhetit, dhe respektimin apo jo te ligjit, dhe nje gje tjeter te flasesh mbi moralin/figuren e deputeteve. Shkrimi nenkupton te dyten teksa merret ne menyre gjysmake me te paren. Eshte kot.

Sa i fiksuar qe qeke me shkrimin mor burr! Shkrimi eshte katalist per debatin dhe si i tille duhet te shihet...

Do ishte mire sikur gjithe barkderrat e pispillosur te parlamentit ti vije te punonin me kazem te hapnin kanale vaditjeje; ne kete rast te pakten do ishin produktiv...

Te lumte mor trim. Keshtu thoshte dhe xhaxhi Enver. Verini deputetet barkderra e te pispillosur te hapin kanale e te thajne keneta qe te behen produktiv.

Apo prape se kapa kuptimin... smiley

Jo po se themi pse nuk luftojme akoma komunizmin!

 

Reductio ad enverium more djal.

Shikoje ate qe thashe une ne kontekst.  Kuptimin ti e kap gjithmone, por s'e di pse ke mani te besh falsitete logjike gjithmone.  Keto mund te fluturojne me ndonje ronxho ponxho qe mbeshtet Salen por jo me mua.

 Kontekstin e ke interesant dhe perputhet me ate te shume te tjereve. Une vecova menyren se si mendon ti denosh ata ne baze te ketij konteksti, se me tingelloi si e njohur.

 Kete gje xhaxhi Enver me duket se e mori nga Mao apo jo? Revolucioni kulturor?

8000 vjet do luftojme smiley.

 Lum si ne per deputetet qe kemi... populli le te vdesi pa kush po pyet. O popull, qe te jane veshur syte deri ne palce... hapini te shkretat dhe shikoni ke votoni se e late Shqiperine e mjere, veten tuaj te mjere dhe te pushtuar nga "mashtruesa" smiley

Dhe faqja e min se financave nuk ka informacion te detajuara.  Po shikoja tabelen e buxhetit te rishikuar per 2010 dhe nuk gjenden detaje per buxhetin e kuvendit.

 

Buxheti i kuvendit FMG, gjehet te faqja e kuvendit mesa duket e jo te faqja e min te financave.

 

Pagat per buxhetin e kuvendit per vitin 2010 paskan qene 364,450,262.00 leke, por nuk specifikohet perqindja e ketyre qe i'u eshte paguar deputeteve.

Shpenzimet operative kane qene 211,334,968.00 leke, ku 47% e tyre eskluzivisht per deputetet i bie te jete 99,327,434.96 leke.

Pa i hyre pastaj dietave jashte shtetit, telefonise celulare etj. qe pak a shume i perkasin deputeteve gjithesesi.

 Ca eshte ky lajm idiot? Si ato lajmet revolucionare qe demaskonin dikur barkderrat kapitaliste. Po normal qe shpenzimet kryesore do shkojne tek deputetet, si ne cdo parlament tjeter te botes. Apo duhet te jetojme akoma si ne rrethim dhe ti leme deputetet te jetojne me 2000 leke ne dite? Pfft

 Di gje njeri se sa eshte rroga mujore e nje deputeti. 

Eshte 147.000 leke te reja(pa dietat)

Shume pak marrkan, une qe jam "pjatalares' ketu ne junajted stejts marr me shume se ata qe jane deputet ne allbenja . 147.000 te reja = $ 1.460.00.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).