Une te pakten nuk ndihem me i lire pas dhjetorit se sa ndihesha perpara dhjetorit. Shqiptareve iu eshte bere me e lehte te ikin nga te duan neper Europe, por kjo nuk i ben te barabarte me europianet e lire. Ne akoma s'kemi lirine te jetojme ne Shqiperi, ne jemi te kufizuar neper provincat e Shqiperise, neper provincat  ekonomike, sociale e familjare. Shume shqiptare jane jo te lire te vijne ne Tirane sepse nuk kane para per te paguar bileten e autobusit, edhe kur vijne per te thene qe s'kemi, ua paguan opozita.

 

Nje lajm i madh dhe nje e bertitur politike u degjua nga te gjithe shqiptaret per 20 vite rresht: do hyjme pa viza ne Europe, do jemi te lire si gjithe Europa dhe ka disa muaj tani qe na eshte thene qe jemi te lire.  Por sa shqiptare ndihen me te lire pas dhjetorit te 2010-tes ?!

 

Te jesh shqiptar dhe te jesh i lire duket sikur nuk shkojne bashke, ne asnjehere s'kemi qene te lire si gjithe Europa, edhe pse shkojme kudo neper Europe nuk jemi europiane te lire. Sot ne Shqiperi njerezit jane po aq te kufizuar sa kane qene gjithmone.  Neve gjithmone na eshte folur per liri; Enveri me shoke na bene te lire ne 1944, Berisha me shoke na bene te lire ne 1990, Ismail Qemali ne 1912, pa harruar se Skenderbeu e gjeti lirine midis nesh (ky ishte i vetmi qe nuk e solli se keta te tjeret e sollen).

Une kam vetem mendime e jo pergjigje te sakta, por mendoj se nuk jemi europiane te lire.  Une te pakten nuk ndihem me i lire pas dhjetorit se sa ndihesha perpara dhjetorit. Shqiptareve iu eshte bere me e lehte te ikin nga te duan neper Europe, por kjo nuk i ben te barabarte me europianet e lire. Ne akoma s'kemi lirine te jetojme ne Shqiperi, ne jemi te kufizuar neper provincat e Shqiperise, neper provincat  ekonomike, sociale e familjare. Shume shqiptare jane jo te lire te vijne ne Tirane sepse nuk kane para per te paguar bileten e autobusit, edhe kur vijne per te thene qe s'kemi, ua paguan opozita. 

Por kur me flitet per liberalizimin e vizave si arritje e qeverise shqiptare s'e duroj dot, per faktin e thjeshte se akoma nuk jemi te lire. Ne sot kemi lirine te shkojme ne cdo vend te Europes por jo te shkojme ne Shqiperine ku jetojne politikanet e Shqiperise, ne nuk kemi viza te shkojme ne Shqiperine e miliarderve, as ne Shqiperi e rritjes ekonomike. Ne nuk kemi viza te shkojme ne Shqiperine e arritjeve boterore, ne nuk kemi viza te shkojme ne Shqiperine e politikaneve qe shajne njeri-tjetrin duke deklaruar se kane marre miliona ne minuta.

Ne nuk kemi viza te shkojme ne Shqiperine e lejeve te ndertimit qe te zgjojne milioner e as ne Shqiperine e koncesioneve qe te zgjojne miliarder. Ne akoma kemi vetem lirine per te jetuar ne Shqiperine e te papuneve, ne Shqiperine e erresires, ne Shqiperine qe permbytet e mbytet natyrisht (dhe vetem ketu hyn fjala natyre ne permbytjet e jo ne aspektin se kush e ka fajin natyra apo qeveria).

Liberalizimi i vizave per shqiptaret e thjeshte s'ka ndodhur akoma, ata s'kane para te shkojne brenda perbrenda Shqiperise e jo me te paguajne bilete per jashte saj.

Kur behet fjale per heqje vizash dhe heqje imuniteti me vijne direkt ne mendje mundesite financiare qe kane ata qe iu hiqen, vetem se ne aspekte te ndryshme. Kur shqiptareve u hiqen vizat nuk u jane hequr, sepse nuk kane pare per te shkuar ku duan, dhe kur politkaneve u hiqet imuniteti nuk u eshte hequr sepse kane para mjaft sa per te mos shkuar atje ku duhet.

Politikanet tane nuk te lene te prekesh ne territorin e republikes se tyre shqiptare, ata kane gardiste qe i ruajne kufijte e republikes se tyre, qe shqiptaret e thjeshte te mos hyne atje. Politikanet shqiptare akoma nuk na e kane dhene liberalizimin per ne republiken e tyre, pasi republika e Shqiperise se tyre nuk eshte ne Zonen  Schengen.

Madje ne shqiptaret e thjeshte te Shiperise se varfer, s'kemi as marredhenie diplomatike me Shqiperine  e pasur te politikaneve.

72 Komente

e kush tha qe shqiptaret tash jane njesoj si qytetaret evropiane , te lire si ata?

Liberalizimi i vizave ishte nje ngjarje e shkelqyer dhe pozitive, dhe eshte vetem njera nga hallkat qe duhen kaluar per tu bere si "evropianet" e lire.

Pervec teje te gjithe shqiptaret e botes pas dhjetorit kane arsye per tu ndjere me te lire se më parë. 

Rexhaxh, ide interesante por jo e zhvilluar shume mire...

 Qe jemi te varfer, kjo dihet, qe jemi edhe te pakuptuar midis nesh edhe kjo dihet, qe jo te gjithe kane mundesi qe te shkojne jashte, eshte e njejte me te gjithe qytetaret e botes, qe nuk e kane keto mundesi, por liberalizimi i vizave, eshte vertete nje ngjarje politike me rendesi, per miletin tone. Tani ata qe kane mundesi, mund te shkojne lirshem jashte, pasi eshte hequr kalvari i ambasadave dhe i korrupsionit te tyre.ì

Pastaj jo te gjithe jane te barabarte. Jane te barabarte ne mundesi, ne start, por rruges gjate gares, mund te kete edhe pengesa. I forte eshte ai qe perfundon garen, pavaresisht nga renditja.

 Ata qe kane mundesi, alidemso, shkonin edhe perpara liberalizimit. Asgje nuk ka ndryshuar. Thjesht eshte formalizuar ajo qe ishte.

 Ne fakt ka ndryshim sepse une njoh shume persona te cilet i kane mudnesite po nuk shkonin vetem per te shmangur burokracite. Pastaj mos harro qe duhej disa muaj per te mare vizen. Kur vendosje te udhetoje duhet te beje nje plan afatgjate, ndersa tani, sot e vendos, neser nisesh.

Pastaj Alidemsi ka te drejte. Me shume ka te beje me perceptimin qe nuk te ndalo njeri.

Shqiptarit i duhen 3 muaj t'i bjerë xhetoni apo si? Më mirë vonë se sa kurrë, thotë një fjalë e urtë.

Po lirinë nuk ua solla unë, - ka thënë Skënderbeu, -atë e gjeta në mesin tuaj.

Kërkoje brenda vetes, dmth, lirinë. Mos ia kërko qeverisë...

Faktikisht nuk ka shance te barabarta ne mundesi, ne start. Qe ketu fillon vjedhja hapur fare. Cfare shansesh ka per mijera te rinj qe nuk kane asnje zanat e nuk ka asnje kurs profesional per ta ne gjithe keto 20 vjet te shkaterruar...lista eshte pa fund e nuk kam nerva ta vazhdoj...

 Politikanet tone hoqen nje bllok  dhe krijuan disa te tjere per vete!

Kur e pyeten nje politikan shqiptar; "ti ke do me shume Lirine apo Parane?", politikani iu pergjigj; " i dua te dyja Lirine per popullin dhe Parane per vete !"

 Nuk e mbaj mire mend se kur por ne nje emision te zdf gazetarja kishte intervistuar 10 Gjermane dhe 4 nga keta nuk e kishin vizituar asnjehere Berlinin,shkaqet qe nuk e kishin vizituar ishin sepse nuk kishin te ardhura te mjaftueshme dhe se ato te ardhura qe kishin mundoheshin ti kursenin per te bere pushime 13 dite ne vit me femijet ne ndonje plazh,biles njeri nga keta permendi Bibionen.

Pra gjithe ai titull Bombastik ne kete shkrim vetem per te treguar qe Shqiptaret jane te varfer etj..etj..eshte vetem nje flluske sapuni.

Hajt shnet.

Vetem nje flluske sapuni? 

Qenkemi te pasur me sa duket po keta artikuj na e kane mbushur mendjen se jemi varfanjak. Avash o burr i dheut, avash.

 Po mire ti ke te drejten tende qe te besosh artikujt.

 fiks. ajo për të cilën bën fjalë shkrimi quhet në ekonomi "mundësi reale". çfarë mund të bëjë njeriu konkretisht me atë që i jepet, pra heqjen e vizave. nëse njeriu s'ka pare dhe kohë, asgjë s'mund të bëjë. nëse njeriu ka pare dhe kohë, është i lirë dhe pa heqje vize. më tutje, nëse njeriu me heqjen e vizës mund të lëvizë dhe jetojë i lirë kudo si ndodhet, mund të bëjë shumë gjëra. në rast të kundërt, mundësia reale që i ofron heqja e vizës është baraz me heqjen e një andralle në ambasadë. gjithë zhurma përreth është marketing politik i qeveRRisë.

fiks.

Liria ka shume parametra! Qarkullimi i lire (pa viza) eshte vetem njeri nga keta parametra qe nuk presupozon qe e gjen te shtruar kudo qe te shkosh / udhetosh etj!

Liberalizimi i vizave presupozon FREE movement por JO FREE travel / hotel / dieta etj! Besoj se e dije kete!!

Se c`lidhje ka e drejta e levizjes ne Europe me mundesine financiare te levizjes ne Europe e di mire ky "rexha". Por  e ka hallin tek varferia e shqiptareve dhe do ta kerkoje tek mundesia e levizjes.

Rexh, eshte me mire kur 6 studente nuk kishin asnje mundesi te shikonin Firencen, apo kur ata te gjashte marrin nje furgon plehre, nje gaziere, nje tenxhere, ca batanie dhe e bredhin Europen duke e perpjestuar udhetimin?

Eshte me mire me liberalizim te shkosh te besh analizat ne Bari me 100 euro te marra borxh, apo ti besh ne laboratoret shqiptar me solucione te skaduara qe japin rezultate te gabuara?

Nuk kam kohe ti bej te tjera pyetje rexhes. Une e di qe ai i di.

 

correct smiley

dhe nuk eshte e vertete qe nuk ndihemi me te lire se me perpara.

Per mua mileti eshte cliruar nga stresi dhe ngerci i pamundesise dhe frikes per ta provuar te levizesh.

Kte e provojne rradhet e mbushura me shqiptare te hutuar e te hallakatur, ndoshta dhe qe vijne ere neper airportet italiane. E tregojne autobuzet e mbushur tumllas per ne Greqi qe ne date 17 Dhjetor.  Te hutuar, te hallakatur, pa shume leke ne xhep, por 'ne qarkullim' plako

si tha polici dhe PF-ja ?  : Qarkullo , Qarkullo

smiley

Autori spekulon me dimensionet e lirise, per te minimizuar efektet e fitimit te njerit prej tyre. Varferia e mbjellur ne vend, nuk ka ardhur si pasoje e demokracise, por e mungeses se saj, sidomos gjate periudhes komuniste, por dhe kleptokracise socialiste. Partia qe flet ne emer te popullit sot, duke i qare hallin per varferine, bart ne vetevete njerezit me te pasur, qe jo vetem e kane bere ate pasuri, mbi gjakun e sakrificat e ketij populli, por nuk urojne kurre qe ai te pasurohet, ne menyre qe ai te mos fitoje, nje nga dimensionet kryesore te lirise, ate ekonomike. Ne kete menyre, ata si parardhesit e tyre, do ta kene me te lehte te sundojne, sepse do flasin perseri per kotheren e bukes. 

 

edhe dy lek qe shqiptaret i kane ne xhep tashme shkojne e i shpenzojne ne evrope ...hajde piramide

 

 

Pesë arsye pse liberalizimi i vizave, ngjan me LeB.

- Të dyja hyjnë në përdorim "për të dalë jashtë".

- Ta bëjnë jetën më të lehtë në nevojtore.

- Kanë përdorim të kufizuar. Mund të fshish b... psh me LeB, po nuk fshin dot fytyrën. Mund të dalësh jashtë me liberalizimin, po nuk ke të drejtë për të punuar.

- Janë mjete të domosdoshme për t'ju përgjigjur disa nevojave bazë që ka njeriu. LeB për ... u know what, dhe liberalizimi, i përgjigjet lëvizjes së lirë të njerëzve.

- U kanë ndryshuar jetën (sidomos prapanicën), shumë shqiptarëve.

 edhe një bonus:

Janë të dyja produkt letre, dhe kanë të njëjtën vlerë. Si LeB ashtu dhe pashaporta.

 

Eshte e vertete qe pjesa me e madhe nuk ndihen me te lire se me pare...Entuziasmi i lirise se letrave, do shuhet shpejt sic cahet cdo flluske sapuni dhe do te ngelet ne fund pamundesia dhe getoizimi brenda, ne pamundesi per te levizur..

Sa u frikesova kur lexova titullin!

Problemet qe shtrohen ne shkrim mendoj se qendrojne.

Gjithsesi besoj se heqja e vizave ndihmon qe hendeku (ne te gjitha fushat) midis Shqiperise dhe pjeses tjeter te Europes te zvogelohet.

Problemi me i madh ktu eshte se cdo gjeje i jepet nota negative a thua se ne Evrope te gjithe jetojne te lumtur , askush s'perballet me varferine , askush nuk eshte i pa streh e plot te tjera si kto, nderkohe te gjithe e dime se dhe vendet me te Zhvilluara Evropiane kane shtrese te varfer , te mesme dhe te pasur pra ashtu si dhe ne Shqiperi e kudo, pra sipas Temes ne fjale me mire do qe mo te ishin liberalizuar vizat apo cfare........!!!? Sa i perket vjedhjes apo korrupsionit problemin me pare duhet ta kerkojme tek vetja se per tu treguar 100% i sinqerte jemi ne qytetaret shqiptar qe e favorizojme ne maksimum korrupsionin psh  Nese dikush nga ne do ishte para nje situate si : Pagesa e nje gjobe pre 5000 Lekesh te reja apo 1000 leke te reja nen dore policit , 99.9% prej nesh do te zgjidhte kte te dyten (une personalisht i pari) Shkurt muhabeti te gjithve ne na pelqen rruga me e shkurt dhe me e leverdishme per veten e per tja arritur ksaj nuk e kemi hic problem te japim rryshfet perkundrazi......

 Nuk mund te ngushellohen njerzit me faktin se dhe ne Evrope ka te varfer. Shkrimi eshte specifik dhe ve ne dukje nje aspekt, qe dikush zgjedh ta injoroje, pamundesine ekonomike te shumices se njerzve per te perfituar nga levizja e lire..

Sa per korrupsionin, te jesh i bindur se peshku qelbet nga koka, dhe duke pergjithsuar fajin, e ben te mbetet jetim.. Je jashte piste teresisht. Qendrime te tilla nuk i sherbejne kultures se denimit te fajit.

albano ti po do te thuash se ben pjese tek ajo pjesa qe do paguaje 5000 Leke te reja ne vend te 1000 Lekeve dhe komoditetit tend !?...apo po do te thuash se eshte me mire te mbash radhe ne ambasade sesa te ikesh direkt ne aeroport , traget etj.....!? dhe per me teper une spo injoroj asgje pasi jane shume te qarta gjerat dhe smund te mohoet se ne jemi nder vendet me te varfra te botes por dhe te thuhet se seshte nje liri me teper levizja e lire , bo !!!!!

Ps : Ke shume te drejte kur thua se peshku qelbet nga koka....por ato koka shqiptare jane dhe ne administrata shqiptare punojne, mjeke po shqiptaret jane,  policet gjithashtu , bashkine po shqiptaret e administrojne ..., pra koka eshte po populli.

Per paragrafine pare, ndoshta u keqkuptova. Eshte nje forme lirie, por duhen pare te gjitha aspektet.

Ndersa per pjesen e dyte, mosdenim i fajit sjell kete situate, humbja e shpreses te nje sistem i drejte, ben qe njerzit dhe populli te duan te mbijetojne ne menyre joortodokse..Ose perndryshe na ngelet vetem te ndrrojme popullin me nje popull tjeter..

Ore bjerini shkurt. Eshte nje lehtesim qe sna vyn asgje per momentin.

Bota shqiptare nuk permblidhet thjesht me nje grup te rinjsh te blloku qe i kane prinderit me lek, dhe tani ju erdhi liria e udhetimit me/pa viza.

Flasim per qindra mijra te tjere, qe jetojne nen nivelin e varferise, qe s'mbyllin dot muajin le me te shfrytezojne kete oportunitetin e shekullit per te levizur ne evrope.

Shtresa e popullsise me mireqenie ekonomike ka udhetuar dhe para liberalizimit te vizave duke i meshuar parase neper ambasada. Shtresave te popullsise qe jetojne me djersen e ballit, ne forme te ndershme, s'ju dilte llogaria te udhetonin as atehere por as tani.

O peshku jo cdo rrefim ditaresk i nje antari dhe aq ja vlen per t'u postuar si artikull me vete...

Duke marre si "shembull" nje nga ngjarjet me tipike te brohoritura nga goja me dhembe te krimbur e te palare te kapo di governo te Zanes smiley mendoj se levizja e Lire permendet ne artikull si pike referimi per te treguar Realitetin Shqiptar .

Qe eshte nje levizje e Lire per kete nuk ka dyshim , qe eshte free move , dhe per kete nuk ka njeri dyshim , qe kushdo mund te jete i predispozuar per ti menazhuar vete kursimet ose shperpjestimet e parave per zerin " levizje" dhe kjo eshte mjaft e qarte . Qe dikush ka preferenca te beje me mire pushime verore e cfaredo zgjidhje kudo brenda Liqerit ose Lures , pa qene nevoja te shkoje ne Tirol . dhe kjo eshte mhaft e qarte .

paqartesia ose makari qartesia me e madhe do te jete ne zgjidhjen e Pyetjes

Kur do lahne Gojen e te mos mbajne ere dufme pordhesh kjo hale politike dhe te dale para Popullit me thenien kokeulur

Po ne sot deklarojme se keni hapsire te Punoni . Te krijoni pasurine Tuaj , te beni planifikimet tuaj .

Atehere po do lindi nevoja per levizje te lire ! Keshtu e kuptova Rexhaksin duke qene me vrejtjen e pare , origjinale por e pa zberthyer thelle si ide .

nuk e di nese s'jam une ne rregull, apo s'jeni shumica nga ju, se mua artikulli me duket i shkelqyer. sigurisht qe lib. vizave ka ca avantazhe per nje klase te caktuar njerezish te cilet mund por edhe mund te mos i sjellin zhvillim shqiperise pas vizitave te tyre ne kafenete e parisit.

po citoj ca pjese te goditura/skalitura (rexhax qenke shume mire ne filologji):

Neve gjithmone na eshte folur per liri; Enveri me shoke na bene te lire ne 1944, Berisha me shoke na bene te lire ne 1990, Ismail Qemali ne 1912, pa harruar se Skenderbeu e gjeti lirine midis nesh (ky ishte i vetmi qe nuk e solli se keta te tjeret e sollen).

Shume shqiptare jane jo te lire te vijne ne Tirane sepse nuk kane para per te paguar bileten e autobusit, edhe kur vijne per te thene qe s'kemi, ua paguan opozita.

Madje ne shqiptaret e thjeshte te Shiperise se varfer, s'kemi as marredhenie diplomatike me Shqiperine  e pasur te politikaneve.

+10 !

Dhe po te pranojme se pergjigja e pyetjes se "ç'fare eshte forma ?" (e nje krijimi artistik)  eshte : "forma eshte ajo qe mbetet", ky shkrim eshte vertet i shkelqyer. Bash per ato fragmente qe ke cituar. E qe mbeten !

 Lirija e vertete ekziston vetem ne vende te demokratizuara dhe te zhvilluara. Shqiperia nuk eshte vend i zhvilluar. Nuk di ndonje vend qe te jete i zhvilluar me emigracionin masiv lirije  si kjo qe i afrohet popullit tone, ku te gjithe duan te ikin por jo te gjithe kane mundesi.

Vendet jane zhvilluar atje ku demokracia e brendshme ka krijuar shance te medha lirie dhe  zhvillimi brenda vendit vet per te gjithe njerzit qe jetojne atje njesoj dhe te barabarte! Te jap une nje pasaporte te levizesh i lire dhe u kry demokracia dhe lirija !!! Vetem kaq?!

 Nuk behet krahasim por ne Angli ikin njerez sa te duash, plote ikin nga Anglija por zhvillimi i Anglise nuk bazohet ne ikjen apo levizjen e lire ne hapsira pafund  te anglezeve! Nuk e di a e bona te qarte apo jo mendim tim per lirine e levizjes? Liri dhe levizje te lire kishte edhe ne kohen e Zogit te Pare  por shqiptaret u qujshin nga Bismarku si njerez me bisht dhe dinin vetem te shisnin lajthi rrugeve, rrush e bajame, molla t`arta dhe ..nuk me kujtohet emri tani per tani!

 Nuk di kush eshte Rexhax, por ka bere nej  ESSE te mrekullushme.Si nuk qenka per tu postuar nje gje e tille, qe cek jo pjese, por realittetin tone  sot?

 Une u them disave, qe jane shprehur, me vrejteje  dhe ca me keq negativisht.Lexojne dhe nje here me vemendje! Kendojeni dhe mos beni sikur nuk e dime se liberalizimi i vizave  eshte per tu marre ne konsiderate.Por eshte per te uluritur me situaten e brendeshme sot.

 Kete ka bere autori. Duke e konsideruar si trashegushmeri te fatkeqesise  ardhur prej politikaneve tane..Ne te gjitha koherat gjer  kur edhe me syte e hapur te gjithe popullit po  e njejta gjendje, injejti fat.Me mungesen e lirise, per te qene,  vertete te lire..

   Po ju them nje gje  te cilen besoj se e dini, por nuk e keni ne vemendje kur flisni.Jemi nje vend i vogel me nje GDP 24 miliarde USD ne vit(Shifni sajtin e CIA-s )Per nje ekeonomist me njohuri me shume se une, por qe i njeh resurset e brendeshme teketij vendit te vogel  jo sa une, do te bindej lehte se   ky vend behet shume shpejt.Por  nuk kemi shansin e te qeverrisurit.... Dhe  disa ne vend qe ne raste te tilla te shprehen per sembari,  bejne ezibicione... te militanteve

 Grave, shkrimi ka dy plane, njeri liberalizimi i vizave, me tere kopleksitetin e vet, dhe tjetra mundesia per ta perfituar. Pra jane dy gjera te ndryshme. Per varferine tone epike, nuk ka asnjeri qe e ve ne dyshim, qofte ne opozite, por edhe ne pushtet.

por kur flasim per mundesine e perfitimit?????

Po te sjell nje shembull te vogel:

A e dini se 70% e amerikaneve (ShBA) nuk kane dale asnjehere jashte shtetit?

Komentet beji vete........................

"Rraskapitur , i brengosur.

trup e shpirt i sakatosur.

po vajtoj pa fund, pa shprese

Anes Elbes...

E bukur thenia Gjergj Kastriotit, .,' Lirine e gjeta ne mesin tuaj'.por ka thene dhe ....Jam mik i virtytit dhe jo i fatit...ketu fillon dhe percarja ku kjo Shqiperi vogel tall bythen me Shqiperine tjeter mbasi kur nuk ke shtylle kurrizore pasaportes i ve shqiponjen dykrenare dhe perkrenaren e Skenderbeut ndersa kemi 12 festa zyrtare asnjera nuk perkujton flamurin e principatve te arbrit dhe perkrenaren qe na ka vene Shqiperia vogel ne pasaporte...si per ironi te fatit shqiptaret sapo kaluam pa shtylle kurrizore diten e kujteses 2 mars 1444.,prandaj kjo SHQIPERIA VOGEL DO DO ZBAVITET NE JETE TE JETEVE NDERKOHE QE TJETRA DO TERHQET ZVARR PER HUNDESH...!!!

Ke te drejte, por mos u merzit, nje dite do te behet me mire smiley

po ku te vene shqiptare mavrite pa leke ne xhep edhe pse u liberalizuan vizat

 Une te pakten nuk ndihem me i lire pas dhjetorit se sa ndihesha perpara dhjetorit. 

 

Ke te drejte Rexhax.Sikur kishte me shume lezet te ngriheshe heret dhe te zeje rradhe para ambasadave.Per te ardhur ne Tirane e paguaje vete bileten (nuk ta paguante opozita).

Pastaj te paguaje edhe ndonje ryshfet te vogel per te marre vizen (nja 2 apo 3 mije euro).

Apo ti bije ne kembe nga malet per te kaluar kufirin duke pare natyren e bukur e duke marre ajrin e paster ,ose duke i hipur skafit duke pare detin e kalter duke kapur edhe peshq.

Eh.Ke shume te drejte.Kemi qene me te lire para heqjes se vizave.

 Mire e bo qe ankohesh, Rexhaks, po per korrektese duhet t'kishe shtu qe keto probleme ti i kishe edhe perpara se t'hiqeshin vizat! 

S'tu bo me e zorshme per me shku ne Tirone tani qe s'ke nevoje per vize gjermone! Apo e kam gabim une? 

 

P.S.

Nga i' here mu m'krijohet pershtypja qe ktu ke Peshki, qisin gjona vetem me pa a e kemi mendjen ne mesim, ose me pa a jemi "color blind" ose jo! smiley

Mos imagjino asnji ELEFANT TE KUQ, tha!! smiley

 

 Te dashur peshq une besoj shume qe te gjithe ju jeni me te ndershem se politikanet tane, sepse ju te gjithe pranoni qe liberalizimi i vizave nuk eshte zgjidhja e cdo problemi, po ashtu edhe une kete po them. Une skam asgje me liberalizimin e vizave. Neser do shkoj ne Greqi per here te pare tek vellai dhe familja e tij, sepse edhe nena ime ka shkuar atje pa vize. Por kjo nuk mi mbyll syte dhe mendjen qe te besoj se kjo mundesi mi zgjidh hallet, pra liberalizimi eshte shume favor por une e kam problemin me politikanet qe ose nuk e kuptojne si ju  ose jane me te pandershem se ju ne perdorimin e kesaj arritje si arritja qe i ben ata ta meritojne pushtetit.  Nuk jam kaq idiot sa te mendoj se jemi me mire me viza, por kur shoh zhgenjimin qe kane shqiptaret  e thjesht vetem per keto tre muaj  e kjo jo prej liberalizimit por prezantimit qe i eshte bere si zgjidhja e cdo halli ku ne fakt nuk eshte. Pastaj per ata qe thone se ka amerikan qe skane dal  jasht shteti e ka gjermna qe skan qene ne berlin per para ska asgje per tu krahasur pasi gjermani eshte shume shume me e madhe per ta shetitur nuk eshte si Shqiperia jone e vogel ku nga cdo cep mund te shkosh per 8 ore dhe me 1000 lek maksimumi. Pastaj ne tirane dueht te shkosh patjeter sepse vetem aty ke spital ndersa ne berlin mund te duan te shkojne per qejf sepse ne  vendet europjane ke spitalin tek lagjia me te mire se ne tr. Nejse mendimi eshte me i lire se Shqiptari pas dhjetoritsmiley

 Po ti kete te kishe sjelle si artikull,me i lezetshem ky.

  Nuk jam kaq idiot sa te mendoj se jemi me mire me viza, por kur shoh zhgenjimin qe kane shqiptaret  e thjesht vetem per keto tre muaj  e kjo jo prej liberalizimit por prezantimit qe i eshte bere si zgjidhja e cdo halli ku ne fakt nuk eshte

E po te lexosh ato qe u shkruan sigurisht qe do te bindeshe edhe ti qe e kishe gabim dhe bere mire qe e the vete se u duke si idjot.

sa per propoganden qe ben mbrapa,nuk ndryshon fare nga ajo e peridtshmja e PS

Me duket se e shkruar esse-ne nga frika se mos shqiptaret kane vesin t'i marrin drejt e drejt ate qe thone politikanet. Nuk mendoj se eshte rasti ne menyre masive. Politikanet jane ca si tregtaret, i bejne reklame produktit te tyre, ta shesin sa me shtrenjte e sa me shume. Njerezit pergjithsisht e kuptojne kete. Berisha mund te ngrihet e ta quaje liberalizimin si arritjen e shekullit, po te gjithe e dine se sa pune mbarojne nepermjet heqjes se vizave e sa nuk mbarojne. Rama mund te ngrihet e ta quaje shtrimin e rruges se Durresit me asfalt persiper, per nje jave, si nje sukses te madh. Nuk mund te ngrihesh e te ankohesh se nuk tu permiresua fare jeta pasi nuk ke makine e nuk te duhet fare, e je po njelloj i varfer. Natyrisht ne nje kontekst logjik mund te kesh te drejte, por marketingu poltik njihet e duhet pranuar, sado standart abuziv te kete ketu, se nuk e kemi zbuluar ne. Ajo qe ka rendesi eshe se liberalizimi qe dicka e mire, qe do i lehtesoje pune jo te gjitheve, por disave po. Ndoshta mund te ishte bere me shpejt, ndoshta jo vetem me BE-ne, keto jane ceshtje qe mund te diskutohen por s'mund te humbesh thelbin per shkak te gjithe gjerave te tjera qe nuk shkojne ne kete vend

........e kjo jo prej liberalizimit por prezantimit qe i eshte bere si zgjidhja e cdo halli ku ne fakt nuk eshte.

Askush nuk e ka prezantuar liberalizmin e vizave si zgjidhjen e cdo halli, ky eshte nje keqkuptim i yti shpresoj, ne rastin me te mire. Liberalizimi i vizave, eshte liria e fituar, ndaj padrejtesise qe i ishte bere ketij populli, per tu strukur ne kete cep te planetit Toke, duke mos u lejuar te kaloje jashte ketij rripi toke, te caktuar nga te "jashtem" dhe te "brendshem", ne menyren me absurde dhe me te paparanueshme te mundshme.

Pra, na kemi fituar nje dimension lirie, qe jo detyrimisht vjen si pakete e plote duke perfshire mireqenien, prosperitetin apo qofte dhe mundesine per ta shijuar ate. Por megjithese nje liri kaq e "vogel", ajo per here te pare pas 70 vjetesh, i jep shqiptarit te drejten, per tu quajtur njeri, te drejte qe na e kishte marre politika, sidomos ai krah i saj, persekutor i lirise per nje kohe te gjate, qe tani kerkon te ule vlerat e kesaj arritjeje, krah qe mesa duket ti i beson dhe i perket. 

Po kjo me erdhi nga qe disa ketu mendojne se une s'du liberalizimin, por tek shkrimi desha te them vetem sa larg jemi me shqiperine  politikanve.

...disa ketu mendojne se une sdu liberalizimin, por...

Mos u merzit o burre se ja fusin kot ata siper  ,por mund  te na thuash te lutem se  idea per bere kete shkrim ishte e juaja apo e dikujt  ketu verdalle..

 Rexho, mire e ke ti, po nga shkrimi dukej se liberalizimi i vizave nuk solli gjo t're.

Sipas meje , me ment e mija eee, shkrimin do ta fillojshe kshu.." Liberalizimi i vizave o gjo e mire, por...........etc, etc, siç do thoshte Tak Ngjala.

Besoj se m'kupton. 

 

 Edhe Titulli eshte pak intrigues alidemso.

 Nejse, osht çeshtje shkrimi, e di vete ai, por nuk e ka shtjellu mire, idene qe ka pas, megjithete idete qendrojne, lidhja nuk shkon.

 Por megjithese nje liri kaq e "vogel", ajo per here te pare pas 70 vjetesh, i jep shqiptarit te drejten, per tu quajtur njeri, te drejte qe na e kishte marre politika, sidomos ai krah i saj, persekutor i lirise per nje kohe te gjate, qe tani kerkon te ule vlerat e kesaj arritjeje, krah qe mesa duket ti i beson dhe i perket

Kur lexon debilitetete te eshte te tilla thua me tere mend  (rrofte PD) thenien e Sales drejtuar handikapateve 'ju jeni e ardhmja e Memedheut te shqiponjave .

Ka lexu no nje rresht ne jete te vet ky frymori i berishes me siper  kur u hapen kufijte per levizje te lire ne   Europe  ? Apo ja ka thane baba ketije smiley . 20 vjet ka qe e pengon  Saliusmiley . Pse e gjate e politike e keqe te duket kjo ? Po sikur te ta heqin prape , sa te gjate do e kete Saliu ? Ju me tere mend jeni komuniste te pandreqshem me shume ne Logjike  se sa ne formim recitimessh. 

20 vjete e ka qe e pengon vetem jotem, qe polli shume dobica si ty, qe idiotesine e tyre e shesin per mencuri.

Dmth duhet ta kishin bere dhe liberalizimin e vizave me nje korsi, jo me dy?

 

nuk e di nese s'jam une ne rregull, apo s'jeni shumica nga ju, se mua artikulli me duket i shkelqyer

thote Trop, dhe si ilustrim te shkelqimit te artikullin nenvizon me bold kete pjese te tij:

Shume shqiptare jane jo te lire te vijne ne Tirane sepse nuk kane para per te paguar bileten e autobusit, edhe kur vijne per te thene qe s'kemi, ua paguan opozita.

Ok, nese alternativa per reagimet ndaj ketij artikulli shtrohet sikur ne qe s'e pelqejme s'jemi ne rregull vs ti qe e pelqen s'je ne rregull, midis ketyre definitivisht, nga reagimet deri tani, i bie qe ti s'je ne rregull. smiley

Dmth ne kete qe ke cituar ti me bold, i bie qe ata qe sjell opozita me autobusa ne protestat e saj vijne per te thene qe s'kane, dhe irritohen aksidentalisht sa here qe ka protesta Rama, por asnjehere tjeter? Ta zeme per nje moment se ti e beson kete, qe eshte vertet keshtu (une me kollaj besoj ate apokalipsin e Ravit sesa kete), c'lidhje ka kjo me liberalizimin e vizave?

Po ka varferi, shterpesi me te madhe argumenti sesa te flasesh per nje problem, nje gje negative, duke u munduar te nxish nje gje tjeter pozitive, e mira e te ciles s'ka te beje fare me te keqen e kesaj gjese negative?

E thene ndryshe, c'ndryshim ka ky argument me ate te Rames qe ne diten e antaresimit ne Nato (nje e mire aspak aq direkte dhe imediate per popullin sesa liberalizimi i vizave) ankohej qe Nato s'do i zgjjidhte nje fshatari ne aksh fshat ceshtjen e kungujve (apo kastravecave?) te pashitur?

Edhe argumenti opozitar "ta kishin bere rrugen e Kukesit me nje korsi dhe jo me dy" ne budallallekun, absurdin dhe ligesine e vet, ka me shume kuptim ne krahasim me kete argumentin e ketij artikullit, i cili ty te pelqeu kaq shume saqe mendove qe ne qe s'jemi dakort me te s'qenkemi ne rregull. smiley

 

P.S. Nje ilustrim tjeter i ketyre argumentave pabukse eshte qe sa here vjen ketu ndonje artikull per komunizmin dhe gjemat e tij, shume syresh  ketu (qe irritohen me buton per te njejtat gjera si ata qe irritohen dhe shkojne ne Tirane me autobuzat e Rames), flasin per gjerat negative te kapitalizmit (tranzicionit) te ketyre 20 viteve.

- Ishte i keq komunizmi? Jo, se tani kemi probleme.

- Eshte gje e mire liberalizimi i vizave? Jo pra, se tani kemi probleme!

Ok Bac, u kry debati.

 SA MIRE KEMI QENE NE KOMUNIZEM....nuk na duhej as pasaporta e as nevojen per te na dhene lektura demokracie tipa qe kishin edhe gurin edhe arren, por qe gurin e perdornin per tu thyer koken popullit!!!

Nostalgji e paster per barazine(barkethare) te sistemit qe shkoi.

Ndoshta nuk e ke jetuar vete ate koh dhe e ke me te degjuar,perndryshe sdo flisje keshtu,ose kushedi ke qene V.I.P (magazinier,shofer,shites,brigadier koperative etj.si keto). Vertet kjo koh qe po kalojme nuk eshte demokracia apo kapitalizmi i vertet,nuk mund ta sjellin kete dhe as ta lejojn lehte trashegimtarete bllokmeneve te rreshtuar majtas e djathtas. 

  Kam bindjen se disa qe e kane per qejf te  posicionohen vend e pa vend si militante, nuk i bejen mire ne radhe te pare forces qe kane per zemer.Sepse sikur i thone "Prijesit te Madh".. te Oborrit ; E ke mire !Vazhdo !

     Kur  shkrimi eshte nje esse qe na rikujton  problamatikat  qe ka sjell qeverrisja e mbrapsht, si pasoje e politikave  pa sense e pa taban te ketyre 20 viteve. Liberalizimi  ishte  nje arritje, por kjo  nuk mund te justifikoje gjendjen polivalenet  te vet  LIRISE ne raport  me aspiraten e qytetarit te varfer dhe te mesem. Gjykuar me tej dhe si ballafaqim i alternativave, "Liria" u qellua edhe me plumba...Dhe kur  qyetari nuk ndjehet i lire per te thene ate qe i ndjen shpirti, per te  kundershtuar ate qe nuk ja pranon llogjika, per  tu ngritur dhe  leshuar mbi te keqen  me ça te kete ne dore, sepse qeverritaret qe  e vjedhin jo qe nuk ndeshkohen,po  as skuqen  e as zverdhen.. E kur keto i perjeton, ne vendin e vet, nuk ka pse te  ngopet  se ju krijuan kushte  per te  levizur  lirshem, ne nje vend  tjeter ku praktikisht ndjehet  jo vetem i huaj, por edhe  i pamundur te  beje jeten aty. Pse duhet te jete aqe i ngazellyer  ca me keq akoma dhe te bashkoje zerin me azatasqeret e kusareve, kur kusaret  i kane kufizuar mundesine per te jetuar me mire.Ai ka te gjithe te drejten me vehete  qe tu kepusi edhe brinjet kusarve  kakapere.Per mua ky do te  ishte  konceptimi me i drejte i lirise, ne menyre qe te levizin gjerat per mire...Jo pershtatje me te keqen, per hir te nje arritjeje edhe pse  jo e  vogel.

 Nuk kemi...  ca pako gje probleme,  por Halle shume  te renda,  qe jane  shprehje e drejtperdrjete e mungeses se lirise..per t`i levizur gjarat per mire...

Nuk e di se cfar lirie te mungon ty,por nje gje duhet ta kesh te qarte:NUK KA LIRI PA KUFI,perndryshe do cenosh lirin e te tjereve.

Edhe nje gje tjeter qe te dukesh ca si i pavarur mos i huazo epitetet !

xhib, me sa te kam pare une, jo se ti s'je ne gjendje t'i kuptosh ca gjera, por s'do. do thuash ti, ajo mos dashja eshte ne fakt tregues i mosditjes, por une s'jam dakort. une besoj ne inteligjencen e kushtezuar smiley.

liberalizimi i vizave per shqiptaret ka 2 vlera kryesore: e para, eshte hap (sado i vogel dhe sado i vonuar dhe sado i bere 'pa zemer' na evropianet, qe s'eshte gje e neglizhueshme) drejt anetaresimit ne BE, dhe e dyta, eshte nje lloj zhbllokimi mendor, nje hap simbolik, per tu ndjere me pak ne rrethim.

dhe te dyja keto vlera pozitive ushqehen mbi te keqen e madhe qe eshte: ne kete mut vendi s'jetohet.

dhe kjo per mendimin tim eshte ceshtja.

pastaj argumentime te sofistikuara duke shtuar uje dhe miell mund te bejme sa te duam, gjithe diten, ti thjesht fikso daten.

Nuk eshte simbolik Trop,i vertete fizikisht mund te levizesh kudo,prej verteti.Oportunitetet e jetes se njerezve jane shumezuar me mijera.

Rexhax,mua ndonje koment i yti me ka pelqyer,por ketu kot fare...Kudo ne bote ka te pasur e te varfer,ka njerez qe mund te levizin e qe nuk mund.Deri ne dhjetor ishte se te kishe apo te mos kishe me garancira te panumerta njerezit mund te udhetoninn jashte Shqiperise.Praktikisht e pamundur. Mbas dhjetorit kjo nuk ndodh ,leviz kudo.Tast zotnia jote don edhe bileten mbase ,edhe hotelin ,edhe cicero mbas vedit epo keete film une nuk di ku e ke pa.Liberalizimi i vizave eshte arritje shume ,shume e madhe e shqiptareve e pike.Do apo s'do ndokush

Heqja e vizave nga EU (qe nuk eshte ndonje merite e qeverise), eshte hapi i dyte qe EU i lejon Shqiperise per tu integruar ne Europe. Hapi i pare (dhe qe ishte shum i rendesishem, por qe pak u kuptua nga shqiptaret), ishte marrveshja MSA ku mallrat shqiptare kane te drejte te hyjne pa taksa doganore ne Europe. Hapi i dyte eshte heqja e vizave me detyrime perkatese, hapi i trete eshte pranimi si kandidat (hyrja ne paradhome), dhe hapi i 4 eshte pranimi me te drejta te plota ne gjirin e vendeve te EU.

Ata qe kane men, duhet te fillojne biznesin, sidomos eksportin, si fillim me fugon, e me pas (nese ju hecen) me kamion. 

Pjero, po sikur ta fillosh direkt me kamion, eshte e keshillueshme?  apo eshte risk i madh?

 More, lanet leri  zis-et

Belul i dashur, si i pari qe je qe ke lexuar librin "Vizione te qarta", ne menyre oficiele (se disa e kane lexuar para teje por ne menyre klandestine), duhet ta dish ate pasazhin ku une flas per tregtine qe behet me Turqine, ku shum individe levizin me çanta e valixhe. Pra i bie qe si fillim ta fillosh me valixhe, pastaj me fugon, por duke qene se shqiptaret jane te padurueshem, une si shkalle te pare futa fugonin, ku çdo person mund ta testoje vehten dhe tregun e huaj. smiley  

E morret vesh haberin e ri te Berishes?!Brenda vitit 2017 ne Shqiperi nuk do te kete me te varfer.Bile per realizimin e ketij objektivi,tha do te kapercejme dhe ylberin,pra do te nderrojme  s e k s i n .Lume e lume si ne e per ne!

Ty te rekomandoj te lexosh ate qe ka thene Berisha:

“Shqipëria nuk është një vend i pasur akoma, por Shqipëria është një vend me hap të shpejtë zhvillimi. Ambicia jonë është që në vitin 2017, Shqipëria të jetë vend i zhvilluar. Në këto 20 vite kemi ecur me vështirësi, por më shpejt se cdo komb tjetër në rrugën e lirisë. Kemi nisur si një ndër kombet më të varfra në botë, me rreth 204 dollarë për frymë në vitin 1992, sot renditemi ndër kombet me të ardhura të mesme e të larta”,- u shpreh Berisha.

 

dhe jo komentin e Balkanweb:

Berisha: Brenda 2017 asnjë shqiptar i varfër

 

Natyrisht, qe ka nje diference te madhe, midis asaj qe ka thene Berisha dhe interpretimit spekulativ te Balkanweb.

.... Po po.Lahet ai,   me ...ate....!

 Po po kur u jep sekteve eftare 100 milion ky dhe rrudh pagesen e te mjereve, vertete do t'ja arrijme kesaj dite...

akoma me kete histori po merreni?!

Udheheqesi i dashur premtoi se ne vitin 2017 shqiperia do te jete vend i zhvilluar.

Ja dhe nje tjeter shkrim qe mund t'i vleje ketij debati:

Endri XHAFO, Gazeta SHQIP

Që prej të mërkurës, unë jam i lirë! I lirë të udhëtoj në "Schengen" ku të dua, kur të dua. Kjo më bën optimist. Këtë liri e kam ëndërruar. Kjo liri më bën të harroj se jetoj në Shqipëri. Kjo nuk është gjë e mirë, por optimizmi më bën të besoj se Shqipëria po ndryshon. Ose të paktën, për ca gjëra nuk është më si ishte. Në fillim NATO, tani vizat, nesër... Por mua më interesojnë vizat. Vizat janë të prekshme, vizat janë konkrete. Vizat janë i vetmi element, që më integrojnë si individ; i vetmi element, që më nxjerrin nga burgu imagjinar i izolimit.

Pamundësia e lëvizjes ka qenë për mua i vetmi problem për rikthimin në Shqipëri. Isha mësuar aty ku isha me idenë se mund të merrja trenin apo autobusin kur të doja dhe të kaloja kufirin në një drejtim të pacaktuar. Nuk është se gjatë studimeve pasuniversitare kam lëvizur shumë, por kur kam dashur, apo jam detyruar, kam shkuar në Strasburg, Romë, Bruksel, Paris, Amsterdam. Ideja e rikthimit më fuste në shpirt angështi. Ishte Shqipëria ai burgu imagjinar, ku frustrimi i atyre që nuk lëviznin ishte po aq i madh sa ishte ekskluzive e drejta e atij grushti njerëzish që merrnin vizë. Diçka e ngjashme me një lokal privat, ku disa lejohen të hyjnë dhe disa mënjanohen pa takt nga porta e hyrjes.

Pas rikthimit, angështia mbeti e njëjtë, e paprekur nga vizat e njëpasnjëshme dyvjeçare, apo nga fakti se tani udhëtimet ishin kryesisht për punë dhe kjo më bënte të ecja me kokën lart për profesionin tim dhe shpenzimet që më paguanin të tjerët. Jo! Më vinte keq për prindërit e mi, që një ditë në Sarandë, nuk mundën të kalonin nga ana tjetër për të ngrënë një drekë në Igumenicë; më vinte keq për vëllain tim, që nuk mundi të shkonte në Milano për të parë një ndeshje të Interit; më vinte akoma më shumë keq për masën e panjohur të njerëzve, që kishin nevoja më pak të "çuditshme" dhe thellësisht jetike, si malli për fëmijën apo nevoja për t'u kuruar.

Të tëra kategoritë sociale bashkoheshin te "Rruga e Ambasadave". Rruga u shndërrua thuajse në një institucion, por një institucion ku jo pak herë shumë njerëz u depersonalizuan në pritjen e gjatë për një vizë. Askënd nuk do ta marrë malli për atë pritje të gjatë, ndërkohë që të tërë e kanë harruar sakaq përballjen me indiferencën, ku shpresa mbetej i vetmi ngushëllim për një vizë njëjavore, tremujore, apo madje edhe treditore. Pas 65 vitesh, ne jemi sërish të lirë.

Nuk dua të besoj se kjo liri do të kushtëzohet, për shkak se do të keqpërdoret. Më duket e pamundur tani, që Shqipëria të boshatiset nga substanca e saj, rinia. E kam të vështirë të ndjek logjikën e kritizerëve të liberalizimit të vizave, se 1 milion shqiptarë të papunë, të varfër apo pa shpresë, do të dynden si hordhi barbare dyerve të Europës. Unë e di se vizat nuk do të sjellin punësim, nuk do të zhdukin varfërinë dhe as do të jenë të dobishme për shumë njerëz të pamundur. Por e drejta për të lëvizur pa vizë do të jetë një faktor pozitiv antistresi, një kokëçarje më pak, që do të rrijë mënjanë si një fitore sociale të cilën ata mund ta përdorin kur të duan.

Ama nga ana tjetër unë besoj se lëvizja e lirë do të na bëjë ne më të njerëzishëm. Besoj se do të sjellë më shumë edukatë dhe dije tek ata që do të udhëtojnë. Gjërat që njerëzit i kanë parë në televizor, tani do t'i prekin me dorë. Disa do të shohin nga afër Xhokondën apo me kokën përpjetë, do të rrotullohen poshtë kupolës së "Shën Pjetrit". Ndërkohë që disa të tjerë do ta kuptojnë se duhet të thonë gjithmonë "mirëdita", "të lutem" dhe "faleminderit", pasi të blejnë një palë xhinse te “Gap”, apo të porosisin një kafe në “Starbucks”.

Me lëvizjen e lirë do të vijnë eksperiencat vetjake të njohjes së "tjetrit". Njerëzit do të mësohen nga afër me skandinavin biond, skocezin qimekuq, italianin zeshkan, francezin mendjemadh, grekun ballkanas, por edhe afrikanin e natyralizuar, që është aty si një histori suksesi e një Europe të metisuar, që lufton – ndonëse jo gjithmonë fiton – kundër paragjykimeve, duke nxjerrë në pah sloganin e saj të dashur: "Të bashkuar në diversitet".

Shqiptarët nga ana e tyre do të bëjnë të njohur vetveten. Do të dëshmojnë se janë po aq europianë sa sicilianët, grekët, korsët, jo shumë të dallueshëm nga portugezët, marsejezët apo baskët. Unë besoj se paragjykimet do të bien, dhe kjo do të jetë e dyanshme. Unë nuk besoj se grekët apo italianët nuk na duan si vizitorë, ndonëse si gazetar do të jem gjithmonë gati të raportoj abuzimet e policisë, për të mos lejuar që kufiri të transferohet de facto në konsullatë.

Por sot është një ditë besimi. Optimizmi më bën të besoj se pa viza jam disi më ndryshe se dje, pa viza jam më i respektueshëm se më parë, pa viza do të jem më europian nesër. Heqja e vizave është në radhë të parë një çështje dinjiteti. Ndaj heqja e vizave është një ditë historike! E di që këtë e thotë edhe Kryeministri, por të paktën në këtë rast, ai ka ta drejtë. Të paktën në këtë rast, unë si qytetar mund t'i them: "Faleminderit"!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).