Himara është kthyer shpesh në arenë përplasjesh, ku elementë të ndryshëm, më së shumti grekofonë të viteve të fundit, janë përpjekur të krijojnë idenë e një lufte ndëretnike.

Një situatë kjo e krijuar më së shumti nga dobësia e shtetit shqiptar dhe nga hezitimet e politikës së majtë e të djathtë për të zbatuar ligjet në fuqi, gjë që ka kontribuar në krijimin e kultit të të paprekshmit Bollano, në gjendje të vendosë dhe të vulosë vetë gjithçka

”Shqipëria Tjetër“, reportazhi i zakonshëm në edicionin qëndror të lajmeve të orës 19:30, riktheu përsëri në vëmendje Himarën, qytetin ku një “plagë” po tentohet të hapet.

Pas thirrjeve antikombëtare e deklaratave me Vorio Epir, heqjes së tabelave të sinjalistikës rrugore në gjuhën shqipe, falsifikimet e guidës zyrtare turistike, mbështetjes së sulmeve histerike kundrejt komisaritit të policise, qendrave zgjedhore, e bllokimit të rrugës nacionale, kryetari i Bashkisë së Himraës rikthehet të sfidojë shtetin.

Këtë herë, në qendër të sulmit të tij përdhosen edhe simbolet e shtetit, nën të cilat, në faqen zyrtare të bashkisë, botohet një histori e falsifikuar e prejardhjes së Himarës dhe zonës përreth.

Faqja, në krye të saj mban logon zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Kjo është shenja e parë dhe e fundit kombëtare, pasi gjithçka deri në fund, i përket thuajse në mënyrë dërmuese shtetit grek.

Pika e parë, ajo e historisë që pasqyrohet në këtë faqe, është thuajse nje trakt kundër shtetit shqiptar dhe figurave simbol të tij.

Duke nisur nga djali i Gjergj Kastriot Skëndërbeut, i njohur në historinë shqipëtare si Gjon Kastrioti, por i pagëzuar në faqen e Bashkisë Himare si Jani Kastrioti.

Sipas përmbledhjes historike të faqes, Jani së bashku me udhëheqësin grek, Korkodhillos Klladhas, për 10 vjet me rradhë mundën të mbanin të pavarur Himaren nga sulmet e njëpasnjëshme të ushtrisë osmane .

Skandali thellohet më tej, kur në pasazhin pasardhes shkruhet se 33 fshatra të Himarës, me ndergjegje kombëtare greke, krijuan Konfederatën autonome të qeravneve.

Në këtë pjesë të faqes zyrtare, ndergjegja greke, përveç fshatrave të sotëm të Himarës, Piqerasit, Qeparoit, Vunoit, Iliasit, Palases etj, bashkangjit me këtë vetëdije edhe fshtara të tille, pjese historike e kësaj krahine, si Dukati, Fterraj, Tërbaçi, Nivica, Lopëzi, Vranishti, Lepenica, Progonati, Tepelena, Tragjasi, Rradhima, Lukova e Kallarati.

Të gjithë këta fshatra, pjese e Labërisë së epërme, sipas asaj qe pohohet në faqe, kane qenë toka të populluara nga grekët.

”Janë rrotull 50 fshatra, të cilat kanë përberë një unitet shqiptar mbas periudhës së Skënderbeut, në shekullin e 15–16. Ato përbënin një unitet jo vetëm etnografik shqiptar të qartë, por edhe një unitet politik dhe ushtarak”, dëshmon historiani Pëllumb Xhufi.

Sipas tij, paria e këtyre fshatrave është organizuar shpesh në takime, nga ku u janë çuar letra sovranëve më të mëdhenj të Europës, qe nga Mbreti i Napolit, Mbreti i Spanjes, Perandori i Gjermanisë dhe me vonë, Careshës së Rusisë.

”Në të gjithë këto letra, thuhet qartazi se banorët e konsideronin veten si shqiptarë dhe konsideroheshin si pasardhës të Gjergj Kastriotit. Ata shprehin gatishmërinë e tyre për të marrë armët në një kryengritje të re ndaj Turqisë, për të çliruar Shqipërinë”, thekson Xhufi.

Më tej, në faqen e bashkisë, si moment mjaft i rëndesishëm i historisë së Himarës cilësohet 5 nëntori i vitit 1912, datë që përkon me zbarkimin e majorit Spiro Spiromilo në qytet, i cili siç shkruhet, çliroi të gjithë fshatrat, në krye të disa vullnetarëve.

Përtej historisë së shtrembëruar që e shndërron Spiro Spiromilon në hero, cili ka qenë ai në të vërtetë dhe çfarë përfaqëson për këtë zonë?

Ai ka mbajtur postin e drejtuesit politik të asaj që grekët e quajnë qeveria e Vorio Epirit, duke qenë njëkohësisht edhe komandant në zonen e Himarës.

Ajo ishte një qeveri e cila drejtohej nga Jorgji Zografi dhe që nuk u njoh as nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, i cili i kërkoi largimin e menjëhershëm nga trojet shqipëtare, ndërsa qeverisë greke arrestimin e tij.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Bashkinë Himarë që t’a quajë në mënyrë flagrante këtë datë, kur e gjithë zona u pushtua nga grekët, si vlerë e shtuar në historinë e Himares dhe fshatrave të saj.

”Spiromilio ishte pikërisht një nga këta renegatë, i cili u promovua nga shteti grek, u bë gjeneral, iu dhanë pensione, iu dhanë ushtarë dhe në vitin 1912 zbarkoi me anijet greke, për të bashkuar Himarën me Greqinë”, dëshmon Xhufi.

”Spiromilo ka banuar në në një shtëpi të madhe, e cila në faqen e bashkisë konsiderohet një monument kulture mjaft i rëndësishëm, i cili duhet të vizitohet nga turistët për shkak të lidhjes që ka me historinë e Himarës”.

Historia e manipuluar me vulën e Vasil Bollanos dhe nën logon zyrtare të Republikës së Shqipërisë vazhdon më tej kur shkruhet se në 9 shkurt 1914 himariotët kundërshtuan planin e fuqive të mëdha, për t’i përfshirë brenda kufijeve të shtetit shqiptar.

Sipas faqes, Himara dhe fshatrat e saj nuk kane asnjë lidhje me Shqipërine, por janë përfshirë në menyrë të dhunshme brenda saj.

Për të vazhduar më tej me 22 dhjetorin 1940, kur Greqia sulmoi Shqipërine, duke pushtuar qytete si Gjirokastra, Korça, Saranda e deri në Pogradec.

Kjo periudhe historike, kur më shumë se 25% e vendit ra në duart e ushtrise greke, në faqen e Bashkisë Himarë paraqitet si një moment festiv, që përkon me hyrjen e trupave greke në Himare, të pritur me entuziasëm dhe lule.

Nga e shkuara në të tashmen, asgjë nuk ndryshon. Mjafton të konsultosh faqen në pjesën ku përshkruhen fshatrat që i përkasin zonës nga Himara në Sarandë dhe do të gjesh deformimin e rradhës.

Në listen e gjatë, Borshi cilësohet si i vetmi fshat ku banorët janë muslimanë, ndërsa të gjithë fshatrat e tjerë, Dhërmiu, Palasa, Piluri, Kudhesi, Qeparoja, Piqerasi, Lukova, Shën Vasili e Nivica, sipas faqes, banohen nga greko-ortodoksë në shumicë dërrmuese.

Si për të mos i dhënë këtë herë mundësi Vasil Bollanos për të mohuar gjithçka, në fund të faqeve është e shkruar se të gjitha të drejtat e ketij siti në internet janë të rezervuara nga bashkia Himarë.

Sigurisht, në krye logoja e Republikës së Shqipërisë, që këtë herë nuk mund të mbyllë njerin sy. Edhe pse kërkuam t’i japim mundësinë Vasil Bollanos të përgjigjet për këtë skandal të ri, ai nuk priti kamerat tona, pavaresisht insistimit për t’a takuar.

Vasil Bollano është kthyer thuajse në një mit pandërshkueshmërie, duke i lejuar vetes të përdhosë shpesh herë simbolet e një kombi, të shkelë kushtetutën e tij e megjithatë, t’ia hedhë pa u lagur e thuajse duke tallur organet e drejtësisë shqipëtare, të cilat janë treguar të pafuqishme për të zbatuar ato ligje që janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Një gjë të tillë, organet e drejtësisë shqipëtare, e kanë bërë shpesh herë me Vasilin apo në shqip, “Mbretin” e vetëshpallur të jugut të Shqipërise.

Jo vetëm për tabelat ku gjykata e shkalles së parë e shpalli fajtor dhe apeli e liroi, por edhe në shume raste te tjera.

Mes tyre, raporti i Kontrollit të Lartë të shtetit, në Bashkinë Himarë, ku në 89 faqe përmendet jo pak, por 239 herë fjalet në kundërshtim me ligjin, si dëm ekonomik, përfitim i padrejtë e keqpërdorim fondesh.

KLSH e akuzon Bollanon për abuzime që kapin vlerën e 230 milionë lekëve të vjetra. Tenderat, deri tek ai i varrezave të qytetit të Himarës, kanë rezultuar me shkelje, ashtu si lejet e ndërtimit, të pasura nga shkeljet e shumta të ligjit.

E gjithë kjo vjen edhe prej faktit se Vasil Bollano është shndërruar në të përkëdhelurin e politikës shqiptare, duke mbajtur njërin krah tek Kryeministri Berisha ,e tjetrin tek opozita ku bën pjesë edhe Dulja.

Ndërkaq, numërimi mbrapsh për zgjedhjet lokale ka filluar e mbetet për t’u parë kush do t’a perkrahe këtë herë Bollanon, që numerikisht e ka të pamundur të fitojë, çka shume e kujtojnë në 2000 dhe 2001-n, kur PS e PD bashkuan votat duke lënë Bollanon me gisht në gojë.  

Mbetet për t’u parë këtë herë, teksa Top Channel solli fakte të falsifikimit që i bëhet historisë, nën logon e Republikës së Shqipërise.

Faktet mbeten fakte e Vasil Bollano edhe këtë herë është kapur me “presh në duar”. Shpresojmë që këtë herë, për të parën herë, drejtësia të mos heshtë.

62 Komente

Politika ja ka ngrohur gjithmon krahët këtyre ndaj vështirë është për të bër diçka simbas ligjeve.E fundit fare që mua më duket skandaloze është lënia e Himarës si zonë e lirë nga ana e Ps për PBDNJ pra pikërishtë për rizgjedhjen e Bollanos në Himarë.Të njëjtën politikë ndjek dhe PD kur vjen fjala për Himarën.A mos tregon kjo se mbas dyerve të mbyllura politika jonë e ka zyrtarizuar Himarën zi zonë minoritare?Mos të harrojmë dhe hapjen e shkollës dhe bekimin e saj nga pushteti qëndrorë i Tiranës.

ashtu si lejet e ndërtimit, të pasura nga shkeljet e shumta të ligjit.

Arsyeja pse Bollano mbeshtetet nga te dyja palet bajloze te politikes.  Lejet e ndertimit qe ai u jep politikaneve, bijve te politikaneve, te afermeve te tyre, shokeve te tyre, sekserve te tyre etj. e bejne ate te perkedhelurin ne kulm te dy bandave kleptokrate.   Ndarje e plackes Shqiptare nga antishqiptaret e Tiranes dhe antishqiptare filogreke si Bollano me shok.

"Top Channel solli fakte të falsifikimit që i bëhet historisë"

vetem ne shqiperi mund te ndodhi qe televisionet vertetojne apo jo.. historine

edhe kjo na u desh tani..... te mesojme historine nga televisionet..

 

sido qe te jete historia kufijte nuk ndryshojne me.......

po nacionalistet vazhdojne avazin e tyre....te shkeputur totalisht nga konteksti europian i te menduarit....

Po si ore të më shkruaj ky surrat kuqi çfarë i do qejfi aty dhe ti më tregon mua evropën.Do ta dishë evropën e grekut ti ta them unë.U shkarkua një mësues në greqi se u tha nxënsve që Skënderbeu ishte shqiptarë dhe jo si e shkruajnë librat e historis greke.Mësuesi ishte grek dhe pse tha këtë gjë u shkarkua.Ti politikën e grekut ik bëje në ndonjë vend tjetër se unë nuk të pranoj që një zonë me tradita puro shqiptare ju legena shqipfolës bukëshkalë të ma quani greqi.Labëria ka qënë dhe do ngelet shqiptare mos u fryni shumë zjarrit se koka dhie do ju bëjmë...

Bolena në zallë të bardhë

greku se ç'të vuri zjarrë

komandantë kishin cullan

spiro milo tradhëtarë..

Ne pranojmë të shuhemi por jo të shitemi.Dëgjove ore Dulja në miniaturë.

te shkeputur totalisht nga konteksti europian i te menduarit....

E cili eshte ky konteksti europian i te menduarit?

Si konteksti grek gjemb, qe thote qe pjesa jugore e SHP-se duhet te behet autonome e me vone t'i bashkohet shtetit te Eladhes.

Po pra - se edhe Greqia pjese e Europes eshte.

Te gjithe ne bashkimin sovje...ahem...europian se bashku dore per dore duke hedhur valle gjithe gezim e hare!  Poshte zakonet prapanike te kombit! Rrofte euro integrimi dhe indentiteti multikulti kozmopolit! Poshte Shqiperia dhe Shqiptaret, kjo rrace e keqe barbaresh qe s'le dy gure bashke dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite ti refuzoje tentativave te greqizimit, sllavizimit, jevgjitizimit etj!

eri, 

ketu vjen te gjesh muhabet ti? nuk keni ndonje kafene homogjene ku te ildiseni me njeri tjetrin?

sori maj frend.......

 ju futa ne mes te mllefit...harrova qe ketu eshte valvula juaj e shfryrjes...

Mos mu merzit dhe mos me bej hokatarin e thartuar se e mbushe temem plot ajer te ngrohte me siper. 

Si fillim eshte shkelje ligji, por mbi te gjitha eshte ofendim kombetar. Ti si i pa-komb qe je, je i falur qe as te skuqesh e as te nxihesh, po te pakten na le ne hallexhinjte ne punet tona.

Te ish per mellef, ka nje llaf labi, "lekuren opinga" por sic e sheh zoterine, e ka akoma lekuren mbi dhjam.

"Si fillim eshte shkelje ligji"

qe kur historia qenka ceshtje ligjore?????

une nuk dua te futem ne debate historike se nuk me rruhet shume ....

por e kam parimore dhe filozofike pyetjen.....

I ndertur eri me numra .

Keshtu pa keto Boleanlleqet europiane , me qe qeke dashamires i Shqipetareve europiane , si e ke mejtimin "pa HILE . A eshte e sakte Historia e Himares Interpetuar si fakte nga nga Boleanua apo nuk eshte e sakte ? Ne se eshte sakte , mendon se duhet te shpallet teritor GREK e te jete i pavarur ne kuadrin e shtetit FEDERAL ? Shqipetar apo ke ndonje ide tjeter organizative . Mbase ke edhe ndonje ide tjeter per kulturat dhe datat qe Konfirmojne Historite e Lindjes se Shteteve . Sikur thone qe edhe banoret e Greqise nuk jane "grekrit qe perfaqesonin kulturen Homerike " por jetojne ne ato troje si mbeturina te pushtimeve Arabe . Pune Lindjesh , por kjo ka pak rendesi se sa si i trajton keto te dhena Historike Boleanua dhe si mendoni Ju per to .

Megjithse me Nik eri 83 je shfaqur me "nerv qeni " kete rradhe mundohu te arsyetosh pa greqizma e europianizma . Sepse dallova qe ke mejtim dhe nuk je dakort me shumicen , por fatkeqesisht nuk po e ndricon mejtimin qe me ngjan me nje te llafosur te ....... Si strukture "provokative " jo si kulture interpetimi faktesh te cilin e mirepres pasi perfshihem si banor ne ato vende ku me fut Boleanua , por qe Histriku jone tregon qe i kemi q...nenen kujtedo qe ka lehur si Bole-ano !

Patjeter qe kohet jane "europiane " dhe kjo kerkar te cpengohet nga Ju qe i kuptoni me mire se sa ne keto interpetime te Boleanos alias miku familjar i Berishes multietnik qe ka mik familjar edhe Fazllicin , Berluskonin , Erdoganin dhe se fundi nje Arab qe do votoje me 3 djem ne Vucidoll! ...dhe prit se nuk i ka treguar te gjithe smiley

Gjithsesi si djale me kulture , do te dish te shmangesh disa "zhargonime " per te dhene nje pergjigje te kulturuar . 

"A eshte e sakte Historia e Himares"????

  duhet te shpallet teritor GREK e te jete i pavarur ne kuadrin e shtetit FEDERAL ? Shqipetar??

 

keto dy pyetje qe shtron ti...eshte e rendesishme te ndahen nga njera tjetra..

ketu qendron edhe celesi i gjithe situates qe degradon ne nacionalizma dhe mllefe..

 

e para...historia per mua nuk eshte objekt politik (sic ndodh rendom ne ballkan)..

sido qe te jete historia e himares e sakte apo e pasakte..politikisht kufijte jane te pandryshueshem...ky eshte mentaliteti politik ne europen e 2011....

Po me Kosoven c'ndodhi? Pse i ndryshua kufijte?

se kishte spastrim etnik...

Pra kufijte nuk jane te pandryshueshem. 

mos u kap pas fjaleve.......

e kemi bere njehere kete debat ne nje teme tjeter..mbi arsyet e bombardimit te nato-s ne kosove....dhe fatkeqesisht shume pak shqiptare edhe sot e kesaj dite nuk e kane kuptuar arsyen e bombardimit si dhe dogmen e re te Nato-s...shpallur ne maj te 1999..

 

per ti rene shkurt.....kombe qe bejne spastrime etnike vene ne pikpyetje edhe vete te drejten e tyre per te menaxhuar nje shtet......

ose thene ndryshe......nese shqiperia sillet si serbia e milloshevicit ..atehere me te vertete duhet te kete frike nga copetimi...

Gjithesesi, kapem apo jo une mbas fjaleve, teza jote qe kufijte jane te pandryshueshem nuk vlen.

Shqiperia eshte e coptuar ne 6 a shtate 7 pjese...s'ka nevoje te beje spastrime etnike por vecse te bashkoje gjithe trojet e saja te banauara nga Shqiptare ne nje shtet etnik..

E ke keqkuptuar me duket. Po thote qe Kosovaret kane bere spastrim etnik.

sido qe te jete historia e himares e sakte apo e pasakte..politikisht kufijte jane te pandryshueshem...ky eshte mentaliteti politik ne europen e 2011..

Te ishim ne gjendje ne apo me sakte juve qe banoni ne Shqiperi, te kuptonim qartesisht mentalitetin politik ne EU-ne e 2011, te pakten do kishim qene ne gjendje te zgjidhnim problemet me tona me salirat dhe me edrat.

Ju kozmopolitet ne memedhe, harroni dicka thelbesore kur imagjinoni shoqerine globaliste. Qe te jesh pjese e kesaj shoqerie duhet te kesh nje identitet te percaktuar qarte, integritet dhe dinjitet. Vetem ne kete menyre mund te jesh pjestar i barabarte i asaj shoqerise kozmopolite/globaliste qe ju eshte bere e modes andej.

Nejse, nje budalla hedh nje gur ne lume edhe ne te gjith nga pas. Po e le me kaq.

"duhet te kesh nje identitet te percaktuar qarte"

vetem ti e kupton kete qe ke shkruar,....e sidomos ajo fjala duhet....sikur historia na

qenka thjesht ceshtje deshire..se po te duam e bejme....

 

atehere prit edhe nja 200 apo 300 vjet te tjera derisa te vertetohet boterisht se c`ishin kaonet (grek apo shqiptare) qe te integrohesh me identitet te qarte ne europe....

 

He mo se ja ku eshte:

http://himara.gov.al/article.php?art_id=5&section_id=2#

Shtyp ta lexoj ne anglish, hic asigjo, shtyp ta shikoj ne greqisht, hic asigjo. Eshte shkrujt vetem shqip, qe ta lexojne vetem shqiptaret. Si ne shume raste te tjera ne Shqiperi, edhe ketu punet lihen pergjysem, anglish-ja mesa duket nuk njihet mire, nxjerrja e shkronjave greke ne html eshte shume e komplikume, cilesia le per te deshiruar. Po t'i shofesh keto sitet e gov.al-se tone, kane te gjitha nje strukture, mu siti i Himares me kujtoi sitin e gardes, psh. Vajta me e pa prape po s'po e gjej me sitin e gardes, e kane heq. I bejne sitet me copy-paste, hiq foton e kryeministrit, vej foton e plazhit, hiq fjalimin e zhozefines, vej historine e Himares.

Si e paska surratin ky Bollani, e paska hallall nje hekur rrobash ballit, se nje faqe ja paskan hekuros.

 Lajmi me i mire eshte se Bollano ka gjasa te zgjidhet prap kryetar bashkie sepse keto plehrat e PSs do bejne koalicion me PBDNJ po ashtu si plehrat e PDs para 4 vitesh. 

URRRAAAAA!!!!!

Ceshtja Bollano e ka zanafillen tek Doctor, Profesor, Sali Ram Sheqere Berisha .

_________

 Pëllumb Xhufi: Pse nuk e shkarkon Berisha Bollanon

13.08.2008 (OBSERVER)

....

"Zoti Berisha ka zgjedhur rrugë tjetër, bashkëpunimin, dhe siç është folur, nuk përjashtohen dhe interesa që mund të këtë ai apo familja e tij në zonën e bregdetit, për të kaparuar prona në bashkëpunim edhe me persona të korruptuar", thotë Xhufi. Ndërsa shton se çështja e problemit të provave mund të zgjidhet me ligj dhe jo duke e lënë në duar të komisioneve "fshatçe".   

Zoti Xhufi, si i vlerësoni zhvillimet e fundit në Himarë për çështjen e pronave dhe vendimin e kryetarit të bashkisë për ngritjen e komisioneve që do të bëjnë ndarjen e pronave 
Në Himarë ka një problem të madh, i cili fillon që me kryetarin e bashkisë, zotin Vasil Bollano, që në këto vite të qëndrimit të tij është munduar ta kthejë Himarën në një ishull. Problemi është se e ka kthyer Himarën në një vend të izoluar nga të gjitha problematikat dhe zhvillimet që ka vendi. Në këtë kuadër, Himara është përjashtuar dhe nga zbatimi i ligjit, që vlen njësoj në çdo kënd të Shqipërisë. Konkretisht, ajo që zoti Bollano ka bërë në këto vite është që ka ngrirë çështjen e pronës në Himarë. Nuk ka lejuar që qytetarët dhe fshatarët të pajisën me titujt e pronësisë, të hipotekojnë pronat e tyre, në mënyrë që dhe Himara të hyjë në tregun e përgjithshëm të zhvillimit dhe të bëhen në këtë vend ndërtime dhe investime. Kjo nuk është bërë nga zoti Bollano, i cili asnjëherë nuk ka mbrojtur të drejtat e qytetarëve të tij për këtë çështje kardinale siç janë pronat. Përkundrazi, zotin Bollano e kemi parë të angazhuar në beteja të çuditshme, të cilat janë bërë dhe të mbështetura nga qarqe të huaja, për të krijuar kinse një identitet të Himarës si vend me popullsi minoritare, gjë që s'është e vërtetë. Madje, ai ka shkuar aq larg sa të kërkojë dhe shkëputjen, jo vetëm të Himarës, por të gjithë Shqipërisë së Jugut, duke iu referuar edhe shembullit të Kosovës. Janë qëllime të tij të kalkuluara, të mbështetura dhe të telekomanduara nga qarqe të jashtme, por që në fund të fundit janë në thyerje flagrante të Kushtetutës dhe të ligjeve të këtij vendi. Zoti Bollano do të duhej që të ishte shkarkuar urgjentisht nga kryeministri Berisha që mund ta bëjë një gjë të tillë. 
Çfarë e pengon Kryeministrin ta bëjë këtë gjë, sipas jush  
Problemi është se është vërtetuar që zoti Bollano ka një miqësi të çuditshme me kryeministrin Berisha. Në zgjedhjet e fundit ka qenë mbështetja e Berishës që mundi ta rikonfirmojë Bollanon si kryetar i Bashkisë së Himarës. Këtë gjë e ka pohuar dhe vetë Bollano në deklaratat e tij pas zgjedhjeve të shkurtit 2007. Zoti Berisha nuk ka munguar të dalë në mbrojtje të zotit Bollano sa herë që ai është bërë objekt silurimi nga mediat, nga qytetarët dhe nga organizatat e ndryshme, për arsye të deklaratave të tij antishqiptare, provokative dhe që komprometojnë, jo vetëm paqen sociale në Himarë, por kërkojnë të krijojnë shqetësime edhe në raportet e Shqipërisë me vendet fqinjë. Përkundrazi, zoti Berisha ka zgjedhur rrugë tjetër, bashkëpunimin dhe siç është folur nuk përjashtohen dhe interesa që mund të këtë ai apo familja e tij në zonën e bregdetit, për të kaparuar prona, në bashkëpunim edhe me persona të korruptuar. Mua më duket se kjo qe përmbajtja e manifestimit që u bë në Himarë, ku edhe një deputet i joni, zoti Neranxi, që është dhe autokton në Himarë, u bë shprehës i dëshirave dhe aspiratave, i kërkesave të shumicës së banorëve të zonës. Qëllimi ishte për t'i dhënë fund këtij trajtimi mafioz të çështjes së pronave dhe për të kthyer me të gjitha titujt pronën tek i zoti. Mirëpo edhe në këtë rast, pati një reagim të egër nga zoti Bollano dhe nga qarqe që e mbështesin atë, jo vetëm drejtuesit e PBDNJ-së, por edhe qarqe të ndryshme jashtë, të cilët organizuan një kundër-miting. Kjo u bë për të zbehur manifestimin e himariotëve dhe akoma më shumë u përdorën edhe kërcënime, siç ishte ai për heqjen e pensioneve greke për ata qytetarë që do merrnin pjesë në tubimin himarjot.Veç kësaj u përdor dhe dhuna e Policisë Bashkiake që komandohet nga Bollano, prishën tribunën dhe parullat. Për këtë qëllim u sollën njerëz edhe nga Greqia, siç ndodh rëndom vazhdimisht në raste të tilla. Këta njerëz natyrisht motivohen edhe financiarisht për të kryer rolin e kundër-manifestuesve. Këta njerëz mbështesin kryetarin kukull dhe hedhin parullat antikombëtare dhe antikushtetuese që edhe këtë herë mbeten të pandëshkuar nga ana e qeverisë sonë.  
Për të mbetur të çështja e pronave, si mund të zgjidhet çështja e njohjes së pronësisë në Himarë 
Ky është një problem kompleks, por nuk mund të zgjidhet me komisione fshatçe. Ligji është i vlefshëm, sido që të jetë ai ligj, përsëri është i vetmi ku mund të referohemi. Tashmë kemi jo një ligj, por dy ligje për problemet me pronësinë e tokës. Është ligji Nr.7501, i miratuar me shumicë në Parlament në vitin 1991. Kemi dhe ligjin më të ri, që u miratua së fundi nga qeveria, ligji për titujt e pronësisë. Megjithëse kaloi me debat dhe me votat e shumicës, përsëri ai është në fuqi. Këtu duhet të bëhen llogaritjet e ndarjes së tokës. Ka raste kur ligji Nr.7501 përputhet me ndarjen në bazë të trashëgimisë me tapi nga banorët e Himarës ose në çdo vend tjetër të Shqipërisë. Ky është rasti më fatlum, por ka edhe raste të tjera kur këtu nuk përputhen dhe dalin probleme. Problemi duhet të zgjidhet me gjykata dhe në mënyrë ligjore. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet zgjidhje fshatçe apo gjyqe fshatçe. Duhet të funksionojë ligji. Edhe himarjotët janë të interesuar që të vendoset shteti ligjor, askush nuk ka humbje nga kjo. Një ligj, qoftë edhe i keq, në fund të fundit është shumë herë më i mirë sesa një gjendje kaotike, ku secili bën ligjin e vet dhe kjo nuk duhet lejuar. Natyrisht do të ketë probleme dhe unë nuk e di sesi qeveria do të dalë nga ky handikap i madh që është krijuar, aq më tepër që ka qenë vetë qeveria, që për të përmbushur interesat e personave të veçantë, ka ndryshuar ligjet herë pas here. Mjafton të kujtoni ligjin për legalizimet, i cili sot e kësaj dite nuk ka gjetur aplikim dhe ndryshohet një herë në gjashtë muaj. Rezulton se këto ndryshime bëhen për të mbrojtur interesat e klaneve, grupeve apo interesave të veçantë. Pavarësisht nga kjo, nuk duhen pranuar ato parulla që u hodhën në Himarë nga grupi rreth zotit Bollano, për të kërkuar zgjidhje ndryshe me komisione të krijuara në vend. Nëse do të krijohen komisione, ato duhet të jenë me përgjegjësinë e duhur, përpara qytetarëve në radhë të parë, por edhe përpara ligjit. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodhë që çështjet të zgjidhen në mënyrë spontane, gjoja me vendime të pleqësisë së fshatit, por në fakt, ne e dimë sesi përfundojnë këto gjyqe të tilla, ku pas të cilave fshihen gjithmonë njerëzit me pushtete, ku në rastin konkret do fshihej Bollano dhe klanet e tij. 
Brenda një muaji kanë ndodhur dy ngjarje që kanë cënuar sedrën kombëtare. Ngjarja e radhës në Himarë për të cilën folët dhe heqja e emrit të Universitetit të Vlorës, "Ismail Qemali". 
Çështja e emrit të universitetit "Ismail Qemali" lindi aty ku nuk pritej, në qytetin e Vlorës. Nuk do të bëja ndonjë politizim të sforcuar të problemit, po të thosha se zotëria në fjalë, pra rektori i universitetit, i përket një familjeje që është rreshtuar qartazi në krahun e djathtë me Partine Demokratike. Kjo nuk është pa sens në këtë histori. Po ashtu nuk janë pa sens dhe problemet që familja e rektorit ka pasur me historikisht me familjen e Ismail Qemalit. 
Domethënë kemi një mëri të trashëguar mes brezash 
Nuk dua të hyj në debat, se kush kish të drejtë dhe kush kish gabim. Ismail Qemali ka pasur armiqësi deri dhe me kushërinjtë e tij për shpalljen e pavarësisë, duke filluar nga Syrja bej Vlora. Debati ka qenë se Ismail Qemali ishte për një Shqipëri të shkëputur nga Turqia, ndërsa kushërinjtë e tij kanë qenë për një Shqipëri që të varej nga Turqia. Ky qëndrim i Ismail Qemalit i jep akoma më tepër forcë figurës së tij. Ai diti të shkëputet nga një ambient që e identifikonte veten me Perandorinë Osmane.Ismail Qemali nderohet nga të majtë dhe të djathtë. Kjo ngjarje kërkon një analizë më të gjerë. Sepse këtu nuk është vetëm rektori, këtu janë dhe ata tetë profesorë që votuan për heqjen e emrit. Nuk e di nëse e bënë për konformizëm, oportunizëm apo servilizëm, apo e bënë për bindje, këtë nuk e kemi mësuar. Sepse nuk kanë kurajë ta bëjnë një gjë të tillë. Fatkeqësia është se ata janë dhe vlonjatë, kanë jetuar aty, ndryshe nga rektori që ka studiuar jashtë vendit dhe mund të jetë një produkt epruvete. Mund ta ndjejë veten të ndarë nga historia dhe kultura e qytetit. Për mua këta tetë persona kanë një përgjegjësi të veçantë, por ne nuk i kemi dëgjuar deri më tani të sqarojnë vendimin që kanë marrë. Ky është një gjest burracak, për të mos thënë se është i dyshimtë dhe në planin moral. Ky debat që u hap duhet të zhvillohet në shtator kur të hapet viti akademik, sepse rektori zgjodhi një periudhë kur universiteti ishte mbyllur. Në këtë kohë nuk kish as studentë dhe as pedagogë që të reagonin. Unë mendoj se në shtator ky debat duhet të merret më seriozisht dhe të marrim vesh arsyet që fshihen.Nuk është thjesht çështja e heqjes së një emri, por këtu ka një prapavijë shumë më të rrezikshme. Nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Ne po shohim që po denigrohen figura të njohura historike dhe po kërkohen të infiltrohen figura të dyshimta.Meqë jemi në rastin e Vlorës, në qytetin e Peshkopisë së fundi është ngritur busti i Halil Aliajt. Për shumicën e shqiptarëve ky emër nuk do të thotë asgjë, por vlonjatët e njohin si një vrasës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u vu në shërbim të italianëve dhe gjermanëve, ka arrestuar, ka masakruar dhe ka vrarë me dhjetëra njerëz, intelektualë vlonjatë gjatë luftës. Është një emër i neveritshëm dhe jo vetëm për vlonjatët, por duhet të jetë dhe për dibranët, për shkak të krimeve që ka bërë. Tani, pikërisht në këtë moment kur qeveris Partia Demokratike, bëhen vlerësime të tilla të një tradhtari dhe kuislingu të atdheut të vet.Ky person, ashtu si Isa Toska në Jug, ka bërë qindra krime në Veri. Këta njerëz nuk u pranuan as nga organizatat nacionaliste si Balli dhe Legaliteti. Kurse sot u ngrihet monument njerëzve të tillë nga qeveria.  

po pra po, gjithe fajet i ka berisha,. Ne keto 20 vjet demokraci klasa jone politike koke palare i eshte falur tre here ne dite lepujve greke, edhe zoti Rama se fundmi , foli jo me shume se dje me mikrofon grek , i njejti mikrofon i prag zgjedhjeve te 2009.

 Ti lexove vetem reshtin e pare? Nuk ka ndonje lidhje dyshimi, mikrofoni grek i Rames, pervecse lidhje koniukturash partiake !

ajo per te cilen  , nuk kam pike dyshimi eshte fakti qe per interesa politike keta tanet shesin dhe menderen jo me kombin.

n.m e gjeta vete. smiley

bollanot  jane si puna e krimbave qe ti gerryejne traret pak nga pak dhe vec kur te bien mbi koke, ne gropen septike shqiptare keta zhvillohen me gjenerata.

Nje kundersulm, nje ofensive per Camerine do ta neutralizonte totalisht te gjithe politiken antishqiptare te furnizuar nga shteti grek.

Por ky "injeksion" do te kishte efekt te perkohshem. Sepse zgjidhja eshte qe ne te sillemi si shtet, dhe te ngrihemi nga gjendja qe kemi rene, mirepo qe ne te sillemi si shtet i afte per te reaguar dhe per te mbrojtur interesat kombetare dhe integritetin territorial duhet te mos jemi me breke neper kembe. Te punojme per ekonomine, nepermjet politikave te zgjuara, te modernizojme forcat e armatosura, te leme pas politken antishqiptare te binomit BERISHE-RAME, dhe te shohim drejt unifikimit me kosoven dhe bashkimit zyrtar.  Qe te mos na cajne trapin kurvat greke.

nuk eshte skandal Bollano. Eshte skandal qeverie qe e perkrah, skandal opozite qe ben sikur s'e sheh, skandal prokurorie qe ha miza kur cenohet integriteti i shtetit, skandal ShISh qe vetem ata s'e dine se ne Himare jane krijuar underground struktura te armatosura, skandal BE qe lejon qe Eladha me paret qe merr per te mbijetuar, financon aventura, etj... Ne gjithe kete bordel, Bollano&co, jane te vetmit te kthjellet. Marrin rrogat.

 asgje nuk ka ndryshuar ,konsulli vajti per konsultime ,rregjistrimi u shtu per me vone(pas zgjedhjeve) me qellim qe te mos demtohet nga ana zgjedhore miku i madh i popullit grek.per ata qe ende besojne se kjo eshte politike e 'qarqeve te caktuara' dhe jo politike zyrtare e shtetit grek , ky kthim eshte konfirmin i qarte .derisa shqiptareve tu dale narkoza e lubonjes ,shqiperia do vazhdoje te mbaje ne goje 'bananen' greke

derisa shqiptareve tu dale narkoza e lubonjes ,shqiperia do vazhdoje te mbaje ne goje 'bananen' greke

Mos ja fut kot tani se qeveria ka marre masa kunder ketij fenomeni :

Qeveria stimulon rritjen e bananes

http://top-channel.tv/artikull.php?id=20...

 

 

Keshtu ben Bollanua kur ky burri ketu kur e takon vesh dhe bluze me simbol grek

 

Bollanua ben keshtu edhe pse ai burri tjeter i gjate i rreh krahet gjithashtu se partine e bollanos e ka ne koalicion.

Po pse paragjykoni ju dhe thoni flamur grek? Mund te jete edhe tifoz i "Tirones" Sala? Si kuptoj kto paragjykime, thjesht do jet rastesi, ate dite ka pas neshje Tirona edhe ka vesh Bardh e Blu smiley Po Sala ska pse e shkarko Bollen sepse kush do i japi leje ndertimi ne jug pastaj Gites?  smiley

 Shoku, Tirona i ka blu dhe vertikal...., mos na boj sikur si dime ne....

O mfalni zotnia juj, po qeka tifoz me Olimpikun e Marsejes pra lol..alidemso vertikalet i kom vesh un plako po ene ne te katunit knej po munoheshim me bo icik ironii si i thoni ju ka lagjia juj lol

i dashur i pakapshem, ai burri tjeter i gjate ka deklaruar se nuk e mbeshtet bollanon si kandidat per himaren

perditesohu icik

p.s. kjo nu8k e rrezon faktin se ps eshte nja 100 here me grekofile se parti se pd ja

Ai burri i gjate s'di ca thote nga minuti ne minute.  Dulen e ka ne opozite te bashkuar.

o demo.  eshte bluze ''polo'' dhe ngjan me shume si simbol i Argjentines.smiley

Keshtu ben Bollanua kur ky burri ketu kur e takon vesh dhe bluze me simbol grek

 

Belul, vizat jane per se gjati apo per se gjeri? Jo se e ka bere Ralph Lauren qe te kopjonte flamurin grek, por koincidence interesante.

gjembo, si kjo ketu.smiley

po. si burgaxhinjte e filmave pa ze smiley

 Epo mire na e bejne. E meritojme. Shiko komentet!

Edhe ne kete teme fillojne komentet politike. Dhe jo per te thene "Shiko Berisha eshte vetem per interesat e vendit" ose "Shiko Rama eshte vetem per interesat e vendit" sepse te gjithe e dine qe nuk jane. Por ne fakt debatojme se kush eshte me pak k**v dhe kush e ka shitur me pak vendin dhe vazhdojme te mbrojme ate person.

Normale qe greket e kane te lehte te bejne lojra me ne. Ne veme interesat e partise perpara interesave te vendit.

Turp!

Dashuria e pakushtezuar per partine "shtet" dhe partine "opozite" do na lere ne po te njejtin m*t ku kemi ngelur keto 20 vjet. 

            Para nje jave ne parlamentin grek,dy deputete te ekstremit te djathte dhe nje i demokracise se re,i drejtuan kete pyetje ministres se arsimit:''Pse ne tekstin e gjeografise se klases se gjashte,ku flitet per perqendrimet e grekeve neper bote,nuk jane perfshire homogjenet e vorio epirit?"

 Mjere Shqiperia thuaj, nga nje ane Bollanot, e nga ana tjeter Bishat, qe e kane ndare Shqiperine ne zona influence. 

llafet jane qe ps nuk do mbeshtesi bolanon ne zgjedhje

ishalla!

Sot po e marr vesh qe Mami i Saliut e paska [kish] emrin Sheqere. Kjo duhet pohuar me shume- sidomos sonte deri ne 12 notes, mendoj qe Ram Berisha ka me shume airtime, kjo me duket e padrejte.

Ju lutemi mos a permendni Shqeren ne aspekt negativ, e zeza nene nuk e mesoi te genjeje [megjithse e kishte ne dore me ja skuq pak b**** ,qe te mos behej i tille me pas] dhe nuk e mesoi te behet njo djal kaq edepsez qe po con Shqiperine e shkrete ne gremine.

-----------

Mund te jem komplet jashte linje me kete guess, por nese ta quajne nene Sheqere cdo djale do kishte nje femijeri traumatike. Ne fshat a ne Qytet. Dhe ne Deftore, une jam djali i Sheqeres tingellon paksa turbulluese per ate qe e thote, le me ate qe e degjon e mendon... smiley

Eh cuni Sheqeres, i hidht paske qon smiley

C'lidhje ka emri i nenes se Berishes me temen per cudirat e fundit te Bollanos?!

lol gjembi. cfare themi ne knjej anej ne aspektin Berisha eshte gallate [cte bejme] ato qe rrine aty, mund te na shkurtojne kete subject.

  Pellumb Xhufi :

 Problemi duhet të zgjidhet me gjykata dhe në mënyrë ligjore. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet zgjidhje fshatçe apo gjyqe fshatçe. Duhet të funksionojë ligji.

Edhe himarjotët janë të interesuar që të vendoset shteti ligjor, askush nuk ka humbje nga kjo.

Një ligj, qoftë edhe i keq, në fund të fundit është shumë herë më i mirë sesa një gjendje kaotike, ku secili bën ligjin e vet dhe kjo nuk duhet lejuar.

Natyrisht do të ketë probleme dhe unë nuk e di sesi qeveria do të dalë nga ky handikap i madh që është krijuar, aq më tepër që ka qenë vetë qeveria, që për të përmbushur interesat e personave të veçantë, ka ndryshuar ligjet herë pas here.

Mjafton të kujtoni ligjin për legalizimet, i cili sot e kësaj dite nuk ka gjetur aplikim dhe ndryshohet një herë në gjashtë muaj. Rezulton se këto ndryshime bëhen për të mbrojtur interesat e klaneve, grupeve apo interesave të veçantë.

Pavarësisht nga kjo, nuk duhen pranuar ato parulla që u hodhën në Himarë nga grupi rreth zotit Bollano, për të kërkuar zgjidhje ndryshe me komisione të krijuara në vend. Nëse do të krijohen komisione, ato duhet të jenë me përgjegjësinë e duhur, përpara qytetarëve në radhë të parë, por edhe përpara ligjit.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodhë që çështjet të zgjidhen në mënyrë spontane, gjoja me vendime të pleqësisë së fshatit, por në fakt, ne e dimë sesi përfundojnë këto gjyqe të tilla, ku pas të cilave fshihen gjithmonë njerëzit me pushtete, ku në rastin konkret do fshihej Bollano dhe klanet e tij. 

Ceshtja Bollano e ka zanafillen tek Doctor, Profesor, Sali Ram Sheqere Berisha -artiani tha kete.

 

--------

une thashe qe nese mami quhet Sheqere djali mundet me dale i hidhet.

Bollano [meqe ra fjala smiley] nuk ben me cudi-cudira, jo me t'fundit. te jemi realiste tani.

Ah, me fal se s'e kisha lexuar cfare kishte thene artian.

Trimi i "mire" me shoke shume , Bollano mund te jete grek por theniet e popullit tone i ka pervetesuar shume mire , nga te dy krahet e politikes ne rregull eshte zoteria , askush se ngre zerin (si qeveria si opozita ) , pra Bollano nuk shqeteson askend........smiley

Vetem ne "nje tuf ultranacionalistesh shqiptar me ne krye TOP Median" skemi cbejme e merremi me kesisoj cikerrimash.................

 

hahahah

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).