Shefi i delegacionit serb në negociatat me Prishtinën, Borislav Stefanoviq: "Nuk do të bisedohet vetëm për çështjet teknike, por për të gjitha çështjet e hapura në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit".

DW: Cilat tema do të hapen në takimin e parë me palën kosovare në Bruksel?

Borislav Stefanovq: Ajo që është e sigurt është se do të bisedohet në bazë të parametrave të Bashkimit Evropian. Këto janë: bashkëpunimi rajonal, liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit. Është hartuar një listë e temave, por kjo nuk do të thotë se lista është përfundimtare dhe se do të arrijmë marrëveshje për secilën temë. Në këtë fazë do të bisedojmë për kryesimin e CEFTA-s, pamjen e vulave në dogana sipas Rezolutës 1244, kadastrat si dhe trafikun rrugor e telekomunikacionin. Por kjo nuk do të thotë se do të merremi vesh për të gjitha këto çështje dhe se kjo është lista përfundimtare e temave.

DW: Pala shqiptare ka deklaruar se në këtë dialog do të flitet vetëm për çështje teknike, ndërsa Beogradi pohon të kundërtën. Mendoni se më vonë do të hapet çështja e statusit të Kosovës?

Borislav Stefanoviq: Ne natyrisht që po i përcjellim deklarimet e Prishtinës dhe kemi mirëkuptim të plotë se përse Prishtina gjithnjë e thekson karakterin teknik të negociatave. Ne mendojmë se nuk ka asgjë teknike kur është fjala për jetën e njerëzve dhe zgjidhjen e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Do të flasim për të gjitha çështjet e hapura mes nesh. Qëndrimet e Beogradit dhe të Prishtinës për statusin janë diametralisht të kundërta dhe është iluzore të flitet për qëndrimet e Prishtinës apo të Beogradit rreth statusit. Duhet të largohemi nga dallimet terminologjike mes nesh, sepse ato shërbejnë vetëm për qëllime të brendshme.  Esenca është që në Bruksel do të bisedohet për të gjitha çështjet e hapura, sepse këtë e kërkon jeta e përditshme dhe situata në Kosovë e Metohi që në masë të madhe pamundëson integrimet evropiane të tërë rajonit.

DW: Zoti Stefanoviq, cili është qëndrimi juaj ndaj veriut të Kosovës dhe a do të kërkojë Beogradi ndarjen e Kosovës?

Borislav Stefanoviq: Mendoj se duhet të bisedojmë për të gjitha specifikat në Kosovë, e veriu është një prej tyre. Normalisht që ne i kuptojmë vështirësitë e delegacionit nga Prishtina për shkak të një opozite të fuqishme, e cila kërkon edhe bojkotimin e dialogut. Dialogu është i domosdoshëm dhe ai duhet të zgjidhë një varg problemesh. Me vite të tëra kemi punuar për të mundësuar një komunikim normal mes Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim zgjidhjen e problemeve. Veriu i Kosovës ka veçoritë e veta dhe këtë e kanë të qartë të gjithë. Unë nuk dua të flas për modalitetet, por me siguri që do të flitet për të gjitha mundësitë. Beogradi nuk ka ndonjë formulë të gatshme, por duhet të jemi kreativ dhe të kërkojmë zgjidhjen e problemeve.

DW: Ju keni deklaruar se ky është një shans për marrëveshje historike mes Prishtinës dhe Beogradit. Mendoni se me të vërtetë mund ta arrini këtë marrëveshje?

Borislav Stefanoviq: Absolutisht besojmë në një marrëveshje të tillë, sepse ajo është e domosdoshme për prosperitetin e Ballkanit. Në qoftë se shqiptarët dhe serbët i zgjidhin problemet e tyre nga e kaluara, të cilat influencojnë edhe ardhmërinë tonë, mendoj se i tërë rajoni mund të vazhdojë rrugën e prosperitetit dhe të integrimit në BE. Ky dialog duhet të kuptohet si mundësi për një kompromis historik mes shqiptarëve dhe serbëve, por këtu bëjnë pjesë disa elemente.

DW: Cilat janë këto elemente?

Borislav Stefanoviq: Këto elemente janë shumë çështje të rëndësishme të pazgjidhura mes serbëve dhe shqiptarëve: mbrojtja e serbëve në Kosovë e Metohi si dhe reregullimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Për pajtimin mes popujve është shumë i rëndësishëm edhe trajtimi adekuat, gjykimi i të akuzuarve për krime lufte si dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve. Pa këto elemente nuk mund të arrijmë deri pajtimin mes popujve, por besoj se me këtë dialog jemi në rrugë të mirë që ta arrijmë këtë.

DW: Sa do të influencohet ky dialog nga raporti i Dick Martyt, i cili akzon disa prej krerëve të UÇK-së si dhe kryeministrin e tanishëm, për krime dhe tregti me organe njerëzish?

Borislav Stefanoviq: Ne e kemi thënë shumë qartë që raproti i Dick Martyt nuk ndërlidhet me këtë dialog. Ai ka rrugën e vet të hetimeve, rrugën juridike dhe politike. Organeve kompetente u duhet mundësuar që të kryejnë hetime të pavarura.

DW: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar dy herë, me ndërmjetësimin e Ahtisarit dhe të trojkës. Pse tani jeni i sigurt që ai do të ketë sukses?

Borislav Stefanoviq. I sigurt jam sepse Prishtina dhe Beogradi  tani mund të bisedojnë për një diapazon të gjërë temash që na ngarkohen sy më sy dhe me ndërmjetësimin e BE-së. Kjo na bën optimist. Ne ndoshta kurrë nuk do t' i zgjidhim të gjitha problemet, por është me rëndësi të zgjidhim ato më të rëndësishmet. Negodiatat e mëparshme janë marrë vetëm me një temë esenciale të raporteve tona. Tani besoj se me formën e aktuale të dialogut kemi shanse shumë më të mira për marrëveshje. 

 

14 Komente

cfare humbje kohe!

rrofsh o Monda... vjen tjetri te clodhe syte, dhe ja ca gjen.

T'u lodhen syte te tema e kengeve dhe erdhe t'i shplodhesh ketu? smiley.  Apo ta ka fajin Rav per syckat? smiley

Sikur te lexohej dhe pala tjeter, s'do ishte keq, por jo me detyrim, tha.

smiley

Jam shume dakord qe te lexohet pala tjeter. Mund edhe ta thuash, edhe pse ti e di qe e pranoj pa fjale kete gje... gjithsesi, thenks per artikullin, dhe 100 here thenks per qesendine. E ndjeja qe me mungonte dicka sot, po s'po ja vija dot gishtin. smiley

S'ka perse, eni tajm darlin, per qesendine e kam llafin smiley.

Per artikullin, meqe eshte vene ne pikepyetje prurja, eshte nen nismen "keep your friends close, and your enemy closer."  Meqe jane prure goxha artikuj kunder ketyre negociatave.

Po ashtu, per te patur te qarte se me c'platforme serbe po ulen te negociojne keta tanet.  

 

DW: Cilat janë këto elemente?

Borislav Stefanoviq: Këto elemente janë shumë çështje të rëndësishme të pazgjidhura mes serbëve dhe shqiptarëve: mbrojtja e serbëve në Kosovë e Metohi si dhe reregullimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Për pajtimin mes popujve është shumë i rëndësishëm edhe trajtimi adekuat, gjykimi i të akuzuarve për krime lufte si dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve. Pa këto elemente nuk mund të arrijmë deri pajtimin mes popujve, por besoj se me këtë dialog jemi në rrugë të mirë që ta arrijmë këtë.

-----------

Kto Serbet jane i cik si gallataxhi- vallahi duhet me bo kujdes. Une mendoj qe Delegacioni Kosovar tu kerkoje Falje per demet dhe luften qe populli Kosovar ndermori kundrejt popllit PAQSOR Serb.

[se cbejne kroatet/ bosnjaket etj ajo nuk eshte puna jone smiley ]

 ua ka djerruar token antike serbeve me gjak te derdhur... apo jo? smiley

sigurisht. Ne nje ane jane per "tu admiruar" mor vlla - imagjinoje sikur te ishin Shqiptaret agresoret Keta do a benin boten te qanin me lot smiley E madhja u bo, por sinqerisht Kosovaret kane nje beteje te veshtire me maluketerit. e Koklavitur do thoja, se per a kokolepsur ka qene e do jete per nja 250 vjet te tjera. nje pershtypje/ shprese kam -teper gjenerale, me rezerva e kerkese falje per vllaznit kosovare- ato mua me duken me Menefrego se Ne e ndoshta nuk ua han shum se c'thone-cdone serboshaket e rinj smiley

 Perkthyesit: Metohi = Rrafshi i Dukagjinit (me duket). Jo per gje po duket si "me ta hi" te bera peshk psh.

 "fushe(vend) kishash(manastiresh)" ndoshta?

 nga wikipedia:

"The entire region is commonly referred to in English simply as Kosovo and in Albanian as Kosova  or Kosovë("indefinite" form[kɔˈsɔːv]). In Serbian, a distinction is made between the eastern and western areas; the term Kosovo (Косово) is used for the eastern part, while the western part is called Metohija (Метохија).

ne ca tekste shqip e kam pare te quhet edhe "Kosove dhe Rrafshi i Dukagjinit". Mban praktiken e emertimit te ndarjes ne dysh te emrit, por zevendeson metahy-ne me "Rrafshi i Dukagjinit".

Ma merr menja se me Pacovin si predsednik, kemi me ja arrit qëllimit: Të pajtohemi me viktimat serbe. Do na e falin besoj! mjafton të mbajnë edhe veriun e kosovës edhe lindjen..ne i mbajmë Deçanin me kishë shqiptare, por që ia kemi dhënë edhe atë për bujari. Ndryshe na del boja se jemi vetëm për vete, Zoti mos e thëntë!

Ne te folmen a perditshme, edhe serbet edhe shqiptaret Kosoven e quajne Kosove/Kosovo por termi 'Kosovo i Metohija' perdoret nga qarqe te caktuara serbe me konotacione politike. Kosova quhej Kosovo i Metohija ne periudhen mes Luftes II Boterore dhe Kushtetutes se vitit 1974, periudhe kjo kur Kosova nuk kishte autonomi te plote dhe kur shqiptaret trajtoheshin si qytetare te dores se dyte, Ne kete periudhe famekeqe, Rankoviqi dhe UDB-a i terrorizonin shqiptaret dhe mundoheshin qe t'i shperngulin ne Turqi (nje pjese e madhe u shperngul ne Turqi ne kete kohe e nje pjese me e vogel iken ne Shqiperi, ku i priste llogori si 'spiune te Jugosllavise). Gjate kesaj kohe, emri i Kosoves ne shqip ishte Kosove e Metohi kurse emri Dukagjin nuk lejohej. Me sa di une, serbet e quajn vetem nje pjese te Rrafshit te Dukagjinit 'Metohija' aty diku rreth Klines kurse termi Dukagjin perfshin gjithe rrafshin me te njejtin emer ne perendim te Kosoves. Vete fjala Metohija eshte fjale greke dhe perdoret per toke qe i takon nje kishe apo manastiri.

Me 1974, u vendos autonomia e vertete e Kosoves dhe emri u ndryshua ne Kosove/Kosovo (Krahina Autonome Socialiste e Kosoves/Socialisticka Autonomna Pokrajina Kosovo) Kur Miloseviqi erdhi ne 1989, filloi ta perdorte termin e vjeter, i cili kishte nje konotacion krejt tjeter dhe i cili serbeve iu perkujtonte nje kohe kur ata benin cfare te donin ne Kosove kurse shqiptareve iu kujtonte Rankoviqin the UDB-en famekeqe! Per kete, disa qarqe serbe edhe sot insistojne te thone 'Kosovo i Metohija sepse kjo nenkupton hegjemonine absolute serbe mbi Kosoven.

 

 

 Megjithe  realitetet  e te  shkuares, ngarkesat emocinale ardhur prej  represionit sistematik serb, them se ne nje dite, ne nje ore te saj, duhet lene menjeane dhe  dute  te   hapur nje kapitull i ri.Qe popujt  te jetojne ne mos ne miqesine e ngushte, sepaku  jo ne armiqesine e gjersotme.

Shqiptaret sot jane te fituar. Serbet te humbur, te mundur. Ka nje pike ku  seicili  te kete te ardhmen e vet  bazuar tek fqinjesia normale?Kjo besoj duhet te  gjendet dhe  jam i sigurt  qe do te gjendet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).