Witch_of_Endor.jpg (400×281)

Kujtdo femre mund t'i ndodhë të pyesë: Çfarë do të thotë të jesh femër në shekullin e 21-të?

Pyetje banale, ndoshta. E megjithatë eshte shpesh e veshtirë t'i jepet një përgjigje njëzëri, pa hapur një debat të gjatë dhe me kontradikta. Për t'ju përgjigjur pyetjes, ndoshta do ishte i dobishëm një udhëtim në kohë, për të kujtuar vitet e feminizmit dhe luftën për barazi dhe emancipim të gruas.

Duhet shkuar deri në një epokë të hershme, kur gruaja u zhvendos në mënyrë progresive nga veprimtaritë politike ekonomike dhe prodhuese, për t'u mbyllur në shtëpi dhe për të siguruar "vazhdimësinë e llojit", duke u kujdesur për pasardhërsit. Një rol ky, që zuri gjithnjë e me shume vend dytësor në shoqërinë njerëzore, aq sa i hoqi gruas dinjitetin dhe të drejtën për një jetë të veten.
Në fund të këtij rrugëtimi, vihet re se si gruaja u identifikua kryesisht në dy role ose funksione: nëna, në shërbim të familjes (në kuptimin e gjerë të fjalës) dhe shtriga.

Shtriga

Nëpër shekuj, shoqëria patriarkale ka kërkuar të ndrydhë dhe të skematizojë të qenit femër, në imazhin ëngjëllor të nënës ( e personifikuar nga Virgjëresha, në vendet me kulturë kristiane), ose në atë të kundërt: Shtrigës. Imazhe që, në kohë, janë kristalizuar në dy stereotipe, i pari pozitiv, i dyti negativ. Një ndarje kaq e qartë e identitetit femëror që shkaktoi humbjen kulturore të fuqisë që ky identitet ka, në menyrë të ndërgjegjshme. Për motive të qarta, gruaja-shtrigë, ana femërore e errët është për t'u pasur frikë, është aspekti që merret më pak në konsideratë, por në të cilin ja vlen të ndalojmë, pasi përmban në vetvete natyrën dhe fuqinë origjinale të grave.

Shtriga- prejardhja e emrit nga Strix, që do të thotë kafshë nate. Të jesh shtrigë nënkupton të praktikosh magji të errëta, por edhe të joshësh të magjepsësh.
Në këto përkufizime ka shumë elemente mbi të cilat duhet menduar.
Identifikimi i Shtrigës me kafshët e natës shpreh lidhjen që ka midis gruas dhe energjisë hënore, ndërkohe që energjia diellore tradicionalisht ishte mashkullore. Përsa i përket praktikimit të magjisë, shtrigës i bashkëngjitej një fuqi mbinatyrore, që nuk ishte e shpjegueshme me njohuritë e shoqërisë së kohës, kjo mjaftonte që të digjeshin në zjarr ato gra qe kishin "fuqinë" të shëronin, ose një intuitë superiore kundrejt meshkujve.

Aspekti që lidhet me joshjen (nga latinishtja Sedùcere- të marrësh mënjanë),të bën të mendosh për fuqinë e femrës për të tërhequr dhe bërë për vete një mashkull. Edhe kjo gjë, ashtu si karakteristika e parë, nuk tolerohej nga shoqëria e kohës dhe deri diku dhe nga shoqëria e sotme.
Dy autore, Ann dhe Barry Ulanov, e përkufizojnë gruan si "femra-shtrigë me energji shpërthyese", në kërkimin e tyre për kuptimin e jetës. Impulsi i parezistueshëm i shtrigës është të jetë vetvetja, pavarësisht nga të tjerët, me objektiva të veta për të arritur, burime personale nga të cilat "ushqehet" dhe puse të thella nga të cilat vazhdimisht nxjerr diçka në sipërfaqe.
Nëse e lexojmë me sytë e sotëm, gjejmë në qenien femërore kreativitetin tipik të gruas, që shprehet në shkrimin e librave, në ëndërrimin për bote të reja, dhe gjetjen e mënyrave për të arritur atë që do për veten dhe femijët e saj.
Në të kundërt, nëse shtriga brenda çdo gruaje ndrydhet, nëse nuk gjen një vend për tu shprehur, për të kenaqur veten, kthehet kundër gruas vetë, si nje ankth intensiv, me pakënaqësi dhe zemërim njësoj si simboli i shtrigës që skërmit dhëmbët dhe lëshon ulërima të tmerrshme.

Nëpër shekuj

Në prehistori zgjedhja për ndarjen e roleve, e nevojshme për të siguruar mbijetesën, ishte që të merreshin gratë me bujqësinë dhe fëmijët, ndërsa burrat të merreshin me gjuetinë. Detyrat e gruas ishin në dukje më të lehta, meqenëse ato nuk ishin të detyruara të largoheshin shumë nga vendbanimet (pak a shumë të qëndrueshme), ndërkohë që burrat largoheshin dhe më pas ktheheshin në "shtëpi" ku i prisnin dhe përkujdeseshin për ta.
Kështu funksioni pritës dhe përkujdesës, nëpër shekuj u identifikua me të qenit femër, u bë një sterotip ky pozicion i femrës në shoqerinë të cilës ajo i perkiste.
Mesjeta qe periudha më e errët dhe ndrydhëse në historinë e femrave. Shembull është "Malleus Malleficarum" me të cilin akuzoheshin femrat për kryerje të marrëdhënieve seksuale të të gjitha llojeve dhe shpallej që çdo femër që ishte në gjendje të shëronte dikë quhej Shtrigë dhe për këtë do të digjej.
Njohuri më të gjera sesa te lejueshmet ishin te mjaftueshme që gratë të digjeshin të gjalla. Gratë përdhunoheshin dhe torturoheshin, më pas digjeshin, shpesh dhe para syve të fëmijëve të tyre
Kisha merrte pasurinë e grave që vriste, në këtë mënyrë pasurohej më shumë.
Janë të shumta, që prej Revolucionit Francez, lëvizjet që gratë organizonin për të fituar gjithnjë e më shumë të drejta civle dhe politike, pergjatë shekullit XIX këto u përhapën kudo nëpër Europë, dhe në shumë raste kërkesat e tyre janë plotësuar.
Shekulli XIX ishte një shekull i rëndësishëm për gratë. Shumë kanë arritur ta quajnë: Shekulli i grave, për ndryshimet e shumta dhe të menjëhershme që pasuan njëra tjetrën, duke ndryshuar traditat sociale të kohës.

Në përgjithësi, mund të flitet për një njohje graduale të të drejtave të grave në shoqëri, aq graduale sa mjafton për të vënë në dukje si kontrolli mashkullor ka ndërhyrë në këtë proces. Proces që vazhdon ende, po të kemi parasysh që rolet dhe funksionet më  të rëndësishme vazhdojnë tu besohen meshkujve.

Një tabù shumë e vjetër

Kur gjendesh përpara një panorame të tillë historike-sociale, është normale të pyesësh veten si ka qenë e mundur të mbyllet gruaja në një gjendje nënshtrimi, jo vetëm "material", por dhe psikologjik, emotiv, shpirtëror.
Të kujtojmë për shembull,kuptimin negativ që gjithnjë i është dhënë ciklit menstrual, simbol ekskluziv i feminitetit, që përfshin një pjesë shumë intime të personalitetit dhe trupit të një femre. Një formë "ndrydhje" shumë e "hollë" që goditi të qenit femër në thellësi të qenies, së natyrës së saj, duke krijuar kështu një perceptim negativ të feminitetit dhe të trupit të femrës.
Cikli menstrual është një veçanti e femrës, që ka ndryshuar vlerë dhe kuptim social me kalimin e shekujve.
Për kulturën e sotme perëndimore, gjaku menstrual është Tabù. Femrat s'mund ti japin rëndësi, e fshehin, evitojnë kontaktet me të tjerët. Në përgjithësi meshkujt na krijojnë idenë që në ato ditë jemi më të vështira, dhe në këtë mënyrë detyrohemi të kryejmë aktivitetet tona pa lënë as dhe më të voglën shprehje emotive që mund të lindë nga gjendja hormonale. Ky presion ndikon ne rritjen e stresit të sindromes paramestruale.
Në qytetërimet antike, periudha menstruale ishte sërish Tabù, por në kuptimin e së "shenjtes". Një gjë magjike, që përkonte me fazat hënore, dhe fluksin batice-zbatice. Gjaku menstrual konsiderohej si pleh i mirë, kjo u jep një kuptim gojëdhënave popullore europiane për femrat që rendin lakuriq në fushat e mbjella me grurë. Ende sot, lamat tibetanë përdorin gjakun menstrual për ceremonitë në nder të perëndisë Tara dhe konsiderojnë se gjaku i parë menstrual i një femre është ilaçi shërues më i fuqishëm.

Të jesh femër: Rritje e brendshme

Si një gjarpër që ndërron lëkurën dhe një kukule që bëhet flutur, është rritja personale që një femër sot mund te kryejë.Duke dalë nga veshjet e ngushta që e kanë detyruar të mbajë, bazohet te energjia e brendshme, duke rishpalosur ato karakteristika që i janë ndrydhur ose shpërfytyruar, por që në të vërtetë shprehin thelbin e të qenit femër dhe fuqinë e brendshme që mbart te qenit femer.

 

Përktheu nga italishtja: Iris

20 Komente

 Tani ky shkrimi ka zene vend kryesor per kete :

Ende sot, lamat tibetanë përdorin gjakun menstrual për ceremonitë në nder të perëndisë Tara dhe konsiderojnë se gjaku i parë menstrual i një femre është ilaçi shërues më i fuqishëm.

Si merret ky,  me pika ? Para apo mbas buke ? smiley

 

 

 Emanuela me duket se e ka thjeshtuar shume ekuacionin me ngjan mua. Galeria e gruas nuk ka qene kurre kaq e thjeshtuar tek nena dhe shtriga se i bie qe burrat pastaj do ndaheshin vetem ne incestuale dhe diabolike. Ne jeten reale ka pasur nena, kalamaqere (femra), vasha te reja (virgjeresha apo jo) qe u kendohej, ka pasur shen Magdalena qe urreheshin dhe hetera qe respektoheshin, ka pasur Kleopatra dhe shatra-patra, por sidoqofte personazhet e jetes se perditeshme kane qene te shumellojshme, ndersa shtriga ishte e pranishme ne shoqeri po aq sa te themi eshte sot nje astronaut.

Edhe nese flasim per boten mitologjike Nenes i kundervihej Njerka, ndersa Shtriges i kundervihej Fata apo Zana a di une si quhej. Pra Nena-Njerka ishte familja, ndersa Zana-Shtriga ishin femrat e pamartuara qe kishin biznesin e vet. smiley Por prape dhe ketu kishte ne mes Kesulkuqe, Borebardha, e plot motra te dhemshura e plaka shpirtmira qe e kishin shtepine ne mes te pyllit e dinin te gatuanin supa te mrekullueshme.

Pjesa e dyte "Ne shekuj" eshte thjesht patetike pastaj, gje qe me beri te mos e vazhdoj me tutje leximin.

Tani, meqe i beme edhe gjithe kete koment, kush eshte kjo Emanuela Perri ihere? 

 Ufffffaaaaaaaa! Po gjeji titull te pakten o shtellunge!

Psh: "si te besh nje kalimtar krejt te pafajshem te humbase vullnetin per te jetuar!"... dicka te ngjashme...

Psh: "si te besh nje kalimtar krejt te pafajshem te humbase vullnetin per te jetuar!"... dicka te ngjashme...

Me duket se sekretin e kesaj e di vetem M. Night Shyamalan kur beri filmin "The Happening" smiley

 

Kujtdo femre mund t'i ndodhë të pyesë: Çfarë do të thotë të jesh femër në shekullin e 21-të?

Nuk e di, po kjo pyetje me solli instiktivisht ne mendje nje sekuence dhe dialog fantastik nga filmi Funny Bones (1995). Skena eshte e tille, Jack Parker (Lee Evans) eshte komedian, por edhe pak si "i mete" dhe qendron perballe nje psikiatri, i cili i drejton ca pyetje "te thella". Dialogu i shkurter eshte ky:

Psikiatri: Ku ke lindur?

Jack Parker: Ne Blackpool.

P: Perse pikerisht ne Blackpool?

JP (mendohet pak): ............Doja te qendroja afer nenes time!

P: A ke jetuar gjate gjithe jetes tende ne Blackpool?

JP (mendohet akoma): hm.........akoma jo!

Po pikerisht pra, femrat (jo te gjitha ama, pak, shume pak prej tyre; ato qe bertasin me shume) e sotme grumbullohen rreth njera-tjetres ne mars per te festuar (ansnjehere nuk e kam marre vesh kuptimin e "festes"!) si puna e atyre grupeve AA - "group hug"-se, dhe me e bukra eshte qe rrine e degjojne me sy hapur e marrin mend nga pikerisht me budallackat qe kane mundur te nxjerrin.

modestisht. me shume respekt per femrat, por ama dhe ato te mundohen NJE CIKE FARE qe te respektojne veten ne rradhe te pare. Se emancipimin ua dhane meshkujt, progresin ua dhane meshkujt... gati te gjitha arritjet e tyre ne emer te "femres", ua kane arritur/orfuar meshkujt. Tani, ka njecike respekt njeriu per vete, apo jo? e jo; te gjitha femrat jane budallacka dhe i bejne vetes pikerisht pyetjen qe ka ne mendje ajo tralalaja italjane.

smiley Nga ju ketu me siper ka ndonje qe s'ka rastisur ne nje ambient (jo domosdoshmerisht ne shtepine e vete) ku thone: "Pusho se je goce! " ?

 Mbase kjo s'ua vret shume veshin juve qe keni shkruar . Fundja s'jam e sigurte qe po te isha ne pozicion ku te tjereve t'u injektohej respekti qe ne femijeri per mua, une do luftoja qe te çliroheshin nga kjo zgjedhe.Tani del dhe qe paska qene altruizmi mallengjyes i meshkujve qe u ka hapur syte smiley

 Po ty a te ka rastis ndonjehere te te thone: Ik ere, se ti je burrre e nuk merr vesh nga keto muhabete? smiley

Jo, po kjo me duket nje fraze qe e thene nga femrat do kompleksonte vetem nje femije me prirje homoseksuale smiley

 Kurse mua ky me duket nje nga ato argumentat e pakuptimte qe femrat thone kur nuk dine si te pergjigjen, me qellim qe ta nxehin tjetrin dhe ta bejne te nderroje argument duke kaluar ne vetmbrojtje agresive. Dhe pastaj te thone te kenaqura "jo po hajde dhe aresyeto me burrat!" nderkohe qe tema ka rreshkitur prej kohesh nga aresyetimi fillestar.

Iris, po pse i merr gjerat ashtu ti?

Po psh, rastiske perdite ti ne ambjente ku djali i thote s'emes "pusho ti, se je grua"? Se eshte kollaj t'i merrni gjerat gjithmone personale... por fundi i fundit, duhet te kuptosh, dhe PRANOSH nje gje kaq te thjeshte sa kjo: qe kush eshte harbut, eshte harbut dhe pike, ne lidhje me femrat apo pa to.

E di nje gje ti? per nje artikull te ketille 8 marssi do ta kisha shkruar une per ty si femer, dhe do ta kisha bere monumental. dhe pa e nisur aspak me ofendime te ketilla; qe ju i kaloni kaq thjeshte e kaq kollaj poshte, a thua se ju lavderoi dhe ju rriti vlera kjo tyrlyfycka italjane; si puna e "cdmth te jesh femer ne shekullin e 21"!!! A thua se ti nuk e di se cdmth, a thua se ne nuk e dime, a thua se na u mpine shqisat te gjitheve ne dhe duhet te fillojme e te tarallosim zinxhire dokrrash te atij lloji. Pastaj, le te mos e perkufizojme femren me nje artikull. cmendemi pas tyre dhe do luanim mendsh fare pa to. 

Te te bej nje pyetje direkte? te sinqerte ama.

S'e di çfare i ke pare artikullit ti, ose si e ke kuptuar. Ajo qe quan tyryfyle (pse tyryfyle vetem sepse s'je dakort?), ka bere nje analize/ese duke u bazuar ne disa libra, ti patjeter qe mund ta kundershtosh nese ke X libra te tjere per reference. Aftesia permbledhese e gjerave ne kete artikull ishte arsyeja pse une e solla, sepse kur shoh artikuj te shkruar nga gazetare shqiptare per femrat, me duken pa krye e pa fund dhe pa asnje informacion per mua.Artikuj kafeneje me pak fjale. Kaq per artikullin sepse kurioziteti u nxitet njerezve sipas interesave (shiko Koth me siper smiley&nbspsmiley.

 Sa per shprehjen qe shkrova une, e mora vetem per shembull, sepse te tilla  shprehje dhe akoma me keq sjellje ndikojne ne formimin e gocave qe kur jane te vogla, ndaj eshte mese normale qe te mos kene te njejtin vetebesim apo respekt per veten kur rriten (ate qe ti teorikisht pretendon, por qe praktikisht u ndikoka nga kaq shume gjera). Te njejtat shprehje nuk i ndikojne njesoj nje mashkulli kur eshte i vogel sepse ne shoqerine shqiptare(dhe jo vetem) ka familje qe kane nga 5 goca vetem e vetem qe te bejne nje mashkull, ç'i beri nje fjale atij kur gjithe shtepia e mban ne pellembe te dores mjaft te hape gojen?

Po te bej pyetjen dhe merre si te duash pra o Iriso.

Ty te ka ndodhur t'ja besh vetes kete pyetje: "Çfarë do të thotë të jesh femër në shekullin e 21-të?"

Tani kuptoje si te duash artikullin. Dhe po, kam pershtypjen qe gjithkush qe po gjurmon per informacion, do te mbushej e derdhej nga uikipidja apo guugell buuks.

Thanks for listening Seatle.

Zotrules une dhe ti shohim perdite gra/femra qe u perkasin dy vendeve te ndryshme. Shumica e grave qe une shoh perdite s'e kane te njejten ide te te qenit femer qe kam une. Ky s'eshte  aspak problem nese keto jane te lumtura , u rrezaton fytyra dhe kane mireqenie shpirterore. Por duke qene se deri tani kam takuar me shume nga ato qe te qenit femer e shohin si mallkim, te cilit nuk ke çfare ti besh, atehere ate qe ke ti dhe une te qarte mbase ato s'kane mundesi ta shikojne ne te njejten menyre.

Do thoja dhe me po te tjerat gjeji ne vikipedja, kot te lodhem smiley

Iris, me kuptove dot ne ato qe thashe?

Po, shoh dhe une femra ketu perdite... dhe ja qe ku punoj une, veri shume zakonisht shoh femra si te damllosura gjithandej... dhe boll te dalesh dhe nje te premte perjashta, dhe i shef femrat si harbojne, po cmendurisht fare, sa te te duket Blloku i famshem i Tiranes si vend i shenjte pelegrinazhi. Dhe ja qe nuk te them dot se "ja ku i ka cuar emancipimi keta"... sepse Iris, nese e keni me te vertete mendjen te emancipimi dhe te drejtat, e drejta eshte e ndare nga individi, si koncept, dhe individi duhet t'i gezoje te drejtat pavaresisht nga gjinia.

Personalisht te kuptoj fare mire me kete qe ke thene me siper. Por ja qe une qenkerkam mashkull, dhe ti duhet te me shohesh apo lexosh me mosbesim ato qe them une... ndoshta te duken qesendisese apo tallese; dhe mos me thuaj qe ky nuk eshte gabim. Por me beso, eshte komplet e kunderta, dhe une gjerat i kap nga fillimi njehere, pastaj dua t'u zhbiriloj shtresat e poshtme.

Psh, jane te drejtat e njeriut, Iris. Sikur te drejtat e njeriut te respektoheshin tamam, nuk do kishim folur hic per te drejta te grave apo emancipim. Pro a u ben pershtypje grave ky fakt? - po, nje numri te mire syresh, u ben. Nuk ndizet makina duke e shtyre perpjete rruges, por tatepjete(me thote nje mendje tani) coku eshte me e lehte.

Te siguroj qe ka femra te arritura dhe qe e ndjejne respektin edhe ne Shqiperi sic te siguroj qe ka femra ketu ne Angli, (shume me shume se ne Shqiperi) qe do ju benin te zinit koken me dore, dhe ndoshta do t'u jepnin gezim per jeten dhe faktin e te qenit femer atyre qe, sic thua ti, e shohin si mallkim.

atehere pyetja shtrohet: cdmth te jesh mashkull ne shekullin e 21. beje si eksperiment e dashur, - jepu meshkujve ndonje artikull te ngjashem(te shkruar nga nje mashkull), dhe do e shihje reagimin e tyre (tonin) pastaj.

 Iris,  e di qe me pelqejne ato mendime  qe  thoni ?

Emanuela ka nis per nje esse e i ka dal paksi qullet -IMO. Mr. Zotrules [dhe te tjeter me pare] kane nje good point, qe duket thjeshte; autorja duke u fut ne shekuj eshte futur ne qorrsokak. U kap pas 2 klisheve e nuk diti nga te dale apo si te dale... por te offendon inteligjences.

Une them ky artikuj ishte humbje kohe per t lexuar. Nuk ishte nje "udhetim ne kohe" por gjeneralizim as simple sa duket se eshte per simpletons. Nuk me impresioni fare.

Eshte a pamundur qe ne 2 faqe A4, te "vraposh neper shekuj" te merresh me Tabu, me shtriga, me rritje personale me gjarpin e me Pupa [te flutures] e te shpalosesh c'o nji femer.

Falenderoj Irinen per perkthimin. Por Emanuela has over-reached a bit [well a lot, lol] e mund ti cojme nji leter ta rishikoje esene. A ta beje me the gjate e ti permbledhe t'gjithat per femren [ssa vellime duhen] ose ti rrije nje eseje e te merret me te vertet c'do te thote te jete nje femer, pa gjaqe-shtriga-agrume e me burra qe gjuanin a gra qe piqnin geshtenja.

-------------

Tani sa me fut ni ukj ne mes t'deleve jo per gjo smiley

Now...mire qe grune a quajme te shfrytzueme, kercenueme e te rrezikume, por une e shoh ndryshe.

Gruja- pune shpie [palle ariu-do e shohime me pas pse] bujqesie, larje, gatime etj.

Burri- gjueti!

Me la rrobat ne breg t'lumit apo me gjujte ariun-tigrin-ujkun e te tjera bisha,kush duket se ka qene pune me e rrezikshme?! Pse nuk thuhet kjo?! C'bejne Lamat a Tibetit me proteinat a rrjedhsme mashkullore?!

E di se ca goca do na thone, por ne breg to lumit mund kishte krokodile...dakort, por stil mua me duket puna a burrave me e veshtire...Ju keni vuajt, por ne kena vujt po ashtu, bile me shume.

Thone qe ka pase burra qe kane vrare dhe mamuthe [thone] e ne paste qene e vertete ne dume me shume recongnition...se nuk ma merr mendja qe ka femer te thote: ti vrave Mamuthin/ gozillen/kucedren e une u lodha qe i dhashe qumesht bebit, fshiva shpine, bera buken dhe rregullava krevatin [bie fjala]

Ne fakt, sic po na del sot, ato kane protestuar ca si shume...e ne themi femrat kane vuajtur me shume smiley

Hm

 Nuk e di pse 8 Marsi kete vit mu duk me qesharak sesa nje vitet me perpara. Ndodhi serisht ai fluksi i artikujve mbi te qenurit grua. Vetem fjale, shuem fjale, me teorite me ekzoktike, mitologjike, grate qe mblidhen per dreka&darka (sidomos ne Alb), rob qe vendosin foto me mamat e tyre ne facebook si me qene dita e nenes, nje tjeter bubble day. Pse vertet duhet 8 Marsi per te celebruar te qenit femer, impaktin qe mund te kesh ne shoqeri, rolin si nene, partner ? Pastaj cfare eshte kjo menyre pasive me biftek e me birra se festuari? Zot sa kane rene standartet, pse duhet te percaktosh te qenurit femer ne varesi te mashkullit, apo te nje trashgimie qe histrokisht te ka dhene nje rol tjeter. Per cfare festohet? Sepse faktikisht eshte arritur shume pak. Nderkohe qe ne perendim mund te permenden disa raste grash qe duhen pershendetur, ne Indi ka ende familje qe vrasin bebet e tyre femra, ne lindjen e mesme femra nuk ka ze, Joz. Topalli e nis fjalimin e saj per I dashur zoti kryeminister (jo se eshte per te marre shembull ajo), apo sa shume impresive eshte perpjekja e gjenerates se re femra ne Shqiperi per te terhequr vemendjen e gjinise se kundert, apo Ruby e Berlusconit. Nuk eshte shkuar asgjekundi, ska pse te festohet, te lihet burri ne shtepi dhe te dalesh me shoqet te festosh. Ky eshte denigrim 8 Marsi. Dhe persa i perket ketij artikullit ketu, nuk e kputova gjithe ate shtjellim te panevojshem kur nuk u arrit te pergjigjej pyetja qe u shtrua ne krye te artikullit sepse ky eshte problemi,  gruaja nuk di me kush eshte, jeton ne ate efektin e crowdrise, sa pak individualitet, sa pak force.... 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).