Ftohma njeriun e kap me kollë e me teshtima, e këto janë të bezdisshme, të zhurmshme, mund t’ia ngjisin virusin të tjerëve, ndaj kërkush s’ka qejf të rrijë gjatë me kë teshtin a kollitet. I sëmuri, fillimisht synon ta zgjidhë problemin me vetveten. Për të mos vënë në siklet të tjerët, ja rri në shtëpi e izolohet, ja përpiqet ta zbusë kollën me ndonjë shurup a çaj të nxehtë, ndërsa teshtimat i mbyt duke zhytur hundët në shami e duke bërë lloj-lloj marifetesh (duke mbajtur frymën, duke pickuar majën e hundës e të tjera gjëra qesharake, si këto).

Mirëpo historia (magistra vitae) rrëfen faktin imponues, që teshtimat e kollitjet kanë vazhduar, pavarësisht marifeteve e shurupeve. Afërmendsh, nuk mjaftojnë hiletë për ta ndaluar përgjigjen reflektive të organizmit ndaj shqetësimeve të brendshme, në këtë rast viruseve që shkaktojnë të flamosurën ftohmë. Duhet tjetër zgjidhje. 

Një zgjidhje qesharake do të qe receta e tiranit, një dikush arrogant që synon të shmangë menjëherë bezdinë. E tillë zgjidhje do të qe psh. lëshimi i një urdhri për të ndaluar me dhunë kollën e teshtimat, apo për t’i kërcënuar, rrahur e përzënë autorët e këtyre gjesteve bezdisëse. Po sot zor se gjen njerëz kaq të trashë e të pasjellshëm (apo ndoshta gjen?) sa të lëshojnë të tillë urdhra, e sërish kjo nuk e ndalon as kollën e as teshtimën. 

Ngjashëm me trupin, që reagon përdhunshëm ndaj sëmundjes, me teshtima, kollë a lemza ndaj shqetësimeve të brendshme, shfaqet dhuna. Ajo mund të shfaqet në rrugë, në zënka e sherre, mund të shfaqet në zyrë, në situata sikletesh e abuzimesh të natyrave të ndryshme, mund të shfaqet në familje, në rrahje e imponime, mund të shfaqet edhe në mënyrë të përbrendshme, vetëshkatërruese, duke nisur prej frustrimeve e komplekseve, te sjelljet abuzive me alkoolin, bixhozin e substancat, e deri te laku i litarit që spërdridhet tek thyen arrzin e qafës të atyre që vetëvaren. 

Në të shumtën e rasteve dhuna s’është gjë tjetër veçse një reagim i pandërgjegjshëm i qenies ndaj shqetësimit social. Sa më i thellë shqetësimi, sa më i fshehtë e i rëndë, aq më i paparashikueshëm momenti, vendi ku ndodh, apo forca me të cilën shfaqet reagimi, teshtima sociale, rasti i dhunës.

Në mënyrën e vet më të pështirë dhuna shfaqet në formën reaksionare (si dhunim i atij që guxon të teshtijë). Ky është terrori, e këtu po i rrimë kuptimit primar të terrorit, aktit që synon të imponojë qëndrim duke ngjallur frikë. Terrori është momenti kur askush nuk shqetësohet për burimin e dhunës, askush nuk shqetësohet për plagën a sëmundjen, por jepet zgjidhja brutale, ndalohet dhunshëm “teshtima”, ndalohet dhunshëm shfaqja e dhunës që burimin e ka tjetërkund. Ky është terrori, ashtu siç shfaqet jo-rrallëherë, i ushtruar nga autoritetet për të imponuar ndalimin “e teshtimës”. Ky është terrori i Berishës në 21 janar, terrori që ushtroi për vjet me radhë Ben Aliu, Mubaraku, e që vijon ta ushtrojë Gaddafi. Por jo vetëm këta. 

Ç’prej dy shekujsh tashmë, një nga fjalët më në modë kur vjen puna për sallone të politikës, është fjala “demokraci”. Në fakt sot, me përjashtim të Vatikanit, Arabisë Saudite, Sulltanatit të Bruneit dhe Birmanisë (Mjanmarit), çdo regjim i botës vetëquhet “demokratik”. Aq shumë i shkon për shtat pushtetit kjo fjalë, sa e përdor edhe Kim Jong Ili i Republikës Demokratike Popullore të Koresë (ajo e tmerrshmja, veriorja), po edhe Obama, e përdor Gaddafi, ashtu si dhe Blairi, e përdor Mubaraku, si dhe Berlusconi, Sarkozyja, Bushi e të tjerë liderë botërorë, së bashku me një tufë politologësh, gazetarësh, e opinionistësh. Së fundi, e përdorin gjerësisht edhe popujt, që nuk e dinë mirë se ç’nënkupton kjo fjalë, po u pëlqen, ndoshta pse ka një tingull të bukur e ëndërrimtar, deri diku frymëzues. Sigurisht që ne, shqiptarët, nuk mund të bënim përjashtim kur vjen puna te moda. Thaçi e Mustafa kryesojnë në Kosovë dy parti të mbiquajtura “demokratike”, ndoshta pikërisht për të treguar se s’janë veçse opozitë false e njëra-tjetrës, dy anë të së njëjtës medalje, dy struktura keqpërdoruese të fjalës, e më pas të pushtetit. Në Shqipëri, “demokracia” është keqpërdorur nga të gjitha palët që kanë mbajtur pushtetin, qoftë ky qendror, qoftë lokal. Asnjë prej liderëve të PS-së, që nga Nano, e deri te Rama, nuk ka pushuar së mbllaçituri “demokraci” gjithë ditën e ditës përballë mikrofonave, e natyrisht, as babai suprem i gjithë demokratëve tanë, Berisha, nuk flet për gjë tjetër. S’kish si të bënte ndryshe ky i fundit, meqenëse “demokracinë” na i ka bërë peshqesh me duart e veta (sic). 

Imagjinojeni një 25 vjeçar në demokracinë tonë. Ai nuk ka kurrfarë kujtimi prej regjimit të shkuar, se ka njohur vetëm regjimin e sotëm. Shpresat e makthet i vijnë prej këtij. Si të mbarojë shkollën e lartë (se kjo nuk vihet në diskutim që mbarohet prej të tërëve), 25 vjeçari flaket në treg. E gjen veten me një diplomë që shpeshherë e ka paguar shtrenjtë, po për të cilën do të marrë një shpërblim fare të vogël. Rrogat mesatare në Shqipëri janë midis 250 dhe 300 eurove në muaj, ndërsa diploma në një fakultet privat (apo ryshfeti në një fakultet publik) kushton sa 30-fishi. Pra 30 muaj do të duhen për të larë diplomën. Ndërkohë 25 vjeçari supozohet të jetë dinamik. Nëpër reklama shfaqet vetëm fytyra e tij, nëpër sportele shohim vetëm atë, ideologjia e do që shpresa gjendet tek ai, apo tek të tillët, tek klasa e “profesionistëve të rinj”. Po kjo është vetëm cipë, realitet iluziv që i përket një grupi tejet të vogël njerëzish. Masivisht 25 vjeçarët janë të papunë, ose të keqpaguar. Profesionistët e rinj janë vazhdimisht të abuzuar në vendet e punës, punojnë pa kontrata, në të zezë. Që të blejnë një shtëpi, profesionistët e rinj do të duhet të bëhen dy, të martohen, të marrin një fajde nëpër bankat private (që do ta paguajnë dyfish), e zor se do të dalin ndonjëherë prej borxheve. Fajdenë kuptohet, nuk e marrin dot të gjithë, po edhe ata pak që e marrin, jo gjithnjë ia dalin të strehohen. Vetëm në janar bankat konfiskuan diku te 130 shtëpi prej atyre që nuk e paguanin dot kredinë. Një marangoz i ri paguhet 250 euro, po aq një avokat i ri, një gazetar i ri, një ekonomist i ri apo një murator i ri. Dhe me fat është ai që e gjen punën (në Tiranë, se jashtë saj shpresa e profesionistëve të rinj merr ngjyra edhe më të murrme). Aq skizofrenike është situata e profesionistëve të rinj, me imazhin promocional televiziv e vitrinës plot shpresë të montuar me photoshop përkundër realitetit kaq zymtak, saqë personalisht mezi pres të bëhem mesoburrë, ndoshta shpëtoj prej mallkimit të të qenit “i ri” në këtë vend.

Rioshët janë pjesa më e madhe e shoqërisë sonë, përderisa mosha mesatare në Shqipëri është diku te 28 vjeç. Ata gjithashtu janë dhe më vitalët. E në rast se perspektiva ekonomike u paraqitet e tillë, natyrisht që mbi ta është duke u ushtruar dhunë. Ata që morën përsipër të ndërtonin një ambient të përshtatshëm për të rritur shpresa e që sot kanë ndërtuar atmosferën më mbytëse për çdo lloj aveniri, ata janë ushtruesit e dhunës. E kur ca nga të rinjtë “kolliten”, kur marrin rrugët për emigrim ilegal, kur zënë zanatet “e papërshtatshme” të kurvës, hajdutit apo edhe vrasësit, kur nisin të alkoolizohen a të drogohen, me një fjalë kur reagojnë dhunshëm ndaj kësaj shoqërie hostile, shoqëria habitet. A kanë të drejtë të “teshtijnë” fort këta të rinj?

Po s’ka vetëm të rinj ky vend. Këtu ka mijëra që në 20 vjet puna i ka shpënë para arbitrave të ndryshëm, para gjyqtarësh e administratorësh, e që s’kanë parë shumë drejtësi. Rasti më tipik është i atyre familjarëve të viktimave të shpërthimit në Gërdec. Lexoja para disa javësh një intervistë të Uran Deliut, një fatziu që në shpërthim kish humbur pesë familjarë të afërt, ndër ta dhe gruan shtatzanë. Jo vetëm që s’ka asnjë fajtor deri më tash për çështjen e Gërdecit, po Urani i shkretë kish mbetur dhe i pastrehë e i papunë, i detyruar të kthehet në Krastë të Martaneshit (prej nga kish ikur dikur për të gjetur Tiranën e shpresave). Atje gërmonte krom në minierat e paligjshme, si shumë bashkëfshatarë të tij. Imagjinojeni dhunën që i është ushtruar atij njeriu, traumën që ka pësuar, e shtrëngimin me të cilin përballet, ndërkohë që në televizion shfaqen video me ministra të cilëve firma u vlen miliona euro. Sa fort ka të drejtë të “teshtijë” Deliu? 

Gërdeci është vula e vdekjes së drejtësisë aktuale shqiptare, ashtu siç është mjerimi masiv vula e vdekjes të prirjes ekonomike që kanë zgjedhur partitë tona gjer më tash. Një shoqëri që nuk ka mundur të japë drejtësi në dhjetëra e dhjetëra raste flagrante, një shoqëri që nuk ka mundur të mbrojë me dhjetëra të vdekur e të vrarë në vendet e punës, në miniera, në ndërtime e në vende të tjera, një shoqëri që nuk ka mundur të dënojë korrupsionin prepotent e që në 20 vjet nuk ka dënuar kurrë asnjë të pushtetshëm ndërsa ka flakur në fatkeqësi mijëra kokëpalarë, një shoqëri që ka krijuar veç shpresa iluzive e që i mbyll të rinjtë nëpër ato kotece që i quan “universitete” vetëm e vetëm që ta vonojë daljen e tyre rrugëve si të papunë, është një shoqëri e sëmurë. E në të tilla sëmundje, “teshtima” është një sindromë jo vetëm e pashmangshme, por edhe e shëndetshme. 

Politika rëndom e gabimisht paraqitet si “arti i zgjidhjes”, apo si “arti i së mundshmes”, apo si “arti i kompromisit”, nëpër tekste që fatkeqësisht sot ua kalojnë ndër duar studentëve. Dhe zgjidhja që ofron politika për këto probleme është reaksionare, e shfaqur si kompromis për të shkuar në zgjedhje, e shfaqur si zgjatje e detyrueshme e lëngimit.

Së fundmi, zgjatjen e lëngimit (dhe gëlltitjen e teshtimës) po na i imponojnë dhe ca ambasadorë që zënë e na tregojnë se si Berisha na paska një votë, njësoj si Rama, apo si unë e si ti. Dakord, or zoti Arvizu, vota kemi nga një, po plumbat kush i ka, e kujt po ia jep ato? Sa vota do të hedhin në kuti Ziver Veizi, Hekuran Doda, Aleks Deda apo Faik Myrtaj?

Ndërkohë ambasadori tjetër shkëmbente mesazhe me “president Kremlinin”, ku ia garantonte zgjedhjen e tij në krye të popullit të Kosovës edhe pse ky i dha vetëm 4% të votave në zgjedhjet që sa u mbajtën, e që më pas akuzonte gazetarët pse po i “ndërhynin në jetën private”. Po pra, zoti Dell, posti publik i kryetarit të shtetit për ty është “jetë private”.

Nga ana tjetër, flitet për demokraci. Epo demokraci pa drejtësi funksionale dhe pa perspektivë të zhvillimit ekonomik nuk ka. Mungesa e këtyre të dyjave e legjitimon reagimin e popullit në çfarëdo forme. Dhuna, në formën e teshtimës tashmë ka nisur të shfaqet nëpër rrugë e nëpër lagje, e po ashtu ka filluar të ngjallet dhuna që ndalon teshtimën, ajo në formën e terrorit (që ka lënë katër viktima, po ka ndërmend të mos ndalet me kaq).

Unë nuk jam apriori pro dhunës. Por nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur dhunën, përpos diagnostikimit të saj dhe dhënies së kurës së duhur. Diagnostikimi, në këtë rast nënkupton një akt tejet të rëndësishëm politik. Nënkupton faktin se gishti duhet vënë në plagë, duhet thënë e vërteta, duhet treguar me gisht mashtruesi e mashtrimi, korruptuesi dhe korrupsioni, duhen nxjerrë në shesh fajtorët. Nuk ka faj pa zot, e nuk ka drejtësi që nuk ndan dot të zezën prej ngjyrave të tjera.

E vetmja mënyrë që dhuna të shmanget është që politikës t’i kthehet sensi. Politika nuk është “art i zgjidhjes”, po art i shtrimit të problemit. Politikani i vërtetë nuk është ai që mban kolltukun dhe spërdridhet rrotull argumentave të parëndësishëm, por ai qytetar që di ta shqiptojë qartë problemin e vet. Politika nuk është “art i kompromisit”, por art i konfliktit. Nuk ka kompromis të së vërtetës me mashtrimin, të ndershmërisë me vjedhjen, të dlirësisë me njollosjen. Këto duhen shtyrë tej. E së fundmi, politika nuk është “art i së mundshmes”, po art i së pamundshmes. Politikan është ai që është në gjendje të shohë një të ardhme të mirë, edhe pse kjo i paraqitet si e pamundur për t’u shtënë ndër mend. Ai që refuzon termat e “tregut”, “korrektesës”, “modës”, “integrimit”, e të tjera budallallëqe pa sens si këto. Ai qytetar që realitetin nuk heziton ta shohë të sëmurë, ashtu siç është, ai që nuk e mbyt “teshtimën” e tij. E mbi të gjitha, ai që e kupton se armiqtë e fortë nuk mposhten dot vetëm, ai që tejkalon barrierat e vetvetes dhe shkon e kërkon zgjidhjen tek burimi i problemit, pra tek shoqëria. Ai që ka guxim të vërë në diskutim atë që “shkolla” ia jep si të mirëqenë, ai që vë pikëpyetje mbi sistemin ekonomik “privatizim, privatizim, privatizim”, ai që nuk i beson ata që flasin për “pushtete të pavarura” e për “barazi para ligjit”, ai që, në bashkëpunim me të tjerë, del prej falsitetit të zgjedhjes mes opsioneve të lëngatës, e shqipton zëlartë alternativën e re, atë të shërimit (tani, e jo kur të vijnë zgjedhjet). 

Marrë nga ResPublica

14 Komente

Nje shkrim real dhe i gjalle per kohen qe jetojme.Asnje reagim nuk ndodh,edhe pse perdite faqet e gazetave mbushen me mllef,kundra ketij realiteti absurd.Politikanet,aq me teper vecse nderrojne pozicionet dhe kolltuket.Druaj,se keto ''SHTETE'' 20 Vjecare nuk kane as me te voglin presion,se paku nga masivi popullor.Ndersa,edhe nderkombetaret po bejne palle tek ne,duke na kultivuar permes reformave te ashtequajturin sistem te demokracise....

Aksion, Arber. E beni dot? Jeni te rinj, energjike, me shpirt e zemer e bote, beni dicka. Ju qe arrini te shihni pertej traumes se perditshme, beni dicka dhe per njerezit qe ndihen te tradhetuar dhe sdine pas kujt te vene...

Perndryshe lini "babane" te beje ligjin te oxhaku i kulles.

Ne shtetet e lloit te Lefqenise si tek ne ,ka vetem nje lloj te drejte .

Te protestosh si Kone .Por gjithashtu ka edhe nje te drejte Hyjnore per Qente , pasi te digjojne  te lehurat e KONEVE .....ham ham ham ham , te kolliten  dhe te teshtijne duke Lehur .... HUM HUM .....  pas pak do ndigjosh qe konet do ikin duke kuisur ..au...au...au... duke pritur ushqim nga ndonje shites i specializuar me ushqim pe jashta shtetit .

S' ka asnje zgjidhje per MALOKUN . Vetem shkruajani ne tabele me te Madhe thenien e N.HOTIT ! Ai nuk hyn tek asnje lloj Ligjesie per njerez normale ! Biles pas artikujve ne shtyp ai Leh me shume ! Thenia ala Nostradamus e Hotit U PROVUA ! Dhe duke e perkthyer Vrasjen nga Metafore ne shprehjen Reale "  DHUNE " per ta zbrite nga Kali te gjithe te tjerat jane vertitje e gurit te mullirit pa dhene asnje gram miell . Fjalorit te Shqipes edhe sikur ti bashkosh te gjithe Fjaloret e Botes nuk gjen dot me fjale te Reja per te thene per ate Moster !

Në të shumtën e rasteve dhuna s’është gjë tjetër veçse një reagim i pandërgjegjshëm i qenies ndaj shqetësimit social. Sa më i thellë shqetësimi, sa më i fshehtë e i rëndë, aq më i paparashikueshëm momenti, vendi ku ndodh, apo forca me të cilën shfaqet reagimi, teshtima sociale, rasti i dhunës.

 

...eshte e ralle te  shikosh  gazetare  te promovoje dhe justifikoj dhunen...

“Nonviolence doesn't always work -- but violence never does.

Por edhe me e rralle eshte te gjesh ne internet nje komentues qe te jete ne gjendje te arsyetoje akuza per promovim apo justifikim dhune. Ne pergjithesi gjen vetem pordhe, fenda te vockla fare, pak a shume si ky komenti jot, kaposh.

Edhe ai qe ka palosur dy vete atje ne Gjermani, nga ndonje shqetesim social e ka pasur dhe pastaj i ka dale si reagim i pandergjegjshem. Edhe lacat e Tirones qe rrihen e vriten per hic gje, reagim te pandergjegjshem e kane per shqetesime sociale... Ku e ka marre diplomen psikodhogut ky mre?

Po mire, komshiu qe vret konshiun per ceshtje pronesie, nuk eshte fare reagim i pandergjegjshem ndaj kasaphanes se ligjit me pronat? Gjaqrat qe vazhdojne e zgjidhen me kanun e vetgjyqesi, nuk eshte dhune qe eshte reagim ndaj maskarallekut dhe pafuqise qe ekziston ne sistemin e drejtesise? Nje baba qe vret veten, nuk eshte reagim i pandergjegjshem ndaj krizes se papunesise? Nje baba qe pin e behet byth e pastaj rreh kalamajte, nuk eshte reagim ndaj se njejtes gjendjeje fatale? Nje tjeter qe ia kerrcet per ne emigracion e i le kalamajte te rriten pa ia pare nje here fytyren, e pa e njohur ndonjehere dashurine aterore, nuk eshte reagim ndaj shqetesimeve sociale?

Mire autori qe s'paska dipllome psikologu, por kur jane bere edhe majmunet me kompiuter, thuaj. Apo, ti ke kredenciale psikologu, dhe kundershtimin e kishe tip teknik, medemek, e jo thjesht kuterbim?

Kikiriki ...

...eshte e ralle te  shikosh  gazetare  te promovoje dhe justifikoj dhunen

Nuk flitet per dhunen e njeriut ndj njeriut . Ate e ushtrojne njerez Mostra si Berisha .  . Lexoje mire . Flitet per mostra . Ose ja nje shembull . Psh zotrote perfytyroje veten njeri dhe Saliun si Kaposh . Kaposhi te vjen te haje grurin qe e ke hapur mbi carcafe . Ti cfare do besh ? Do i cosh pula per ta zbutur , apo do e qellosh me gure ?

Me fal Kaposh , po pyetjen me  varietet njerezore , e bera  sikur ti mendon si NJERI . Mund te vazhdosh te mendosh si kokosh smiley

E Bulo qe me ike .E sheh c'ke lene !

Arber, faleminderit per kete shkrim.. por po psheretij dhe une  tani sic kam psheretire shume here per keto qe ke pershkruar ti.. pyetja ime eshte a ekzistoni potenciali qe politika e sotmme te shkoje drejt arsyes ...smiley

Artikulli me i mire qe kam lexuar nga Arbri prej kohesh - informativ, i arsyeshem, koherent, praktik, s'di c'mund te kerkojme me shume.

Sigurisht, qe dhuna subjektive e kokpalarve eshte hark reflektor ndaj dhunes sistemike...Por perse zgjedhin ta injorojne kete kokatmexhel?

Kjo duhet kuptuar mire dhe ka bere mire Zajmi qe e ka theksuar. Duhet demaskuar ajo dhune qe nuk na e kap syri, por qe ekziston ne formen e Shtypjes se mospolitikberjes per qytetarin, ne formen e sundimit te oligarkive, ne forme te injorimit te zerit te padegjuarve, te margjinalizuarve, te shtypjes e shfrytezimit, te karshillekut te nje pakice ndaj shumices..

Po degjoja nje Vox Pop se fundmi, ku gazetarja u shtronte pyetjen njerzve ne rruge; A do te ulet kriminaliteti i rruges nga vendosja e kamerrave neper rruget kryesore te kryeqytetit?

Pergjigjet ishin te ndryshme, pothuaj se askush nuk mendonte se do te zhdukej kriminaliteti..

Gati gati sistemi po e shtron ceshtjen e dhunes e kriminalitetit si nje ceshtje teknike, dhe po injoron teresisht tensionet padrejtesite sociale si gjenerues te Dhunes..Po tentohet tu gjehet zgjidhje duke ndertuar mure kryeministrore gard(h)istesh..po tentohet rruga e getoizimit..

Me pelqeu nuanca programatike. Duhet me teshtite me shpesh.

 Tani nese e marim Shqiperine si shembull dhe arrijme te japim perkufizime per politiken ne pergjithesi, i bie sikur ta marim nje lavire me mini fund dhe me pas te themi se ja, te gjithe femrat me mini fund jane lavire! Nuk besoj se Shqiperia ka lidhje me demokracine. 

 ".... Rasti më tipik është i atyre familjarëve të viktimave të shpërthimit në Gërdec. Lexoja para disa javësh një intervistë të Uran Deliut, një fatziu që në shpërthim kish humbur pesë familjarë të afërt, ndër ta dhe gruan shtatzanë. Jo vetëm që s’ka asnjë fajtor deri më tash për çështjen e Gërdecit, po Urani i shkretë kish mbetur dhe i pastrehë e i papunë, i detyruar të kthehet në Krastë të Martaneshit (prej nga kish ikur dikur për të gjetur Tiranën e shpresave). Atje gërmonte krom në minierat e paligjshme, si shumë bashkëfshatarë të tij..." 

  Ne mos gaboj, sikur u tha se qeveria i demshperbleu keta qyqaret.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).