Së fundmi listës së atentatorëve të Vlorës në dhjetvjeçarin e fundit kryesuar nga Sali Berisha, Fatos Nano, Genc Ruli, Lufter Xhuveli po bëhet gati ti shtohet edhe emri Sokol Olldashi.  Ky i fundit  qartësisht në bashkpunim me Berishën dhe Rulin (kur ishte ministër ekonomie) paraqitet me shkallë shumë të lartë rrezikshmërie jo vetëm se goditja që pritet të jepet prej tij është dërmuese në mos përfundimisht vrastare, por edhe se lëvizjet e grupit të atentatorëve, ku Olldashi ka rol kryesor, janë shumë të kamufluara dhe të shoqëruara me mashtrime të mëdha, duke synuar të krijojnë një psikozë perverse që atentati i duhet bërë Vlorës, se është në të mirë të saj. Stafi i Olldashit tashmë në një konspiracion të plotë po përfundon atentat-kontratën sipas të cilës Gjiri i Vlorës në det dhe në stere prej qindra hektarësh në vend të pyllit të Sodës mbi të cilin pritet të bjerë sharra, i jepet në përdorim për 30 vjet pa pagesë një kompanie të huaj, të quajtur Zumax për të ndërtuar aty një super port e platfomë konteinerësh. Biznes do pyes dikush, pse atentat? Atentat vrastar i pastër, fare i pastër. I vetmi ndryshim ëshë se në vend të plumbit vrastar përdoret helmi me vdekje të ngadalshme. Helm i prodhuar në përmasa shkatrimtare prej ngarkim shkarkimit e transportimit të 3 milion konteinerve në vit ,që do të thotë 10,000 konteinerë në ditë, pra e barabartë mesatarisht me 10.000 maune në ditë, që do çajnë mespërmes lagunës, ullinjve e banesave të vlonjatëve. Lexuesi për të patur një përfutyrim më të qartë të ketë parasysh se ky volum i këtij projekti përbindësh është 200 herë më i madh se ai i Portit të  Durrësit, 8 herë më i madh se i Portit të Selanikut dhe 2 herë  më i madh se i portit të Pireut. Dhe ky përbindësh ngjitet bash në fustanin e bardhë të Vlorës, mbretëreshës së turizmit, e promovuar si e tillë nga Qeveria, që teksa po përfundon termat e kontratës për Portin përbindësh (e cila mund të firmoset prej saj tinëz gjatë fushatës së rradhës së zgjedhjeve) vazhdon me fallcitet tw frikshwm të promovoj e inkurajoj, vlerat e mëdha turistike të Vlorës, duke nxitur kështu vlonjatët të vazhdojnë të derdhin para për turizëm, para që jo menjëherë por për pak vite do të kenë fatin e parave të hedhura në piramidat e vitit 96-97. Lexuesi nuk mund të mos njoh dhe faktin që Vlora si asnjë rreth tjetër i vendit thuajse i gjithë territori i saj detar e toksor me përjashtim të qëndrës së banuar, është zonë e mbrojtur, qysh nga derdhja e Vjosës deri në Llogora. Së fundmi edhe fundi i detit në Gji të Vlorës (Parku nënujor i Karaburunit) për vlerat  unikale që ka për gjithë Mesdheun është shpallur zonë e mbrojtur. Të vrarët e pritshëm nga ky Port- përbindësh që Olldashi po bëhet gati ti hap derën e Vlorës janë të shumtë, janë qindra e qindra e mijra të punësuar e familjet e tyre në sektorin e turizmit, dhe sektorët e tjerë në shërbim të tij, qindra të punësuar e familjet e tyre në peshkim, apo bujqësi, qindra të tjerë konsumatorë thjesht që jetojnë pranë zonës së këti porti të stërmadh.  Super tankerat në Gji të Vlorës që do vjellin tymin e helmët të naftës bruto të djegur prej tyre në ajrin e pastër të Vlorës, që do të derdhin mbeturinat e naftës në Gjirin e kaltër të Vlorës, do vrasin zogj, pelikan, peshq, do të zhdukin koralet e posedonian, e së bashku me helmin e skarpamentove të mijra kamionve rrugëve të Vlorës do shkurtojnë tmerrësisht jetë njerëzish, duke e kthyer qytetin e Vlorës një qytet me plagë të rënda e në agoni. Miliona e miliona euro të gjeneruar nga stërmundimi i vlonjatit të hedhura në sektorin premtues të turizmit apo në rezervate peshku, ullishta etj do të zerohen. Pritet që së shpejti kjo mënxyrë të marr firmën e Olldashit. Ngjitur me mënxyrën e Olldashit një tjetër mënxyrë ka firmosur ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, duke hequr nga territori Vlorës 500 hektar tokë në bregdet për tja dhënë në përdorim cilitdo që do të bej aty çfarë të doj, duke përfshirë dhe industri të rëndë, duke mos përjashtuar dhe përpunim plehrash. Kjo është quajtur zona e lirë, që në fakt është zona e kapur. Cilido mund të sjell aty mijra Kinez, a Sudanez, Etiopian apo Kamboxhain. Është po ky atentator që i këputi për gjithmonë një copë trupit të Vlorës, plot 18 hektar plazh, duke ja dhënë një biznesmeni Italian të quajtur Guido Ottolenghi, apo kompanisë së tij Petrolifera. Po ky atentator firmosi ndërtimin e monstrës së TECit duke i hequr Vlorë dhe 10 hektarë të tjera plazh e pyll. Ajo që dihet është se projektues i kësaj masakre është Fatos Nano, Ruli është egzekutori. Dhe prap ky atentator i rrezikshëm ka firmosur që thuaj e gjithë hapsira kullusore dhe e pylltarisë e gadishullit të Karaburunit dhe maleve të Lungarës e Shashicës   në lindje të Vlorës t’ja japi në përdorim disa Siçilianëve për të ndërtuar në gjithë kurorën e Vlorës nje super gardh çeliku me turbina ere për të prodhuar energji e për ta shitur në Itali, a thua se era qënka mbaruar në Itali dhe kjo pasuri paska mbetur pa u shfrytëzuar vetëm në Karaburun. Por grupi i atentatorëve dëshiron që atentati në Karaburun  duhet bërë plotësisht i suksesshëm. E këtu çfaqet me rol një tjetët aktor-atentator, Arben Imami, quhet. Kanë mbetur një dyzinë gërmadhash ushtarake në Karaburun, për hir të së vërtetës në pikat më turistike të Gadishullit, pranë gjireve të vogla, perla të vërteta të Mesdheut, si Shënvasi, Shënjan, Shëndre, Gram, Vrale (Palasë) apo në pika dominante si Ravena, Maja Korres etj, të cilat po tentohet të privatizohen me shpejtësi. Edhe pse para se regjimi komunist të ndërtonte këto baza ushtarake këto toka kanë qënë pronë shekullore e Dukatasve tashti jo vetëm ndërtesa, por dhe dhjetra hektarë tokë bashkë me to, janë piketuar për t’ja dhënë bashkpuntorëve të Imamit e Co. Pronarët autoktonë janë injoruar në proçesin e privatizimit, se ata nuk i kanë letrat, letra të cilat Qeveria duhet tua jap, dhe që për ti vjedhur për vehte nuk ju a jep.  Akoma nuk dihet kush është atentatori i një tjetre masakre, i ngritjes së një plehrishteje për qytetin e Vlorës e të Orikumit (pse jo dhe përtej kufijve tani që ligjin e importit të mbetjeve e kemi) bash midis Orikumit dhe Qytetit të Vlorës.

Dhe nëse i hedh një sy asaj që i mbetet Vlorës nga kjo masakër është Babica, territorri i fundit ku prehen banorët e Vlorës.  Ndër të gjithë këta “togerë” që kanë kryer e kryejnë atentate vrastare pjesore ndaj Vlorës është një person që është pjestar pa përjashtim në të gjitha vrasjet dhe ky është “Kolonel” Berisha.

Vlora nuk ka rrugë tjetër veçse të rezistoj fort ndaj operacionit të vrasjes totale të saj, rezistencë të cilën e ka shprehur në historinë e saj shekullore, ose ndrysshe të dorzoj Flamurin që përgatitet ta ngrerë në 100 vjetor e të rroj e turpëruar, e poshtëruar, e përdhunuar ditët që i mbeten.

27 Komente

Do ta kerkojme Vloren, gjeneral...por do bredhim si cifuti neper shkretetire..

Lexuesi për të patur një përfutyrim më të qartë të ketë parasysh se ky volum i këtij projekti përbindësh është 200 herë më i madh se ai i Portit të  Durrësit, 8 herë më i madh se i Portit të Selanikut dhe 2 herë  më i madh se i portit të Pireut.

Me fal, por ky eshte lajm shume i mire! Nqs. kane bere projektin e impaktit ambiental s'do te kishte asgje te keqe qe te ndertohej.

Une mendoj se keto jane ceshtje te cilat nuk duhen trajtuar pa patur referenca studimore.

Autori shkruan me nje ton alarmant. Ne rregull, mund edhe te kete te drejte, po ku bazohet per te bere keto pohime.

vazhdon me fallcitet tw frikshwm të promovoj e inkurajoj, vlerat e mëdha turistike të Vlorës, duke nxitur kështu vlonjatët të vazhdojnë të derdhin para për turizëm, para që jo menjëherë por për pak vite do të kenë fatin e parave të hedhura në piramidat e vitit 96-97.

Per cfare parashe e ka fjalen?! Per ato parate qe kane perdor per te ndertuar aty ku nuk duhej te ndertohej, duke shkaterruar panoramen e qytetit e rrjedhimisht duke u bere vete ata promotore te shkaterrimit te asetit kryesor qe kane: natyres?!

Pastaj, kur flasim per ate te famshmin pyllin e sodes, pse harrojme gjithmone te flasim edhe per shkaterrimin e tij fale hedhjes se inerteve e te lloj lloj plerave nga ana e vete qytetareve te Vlores?

dmth sipas teje, meqense eshte dhjere pak nga qytetaret, ta dhjesin dhe varrosin perfundimisht Pushtetaret. Se keto projekte gjigande kete bejne dhe argumentat perse e bejne i ke ne shkrim..

Jam dakord qe te dhenat duhen marre me rezerva pasi nuk kemi informacione te bollshme por per mua shqetesimi qe ngre duhet marre seriozisht..

dmth sipas teje, meqense eshte dhjere pak nga qytetaret, ta dhjesin dhe varrosin perfundimisht Pushtetaret.

Jo, nuk po them kete, por do te ishte mire sikur autori i shkrimit e shume te tjere si ai qe kane vene kujen tani e ne kohen e ndertimit te petroliferes te tregohen nje cik me te pjekur dhe te mundohen te sensibilizojne qytetaret edhe per ate shkaterrimin qe ata vete kane bere, se eshte i permasave teper te medhaja.

Ky na u qaka per rrezikun qe i kanoset pyllit te sodes e harron se pylli i sodes ka kohe qe ka ikur per lesh.

 Nqs kjo eshte e vertete, kjo eshte per et pershendetur. Kjo eshte kosto qe duhet paguar, ne interes te rritjes se mireqenies se pergjithshme, ne interes te zhvillimit. E ç'i ka gjetur grekerit, me portin e Selanikut, por vetem vjelin para prej tij, e ç'i ka gjetur holllandezet me portin e roterdamit, qe eshte me i madhi ne evrope, vetem se kane perfituar prej tij. Duhet te marre fund nje lloj puritanizmi qe kemi ne ndaj vetes dhe naryres.. Te gjithe jemi ne je mendje, se pse kjo qeveria jone, nuk po ben gje perse mbari, pse nuk hap vende pune, apo pse ne nuk prodhojme gje, por vetem importojme. Te drejte kane, por zhvillimi e ka nje kosto, ndaj ambientit. Detyra jone eshte qe keto kosto, ti minimizojme, dhe vendin ta zhvillojme.

sipas llogarive te te famshmit Ing. Xhevahir Ngjeqari, nga nderimi i ketij porti, te ardhurat  ne buxhet do te riteshin, te pakten me 500 milion evro ne vit. E pra jane goxha para.

Grekeve nuk u ka ngel Selaniku per tu mbajt lart Turizmin..Kane me qindra vende te tjera..Ne Dy vende te flamosura kemi dhe u turremi si te babezitur...Ka disa rruge per ta kerkuar zhvillimin dhe nje nga ato, te indikuara per shqiperine, eshte Turizmi..Gjiri i vlores eshte shume i vogel per ti mbajtur te dyja rruget..

 Albano, gjonat bohen me laps ne dore. Bohen llogarite, ku fitohet me shume???

Me ate turizem, anakronik qe bejme ne, jalla te fitohet nja 100 milion evro, flas per zonen e Vlores, kurse me ket tjetrin, besoj se fitohet me shume. Nga turizmi fitojne vetem individet, kurse me ate tjetrin edhe individet edhe ne, dmth shteti. Nga turizmi shteti, ne, nuk fitojme asnje lek, pasi ata, me perjashtim te hoteleve, nuk paguajne fare.

Prandaj ka kosto zhvillimi, edhe per keto gjona.....

Ajo puna e lapsit vlen edhe si kunderargument per mosndertimin e portit..Nga puna e turizmit fitojne te gjithe, ne forme taksash dhe hyrjes ne ekonmi. Madje eshte forme e paster fitimi..Potencialet turistike te asaj zone dihen. Qe nuk eshte administruar mire ky potencial dihet, por edhe qe mund te kete nje perspektive per te ardhmen dihet. Dihet gjithashtu qe projekte te tilla e varrosin perfundimisht kete te ardhme..

Turizmi është më afër njerëzve, dmth "neve", gjithmonë. Një krijesë e tillë përbindëshe industriale, shërben për t'i alienizuar njerëzit, dhe afër një qyteti, një gjë e tillë, për vetë karakterin korporativ që do ketë, është si mish i huaj.

p.s Në Selanik, deti afër portit, mban era mt. Literalisht. Do që të mbajë erë kështu edhe Vlora?

 

 Nuk dua te shtoj teorite konspirative, po me duket pak si e cuditshme qe nje projekt madhor si ky te behet nga nje kompani qe liston 2 adresa kontakti ne faqen e vet ne internet. Nje adrese ne Zvicer (po box) dhe nje ne Shqiperi (apartament) . Dhe i kane bere aq reklami ketij projekti ne faqe sa dhe ato 2 projekte te tjera te listuara aty dalin ne hije, biles dhe "detajet" per ato 2 projektet e tjera jo te lidhura me Shqiperine jane thjesht pershkrime te pergjithshme.

Te jep pershtypjen e nje firme/kompanie te krijuar enkas per keto punime ne Shqiperi. Ndoshta duhet zhbiriluar pak nga vijne financimet, themeluesit,etj.

Gjithashtu, nga ana tjeter e medaljes, nuk ka nevoje autori ta dramatizoje situaten. Aty behet fjale per nje kapacitet te maksimumi (pak mbi) 3 milione kontenjere! Nuk besoj qe do arrihet ai lloj volumi

Zumax AG has developed plans to construct a container terminal in the Port of Vlorë, Albania, capable of handling in excess of 3 million TEU annually

Ok i'm done smiley! Now i'm gonna go finish off my morning conspiracy readings with this...si ishte ajo barsaleta, " jepi se dhe dy rrotat e fundit kane ngel!" 

kur lexoj shkrime te tilla, e kam shume te veshtire te mbaj nje qendrim. kjo sepse edhe natyra, mjedisi  jane shume te rendesishme. pra e duam detin te paster, pyje te paprera etj,  por nga ana tjeter  kemi varferi, papunesi,  duam zhvillim....

hë, si i behet? cila eshte zgjidhja?  nuk e di...

Zgjidhja eshte shume e thjeshte. Behet referendum. Para referendumit lobohet per projektin dhe nje kundraprojekt. Shumica e vendos. Gjithmone do te kete te pakenaqur, por asnjehere nuk mbetet e zhgenjyer shumica.

 Nese ky projekt siguron perfitime dhe vende pune ska pse shihet venger. Por duhet ti bashkangjitet edhe fizibiliteti ambjentalist, perndryshe nuk shkon.

po me ato mullinjte ne karaburun cu be?- apo vate ajo pune, ndryshoi motoja, tani kemi : shqiperia superfuqi detare.

volum i këtij projekti përbindësh është 200 herë më i madh se ai i Portit të Durrësit, 8 herë më i madh se i Portit të Selanikut dhe 2 herë më i madh se i portit të Pireut.

Gjithsesi ndihem mire dhe enderroj kur lexoj rreshtat e mesiperme.

 

 

 

Edhe mua djema, me kapi entuziazmi per nje moment, por mendoj se duhet te jete nje nga ato shashkat e radhes.  

 Porti me i madh i konteinerve, te cilin po do ta sfidoj Porti i Vlores, eshte ai i Algeciras ne Spanje, 3. 3 milion konteiner. Keshtu ai mund te merret si pike reference.

Q">Guida me prestigjoze botrore e turizmit eshte “Lonelyplanet”, qe e rendit dhe Shqiperine sivjet si nje nder 6 atraksionet turistike me te mira ne bote. Ja c’shkruan “Lonelyplanet” per qytetin e Algecires dhe te Vlores >>

Q">> >

Q">Per Algecires:>>

Q"> “ Shumica e udhëtarëve vijnë në Algeciras për shkak të linjave të shumta të trageteve drejt Marokut dhe nuk shpenzojnë veçse pak orë në qytet. Duke ditur ajrin e pisët të qytetit industrial dhe mungesën e ndonjë sharmi qoftë edhe të turbullt, ky nuk është shumë surprizues. Ki kujdes ne Algeciras: matrapazët, kambistët, dhe shitësit e biletave janë shumë të ngjitur, dhe rrugët mund të jenë të frikshme natën”.

> >

Q">Për Vlorën: >>

Q">“ Ju mundet aktualisht të notoni këtu në ujrat e kristalta të plazheve, që shtrihen përgjatë jugut të portit. Shumë e shohin këtë gji shumë të bukur si shpresën shumë të madhe për zhvillimin e turizmit të Shqipërisë. Nuk është çudi që banorët lokal janë duke luftuar shumë fort për të përmbysur planet e një kompanie të SHBAsë për të kaluar një naftësjellës përmes tij” (http://www.lonelyplanet.com/albania/southern-albania/vlora, 17 shkurt 2009)

 Dhe Wikipedia

shkruan per  Algeciras:>>

 “Algeciras, porti kryesor që lidh Spanjën me Afrikën, është gjithashtu një qytet industrial, një port i madh peshkimi dhe një qendër për shpërndarje droge”. >>

> >

Dhe Vloren:>>

“Turizmi është bërë industria kryesore në vitet e fundit, me shumë hotele, qëndra rekreative, dhe shumë plazhe. Është një vend i kënaqshëm për tu relaksuar, për të pirë një kafe dhe admiruar pamjen e mrekullushme të Gjirit të Vlorës”

 

Algeciras, porti kryesor që lidh Spanjën me Afrikën, është gjithashtu një qytet industrial, një port i madh peshkimi dhe një qendër për shpërndarje droge

Zevendeso "Algeciras" me "Vlora" dhe s'ke shume ndryshim.

Nuk e shoh te ardhmen dhe zhvillimin e qendrueshem afatgjate te shqiperise te bazuar tek turizmi, si dega kryesore e ekonomise shqiptare dhe mendoj se nese i varim te gjitha shpresat tek turizmi do te gjendemi pas pak dekadash si Greqia.

Kemi nje vije bregdetare vetem 300 km, dhe realisht nuk eshte se kemi kushedi sec' bukuri perrallore, dhe aq me teper qe s'jemi me te "virgjer" si ne 1990 pervec disa rajoneve. Gjendemi mes gjigandeve mesdhetare si Italia, Greqia, Turqia, etj. Greqia qe ka turizem, ka sepse nje vije bregdetare tejet te gjate, ka qindra ishuj pafund te shtrire ne zemer te mesdheut, ka historine e jashtezakonshme etj etj, apo Kroacia qe shtrihet ne mbare dalmacine dhe adriatik.

Por ne duhet te shfrytezojme poziten gjeostrategjike, teknologjine dhe rinine, pasurite nentokesore, komunikacionin, energjine etj. qe duhet te shnderrohen ne pikat tona te forta. Rruga Durres-Kukes, Modernizimi i aeroportit, boshti jugut, rruga e arbrit, Porti qe mendohet ne Vlore, rruga transballkanike etj, te pasuara dhe nga shume projekte te tjera do ta kthejne shqiperine ne nje nyje te fuqishme komunikimi gjithllojesh, ne ballkan. qarkullim mallrash, prodhimesh ne autostrada dhe aeroporte. Aq me teper qe tani kane hyre ne skene Kosova dhe pjesa shqiptare e maqedonise. Ne mund jo vetem te shnderrohemi ne prodhues te lendes se pare, por ajo vecanerisht ajo qe do te sjelli zhvillim eshte edhe perpunimi i saj ne vend dhe me pas eksportimi.

Natyrisht dhe turizmi duhet shfrytezuar, pasi vertet qe kemi resurse dhe jo vetem bregdetare, si dhe zhvillimi i mesiperm duhet realizuar duke u munduar sa me shume ne ruajtjen dhe mbrojtjen e turizmit dhe mjedisit. Por mendoj se nuk duhet ta mbeshtesim te ardhmen vec tek turizmi.

 

Realisht e beson se jemi nje nyje komunikimi e rendesishme. Mua me duket se Shqiperia eshte nje Xhep qe mund te shmanget plotesisht nga rruget e komunikimit. Bej hesap nuk je i lidhur as me rruget e furnizimit me Gaz, kur gjithe evropa eshte.

Ne kete teme po flitet per prioritetin qe ka vlora dhe konkretisht gjiri i Vlores, dhe ai eshte i orientuar nga agroturizmi..Ta ndertosh mostra te atille ne ate gji do do te thote te Kesh denuar Turizmin dhe nje zone me vlera te verteta mjedisore..

Abuzohet aq shume me keto boshtet, poziten gjeografike, a thua sikur te tjeret jane pa pozite gjeografike dhe shqiperia ka ndonje potencial gjeostrategjik kushedi cfare. Ne po plasim nga prodhimi dhe per shkak te mungeses se porteve nuk Po dalin dot. Sikur celsi i zgjidhjes te ishin keto porte vetem..Ne jemi nje vend i orientuar nga bujqesia, industria e lehte dhe agroturizmi. Kjo eshte e rendesishme..Perpunohen strategji ne kete drejtim jo kuturru. Aty ku eshte zone turistike, nderto petrolifera dhe Tec-e dhe aty ku eshte Hale si ne Dures jepu Dore Hoteleve. Kjo eshte driteshkurtesi dhe turrje e verber..

Cdo vend ka poziten e tij stategjike. Dhe cdo vend duhet te shfrytezoje aspektet qe i ofron kjo pozite.  ashtu duhet te bejme dhe ne. nuk ka rendesi te krahasohemi me te tjeret. Ne kete pozicion na ka dhene zoti, dhe anet e mira te ketij pozicioni duhet te shfrytezojme.

i orientuar nga bujqesia..., nuk mund te profilizohemi ne me baze bujqesine, se s'ke ti fushat te pafundme si rumania a ku di une, ti 2/3 ke male. Ne bujqesine e agron ti perdorim qe te kemi te hame dicka te shijshme ne vend, qe eshte bio dhe jo plehrat e huaja, te mbjellim tek-tuk ndonje ulli, arre, limon a ndonje gje keshtu qe ka vlere ne eksport etj., por nuk mund te ecim ne me teorira te eksportimit te grurit e panxharit.

ne duhet te bazohemi tek modernzimi dhe privatizimi real i sistemit minerar te vendit, zonave naftembajtese(jo TACIT), shfrytezimi i tyre prej kompanive te verteta dhe serioze te huaja. nafta duhet perpunuar ketu, po ashtu kromi, bakri etj.

Ne realisht mund te kthehemi ne fuqi domethenese energjitike, (ujera + ere + diell i kemi me shumice). 

Kemi moshe te re, aftesi dhe deshire perthithese te jashtezakonshme ndaj teknologjise, linja internetit me italine mund te na shnderroje ne qender shperndarje te internetit ne ballkan pasi te tille nuk ka, i gjithe kombi shqiptar pershkohet brenda pak oresh, tani na eshte shtuar edhe nje republike etj.

Pra mundesite dhe rruget jane te shumta, por po nuk pati vullnet kto tonat jane enderra ne diell.

Ohu, ti po fantazon tani..Nuk po perqendrohesh rreth ceshtjes se a duhet sakrifikuar turizmi i nje prej zonave me te kuotuara ne vend..Un nuk jam kunder Zhvillimit te infrastruktures, por dyshimet se keto projekte jane kaotike dhe abuzuese jane te medha...

 Illyrjan shkrimi eshte per Vloren. A mund te behet edhe super porti dhe te jete qender turistike Vlora? Tranzit po bejme nga Durresi, ka plane dhe nga Shengjini. ne Durres sipas strategise se qeverise do shtohet 10 fish volumi deri 2025. Dakort me kete. 

por po mori fund dhe vlora, del qe tranzitimi prioritet kombetar, ndoshta. kush e ka studiuar? 

mik portet kane zene vend 100 vjet me pare ne Mesdhe dhe kudo, atehere kur luftohej akoma me shpata. Kjo e sotmja me Vloren eshte se ne kohen e sotme jemi i vetmi vend ne bote qe e japim token turistike bregdetare me 1 euro dhe jo per turizem (se hallall) por per industrite me ndotese te planetit.

deri diku keni te drejte por: Vlora eshte pika me e duhur per te ngritur nje port, per shkak te afersise me Italine, Korfuzin etj. Durresi eshte paksa "out" trafikut detar dhe do dali si port i dores se dyte. Shengjini eshte tjeter pune, eshte per rajonet veriore dhe per ti krijuar lidhje me adriatikun kosoves dhe maqedonise, dhe gjithsesi nuk do te jete ndonje kushedi "megaport".

Portet jane pjese perberese e zhvillimit te komunikimit dhe nderlidhjes ashtu si autostradat, hekurudhat moderne, aeroportet etj., dhe po modernizohen nuk po eleminohen (portet ne vende te vogla si hollande, belgjike etj.)

Mendoj se ne Vlore mund te ndertohet nje port shume modern dhe te shkatoje deme sa me minimale ne turizem. (s'ma merr mendja se do te jete 200 here me i madh se durresi, por nejse.)  Kemi shansin, (pasi qe vlora eshte pjesa me realisht strategjike bregdetare e jona: vetem 70 km larg Brindz, Gjiri i Vlores(me i madhi i pjeses tone te Jonit), Karaburuni si gadishull, etj etj.) qe Vlora te shnderrohet ne nyje te rendesishme te komunikimit adriatiko-jonian, e lidhur me autostraden me drejtim lindje - perendim,  ashtu si portet kroate-greke dhe jo si portet anadollake te gjendjes ne te cilen eshte Durresi. 

Ose ta kthejme vloren ne taraca me portokalle, bajame e limona, kshu sa per jeshillek dhe poshte plazhet me turistet e "shumte" evropiane. Nuk mendoj se Vlora ka nje potencial te jashtezakonshem turistik , sa per tu bazuar vetem tek turizmi. Nga turizmi te fitojme sa te fitojme. Dhe ma merr mendja se edhe per nja ca vite sa te dalim jashte loje do te fitojme jo pak. 

Gjithmone nese behet fjale per nje sipermarrje te vertete dhe jo mafiozlliqe, e projekte shkaterruese si petrolifera, tec-i, mullinjte etj.

Nuk e di, mbase e kam dhe gabim. Prandaj keto pune duhen analizuar me kujdes e hollesi nga grupe specialistesh qe ne s'na mungojne. Por mendoj se ka patur disa te dhena dhe parashikime, shtytje, nga burime te ndryshme, qe eshte hedhur kjo ide.

Se Sala eshte pergjithesisht idiot por ja qe per ca gjera s'ja fut kot. Durres-Kukes psh.

 

 jemi kaq te vegjel dhe e hedhim perpjete me MEGA e SUPER. Eshte thjesht paranoje e udheheqesit te sotem te shqiptarve e perzier me MEGA-korrupsion

Ne fakt plasi biznesi i madh ne Vlore dhe na duhet nje port i madh per te mbuluar "nevojat". Edhe me Italine e Greqin tregti e madhe lere mos e pyet po eksportojm qamet dhe na duhet nje port i madh. 

Kto jane endrra dhe mashtrime, ne Vlore nuk po vendosin dot ne pune nje TEC jo me nje port gjigand, ne Shqiperi ajo rruga e kombit vetem 2-3 muaj e beharit eshte ne funksion dhe nuk sjell te ardhura as per mirembatjen e rruges.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).