Duket që faktorët ndërkombëtarë në Kosovë tashmë u përcaktuan: nuk do të ketë luftim të korrupsionit në Kosovë dhe as mbështetje të sistemit vendës të drejtësisë për luftimin e korrupsionit. Faktorët ndërkombëtarë përsëri u përcaktuan për negociatat e radhës ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për luftën kundër korrupsionit.

Edhe nëse kishte prokurorë vendës a ndërkombëtarë që e merrnin punën e tyre seriozisht, të gjitha bastisjet e kryera dhe paditë e përgatitura përfundimisht u kuptimësuan si trysni mbi politikanët para negociatave, e jo si proces i drejtësisë. Ethet prej më shumë se një viti të politikanëve kryesorë se do të mund të arrestohen, gjykohen e dënohen për korrupsion, atyre tash iu kujtohen si një ëndërr e keqe, ndërkaq qytetarëve që shpresonin se do të ketë ndëshkim për të korruptuarit, e gjitha iu kujtohet si një ëndërr e bukur. Ama gjithsesi ëndërr se ëndërr, apo jo?

S'ka dyshim që nuk është e mundur t'i kemi njëkohësisht të dyja në Kosovë: edhe negociatat me Serbinë, edhe luftimin e korrupsionit në Kosovë. Sepse janë pikërisht politikanët më të korruptuar ata që do të negociojnë me Serbinë në emër të Kosovës e në kurriz të Kosovës. Në vend të akuzave dhe arrestimeve për zyrtarët shtetërorë e krerët institucionalë e partiakë që shpërdoruan postet e paranë publike, kemi detyrim të tyre për negociata me Serbinë për çështjet e brendshme të Kosovës.

Shikimi nga Brukseli rregullisht i jep përparësi stabilitetit në Serbi kundrejt drejtësisë, demokracisë e zhvillimit në Kosovë. Sepse Bruksesi me fanatizëm vazhdon t'i përmbahet doktrinës së stabilitetit afatshkurtër që sakrifikon demokracinë kur vie puna te rajoni i Ballkanit Perëndimor. ShBA-të nuk duken as për së afërmi të interesuara si dikur me përjashtim të ambasadorëve të saj që duken së tepërmi të interesuar por jo në sferën që ky artikull ka për temë.

Me këto bisedime që mendohet të nisin në këtë muaj fiton shteti i Serbisë dhe pushteti në Kosovë. Shtetit të Serbisë i shtohet kontrolli mbi veriun e Kosovës, mbi enklavat me shumicë serbe dhe ai avancon në integrimet evropiane, kurse pushtetit në Kosovë i zgjatet jeta dhe i shtohet toleranca ndërkombëtare ndaj korrupsionit. Ata që s'ia dinë për pasuritë dhe ndërmarrjet publike të Kosovës, për buxhetin e shtetit dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve, ata s'çajnë kokën as për veriun e Kosovës.

Dhe, natyrisht që vlen edhe anasjelltas... Kësisoj, populli i Kosovës del dyfish i humbur. Së pari, Kosovës i rrudhet territori dhe Kosova bëhet edhe më jofunksionale seç është tani. Së dyti, politikanët e korruptuar vendës përderisa negociojnë me Beogradin amnistohen për të pabërat e tyre në Kosovë dhe kështu inkurajohen ta vazhdojnë avazin e vjetër të keqpërdorimeve e manipulimeve. Kur të korruptuarit (kosovarë) pranojnë të negociojnë (me Serbinë) atëherë korrupsioni (vendës) bëhet i negociueshëm (për ndërkombëtarët).

Nga deklaratat e fundit të diplomatëve të huaj kuptohet që shumë më i ngutshëm konsiderohet të jetë fillimi i këtyre bisedimeve të paralajmëruara sesa përfundimi i tyre. Pra, duan që të nisë procesi dhe nuk brengosen aq se kur do të mbarojë ai. Në fakt, kjo tregon që procesi i këtyre bisedimeve planifikohet të zgjasë bukur shumë. Nëse në Vjenë në vitet 2006 e 2007 Ekipi i Unitetit nga Kosova i bënte koncesione Serbisë me lugë supe, tash grupi negociator i Kosovës i kryesuar nga Edita Tahiri do t'i vazhdojë koncesionet me lugë çaji. Njëherë komisione për dokumenta, pastaj hollësitë rreth policisë e gjyqësisë në veri, pastaj detajet rreth mbetjes së parave të grumbulluara nga doganat në veri etj. etj., deri te republika e re serbe në Kosovë së cilës vetëm emri do t'i mungojë.

Pak e ngapak deri sa të mbesim me aspak. Ose, më saktë, deri sa të bëhemi si Bosnja që duket si një shtet i vetëm në hartë por po shkove atje i gjen dy në mos edhe tri shtete të shkapërderdhura nëpër kantone e të ndara mbi baza etnike. I vetmi kufi kohor duket që është ai i dhjetorit të këtij viti kur planifikohet të jetë afati i fundit që Serbisë t'i jepet statusi i vendit kandidat për BE. Jo vetëm inicimi por edhe fazat e këtij procesi të bisedimeve janë të përcaktuara nga nevojat dhe interesat e Serbisë e kurrsesi nga ato të Kosovës. Qeverisë së Kosovës do t'i ngutet ose jo varësisht se kur Serbisë i ngutet e kur jo.

Tri vjet më parë politikanëve shqiptarë në Kosovë iu lejua që ta shpallin pavarësinë formale por pa substancë. Tri vjet më vonë Serbisë po i mundësohet substanca e autonomisë por pa formën e saj. Mirëpo, teksa sovranitetit si substancë e shtetit të pavarur të Kosovës po i venitet perspektiva, formës së autonominë substanciale të serbëve brenda Kosovës i mbetet që me lehtësi të shpallet në fund të këtyre bisedimeve të reja. 

13 Komente

E padurueshme eshte, po ja qe keshtu eshte Albino. Megjithese, sikur te hidhnit dhe ju nganje propozim per zgjidhje, nuk do kish qene keq.

 Pusho se ta solli furgonin me boje te kuqe!

degjoni pak dritan hilen te tch per miqte tane grek

 Gjeja qe nuk kuptoj - dhe qe kurrkush nuk e ze me goje - eshte disniveli ne kreret e delegacioneve: Zv-kryeministrja e Kosves nga njera ane dhe nje drejtor i MPJ se Serbise nga ana tjeter.

 

E kane thene vete serbet Gjono. Kur pane se cfare niveli kishte kryesuesja e delegacionit tone, thane publikisht qe "keto negociata nuk jane thjesht per ceshtje teknike, por shume me shume se aq". Prandaj jo cdo gje ndodh krejt rastesisht apo sporadikisht. Kam pershtypjen qe keta cunat e Zotit kane cik me shume se te drejte... vetem se ja qe populli qe te c'mashtrohet dhe t'i hapen syte, sikur do me shume sesa nje kundershti te vazhdueshme ne te njejten linje. Do pak platforme ajo pune. Gjithsesi, per mendimin tim VV deri tani ka bere pune te shkelqyeshme per te thene pak!!!

 S'ka dyshim që nuk është e mundur t'i kemi njëkohësisht të dyja në Kosovë: edhe negociatat me Serbinë, edhe luftimin e korrupsionit në Kosovë. Sepse janë pikërisht politikanët më të korruptuar ata që do të negociojnë me Serbinë në emër të Kosovës e në kurriz të Kosovës. Në vend të akuzave dhe arrestimeve për zyrtarët shtetërorë e krerët institucionalë e partiakë që shpërdoruan postet e paranë publike, kemi detyrim të tyre për negociata me Serbinë për çështjet e brendshme të Kosovës.

Ketu rri e mos leviz nga ky instikam.

Sepse do ndodhi pastaj sic ndodhi me kufijte ujore te Shqiperise ku nje bythe Delijorgji , nje grek muti,  mban peng politiken shqiptare dhe keta pastaj bejne pazar deri ne 300 km2.

 

Albin,kur te mbarosh pune me Kosoven,kthehu njeher ketej nga Shqiperia.Ke per te pare sa mbeshtetsa do tju perkrahin.Ta dish,se ceshtja Shqiptare,Eshte me e thelle se sa ajo e Kosoves;

 Ky eshte i modh fare!! Shpresoj qe Vv te jete faktor i rendesishem jo vetem ne Kosove por edhe ne Shqiperi!!Le te marrim ,,dhe ne rinjt pak leksione nga keta djem te shkathet e  te guximshem!!

 

Punet ne Kosove jane lemsh, une si di te gjitha si shkojne por ky Albini eshte "sumthing else" ndoshta thjesht idealist e ndoshta e ka vendose mos me pushu kurre smiley por ama nje gje e ka eshte Djale i Zoti e Patriot. " Ne leter" idete i ka te mira, situata ku vepron mund te mos i jap shume hapesire, por dicka mund te beje. I uroj fat.

Kur pata lexuar se ka shitur shtepine per te financuar partine e tij, sinqerisht me ka bere pershtypje e mendoj ky Albin ka nje kurajo civile e damar patriotizmi per te marre shembull. Kosovaret mund te flasim me shume [e mire] per kete.

Shprehjet i ka shume te qarta.

Albin Kurti for President

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).