Prishtinë, 6 mars -  Në shenjë kundërshtimi ndaj bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për datën 8 mars në Bruksel, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një aksion para Teatrit Kombëtar, ku kanë shpalosur një parullë me moton "Dëshmorët nuk negociuan".
Kreshnik Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se dëshmorët e kombit nuk duhet të nderohen vetëm duke i vizituar varret e tyre në Ditën e dëshmorëve më 6 mars dhe duke kujtuar veprat e tyre, gjë të cilën sipas tij po e bëjnë krerët e institucioneve të vendit, raporton Kosovapress.
Duke shprehur kundërshtimin ndaj dialogut me Serbinë, Ahmeti ka theksuar se luftëtarët e UÇK-së ranë dëshmorë duke i kthyer luftuar kundër Serbisë, me të cilën sot po negociohet nga ana e pushtetarëve tanë.
Për më tepër ai ka theksuar se derisa luftëtarët e lirisë ishin betuar për çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre, institucionet e vendit po hyjnë në dialog me Serbinë, i cili do të përfundojë me ndarjen e Kosovës.
"Askund në betimin e ushtarit të UÇK-së nuk shkruan se duhet të negociohet, por shkruan se duhet të luftohet që nënkupton se duhet të punojmë deri në realizimin e qëllimeve tona kombëtare e këta që sot e kanë pushtetin, sikurse ata që e kishin pushtetin më parë kanë devijuar në këtë betim me 5, 6 dhe 7 mars shkojnë e bëjnë homazhe te dëshmorët, ndërsa të nesërmen më 8 mars ata shkojnë dhe i fillojnë negociatat me Serinë me shtetin në luftë kundër të cilit ranë këta dëshmorë. Dëshmorët nuk kanë rënë për t'u përmendur emri i tyre, por për të ecur përpara ideali i tyre, e ky ideal ishte çlirimi i plotë, Kosova sovrane me të drejtë për t'u bashkuar me Shqipërinë", ka thënë Ahmeti.
Ky aktivitet sipas Ahmetit shpreh edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje kundër negociatave me shtetin serb, mirëpo sipas tij parulla e shpalosur me moton "Dëshmorët nuk negociuan" dhe ku përkujtohej betimi i ushtarëve të UÇK-së për luftën për liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare, nënkupton punën drejt qëllimit të arritjeve kombëtare.

 

LËVIZJA VETËVENDOSJE!

Sot, me 6 mars, ne nderojmë dëshmorët e kombit tonë. Dëshmorë të cilët luftuan për t’i bashkuar tokat e Shqipërisë. Ata u betuan për këtë dhe betimin e tyre e bënë amanet për ne. Dëshmorët e kombit tonë, duhet të jenë prijësit  drejt së ardhmes sepse në ta personifikohet ideali ynë. Nuk respektohet dëshmorët duke i kujtuar ata, nuk respektohen dëshmorët duke i kujtuar të bëmat e tyre. Dëshmorët respektohet vetëm duke e vazhduar rrugën e tyre – nën betimin dhe idealet e tyre.

Qe nga paslufta, pushtetarët tanë që po shkojnë në negociata, sytë i kanë të drejtuar nga Serbia, ndërsa dëshmorët tanë, sytë gjithmonë i kishin të drejtuar nga Shqipëria, e nga Serbia e kishin të drejtuar pushkën. Ata përballë vetes nuk donin kompromise, sepse brenda vetes kishin idealin. Pushtetarët e pasluftës, e shohin të ardhmen tonë si të negociueshme, sepse në brendinë e tyre mungon ideali.  Në betimin e ushtarit të UÇK-së, nuk përmendet askund negocimi por përmendet lufta, që nënkupton punën drejt realizimit të qëllimit tonë kombëtar. E këta që sot e kanë pushtetin, sikurse ata që e kishin më parë, kanë devijuar nga ky betim. Ata më 5,6, dhe 7 mars bëjnë homazhe për dëshmorë, e me 8 mars i fillojnë negociatat me Serbinë; me shtetin në luftë kundër të cilit ranë dëshmorët.

Dëshmorët nuk kanë rënë për t’u përmendur emri i tyre por për të ecur përpara ideali në të cilin besonin. Ideali i tyre ishte çlirimi i plotë, ishte Kosova sovrane që ka të drejtë për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Sot dëshmori nderohet duke i’u përmbajtur këtij ideali; duke punuar për Kosovën sovrane e kundër negociatave me Serbinë, të cilat e kanë ndarë vendin tonë dhe do ta thellojnë këtë ndarje edhe më tutje.

Ekzistenca jonë është meritë rënies së dëshmorëve, e kjo ekzistencë bëhet kuptimplote vetëm duke e realizuar idealin e tyre.

9 Komente

Tani varet se çfare do te negocjone. Po qe se eshte puna per borxhet e Kosoves, Serbise, per marveshje ekonomike, njohjen e ndersjellte te dokumenteve te secilit shtet etj gjera teknike si keto une nuk shoh ndonje problem. Nuk duhet me qene kategorik. Problemi eshte se ka kaq kohe qe flitet per negociatat me Serbine dhe nuk po thuhet qartesisht, si nga pala shqiptare dhe ajo serbe, se kush jane pikat qe do te negociohen.

problemi eshte se negociatat do te perfundojne ne leverdi te serbise dhe jo te Kosoves! Teknikisht, ato po perfitojne edhe pa i filluar keto negociata - duke e shfrytezuar kete gje per te shtyre shtetet e OKB's qe te mos e njohin Kosoven, dhe ne te njejten kohe duke shtyre serbine qe te hyje ne EU sa me shpejt.

10 yje per foton. 

 Shume u vonua ky lajm, se vv na eshte bere si gjimnastika e mengjesit e kinezeve, duhet te behet cdo mengjes per te deshmuar dellin atdhetar.

Tani me duket pak si pavend kjo lloj deklarate.

bashkim? sigurisht, me gjithe qejf bile.

jo negociata? sigurisht, edhe kjo eshte e kuptueshme... ama, deshmoret nuk negociuan? - po, u negociua ne Rambuje, dhe u negociua rende. Madje nga pala shqiptare u bene leshimet; nderkohe qe procesi i deshmorizimit vazhdonte ne Kosove.

Tani puna eshte, qe Kosova nuk e fitoi vete pavaresine, qe te jete ne gjendje t'i vendose vete kushtet... sado qe ideja eshte kaq e papranueshme. Ata qe ndihmuan ne pavaresine e Kosoves, kerkojne negociata. Kesaj i duhet dhene nje pergjigje dhe ndaj kesaj duhet dale me nje qendrim.

Plus, te themi ate qe eshte... Shqiperia ka dhene nje kontribut minimalist (per mendimin tim) ne pavaresine dhe clirimin e Kosoves. Kosova mund te shohe drejt Shqiperise dhe bashkimit (sic shoh edhe une) por te them te drejten, zyrtarisht Shqiperia eshte 100 here me menefregiste ndaj Kosoves sesa duhej te ishte nje shtet qe e ka te shkruar ne kushtetute:

NENI 8 

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. 

Keshtuqe, per mendimin tim, cdo veshtrim i syve kosovare drejt nesh, me mbush me turp. Mendoj qe Shqiperia nuk e meriton kete favor. Dhe qe te behen te gjitha perpjekjet per bashkim vetem andej kufirit, per mua ky eshte turp edhe me i madh per Shqiperine me ate fare kushtetute...

po mire, pse nuk vazhdojne luften keta trimat e VV? hajt o burra, merrni armet dhe arrini ate qe doni. Fjale imzot, fjale...  Ketu eshte e hapur Amerika ( qe drejton boten) per negociata me Iranin dhe te tjere, s'na qenkerkan zoterinjt e VV per negociata. Nje gje s'kuptoj une; i meson njeri per se prapethi keta apo i kane nga vetja keto xhevahire?  ke kane keshilltare keta zoterinj? apo jone vete zot dhe vete shkop!

 

flag2.gif

 

 Ka dy opsione dhe duhet te jene minimum dy te tilla.

Mos u trazoni per te dhene mend po duhet me thane per ke opsion jeni nga keto me poshte si minimum :

Linja zyrtare, pra bisedime me Serbine.

Linja VV pra bashkim me Shqiperine.

Jane te domosdoshme keto dyja, nderkaq mund te thuhet dhe ndonje opsion tjeter.  Kur diskutohet per keto tema, duhet me u heq gishti nga hunda.

Une vete jam per linjen qe mbron VV.

Plotesisht dakort me linjen e dyte. Vetem se kemi nje problem shume te vogel, ketej kufirit kemi ne krye nje hipokrito nacionalisto patriot qe ka bere biznes ne te shkuaren (lufta e ish-Jugosllavise) dhe vazhdon akoma te beje me shtetas serbe te dyshimte. Andej kufirit kemi nje kryeminister qe zbuloi konfortin e kolltukut  dhe harroi Adem Jasharin me shoke. Kemi dhe nje president qe nuk dihet sesa nenshtetesi ka!? dhe qe ka pasur si busull orientimi per Kosoven majka serbia

e si mund te ece shteti shqiptar drejt linjes se dyte  kur drejtohet (indirekt) nga 'bollanot'.keta edhe kete gjysem shqiperie qe kemi po ja lene 'ne kujdestari' grekut,plus pastaj qe nje pjese e popullsise eshte 'tredhur' nga lubonjizmi.shqiperia do edhe ca vite te ngjallet pasi bajraktaret-kozmopolite te rrallohen.per momentin nuk mund te kete VV ne shqiperi perderisa niveli i evgjiterise kulturoro-politike te jete te jete kaq i larte

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).