Vrasjet, Topi letër ObamësVrasja e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit nga një i ri me origjinë kosovare, ka sjellë një reagim të fortë dënues jo vetëm nga autoritetet e Kosovës, por edhe të Tiranës zyrtare.

Në një mesazh që i dërgoi presidentit amerikan Barack Obama, presidenti Bamir Topi e cilësoi jo vetëm si “makabër”, vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Por zoti Topi, thotë se ajo u krye nga një dorë kriminale dhe terroriste, që preku rëndë ndjenjat e kombit shqiptar dhe atij amerikan në një moment të shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Duke i shprehur presidentit Obama ngushëllimet më të sinqerta, presidenti Bamir Topi shpreh gjithashtu bindjen se drejtësia do të japë dënimin e merituar.

Një ditë më parë edhe kryeministri Sali Berisha, duke dënuar me rreptësinë më të madhe vrasjen e dy ushtarëve amerikanë, tha se ky ishte një akti i mirëfilltë antishqiptar dhe antikombëtar.

Duke shprehur ngushëllimet ndaj qeverisë amerikane, kryeministri Berisha vlerësoi se ky krim i shëmtuar kundër ushtarëve të ushtrisë së shkëlqyer amerikane që ka qenë përcaktuese për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, është lëndim shumë i rëndë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
 

Ndërkohë, me anë të një deklaratë, “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë thotë se akti i një individi të vetëm nuk mundet në asnjë mënyrë të ndikojë miqësinë e thellë dhe jetëgjatë midis dy vendeve tona dhe as marrëdhënien jashtëzakonisht miqësore dhe të afërt që popujt dhe qeveritë tona ndajnë”. 

 

18 Komente

how deep is your love, i really need to leeeeeearn

"o" is for the only one i see, 'v' is very very, extraordinary

 It's called being proactive....kapeesh smiley! You hit it before it hits you!

 Duke i shprehur presidentit Obama ngushëllimet më të sinqerta, presidenti Bamir Topi shpreh gjithashtu bindjen se drejtësia do të japë dënimin e merituar.

Tani Topi me siguri ketu  ka parasysh drejtesine shqiptare kur dyshon per "denimin e merituar"! Nuk di qe nje drejtsi ne vende si Gjermania te vej ne dyshim denimin e nje krimi te kryer nga kushdo qofte, dhe nuk eshte nevoja te perforcohet dhe ti jepet mend organeve te drejtesise te Frankfurtit!

 

Topi en mire te coj nje leter te Obama dhe per vrasjet e 21 janarit. Terrorizem jane dhe ato.  Mu te dera e shtepise se Topit dhe ne te gjitheve. Mos ikni larg deri ne Gjermani se ne ketu, ua kemi besuar jeten terroristeve te lajthitur

Topi ska pse alarmohet e kerkon ndjese se aktin nuk e ka bere nje shtetas i rep te shqiperise.

 Tamam 

 Miqesi e popullit tim te dashur me popullin amerikan eshte nje nga gjerat me te shtrenjta dhe te mrekullueshme qe i kane ndodhur ndonjehere shqiptareve.

Ne kemi pasur marredhenie te mira edhe here te tjera me superfuqite e botes, por ky eshte shansi yne me i mire per tu rreshtuar ne anen e lirise dhe demokracise se vertete, vlera per te cilat Shtetet e Bashkuara jane nje kampion i vertete qe prej krijimit te tyre. Eshte nje çeshtje e drejtimit ne te ardhmen. 

 

 

 

Po ky, ç'pati?Pse kerkon falje per nje te ri qe eshte lindur,rritur  dhe edukuar ne Gjermani?

"...ishte një akti i mirëfilltë antishqiptar dhe antikombëtar" ,nuk e di se si do ta intepretoj Obama kete shprehjen e fundit smiley

 Qenka pikellu Bomi,Gjermanet vete jane populli me anti Amerikan ne bote,pastaj kur thone dhe ca me larte,clidhje ka kjo me Albanine.

O zot i madh cfare gomari kemi per president ne!!! A behet me idjot se kaq njeriu apo jo??? a eshte e mundur???

Por zoti Topi, thotë se ajo u krye nga një dorë kriminale dhe terroriste

O shtaze, o kafshe, o turp i i neveritshem i atij kombi!

 

A ka njeri te me thote se per cfare ka ndodhur ajo vrasja? 

Totalisht dakort me kete.
Cmund te presesh nga nje idiot si Topi, pa dinjitet e pa inteligjencen e duhur per te bere edhe zyrtarin me te thjeshte te shtetit shqiptar e Jo me te na perfaqesoj ne arenen nderkombetare apo te kete autoritetin e duhur te ndikoj e influencoj zgjidhjen e krizes qe ka krijuar dhe thellon.Partia dhe lideri I asaj partie nga ka dale edhe ky humbameno.

A u vendos nese Deniro eshte edhe shqiptar?

po c'i duhet ketij idjoti kjo deklarate. le te beje kosova deklarate, jo ne. ata kane nje president me nje fytyre inteligjente jo si ky i joni si  buke. O zot, deri kur keshtu ma...? 

 Pak me shume rrespekt,nuk i thuhet Presidentit idiot.

s'ka faj ajo... shkon dhe ofendon pa pike turpi gjithe idjotet tani... qe te ngrihet Topi t'u kerkoje te falur dhe idjoteve tani per kete akt te shemtuar terrorist. smiley (shaka lira,if you don't mind. smiley)

 Po ky, c'pati? Smiley surprised 004.gif

mu m'u kujtu letra qe tos nano i coi europes, i thoshte mos e harroni se c'bon amerikont per ju ne normandi ne L2B. Ne shqipen jo drejtshkrimore kto gjona quhen rrotk***zim. Se ene servil-lliku bohet pak me shkolle. Psh me at rast, projekto filmin Indipendence Day te universiteti ene meshtilli robt me flamuj amerikon, shfrytzo rastin e muajit te sigurise se cheerleardes ne anerike, ta zeme (cheerleaders safety month), kap naj gjosen kshu dmth, tip java e prodhuesve te kapeleve te bejsbollit, baba me ka pas fol shume mire per bejsbollin, mund ta kishim lujt te fusha e xha tomit (Uncle Tom's Field) por s'na la sistemi, kupto, poplli vlla amerikon, per te cilin poplli shqiptar ushqe ndjenjat e nji vllazerie te fell... ho mer mo, pse mytni me i pik uj...

a bit OTT. A lot in fact.

 

Topi nuk kishte pse ta bente kete mendoj une. Perqafimi i Bushit si nje orgji mallengjimi, delkarime kolosale dashurie per US of A. apo kerkime ndjese qe kush s'ti kerkon, quan a pranon, jane veprime puerile dhe shume naive. Qofte si njerez-popull, apo shtetare. Amerika e di se kush e do dhe sa e do.

 

Disa here osh ma mir mos me fol, sidomos ... Oh dude...duket si puna e asaj, kur s'ke pula pse bon mjau.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).