Shqipni Tavolinash 

Sa herë ndodh poshtë e përpjetë botës ndonjë gjë me të cilën mund të bëjmë krahasime me ato ç’ndodhin këtu, shpejtojmë ta bëjmë. Mua përgjithësisht kjo gjë nuk më pëlqen, por ka ndonjë rast që është aq i tejskajmë, sa gjynah ta lësh të të ikë pa e krahasuar.

Karl-Theodor Maria Nikolaus Johann Jacob Philipp Franz Joseph Sylvester freiherr von und zu Guttenberg, shkurt Karl zu Guttenberg, është anëtar i aristokracisë së vjetër gjermane, me njërin gjysh princ e me tjetrin kont, edhe këta të dy politikanë profesionistë e të dëgjuar. Njëra nga gjyshet ishte nga familja e von Ribentropëve, nga ishte edhe ministri i Jashtëm i Hitlerit. Këtu ndër ne, me një gjyshe të tillë, kushedi sa lek do kishte bo duke shit viza dhe legalizu dokumente nëpër konsullata. Gjyshja tjetër, është stërmbesë e perandorit Leopold II. Këtu me një stërgjysh të tillë, kushedi sesa prona do kishte kërkuar t’i ktheheshin e do kish vënë festen mbi sy për tërë jetën. Një tjetër stërxhaxha i tij që ka marrë pjesë në komplotin e famshëm të 20 korrikut 1944 kundër Hitlerit, me ç’rast edhe e varën, në një kohë që po të ishte marrë me pronat e veta, do kishte qenë mirë e bukur.

Vetë ky Karli që sapo dha dorëheqjen, ka qenë nja tri herë ministër në qeverinë federale dhe së fundi ishte Ministër Federal i Mbrojtjes. Kini parasysh, ministër i Mbrojtjes i Bundesrepublik Deutschland dhe jo ministër me kapterët e Ben Imamit.

Princin gjerman që dha dorëheqjen, nuk e kapën me mbërthecka nëpër duar e as nuk bashkëjeton me deputete, nuk ka familjen të përzierë në pazare, as nuk ka dalë lakuriq në fotografi, nuk ka sharë njeri në Parlament, nuk ka privatizuar ndërmarrje, nuk e ka shitur votën me euro në Kuvend, nuk ka marrë koncesione me mik, nuk e kanë filmuar fshehuriçkazi duke marrë e dhënë pará, nuk ka bërë asgjë nga këto, vetëm se, në doktoraturën e vet, vite të shkuara, ka përdorur disa fraza të marra nga shkrime të tjera, por pa cituar burimin. E ka bërë se ka harruar, apo me ndërgjegje, kjo është punë tjetër, por e ka bërë.

Po ky princi, a i ka paratë me thasë? I ka. A ka prona sa të duash dhe jo të fituara me privatizime, por të lëna gjysh stërgjyshi? I ka. Po makina të shtrenjta me xhama të zinj, që të shkojë nëpër motele kur t’i dojë qejfi a i ka? I ka. Epo atëherë ç’dreqin do që shkon të bëjë doktoratura e mastera? Se sipas logjikës sonë, kur i ke paret ç’të duhen diplomat! Në të gjithë botën normale, njeriu harxhon vite e vite për të bërë shkolla, diploma e mastera, që pastaj me anën e këtyre të punojë e të bëjë para për të jetuar mirë. Ekzistojnë edhe dy kategori që bëjnë të kundërtën. Lordët e princat që kanë lindur me pará të bëra; dhe shqiptarët që bëjnë pará dhe pastaj me ato blejnë diplomat. Zu Gutenbergu i takon kategorisë së parë, ndërsa një takëm nga zengjinët dhe politikanët shqiptarë, i takojnë të dytës.

Po ja ta zëmë se e donte për hobi doktoraturën, meqë paratë i ka me thasë pse nuk e kërkoi t’ia sjellin diplomën të hazërtë nga ndonjë universitet? Këtu ndër trojet tona mbarë shqiptare, ka nja dhjetë universitete në të cilat nuk është fare e nevojshme të prishësh rehatin, jo për të shkuar për të dhënë provimet, por as për të tërhequr diplomën. Mjafton të dërgosh të dhënat personale, emër, mbiemër dhe degën që dëshiron, këtë ta shoqërosh me pagesën përkatëse, të gjitha këto me postë dhe fap, të të mbërrijë në shtëpi diploma, gjithashtu me postë. E mira e kësaj është që të paktën mund të demonstrojmë që posta funksionon, ashtu siç funksionon liberalizimi i tregut i bashkuar me liberalizimin e arsimit. Me këtë metodë janë pajisur me doktoratura, mastera specializime e diploma disa duzina deputetë midis atyre që kanë qenë e këtyre që janë ende sot e gjithë ditën deputetë.

Po ka edhe më mirë se kaq, se trojet tona mbarëkombëtare ofrojnë edhe shërbime të tjera. Mund të marrësh diplomën e universitetit, pa mbaruar hiç shkollën e mesme dhe këtë jo për ndonjë dyqanxhi që do të mburret në dyqanin e fshatit, por për personazhe që i kemi bërë edhe ministra.

Ndërsa ky qyqari me “von und zu”, nuk ka bërë as një të njëmiliontën e këtyre hynereve. Epo, qëkurse duke i pasur të gjitha, para, kështjella, prona, vila, tituj e makina dhe donte akoma edhe doktoratura, e meriton t’i themi “mos u fryfsh, e mos u ngopsh”.

Njëqind vjet më parë, një tjetër princ, koleg i këtij princit që dha dorëheqjen, erdhi në Shqipëri të qeverisë mbi shqiptarët. Princ Vidi mezi shtyu gjashtë muaj asokohe dhe e bëmë të ikë nga sytë këmbët i tmerruar. Ndoshta duke analizuar se çfarë mjaftoi që ta bënte këtë Zu Gutenbergun e sotëm të jepte dorëheqjen, mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se pse iku i lebetisur Vidi pas vetëm 6 muajsh kontakti me politikanët shqiptarë.

Bashkëshortja e këtij gjermanit që dha dorëheqjen, është edhe ajo një aristokrate fort aktive në jetën e Gjermanisë dhe stërmbesë e Otto von Bismarkut të famshëm. E atij Bismarkut për të cilin neve na kanë mësuar në shkollë se, njëqind e ca vjet të shkuara, paskësh thënë se “Shqipëria është një shprehje gjeografike”. Siç na kanë gënjyer për të gjitha, edhe për këtë na kanë gënjyer. Në fakt, Bismarku politikisht ka qenë pro krijimit të një shteti që në perspektivë do të pengonte daljen e sllavëve në Adriatik, ndaj për ne ka thënë pak a shumë kështu: “Sot për sot (më 1879-n) Shqipëria është thjesht një shprehje gjeografike. Shqiptarëve do t’u duhet shumë mund, gjak e djersë, që të krijojnë një elitë politike e kulturore, që më pas t’i udhëheqë drejt krijimit të kombit të tyre. Dhe atëherë do ta kenë shumë të lehtë të kërkojnë shtetin e tyre”. Kam frikë që atë elitën që thoshte Bismarku, ne ende nuk e kemi krijuar, ose i biem shkurt duke e krijuar me diploma false ose të blera me lek në dorë.

p.s. Me mendtë e gjermanit, edhe unë duhet të jap dorëheqjen nga gazeta, sepse për këtë shkrim kam përdorur foto të kështjellës së Zu Gutenbergëve, të marrë nga interneti, por që është e mbrojtur nga e drejta e autorit. Rrofsh moj Shqipëri që mbete kala e pamposhtur, ku nuk guxon kush me kërku hollësira të tilla. 

 

34 Komente

 Dobet kete rradhe. I turbullt, perqasje e pavend.

 dhe autori s'paska lënë gazetë staresh gjermane pa lexuar. se kështu po mendojnë dhe gjermanët: ai i ziu pshesh me kos hëngri...

në fakt ky "i ziu" nuk se ka harruar të citojë burimin e ndonjë fjalie të cituar, por teza e tij është bashkim paragrafësh të kopjuar llaf për llaf nga tjerët. dhe thashethemet janë se ky "i ziu" kishte paguar dikë që ti shkruante tezën se vetë ishte shumë i zënë, por ai dikushi paskësh qenë zerro me xhufkë në kopje, kupto ti apo jo, dhe ka bërë copy/paste me djersën e ballit. "i ziu" normal që s'kishte nge të kontrollonte poshtë e lart burimet... 

p.s. po Bismarku ç'deshte në këtë mes, aman...

p.s. po Bismarku ç'deshte në këtë mes, aman...

akvll, po medemek si nga fshati i gruas domethene. smiley

Se ajo Stefania, qe e puthte tetoja ne te kater faqet smiley , domethene eshte stermbese e Bismarkut.

Nuk rrime dot ne te shkretet pa ia bere biografine cdokujt. Si i tha ai labi atij kinezi:

"I kujt je ne Pekin ti mor xhan? smiley

akvll, solidaritet, hallqarje te tille per ket qyqarin vetem ne tavoline shqipesh e gjen.  Kjo tavolina do kete qene tavoline konjaku, se makiato s'te mallengjen smiley.

 

 jo mi, dhe gjermanët vetë e shohin me solidaritet... dhe jo kushdo, po njerëz që janë duke shkrujt doktoraturë vetë, gjë që më habit pa masë... 270 faqe nga 475 nuk janë pak... apo s'e kuptova ironinë e kanjakut të ktijt më lart un?....

Permenda konjakun se romaku tha qe duket i turbullt smiley.

Kisha hudh nje llaf te pacensura para ca ditesh, qe per ket s'duhet te kete meshire se mire te tjerat, por edhe nga faqja e ambasades amrikone c-p.

Ndaj me beri pershtypje kjo qasja, po s'eshte e thene t'u bej te tereve smiley.

 ahaaaaa ku fleka lepri... prapë më ke një konjak borxh. smiley

E pi me kafen ti?  Pa problem.  E paguan Shashua kafen dhe konjakun smiley.

Se ku dreken zgjidhe vete, meqe smiley.   

 hahahaha te pesmetkatshi, ku tjetër? smiley

aman kush e sugjeroi kete artikull si te 'qendisur' se m'boni me hup kohen kot

kisha bo nderkohe nai copy paste te mire, per nje cost analysis qe me duhet smiley

Ruzhe, ketu, e tera dhe e bera.  Po zere se u lame nga borxhet me ket smiley

jo mi jo

e sugjeroi njoni ke tema plagjiatures kur mshau mu smiley

ene thashe pale , ta knoj i here ca thote smiley

Aha, me paska hup ai post smiley

Eniuej, thashe se na duhej nje muhabet tavolinash sot, se na mbyten hallet e medhaja smiley

Aha, une ta sugjerova Ruzhdije. Nuk te pelqeu he? Po mire, pse? smiley
Ps. Nuk pote shaja ty, jo. E kisha me justifikimin e pavend. smiley

 ti mi e paske sjellë? më ke një konjak borxh, ta dish! smiley

Duke lexuar artikullin e Lames, po thoshja me vehte; a ha, s'po qulloska gjo kesaj rradhe Lamja,  mirpo duke arritur ne fund, lexova thelbin e çeshtjes, ate qe ne shqiptaret e dinim ndryshe (mir na thone qe e hajme sapunin per dhjath), pikerisht thenien e Bismarkut. Ne fakt dhe une e urreja Bismarkun, pikerisht se e dija pergjysem (keshtu na i kane servirur) thenien e tij per ne, dhe ishte pikerisht ky shkrim qe na i sqaroi gjerat. Artikull qe ia vlen ta lexojne te gjithe.   

Lamja ka te drejte qe don te beje krahasime por e ka gabim ate qe thote per Gutenbergun. Gutenbergu perdori ne 2/3 e punes se tij (Doktorates) punen e te tjereve pa perdorur reference dhe pa e mare mundimin qe te ndryshoje tekstin (ose me mire do ishte te pakten te merte mundimin e ta interpretonte). Ne Gjermani kur mbron edhe nje Diplome te thjeshte duhet te nenshkruash qe eshte puna jote dhe qe e ke shkruar vete. Gutenberg e firmosi dhe genjeu. Sjellja e tij pas daljes se te palarave ishte po ashtu jo prej nje buri te shtetit. Genjeu perseri per te fituar kohe. Po ta kishte pranuar qe ne fillim nuk do te shkonte kaq keq. Sa per pjesen qe i takon Shqiperise Lamja ka te drejte.  

 Sa per pjesen qe i takon Shqiperise Lamja ka te drejte.  

D,m,th Artan Lamja nuk genjen ?

Te pakten eshte treguar i ndershem ne kete pike me Shqiperine, kjo mjafton ! Ne Shqiperi fluturon gomari !

"ka përdorur disa fraza të marra nga shkrime të tjera, por pa cituar burimin. E ka bërë se ka harruar, apo me ndërgjegje, kjo është punë tjetër, por e ka bërë."

Ne fakt lexova qe ka kopjuar dy te tretat e tezes, jo vetem disa fraza.

Per artikullin, sikur na krahasoi me Gjermanet ky me duket? Epo mire. Humbje kohe

Si tha Jezusi; kush nuk ka bere kurre plagjarizem, te hedhi gurin e pare smiley

Si tha Jezusi; kush nuk ka bere kurre plagjarizem, te hedhi gurin e pare

Dhe tak.....Juda e gjujti me gure Jezusin.

Pastaj e mblodhi mendjen qe e kishte patur gabim, dhe i stermunduar nga pesha e fajit, vajti te bente nje xhiro andej nga Golgatha e te shikonte ullinjte smiley

 kshu copy/paste, asiher n'botë. e kemi modifiku tekstin më parë. smiley

nuancë të thellë i paska dhënë mendimit. thashethemet janë se as për ta kopju s'e ka kopju vetë, po ka pagu nji kaqol tjetër. smiley

te rrime shtremet e te flasim drejt, kjo eshte e zakonshme, mu m'shkoi goja mbrapa duke kerku asistent/asistente ta heq dhe une qafe ate te shkrete smiley

 po, po marifeti qëndron te përzgjedhja e "asistentit".  le tashi që ësh ngrejt dhe komision në shqipëri për demantelimin e plagjiaturës, s'ke hesap të marrësh riziko të paneseserë. smiley

eeee vallai, sa u shpall ai komisioni po i dridhen gjunjet njerzise ketej smiley

Tan Lamja e tha e tha, por kujt ja tha?
Te kishte mbetur tek puna tek plagjiaturat, edhe vet Tan sdo e kishte problem.

P.S: Ne sfond kjo, nderroni emrin e ish-ministrit se e ka me dy T si TT, zu Guttenberg smiley

 E tha Lamja, po e di si eshte puna e reagimit, njesoj si i pinguineve (ndryshe nga ai i peshqeve ne uje ) qe kur vesh njeri breke, te gjithe i hapin syte dhe cuditen! 

Nuk e kuptoj pse e bejne kaq tragjike. Kjo do te thote qe ne 2/3 e temes, Gutenbergu ka qene "mendje e ngjashme" me ata qe i kane bere me pare ato gjera... smiley

Une dy artikuj lexova per kopjimin po nuk e kuptoj ku i doli 2/3 kopje zu Guttenbergut (te ziut)? Te pakten per te mos kopjuar si ai vini burimin e informacionit. smiley Shpigeli ka nxjerre vetem 13 paragrafe.

Hmm interesant ky shenimi i TSR i dates 21 shkurt. Shpigeli ne daten 24 thote mbi 100. Per pak buzeqeshje:

And Guttenberg himself has sought to portray himself as being suitably chagrined. The "errors," he said, stemmed from his attempt to write the dissertation in parallel with his position as a parliamentarian and his duties as a husband and father. "It was surely cavalier of me to believe that I could square the circle."

He failed to indicate if the sentence was his alone -- or if it was borrowed without citation.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).