Dje ishte 2 Prill. 20 vjet më parë në qytetin e Shkodrës qytetarë të zemëruar nga fitorja në zgjedhjet e para pluraliste të PPSH dolën në rrugë dhe nisën të protestojnë para Komitetit të Partisë së Rrethit. Protesta degradoi pak orë më vonë në dhunë, pas së cilës mbetën të vrarë katër djem të qytetit të Shkodrës, njëri prej tyre një udhëheqës i dashur politik për rininë studentore, Arben Broci. U dogjën ndërkohë dhe godina e Komitetit të Partisë, Degës së Brendshme dhe disa makina policie. Gjyqi ndaj kësaj ngjarje ka qenë i menjëhershëm dhe ka arritur të fajësojë për vrasjen së paku katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, përfshi zëvendësministrat operacionalë të saj. Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Gramoz Ruçi, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në Tiranë, ka dëshmuar në gjyq në Shkodër pasi ka dhënë dorëheqjeje në një situatë shumë të ngarkuar politike, por nuk është gjetur fajtor. Pra, rreth vrasjeve pati një gjykim dhe natyrisht një konspiracion. Gjykimi ishte ai që ishte, ndërsa konspiracioni bënte punën e vet duke fajësuar dhe PD-në që ka përdorur këtë ngjarje për eliminime të brendshme, gjë që ngjan një marrëzi.

20 vjet më vonë Sali Berisha shkoi sërish në Shkodër. Akuzoi për vrasjen Ramiz Alinë e Gramoz Ruçin dhe theksoi se ëndrra e "dëshmorëve është realizuar". Nuk dua të merrem me retorikën e tij për ëndrrat e atyre djemve që u vranë duke protestuar të zemëruar, por di të them që 20 vjet më pas, më 21 Janar, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u vranë po katër qytetarë shqiptarë gjatë një demonstrate ku qytetarët e zemëruar sulmuan me gurë dhe shkopinj policinë. Dhuna ishte ku e ku më pak se ajo e 2 Prillit të vitit 1991.

Ndërsa më 2 Prill 1991 Ministri i Brendshëm ka qenë në momentin e vrasjes në Tiranë në një mbledhje me Ramiz Alinë, më 21 janar 2011 Ministri i Brendshëm ka qenë në një zyrë më Sali Berishën, por vetëm dhjetë metra larg demonstruesve duke komanduar operacionin kundër tyre. Edhe sikur Sali Berisha mos ta banalizonte gjakun e Arben Brocit dhe tre të tjerëve dje më 2 Prill duke theksuar se ëndrra e tyre u realizua, pra edhe nëse do ishte korrekt me dëshmorët e 2 Prillit, ai nuk është korrekt me historinë dhe kriteret që përdor për të. Ai dhe Lulëzim Basha me këtë kriter janë vrasësit direkt të katër qytetarëve shqiptarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 Janar. Edhe ata qytetarë njësoj si ata më 2 Prill 1991 në Shkodër protestuan për vjedhjen e zgjedhjeve, por dhe për vjedhjen e xhepave të tyre nga ciklopët e pangopur që strehohen në shpellën e Sali Berishës me bllok në dorë duke numëruar paratë.

Pra, njësoj si më 2 prill 1991, katër qytetarë u vranë për votën e lirë dhe për liritë e tyre të tjera të dhunuara. Ministri i Brendshëm dhe kryeministri nuk kanë dhënë dorëheqje pas kësaj, dhe janë mburrur se kanë drejtuar vrasjet nga zyra. Më tepër akoma, jo vetëm që nuk i kanë shpallur akoma dëshmorë ata qytetarë dinjitozë që dhanë gjakun për liritë tona, por një prej banditëve për të cilin po digjet Shqipëria i ka quajtur dhe kokëpalarë. Kjo hipokrizi e madhe me historinë dhe bilancin e saj, është e tepërt më 2 Prill. Berisha duhet të bëjë së paku për 21 Janarin një proces aq të mangët sa i 2 prillit 1991, të burgosë së paku katër zyrtarë të lartë të policisë siç u burgosën atëherë, dhe pastaj të krahasohej veten me Ramiz Alinë dhe Lulëzim Bashën me Gramoz Ruçin.

Fatkeqësisht Basha është sot në pozita shumë më të këqija mbrojtëse nga sa ishte Gramoz Ruçi më 1991 dhe Berisha shumë më i implikuar në këtë vrasje nga sa ishte pushteti kufomë i Ramiz Alisë në vitin 1991. Ai kujton se mbrohet duke krahasuar hierarkitë e dy vrasjeve të ngjashme politike. Në të vërtetë vetëakuzohen. Dy të parët janë gjykuar mirë apo keq, dhe kanë marrë pafajësinë në gjyq, ai dhe Lulëzim Basha kanë 6 vite që i fshihen drejtësisë për gjithë krimet që bëjnë bashkë, që nga vjedhjet në Kalimash, nga shitja e ujërave të detit Greqisë deri tek nga vrasjet më 21 janar. Dhe e frikshme është se Berisha mendon që duke marrë përsipër dosjet e Lulëzim Bashës, i ka dhënë atij imunitet të përjetshëm për të mos u gjykuar, por vetëm për tu akuzuar. Por meqë jemi tek Gramoz Ruçi dhe Ramiz Alia, Sali Berisha është mirë të shkojë tek standardi i tyre. Të gjykohet bashkë 'dhëndrin e ri në politikë', për këto katër vrasje dhe të çojë në burg gjithë hierarkinë komanduese të asaj dite. Pastaj ne jemi të lirë të themi kush janë vrasësit e 2 Prillit dhe kush të 21 Janarit.

29 Komente

 NJe kujtese, per ata qe nuk kane as sy e as vesh...

Vrasesi i 21 Janarit ka emer dhe ai eshte frymori sali!

ashtu ? Qe kur kjo pune ?!

Jo, se une kam ca dite qe po degjoj se vrasesi i 4 puçisteve na qenka Basha, apo jo ?

Ke te besojme tani , se PS-ja njehere thote i vrau Saliu, njehere thote se i vrau Basha, nje here tjeter thote i vrau Garda, njehere tjeter na del Policia .

E di si po vete kjo pune ? Si puna e asaj bacaletes te humoriteve te Vlores ne fillim te viteve '90 :

Djali - "O Ba, eshte nje mullar me bar; aty afer eshte lopa dhe gomari. Kush e hengri barin ?"

Babai - "Lopa !"

Djali - "JO!"

Babai - "Po kush ?"

Djali - "E hengri Delja!"

Babai - "C'ne delja  ?!"

Djali - "Delja, se ishte fshehur prapa mullarit !"

 

Dhe kjo pune : Jo i vrau Saliu, Jo i vrau Basha ! prit se mos na del se i vrau Prifti pastaj, apo Meta ...

ketu me vajti mendja edhe mu ne fakt. se sikur snuk ...

p.s. ruci mund te jet kriminel po esht zotni burr. luli sesht kriminel po esht gru

Shiko Mere, se nuk eshte mire te  perflasim me fatkeqsit e tjetrit.

Ato kater u vrane me 2 Prill se nuk donin kufij, nuk donin te vrare ne kufij, nuk donin tela me gjemba.

Ndersa ato kater u vrane me 21 Janar, per pushtetin e kryetarit Rama, te thirrur e te sjellur me autobuz.

jo vetem kaq, por te krahasosh keto 2 ngjarje, vetem nje konkluzion nxjerr :

Gramoz Ruçi atehere nuk komandonte thjesht policine, por edhe SIGURIMIN E SHTETIT ! Ky njeri, ne krahe te diktatures gjakatare athere, bashke me Ramiz Aline dhe Skender Gjinushin, Namik Doklen (si Kryeredaktor te ZP-se) apo Valentina Leskajt, sot po me keta personazhe, si dinusaure te politikes Shqiptare, pretendojne se me 2011 ndodhen ne krahet e viktimave te "votes se lire"!

PS-se t'i vije turp per ate njeri qe e ka ne kulisat e partise dhe qe zyrtarisht eshte Nr 2 i saj !

Sa per krahasimin e ngjarjeve, i bie sikur te heqsh nje vije paralelele midis Shqiperise se 1991 dhe Shqiperise se 2011 ... nuk e di sesa ngjashmeri ka akoma, por besoj se shume gjera kane ndryshuar : pa, druaj se te jete e njejta gje, dhe ne lidhje me vrasjet qe po na strohen ketu si te njejta!

Eshte thjesht nje ri-perdorim politik i nje ngjarjeje makabre, te orkestruar nga po keta njerez qe e çuan turmen pa drejtim politik, t'i binte institucioneve per t'i rrezuar ato e per te destabilizuar vendin. Ata qe te vrasin naten, te qajne diten ! Kete beri Rama dhe kopilet e tij me 21 dhe 28 janar ! Do s'do t'a kuptoje kete, eshte i lire te mendoje ç'te doje pastaj

Problemi kryesor eshte mungesa e periudhes se iluminizmit qe nuk ka kaluar shqiperia, do thote se nuk dime te dallojme ngjarjet, nisemi vetem nga interesi tribal e idiot.

Ta kaloje nepermend Merua, sikur populli te sulmonte kryeministrin ne '91, te godiste policin me gure e shkopinj , sa qindra te vrare do ishin, pa kujtuar sikur kjo te ndodhte ne '75, sa shqiptar do vriste enveri, do i kerkonte titos , me sill disa mijera kosovare se nuk me dalin keto vendasit.

Shume e drejte qe ata te dy prillit u vrane se nuk deshen kufij. Puna eshte se gjaku i tyre vajti dem, se dhe keta te 21 Janarit per tentative kalimi kufiri u vrane. Dhe c'eshte me e keqja ato te kufirit atehere vriteshin skerkave (me gjithe respektin maksimal per gjestin e tyre) kurse keta te 21 Janarit i vrane si lope ne mes te Bulevardit te Tiranes.

 Ose mbase donin pune e te kishin me c'te ushqenin familjen, nderkohe qe Berisha ka dy katet e fundit te nje pallati ne mes te tiranes, me shume metra katror se Enver Hoxha, dhe bijte e tij po shpartallojne gjithe natyren e shqiperise me ndertime?

Apo varja ketyre, vetem Babe Berisha te jete mire.

Si u vritka tjeteri per karriken e tjetrit?!!!!! Po ata te 2 prilit cfare fituan ?!

Kjo eshte llogjika e ulet per vlersimin e te vrareve.

Te dy ngjarjet 2 prill, 21 Janar, kane nje gje te perbashket, proteste dhe urrejtje, kunder nje Qeverie, e para,  diktatoriale, e dyta, mashturese dhe kusare !

Ndersa te paret nuk ju gjenden vrasesit, per te per te dytet vrasesit dihen!Jane brenda godines qeveritare. Jane te filmuar dhe te hetuar nga ekspertizat.

Patetizma dhe sensocializma populiste te Bazes sic patetizmat dhe populizmat e Berishes qe deklaron qe endrra e deshmoreve u realizua.

Gjyqi ndaj kësaj ngjarje ka qenë i menjëhershëm dhe ka arritur të fajësojë për vrasjen së paku katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, përfshi zëvendësministrat operacionalë të saj. Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Gramoz Ruçi, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në Tiranë, ka dëshmuar në gjyq në Shkodër pasi ka dhënë dorëheqjeje në një situatë shumë të ngarkuar politike, por nuk është gjetur fajtor.

!

Në 2 prill 1991 nxënësit e gjimnazeve ishin ulur në trotuare, nuk u nisën me gurë. Kujtojani Meros këtë.

 

 

UNE JAM KUNDER DHUNES, CFAREDO LLOJ DHUNE FIZIKE, VERBALE TE GJITHA FORMAT. JEMI NE DEMOKRACI DHE ESHTE E TMERSHME TE NDODHIN ATO QE NDODHEN NE 21 JANAR. NGJARJET E 2 PRILL 1991 NGRITEN HERONJ QE DO KUJTOHEN PERGJITHMONE, NE JETE TE JETEVE. KURSE ne 21 JANARI NUK I SOLLI VIKTIMAVE LAVDI, FATKEQSISHT ATA ASHTU SI TE GJITEHE NJEREZIT QE PROTESTUAN ATE DITE,  ISHIN VETEM INSTRUMENTA TE POLITIKES SE GABUAR TE OPOZITES. ATA U PERDOREN PREJ POLITIKES SE OPOZITES DHE JO PER QELLIME TE PASTRA PO PER MARRJE PUSHTETI ME DHUNE.

NGA 2 PRILLI 1991 LINDI DEMOKRACIA NE SHQIPERI, NGA 21 JANARI 2011 NE HUMBEM TE DREJTEN PER TE SHKELUR DEREN E MADHE TE EUROPES SI KANDIDAT.

21 JANARI NUK PATI HERONJ, NUK PATI TE FITUAR.

 o e ardhmja, ti njerzit i quan instrumenta pa shpirt dhe duhet te qellohen ? Edhe diktatura me eger e 91shit nuk qelloi kaq hapur ne sy te gjithe botes direkt mbi njerzit!

une njerezit i quaj njerez.... por kush i coi atje ne shesh per ti vrare i quajti instrumenta. kush qelloi po gjykohet, po kush i organizoi, i dha urdherat dhe pastaj i braktisi a po gjykohet???? ku eshte drejtesia per Edi Ramen. me thuaj a ka ndonje vend te botesa apo ndonje rast ne histori ku lideri braktis turmen???????

Ndrysho mentalitet e dashur Jeta është e vyer për gjithsecilin dhe askush s'ka të drejtë ta marrë atë (as  ZOTI s'ta merr Jetën por të çon në të përtejmen Ferr apo Parajsë.) qëndrimi yt është mjaft fëminor në mos cinik ti thua ku është drejtsia për atë që i çoi në demonstratë (jo luftë me armë )dhe pa "dashje"  nuk kërkon drejtsi për ata që i vranë në thyerje flagrante të ligjeve të shtetit por dhe të së drejtës .Mund të shkruash e të mendosh çtë duash për Edin si njeri e drejtues por jo për njerzit e vrarë.Ky është mentalitet bujkrobi  dhe mendon se dhe të tjerët janë si ty. Të demonstrosh e të kërkosh të drejta është qytetari e shkallës së lartë dhe ndihmë e madhe për shoqërinë .Të vrasësh Njerëz  në demonstrata (qofshin dhe me kërkesa  të padrejta ) është e kundërta dhe dëm i madh për shoqërinë . 

Po te plagosesh Policet me tulla,cfare eshte sipas teje?

Krim, por policia eshte e mbrojtur dhe nese s'arrin ta ndaloje, eshte e paafte, sepse per ate pune paguhet.

por asnje vend (pervec egjiptit e libise) nuk vret per kete.

Po te kujtoj qe ne Itali ia hoqen pistoleten nga kllefi policit, dhe as e coi njeri ndermend te vriste nje protestues.

Duhet te jesh Gadaf\enver\berishe\miloshevic qe ta besh kete

 

 

Nuk eshte kaq i keq po he,ju thate" 13 mije,asgje sjane".......

ja vodhem shefit tat, qe tha : "edhe 13 mije mund te vriten, po shkelën territorin e insitucioneve" smiley

 Tha ngjela, jo te tjeret. Ngjela eshte parti me vete. sa per numer

Pershesh ha, si puna e Bashes. smiley S'e merr njeri parasysh.

ky nuk eshte muhabet mentaliteti. jeta eshte e shenjte dhe shteti opozita politika kane lindur per ta mbrujtur. une nuk e kam justifikuar veprimin e gardisteve por mesa di une ata jane para drejtesise. ajo qe mua me shqetson eshte pse Edi Rama nuk eshte nen akuze si shkaktar i 21 janarit, si provokues dhe fajtor. nese sot botes i eshte rikthyer nder mend kujtimi i shqiperise ne lufte, pa stabilitet politik dhe e padenje per te qene pjese e kandidaturave per BE fajin e kane prirjet per pushtet te edit. une nuk kam thene ne asnje sekonde asgje qe mund qofte edhe indirekt te preke kujtimin e te vrareve, perkundrazi duke qene moter vete e imagjinoj dhimbjen e te humburit te nje vellai, apo burri apo babi. ajo qe une nuk i fal Edi Rames eshte se s'kishte asnje arsye pse ta organizonte nje proteste te pergjakshme. nuk kishte asnje arsye pse ti sulej policise. asnje arsye pse te digjte makinat e njerezve kot me kot. more thjesht une ende se kam kuptuar tamam cfare kerkonin ata njerez. une nuk i fal edi rames qe i hodhi njerezit si dele pa coban ne shesh e vete u fsheh tek segafredo. une nuk ja fal edi rames qe e perdori vdekjen e 4 njerezve per te justifikuar prezencen e vet ne opozite. une nuk ja fal edi rames qe eshte akoma ne PS.

  por kush i coi atje ne shesh per ti vrare 

 

Domethene, te dalesh ne proteste para Berishes, do te thote te vdesesh?

Si ne kohen e Enverit?

 Mire e ke ti, po ata heronjte e Shkodres, kush i çoi atje, ku ishte Saliu me te vetet, ne ate kohe??????

Paralelizmat shkojne me kete logjike infantile. Turp, per intelektin qe keni!!!!!!!!!!!!

 

2 Prilli i opozitave

Nga Lorenc Vangjeli

Mund të jetë mallkim. Mund të jetë një nga ato shenjat misterioze me të cilat Fati shënjon fatin e një individi. Mund të jetë një nga ato lidhje shkak-pasojë e pastaj sërish në të kundërt, pasojë e shkak, që nuk arrijnë të shkëputen nga njëra-tjetra edhe kundër vullnetit të rrethanave. Por mund të jetë edhe “bekim” personal. Një “bekim” që lind nga shkaku dhe kushtëzon pasojën. Vdekja dhe Sali Berisha kanë krijuar në mënyrë gjithashtu të mistershme një lidhje të ngushtë mes tyre. Ajo ka nisur me 2 Prillin e vitit 1991, ka vazhduar me Marsin e Zi 1997, me shtatorin e frikshëm 1998 dhe ndoshta nuk ka mbaruar me të Premten e Zezë të 21 janarit 2011. Në të gjitha këto morte të dhembshme, ndërhyn edhe emri i njeriut që tashmë qeveris vendin dhe i premton vetes se do të qeverisë edhe 35 vjet të tjerë. Edhe si shkak, edhe si pasojë e “lumtur” e me një fat të ndryshëm vetjak për shkak të vdekjeve.

Të shtunën u mbushën 20 vjet nga masakra e Shkodrës. Katër qytetarë shkodranë u ekzekutuan me armë zjarri dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur gjatë një proteste mbas zgjedhjeve të para pluraliste në vend. Komunistët e Partisë së Punës kishin fituar shumicën dërmuese në Kuvend përballë demokratëve opozitarë, kryesisht në zonat rurale ku ende mbahej busti i Hoxhës në kuzhinat e varfëra dhe kishin humbur në të gjitha qendrat urbane ku Evropa dhe fryma e lirisë kishte mbërritur më parë nga antenat e televizorëve.

Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka janë prej 20 vjetësh martirë të demokracisë, të vrarë nga plumba të identifikuar në një histori, që megjithatë është e helmuar me shumë dyshime. Gjaku i tyre, tek i cili hipokrizia e zakonshme politike e vendit vë lule çdo 2 prill, ishte një nga argumentet kryesore të opozitës së dikurshme që frakturoi mandatin edhe ashtu të frakturuar të komunistëve.

Një vit më pas, komunistët e Partisë së Punës dolën në opozitë dhe një tjetër ish-komunist ortodoks si Sali Berisha, dominoi, siç po dominon skenën politike në mënyrë të paprerë.

Ish-ministri i brendshëm i kohës, Gramoz Ruçi doli pa asnjë faj nga procesi i hetimit gjyqësor. Sot është në politikë aktive edhe për shkak të vendosmërisë së tij personale që atëherë ju nënshtrua hetimit si një qytetar i thjeshtë.

Skaji tjetër i vdekjes ndodhi gati 20 vjet më pas. Në 21 Janar 2011, e Premtja e kryeqytetit u bë e Zezë dhe u Përgjak në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndodhi përballë dritareve të zyrës së njeriut, që ngjitjen e tij në pushtet mund ta faturojë si pasojë edhe për shkak të gjakut të derdhur në 2 Prill 1991 në Shkodër. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, u vranë në Shqipërinë e vitit 2011. U vranë dhe u rivranë nga një qeveri që thotë se qëlluan me gurë. Nga një qeveri, që këtë “kundravajtje apo vepër penale”, e ndëshkoi me vdekje. Brenda pak çasteve, pa hetim, pa gjykim, por me ekzekutorë të çastit që ishin pozicionuar mbas gardhit të kryeministrisë me një axhendë të ndryshme zjarri nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës.

Shqipëria ka ndryshuar, por personazhet janë po ata. Vrasës dyshohet të jenë njerëz me uniformë, viktimat padyshim janë qytetarë të ndershëm, me fajin e vetëm se kërkuan liri dhe se ishin të varfër. Ndryshon vetëm “teknologjia” që i qëlloi. Kallashnikovët rusë të Shkodrës u bënë automatikë turq në Tiranë, fotot e dikurshme të rastësishme, u bënë objektiva kamerash që dëshmuan vijën e zjarrit në kahun e pandashëm: nga pushteti drejt demonstruesve.

Ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha është kandidat për bashkinë e Tiranës. Nuk ka asnjë hetim ndaj tij, edhe pse çdo hetim i ndershëm, profesionist dhe i pavarur do ta nxirrte atë absolutisht të pafajshëm, njëlloj si zoti Ruçi 20 vjet më parë. Fajtori është gjetkë. Eshtë përtej dritareve të një zyre apo në rrugëtim skajeve të Shqipërisë duke premtuar mbjellje ullinjsh dhe agrumesh dhe duke kërcënuar me shkulje dhëmbësh.

Në prillin e vitit 1991 as vetë komunistët nuk kishin dyshim se Shqipëria do të shkonte sërish në zgjedhje. Njëzet vjet më vonë, vetëm një ish-komunist ortodoks si Sali Berisha nuk do të pranonte idenë e zgjedhjeve të parakohshme si pasojë e shkakut: janë vrarë qytetarë. Njëzet vjet më vonë, një njeri i vetëm i reziston ende domosdoshmërisë për t´i dhënë vendit standarte evropiane të zgjedhjeve. Ky është shkaku pse Shqipëria ka mbetur ende në dyert e mbyllura të familjes evropiane, gjithë të tjerat janë thjesht pasojë, që nga varfëria, tek demokracia hibride që jeton vendi, tek pluralizmi si fasadë, liria e tregut apo e mediave.

Komunistët e djeshëm me tesera bënë sikur ikën në 2 Prill. Ish-komunisti duhet të ikë edhe sepse bëri 21 Janarin. Komunizmi është ende në pushtet në Tiranë. Tashmë pa teserë, tashmë me kostum borgjezi dhe fjalor demokrati, por me të njëjtën frymë dhe frymëzim që i vjen që nga Lenini. Dhe ky mund të jetë vërtet një mallkim, një mallkim për shumëkënd, përveç një individi dhe fatit të tij. Që me vdekjen ka krijuar një marrëdhënie të veçantë. Siç është e zakontë në Ballkan, por jo në Evropë.

Si mund te krahasosh 2 prrillin me 21 janarin? Ka shume ndryshim midis deshmoreve e marionetave...

 Ka nje ngjashmeri ne skenarin e ketyre vrasjeve...Alfons Grishaj ne kujtimet e tij permend edhe nje here pati ate kohe tentativa ti vihej faji demostruesve per vrasjen e tyre... http://www.voal-online.ch/index.php?mod=...  ...te njejten gje u mundua te bente pushteti aktual.

Marioneta apo jo ata ishin te paarmatosur dhe u vrane si kafshe ne mes te Tiranes. Edhe "marionetat" kane te drejte te jetojne, protestojne. E nuk ka shtet ligjor qe te kete te drejte te ekzekutoje njerez te paarmatosur. 

Kur nje kryeminister akuzon per puciste institucionet e pavarura te shtetit, presidencen, prokurorine, sherbimin informativ shteteror dhe dekoron policet e ushtaraket ka dicka qe nuk e kap llogjika e shendoshe. 

Keto shpjegohen kollaj po te kemi parasysh paranojen per pushtet qe ka ky njeri qe e shtyn  te leshoje gomarlleqe pa kandar.

Perse ka nevoje ky shtet per kaq funksionare te akuzuar per vrasje si Sefgjini, Mediu, Basha, te tjere per korrupsion e imoralitet si Pango, Jakaj, etj per te vazhduar me qente e diktatures si Elezi, Sakajeva, Bucpapaj e dhjetera ish hetues e prokurore dosjesh te sajuara, te rehatuar sot ne zyrat e shtetit. Per cilet komunista flet sot bllokqeni sali?

Ky bllokqen eshte sot i rrethuar nga qen te tjere qe i nevojiten dhe i bejne presion per ti shperblyer qe te mos hapin gojen per pislliqet e bera.

Kohet jane te ndryshme, por vrasjet si akte te kryera ne protest, me 2 prillit 91 dhe me 21 janarit 11 jane njesoj! 

Kohet jane te ndryshme, por justifikimi i atyre qe qelluan eshte i njejte, Mbrojtja te insitucioneve!

Kohet jane te ndryshme, por urrejtja dhe pakenaqsia kunder qeverise si shtytese per proteste eshte njesoj!

Kohet jane te ndryshme, por zhgenjimi si preceptim per ata qe qeverisin eshte i njejte!

Pse nuk duhet thene qe vrasjet  jane njesoj 2 PRILL DHE 21 JANAR ?

Te vraret E 2 PRILLIT DHE 21 JANARIT  nuk kishin kryer krim, ishin vetem pjesmares ne proteste !

____

Duhet te vritesh ne proteste ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).