Ajola Xoxe ka porositur një vilë me vlerë 200 mijë euro në fshatin Mullet, në periferi të Tiranës.  Kontrata e porosisë për vilën me sipërfaqe 223.2 metra katrorë banimi dhe kopsht 155 metra katrorë, është nënshkruar nga Ajola në korrik të vitit të kaluar, në prani të noteres dhe përfaqësuesit të firmës ndërtuese, e cila, në fshatin Mullet ka nisur të ndërtojë një kompleks vilash dykatëshe luksoze.

”Meqë Veliaj po proteston për kontrollet tatimore mbi evazionin miliardësh të MJAFT-ëve të tij, a mund të na tregojë Erioni se ku i gjeti Ajola Xoxe 200 000 euro për të blerë në datën 16 korrik 2010 në Mullet, vilën me sipërfaqe 223,2 m2 dhe oborr 155,6 m2? Theksoj se kjo është shtëpia e tretë që vërtetohet që blihet brenda 6 vjetëve”, u shpreh avokati i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Altin Goxhaj. Kontrata detajon planimetrinë e vilës dhe jep të dhëna të hollësishme rreth hapësirave, materialeve dhe elementeve të tjera të ndërtimit të saj. Goxhaj ka depozituar një padi civile ndaj Partisë Socialiste për cenim imazhi dhe i kërkon asaj si dëmshpërblim një shumë prej 99 milionë lekësh të vjetër.
 

Vila

Kontrata e nënshkruar nga Xoxe dhe përfaqësuesit e firmës ndërtuese të kompleksit të vilave luksoze në zonën rezidenciale të Mulletit përshkruan sipërfaqen e saj të ndarë sipas kateve, duke nisur nga bodrumi, kati i parë, i dyti, parkimi i mbyllur dhe oborri. Gjithashtu, kontrata detajon dhe mënyrën se si do të bëhet pagesa me këste sipas fazës së ndërtimit të vilës, deri në përfundim të saj, në shumën e 200 mijë eurove. Kompleksi i vilave përfshin ambiente relaksi, njësi shërbimi dhe pishinë për banorët e kompleksit, i cili do të jetë larg zhurmës dhe ambienteve të qytetit.

Ajola Xoxe, e diplomuar në Jurisprudencë, ka punuar si konsulente ligjore vite më parë në UNICEF, ndërkohë angazhohej dhe me Agenda Institute, një OJQ rinore ku merrnin kryesisht pjesë anëtarë të MJFT-it e më pas në G99. Që prej 2008-s ajo është anëtare e Asamblesë Kombëtare Socialiste dhe është angazhuar herë me Forumin e Gruas, e herë me të rinjtë. Nuk njihet nga askush që Ajola të ketë ndonjë biznes të vetin nga i cili mund të deklarojë të ardhurat për një blerje të tillë. Ajola bashkëjeton me ish-drejtuesin e lëvizjes “Mjaft” e më pas të G99-s, Erion Veliaj, i cili dhe ai është pjesë e Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve të 2009-s, Veliaj, i cili kandidoi për deputet si kryetar i G99-s, dha dorëheqjen për t’iu afruar edhe më Partisë Socialiste. Pak muaj më parë, pas grevës së urisë së majit 2010 para Kryeministrisë, Veliaj u ftua nga Rama që t’i bashkohej Partisë Socialiste, fillimisht si anëtar i Asamblesë Kombëtare. Aktualisht ai luan rolin e sekretarit Organizativ për degët e PS-së jashtë shtetit.


 

UPDATEXoxa: Kontrata u anulua pas 1 muaji, s'kam blerë shtëpi

Ajola Xoxa ka sqaruar dje se nuk e ka blerë shtëpinë 200 mijë euro në Mullet, pasi e ka anuluar kontratën e prenotimit pas një muaji.Reagimin e saj për gazetën “Panorama”, Xoxa e mbështet edhe mbi një dokument të kompanisë “Prime Capital”, sipas të cilit, kontrata është anuluar nga Xoxa në 27 gusht 2010. “Në asnjë moment nuk ka pasur një transaksion financiar mes meje dhe firmës “Prime Capital”, jo vetëm në vlerën e përmendur prej jush, por në asnjë vlerë, sado të vogël, as edhe një euro të vetëm, as nga unë dhe as nga prindërit e mi, të cilët fillimisht patën idenë e ndërrimit të apartamentit në Tiranë dhe marrjen e një apartamenti (dhe jo vile) përmes kredive që bankat lokale rëndom ofrojnë për këdo. Ide e cila u rrëzua shpejt”, shprehet Xoxa në sqarimin e saj. Sipas saj, ideja e një banese jashtë Tirane ishte thjesht “një bisedë brenda familjes prej 3 personash (unë e punësuar si juriste prej 5 vjetësh dhe prindërit e mi me një karrierë 35-vjeçare dhe me disa prona në Tiranë, e që si gjithë shqiptarët e tjerë mund të përfitojnë kredi nga bankat vendëse”. Ajola Xoxa shprehet gjithashtu se Erion Veliaj nuk është i përfshirë fare në historinë e prenotimit të kësaj banese. Po ashtu, në reagimin e Xoxës thuhet se “i ashtuquajturi avokat i konsumatorëve, Altin Goxhaj, njihet publikisht si sulmues ditor i çdo të riu të suksesshëm që kritikon pushtetin. Në këtë profil, ai tashmë është penalizuar nga gjykatat shqiptare dhe disa gjyqe të tjera ndaj tij me akuzë ‘shpifjen’ janë në proces”.

Foto 1: Erjon veliaj dhe ajola xoxe, diten e perfundimit te greves se urise

Foto 2: Faksimile e kontratës së firmosur mes Ajola Xoxes dhe përfaqësuesit të firmës “Prime Capital”

 

261 Komente

"Që prej 2008-s ajo është anëtare e Asamblesë Kombëtare Socialiste dhe është angazhuar herë me Forumin e Gruas, e herë me të rinjtë."

S'kam ndonje simpati as per Ajola Xoxen, as per Erion Veliajn, por megjithate do te doja te dija nese ne Shqiperi ka ndonje ligj, urdherese, kleçke, sipas se ciles nje anetare e Asamblese se nje partie, apo nje "e angazhuar" ne Forumin e gruas, duhet te deklaroje te ardhurat publikisht. Faleminderit paraprakisht.

ne shkrim nuk behet fjale per te denuar Xoxen se eshte pjese e Asamblese se gruas etj, apo se anetaret e tyre duhet te deklarojne te ardhurat.  ato merren si shembuj per te treguar karrieren profesionale te saj, e cila qe nga 2008 eshte limituar ne disa dalje publike neper televizione mike, dhe asgje tjeter. ose shume pak per te siguruar 200 mije euro!!

si mundi kjo vajze te siguroje ne menyre te ligjshme kte shume? ajo eshte 27 vjec, me profesion juriste. eshte e pamundur qe nje juriste me kaq pak eksperience te siguroje kaq te ardhura, edhe sikur te kishte punuar ne studiot ligjore me prestigjioze! ktu behet fjale se paku per evazion fiskal ne mos per pastrim parash. mos harro qe eshte e fejuara e nje politikani i cili deklaronte para pak muajsh se zoteronte vetem nje apartament te vogel ne tirane! te vinte gjynah kur e degjoje! s'dije ke te qaje me perpara, ramen qe jetonte tek e ema akoma dhe me 3000 euro ne banke, apo kte ciftin e ri qe jetonin sipas tyre ne nje shtepize te vogel!

pak me respekt per inteligjencen tuaj. s'behet fjale te themi kush eshte me i ndershmi nder politikanet, kush me hajduti etj. thjesht te mos tregohemi naiv...  

Lefty, qe t'i kerkosh Rames burimet e te ardhurave, apo Veliajt, eshte nje gje, dhe t'ia kerkosh nje personi tjeter (qe s'mban poste publike), eshte nje gje tjeter.

Tani une po pyes shqip, hapur, qarte: A eshte e mundur kjo ligjerisht? Kaq. S'po fyej inteligjencen e askujt, ne mos po jane te tjere qe e fyejne timen perdite.

mos harro qe eshte e fejuara e nje politikani

 

Kerkoj falje paraprake qe po merrem me 'bishtin e muhabetit' por kur u be Erjon Veliaj politikan? Ai aspiron te behet politikan... Eshte e habitshme se sa lehte i perdorim ca cilesime pa i kuptuar konsekuencat.

Nuk eshte ceshtje ligji apo urdherese pasi parate mund t'i deklarosh edhe si Dritan Prifti, dmth nepermjet skemash tipike era pastrim-legalizim parash, qe nuk i ha njeri, por qe jane te rregullta ligjerisht, dhe me nje veprim ligjerojne 1.8milion euro. Ceshtja eshte se 200mije euro per nje shtepi jane jashte sensit te gjerave, dmth nuk mund t'i kesh grumbulluar per aq vite pune, dhe po i pate grumbulluar nuk i shpenzon te gjitha per nje shtepi. As kredi nuk ka sens te marresh pasi vetem kesti mujor te shkon sa nje rroge mesatarisht e larte ne Shqiperi. Le qe, ke Ramen qe ka 11vjet e nuk i ka mbledh aq leke sa te bleje nje shtepi, me qira jeton akoma. Eshte jashte sensit, sic eshte jashte sensit qe Prifti te shese aksionet e nje fabrike 1.8milion kur i kishte blere para pak muajsh 300mije dhe pa prodhuar fabrika asnje tulle. Po nuk eshte problemi te 200mije eurot e Xoxes, ketu te rralle mund te jene politikanet a pushtetaret qe nuk ja lejojne vetes shpenzime te tilla.Thelbi eshte te ai korrupsioni qytetar, qe aq me pafajesi po dhe aq rrezikshem e shprehu ambasadori, te ajo fryme korruptive qe i ben njerezit te pandjeshem ndaj ketyre rasteve. Jemi shume larg per te qene te irrituar me shpenzimet e Xoxe- Veliajt. Ketu me duket thjesht nje beteje e sulm personal.

P.S. Ndoshta Xoxa familjarisht eshte e pasur se Veliaj e ka deklaruar veten qe vjen nga kushte te veshtire meqe dilte i vogel e shiste fiq. Ne kete rast s'kemi te bejme fare me Xoxen po thelbi mbetet po ai

Ne kete rast s'kemi te bejme fare me Xoxen po thelbi mbetet po ai.

Epo ne kete rast eshte Xoxa qe po pergojohet dhe akuzohet, dhe jo Veliaj.

 "Jemi shume larg per te qene te irrituar me shpenzimet e Xoxe- Veliajt. Ketu me duket thjesht nje beteje e sulm personal."

Po, fiks kete mendoj. Mendoj edhe qe ne kete menyre çeshtjes ne parim (hetimit te korrupsionit) i bie krejt vlera.

Pronaret e firmes "Prime Capital" po zbatojne porosine e kryetarit Rama, "Merrjuani leket, votoni PS" smiley

Ky cifti ka marre kredi 180,000 euro per 30 vjet. apartamentet e mira ne tirane rendom shkojne 200,000 euro ne cmim. Cfare ka kaq te madhe ne kete artikullin e ketij telendarit?

Aman o vlla na thuaj edhe neve te tjerve qe na jan bere duart kallo, kush i jep keto kredite 30-vjecare me keto shuma marramendse?- aq me teper qe vetem kestet mujore jan sa nje rroge e majme? Se qe thua ti, i merr ato para, por hap nje biznes apo ke ndonje plan per te fituar para, por ti marresh edhe me to te blesh je vile?????? Uuuu avash pak...

KY ESHTE PROJEKTI

 Albania Real Estate

Lloji: Vila Vendndodhja: Ne zonen e Fshatit Mullet te Rrethit e Tiranes. Sip. Total.: 271 m2 Sip. Toke: 1000 m2 Sip. Ballkon: 29 x 400 Euro/m² m2 Kati: 1 Kate Total: 2 Orientimi: Veri-Jug-Lindje-Perendim Cmimi: Total: 220000 Euro Opsione: ngrohje, oxhak, 24uje, parkim

 

Kompleks rezidencial vilash vetem 12 kilometra nga qendra e qytetit te Tiranes. Kompleksi ofron siguri duke qene i rrethuar me mure rrethues, cilesi te larte ndertimi si dhe qetesi e ajer te paster.

Nuk e kuptoj pse behet kaq "big deal" nje gje e tille, ka dhe njerez jo publik qe mund te kene me shume se nje shtepi. 

Pse kaq big deal? Sepse burri kesaj, super-retoriku bajat Veliaj, hiqet si mekembesi "Profetit" Rama. Kaq i njome Veliaj dhe ka fillu te zhgerryhet fort ne lluce. Pale kur te behet "mos o zot" zevendeskryeminister i Rames ne te ardhmen.

Nuk jane te martuar, ta ka shkruar tjetri aty siper.

 Po Albana Vokshi qe u corren te gjithe keta disa muaj rresht? As ajo nuk ishte e martuar. Mos u kap mbas klauzolave ligjore, se po te jete per ate pune te gjithe politikanet tone jane te pafajshem ligjerisht. I bie te fshish 99% te artikujve te peshkut pastaj.

Une s'di gje per Albana Vokshin. Ketu ku jam deklarimi i te ardhurave eshte i detyrueshem per te gjithe. Para dy vjetesh plasi skandali sepse Agjencia qe merret me kete pune i kishte bere publike te ardhurat e te gjitheve (dmth ti mund te shkoje dhe te shihje ne internet te ardhurat e kujtdo).

Sikur ne Shqiperi te zbatohej ligji, me siguri qe do te kishim mbetur pa klase politike, ne don te dish mendimin tim.

e-mule e rriti famen e vet atehere

Albana nuk eshte e celebrume por ka 2 femije me burrin qe bashkejeton. Apo i ka bo me frymen e shenjte? Megjithese as fryma e shenjte nuk i afrohet asaj.

e ke per edin me erionin? nuk e kapa.

Njerez dashakeqas! Ate vile e kane blere per te strehuar romet qe i dogjen barakat.

P.S. Te dashuren Erion Velia e paska si yll njehere. Edhe shpine e paskan si yll. Mua po me fillon te me pelqeje E. Velia, di te zgjedhe, ka shije. Pergezime.

Ajola Xoxe, e diplomuar në Jurisprudencë, ka punuar si konsulente ligjore vite më parë në UNICEF, ndërkohë angazhohej dhe me Agenda Institute, një OJQ rinore ku merrnin kryesisht pjesë anëtarë të MJFT-it e më pas në G99. Që prej 2008-s ajo është anëtare e Asamblesë Kombëtare Socialiste dhe është angazhuar herë me Forumin e Gruas, e herë me të rinjtë. Nuk njihet nga askush që Ajola të ketë ndonjë biznes të vetin nga i cili mund të deklarojë të ardhurat për një blerje të tillë.

 

1) Nuk eshte Xoxe por Xoxa.

2) Ndryshe nga sa thote leternxiresi me siper, Ajola Xoxa eshte e punesuar qe prej dy viteve nga firma ligjore Tonnuci & Partners ne Tirane. Nuk eshte e veshtire ta gjesh kete, mjafton te shikosh profilin e saj ne LinkedIn.

3) Altin Goxhaj eshte nje kobure e pacipe politike qe perdoret here nga LSI dhe here nga PD sipas rastit. Eshte cudi qe shkrime te ketilla tendencioze dhe me fakte te pasakta, pa i dhene mundesi te akuzuarit te pergjigjet botohen edhe nga gazeta kryesore, dhe jo me vetem nga fletushka si SOT. Eshte cudi edhe qe publikohen ne kete faqe.

Bota merret me ty edhe kur ti s'don te merresh me te. Per fat te keq.

Eeeee po bota s'eshte nje njesi homegjene e pandashme, por nje grupim interesash, njerezish, parimesh, idealesh dhe pislleqesh. Si i behet kur pislleqet dhe interesat dalin mbi parimet baze te etikes profesionale? 

 

P.S. Ki parasysh te lutem qe s'po diskutoj fare per anen morale te problemit qe permend twintip me poshte. Ajo eshte tjeter diskutim.

Pislleqet dhe interesat e kane gjithmone prirjen per te dale mbi parimet baze te etikes profesionale, puna eshte qe shoqerite kane persosur me kohe mekanizma normalizues per kete pune. Dhe ky normalizmin, mendoj, kalon nepermjet shkoqitjes se gjerave, vajtjes ne themel, berjes se pyetjeve edhe atje ku ato duken te kota, viviseksionimit me nje fjale.

P.s. Per mua po ashtu eshte i turpshem hendeku mes pasurise se disave dhe varferise se te tjereve. 

Viviseksionimi behet nga njerez te pergjegjshem. Kjo e mesipermja eshte me teper perdhunim publik, dhe pastaj mbase ca jave me vone mund te vije dicka e tipit "o me fal, te dhembi shume"?

 

P.S. Gjembi, mbase edhe ka marre kredi. E "akuzuara" nuk eshte pyetur.

Me kete s'besoj se don te thuash qe "te akuzuares" i jane mbyllur dyert, ne shtyp apo ketu tek Peshku, per te thene te verteten e vet. Besoj se edhe profesionalisht eshte ne gjendje te mbrohet nga akuza te pabazuara. 

Me duket mjaft me mire kur diskutimet merren me dike qe eshte mjaftueshem i forte per t'u mbrojtur, sesa kur vihen ne mes njerez te brishte financiarisht, profesionalisht, emotivisht.

Jo, ajo qe me shqeteson mua eshte kur moda e trajtimit te dikujt "te forte" profesionalisht dhe politikisht fare lehte do te ndiqet neser per te goditur dike qe s'i ka mjetet per tu mbrojtur ne te njejten menyre. Kjo moda e "gjuaj ne fillim, pyet me vone" ne nje mjedis ku mungon profesionalizmi, dhe ku shpifja eshte de-kriminalizuar, mund te jete shkaterruese per njerez me integritet qe s'duan tu perlyhet emri nga lloj lloj koburesh mercenare.

Verejtja eshte e drejte dhe nuk i legjitimoj fare sulme te ketij lloji (sic besoj se duket nga komentet ne kete teme). Thjesht nuk do te doja te mbyllja syte: s'eshte Peshku ai qe e ben publike akuzen e Gonxhes, eshte nje gazete. Dhe me e mira ne raste te tilla me duket diskutimi. Injorimi s'eshte me rrugezgjidhje ne Shqiperi. Ndaj ta thashe mesiper ate punen e botes qe merret me ty edhe kur ti nuk do.

shpifja nuk e eshte e dekriminalizuar. Nese Altin Goxhaj ka konsumuar ndonje shkelje ligji duke shpifur sic thoni ju Xoxe ka te drejte ta padise. Po pres kur do ta beje kete.

Kryeministri Berisha e njohu zotin Hammberg me  masat e ndërrmarra nga qeveria për garantimin e lirisë së mediave, ku u ndal në mënyrë të veçantë në vendimin për disa ndryshime në Kodin Penal , vendim ky që dekriminalizon shpifjen dhe u garanton gazetarëve mbrojtje penale në ushtrimin  e fjalës së lirë.

http://www.km.gov.al/index.php?fq=brenda...

 

Shpifja denohet me gjobe. Nese shkruesi apo mbeshtetesi i tij/saj ka burime te mjaftueshme financiare, denimi me gjobe eshte thjesht nje pasoje e vockel qe do te zbatohej pas nje procesi ankimor qe mund te zgjasi me vite.

 

Cfare flisni budallalleqe?! Je dhe juriste ti?! Po Veliaj i yt dhe shpura e tij a sme kane hedh ne gjyq per shpifje??? Penale 2 gjyqe dhe Civil njeri! Mos me thuj se e ke keshillu ti se e paske mor ne qafesmiley))

Tince, fiksimin me Veliaj & Co e ke ti keshtu qe ai eshte i joti para se te jete i te tjereve smiley Une nuk e di si te kane hedhur ne gjyq ty po jam i sigurte qe nuk je aq burre trim sa te thuash qe Berisha genjen me siper. Jo vetem qe nuk je trim po je edhe i shkathet se Panorama te ka trajtuar si gazetar dhe jo opinionist duke ta botuar shkrimin nen kolonen "aktualitet", me c'duket pikerisht per te te mbrojtur nga akuza te mundeshme ligjore. Punet e tua nuk me interesojne, edhe ti do ta nxjerresh nje cope buke disi fundja, njesoj si e gjithe sera

Ndoshta.

dmth, per sa me siper nuk besohet se ajo vertet e ka blere? se nuk e kuptoj me se cfare po duhet te mbrohet apo sulmohet.

Dmth pse eshte e punesuar nga Tonnuci & Partners, kjo e ben me te besueshme grumbullimin e te ardhurave mbi dy qind mije euro? Kontraten e paska porositur ne Korrik te 2010, qe i bie vec nje vit e gjysem pune tek Tonnuci & Partners.

ehe, dmth e paska blere. por nuk perflitet dot si thote finisterre, se nuk i ka paguar akoma paret se nuk ka marre nje vit rroge 220 000 euro. tung me temen. fuck pemen.

Ti mi goce kujdes me ate fjalen kobure se une jam koburja e vetes sime qe ti me shume se kushdo e di qe hesapet e mia me Soros, Veliaj dhe ty jane shume me te vjetra se sa interesat politike te dites!

Se mar vesh pse acarohesh. A me ka hedh ne gjyq penal Veliaj and Co per shpifje?! A me duhet me mbledh prova qe kam thene te verteten?! A seshte kjo pjese e provave qe ka te beje me zhdukjen e qindra mije eurove nga Veliaj nga Fondaiconi MJAFT per kredine rinore? A kam te drejte te kerkoj prova ne gjyq?! Ti pse bo te habitmen, ti je dhe juristesmiley))

a bo me i fut i teke raki anej ti cuno? amon -.-

 Altin duhet te kishe punuar me mire ne nje sketor te kontrollit te pasurive se sa ne ate te mbrojtjes se konsumatoreve! Cbejne ata ekspertet e kontrollit te pasurive  te politikaneve?Kam pershtypjen se merren me ceshtjet e mbrojtjes se konsumatoreve. Ajo vila 200 mije euroshit  mund te jete e vertete( dhe une si lexues e besoj) dhe ju duhet ta denconi ate ne zyrat e kontrollit te pasurive, te cilet nuk duhet te jene indiferent, keshtu luftohet korrupsioni me mire, kur secili ben punen e vet.Njerzit jane llodh shume, mendoj une, me historite te ketij lloji.

persa kohe qe kto ngelin ne rangune tymnajave, fjaleve pa prova, kjo e te tjere t'i gezojne shtepite e ca kane. Nuk me ngrof shume kjo moda e deklaratave pre-fushate

Ligjerisht nuk eshte e detyruar Xoxe te deklaroje se ku i gjeti parate per kete shtepi, ashtu sic nuk jane te detyruar shume te tjere per te cilet shtypi edhe peshku ka hedhur tonetala akuza, moralisht dhe politikisht po. Xoxe eshte e fejuara e Veliajt, drejtues i PS dhe i akuzuar per evazion fiskal dhe qe akuzon te tjeret per korrupsion. Vete Xoxe eshte e angazhur politikisht ne rangjet me te larta (anetare e asamblese se PS) dhe njerezit duan te dine se nga erdhen gjithe ato para. Xoxe dhe Veliaj mund te zgjedhin te mos pergjigjen fare dhe ligjerisht jane ne rregull, por moralisht dhe politikisht marrin persiper pasoja.

Ligjerisht nuk eshte e detyruar Xoxe te deklaroje se ku i gjeti parate per kete shtepi, ashtu sic nuk jane te detyruar shume te tjere per te cilet shtypi edhe peshku ka hedhur tonetala akuza, moralisht dhe politikisht po.

kapetan - take it easy man!!! smiley

A ke degjuar ti ndonjehere per money laundering? Cdo shtet ka ligjet e veta per kete pune! Me sa di edhe une edhe Shqiperia ka ligje te tilla nqse mund te konsiderohet si nje shtet ... kjo e pare nga pikepamja e zbatimit te ligjeve!!! Cdo  shtetas eshte i detyruar me ligj te demonstroje si i e ka arritur nivelin dhe stilin e vet te jetes! Nqse se nuk e mbeshtet me te ardhura te ligjshme atehere personi ka abuazuar ne kurriz te shtetit (tax evasion or tax fraud) ose ka marre ryshfete! Kjo eshte pasuri e paligjshme dhe konfiskohet kudo ne bote! Edhe ne Shqiperi nqse zbatohet ligji!

Eshte verberi te mendosh te kunderten .. dmth mos i kerko llogari ujkut si e ka ndertuar folene ...  smiley

Injoranca nuk eshte argument or mik. Po flas per ligjet aktualisht ne Shqiperi dhe jo ne Angli. Ne Shqiperi aktualisht jane te parashikuar njerezit qe e deklarojne dhe ju verifikohet pasuria dhe keta jane te detyruar ta bejne, te tjeret jo. Po punohet ne ate ligj por deri tani Xoxen ligjerisht nuk e detyron njeri te na tregoje ne burimin e te ardhurave.

Ne Shqiperi aktualisht jane te parashikuar njerezit qe e deklarojne dhe ju verifikohet pasuria dhe keta jane te detyruar ta bejne, te tjeret jo

Ne cfare kuptimi "Injoranca nuk eshte argument or mik."?

Nejse .. dmth une vjedh sa te dua dhe nqse nuk me bie letra e shpuar ne shortin e qeveriut qe te me verifikohet pasuria atehere une vazhdoj te vjedh sa te me doje b"tha!! Hmm ligje te forta arnautistaneze!  smiley

 

imagjino ku ka arritur ndyresia, pafytyresia e korrupsioni. 27 vjece bija e botes edhe shpenzon aq leke per nje shtepi... nderkaq qe robt po vdesin per buke edhe po jetojne ne kasolle me llamarina e qe i luten perendise se dimri do jete i bute.

eshte vertete e pakonceptueshme. te ben t'i thuash atij vendi ne djall vafsh.

 Ou, po ky eshte rendi, ku doje ti dhe une te shkonim, pse merzitesh kaq shume, per te varferit dhe te pastrehet? Kjo eshte jeta, apo harron ti, se 80% e te ardhurave te botes, jane ne doren e 20% te njerezve te po kesaj bote!!!????? Rregulloje nje here andej ti kete gjone, pastaj ec dhe ta rregullojme edhe kendej......... Komunist i shkrete....

ata 20% mund ta kene arritur pasurine e tyre nepermjet konkurimit te lire e te drejte. kurse ne rastin e ksaj nuk behet fjale per konkurim, por per abuzim posti politik. pra vjedhje e pasurise se perbashket. nuk jane e njejta gje. nproblemi eshte se ti ngatron pasurine e perbashket me ate personale me duket, dhe per ty ka vetem pasurim personal, kurse pasuria e perbashket per ty = komunizem.

 

 

po te isha komunist i shkrete nuk do te isha as per prone private, as per konkurim te lire.. por perderisa jam per keto te dyja atehere c'komunist mund te quhem? ajo per te cilen jam kunder eshte shperdorimi i pozites politike per pasurim personal, familiar ose klanor.

 twintip ta lame gocen e huaj te flase njeher... Kjo akuza nuk eshte e re, po prit njehere..  Pasuria e Arjoles dhe fisit se saj nuk eshte pasuri e perbashket dhe as korrupsion me parate e saj..  smiley

 

 

 

 

 

hajde nxjerrim gjuhen

 

smiley

 ata 20% mund ta kene arritur pasurine e tyre nepermjet konkurimit te lire e te drejte.

Ne radhe te pare, per kete mos ji shume i sigurte, dhe se dyti, esklamacioni qe bere me laret, ishte, kunder te pasurve, dhe komunist, mund te mos jesh, por mentalitetin e ke nga andej.  Pastaj per korrupsion, eshte heret te flasim, nderkohe kur kjo Xoxa, nuk ka asnje post publik, dhe bashkejetesa me Erionin e ve ne dyshim kete burimion e te ardhurave, por per rastin ne fjale, eshte qe me mire te presim.

Kur nuk folet per vilat e Mediut, te Rulit, e te Metes, pse nxitoheni te flisni tani, apo varja, se ata jane tanet.....Nuk duhet te funksionoje keshtu...behuni koherent me ato qe thoni.....

a ma shpjegon dot te lutem se cfare dmth ta kesh mentalitetin komunist? edhe ku te kam lene une te kuptosh se kam kete mentalitet?

sa parimore qe jeni o peshq te vjeter. sidomos ju qe jeni jashte shtetit, dmth, me shqiptaret kudo qe ndodhen. po pse ha me llogjike kjo pune, eshte keshtu apo eshte ashtu. po pse more nuk e dini ju qe ne shqiperi nuk behen dot bashke 22000 euro me asnje lloj pune (te ndershme) qofte kjo edhe po shite marihuane. po pastaj kjo qenka edhe e treta. po clidhje ka erioni ke me kete, se bashkejetojne edhe kuletat i kane ne bythe te vecanta, po kjo u be fare. niveli i diskutimit u be si femijet e hajdeteve politike qe rrine te blloku edhe gjuajne seks me paret e prinderve. pine kafe edhe diskutojne te ardhmen e shqiperise. neteve hera heres plagosen me arme here per shaka e here per hall dashnoresh. askush nuk denohet nga te gjithe. kjo eshte nejse fare fare

mbase e ka marre me kredi...

 Sikur ka nje ligj per pastrimin e parave qe duhet de deklarosh burimin e te ardhurave, kur ato e kalojne nivelin e 10 mije dollareve. Ligji duhet te veproje per te gjithe, se me duket e pahijshme, qe nje vajze, qe eshte e lidhur me nje person publik, te mos beje deklarimin e te ardhurave. Mesa di une, edhe ne vende te tjera perendimore, ka agjensi te caktuara qeverritare, qe merret me keto gjera.

Psh, ne Austri, nje miku im, merrej me tregeti te pajisjeve te perdorura, te cilat i mblidhte atje dhe i sillte e shiste ketu. Kur vinte ketu, mbante, nga dy zinxhire fliriri, dhe udhetonte me makina te mira. 

- Kur vete atje - me thoshte - i heq keto varese, dhe shkoj ne kembe, se ta dine ata se me ç'merrem une, me hapin pune.

200 muje euro, sikur jane ca si shume, per nje 27 vjeçare. Vetem nese ka ndonje trashegim nga prinderit, ose ka marre ndonje kredi. Megjithate, qe te marresh nje kredi kaq te madhe, edhe kesti i saj duhet te jete i madh, dhe te mos na ndodhe, si me Rulin, qe nuk e mbulonin te ardhurat kestin e kredise.

Megjithate, ja vlen qe ta zbardhesh kete afere.

Po me vjen keq, qe me kete pune, merret ky Altini???????? (jo per gje, po s'ka per te qosur gje)

po ja nje e qelloi me duket. si thote udheheqesi i partise : do ti marr te gjitha me rradhe... nje e nga nje medemek

 Keshtu, si kjo ka qelluar plot ai, po ku i ka dekonstruktuar, (apo nuk i dime ne, se i ka bo tinez.....)

kujdes e mos ta merr vesh kush...

.......ose ka marre ndonje kredi.

 

Interesat mesatare të kredive për shtëpi

Në lekë                        Në euro
10-13%                          7-9%

 

Po, edhe?

Me keto interesa kane marre kredi shumica e shqipetareve.

 

Problemi nuk eshte inetresi i ndryshem nga qytetaret ,por asaj zonjes i takon te paguaj 2000 Euro ose 2 milion e 600 mije(te vjetra) ne muaj kur dihet se Kryetari i Kuvendit e ka rrogen 222 500 leke..

Banka nuk financon 100% kredine dhe per me teper nuk financon nje shume jo te perballueshme financiarisht nga klienti.

Pastaj, cfare lidhje ka se sa paguhet kryetari i kuvendit? Shefi im paguhet shume me teper se aq (flasim gjithmone me te reja) smiley

Gabim Kaposh, jane 9.8-9.9% ne euro, dhe nje kredi e permasave te tilla shkon minimumi 1400 euro ne muaj. Jam 36 vjec kam 12 vjet qe punoj se , dhe prej dy vjetesh kam nje kredi 30 mije euroshe qe kerkon 300 euro ne muaj gati per 20 vjet. Kjo pagese ta merr frymen dhe ste le te ngresh koke, dhe  une me bashkeshorten nuk jemi ne pune me rroga te keqija. Kjo ka marre 6.5  here me shume se une, pa ju dridhur qerpiku me nje burre qe ska kap nje here pune ne jeten e tij sepse duhet te besojme se ka qene kryetar i nj OJF-je sic eshte Mjaft dhe vete  ska me shume se tre apo kater vjet qe punon maksimumi. Tashi, ky tipi eshte ai qe e nxirrte gjuhen nje pash per pasurine e x apo y eeeeeeee????? Hehee koordinatori i PS........

Ty te te vi keq sa te plasesh se sma ndjen fare. Une kete ceshtje si shume te tjera do e coj deri ne fund. Ashtu sic gjobita dy anetare te Keshillit te Rregullimit te Territorit 1 vit me pare per konfilt interesi ne ndarjen e lejeve te ndertimit

po edhe la peng ne banke rrogen e erionit si deputet i ardhshem.

Petlla ne e dime ate punen e 220 mije eurove, sepse edhe ku jetojme veshtire eshte te blesh shtepi me para ne dore ne ate moshe (edhe me kredi). Problemi eshte qe ceshtja shume e drejte e hetimit te korrupsionit perdoret per fushata hakmarrjesh nga te dyja palet. Dhe kesisoj de-ligjitimohet. Do te doja te dija: ka vajtur njeri ne burg per korrupsion ne Shqiperi? Nga keta te faqe-medhenjte (per te mos thene ndonje gje tjeter) qe i shohim perdite ne tv?

po ke te drejte. po duhet te nxehesh me kete gocen e erionit me shume se me mua edhe me keta qe nuk jane denuar. ose te pakten tregohu "fair" edhe nxehu me te gjithe njelloj.

po pse kur pret ti te ndodhin keto gjera, pasi te kene fituar zgjedhjet? po nuk ndodhen tani kur do ndodhin? po une e thashe me duket para ca ditesh:

JAM KRENAR QE NUK DO VOTOJ

 

Ps. se te votosh sot ne shqiperi do te thote te legjitimosh kete sistem politik tip amerikanolatin.

Po, krenari* si ajo e Pirros.

 

* e njoh variantin e drejte te thenies.

  ose te pakten tregohu "fair" edhe nxehu me te gjithe njelloj.

Qenka fryrë në përmasa titanike kjo theoria e barazitizmit.

Në fillim "Rama është si Berisha", pastaj "të gjithë janë njësoj", pastaj "njëri i vrau, tjetri i çoi për të vrarë", dhe tani... "nxehu me të gjithë njësoj". 

Fëlliqësi e paparë. Ndyrësi me përmasa progresioni gjeometrik.

 

nuk me duket se njerezimi ka shpikur gje me te drejte se barazia. po varet si e ndien veten njeriu.

 është tjetër gjë barazia dhe tjetër gjë barazitizmi. 

Ja që të dallosh ndryshimin: është një gjë e ndryshme akuza e dikujt me post publik dhe qeveritar, apo administrativ, nga akuza për dikë që NUK ka patur ndonjëherë post të tillë. 

I bën dallimet organi i akuzës.

 

keshtu, me fal, po flasin vetem militantet ne shqiperi. (nga te dyja palet se mos me keqinterpreton). 27 vjec edhe bleu vile 220 000, punon per PS, edhe qan me ed ramen hallet e te varferve. nuk ka abuzim. nuk ka as korrupsion, e qetesove. ja ma nderrove mendjen mua. edhe une do shkoj te PS se mos me del edhe mua ndonje vile 120 000, gjysma meqe nuk jam aq e pashme sa kjo cika.

 Dakord. Ka mundësi, që të më iluminosh dhe mua, të ndërtosh një situatë hipotetike korrupsioni ku të përfshihet kjo goca? Më bëj dhe mua të ditur pra, sesi mund të korruptohet kush si kjo. 

 

Ta them une plako. Aksesi qe ka Erjon Velija per lejet e ndertimit ne bashki. Nje sekserllik gje eshte, kaq e veshtire qenka qe ta kuptosh........

Fitorja perfundimtare e se keqes  Jul eshte kur e keqja uzurpo edhe luften kunder te keqes. Shiko sa thjesht, ne fund te fundit eshte ceshtje sonore, baritoni dhe decibelesh: qe te leftosh korrupsionin duhet te drgjohesh, qe te degjohesh duhet ta kesh zerin e larte, qe te kesh zerin e larte duhet te jesh i korruptuar (me nje pale te pakten, por me mire me te dyja), e kjo na sjell me i cik mundim, dmth po te perqendrohemi ne pikat kryesore, ashtu si ato tramvajat e pasmesantes, qe vetem ne stacionet kryesore ndalojne, tha, tek postulati: Nuk mund te luftosh korrupsionin pa qene i korruptum.

Si rrjedhim i teoremes pastaj del qe: "Vetem hajdutet mund te gerthasin "shifeni (jo kapeni, asnjehere kapeni, se ashtu eshte muhabeti) hajdutin"!

Dhe corollary i teoremes eshte monopolizimi; grupimi; perqendrimi, berja dora jone ne latent clusters; gati gati amoroze; pra ne fakt nuk kemi dashnore te fjale s'liiiir, nuk mundet me pas, kemi ne fakt dashnore intrahajdutore, dmth nqse ti me beso sadopak, them qe nuk ka dashni me te modhe se sa ajo qe ekziston midis te themi Sales dhe Rames, ata duhen pothujse romeozhuljeterisht, ose sa midis Sales dhe Tos Nanos, ose Sales dhe Lir Metes, dhe dashnija mes tyne nen avuj tymjanik monopoli dhe entropie minimale eshte edhe djegse, nga ajo djegia e mire e? sepse eshte e fshehte, ka nje lloj ashik-lliku me erza turqenie ajo, amon babe mos u boj i marre, se na dalin fjale te tjera, pilaf i mrekullueshem me safron dhe gabxherrna plot vjom e telyn... edhe keta militantet ktu, kta te pagumit, qe shkrujne se e kan ne job description, e dun njoni tjetrin me dashni professionale, ekzistenca e njonit kushtezo ate te tjetrit, nje militant lan tjetrin, te dy na pergenin ne te gjitheve.

 Po e thotë mirë populli o Emo, ishte e përdala me të ndershmen komshije. E një ditë u zunë... nga frika se do e shante e dyta të parën, iu përvesh e para vetë: ti kurvë, që shkon me këtë, me atë!! Duke thirr gjithë muhabeti, sa më shumë, të dëgjonin sa më shumë komshij. Në kupë të qiellit i thonë... 

Ajo tjetra, u fut brenda në shtëpi prej turpit dhe e mbylli muhabetin. 

Më vjen gjynaf në fakt... si e justifikojnë këta njerëz ekzistencën e tyre? Duhet me e pas gjendje "normale" këtë me vjedh dhe me akuzu. Se ndryshe nuk i dilet. 

Unë vetë u lodha... 

Këtë mbylljen e muhabeteve me të shkelme syri mes militantësh e kam vu re !!! Për zotin... 

Çdo që flet thotë ai tjetri "më shumë se duhet", nuk e di si janë punët? Po të jesh dorë e tyre, je dora jonë demek. Nuk përfiton ti nga kjo? Si e ke hallin? 

ehhhhhh...

 

sakte. e ke kap si o puna.

ca thua moj te keqen? C'lidhje ka korrupsioni me Ajolen??

Ajola ne qeveri eshte apo ka ndonje akses te parave te shqiptareve dhe taksapaguesve?  Ahh te keqen xhaxhi te keqen qe ke mesuar te shkruash dhe kerkosh llogari per ligjin ti..

Liqen, si e ke punen? Te ka rene niveli gje?

ne fakt finistre eshte ngrit nje cik temperatura kendej sot.. mbase edhe ke te drejte.

Por, per Arjolen nuk ke te drejte dhe ben gabim qe fut emrin e dikujt ne te njejten fjali me "korrupsionin".

Liqen, mos lexoni sic ju vjen per mbare, nese mundeni, ju lutem. Perndryshe edhe une do te bej po njelloj.

po fin, te digjen te gjitha rruget, te gjitha menyrat, dhe te gjitha shpresat, kete synojne, jam dakort me ty. sa per krenarine, te betohem nuk ka asnje zgjidhje tjeter. kam degjuar se ishte nje si pune pyeti e shkrimtari para ca kohesh qe thoshte se do kandidonte me logon: mos voto, po deshe shqiperine! e kishte per te gjithe jo per veten sigurisht.

ketu ka nevoje te futet plugu - felle - e ta permbyse. keta kam pershtypjen - te dyja krahet e kush eshte ne politike - me duket uroj te jem krejt gabim - nuk na kane drike fare. (ne votuesit e njerezit e ketij vendi).

E njoh shume mire ate deshperimin per te cilin me flet. Por doreheqja nga pergjegjesia qytetare s'eshte rruge, sepse Shqiperia eshte vend shume i vogel qe te kesh mundesi te merresh thjesht me privaten tende.

nuk e njeh nese te ben pershtypje "ndryshe" nje 27 vjecare qe blen 220 000 vile lluksi edhe punon te PS, ku i qan hallin me te keputurve. ketu mes sa kuptoj veti, duhet prishur fasada qe u tregojme ne si komb nderkombetarve. kjo behet vetem duke mos njohur keta qe na perfaqesojne si perfaqesuesit tane. duke mos votuar fare, (apo duke ulur perqindjen e votimit) keta qe na bene e do na bejne edhe me pas, nderkombetaret do fillojne te harxhojne ca lek edhe te ne qe nuk ngjajme me erion veliajn edhe altin goxhajn se keta edhe mbiemrat i kane se pseudonime te batalionit te sigurimit.

sa % jane hard core militias ne shqypni, qe do votojne per njeren parti ose tjetren ne menyre te pakushtezume, perktheje deri ne dite te Kiametit? Nqse ky numer nuk e siguro legjitimitetin e zgjedhjeve, pastaj edhe folim. Me pare se aq, m'fal, por duhet me honger naj kurabi te nondaja (afer Kaimve, te pazari ri, ka pas qen i dyqon peshku aty, te avniu).

m'falni katerciprisht per nderhymjen, ja ke pa kur s'te rri kamarja pa fol, njekshu te gje si muve.

tashti qe thu ti o mik, ketu ka pas pas nje lloj hilje nqs te kujtohet ty. ketu sikur e hoqen ate piken ku thuhet me numer kur nuk quhen zgjedhjet. se ne durres kur fitoi lefter koka, e vetmja menyre qe te fitonte ai ishte te mos shkonin robt me votue. keshtu qe lefteri bleu fabriken e birres edhe - per nje jave nuk ia ndau- falas vlla. limonata per grate. u votu 22%. fitoi.

ketu kjo ulja e perqindjes qe shkon ne votime luhatet nga urdhri i sales per te shkelyer rrubinetin - me i llaf sa i thote ai te vjedhin e deri kur - po keshtu e bo edhe PS sigurisht. tashti kjo partia _qe e quajne elektorati gri medemek - nuk voton se ka shume erza se ke nondaja mrena vetes - ka pronare, nga dy llojet - emigrante qe nuk dihet kurre sa jane - edhe kundra ketyre, ku hyj une.

e numrin e kon heq. quhen zgjedhjet, po ama nuk duhet ta harrosh kurre se ligjin per zgjedhjet e ka bo PS me ramen mrena, edhe e ka aprovu PD dhe PS-ja. (kujto: (hej kjo me bo si interesant) cituar: greva e urise e intelektualit te ndritur, lartesise se tij Ilir Meta, gjenise se letrave dhe te tjerave, demokristianit te shkelqyer nard ndoka etj.

Petlla, t'u vrane kater qyqare ne mes te Tiranes dhe akoma s'ka vajtur njeri ne gjyq me emer dhe me mbiemer. Plasi nje qyteze para ca vjetesh dhe s'ka fajtore. Mua me ben shume pershtypje blerja e nje vile 220 mije euro ne nje vend qe s'u paguan dot ilacet shtetasve te vet, ama s'me vjen mire qe keto gjera te dalin ne shesh kur i preket bishti Gonxhes apo Veliajt. Zemreku i drejtesise s'mund te jete hakmarrja politike, sepse atehere i bie te jem dakort edhe me gjakmarrjen, i bie te jem dakort me mungesen e shtetit si rregullator per te gjithe qytetaret, e te tjera si keto.

Maksimumi qe do te bejne nderkombetaret ne rastin e shpalljes se nje pafuqie per t'u veteqeverisur, do te jete sjellja ne vend e ndonje princ Vidi. Kurse une do te deshiroja fryme te re, klase politike etike, dhe s'eshte e thene qe keto te jene, as qiqra ne hell, as endrra ne beze.

po ja moj fin, te dy cunat edhe gocat e veta, nderkombetaret i mbajten me fonde qe : TE RRITEJ NJE KLASE E RE POLITIKE - me e mire edhe me e ndershme, edhe me liberale apo europiane quaje si te duash. por ja sa cfare dolen. nderkombetaret e kuptuan se paskan ngrohur veze, po paskan qene veze gjarpri. kete ne nuk po e kuptojme dot.

sa per gjykimet, aman, po nuk dolen nga burgu ata te gerdecit. po nuk ka kercit koburja e nuk po ndalet kandidat me kandidat. po ketu drejtesia u be zhele. ketu paguajne gjykatesit rryshfete sa shtepia e kesaj goces per tu bo gjykates. (do thuash ti ku i nxjerrin pastaj eurot) po ja te them une (e bejne per drejtesine).

qiqrra ne beze na duhen, se pa endrrat nuk e shtyjme dot me. sot e kemi pranuar gjekmarrjen si shoqeri, edhe du nga ata aty (te shkretet) qe u vrane, ashtu dyshohet te jene vrare. po kjo sigurisht qe nuk e shfajeson as berishen as bashen. po me shume se te gjitha e fajeson (mendimi im ky) ramen. se rama nuk i rrezon dot keta. nuk i rrezon se eshte hajdut me cizme, as muc nano nuk e shpeton dot me.

A ka ndonje personazh te PS-se qe ti s'i del vrik ne mbrojtje?

he se ahrrova me leje me leje me leje : ta them une: fatos nano

Po, kane shkuar ne burg per korrupsion ne Shqiperi.

E me mire dhe ju, pse e beni kaq te madhe. Ndoshta ka punuar ne Kosove edhe kjo zonjusha (si ca te tjera...), ose ka investuar ne bursen e... Frances.

Une per vete po i bie kokes me grushta qe s'jam kthyer ne Shqiperi me kohe te perlyhesha ne politike.

kush e thote nuk e ben, per me teper kush rron ne amerike e ka punen me nder religjion.

Fatkeqsisht ke te drejte.

thuj shyqyr se po erdhe prape ketu nuk i dihet. nderron njeriu. ja e dinte ed rama se pas 15 vjetesh do kishte pare tia rraste hundes me cimento te bardhe aq sa t'i mbeteshin ne banke vetem 3000 euro edhe te ngelte ne dore te gruas.

po berisha e dinte se nje dite do ta shante enverin me fort se mehmet shehu, pas vdekjes sigurisht.

Mendoj se shqetesimi eshte me vend por menyra se si trajtohet eshte per ti hedhur me shume tym e mjegull situates.

"Ku i gjeti parate nje 27 vjece?" thone shumica.

Me fal po a eshte kjo e drejta tuaj te pyesni. se si nje 27 vjece gjen keto para?

Cfare rendesie ka nese eshte 27 apo 97 ? Rendesi ka A ka ndonje ligj te kontrolloj punen e kesja Ajoles, te ardhurat e saj . Dhe nese nuk ka atehere hajde ta kerkojme te behet Por te ngresh pyetjen Se si i beri parate eshte tymnaje. Se Ajola do te vij pas kesaj e do te sjell 100 fakte se si i beri parate, vec te verteten nuk do te thote  se ska ligj por thjesht pyetje tymnaje .  Ajo do te thote se ka punuar ketu e ka punaur aty, ka qene fitmimtare ne shkembimet ne burse, ka nje "sugar daddy" qe ja paguan etj etj etj. Dhe harojme anan ligjore si e vetmja qe mund te kerkoj dhe denoj kete vajzen nese vertet ka vjedhur apo ska paguar taksat.

Thua edhe ju ta beni kete me qellim , se une e di qe pozita e ben kete me qellim kunder opozites dhe opozita e ben kete me qellim kunder pozites. Sa me shume mjegull e tymnaje aq me mire per ujkun 

"Ujku mjegull do "

T'ju them une ku i gjeti parate? Apo po e le fare se na i thote ky gonxhia vete.  smiley

Eshte nga raca e burrave te ligj ky.. kujdesni, se nuk kerkojn as falje kta.. smiley

Une e di ku i ka gjetur, puna eshte ta marresh vesh ti se ne cfare duash eshte PS-ja dhe deri dje organizatat e shoqerise civile.

Nuk e kuptoj pse po diskutoni kaq shume. Erioni ka qene, eshte dhe do te ngelet nje karte e djegur.Kjo puna 200 mije eurshit as nuk e ul e as nuk e ngre. Njeri ka 11 vjet ne bashki dhe ka vetem 3 mije euro pasuri. Tjetri shet fiq dhe ble shtepi 200 mije euro. Neqoftese ecim me teorine qe e dinim se cfare bente Ilir Meta por video i vuri vulen, a mos duhet valle te presim edhe videot e Rames dhe Erionit qe ju te qartesoheni? Lerini fjalet e bukura. Jane mega hajdute dhe pike.

Te lutem shume, korrupsioni e abuzimi i njerezve te PS nuk quhet. Kur flasim per korrupsionin e ramisteve na dalin para ligjet, publiciteti, jeta private. Milionat e ardhura nga te huajt per rinine shqiptare dhe evazioni fiskal po shnderrohen ne shtepi luksoze per Veliajn dhe Xoxen, por ne nuk duhet te flasim se fajin e Saliu.

Eh, Saliu s'ka nevoje fare te merret per drejtpeshim per paret e vjedhura nga politikanet e Ps-se. Qendron vete ne kembe, ai, bashke me familjen.

Halli eshte qe e kemi lene venien e se drejtes ne vend ne dore te te akuzuarve qe akuzojne njeri-tjetrin. Se Gonxhja kete pune po ben: Arjola si diversiv per t'ju kunderpergjigjur akuzave mbi Zgjohu.

ky eshte hall mbi hall. njeri thote saliu, tjetri ia pret po rama. nuk e di ku do shkohet keshtu. te dyja palet ia numrojne njera tjetres vjedhjet, "mileti" nuk ka me sy as goje. dru. ata vjedhin, keta - ketu te peshku para ca ditesh - me thane edhe mua- po te ishe ti ne qeveri nuk do vidhje?

ka ardhur puna qe me sa duket as nuk e beson me njeri kete punen e ndyre te ndershmerise.

Shiko si eshte puna, nese keta kane deshire te flasin per qeverine e Berishes ta bejne dhe e bejne gjithe diten, ama te na lene te flasim ne te tjereve per korrupsioin e ketyre te PS. Kur vejne puna per te akuzuar keta te Saliut, nuk lene shkrim pa sjelle e koment pa bere, ndersa tani na kerkojne te mos merremi me kete pune se e ka thene Altini.

Me fal, po a s'je duke diskutuar mbi kete gje, ketu ne kete blog dhe jo gjekundi tjeter? Apo je si puna e atij qe duhet pyetur: "Po veten e numerove?"

"nastradini". sa per saliun - ohohoho - mysybet - vetem me gerdecin i binte qe PD-ja vete te vinte ne pushtet sa ishte e larte kerpudha e shperthimit, aq vite larg. po puna na doli se aty te gerdeci vete na ishte edhe rama. edhe kur plasi u tremben aq keq sa shkuan edhe i dhane doren njeri - tjetrit te hyrja e spitalit ushtarak - bene me besa bese, nuk na del fjala - vetem do shahemi vendce.

jam duke e bere me ty qe fshin komentet. E shikon sa bukur eshte?

? - nuk shqip flas, kuptoj. si thuhet. s'ta mora vesh.

nuk e kam me ty mor xhan jo, ti vazhdo punen. Demokracia ndertohet me kolaboracionistet e fashistave, apo jo?

pse ia fut katundit kot? e kam sinqerisht.

e doli duarsh kjo llafe. u beme edhe kolaboracioniste pale. po une e kam per nder more te isha kolaboracinist. po cedo qe ishim me anti fashistet.

do ishim fjala bie Mit'hat bej Frasheri, me e vogla rilindas, aty nga mesi gjuhetar, me e madhja -qyqja nene- nacionalist.

 Me vjen shume keq, kur ben dallimin ne "ne" dhe "ata" Qe ketu fillon pislleku i debatit. "Ne" dhe "ata" ka vlere vetem ne pikpamjet politike, ne tifozlleqet sportive, apo ne garat sportive. Kur flitet per korrupsion, per krim, per shkelje te ligjit, nuk ka "ne" dhe "ata" POr ka vetem NE, NE, NE....

Se po filluam, "ata e kane me te vogel se ne", apo "ata e kane me te madh se ne", vaj medet per ne

Per shoqerine tone, ka "ne" qe jemi te qeverrisurit dhe "ata" qe jane qeverrisesit.

ate po them edhe une qe te gjithe duhet te jemi kunder korrupsionit, po ja qe del dikush e thote se korrupsioni i ketyre eshte disi ndryshe nga korruposioni i dikujt tjeter e na kujton formalitetet. Moshe e vjeter ti nuk i kap keto gjera.

 Vertete jam moshe e vjeter, por korrupsion, do te thote, kur ben abuzim me postin, me pushtetin dhe me parate publike, keto gjera i di...mire une, po me vjen keq, qe ju te rinjte akoma nuk i keni kuptuar, po merreni me qimen e kundershtarit, dhe nuk e shikoni traun ne syrin tua,.

Per te mire te kesaj gazete me emer "Panorama " si azil i YPIT , Tupes dhe be teresi YP -ollareve  INVESTIGUES , mbase kush e di e mdihmojme pak per persosjen e LajmIt me detaje .

Mendoj se me mire duhet te pershkruaje lloin e nevojtores qe do perdorin bashkjetuesit dhe rradhen e shfrytezimit te tyre . Sa do kete per kat ? Nuk duhet neglizhuar besoj edhe   problemi i vatres , nga e cila lindin mund te lindin mjaft  ose GOXHA shkelje Ligji ... Ku do i gjejne drute per dimer pervecse ne pyll ? Po si do ti sigurojne ne se nuk kompromentojne organet e Pyjores ? Dhe ketu Gazeta duhet te synoje te zbuloje aktivitetin kriminal te Veliajt . Kompromentimi i rojeve te pyjeve . !!!!! Per kete redaksise se gazetes Panorama me qe eshte edhe si titull e Lidhur me Havane , i takon te gjeje investigues te lloit te mesiperm qe kane paraqitur krimin e XOXEs me detaje ne zgjedhjen e vleren e shtepise ku do banoje . Nuk po hyjme ne detale per lloin e ruajtjeve se shtepise me qen se kushedi c'lloj nga pervoja do siguronin ham-humsat ! 

Ky KRIM nga me te egrit ne BOTE , i PAPARE i blerjes se shtepise nga XOXE ... eshte zbuluar nga Left..me yyyyyyy ne mes me qyltyre e gjithashtu me yyyyyyy ne fund , qe shquhet per nje inteligjence nen e mbi nivelin e Tupe-Ypit . Si qejfli prallash nuk e ka per gje te shfrytezoje edhe "dobesite" e mllefeve personale te ndonje te "rendesishmi " ne Gazete .

Turp per nje shtyp qe merret me jeten personale te individeve pa pushtet dhe te pa deklaruar nga organe Ligjore si te inkriminuar . Por gjithsesi Pangon ky "psikologu " e zuri me zberthecka dhe se nga sajoi nje gjyq te pavarur qe i dha pafajsine "Per Shkelje Privacie " dhe si nja ca mijona nga xhepi Yne te vjedhura nga KUSARET e Qeverise .E di ai botusi Panorames kete fakt ?

Deri tani PPU sikur eshte ruajtur  si SHTYP i PAVARUR duke mos lejuar faqet e tij te perdoren per sulme PERSONALE nisur nga cdo lloj motivi , ndaj Qytetareve. Deri tani PPU ka bere namin per "shkarjen " e fjalorit ne drejtim te njerezve "publike " smiley qofshin ata edhe KUSARE apo lefqensa te lloit Left me ....yyyyyyy ne fund qe frymezohen nga handikape mendore ose donkishote te koheve moderne ! Cudi !!!!!!!! 

Te ecesh gjithe diten mbi fushe me bajga dhe te ankohesh pse ndot ambientin nje zog me glase ...edhe kete e lexuam me se fundi   nga Gazeta me titull qe e do shume HAVANE ose Panorama smiley

ka qene me ndryshe - shyqyr qe nuk fluturojne lopet - po ne kete rast me duket se fluturojne.

Njesoj eshte ..Fluturon  Left.... me yyyyyyy ne fund dhe.......  bien artikujt   e Gazetes Panorama !

 Bravo i qofte kesaj goces.

per denoncuesin: shume e dobet kjo fleterrufe alla-kapedance

Dhe pastaj ne cuditemi e bejme si te indinjuar nga korrupsioni galopant i gjithe-pranishem ne Shqiperi. Ja ku eshte pergjigja.

Ca flet kodra pas bregut? Kjo fleterrufe-denoncim ska asnje fakt. Ku e dime ne se ska vene nja 50 milion parapagim nga kursimet? Ku e dime ne se nuk e kane ndihmuar prinderit monetarisht? Ku e dime ne nese ska shitur ndonje shtepi apo me shume se nje shtepi ekzistuese per parapagim? Ku e dime ne se nuk ka marre hua me kredi per te paguar nje pjese apo tere shumen? Kur si dime ter keto te panjohura atehere per mua ky denoncim mbetet i mjere dhe autori me kujton ate doncikun qe Kadare e trajton bukur tek Muzgu i Perendive te Stepes.

Sa here njerezit llapin pa fakte une do them 'i lumte byca apo cte kete nese eshte femer, per ate qe kane bere'.

Jam dakort me keto qe thua - po keto nuk ishin tek komenti jot i meparshem qe thonte vec "Bravo i qofte kesaj goces."

Romak mbase te ndih ne menyre qytetare te menduari dhe jo "galopante" korrupsioni dhe .... c'pune ke ti ti dish ????????

Perse perben shembull korrupsioni te qenit Qytetar qe blen shtepi ???? Perse nuk ben shembull korrupsioni Stalla e Berishes me OJQ e krahut te tij si qendrat me te medha te korruptimit pasi jane organe edhe te Ligjeruara ? C'eshte kjo menyre te meduari per jeten e Qytetarit si i "koooruptuar " ne mos po vecse nje sulm tribal i politikes e propogandes Gebelsiane per te shmangur vemendjen nga "Udhehqsi i Ndritur " .

Ka plot zagare qe rrojne me keto kocka . Per mua del e tepron gazetaria e 55  dhe nuk ka pse duhet te zhytet edhe Panorama ne kete HALE me Ypra te rij !!!

Sidoqofte mendim e kam ...PPU nuk duhet te lejoje faqet e saj te perdoren per sulme PERSONALE  ndaj qytetareve te THJESHTE !

Per me shume kontekst mbi luften kunder korrupsionit: 

Goxhaj: Veliaj e Xoxe, me vile 200 mije euro te blere me 2010

Gazeta Koha Jone

Goxhaj i kunderpergjigjet Balles per kallezimin penal duke zbuluar kontraten e blerjes se Viles se Ajoles se Veliajt ne vlere 200.000 Euro, si dhe provat noteriale qe tregojne se Taulant Balla ka bere kallzim te rreme ndaj Goxhaj! Goxhaj i kerkon Partise Socialiste 99 milione leke demshperblim per demtim imazhi dhe paraqet kontraten e blerjes se Viles me 200 mije euro nga Veliaj. Keshtu dje, para Bashkise Tirane, Avokati Altin Goxhaj paraqiti provat noteriale qe rrezojne Kallezimin Penal te Taulant Balles ne emer te Partise Socialiste ndaj Goxhajt, 3 dite me pare. Avokati Goxhaj paraqiti dokumentin origjinal te noterizuar ne dt.14 Tetor 2010 ku deklarohej doreheqja e tij nga anetar i Keshillit Rinor Shqiptar ne prani te 29 personave me vule te Noterit dhe e regjistruar ne regjistrin noterial te Dhomes se Notereve.

Ky dokument rrezon pretendimin e paraqitur nga Deputeti Socialist Taulant Balla 3 dite me pare qe pretendonte se Goxhaj, duke qene anetar i Keshillit Rinor Shqiptar kishte miratuar fonde per kete organizate ne Bordin e Agjencise per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile ne konflikt interesi. Gjithashtu Goxhaj deklaroi se qe ne vitin 2009, ne Tetor, ai ka dhene doreheqje nga Levizja ZGJOHU dhe qe ne ate kohe kete levizje e drejton Zirkon Disha. Deputeti Socialist Taulant Balla ishte personi qe 3 dite me pare shpiku nje lidhje midis financimeve te Agjencise per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile dhe Levizjes Zgjohu duke sajuar per kete qellim lidhje pa asnje fakt midis shoqatave te ndryshme dhe spoteve te "Zgjohu" dhe per te kompletuar kete mashtrim sajoi lidhje midis emrit te Altin Goxhaj dhe ketyre shoqatave.

"Ne fakt ky nuk eshte sulm i Taulant Balles ndaj meje! Ky eshte nje sulm i Erjon Veliajt dhe Endri Fuges qe perdorin si vegel te rendomte Deputetin Socialist Taulant Balla per te bere zhurme ndaj meje pasi po shohin se si po humbasin gjyqet qe kane hapur ndaj meje sidomos tani qe Tatimet po bejne kontrollin mbi evazioni fiskal mbi miliona euro qe kane gelltitur me vite nepermjet MJAFT-eve dhe bizneseve te paligjshme. Une kam paraqitur fakte dhe prova te evazionit fiskal te Veliajt me MJAFT-et e tij kurse Veliaj dhe Rama shpikin dhe sajojne histori kunder meje. Por meqe Veliaj po proteston per kontrollet tatimore mbi evazionin miliardash te MJAFT-eve te tij, a mund te na tregoje Erioni se ku i gjeti Ajola Xoxe 200.000 Euro per te blere ne dt 16 Korrik 2010 ne Mullet, Vilen me siperfaqe 223,2 m2 dhe oborr 155,6 m2? Theksoj se kjo eshte shtepia e trete qe vertetohet qe blihet brenda 6 vjeteve!!! Ku i gjejne kaq shume para keta njerez qe shpenzojne shuma marramendese per nje jete luksoze nderkohe qe nuk pranojne te bejne transparence se cfare kane bere me 5.4 milione Euro te shoqerise civile dhe bizneseve te tyre?", ka qene deklarata e Goxhajt.

Padia Civile e Av. Goxhaj ndaj Partise Socialiste eshte nje risi e re ne te drejten shqiptare, pasi eshte hera e pare qe nje qytetar hedh ne gjyq nje parti politike per t'i kerkuar demshperblim per cenim te imazhit. Goxhaj ka bere gati padine per te kerkuar nje shifer prej 99 milione lekesh te vjetra nderkohe qe per Taulant Ballen do te beje nje Padi per Kallezim te rreme penal. Taulant Balla ka imunitet parlamentar, por Goxhaj eshte i bindur se ky imunitet do ti hiqet per arsye hetimore pasi qytetaret jane te barabarte para ligjit dhe Taulanti s'mund te abuzoje me imunitetin qe i paguhet nga taksat e qytetareve per te shpifur dhe demtuar qytetaret per ti bere qejfin forces se tij politike dhe funksionareve te saj. Ne fund Goxhaj deklaroi se "Ky Kallezim Penal qe ka montuar kaq dobet Edi Rama ndaj meje nuk eshte nje lufte e PS me Zgjohu-n por eshte nje Lufte e Edi Rames me mua personalisht per te frikesuar qytetaret qe te mos guxojne te shprehen kunder tij pasi ai s'mund te toleroje askend qe te shprehet. Une jam shembulli me i qarte se cfare i ndodh nje qytetari te ketij qyteti kur guxon dhe shprehet per bashkine apo taksat, apo kerkon te dije: Ku kane shkuar parate tona?", thuhet ne deklarrate.

Risia e padise ndaj nje partie

Padia Civile e Av. Goxhaj ndaj Partise Socialiste eshte nje risi e re ne te drejten shqiptare, pasi eshte hera e pare qe nje qytetar hedh ne gjyq nje parti politike per t'i kerkuar demshperblim per cenim te imazhit. Goxhaj ka bere gati padine per te kerkuar nje shifer prej 99 milione lekesh te vjetra nderkohe qe per Taulant Ballen do te beje nje Padi per Kallezim te rreme penal. Taulant Balla ka imunitet parlamentar, por Goxhaj eshte i bindur se ky imunitet do ti hiqet per arsye hetimore pasi qytetaret jane te barabarte para ligjit dhe Taulanti s'mund te abuzoje me imunitetin qe i paguhet nga taksat e qytetareve per te shpifur dhe demtuar qytetaret per ti bere qejfin forces se tij politike dhe funksionareve te saj.

Po mundesia e trashgimise familjare nuk merret ne konsiderate....Kot sa per te pyetur. Mbesa e Jakovit eshte kjo. Un simapti te madhe per gjestin e kesaj ne blerjen e nje prone te shtrenjte nuk kam, por ky eshte sistemi i funkidonimit. O burra, ti kerkojme te paguaje me shume taksa si e kamur qe eshte. Po Zgjohu nuk e ka mendjen te kerkoje keto nga qeveria, e ka mendjen te sulmoje politikisht Ramen per interesa klienteliste. Dhe keto gjeste te Zgjohut (Altin Goxhja) qe perpiqen te lajne balten me shurre jane me per te ardhur keq.

mesiguri ka trashegimine nga Lumi pa uje.

Nuk eshte rubrika gossip kjo, pa me gjithe qejf bonim ca thashetheme bashke...Nese ke informacion te sakte qe mund te hedh poshte hipotezen time, je i mirepritur per ta sjelle. Perderisa nuk jane prononcuar pala e akuzuar nuk mund te japim asnje gjykim apo aludim.

Fjalen e kisha qe skenare te pasurimit te saj mund te ndertojme sa te duash, por te verteten nuk e dime. Kjo per sa i perket, ceshtjes.

Ceshtja etike mbi pabarazine ekonomike eshte gje tjeter, per te cilen do te kisha shume deshire te trajtohej. Por me sa shoh, Goxhaj nuk synon ketu, por te denigrimi per arsye personale dhe egoiste. Sepse po te ishte e kunderta, do ti ishte degjuar zeri ne mbrojtje te shtresave te varfra, me me shume taksa per te pasurit, ne ngritjen e politikave te majta etj...

une e pranoj faktin qe nuk eshte etike te shpallen gjera te tilla pa u pyetur te zotet e punes , e mgjth me duket njecike si shume e cuditshme njerez qe kapeni vetem tek ky fakt dhe nuk mendoni fare per faktin se ku i gjeti kjo zonjushe ne kete moshe , keto leke?sic thuhet dhe ne shkrim eshte shtepia e trete qe merret tashme...ja te themi 2 te parat i morri Veliaj (edhe ai ne kete moshe se ku i gjeti kaq leke valle, hajde merre vesh).

keta jane njerez publike, njerez qe perfaqesojne nje parti , keshtu qe normalisht ne do ta veme me shume ujin ne zjarr te dime dicka per pasurine e tyre sesa per nje person jo publik qe nuk ndikon jeten e askujt!!!

ndaj mos i errni syte e mendjen kot me ate pyetjen e pare,per etiken, por mendohuni njecike me shume per kete fakt !!dhe nese nuk doni eshte pune tjeter , por mos e kamufloni ate qe degjuat me arsye te tilla..hapini syte per veten tuaj se pari!

Juve gjoja "të djathtët" dmth kriptosalistët, të bëni tu shash me zorr. Ose po bëheni idiotë nga halli. Veç mos e shpërhapni si sëmundje se ja kitë nonën gjithë muhabetit. 

Së pari, ka një ndryshim shumë të madh midis dikujt që mban post publik dhe qeveritar edhe korruptohet, dhe dikujt që është person politik, por ndër të tjera privat dhe pa post. 

Në rastin e dytë, nuk mund të flitet pa baza sidomos për fjalën e madhërishme korrupsion, vetëm me këtë fletushkën përpara se ka ble vilë! 

Në rastin e parë, personi në fjalë, shpërdoron postin e vet publik, si i zgjedhur nga populli për të qeverisur. Kjo do të thotë se shpërdoron besimin, keqpërdor taksat për interes personal, me një fjalë shfrytëzon paratë që vjel direkt prej taksave që paguajnë të gjithë. 

Në rastin e dytë, sikur të kishte akuzë reale, ajo do të ishte: fshehje e të ardhurave dhe evazion fiskal. Nën këtë akuzë mund të vendosen të gjithë që deklarojnë më pak pasuri sesa kanë, nuk paguajnë taksa për paratë e tyre etj. Potencialisht kushdo mund të përballet me këtë akuzë. Ndërsa e para është 10 herë më e rëndë. 

E para është akuzë për korrupsion real.

Nuk e kuptoj tani, Ajolën për çfarë korrupsioni do e akuzoni me këtë fletushkë përpara? Kë ka korruptuar? Më jepni një situatë imagjinare si e ka bërë pasurinë, sipas mendjes tuaj, ku të përfshihet dhe korrupsioni. 

Na keni ça trapin me këto idiotësi. Sinqerisht!! 

Realisht tani, që një çift i ri politikanësh, bën një shpenzim të tillë luksoz, është çështje etike dhe morale, shkëputje prej përfaqësimit të atyre që duan të përfaqësojnë, një veprim vanitoz etj. Normalisht i gjykuar mbi këto baza. Nuk mund të pretendojë kush se mbron interesat e popullit të varfër duke bërë këto shpenzime. Ama "akuza" kaq e ka hapin të shkojë dhe më tej nuk ecën dot.

 

 Or koketrashe. Po cjane keto lojra fjalesh more. Jo po ka ndryshim posti publik me dike qe ska post publik thua. Po mire mor rryp sa politikane ke qe i kane pasurite ne emer te shokeve dhe grave e baxhanakeve? Kamikazet qorra si puna jote i mbajne ne kembe politikanet. 

 

P.S Ja ku e ke edhe shoqen, Monden poshte. Identik si ty e sheh kete muhabet edhe ajo vajze vetem se duke pare qe eshte pak me shume inteligjente se ty, mund te themi edhe qe ka fituar ndonje gje nga PS-ja.Tani prova skemi por do ja u vejme kameren edhe juve.

Ndarja qe tenton te besh vlen ne rast se Xoxa do te ishte "per hesap te vet". Fakti qe nuk eshte, dicka e pranuar zyrtarisht, e shkrin fare thjesht ate kendveshtrimin ndryshe te dy modeleve te korrupsionit, apo me mire:korrupsionit dhe thjesht evazionit, qe ke bere me siper. Xoxa, e fejuara(dhe bashkejetojne) e Veliajt, i cili akuzohet per shperdorime fondesh te organizatash qe financohen nga taksapagues, nuk ndryshon shume ne shqiptarë apo jo. Eshte nje prelud shume i mundshem i asaj qe mund te beje ky individ-politikan ne te ardhmen kur te kete ne dore fonde publike, ne nje situate ku "ata si ti" do ia kalojne "kriptosalisteve". Ne mos qofshin te verteta akuzat(edhe mundet) e kane per detyre te bejne nje sqarim te prejardhjes se atyre fondeve pasi jane persona publike, me potencial pushteti ne te ardhmen dhe filozofia e privacy-se nuk pi uje ne kete mes. Qytetari-votues ka te drejte te informohet sa me shume mbi pastertine dhe legjitimitetin e cdo lloj figure, ne duart e te cilit do dorezoje cdo lloj pushteti

 aha... i mbaruat të gjitha hallet... dhe tani po justifikohen hallet e botës. Dmth të organizatave që financohen nga taksapagues të huaj. I doni juve më shumë lekët e tyre se ato vetë? Se që të kishte një bazë akuza, normalisht ato institucione do të bënin një veprim në drejtim të Veliajve... Do ishin të parat madje që do reagonin. Apo nuk është kështu?

Interesant është fakti, që merret si e dhënë, e pranuar, e faktuar, e dokumentuar, e pamohueshme, që klasa aktuale në pushtet, është deri në grykë e lyer në mt. Hajt të lyejmë dhe të tjerët është çështja. 

Shikoj fjalët e tua të kujdesshme ndër të tjera "prelud", "shumë i mundshëm", "në të ardhmen", "do ia kalojn"... TË GJITHA HIPOTETIKE. 

Ndonjë vërtetim? A ke ndonjë vërtetim? 

Nuk e di o krijesa të frikës dhe dyshimit sesi e justifikoni ekzistencën mbi dhe'. Si gdhiheni dhe si ngryseni? 

Unë fshi bthn me hipotezat edhe ato "fondet publike" të së ardhmes, dhe në këtë derexhe nuk do dua të bie ndonjëherë. 

ore po tre shtepi, bejne shume me teper ore. po si mund te dushohet ky goxhaj, per te cilin ne fakt para nja do vitesh ka pas po kto fjale, - por jo me keto shifra. i bie te jene 500 mije te shkretat, edhe une nuk di te kete ndonje pronar qe ka marre ndonje lek nga berisha tani, edhe te jete me ps perhere.

Shih, edhe thone pastaj qe eshte blog i majte ky.  Qenka ndez muhabeti keq per nje person privat qe nuk mbahet nga takspaguesit, por per vilat turistike te politikaneve tane nuk na e ndjeu shume.  Dhe kur s'na e ndjeu per vilat qe jane shtepi e dyte, s'ka si te na interesoje per Farkat e me the te thashe si shtepi te para.  

Mire.

Tani, ligjerisht nuk i bie dot ketij muhabeti nga Kina: Pse s'na thote Erjoni ku i ka futur qypat me flori Ajola.  S'jane mish e thua, keshtu qe s'kane pse pergjigjen a te mbajne pergjegjesi si konak.

I interesuari ne fjale qe s'e ze gjumi naten per hallet e popullit (me cofshin pulat e komshiut qe ket e them me merakun me te madh, kur e shohim ne ore te vona ne peshk te shkruaje per hallet e popullit) mund te hetoje te ardhurat personale te Xoxas, te shikoje nga i ka dhe ku e si i ka te ardhurat, e pastaj nqs vihet re nje mosperputhje, te denoncoje ne institucionet perkatese per evazion fiskal.  E prej andej, e varet si shkon muhabeti, atehere ta qendis artikullin e mos t'i leje kusur. 

Jo, he?  I bie gjate ashtu?  Apo nuk shkon me moton "Zgjohuni e bjeri t'i biem."

Kjo sa per ligjin.

Per etiken pastaj, e per hendekun e thelle klasor ne Shqiperi flasim, por kur flasim te vijne e te thone "dhiz iz dhe mirikell ov friidom."

padashur ta paragjykoj kete zonjushen (pas nuk e njoh fare) se ku, qysh e tek, ''gjeti'' 200 mije euro,  me duket pak naive menyra e te menduarit te se:  eshte person jopublik, eshte e pamoralshme etj etj.

e them kete se, politikanet e korruptuar te pozites apo te opzites, nuk jane aq budallenj qe  parate e perfituara ne menyre te padrejte ti vene ne banka ne emer te tyre, apo te bejne investime duke vendosur firmen e tyre neper kontrata....

 

KONTRATA E PRONËSISË

Sot në Tiranë në datën 16.07.2010, përpara meje, noteres Meri CALA me seli në rrugën "Vaso Pasha" u paraqitën palët e mëposhtme:

1. Shoqëria "Prime capital"……….. për efekt të kësaj kontrate më poshtë do të emërohet "Ndërtuesi".

2. Ajola Xoxa, e bija e Arbenit datëlindja 16.07.1983… për efekt të kësaj kontrate më poshtë do të emërohet "porositësi".

Pasi biseduan ndërmjet tyre ranë dakord të lidhin këtë kontratë për ndërtimin e një apartamenti me kushtet e mëposhtme.

Neni1

Vendndodhja dhe përshkrimi

Ndërtuesi ka marrë leje për shesh ndërtimi me vendim nr.5, datë 16.10.2009 të KRRT-së të Komunës Petrelë, për ndërtimin e një objekti "Kompleks Rezidencial 1 dhe 2 katësh" në Mullet, Petrelë.

2- Porositësi kërkon ndërtimin e apartamentit me emërtim konvencional D 2/3, i cili ndodhet në këtë kompleks, në nivelin D me orientim nga jugu, rifiniturat e BASIC dhe sipërfaqe të përbërë prej:

Ambient dite 69.80 m2;

Ambient nate 66.00 m2;

Ambient nate 66.60 m2;

Parking dhe depo 20.8 m2;

Kopsht individual 155.60 m2.

Neni 2

Apartamenti së bashku me aksesorët dhe sipërfaqet e pjesët e tjera në bashkëpronësi do të ndërtohet me një çmim total prej 200 mijë eurosh.

Në këtë çmim do të hyjë dhe nënkuptohet e përfshirë edhe kuota përkatëse e bashkëpronësisë mbi objektet në pronësi të përbashkët të detajuar në vijim:

a) Trualli i kompleksit rezidencial me përjashtim të truallit mbi të cilin janë ngritur njësitë individuale, muret rrethuese dhe mbajtëse, strukturat mbajtëse të tyre, hapësirat deri në hyrjen e secilit apartament, rrugëkalimet e makinave, vendi i mbledhjes së mbeturinave, hapësirat rekreative me pishinën dhe fushën e sportit dhe përgjithësisht të gjitha ato pjesë të kompleksit të nevojshme për përdorim të përbashkët, etj.

2. Po ashtu porositësi është i detyruar që përveç pagesës së mësipërme të paguajë edhe një fond garancie si kusht për zbatimin e rregullores së bashkëpronësisë prej 0.5% të vlerës së blerjes së ambientit. Kjo pagesë do të kryhet në momentin e kalimit të pronësisë, pra, të nënshkrimit të kontratës përfundimtare.

Neni 3

Ndërtimi i krejt kompleksit rezidencial do të përfundojë brenda muajit dhjetor 2012.

Neni 4

Afatet dhe mënyra e pagesës

Pagesa për çmimin e përcaktuar në nenin 2 do të bëhet si vijon:

1- Pagesa në masën 30% të vlerës ose 60.000 euro do të bëhet në datën e nënshkrimit të kontratës.

2- Pagesa në masën 40% të vlerës ose 80.000 euro do të bëhet në momentin e përfundimit të karabinasë.

3- Pagesa në masën 25% të vlerës ose 50.000 euro do të bëhet në momentin e kryerjes së rifiniturave.

4- Diferenca e pagesës prej rreth 5% ose 10.000 euro do të bëhet në momentin e dorëzimit të ambientit sipas kushteve të kësaj kontrate dhe pas nënshrimit të procesverbalit të marrjes në dorëzim të tij.

 

Kjo eshte kontrata e shitjes pra : kenaquni !   smiley

Sa per Idrizin e shtrenjte (por jo te dashur), po i them publikisht, se do bej ç'mos te korruptoj recepsionistin qe do punoje ne SPITALIN BASHKIAK qe do ndertoje Edi Rama, sipas premtimit tij te djeshem, qe te REZERVOJE ty i strenjti IDRIZ, dhomen me te mire, madje SUITEN po pati me te mire te SPITALIT BASHKIAK !!! E meriton, seriozisht e kam, per tere te mirat qe i ke bere partise !   smiley

Me vjen keq per ju. Te kishit pritur te behej dorezimi i objektit dhe pagesa e plote per ta akuzuar*. Hej dreq!

 

* i bie te kete paguar vetem 60 mije euro.

me fal ku i bie te kete paguar vetem 60 mije, se nuk kuptohet ne cilin stad te ndertimit eshte objekti. e para, e dyta, e po dhe e treta.

aman, edhe kjo nuk quhet prove?!

 

Neni 3

Ndërtimi i krejt kompleksit rezidencial do të përfundojë brenda muajit dhjetor 2012.

Neni 4

Afatet dhe mënyra e pagesës

Pagesa për çmimin e përcaktuar në nenin 2 do të bëhet si vijon:

 1- Pagesa në masën 30% të vlerës ose 60.000 euro do të bëhet në datën e nënshkrimit të kontratës.

 2- Pagesa në masën 40% të vlerës ose 80.000 euro do të bëhet në momentin e përfundimit të karabinasë.

 3- Pagesa në masën 25% të vlerës ose 50.000 euro do të bëhet në momentin e kryerjes së rifiniturave.

 4- Diferenca e pagesës prej rreth 5% ose 10.000 euro do të bëhet në momentin e dorëzimit të ambientit sipas kushteve të kësaj kontrate dhe pas nënshrimit të procesverbalit të marrjes në dorëzim të tij."

 

 Tani jemi ne prill 2011. Beji vete llogarite. Askush s'mund te te kerkoje llogari per para qe s'i ke paguar. Nese Gonxhja pastaj ka prova te tjera, mire.

Te djathtet kane nevoje per ca profesioniste, sepse ushtaret nuk mjaftojne. Me kete po pershendoshem.

 

Te djathtet kane nevoje per ca profesioniste, sepse ushtaret nuk mjaftojne. Me kete po pershendoshem.

ndofta te djathtet kane nevoje per demagoge. ne kete pike, ata ,as qe mund te krahasohen me te majtet.  demagogjia eshte specialiteti i te majteve.....

sakte.

Ka njerez te mire por ka edhe te keqinj. Ka zemergjere por ka edhe kriminele. Por ka edhe Leftere.  hahahahahahahah

pa dash me bo shume replika se kam nje takim, dhe duke qene se tani mu zhvllokua e drejta e komentit (kuptohet amdinistratoret vazhdojne censuren ndaj meje dhe sot e fillum qe me mjes megjithese asnjehere sjam fut ketu pervec rasteve ker me kane permendur emrin personalisht mua apo ZMK) po Ju dergoj te gjitheve vetem nje link:

http://s677.photobucket.com/albums/vv135/Konsumatori/VELIAJ/

dhe po judergoj edhe nje link te vjeter

http://s677.photobucket.com/albums/vv135/Konsumatori/Dosjeri%20i%20Zi%20MJAFTG99/

Ne linkun e pare keni te dhenat e plota te kontrates se blerjes se shtepise se trete te Veliajt ndersa te linku i dyte keni shkrimet e mia te Gazeta Sot ne 2008 ku prezantova te gjithe skemen e evazionit fiskal te Veliaj and Co qe tregon se ku i gjeten leket qe u pasuruan keto milionere te rinj te shoqerise civile qe u bene te pasur sa hap e mbyll syte dhe sot kane surrat dhe me bejne mu kallzime penale apo gjyqe. Hajt se te tjera do nxjerr se tu i bledh jam per dite

 

 

 Ec aty goxhaj, demontoji edhe njehere keta surretrit qe guxojne te hedhin ty ne gjyq; edhe kujt, ty? are they talking to you? 

Tek ty i mbajme shpresat qe ti kthesh dinjitetin dhe transparncen shoq. civile...

are they talking to me?

"Ku i gjeti parate nje 27 vjece?" thone shumica.

Me fal po a eshte kjo e drejta tuaj te pyesni. se si nje 27 vjece gjen keto para?

 "Që prej 2008-s ajo është anëtare e Asamblesë Kombëtare Socialiste dhe është angazhuar herë me Forumin e Gruas, e herë me të rinjtë."

Duke marrë parasysh  krizën ekonomike që duket sheshit nëpër dyqanet e supermerketet  bosh, apo në apartamentet e shtëpitë e papërfunduara e të pashitura,ky eshte nje shembull poshterues dhe diskriminues per ata 6 mije te rinje aktualisht te papune me diplome te larte, njesoj si kjo shoqja me larte,qe enden rrugeve te Tiranes ne shumicen e rasteve me lemoshat qe marin nga prinderit e tyre fakira nga  rrethe dhe qe presin e besojne se ne jete mund te punohet dhe jetohet edhe ndershmerisht.Prandaj dhe shumica ne ketu e di mire se 220 mije Euro per nje 27 vjecar jane nje pasuri perallore  qe jo vetem te cudit kur e degjon por edhe te bene te revoltoheshne per precedentin e pandeshkushmerise te konsoliduar tashme ne shoqerine shqiptare

Holy shit sa paskan shku cmimet.

Ky cifti ka marre kredi 180,000 euro per 30 vjet. apartamentet e mira ne tirane rendom shkojne 200,000 euro ne cmim. Cfare ka kaq te madhe ne kete artikullin e ketij telendarit?

thote nick-u loni me lart.

Kjo do te thote qe ky cifti te paguaje (varesisht nga interesi) por le te themi aty tek 1200-1400 euro ne muaj. Nuk di sa e mundur eshte kjo ne Shqiperi, por nuk me duket kushedi se cfare si shume.

Nqse vertetohet marrja e kredise, autori duhet te kerkoje se paku nje falje publike per kequdhezim te publikut (mileading). Se paku. Ne shkrim nuk thuhet asgje per financimin e shtepise. Menyra e financimit eshte gjeja me elementare qe autori duhet te hulumtonte para se ta bente publik tekstin e mesiperm. Dhe teksti i mesiperm eshte komplet i manget pa ate qartesim.

Altin, a ka marre kredi ky cifti?

Nqse po, te gjitha jane dengla per piano dhe orkester. Ne Nivice do u thoshin kollopifqe me rigon. Nqse jo, duhet ta kishe shkruar faktin, pasi eshte shume, po shume substancial. Nqse nuk e di, jazek te qofte qe merr pene  e shkruan. Neqoftese te katert nuk ka.

sa per saktesim, nje kredi e tille ne tirane eshte shume e rralle ne mos e pamundur per tu marre per shtepi. kurse kestet jane oh! me dhemb. edhe nje kredi e tille zakonisht paguhet dyfish ne fund. nuk ka inkriminim sigurisht. vetem lloqe mileti. ja qe ka njerez te zot edhe e bejne. rrofte partia socialiste.

 Kredi te tilla jepen. Ne banken qendrore, te punesuarit ne banken e shqiperise, deputetet, qeveritaret, zyrtare dhe te tjere njerez ne politike marrin kredi me INTERES NEGATIV. Keto jane kredi me norma interesi 0.5 - 1.2% qe do te thote se norma e interesit eshte me e ulet se inflacioni. Kjo akuze e Altin Goxhajt eshte nje petullmeuje. Financimi i viletes nuk ka asgje skandaloze. Po pergojohet nje vajze e re nga nje psikopat publik. Asgje e re nen diell.

Nuk I di kushtet e kreditimit ne shqiperi. Per ketu I di se kam punuar nje kohe per Equifax-in. Ne llogarite qe bera, I bie qe cifti te paguaje me shume se dyfishin ne fund. Nuk shnkruj dot ma gjate se jam perjashta. Nejse mo. Une nuk diskutoj vjedhjen ne shqiperi, do me habiste e kunderta. Diskutoj anen formale te muhabetit. Per me shume shif ci kam thene oranjes sot me heret.
Cheers, petlle.

Ky eshte aspekti me pak jo i mjegullt i ketij rasti, pavaresisht se nuk e kundershton dot me prova a vertetime, sic mund te kerkojne te tjeret nga zori. Bankat nuk mund te japin informacion per klientet e tyre, pervec organeve te specializuara. Ceshtja eshte se vila luksoze per dy veta nuk shkon me fjalen kredi, eshte jashte logjikes, e praktikes njerezore. Eshte si te shohesh dike, po themi me Ferrari ne rruge, e te thuash" nuk i dihet, ndoshta po vdes per buke, se dhe ate mund ta kete blere me para borxh". Analizen edhe mund ta futesh ne hullira te tilla, por vetem ne rast se perpiqesh me vetedije t'i largohesh balances se arsyes

 i gjo s`kuptoj une, pse bojne gam-gam goxhajt, lefty-yyyyyyyyyy e shoke, nuk funksiono mo numri i korrupsionit i babes?

derisa nuk drejtohen te baba dmth se eshte shashke tymuese...goxhaj e shoke do benin mire te sqaronin ne qetesi per cfare akuzohen e jo te perdorin taktiken e babes te shantazhit, se ju nuk jeni me te mire se une, njelloj jemi te gjithe...

dallimi eshte i thjeshte po te krahasosh qeveritaret me lojtare te nje ekipi futbolli qe marrin katon te verdhe, te kuq ose dhe rrahin gjyqtarin e kundershtarin e javen tjeter dalin perseri ne fushe me gjithe denimin e dhene nga federata...vetem per ndeshje nderkombetare i perfillin denimet e UEFA-s ose FIFA-s...

Cudi si askujt s'i ben pershtypje cmimi i larte i shtepive dhe apartamenteve ne Tirane, te pakten jo ne kete teme.

Do the math people, sa jane rrogat ne Shqiperi, sa jane cmimet e ketyre vilave dhe apartamenteve? Kush i ble keto, pasi kemi hequr ata pak te pasuruar ne menyre legjitime (nese)?

Keto jane gjera qe dihen nga te gjithe, po nuk e vret mendjen njeri ti futet me themeli per ti denoncuar, me perjashtim kur eshte pune fushatash (si ky rast) ose hakmarrjesh (si rasti i videos Prifti-Meta).

Pa u futur pastaj tek menyra e pasurimit te ketyre ndertuesve miliardere qe kane betonizuar Tiranen dhe bllokuar tregun ka kaq kohe, e megjithate cmimet nuk bien edhe kur s'ka shitje.

Ju kujtohet kur tundte Berisha dosjet e korrupsionit te Edi Rames ne podium, atehere kur u acarua kriza politike (dhe fondamentaliste) e kutive te cilat vete Berisha i kishte bere azmatike? Ja per keto qe po qit Altini do e kete pasur fjalen ai, por qe do dalen ne menyre selektive dhe ne kohen e duhur, qe mos hutohet populli.

Having said all that, cudi se shume nga ju qe u irrituar shume per nenshtetesine e huaj te gruas se Bashes (and all kind of tabloid shit like that kur perflitet ndonje i pd-se) sot keni vene ne pune llogjiken e pesevjecarit me down syndrome, po flisni si Ramiz Alia ne takimin me studentet; daleni njehere, mos u nxitoni, ta marrim shtruar, keta akoma s'jane te martuar, pastaj ca te keqe ka ketu, ajo eshte krejt private, dhe xhamet e makines i ka private... duhej ajo tabela 'mireserdhet ne tunel' sot ne kete teme. 

 A ka njeri të më ndihmojë se kush prej qeveritarëve e ka thënë këtë shprehjen:

SI KA MUNDËSI QË KËTA JANË NË OPOZITË DHE PASUROHEN? 

Sepse kjo shpjegon shumë gjëra. 

Shpjegon se për qeveritarin në fjalë dhe sojin e vet, e vetmja mënyrë pasurimi është posti. Kjo bën dhe dallimin midis korrupsionit, dhe "korrupsionit" të pretenduar. Nga kjo fjali kanë rrënjët e tyre dhe bindjet e tjera: edhe këta të tjerët kur të vijnë në pushtet DO TË VJEDHIN. Sepse vetëm hajduti e merr si të dhënë që "të gjithë janë hajdutë".... harron të shtojë... si ai. 

Kështu jemi katandis tani në gjendjen patetike ku hajdutët ulërrasin se edhe të tjerët do të jenë hajdutë. Pse nuk ikni të vrini veten më mirë? Qënie patetike. Krimba toke. 

 

 

 

SI KA MUNDËSI QË KËTA JANË NË OPOZITË DHE PASUROHEN?

 

......e para;parrulla  e Edi Rames ;“Merrini paratë Saliut dhe mua më jepni votën”.

..e dyta ; korupsioni i pushtetit lokal si ai i  tenderxhiut te lejeve te ndertimit (20%) që ja merr të gjithë garuesve paratë e ryshfetit, sepse gjithsesi do të dalë i fituar kur të hapen zarfat .

kot kto, ca lesh banke...ku hy banka ketu. Banka jep dy lloj kredish, ato per shpi dhe personale. Personalet e kane interesin gjithmone me te larte. Kredia per shpi do te thote qe shpia eshte ne zoterim te bankes deri ne shlyerjen e kredise...s'ka banke qe paguan 40 mije tashti, 60 mije pastaj. Dmth, ajo kontrate per mua tregon qe s'ka pune banka aty fareee

nderkohe, ky i vetshpalluri mbrojtes i konsumatoreve, cilet konsumatore po mbron ne kete rast? Ca lidhje ka ky ktu?

Po denoncohet korrupsioni bankar pra, qe mbahet me hater e dashura e nje politikani, qe nuk i ka te ardhurat per te blere nje shtepi kaq te shtrenjte. Te tjeret qe nuk kane te dashur politikan, ose nuk zgjidhen ne forumet e larta te Partise, nuk marrin dot nje kredi me kushte lehtesuese si ne rastin konkret. Ose psh raporti te ardhura/borxh ne rastin konkret nuk behet njesoj. 

Psh. qe te marresh kredi ke Raffaisen Bank (kane nje opsion qe mund te bashkepunosh me ndertuesin) me interes 7% (ketu jane pak a shume interesat per kredi hipotekare ne EURO) per 25 vjet, kredimarresi paguan rreth 1500 Euro ne muaj. Sipas raportit te ardhura/borxh 40/60, qe aplikohet ne biznesin bankar, i bie qe kjo te marri rreth 3500 EURO ne muaj. Meqe nuk ka mundesi qe ligjerisht ti marre keto para, sepse nuk ka studio ligjore ne Shqiperi qe te paguan kaq shume, i bie qe banka i ka bere nje favor. 

Ti dhe une si konsumator jemi ne disavantazh nga kjo praktike bankare. 

Te ardhurat mujore per junior level legal assistants ne nje studio ligjore ne Shqiperi nuk jane me shume se 1500 Euro.

Nuk du ti bej llogarite e xhepit asnjerit, po ky eshte realiteti financiar kredimarres per keto ne Shqiperi, pavaresisht se disa mund te mbahen me hater.

hej, po taksa gjona s'mahen ne shqipri? dmth 3500 euro / muaj, sa del neto

 Raporti gollaritet me gross income. Mund te marresh borxh per kredi shtepie 40% te te ardhurave gross qe ke deklaruar dhe vertetuar qe i ke keto burime financiare. 

O SHqipe ,parate jane te Erionit.I ka kursyer nga biznesi i paligjshem i shitjes se fiqve ne adoleshence dhe meqenese pritet te kete amnisti fiskale ka vendosur ti deklaroje .

po ky i ka ble fiqt neper fshatare te amerikes, i ka grupu dhe ka pagu S&P, e masnej ka qit CDO te nivelit A. Kshu jan bo te pasur te gjithe ne Amerike, shume e thjesht...

Njerzit e medhenj jetojne larg zhurmes, per t'iu perkushtuar punes ne lufte per te permisuar jeten e qytetarve te vet.

Nje politikan, qe nuk ka tre vila, çfare duhet sot.

Burri Ajoles ka premtuar, se çdo shqiptar do kete vila te tilla, sa te vije ne pushtet, 2024.

Kjo puna e komenteve te peshqve ketu eshte si ajo historia e Tares qe germone te ... dmth germo Tare germo .. se e di cfare ke per te gjetur!!! Jo po e dogji jo po e poqi!!

Kjo pasuri e kesaj shkalle sic pershkruhet me lart ngjall dyshime edhe tek ai me IQ 50 .. nuk ka shume nevoje per hipoteza, hamendje, thashetheme, mbrojtje sipas anesise se interesave te vogla ordinere (sepse nuk ka anesi te mirefillte poltike ne Shqiperi te bazuar ne bindje ideologjike!!)!!

Shkurt muhabeti autoriteti i taksave dhe i verifikimit te pasurise ne Shqiperi duhet te hetoje kete pasuri te dyshimte!! Nqse ata e justifikojne pasurine atehere ta gezojne vilen ... nqse nuk e justifikojne atehere te pergjigjen per ate sipas ligjit ... dhe jo vetem kaq por te ndalohen te mbajne poste publike per arsye te abuzimit dhe te humbjes se besueshmerise ... dmth ti thone GOOD BYE politikes!!

Nqse kjo nuk behet atehere .. pak shprese ka ... !!

Te tjerat jane bjeri .. bjeri .. dhe bjeri prape .. se i bie mire!!! smiley

Parate qe ambasadat, shtetet e huaja i japin OJQ-ve te ndryshme per financim projektesh konsiderohen ndihme, asistence teknike, fonde ndaj Shqiperise. Pavaresisht se nuk behet fjale per taksa te shqiptareve, ato para, shtetet e huaja i destinojne per shtetasit shqiptare prandaj keqperdorimi i tyre eshte i demshem per te gjithe.

200 mije euro lul basha e shkelzen berisha i kane pare xhepi...

Pse mos ta kene dhe kto ka i shpi...

po te vjedhin dhe keta tanet nga nje cike...

Po c'tonet e tuajt... keta jane te gjithe te djallit...

c'te besh. e ka marre ferra uraten... 

ca i paskeni bo!

per te rinjte e sotem ne Shqiperi eshte shume jete e veshtire dhe per kete Ajola eshte per t'u pergezuar qe ne moshe kaq te re i ka krijuar/patur mundesite per te blere nje shtepi (s'ka rendesi vlera). Nga ana tjeter nuk me duket aspak e cuditshme qe te akumulosh shuma te tilla ne menyre te "ndershme" (kompromise/perligje ka gjithmone). Nuk kuptoj pse po i futemi hesapeve te tjetrit ne menyre kaq cinike? 

rola modela, sipas teje

jo. te avantazhuar, me aftesite e duhura per te bere ate qe bejne dhe njohjet/miqte me "benefite".

 

Më vjen keq për Ajolën dhe për moshatarët e mi që i shumëzojnë të gjitha me 0 për shtëpitë, makinat dhe gjithë të tjerat. I përgëzoj për aftësitë që kanë, se Ajola nuk është vetëm.

Duhet me u kthy në atdhe...

 200 mije euro vile? Nuk e marr vesht se cfare firme qenka kjo,100 mije euro shkon vetem pishina,shume lire i paska vajtur.

Ka edhe me lire se kaq brado. Ke Ilir Meten qe e ka mor komplet falas nje alamet vile te re fringo tek gjiri i Lalezit. Falas them une se keshtu ka thone Iliri dhe se nuk kom ndonje akt shitje te noterizum sic kishte gjet ky/kjo Gonxhja. 

 Jo e kisha me tere mend,shume e lire eshte,se kush e ben Ajola apo Argita apo Hamideja mir scheiss egal.

 Autorit nje pyetje:  ju ben pershtypje shtepia e Ajoles, nderkohe qe nuk mbaj mend ndonje shqetesim tuajin per vilat/pasurite e Rulit, Metes, Bashes, familjes Berisha  etj. te cilet jane  akuzuar publikisht neper media per shperdorim te lekeve PUBLIKE. 

Kuptoj drejt rolin tuaj, po ashtu si kuptoj rolin e gazetave Panorama, Sot etj. si instrumenta te pushtetit per te legjitimuar korrupsionin e vet. Vetem do te sugjeroja te ndryshoje siglen e OJQ-se, ne Shoqata per Mbrojtjen e Demokracise (OQ). Nuk ka budallenj sot... Ti dhe Sala duket nuk e keni kuptuar akoma.. 

 

Vetem ne Shqiperi, njeriu qe harxhon 200000 euro per shtepi bene greve urie.

Vallahi Tin Goxhaj po na del burre i forte. Po i zberthen nje nga nje keta qe i kane hyre politikes nga dera e pasme. Po ja u mbyll karrieren pa e filluar mire.

Keta jane vetem fillimi i funditsmiley

Jeni shume xheloze ju te peshkut .Ju shkon mendja vetem per keq.Ajo ndoshta i ka gjetur ne rruge  gjithe keto para ...

Harram e pacin shtepin, e te gjithe parate qe kane fituar nepermjet partis si Veliaj ashtu dhe Ajola e te gjithe te tjeret por une nuk i besoj ketij artikulli.

Se pari Altin Goxhaj duhet te deklaroje sa shtepi ka blere nga parate e qeverise per fushaten e reklamave te levizjes Zgjohu kunder PS, Edi Rames etj...

Mandej Altin dihet qe je ne sherbim te qeverise e kesi artikujsh jane menyra me e mire per ju per te kapercyer neser per post partie ne PD njelloj si Veliaj ne PS.

Me kryesorja eshte se ju si qender per mbrojtjen e konsumatorit nuk ngritet zerin  asnjeher per ngritjen e cmimit te bukes apo energjise qe eshte detyre juaj, por merreni me shtepine e Veliaj kur akoma jeni ne proces gjyqesor me te...

Edhe nji dicka tjeter qe ju PDistat e keni si veti tuajen berjen e prokurorit, policit, gjyqtarit, gazetarit... po te kishe fakte per abuzime dergoja gazetareve investigativ (fiks fare, newqs24...) qe merren me kete pune apo kishe hall se humbje shperblimin tend?

Genti ke bere postimin me qesharak te mundshem cka lidhet ose me nivelin tend (te shpreh keqardhjen) ose eshte nje shaka pa kripe per te qene ne krye te kalsifikimit "postimi me budalla i peshkut"

 Ej ti, e lexove kete ?

 

Xoxa: Kontrata u anulua pas 1 muaji, s’kam blerë shtëpi

 

Ke te besojme tani ty apo kete Xoxen se ne te njejtin vend botoni ?

Tani se cer burri je ti une e di ( ke ba emer ne Tirane e me gjere smiley ) , po e du keshtu me shkrim ketu : kush rren mer,  ti apo kjo vajza ?

GOXHAJ i kundërpërgjigjet Ajolës së Velisë

Goxhaj: Ajoles i ka humbur VULA... e Noterit ne ANULIMIN E BLERJES SE VILES 200 MIJE EURO per Ditelindje!

Dhurata e Ditelindjes me e shtrenjte ne historine e Shqiperisesmiley

Zonja Ajola!

Dokumenti që ke paraqitur për anulim blerje është i pavlefshëm juridikisht para Gjykatës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) sepse është pa vulë noteriale çka do të thotë që nuk është regjistruar para noterit!

Blerjen prej 200 mije euro e ke bërë sipas ligjit me vulë noteriale dmth para noterit!

 

Zonja Ajola!

Dokumenti që ke paraqitur para medias mund të jetë sajuar edhe dje pasi po nuk paraqite në cilin regjistër noterial e ke të regjistruar në 27 Gusht 2010 ajo është një copë letër që ti mund ta bëje dje, sot apo nesër!

Sipas Ligjit për pastrimin e parave mbetet në fuqi kontrata noteriale e blerjes ndërsa letra e sotme është një letër pa vlerë pa asnjë vlerë ligjore.

Sa për akuzën që ke bërë sot për mua që unë jam dënuar nga gjykata për shpifje kjo është një shpifje. Unë jam në gjyqe me bashkëpunëtorët e tu dhe të gjitha gjyqet do ti fitoj siç i kam fituar gjithmonë me Bashkinë dhe bishtat e saj.

Ska asnjë vendim të formës së prerë që të më ketë dënuar mua dhe sdo ketë kurrë asnjëherë! Përkundrazi je ti dhe bashkëpunëtorët e tu që do dënoheni për evazion fiskal apo shpifje!

Ajola derisa të na tregosh dokumentin noterial të anulimit të kontratës së blerjes unë do të vazhdoj të pyes se nga cili burim dolën mbi 200 mijë euro për të blerë dhuratën më të çuditshme për ditëlindjen tënde në historinë e Shqipërisë!

 Altin, qe qe bere personazh i dites me keto thagama, je bere. Mos na hidh hi syve se ti e di me mire se ne qe ajo e ka anulluar kontraten. Dhe e ke ditur dhe me pare se te botoje keto fakte, por perseri i botove se do te besh zhurme. Dhe mire ben, por zhurma duhet bere per te tere Altin, pa dallime partiake. Ti ben zhurme vetem per ca dhe hesht per ca te tjere. Kjo te ben te dyshimte dhe te pabesueshem. Kjo te ben te komanduar dhe servil te cave dhe urrejtes te te tjereve. S'eshte ky pozicioni i njeriut te ndershem, dhe ti e di mire kete. Nuk po mbroje Xoxa-n se edhe vetem tek berja e kontrates per 200 mije dicka nuk shkon. Nuk luftohet keshtu, lum miku, se njerzit nuk jane budallenj dhe dole ti t'ju hedhesh hi syve. Je i zoti te luftosh korrupsionin dhe te keqen nga te dy polet. Me duket se nuk je. Prandaj hesht dhe mos na be mercenarin ketu ...

ASNJE KONTRATE NOTERIALE FINANCIARE NE PRONA TE PATUNDSHME SMUND TE ANULOHET ME NJE DOKUMENT JONOTERIAL!

Dmth une smund te besoj ne anulimin e kontrates pasi dokumenti qe na servir Ajola eshte i pavlefshem juridikisht dmth e ben anulimin nul! Data dhe shkresa mund te jene bere dje dhe jo para nje viti dhe ndaj dhe Gjykata apo Drejtoria e Pastrimit te Parave apo Drejtoria e Tatim Taksave nuk njeh asnje dokument shitblerje apo anulimi ne fushen pronave te patundshme sidomos!!! Ndaj dhe pretendimi i Ajoles se eshte anuluar me keto letra qe paraqet Ajola eshte krejtesisht i pavlere juridikisht dhe mbikqyrja shteterore (Tatimet apo Pastrimi i Parave) njeh vetem kontraten e blerjes dhe jo ate te shitjes!!!

Une nuk besoj se te anulimi! Do ta besoja ne se nje dokument noterial do ta vertetonte!!! Pasi vetem dokumenti noterial e ka kete tager pasi ai percakton ne menyre te pakthyeshme daten e sakte pasi palet mund te sajojne cdo lloj date qe te duan nese nuk regjistrohet te Noteri!

Per te tjerat se kujt i sherbej une apo se po mbaj ane keto jane te gjitha budallalleqe! Une po e bej per vete pasi po mbledh prova per Gjyqet Penale dhe Civile qe me ka hap Veliaj, Bashkia, Rama, MJAFTet per te vertetuar se ku perfunduan 5.4 milione eurot e shoqerise civile dhe sa ishte evazioni fiskal dhe sa perfunduan ne xhepat e xhepisteve te rinj te shoqerise civile dhe politikes!!! Une kam nje lufte timen qe ka filluar shume e shume vite para se te ekzistonte G99, MJAFTi, apo Rama ne krye te PS! Eshte lufta ime ndaj Mafies Sorosiane qe filloi diten qe lindi edhe shoqeria civile shqiptare. Te gjithe ata qe flasin per njeanshmeri politike apo qe une po i sherbej dikujt ose nuk e kane idene se kush jam une ose fshehin te verteten qe e dine te gjithe deshmitaret okulare! Une kam nje lufte timen! Luften me skemen Sorosiane!!!

po mire o z/zj altin meqe i qenke futur aq thelle zbulimit te korupsionit, a mundet te na paraqitesh ndonje fakt/dokument qe zonja ne fjale ne vitin 2010 dhe mbas nenshkrimit te kontrate ka paguar te pakten kestin e pare prej 60.000 Euro? Vetem keshtu ti mund te pretendosh qe ke te drejte ne ato qe akuzon. Perndryshe je vetem nje shpifes ordiner qe pjerdh andej nga fryn era.

ku e ke dokumentin qe jane derdhur 60.000 euro? apo keshtu kot nga deshira e mire?

Lexoje tek postimi im me lart te linku i faksimiles se kontrates: parate derdhen qe me firmosjen e asaj kontrate dmth 1 muaj para anulimit! Sdo ta pranosh qe eshte shkruar??? Atehere ste ben derman asnje dokument

Hej te humte vula bre Altin... si ty dhe Ajoles...

O Altin.

Ju keni nxjerr ndonje te palare nga PD-ja apo LSI-ja deri tani gjat aktivitetit tuaj palare-leaks ? Nqs po ku? Nqs jo pse? Them sepse dihet moooo kshu si drita e diellit qe edhe pedeja edhe LSI-ja kan miliardera ne radhet e tyre, biles nga ata me banalet fare.... Keto gjera jane qe ju bejne juve te pabesueshem te pakten, dhe qe ndoshta edhe ju nxjerrin te palarat ne mejdan.

Kam cuar ne kallzim penal 11 komisionete te ERRU dhe ERRE per shperdorim detyre ne lidhje me kontratat tip te ujit dhe rritjen e cmimit te energjise ne 2010!

Ne lidhje me Veliaj & Co kjo shte pjese e luftes time shume vjecare per te dekontruktu skamt mafioze sorosiane ne Shqiperi dhe kete lufte timen e kam te dokumentuar qe ne 2003 Qershor

Ne mesjete, gjate gjuetise se shtrigave, inkuizicioni perdorte nje metode "shume efikase" per te gjetur nese nje femer ishte shtrige apo jo.

Femra e akuzuar per shtrige varej ne litar tek ura dhe zhytej pastaj nje ore te tere ne lume. Nese e akuzuara nxirrej nga lumi pa jete, si pasoje e varjes ne litar dhe mbytjes, atehere kjo vertetonte, qe ajo nuk ishte shtrige. Nese e akuzuara jetonte akoma, kjo do te thoshte qe ajo ishte me 100% shtrige, keshtuqe ajo hidhej ne turren e druve dhe digjej perfundimisht.

A e kuptoni ku ishte difekti i ketij sistemi "efikas" hetimi i inkuizicionit?

 

Ndoshta ai sistem nuk kishte fare difekt, sepse inkuizicioni as nuk e rruajti fare, edhe mbasi nxorri nga lumi kufomen e 1000 dhe nderkohe nuk kishte nxjerre akoma nje te gjalle qe ta conte ne turren e druve.

Por sistemi u perfeksionua kur u hoq fare metoda e proves se shtriges dhe te akuzuarat filluan te coheshin direkt ne turren e druve.

Duket fillim i mbare jave ky pedro. smiley

Grrrosss-dich (dialekt i jugut, jo typo kjo)

ps. liked the comment sehr!

Çimo,

gjermanet kane nje term, qe duket sikur e kane zbuluar per veten e tyre dhe shoqeria gjermane pa ze e ka pranuar te veteidentifikohet me te: Neidkultur!

Mirepo keta gjermanet nuk e kane idene fare se ne cfare tempujsh qiellore eshte ngritur ky fenomen ne Shqiperi. Neidkultur! Kultura e smires! Dhe te zgjuarit, ata qe bertasin dhe levizin "Zgjohu", dine ta instrumentalizojne fare mire kete dukuri.

A nuk ishim ne qe magjepseshim, qe Enveri nuk i hidhte poshte corapet e vjetra, por i arnonte ato? Dhe ne ishim te verber nga kjo magjepsje, sepse nuk arrinim dot te dallonim, qe ato corapet e arnuara ishin te mbyllura ne kafaz xhami, te ekspozuara per te na marre mendjen neve, neve, qe nuk shihnim, qe bijte, nuset e bijve dhe nipat e mbesat e Enverit, mbasi dilnin nga rrugica e Bllokut e shndrisnin rrugen dhe i jepnin ngjyre tjeter rruges me ato veshjet e tyre mikroborgjeze te blera ne dyqane lluksoze pariziene. Rruga mbante nje ere te mahnitshme parfumi, te paimagjinueshem nga ne te vdekshmit, ne, te cilet na sillej ne koke corapja e arnuar e Enverit.

Eh sa e sa here eshte bere objekt bisede gjithe krenari, qendrimi i President Berishes tek ajo hyrje pallati tek Brraka. E gjithe lagja ishte paralizuar nga Garda e Republikes, por te gjitha hallall, vetem Presidenti i Republikes te ishte njeri prej nesh, gju me gju me ne, pa ne te semes te shkonin te gjitha. Per sa kohe qe Presidenti i Republikes te jetonte ne te ngjashmen hyrje dy dhome e guzhine si ne, nuk na ben pershtypje asgje, ja kemi falur te tera.

A nuk e kemi Kryeministrin nje te pastrehe, si shumica e popullit tone, i cili nuk ka ngelur perjashta, vetem se e bija i ka strehuar ne hyrjen e saj (nje nga hyrjet e shumta dhe pasurite e tjera immobiliare)?

Haleluja! Ai eshte si ne!

Dhe sot une qesh e tallem me vete, se kam qene aq humbameno, sa te mendoja qe te gjithe duhet te ishim dhe te mbeteshim leckamane, te paushqyer mire.

Kemi harruar vella, qe ne 1991 u ngritem qe te luftonim qe te beheshim edhe ne te pasur si ata te Bllokut dhe jo qe ta benim Bllokun te varfer si ne.

Ne kerkuam qe te visheshim edhe ne, qe te vinim edhe ne ere te mire, si ata te Bllokut, dhe jo qe Blloku te behej si ne.

Jemi akoma te hutuar vella, e kemi koken te trazuar akoma dhe nuk e dime akoma mire se cfare duam ne kete jete: A duam ta shikojme veten tone mire apo duam ti shikojme te tjeret po aq keq sa vetja jone?

Ma thuaj ti!

Ose le te ma thote Avokat Altin Goxhaj!

Faleminderit per kete postimin smiley.

pedro hallall plako.

Avokat Altini se ka kuptuar ende se ne cilen grupim bie

Me duket se shkoi "per lesh" dhe kjo "Panorama", me pak fjale me duket se do mbahet me gosip.

 gjynof per zotin ....ca ka bo Ajola qe e merrni ne goje???

ka blere nje shtepi me para te vjedhura si te gjithe politikanet e tjere.

ca ka ketu? Ku eshte problemi lol?

po ilir meta me video? ka noi problem???

edhe iliri ashtu tha, une jam me figure po zeri s'eshte i imi. Edhe ajola tha e bleva po NUK e bleva pastaj....

Akoma ka njerez qe besojne qe Sali Berisha eshte njeriu me i ndershem???? Zero Tolerance ndaj korrupsionit?  lol

Akoma ka njerez qe besojne qe Edi Rama ka vetem 3 mije euro ne llogari ne banke dhe eshte i pastrehe? hahahaha

 

i qani hallin kaloresit se i varen kembet, i thone ketij muhabeti.

gjynah ata te shkrete qe skane leke per te honger buke.....

Keta motershkl_._mve qe na bojn si te ndershem para popullit, shume mire ti bohet ... se e kujtojne veten mbi te tjeret , se jane te paperlyer.....

bravo altin goxhaj, 

kokl....e ke qene gjithe jeten, po edhe tipa si ti i duhen shoqerise, se jemi manget nga ajo ane hahahhaha

 Une e di qe shume njerez ketu per t'cilet kam respekt do jene kundra komentit tim, por une e gjej krejt te pershtatshme qe mileti t'a dije se cfare blen (ose perpiqet te bleje, qofte me leke ne dore, qofte me trashegimi, qofte me kredi) nje person kaq i afert me nje person kaq te perfolur per financa te turbullta si ky Veliaj i Mjaftit! 

Publiku duhet ti dije te gjitha! 

Ai pastaj i nxjerr konkluzionet vete! 

Kete qe ka bere ky cuni (megjithese me qellime te ndyta) une e shikoj si nje tulle tjeter te vockel ne grehinen e t'bomit te popullit tone popull qe merr vesh, dhe jo popull qe ha buke dhe fle gjume.

 

Mrroklla, une jam nje nga ata qe kam shume respekt per ty, por qe ne kete rast nuk jam fare dakort me ty, por kjo nuk e cenon aspak respektin qe vazhdoj ta kem per ty. Fundja, po te ishim gjithmone dakort do te na merzitej vetja dhe muhabeti. smiley

Une kete ceshtje e shikoj keshtu:

Nuk ekziston asnje interes publik ne te diturat keshtu kot per qejf te te ardhurave te Ajola Xoxes, te mia, te tua dhe shume te tjereve. Jane disa ceshtje, per te cilat ka organe dhe institucione, me te cilat merren ato dhe vetem ato. Nese dikush vuri te ardhura te paligjshme, fshehu taksat, vodhi fonde apo mori rryshfet per shkak te detyres, atehere kjo eshte ceshtje per tatim taksat dhe per prokurorine.

Edhe ajo puna e atij institucionit te Deklarimit dhe Kontrollimit te Pasurive, per mendimin tim, eshte nje farse e madhe, po aq e madhe sa ai bullshiti i telefonit per spiunllik te korrupsionit tek Kryeministri. Jane show dhe nuk ndihmojne aspak ne venien e drejtesise, por perdoren vetem si vegla per presione dhe per denigrim te figurave.

A me thote dot njeri, se cili funksionar eshte paditur per korrupsion ne Shqiperi, si pasoje e paditjes se ketij te fundit tek Kryeministri?

Po keta te deklarimit dhe kontrollit te pasurive te pushtetareve cfare kane bere deri tani, pervec disa gjobave qesharake, ne krahasim me parregullsite e gjetura? Se ceshtja eshte pak e dhier, sepse keta kontrolluesit nuk kane tager te gjykojne njeri, por vetem e shumta te dergojne ndonje gjobe. Dhe me kaq mbyllet ajo mesele.

Do qe puna te ece mbare ne Shqiperi? Vere me ligj detyrimin e gjithkujt qe ne fund te vitit te dorezoje tek tatim taksat nje deklarate mbi te ardhurat dhe ketyre spektakleve me deklarim pasurish per pushtetaret tu jepet fund. Le te behen gjerat sepse duhen bere dhe jo per show.

Jetojme ne nje kohe kur qeveria kerkon te kaloje me ngut ne parlament nje ligj per "amnistine fiskale" dhe kur nje deputet pa piken e turpit i thote nje sere deputetesh te tjere, qe "ne mendojme edhe per ju, sepse nuk legalizojme vetem vilat tona por edhe te juajat".

Mirepo "the show must go on"

Ne gajasemi dhe shfryjme ato deshirat tona per te cuar njerez ne hell, sepse avokati na nxjerr nje kontrate te nje goce me nje firme per te blere nje shtepi, kontrate te cilen e prishi, sepse kesaj nuk ia mbajti xhepi. Dhe themi, qe publiku duhet ta dije, se ku i gjeti (apo ku do i gjente) ajo vajze keto pará. Ishin te Mjaftit? Ishin te Erion Velise? Ishin te babait? Apo te gjyshes?

Kujt i plasi?

Ne kemi dalur per gjueti shtrigash. Gazeta eshte denoncuesi yne. Publiku eshte inkuizitori yne.

Ne kemi dalur per gjueti shtrigash. Gazeta eshte denoncuesi yne. Publiku eshte inkuizitori yne

 5*

 Mire, mire, dakort.

Por, dhe ketu, besoj se bime dakort ne princip te pakten, une do thoja qe eshte me mire (per publikun) kur jetojme ne nje sistem ku gjonat dalin (qofte edhe ne menyre extra-legale - e theksoj extra, jo ilegale), se sa ne nje sistem ku nuk piptin njeri dhe keta afer (ose brenda) byrekut, bejne c'dune vete. 

Nga kjo rrjedh senni tjeter qe une besoj se bime dakort, gjithnji ne princip.

Une mendoj se e hapmja e pusetes tek nji gjiriz nuk duhet lidh patjeter me t'hapmen e pusetes ke gjirizi tjeter. O t'gjitha, o hic! 

Jo! Nji nga nji! 

The race to the bottom must go on, says I. smiley

 

Me t'mira! smiley

Mrrok, ky muhabeti i gjuetise se ksaj Xoxes me duket shume i dhjere dhe i pakualifikuar. Nuk shkohet per gjueti derri me llastiqe. Nuk eshte zbulim fakti qe X apo Y kane dash me ble, ose edhe e kan ble xhanem, nje shtepi 200 mije eurosh. Prona nuk eshte automatikisht vjedhje, miku im. Nuk kena lind ne oborr te Proudhon-it, as te Leninit. Keto jon gjueti qe majne ere pusete qe atje larg. Dmth nuk mban ere WC-ja, mban ere Sefer Daja ne ket rast! Denoncohet vjedhja, jo blerja. Poplli yn veshderr pastaj eshte tjeter gje, se yrrjat e byrrjat e "kur u bo kjo 27 vjec me ble shpi t'mire" e tregojne qarte dhe ketu ne ket blog, qe pse ligavece qe bohen "me raste dhe vene-vene" shum sensitiv ndaj vjedhjeve lulzojne ne ato kopshtijet tona babilonse (ku s'meren e vesh i pari me te dytin). Formalisht akuza nuk qendron dhe do meritonte o naj shkelm bytheve, o naj cok kaptines. Nuk ka burre none te me pysi mu ku i kom gjet 200,000 euro per te pagu i gjosen. I kom gjet ku me desh trapi, do i them, ke naj gjo tjeter, perndryshe kris prapanicen! Ne kushte shume te peraferta kam ble shpine teme, Mrrok, sa kisha dale ne pune, merr vesh, po nuk erdh njeri te me thoshte prit i her, si po e ble shpine ti. Me verteto vjedhje, zotni, persa kohe flasim per shuma brenda logut te logjikes, dhe ma verteto mire, para se te guxojsh te hapesh gojen. Kupton i dashtun? Se perndryshe, po te merrte kushdo lamash guximin me pyt tjetrin ne cdo investim bazik privat (shpi & makine), sikur nuk del shume i bukur vizioni, apo jo?

 Emo, e blemja (e mosblemja ne fakt) e shpise, ne vetvete nuk eshte corpus delicti! 

Por eshte poch i ndez per me tregu nje pergjigje (t'mundshme, anipse t'pjesshme) se cfare leshin bohet me leket ke Mjafti! 

Do thush ti, pse cdo psikopati qe del edhe akuzon nje person te afert me nje person qe ka kaq kohe qe akuzohet per abuzim fondesh ( DHE QE REFUZON VAZHDIMISHT TE HAPE DEFTERET ) duhet t'i pergjigjet i akuzuari? 

Une them po! Po, me zo t'nolte! 

Dhe sa me shume e zgjat pergjigjen ky i fundit, sa me shume e dredh, aq me pak psikopat me duket mu robi qe hudh pyetjen. 

 

P.S.

Mas k'saj qe shkrujta do shkoj t'laj duret me benxol! smiley 

Se jom refugjat, nuk jom trap, tha! 

smiley

benxol... smiley

(nga jugu, benzinen e kon pas shqiptu "bezine"; tha dikush per njonin, X, qe ishte tip rrugaci: X eshte mikrop (me "p" ne fun), do djegur me bezine"... edhe sot e mbaj mend)

Mrroklla, do te dilte nje postim shume i gjate dhe ndoshta pa interes, por une per vete te kuptoj.

 Try me! 

Ok.

Po ta shohesh nga postimet une jam marre shume dje me kete teme dhe jam marre duke zhvilluar me se pari nje debat me veten.

Nga njera ane kemi nje emer si A. Goxhaj, me te cilin para disa diteve Peshku diskutoi per punen e fondeve te levizjes Zgjohu! (fushate jo dhe aq e fshehur elektorale ne dem te Rames), nga ana tjeter kemi A. Xoxajn, te fejuaren e Veliajt te Mjaftit. S'kam asnje lloj simpatie per te dyja palet. Perkundrazi!

Meqe Zgjohu dhe Goxhaj (cfare lidhje ka mes tyre ende s'e kam te qarte) bejne fushate kunder Rames, Rama dhe bashkepunetoret e tij ngrihen kunder Goxhajt dhe i kerkojne llogari per fondet e levizjes Zgjohu. Goxhaj, per kunderpergjigje, i kerkon llogari jo Veliajt, por te fejuares se tij, per parate e nje vile qe kjo paskesh blere.

Problemi im me veten ne kete pike eshte ky:

1. A ka vlere legale nje kerkese e tille llogarie? Dmth a ve ne levizje ndonje agjenci ne Shqiperi qe heton legjitimitetin e te ardhurave?

2. A ka vlere morale akuza e dikujt qe te akuzon ngaqe ti e akuzove i pari?

Pas nja njeqind komentesh ajo qe zbulohet eshte qe kontrata per ndertim e znj. Xoxa eshte ne mbyllje (konkludim) e siper, te themi. Nga te dhenat aty, mund te deduktosh thjesht qe znj shume-shume mund te kete paguar 60 mije euro kest te pare.

a. Nga ana ligjore kjo e tund nga themelet cdolloj ane formale te ceshtjes, sepse pervec diktatures se proletariati qe te denonte per "agjitacion dhe propagande me qellim rrezimin e pushtetit popullor", une s'njoh ndonje sistem qe te denoje dike se ka ndermend te paguaje 200 mije euro pas dy vjetesh per nje shtepi. 

b. Kurse nga ana morale e kthen akuzen e Goxhajt kunder tij. Aq me shume qe, sic thone plot komentues me siper, burimi i parave te zonjushes ne fjale mund te jete nje kredi e volitshme financiare, afekt prinderish etc.

 

Ne kete pike te ngjarjes, une me thene te drejten e mbivleresova znj. Xoxa. Mendova qe nje njeri i profesionit do te dinte te kthente nje pergjigje profesionale. Qe ne kete rast do te ishte gjeja me e thjeshte ne bote. Nje pergjigje e shkurter e tipit "parate jane te familjes dhe nuk jane paguar te gjitha" ose "kontrata eshte anulluar", do te mjaftonte.

Por znj beri gabimin qe bejne zakonisht njerezit qe kane dicka per te fshehur, qe domethene dha me shume shpjegime nga sa duhej dhe sidomos nxori faksimilen e nje prishjeje te njeanshme te kontrates. Cka mua si lexues/e ma veshtireson edhe me mirekuptimin ne nje terren qysh me pare te mbjelle me dyshime (si behen 200 mije euro ne nje vend si Shqiperia? a jane te verteta akuzat ndaj Veliajt? etc.).

Ketu topi i kalon Goxhajt, i cili, mire keq, e shenon njepikeshin e vet.

 

Tani, duke te kerkuar falje per kete kapje te veshit nga pas kokes, vij tek ato qe thua ti. Ashtu sic edhe ti, une besoj se personat ne duart e te cileve ka kaluar pa're e destinuar per te gjithe shoqerine (si nga taksapaguesit shqiptare, ashtu edhe nga ata te huaj) duhet te bejne transparence ne te ardhura. Porse, mendoj, ky duhet te jete nje proces i rregulluar me ligj, ne menyre qe moraliteti i dyshimte i akuzuesit te mos zhbeje drejtesine e kauzes.

Cfare me mbetet nga kjo mesele eshte shija e hidhur e humbjes. Qe s'ka lidhje me perplasjen mes Veliajt dhe Goxhajt, apo Rames dhe Berishes. Humbja jone eshte humbje ne rang shoqeror, sepse ne kemi zhdoganuar tashme idene qe politikani medoemos vjedh, qe te gjithe po te ishim ne vend te tij do te perfitonim.

Cka ne fakt eshte nje sugjestionim i paster sepse une njoh pak vete (ose asnje!), qe po t'u thuhej qe do te fitosh miliona, por do te hidhet ne ere nje qyteze me qindra vete brenda, do ta pranonin paktin. Dhe sugjestionimi eshte edhe me dinak sepse presupozon qe korrupsioni mund te mbetet thjesht ne nivel te vjedhjes se vogel, qe s'ka pse shtyhet me tutje, sepse, sic me thoshte dikush qe njoh, "ai qe vjedh shume eshte hajdut, ai qe vjedh pak eshte i mencur, ai qe nuk vjedh eshte budalla".

Ja keto Mrroklle. Kerkoj falje edhe nje here per zgjatjen.

megjithese nuk njifemi. e ke kap tamam deri me nje. po ama kur te thashe ue dyshove. e pe si beri letra falco. Ku ka ze nuk eshte pa gje. ku ka tym ka flake. me ligj?/? buzeqeshje. ketij goxhajt para ca kohesh i bene te njejtin zborr po nuk e kapen. keta te mjaftit meqe jane te majte kapen me lehte. keta te "djathit" nuk kapen dot aq lehte. hihihi.

ps. e ka bere. po ne fund te fundit vete Rama I gjate ka vetem 300 euro ne banke. kurse berisha eshte duke lare borxhin qe ka te e bija.

te thashe qe e vetmja menyreeshte abstenimi.

S'eshte problemi a dyshova apo jo. Une dyshoj gjithmone. Problemi eshte a gjej prova per te mbeshtetur dyshimet. Nese jo, s'kam pse lodhem.

Por ti me del ne shteg mjaft mire, sepse kisha lene pa shtuar dicka. Berisha ka ne dore Min. e brendshme dhe nje pjese te gjyqesorit, ndaj eshte i pakapshem. Ndaj edhe, sado interesante te duket lufta e Goxhajt kunder lobit soroist qe fshihet pas se majtes se Rames (besoj kjo eshte ideja e tij), ajo mbetet nje lufte joetike dhe e palegjitimueshme formalisht. Drejtesia e gjykimit ne nje shoqeri legjitimohet vetem nga fakti qe Zonja e Drejtesise, teksa mban peshoren, i ka syte e lidhur.

Ne Shqiperi nuk eshte keshtu, perndryshe me pare se akt-akuzen e Gonxhes per 200 mije euro, tek Peshku do te kishim lexuar ndonje akt-akuze lidhur me ate burrin qe kish dale per gjah e nuk u kthye me ne shtepi. Fajet jane te peshueshme dhe te ndeshkueshme ne menyrat perkatese.

Si perfundim, ne princip mbeshtes idene e Mrroklles per syçelje me cdo kusht. Nga ana tjeter ama e di qe gjykatesja per Gerdecin e ka mbiemrin Hajdari.

po kush te tha jo. une te thashe se e besoj se e ka bere ajo goca. sa per drejtesine me syte e mbyllura, desha me te thane se kendej nga ne dihet per burrneshe jo per zonje, por ama dyshohet se eshte e pajisur edhe me vegla te tjera , per t'i perdorus sipas rastit. kjo puna e lobit edhe e kopit eshte vetem farse. altini me dhembet e prishur. aman. ai burri per gjah u nda me llaf amerikonsh ene as ti as une nuk kemi se car te themi. e tha amerikoni, mbaroi kjo pune. edhe kam pershtype se amerikoni do thote edhe gjona te tjera per 21, per kete te shkretin sot, per videon e metes edhe priftit. tani keto te medhojat nuk ka si i ben altini, edhe mos i bjer ne qafe kot. se ai burri qe shkoi per gjah, nuk u kthye. ai shkeli veten me makine.

Hahahaha, po me thua qe drejtesia ne Shqiperi mund te vihet ne vend vetem per ceshtje qe shkojne nga 200 mije euro e poshte? Duhet te kesh te drejte, se edhe zoti kristian i fal me kollaj mekataret e medhenj.

te thashe nuk quhet. edhe shyqyr ahahaha. 200 keto i kane komca.

 Fin e lexova kete komentin tat. 

Ok, mrroklla, tani e vura re. Flm.

Mrokell... kisha deshire ta ndaj nje mendim me Ju si person i vlere dhe qe me te verte duhet vleresuar ne se me te vertete e kapercen "thashethemen " nje vleresim i tille

une e shikoj si nje tulle tjeter te vockel ...etj etj

Veliaj per mua eshte XHELOZI dhe pas saj me dhjetra detaje karierizmi te nxitura prej xhelozise . As me shume e as me pak . Lufte karrikesh sepse sic e kam perjetuar une ate sistem kush ka vule e firme te PARe ai eshte absolut . Fale teorive  henore te k/llapaqensit qe me te verte nuk kupton gje kur thote " ne jemi NeoLiberale "....dhe "se diktatura zotrie denonte " i ka vene kazmen asaj shoqerie ne pikpamje normaliteti Moral!

Eshte e vetmja metode koompromentuese qe i mesuan k/kusarit Berisha si menyre drejtimi e menazhimi e shoqerise ( sidomos pretenduesve per kariere ) metoda e Presionit me Dosje KORRUPSIONI . Keshtu i ka stervitur edhe konet e tij .Besoj nuk duhet me shume per te kuptuar se perse e tha Arvziu ate shprehjen mbarepopullore per popullin tone te Paster , Antikorrupsion , Thashethemexhi dhe veshderr !

Ketu per mua nuk ka investigim . Ketu ka lefqeni .Perse ? Le ta shohim si rast pa anesi e me qetesi !

Ajola , Mroklla , Idrisi jane qytetare pa "firme e vule "  Ata meren edhe me politike e aktivitete gjithfaresh. Une kam kusheri Saliun , Ajola bashkejeton me Erionin , Mroklla eshte vllai Edit ( qe ka respekt ky fare cuni smiley ). Kjo nuk do te thote asnjegje perderisa ne nuk Jemi subjekte te Organeve Ligjore te nje Shteti Ligjor per te DEKLARUAR Pasurine . C'ne melazem ne duhet te behemi OBJEKT te penes se cdo lloj mburraveci karierist dhe tamam tamam me "motive te ndyra " te lakohemi nga nje turme njerzish , me te cilet nuk na dallon gje nga cilesia e jetes private ? Perse te merremi me nje individ qe te pakten e te paktave nuk ka asnje RROL ne Publik !!!!

Per cfare Morali po flitet ? Kur nje K/hajdut dhe nje K/injorante hedhin ne ere per "politike " miliona eurao dhe nje turme injorantesh qe quhen arkitekte argumentojne suksesin e shembjes se Piramides ,...ku jane Investigimet e ketyre "cunave " ham-ham-ham-sa ,qe mbrojne parate e konsumatoreve smiley ,se cfare interesash kane keta palo specialiste qe perkarin kete IDE antiekonomike dhe mbi te gjitha shperdoruese e RIVJEDHESE te parave te shqiptareve gjoja me objekte HALEJE ?

Dhe shume e shume te tjera Mroklle , por kete sindrome ???? shume rralle dhe kur eshte cfaqur nuk eshte perkrahur  tek PPU ....

Ne se ka nje denoncim ne Prokuri , per VJEDHJET e Erion Velise e provat vertetohen si nen/kusar Berishian i shtetit te Kusareve te Berishes ...ne te semes . Sa me  shume prapa hekurave nga ky lloj ! Le te therresin Ajolen e kedo qe ka perfituar prej tij .Por KURRE te vihet dora mbi te ne se nuk eshte provuar qe eshte BASHKEPUNETOR /E . Aq me teper ne shtyp dhe aq me teper ne nje gazete qe per turp te saj boton Ypin dhe Toupen ....Per cfare ???? Per inteligjenc e ballijsh e cobene dhijare qe gjithe jeten majen e kultures se tyre e kane " Thashetheme te qafes se Pazarit ". Kjo nuk eshte gazetari investigative .Kjo eshte fletushke ne sherbim

 Kete qe ka bere ky cuni (megjithese me qellime te ndyta)...

dhe per turpin e saj kjo gazete po shndrohet ne faqe e disa CUNAVE te tille ! Kjo po , qe eshte gazete PUBLIKE duhet investiguar per menyren dhe perse-ne e denigrimit te jetes se Personave Private . Kjo gazete eshte ne Rangun e Ylli Pangos ...dhe per mua Une nuk e FALJA !

Kaq them se eshte kjo prurje e atij cunit qe ndersen k/kusari si " mashan per te nxjerre geshtenjat nga zjarri " i korrupsionit Boteror , Cifuto - Masonist i Sorosit smiley . Dhe k/kusari eshte mjek dhe i njeh mire Juristet apo kedo qe kane diagnozen e tij si "cregullime te personalitetit " me pasoje "delirin e madheshtise " .

 

Lufte karrikesh sepse sic e kam perjetuar une ate sistem kush ka vule e firme te PARe ai eshte absolut.

Idris, falemnderit per kete, s'kam fare nevoje te te lexoj me tej.

 Ido, une, deri m'sot, nuk e dija kush ishte kjo goca! 

Po qe kur doli se ishte e fejushmja e atij te Mjaftit, m'u nez poci! 

Une nuk e di per ty, po mu m'boni pershtypje se si kjo, argumentin kryesor ka "kam anullu kontraten"!

Dhe jo, ikni mer dreqen mos u merrni me mu, sepse leket ja si i kam bo, ja kush mi ka lone etj!!

Kaq, per mu, ( e prisha kontraten)  t'kombinume me ca llafe t'pergjithshme nuk eshte mjaft. smiley

Pse?

Sepse Elefandi mu n'mes t'dhomes e ka t'shkrujtme mu ke nocka: Financat e t'fejumit tim jane te turbullta! 

Me t'mira! smiley

Jane te ptranueshme si sisteme drejtimi Trop .Jo shume afatgjate .

Kur dikush qe merr pergjegjesine ZGJEDH stafin . Por nuk eshte kjo .Kjo menyre perfaqesohet vetem kur ai qe merr Pergjegjesine KA NJE PROJEKT te vlere .

Te gjitha format e tjera qe kane keta SOT ne Memdhembje jane menyra te Bashkepunimit te nje Shteti Jo Transparent dhe VJEDHES.

Keta e quajne shefi resurseve e .... pordhi kali .I hane mutin Manualit te Lenka Cukos per KUADRIN sepse jane shtet HAJDUTESH , KUSARESH ne zgjedhjene ABSOLUTEVE !

ca moshe ka kjo qe na qenka bere kaq e pasur qe tani?po vitet e punes sa i vene?

hej, ne fund te fundit, kto te fejum jan...apo jo? nqs kshu, atehere ca lidhje ka kjo me financat e Veliajt.... 

Une nuk e di per ty, po mu m'boni pershtypje se si kjo, argumentin kryesor ka "kam anullu kontraten"!...

Jam komplet ne te njejten linje , biles biles , me pergjigje me te renda sec vijon me poshte . Dreqi ta haje duhet te jete pak firifiu qe e ha "karemin " menjehere . E pse duhet te jape te tille pergjigje te "kulturuar" ndaj nje sulmi  Orangotangesh me ndersim e mbeshtetje  te K/Kusarit Shqiptar , Shpifesit dhe Intrigantit Nr 1 Sali ham -hum Berisha ? Qenka naive !

Po dhe kaq duhet kuptuar o mroklle.

Kjo qofte Alcapone se do bejme filma serial kur ta kapim smiley Por SOt e theksoj ajo permendet vetem e vetem si sulm agresiv e diversiv  Politik i nxitur nga mendje obskurantiste dhe qe perdorin karieriste me Delir Madheshtie .

Ndoshta me me interes eshte te shohim pertej ketyre situatave sot ku dominojne Thashethemaxhijte dhe Intrigantet , Shpifesit dhe Manjaket Depresive qe nuk e kane per gje te spekulojne me jeten e Tjetrit ! Ja shko ke tema ose prurka tjeter e te njejtes Linje ku del qarte  se ne cfare niveli eshte "Inteligjenca e Ham -Humsve "dhe perse sulmohet kjo si qytetare e thjeshte pa ja patur borxh asnjerit !!!!!!

Dikush (  Keiendi me duket )e sqaron se kontrato te tilla nuk kane "penallty " pra anulohen pa paguar ....dhe ne ndonje rast tjeter ( si plot raste ) merren edhe parate ( parapagim ose te plote ) ne se i ke paguar dhe ne vendin tend futet tjetri .Po c'rendesi kane keto ne jeten e per jeten e tjetrit ?

PPU nuk eshte prokurori dhe nuk eshte Gjykate te merret me individe te Korruptuar ne cdo qoshe te Shqiperise edhe sikur ti kete me fakte ??? Aq me teper kur keta nuk jane persona Publike ...dhe ca me pak me fare po fare pa rrol ne jeten Shoqerore , Politike Ekonomike e Kulturore . Thjesht eshte Menyre Jetese e Shtypit Shqiptar qe  ne vend te shkruaje " Jam i hapur per   QOKE " ngatron germat dhe shkruan se "Jam i hapur per KOQE " 

Panorama si Gazete me emrat e Ypit dhe Toupes nuk qeka ngopur se gjemuari te tille !

Ajola me beri per te qeshur me pergjigjen e saj, o sa kam qesh!

Kurse Altin Goxhajn e pergezoj, eshte goxha interesant ne veprimtarine e tij, paguhesh mire te pakten o trim..bjeri zbrazja xhepat Gites dhe babit te vet smiley

O ta lumsha pushken o brezi i ri!

 

 Ahhahahaha. Sakte.

Jemi akoma te hutuar vella, e kemi koken te trazuar akoma dhe nuk e dime akoma mire se cfare duam ne kete jete: A duam ta shikojme veten tone mire apo duam ti shikojme te tjeret po aq keq sa vetja jone?

                                                                                                                  Pedro

Mire Pedro qe s'di c'flet. Se ndoshta kete dileme e ka ai dhe vetem ai, po qe kjo te ishte dhe dilema e admineve, cudi, cudi e madhe.

Askush s'eshte i hutuar ne labirinthe te tilla. populli shqiptar i ka nderuar njerzit e punes dhe ata qe kane jetuar mire ne saje te aftesive dhe punes se ndershme. 

Alibi me te mire se ky citat; per mafjozet, hajdutet dhe njerzit e hurit dhe litarit qe bejne qejf ne shqiperi nuk ka dhe s'ka per te pasur. Ky citat i meson njerezit ta qepin gojen dhe te heshtin ne mjerimin e tyre. Habitem me Pedron se shkruan nga nje vend perendimor. Nuk di per Gjermanine, po ketu ku jam une shumica e njerezve vuajne nga xhelozia per suksesin e tjetrit ( nuk i them une keto, i thone statistikat e tyre). dhe eshte xhelozi koti, cmenduri kunder njerezve te punes dhe te afteve. Tani Pedro shton balten e hedhur mbi popullin shqiptar nder shekuj. administratoret e ketij blogu e vene kete balte ne piedestal.

 ajo t'a gezoje vilen them une, po vetem mos te na cajne menderen neper tv si brezi ri qe do na shpetoje me duart e pastra fare, kaq do na rehatonte,

".... Ashtu sic gjobita dy anetare te Keshillit te Rregullimit te Territorit 1 vit me pare per konfilt interesi ne ndarjen e lejeve te ndertimit...."

Sikur te kishin ata te  antikorrupsionit(jashte te tillet si ky dhe jo brenda  PPU-se) dy  Altine;njerin qe lufton me shpaten mbajtur me doren e djathte dhe nje tjater me shpate,  mbajtur me te mengjeren, korrupsionit nuk do ti gjendej Rodina,.... mbesoj !Le po  qene dhe adapte.... te atij zanatit tjater, qe me mburrje,  na e pohovi vete Altini.

  Si thoni Ju emo?

E ka anulluar pra kontraten se ishte shume po thote ajola.

Ta kishe pyt o altin perpara se ta botoje. Ketej i quajne "figure di merda" keto.

Me kete i ke bere nder te madh veliajt. Ketej e tuje do e perdore si shembull te sumit idiot sa here qe do i kekohet llogari.

Sa pa sens eshte kur futet robi me komentu pas dyqind e ca postimeve pa lexu asigjo!!! Thote Ajola!!! E kujt po i ashtu se thote Ajola! Rendesi kane faktet e blerjes dhe pavlefshmeria e anulimit te kontrates dhe pyetja se cfare u be me 60 mije euro-t e para qe jane pagu qe me firmosjen e kontrates!!! Veliaj eshte ne pike te hallit ndaj mos fol gjera pa kuptim! Ketej e tutje hy gjithe frike ne debate tv dhe ben pakte qe te mos ia permendin smiley

vallahi, bilahi.. dhe ta gezoje vilen.. parate i ka vene ne emer te prinderve nuk eshte nodnje cudi e madhe... ama une habitem  sa e pasur qenka bere mo aman. 

 

 

ky goxhaj esht aq trap sa un se kuptoj pse merreni kaq shum me kte

Me fal, por je ti qe zhvarrose kete teme te prillit te 2011-es. smiley

ma kishin cu si link me shif komentet sa gallat jane i shok. se pash daten smiley

Prape? po paska pas leke te modh kjo mo vlla.

smiley

smiley

admin i pëpëusë, meqe ra llafi, pse nuk i mbyll per komente temat pas nje periudhe te caktuar. se do na boje çorap kjo pune smiley

Po ti Ruzhdo me ke je, me adminat a me ne?

si me e pas shkrujt une,pervec dietes qe s`kam mbaj noihersmiley

Dhe me e bukura qonkerka qe i boka vilat te gjitha ne Mullet. smiley

Kjo po boka fshat turistik ne Mullet mo lla. smiley

Akoma duke u marre me Ajolen ju? smiley

Morri rrugen per ne kurbet

kur kur, lesh o ne kurbet

Beri nje wax per alamet

down down, downtown Mullet

 

Qiqja e kishim harruar qi n'mullet ka shpia me diqin mije euro...

 

Xhibo, lene Mulletin, po merru me ket lapraksen qo po t'bo konkurrence t'modhe ne fushen e varrim-zhvarrimeve! smiley

....e mor Altin mos vdeksh kurre,
we miss you dude..

Prit ere te shmallem me Tushen njehere, ti bie ere ke qafa se ja kisha harruar aromen e trupit.

Tushe, lahu me shpejt moj shtrige se mu morren mente smiley

pakse marre droge ke tema tjeter duke nigju Godon o Gjib smiley

Se ti e di, qe mu maksimumi ma rrun, por me marre ere s'je allowed !

smiley

 

smiley

xhib rrujtsi.

smiley

e kam shok te vjeter po he

si ngelet hatri

kemi ndertuar shume fantazi senksuale ne ajer se bashku smiley

e di e di,por pas kaq shume ndertimesh senksuale akoma tek nuhatja paska ngel smiley

Se ku e lexova njonit i ishte bo jaka kemishes me glace zogu dhe nderkohe qe po u puthte me dashnoren i tha : e dashur,si paske lare dhembet sot smiley

e paska puth ke drejtoria policis ai ditziu smiley

smiley

Tushe, ok pra, po e bejme me radhe, nje here briskun une, nje here trimmer ti, e per inat te Bradit do e bejme leshin kshu different shapes.

aman gjibo

kalun vitet

su rrite

su poqe

dhe prape

ngele

..oqe

smiley

doli me rime ABAB.. smiley sorry se e bera AA,BB

smiley

Mire pra Tushe, tenden po e leme kshu kaqube, thjesht po i shpupurisim pak kaqurrelat smiley

i paska ardh koha e kestit te dyte kesajsmiley

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).