Arvizu: 21 janari s’ishte puç shteti

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, në një intervistë të drejpërdrejtë në Top Story në Top Channel deklaroi se protesta e 21 janarit që u shoqërua me humbjen e jetës së 4 demonstruesve opozitarë, nuk ishtë një grusht shteti.

Megjithatë, ambasadori tha se në protestë ka patur një grusht personash që kanë patur tjetër axhendë nga pjesa tjetër e protestuesve opozitarë.

“21 janari nuk ishte një grusht shteti. Ka patur një grup njerëzish që kanë patur një axhende të ndryshme dhe duhet zbuluar cili ka qenë qëllimi i tyre. Hetimi duhet të zbardhë këtë si pjesë e një hetimi të tërë”, tha Arvizu.

Më tej zoti ambasador foli edhe për rolin e qendrimin e Policisë së Shtetit.

“Policia ka qenë në një rol të mesëm në këtë situatë. Nuk ka qenë e qartë cili ka qenë ndryshimi mes arrestit dhe ndalimit. Ajo që ne kemi bërë është që të shfrytëzonim pozitën tonë të mirë për të ndihmuar që të vazhdojë ky proces hetimi ndaj edhe ndihmojmë me ekspertët tanë”, tha ambasadori Arvizu.

Në vijim, Arvizu vlerësoi punën e Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e 21 janarit, hetim të cilin e quajti një rast tejet të vështirë për organet e hetimit bashkë me atë të skandalit të naftës ‘vergin’.

“Është një rast tejet i vështirë për prokurorinë. Kam zhvilluar biseda me Prokuroren e Përgjithsme për këtë cështje. Kemi folur dhe prokuroria po kujdeset që drejtësia të përmbushë detyrën në këtë situatë. Prokurorja dhe kolegët e saj po përpiqen të ndjekin drejtësinë e të jenë objektivë edhe pse ndonjë veprim i tyre do të interpretohet politikisht, ata kanë bërë një punë shumë të mirë. Prokurorja ka punën më të vështirë në Shqipëri. Edhe cështja e naftës “vergin”, ka një numër të madh njerëzish të përfshirë në këtë.”, deklaroi ambasadori amerikan.

Ambasadori foli edhe për rolin e Gardës së Republikës gjatë 21 janarit. Ai tha se është në dorë të hetimit tashmë të zbardhet nëse ka patur shkelje në zbatimin e urdhërave.

“Ka shumë pikëpyetje për urdhërat që i janë dhënë Gardës së Republikës dhe zinxhirit të saj drejtues. Personalisht nuk e di nëse Garda ka shkelur rregulloren. Hetimi duhet të saktësojë një pjesë të kësaj”, vijoi Arvizu.

Ambasadori Arvizu foli edhe për disa nga qendrimet e mbajtura prej tij në periudhën e shkurtër që shërben si diplomat i SHBA-së në Shqipëri. Ai la të kuptohej se nëse do kishte njohur më shumë vendin, do të kishte bërë disa gjëra ndryshe, gjithësesi për qendrimet ai shprehu bindjen se janë mbajtur ato të duhurat për të qetësuar situatën.

Duke folur për tragjedinë e Gërdecit, e cila më 15 mars, në të njëjte ditë me përvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, mbushi plot 3 vjet, Arvizu tha se drejtësia është ende e paplotë.

“15 marsi ka qenë festimi i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Jam krenar për marrëdhënien e vecantë që kemi, por kisha kuptuar se ishte 3 vjetori i një tragjedie, ngjarje tragjike për shqiptarët. 26 persona humbën jetën dhe drejtësia për këtë tragjedi është e paplotë”, tha ambasadori Arvizu. 

19 Komente

Ehuuu ku di gje Arvizu!

Per informacione te sakta shih askSal.com.al! smiley

 “Që prej 2 dhjetorit, sa herë mendoni se jam ftuar në diçka të organizuar prej Bashkisë së Tiranës, në të cilën ambasadori amerikan është ftuar si diplomat? Zero. Nuk po e them si kritikë, por ky është fakt”

 

citon gazeta shqip arvizun

Hmm i paska mbetur hatri! Prandaj ja ka me hile ky Edit? smiley

 “Që prej 2 dhjetorit, sa herë mendoni se jam ftuar në diçka të organizuar prej Bashkisë së Tiranës, në të cilën ambasadori amerikan është ftuar si diplomat? Zero. Nuk po e them si kritikë, por ky është fakt”

 Paska qejf mbetje zotria. Koke e madhe domosdo; ambasadori i ameriqise te mos jete i ftuar ne aktivitetet e rendomta te bashkise.

“21 janari nuk ishte një grusht shteti. Ka patur një grup njerëzish që kanë patur një axhende të ndryshme dhe duhet zbuluar cili ka qenë qëllimi i tyre. Hetimi duhet të zbardhë këtë si pjesë e një hetimi të tërë”, tha Arvizu.

Sakte ambasadori.  As nuk ha prallat e Sale me 2 ml puc me thika me helm, as nuk ha pretendimet e opozites qe ishte nje demonstrate dhe aq qe u be e dhunshme se protestuesit u provokuan nga policet.

Nuk di cfare emri ti ve kti fenomeni o Albano por ve re se po u tha gje kundra Rames apo nese Kritikohet Rama kushdo qofte ky person , drejt tij ka vetem :

Fyerje nga me te panumertat , Irioni militanteske , e lloj lloj fantazish te shfrenuara ne adrese te ktyre personave...

Tani na doli dhe ky Arvizu nje VL i rendomte dhe qe na qenkerka me Berishen e Lulin sipas fantazise se radhes pffffffffff po thirrini o llogjikes se late kokrren e nomit.

 

Irioni militanteske , e lloj lloj fantazish te shfrenuara ne adrese te ktyre personave...

.. nqse e kishe per ironine time me lart .. atehere po te them qe nuk ma ni as per salikratet as per edikratet, dmth nuk ma ni per militantizem! Ka gjera me te kendshme per te bere ne jete se sa te merresh me sume-lepirje salash apo edash!!!

Ate ironine me lart e vura sa per sport .. dmth jemi qe jemi, pa anesi!!

PS. nqse nuk e kishe per komentin/ironine tim/time me lart! Ndjese! Peace! smiley

Asgje personale Korano ..smiley

 Ne te njejten optike do te shikoja dhe un me kete llogjike; Nuk mund te besh nje ironizim ndaj mbeshtetesve te Berishes dhe hipokrizise se diplomateve dhe politikaneve, se te vjen menjehere damkosja ballit, "Ramist"...

Personalisht, Fyerjet dhe kritikat ndaj Arvizus, i kam mbajtur qe kur ka filluar detyren mbas 21 janarit, qe ne qendrimet e tij te padenja per nje diplomat.. Dhe mund te veresh ne to qe qendrimet e mia ndaj arvizut, kane nje karakter aspak Ramist, i cili nga ana e vet eshte nje servil i ketij rangu diplomatesh, kur gjen shteg...per ta shtyre me tej mendimin tim mbi Ramen, qe te te behet zemra mal, shtoj se Rama eshte nje maskara, legen dhe hipokrit si politikan dhe si lider...

Po dal ne perfundimin shume te tjereve ketu ne peshk se eshte e pamundur te komentosh ketu gjate kesaj histerie te fushates, pa u perfshire ne vorbullen tuaj te militanteve dhe syleshve..

pa u perfshire ne vorbullen tuaj te militanteve dhe syleshve..

Ti po me thua te njejten gje per te cilen tu drejtova  ....!? I fut nje zbukurim me lojra fjalesh e perfundimi eshte shume i qarte fiks sic e them ne pergjigjen drejtuar ty personalisht :

Pra nuk mund te jesh kundra Kyetarit Ed Rama se te vine epitetet perkatese dhe konkretisht serish epitete !!!!!

Nejse tek e fundit gjysma e te keqes qe i shfryni mllefet neper forume.............

 

 

 Kjo puna e aktiviteteve qenka komplet ndryshe se lexova intervisten. 

Ai thote qe eshte shfaqur ne aktivitete ku ka qene Basha sepse ka qene i ftuar, Bashkia nuk e ka ftuar ne ndonje aktivitet te sajin, prandaj nuk e kemi pare ne TV ne krah te Rames. Shume thjesht. 

 Policia ka qenë në një rol të mesëm në këtë situatë. Nuk ka qenë e qartë cili ka qenë ndryshimi mes arrestit dhe ndalimit.

 

kur eshte kthyer arvizu ne shtepi, ka marre nje cope sapun (cok sapun, duru sapun) dhe furcen e telit per te lare shijen e keqe qe i ka lene ulja e detyruar ne keto nivele te absurditetit.

 

Eshte per tu admiruar perpjekja e arvizut per te mbajtur me kembe imazhin (imazhi kthehet ne realitet ne keto raste) e policise se shtetit si organ jo politik dhe thelbesisht korrekt ndaj shtetasve.

 

E ke ne terezi Arvizo.  Po edhe holle holle, s'ke faj ti xhanem. 

Bahhh, c'neveri.

 the same feeling here

Po pse po te kishte thene Arviziu qe ka qene puc shteti duhet ta besoj keshtu sepse e tha amerikoni? Vellezer e motra lerjani politikaneve ti lepijne b*then dhe k*qet amerikaneve pasi kane interesa financiare, ne populli amerikanet duhet ti shohim thjesht si njerez te lire qe mund te thone cfare te duan, por nese kane fakte, bujrum hajt ti besojme.

Zoti ambasador eshte mire te beje detyren per te cilen ka ardhur dhe jo te "perzjehet" me punet e shtetit te kalbur Shqiptare.Nejse prandaj mbase "perzihet" sepse Shqiperise shteti i mungon.

po mire tani, po ky Arvizu car ben.  kur vete andej nga ''Klani te Fevzua, thote (nuk e thote ne fakt por le te nenkuptoje)  qe ishte grusht shteti,  kur vete te konkurenti  ''Top-channel'',  thote qe nuk ishte grusht shteti......

ky eshte tamam diplomat.  te con 40 here te cezma, e ste jep nje pik uje.

 And thus spoke God.

My point all along, that Arvizu is at least by diplomatic standards a bit dim and daft. Overall he is just uninspiring and laughable.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).