07-atifete-14.jpg (640×370)- Përditësim: Pas votimit të parë, sonte në Kuvendin e Kosovës me 80 vota pro Atifete Jahjaga u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës, kurse kundërkandidatja e Atifetes, e propozuar nga AKR, Suzanë Novobërdaliu mori 10 vota, derisa 10 ishin të pavlefshme. Për kandidaturën e Atifete Jahjagës, sipas marrëveshjes së mbikëqyrur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Chrisophehr Dell, një ditë më parë, ishin pajtuar krerët PDK-së, të LDK-s dhe AKR-së, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli. 

Seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të caktuar nga Kryesia e Kuvendit me dy pika të rendit të ditë, zgjedhjen e presidentit të vendit dhe Miratimin e Marrëveshjes së arritur ndërmjet PDK-s, LDK-së dhe AKR-së për ndryshimet kushtetuese dhe të Ligjit Zgjedhor e hapi kryetar i Parlamentit Jakup Krasniqi dhe njëkohësish u.d i presidenti. 

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka paraqitur dy kandidaturat, për të cilat janë mbledhur nga së paku 40 nënshkrime të deputetëve.

Atifete Jahjaga është kandidatja për të cilën është arritur konsensusi i udhëheqës të PDK_së, LDK- dhe AKR-së  ndërsa Suzanë Novobërdaliu ishte kundërkadidate e saj në përputhje me dispozita kushtetuese të vendit .

Me këtë kandidaturë u pajtua edhe Vjosa Osmani, e cila foli në emër të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosja, në emër  të  cilës foli Visar Ymeri dhe tha se parti e tij nuk do të jetë e pranishme gjate votimit. AAK, me përfaqësuesin e saj Adrian Gjini, tha se deputetët e AAK-së do të  jenë të  pranishëm në sallë. Ata edhe votuan. Deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje e braktisen sallën para fillimit të votimit për president. 

_________________

 

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isa Mustafa, ish kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, mbajtën sonte një konferencë për median, me ç’rast njoftuan për marrëveshjen e arritur sonte lidhur me tejkalimin krizës së shkaktuar me zgjedhjen jo kushtetuese të presidentit të vendit më 22 shkurt të këtij viti. Duke iu drejtuar gazetarëve dhe qytetarëve të Kosovës, Hashim Thaçi tha se liderët e tri partive kanë arritur marrëveshje për, siç tha ai, Kosovën e reformave. “Ajo që dje dukej e paarritshme u arrit dhe kjo falë tejkalimit të interesave partiake në favor të interesave të vendit”, tha Thaçi.

Pacolli tha se ishte president i Kosovës për 35 ditë, e filloi punën mirë, por pastaj erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuse, të cilin e ka pranuar dhe është tërhequr nga posti i presidentit. 

“Me ndihmë e mikut të madh të Kosovës, ambasadorit Dell, kemi arritur që në tryezë t’i ulim liderët e dy partive më të mëdha, gjë që e konsideroj sukses të madh”, tha Pacolli. 

Ai njoftoi se është tërhequr nga kandidimi i tashëm për president dhe se në këtë drejtim nuk ka pasur asnjë presion nga kushdo qoftë. Pastaj shtoi se këtë tërheqje nuk e konsideron si humbje, por se këtë e ka bërë në interes të qytetarëve të Kosovës, për të mos e çuar vendin në zgjedhje të reja të parakohshme. Pacolli njoftoi se qeveria e zgjedhur do të mbetet dhe madje edhe do të forcohet më tutje. Kryeministri Thaçi pastaj informoi gazetarët me pikat e memorandumit të marrëveshjes së arritur midis këtyre tre liderëve partiakë. 

“Ne nominojmë Atifete Jahjagën kandidate për presidente të Kosovës. Pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e zgjedhjeve presidenciale, në mënyrë që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Komisioni duhet ta përfundojë punën nga 6 – 9 muaj. Zgjedhjet do të mbahen jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit nga populli”, tha Thaçi. 

Sipas këtij memorandumi do të formohet edhe komisionin përkatës për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe që zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale të mbahen në vitin 2013. 

Atifete Jahjaga është zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ndërsa një kohë, pa shkarkimit të Behar Selimit dhe zgjedhjes me konkurs të Reshat malqi, ajo ushtroi edhe detyrën drejtorit të përgjithshëm të PK-së. Jahjaga është juriste e diplomuar.  

Sipas këtij memorandumi do të formohet edhe komisionin përkatës për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe që zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale të mbahen në vitin 2013.  

Isa Mustafa falënderoi Pacollin, ambasadorin Dell dhe Thaçin për gatishmërinë për të arritur marrëveshje. 

Ai tha se kjo është një marrëveshje e rëndësishme për reformën e sistemit zgjedhor. 

75 Komente

miremengjes fishes.

1. Dell-i kryetar(apo ish) i ciles partie politike ne Kosove eshte?

2. Pacolli ka kryer nje vizite, viziten e tij te pare si president ne Shqiperi. Sidoqofte, kjo permban simboliken e vet. Pervec kesaj, ka marre telegrame urimi edhe nga kryetare shtetesh per zgjedhjen.

3. A duhet qe gjithkush qe deklarohet per bashkimin kombetar te eleminohet, apo ata qe flasin per bashkimin kombetar jane vetem njerezit qe zgjidhen ne menyre te paligjshme, qe do te kene se z'ben nje ligj kunder tyre.... etj etj etj te kesaj natyre... Besoj se nuk ka lidhje, apo jo? Apo ka? Hu nouz. Maj nouz tellz mi diffrent.

4? Arritje e madhe ne syte e serbeve ky aspekt i shtetformimit shqiptar. Ogur shume i mbare... Nuk po arrij te kuptoj, sidomos bazuar te pika 1., nese Kosova eshte plantacion dardhesh apo bananesh... Zakonisht amerikanet kane nderhyre ushtarakisht ne vende dhe rajone ku kontrabanda, prodhimi dhe transporti i droges kane kaluar disa caqe, dhe ku nafta ka qene tejet pak ose aspak e kontrolluar prej tyre.

Ky nuk eshte lajm. Ky eshte ushqim per subkoshiencen. Kam pershtypjen qe zgjidhja e disa nyjeve te ketilla duhet bere ne nivel subkoshience, qe populli yne te ndergjegjesohet per identitetin e vet dhe vendin qe po ze ne mejdanin e kombeve.

thenks for llisening. uishing ju guud mentell hellth, dhis is dr. Frejzher Khrejn; aut.

Zotrules, jam pak me nerva sot e me ke dal ne shteg... smiley)

3 Liderat jane Thaci, Mustafa dhe Pacolli -nuk ka gabim.

Pacolli vertet foli me patriotizem ne Tirane por fjala eshte me kollaj se puna. Po nuk e luajten sumen politikanet e Tiranes, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi e ata te Presheves ato fjalet e Pacollit i merr era tutje. Keshtu qe, nuk eshte e thene te qendroje pacolli president qe te arrihet bashkimi. Me nje lule nuk vjen behari ne keto anet tona (shih historine qe ju kemi turrur gjithnje 100 vjet prapa e jemi organizuar atehere kur del jasht mode cdo gje) Bashkimin e ben deshira popullore qe shprehet per te dhe kjo duhet pare (gje qe se besoj se do te ndodhe). Nuk vlen deshira e Pacollit kur politikanet shqiptare te Maqedonise jane te percare si mos me keq edhe per gjerat me elementare te interesave te shqiptareve atje. Keshtu ndodh edhe me Tiranen. Berisha e ka hequr Bashkimin kombetar nga agjenda dhe Rama as nuk e rruan fare sepse i konsideron maloke qe ndoshta dikur do ti qelbin Tiranen...

Eh sa per amerikanet, Nuk kane faj ata ne pergjithesi, jetojme kohe te zymta per ceshtjen shqiptare. Ne shtepine e bardhe ka hyre Obama dhe AI nuk ka interes per ne.

Populli yne ndergjegjesohet kur te kete Ekonomine, Ushtrine dhe politikanet e duhur per keto gjera te medha. Tani per tani ne nuk po zgjidhim dot as sherret me minimale e jo me te behemi garipa si Serbet.

Kev

PS. tani me dolen nervat, Thanks for your koment smiley

 nese Kosova eshte plantacion dardhesh

 

smiley

 Zoto, lexoje pak ketu........

alidemsi - 1 Pri 2011 - 6:12pm - #

 

 Tashti, te bejme pak teori konspirative???

Ne kohen kkur Pacolli, e filloi, punen, me nje risi, bashkepunimin, ose me mire, fillimin e bashkimit me Shqiperine, nga pozitat aktuale, na del propozimi i Tadiçit, i cili, anashkalon kosoven, dhe i drejtohet Shqiperise, sikur ne e kemi nen sqetull Kosoven. Por nderkombetareve nuk u pelqen kjo gje. Atehere, te fillohet dekonsruktimi i planit.

Fillohet me heqjen e Pacollit. I mire apo i keq, i ulet, apo i larte, spiun, apo patriot, ai te pakten qe i pari politikan i te dy aneve te kufirit, i cili artikuloi bashkimin e dy vendeve, hap pas hapi, sipas kufijve egzistues. 

Tani na del ne skene Tadiçi, me planin e tij per definimin e kufijve mes Shqiperise dhe Serbise, kur ne aktualisht, nuk kemi asnje segment kufitar te perbashket. Pra diplomatikisht, se pari duhet te eleminohet Kosova. Pse? Sepse nen menge, eshte ndarja e Kosoves. Po te arrihet ndarja e Kosoves, problemi i Shqiperise se madhe, eshte me i thjeshte. Pra gjysma e Kosoves ta marre Serbia, dhe gjysmen Shqiperia.

Pacolli, u shkeli ne kallo, ua dogji kartat ne dore ketyre qarqeve. Atehere, te heqim Pacollin, te zgjedhim nje Prezident tjeter, qe te mos na beje kakerdhi....dhe te tille ka si ketej ashtu dhe andej kufirit...Dhe me ane te njerezve te tyre, ne politiken kosovare, vune ne levizje, Gjykaten Kushtetuese te Kosoves, e cila ka 4 shqiptare, dhe 5 te huaj, (me korigjoni, po e pata gabim), votat jane te sigurta, artifici eshte gati , "Bace u kry" Pacolli jashte loje, rruga eshte e hapur.....

Ky eshte nje plan i mundeshem konspirativ, ne daçi besojeni, ne daçi jo, eshte zgjedhja juaj.....Une fola Hau (Montezuma)

Thjesht rendita 4 pyetje qe dalin nga artikulli/lajmi. Mbeten pa pergjigje. Kosova duhet t'u jape pergjigje; shqiptaret e Kosoves duhet t'u japin pergjigje.

Kev... nuk e di pse ishe me nerva, shpresoj te mos kesh qene me mua. Nuk kam e thene ende ate qe mendoj, fiks si e mendoj, ta artikuloj tamam si e kam ne mendje... te leme zemren te flase njehere - thashe kur e postova... se po lashe trurin te harboje, trute e atyre qe duhet te mbajne qendrim, natyrisht do te bejne thjesht rezistene. Zemra coku u flet edhe zemrave edhe truve... nejse, kamzhikun varur ne mur e kam, per cdo eveniment. Po t'ja leme ate pune kur te veje halli qe te na kerkohet, me zor, zotesia e gishtit te kembeza.

Alidemso, nuk e kuptova ne fakt pergjigjen tende. Sikur te ishit marre me ato 4 pikat, ndoshta do kisha marre pergjigje dhe une. smiley

 Pergjigjen e ke mrena shoku, po lexoje me vemendje...... Ti i do gjonat shkurt, po nuk kam kohe me tu pergjigj shkurt, ndaj po zgjatem pakez.......( po boj Pjerin tani...I keni tek Vizionet e Qarta.....)

Tani, nese une them qe nuk e kuptova, nuk shoh ndonje mundesi se si mund te me kesh ndihmuar me kete. Nuk ka rendesi tashme alidemso; ato 4 pyetje, sic e thashe me siper (e sheh? une s'pertoj te shkruaj dy here, edhe njehere vetem per ty), jane pyetje qe populli i Kosoves duhet t'i beje vetes. Une as te politika e tyre nuk besoj hic; pervecse te vetvendosja, qe eshte zeri i popullit, dhe zeri im, dhe zeri i shume shqiptareve(ndoshta miljonave) ne te 5 shtetet.

gjithsesi, kur mendon qe nuk jam i denje per 5 minuta me shume te kohes tende, hmmm; it's fine by me m8. Do te te surprizoja sikur te te thosha qe nuk kam nevoje per pergjigje per ato 4 pikat?(se i kam, jo per gje, - te pakten ashtu mendoj)

 Obobobobo, si qeka peshku sot, qeka i merzit, edhti ti Brut.....(je i treti qe po me sfido, me irritim.....) peace bro, peace...

une i irrituar me ty? jo mer vella jo... nuk irritohem me ty une. mua me duket se ti je i irrituar. ta kam shpjeguar pse-ne. po nuk jam i irrituar me ty. smiley

Jo me ty jo, thjeshte kisha fjetur keq... smiley

 ku shkon kjo me kte emer mer

Po pra, direkt t'a ndryshoje ne dicka me Perendimore. P.sh. Sislej, Kasusklej, Hajdi, Xhoana, Serena, Caknorris, etj. etj.

Cfare fotografie qe i pasket gjet, tamam per pashaporte.

Nese eshte e vertete,ky do te ishte lajmi me i mire nga Kosova ne 12 vitet e fundit.

Adios z.Pacolli,adios znj.Maria e Rusise,adios deklarata dhe sjellje te pajtonxhiut.

Dua te besoj qe znj.Jahjaga eshte hapi i pare ne procesin e theqafjes se bandes kriminele, te asaj bande qe kaq rende plangosi  vendin tim.

Zoti e bekofte Kosoven.Ajo eshte e perjeteshme derisa bijet dhe bijat e saj i qendrojne besnik.

 

PRISHTINË- Ajo që mori mbështetjen për presidente të Kosovës nga tri partitë politike PDK, LDK dhe AKR, pas tri ditësh bisedime për dalje nga kriza politike, dikur ka shërbyer si police e Kosovës, duke u avancuar deri në gradat më të larta të gjeneral-koloneles. Atifete Jahjaga u lind më 20 prill 1975 në Gjakovë, ndërkaq shkollimin fillor, atë të mesëm dhe studimet në Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë.

Si juriste e diplomuar nga Universiteti i Prishtinës doli në vitin 2000, ndërkaq më vonë përfundoi edhe studimet në Universitetin e Mançesterit në Angli, certifikimin postdiplomik në menaxhimin policor dhe të drejtës penale në vitin 2006/2007, ndërsa tash vazhdon studimet e magjistraturës në shkencat kriminalistike në Prishtinë.

Karrierën e saj e nisi në Policinë e Kosovës, duke u angazhuar në të gjitha çështjet e policisë dhe në të gjitha profilet, duke nisur nga patrullimi deri tek hetuesia.

Ajo, sipas kosovaonline, është konsideruar si një ndër pjesëtarët më profesional të Policisë së Kosovës dhe një prej të paktëve që ka kryer trajnimin në Qendrën Evropiane të Sigurisë “Xhorxh Marshall” në Gjermani dhe Akademinë Nacionale të FBI-së në Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si kadete e dalluar, kjo e fundit e përzgjodhi Atifeten për takim me presidentin e atëhershëm amerikan, George Ë. Bush, me rastin e një vizite që i bëri Akademisë.

Aktualisht, Jahjaga është zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ndërsa një kohë pas shkarkimit të Behar Selimit deri në zgjedhjen e Reshat Maliqit në krye të Policisë, ajo ushtroi detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Atifetja është e martuar me Astrit Kuçin dhe nuk ka fëmijë.
 

Po shume e re si moshe kjo vetem 36 vjece. Mesa di une per presidentin/en ka nje kufizim ne moshe. Se mos shkelin ligjin per here te trere kto, si ne rastin e Sejdiut dhe Pacollit dhe del joligjitime pastaj.

Pacolli ishte shume pro perendimor per kosovaret...Atifetja po .,nga policia ne diplomaci .,e re eshte me moshe ka kohe do mesoje...po si thone fjales...Te prese ceta jone sa te mblidhet fshati juaj...Kosova shtet i ri eshte fundja, ka kohe per ne O-Ke-Beja...

Pyes presidenti nuk duhet te jete nje figure e njohur e politikes se nje vendi? Sepse mua me duket pa shume kuptim qe ne rastin konkret nje grua e re me profesionin shume te nderuar te polices, me aq sa lexova ne njoftimet e sotme neper agjensi te ndryshme pa asnje te shkuar ne politike, te arrije majat e politikes se nje shteti sado i ri qe te jete ai shtet.

 Akademinë Nacionale të FBI-së në Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si kadete e dalluar, kjo e fundit e përzgjodhi Atifeten për takim me presidentin e atëhershëm amerikan, George Ë. Bush, me rastin e një vizite që i bëri Akademisë.

Ky eshte kushti themelor, per perzgjedhjen e saj. 

Pastaj, kusht tjeter i besueshem, eshte edhe mosha e re e saj, ne te cilen ka dy arsye. E para, qe nuk eshte e mpleksur me kulisat politike, dhe e dyta eshte e re, dhe i lejohen edhe gabimet (me dashje, nga ata qe e vune)

Dy pyetje;

1. Kete titullin Gjeneral Majore, ja kane dhene . se e ka merituar (ku, si, kur) si shperblim, si femer qe eshte, apo si miklim????? se te kesh nje grade te tille ne kete moshe?????????, idem me Gazideden e ndjere, ne '97

2. Ky Astrit Kuçi, kush eshte, si emeri i degjuar ne politiken kosovare, (vetem ne se e kam gabim ne tingellim?????)

Sa per Almen, qe duhet te jete personalitet i njohur, te mos harroje, se nga ferre e vogel, (edhe) del lepuri i madh.....

Nje grua presidente?! 

Bravo Kosova!

 Olso, nuk eshte per bravo, Kosova, po bravo Dellit qe e qemtoi mes qindra burrash, ose ja kan postu via e-mail, from Washington DC..........

Urime (?)

Lexova qe duhen 81 vota sipas Kushtetutes, apo prape ne gjyq ...

Po me duket se e fitoi, 101 ishin te pranishem (deputete e kisha) dhe 10 vota kandidaj=tja tjeter qe ishte per figure , te tjerat i kishte marre kjo, keshtu mu duk te ballkani webit

Vetëvendosja, në emër  të  cilës foli Visar Ymeri dhe tha se parti e tij nuk do të jetë e pranishme gjate votimit. 

 

What the fuck man, that the fuck!!!!

Kryetari i Kuvendit ka shprehur keqardhjen që partitë e tjera opozitare, AAK-ja dhe Vetëvendosje janë anashkaluar nga procesi në mënyrë të padrejtë. Ai ka shprehur dyshimin se kjo marrëveshje do të mund t’i japë fund krizës politike në vend.  

 Mondiale, qysh i themi shqip "disingenuous" na? 

Si e do?  Politikisht korrekt? smiley

Se gura e popullit ka nje dynja qe s'me vijne ne mendje tani, po kshu, tip, muhabete n'pazar po m'doket se i thone. 

 Jo, une e gjykoj ofenduese, qe nje grup deputetesh nuk votojne kundra kandidatit (ose kundra pazarit makari) por cohen dhe ikin! 

Ofenduese per karrigen ku (nuk) vejne bythen ne Kuvend, dhe per "idealin" qe keta te VV-se gerthasin se po mbrojne!! 

Jam i gezum, qe nje juriste zgjidhet presidente (ne vend te atij t'Shakires, qe donte me u bo president, kshu, kot per pordhe). 

Gjithashtu jam i gzum qe eshte femer. 

Po mire, ti s'e qu ofenduse qe "ftohet" Dell ne tryeze (pas skandalit te pare) dhe s'ftohen ata qe do votojne?     

 Sepse ne t'gjithe e dime si o' loja me Dellin.

Mos bojme sikur habitemi tani qe po shikojme qe paskemi nje shtet kukull!

T'Amerikes, qe mos keqkuptohemi! 

Po mos m'jep mu shenja "independent agenda" duke u cu e hik!

Hence the translation related question! 

 

Perkthimi im ne kete rast (se heren e pare e kuptova ndryshe) eshte me duar te pastra.

Dhe te pahabitur.   

Dhe te "pa-stabilizuar" me zgjedhje te stabilueme.

 Se po munnohem me e lone habine teme per komentin tat jashte kesaj, por thjeshte per saktesim, ti mendon qe duke abrogu detyren tate (PER ME VOTU KUNDRA DICKAJE QE TI E KONSIDERON PAZAR) keta te VV-se (ri) konfirmohen si rob me dure t'pastra ? 

 

P.S.

Monde,  nuk du me tingellu "condescenting", "condescending" m'kupto drejt! smiley

Si sheje michsiet po t'coj ket link:

http://www.newyorker.com/talk/financial/2011/04/11/110411ta_talk_surowiecki

mrroklla xhan, po pse me u bo pjese e cirkut?  

Per analogji, ky vendim ketu PDK - LDK eshte tip martese PD-LSI (jo tamam po aty aty.)  E ne vend te beheshin zgjedhjet e parakohshme a te shoshiteshin ca gjera, vazhdon status quo.   

Edhe te votonte kunder VV-ja, prape do i merrte votat, sic Jahjaga.  Kush eshte zonja ne fjale?  Cfare bindjesh ka per x, y, z halle e kusure te Kosoves?  Dmth pjesemarrja ne votim, sikur edhe kunder, mua personalisht dhe jo paradoksalisht, do me dukej afirmim i proces/pazarit.

 Pse me u bo pjese e cirkut? 

I' cike vone per kete pyetjen jo?

Kur vjen nga deputetet e parlamentit mrena tendes - njit me kafazin e harushes,  e kam llafin, se kshu nga "fringe groups" as i' here nuk eshte vone!

Koha per ta eshte koncept, kshu, relativ! 

Nejse, kjo teme eshte per Presidentin dhe jo VV-ne!

E lejme ketu se shume e zgjatem! 

Vetem nje pyetje t'fundit personale:

Midis Krasniqit, Pahcollit dhe Jahjages, ti cilin do preferoje? 

 

Dakort smiley.

Per pytjen, asnje.   

Nese e ke per kuptimit e pare, osht i pasinqert, masanej cinik dhe ose kalkulues..

Masanej: kopil, langaraq, nga profesionet me te vjetra te botes.. etj etj

shejtan budalla?

you mean:

right?

Mroklla, lexo deklaraten e Dellit se ka te forta - nder te tjera e quan Behgjetin 'burre zamani' dhe presidenten e re 'mike te Amerikes, por tashme ajo ju perket juve': http://pristina.usembassy.gov/statement_of_ambassador_christopher_dell_on_nomination_of_president.html

Kurse tek vetvendosje.org nuk gjeta sqarim tjeter vecse "Hashim Thaçi e Isa Mustafa që deri dje bënin spektakle se gjoja janë kundër njëri tjetrit, duke u shfaqur kështu kinse akterë që e bëjnë politikën, dje e kuptuam se ata nuk janë asgjë veçse aktorë të dobët, që nuk dinë as të aktrojnë."

Kjo lloj politike te teston feminizmin sa here i vjen rasti.

 

Kjo lloj politike te teston feminizmin sa here i vjen rasti. 

!

Me instikt, ky qe inati i pare fare i ketij muhabetit ...

Ky lloj "pazari" vjen era pisllek!

Cmenduri e paster. Nejse, pertoj te komentoj per kete.

Por u bene ca minuta qe po pyes veten si do quhet burri i kesaj. Zakonisht presidentet jane meshkujt e grate quhen First Lady. Kosova shtet i pare evropian do kete nje First Mister. Hallall çunave!

E kane megjithemend? Jo pse eshte femer (perkundrazi, ky mund te ishte nje plus), por per aktivitetin, moshen, profesionin.

 Pse pershemull ?

 

me fal, por nuk te kuptova

 Mu duk sikur ty nuk po t'besohet qe kane zgjedh presidente ket grune! 

Mu kriju pershtypja sikur nuk e aprovon kete pune, duke u nis nga mosha (36) profesioni dhe dicka tjeter! 

Dhe t'pyta pse pershemull e gjen t'papershtatshme zgjedhjen e kesaj gruse si presidente e Kosoves! 

 

Po. Per kete arsye:

"Karrierën e saj e nisi në Policinë e Kosovës, duke u angazhuar në të gjitha çështjet e policisë dhe në të gjitha profilet, duke nisur nga patrullimi deri tek hetuesia."

 Ndersa une, ne fjaline e cituar prej teje (qe s'e kisha lexu ) gjej nje arsye me shume per t'konfirmu kenaqsine time per ngjarjet e sotchme.

 

  

Ceshtje kendveshtrimi sa i perket rolit te Presidentit ne nje vend si Kosova, besoj.

 S'menoj ashu!

T'pakten jo nga ana ime. Kjo per arsyen e thjeshte se (qe ? ) une nuk kam asnje kendveshtrim per rolin e Presidentit ne nje vend si Kosova.

Po kshu, ne pergjithsi, me pelqen qe nje individ i cili e ka shtru bythen ne pune ne shtet, ngrihet ne nje pozicion nga ku mund te ndikoje punet e ketij shteti. Kjo, per mendimin tim eshte (gati) gjithmone me e preferume se sa e hypmja ne ate pozicion njerez nga jashte ngrehinen. 

Preference ndaj burokratit dhe nepunsit, ne vend te mitingashit, politikanit apo turli fare arrivistesh (Babe, u bona President)! 

Preference ndaj Mojsiut ne vend te Mejdanit, pershemull! 

 

Mrroklla, sic ti me siguri e di, Kosova si shtet eshte i veteshpallur dhe administrohet nga Onu.

Roli qe ka mbuluar zonja eshte tejet kompromentues (ne kuptimin e marredhenies me ushtrimin e pushtetit) per te qene honorifik. Per mua Presidenti i Kosoves s'eshte administrator i shtetit ekzekutiv (s'mund te jete), por gjykates super partes konfliktesh politike e institucionale.

A po t'kuptoj drejt?

Ty nuk t'pelqen si zgjedhje ngaqe eshte police

Kjo eshte? 

Ngaqe ka qene Nendrejtore e Policise dhe jo ne Austri, Zvicer, Suedi...

P.s. N'daç edhe police, por jo ne (keq)kuptimin "individ me inteligjence te parodizuar ne çdo barcalete popullore".

 Une po perpiqem te te kuptoj se pse kjo e kaluar e kesaj e diskualifikon kete! 

Me nje fjale, policia si instrument dhune etj, e ben kete gruan person te rrezikshem per demokracine, apo ca? 

Apo kjo duke qene aty ka pas akses ke gjona t'kufizume per syte e miletit, dhe kjo e ben kete te papershtatshme per Presidente? 

 

Ne nje loje me letra ai qe "i perzjen" letrat s'mund te jete po ai qe "i pret" ato.

Fini, karrieren mund ta kete filluar edhe duke flip burgers, crendesi ka kjo.

 Tani paska me ec Kosova perpara.

 Atifetja sido qe te jete do te jete e perkoheshme Kosova nuk mund te rri pa President, ajo qe eshte e vecante atje eshte se Presidenti shume shpejt do te zgjidhet nga populli keshtu dhe hamendjet do te marrin fund, sovrani do te vendosi !

vej bast se terminologjia ne 2 anet e kufirit do jete:
kosove - presidentesha
shqipri - presidentja

 

tragjikja qe ndron ne ate se me perpara po te kerkoje batuta me fjalen dell, gjeje plot ne google.. sot asnje.. 47 faqe te googllit me kristofer dell.. ne shqip..

Na pushtoi delli..

Like her name, from start to end.

ps. me hajer e bismilah!

ah se harrova! Henrit i shkoi huq dekorimi a titulli cfare ishte...

 ate thuaj. Mu be qejfi sa s'ka..

po ''çelsin (llozin) e arte'' qe mori nga kryebashkiaku i Tiranes, pse e harroni?

Kush e di a do ta dorezoje, apo jo. Edhe Anna Oxa per pak sa s'ishte penduar qe ishte ndare smiley .

Nuk e harrojme Belul, nuk bejme diferencime. Vetem se Cili eshte pak me qesharak, dhe na shijon me shume kur del bllof..

Edhe? Presidenti i Kosoves eshte Peter Feith...por dhe kryeministri, parlamenti, policia, gjykatat etj etj.

I pytje nga salla per ata qe ishin versul sporteleve per te mbush formularet per pasaporte Kosovare." c'do boni tani?" smiley

E cfare i ben Dell spektakel ketyre ,se deshet Pacollin ju,mire athere vejme nje femer ,se kjo duhet te flasi dhe anglisht ....pastaj nje femer i konvenon politikes jashtme perendimore... duket pak si ne pozicionin e kuklles siper televizorit Iliria...mos ma marrin per keq kosovaret.Nga ana tjeter risia e te qenit femer ka bere qe te pranohet nga dy partite e medha...se te ishte mashkull...harrojeni konsensusin per jete te jetve...Big Brother nje femer ,Presidentja Kosoves nje femer ..te heqim Salen te vejme nje femer...

Si juriste e diplomuar nga Universiteti i Prishtinës doli në vitin 2000, ndërkaq më vonë përfundoi edhe studimet në Universitetin e Mançesterit në Angli, certifikimin postdiplomik në menaxhimin policor dhe të drejtës penale në vitin 2006/2007, ndërsa tash vazhdon studimet e magjistraturës në shkencat kriminalistike në Prishtinë.

Qenka ende studente zonja. Pa shkeputje nga puna ma ha mendja. Pyetja eshte qe ç'do te beje Presidentja pasi te lere postin (ne 2013-en?). Nga mosha 38 vjeç e tutje. Do te kthehet prape shefe e policise?   

 Me behet qejfi qe kane zgjedhur nje femer si presidente. Gjithsesi, per te qene 36 vjeçe, eshte shume e plakur fizikisht, ngjan si 50. Arta Dade ku je? smiley

ti harron se puna ne polici te lodh, streson e konsumon me shume se profesionet e tjera.

Ky Dell-i ka gje lidhje me kete?!

ell.svg">Dell Logo

--- P R O M O T I O N ---

 Kam pershtypjen qe Kosova do behet "Europeane" me shpejt se shqiperia,

 duke pasur para sysh qe ne shqipetaret kemi enderruar me par, do ishte fantastike nese kosova do behet Europeane me shpejt se ne - ne nke ane do ishte fantastike, pasi ne jemi mendje medhej te qelbur

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).