Avdyl Loshaj: Si na torturoi SHIK-u në Vain

Njëri prej tre shqiptarëve të torturuar nga oficerët e Shërbimit Informativ Kombëtar, në vitin 1995, pas 16 vjet heshtje e pleksur me frikën e një eliminimi fizik ka pranuar të flasë. Avdyl Loshaj duke folur nga Holanda në një intervistë të gjatë për ekskluzive në TCH, ka treguar kalvarin e survejimit, si u largua nga ndjekja e SHIK-ut në Sarandë për t'u rrëmbyer më pas, në "Qytetin Studenti" ku fshihej tek dhoma e të dashurës.

Gjithashtu, ai rrëfen torturat nga oficerët e SHIK-ut, me qëllimin e vetëm që ai të pranonte se ishte pjesë e grupit që tentuan vrasjen e ish-presidentit maqedonas, Kiro Gligorov. Loshaj në këtë dëshmi të parë mediatike tregon edhe momentin e fundit kur e pa gjallë biznesmenin shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, i zhdukur nga SHIK-u, krim për të cilin akuzohen nga prokuroria e krimeve të rënda, oficerët e SHIK-ut, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Mecaj.

Intervistoi: Muhamed Veliu 

 

- Zoti Loshaj, ju jeni një personazh shumë i diskutuar njëkohësisht enigmatik për vetë ngjarjen, në të cilën jeni përfshirë 16 vjet më parë. Kush është Avdyl Loshaj?
- Vij nga Deçani, republika e Kosovës. Kam kryer shkollën fillore në fshatin Carabreg. Një vit gjimnaz e kam kryer në Deçan. Pastaj ka qenë viti 1989 që u desh të largohem nga represioni serb pas vrasjes së shokut tim, Ismet Qorraj.

-Kur keni hyrë për herë të parë në Shqipëri dhe pse?
-Në Shqipëri për herë të parë kam hyrë në fillim të dhjetorit në vitin 1992, sepse më datat 19.20.21 dhe 22 nëntor 1992 kam pasur tortura të rënda nga serbët në zonën e Suoticës. Kjo ishte arsyeja ime personale për të ardhur dhe u shëruar në Shqipëri.

Çfarë aktiviteti keni kryer gjatë kohës që keni qëndruar në Shqipëri?
-Aktiviteti im personal ka qenë një ideal si i gjithë grupi ynë njëzetekatërsh, kemi qenë të angazhuar të betuar për Ballin Kombëtar, me qëllim bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

-Nëpërmjet një letër porosie keni deklaruar se merreshit me çështje pothuajse politike në ndihmë të Ballit Kombëtar. Mund të na tregoni se çfarë veprime konkrete keni kryer gjatë kësaj kohe?
-Veprimet konkrete do t'i vlerësoj historia vetë. Veprimet kanë qenë shumë të mëdha, pasi Kosova ka qenë pa nënë, pa babë. Si njeri kryesor kemi pasur Sali Cekun. Ai ishte numri një. Numër dy ka qenë Remzi Hoxha. Neve kemi qenë ushtarë nën urdhrat e tyre të betuar deri në vdekje.

-Kur keni hyrë në Shqipëri dhe a e dinit që ishit në survejimin e shërbimit sekret shqiptarë, SHIK-ut, siç njihej atë kohë?
-Nuk e kam ditur deri në kohën kur mbërrita në spitalin numër dy të Tiranës. Atje kam pasur vëzhgime. E gjithë dosja e spitalit numër dy në Tiranë është zhdukur. Këtë e ka bërë shërbimi sekret shqiptar, SHIK-u.

-Në cilin vit ka ndodhur kjo që sapo thatë?
-Në vitin 1992-1993.

-Kur ka qenë kontakti i parë që shërbimi sekret shqiptar ka pasur me ju?
-Këtë nuk e kam ditur. Çfarë kemi bërë, ka qenë në sekret të plotë. Ç'do porosi top-sekrete që kemi pasur, unë, Sali Ceku, Remzi Hoxha, Azem Hajdari edhe ai ka qenë në krahun tonë. I vetmi person që i përket regjimit shqiptar të asaj kohe.

-Avdyl Loshaj, kur dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur rrëmbimi juaj në Shqipëri?
-Ka ndodhur në vitin 1995. Mund të them dy herë. Njëherë në Sarandë dhe njëherë në "Qytetin Studenti".

-Çfarë ndodhi në Sarandë?
-Në Sarandë, ne ishim për një qëllim të caktuar politik. Por ai qëllimi nuk na eci dot. Na ndaloi një vajzë. Nuk ia di emrin që sot e kësaj dite. M'u ndalua të flisja në gjuhën shqipe.

-Kush ta ndaloi të flisnit shqip?
-Padyshim shërbimi sekret përmes asaj vajze.

-Gjatë qëndrimit tuaj në Sarandë jeni prezantuar si një gazetar austriak me emrin Armando Ditermenze. Kush ta dha pasaportën me këtë emër?
-Po ajo vajzë. Po ashtu m'u dhanë urdhëresa shumë të ashpra personale që mos të guxoja të flisja shqip. Ky është dokumentacioni që mund ta përdorni. Ky dokumentacion erdhi nga shërbimi sekret, SHIK-u.

-Si ju prezantuan personat që thanë se juve nuk duhet të flisni shqip dhe duhet të përdornit këtë pasaportë?
-Ka qenë shumë enigmatike. Shikimi i tyre ishte sy më sy. Pasaporta është dhënën nën tavolinë, ndërsa një pistoletë u vendos tek gjuri im. Atje kuptova që isha nën kontroll.

-A u prezantuan këta persona që ishin nga shërbimi sekret shqiptar?
-Jo. Ajo vajza ka qenë.

-Mund ta përshkruash moshën e saj dhe si ngjasonte?
-Rreth moshës 26-30 në atë kohë.

-Avdyl Loshaj, çfarë ndodhi më pas?
-Është angazhuar një makinë e policisë. Komandanti policisë ka qenë Ardian Nuha. Një shofer i tij ç'do ditë ka qenë personalisht në dispozicionin tim. Kemi shkuar në Ksamil për të ngrënë drekë ose darkë. Gjithmonë kam qenë i shoqëruar nga policia. Arsyen akoma nuk e di.

-Personat e SHIK-ut që ishin me ju, ku të dërguan më pas?
-Kanë kaluar dy javë ditë që kemi qëndruar në dispozicion. Gjithmonë në Ksamil është bërë dreka dhe darka dhe pastaj jam kërkuar të takoj një prej oficerëve të kundra-zbulimit shqiptar në zyrën e tij dhe më ka thënë që do të kemi punë ne të dy. I kërkova të jepte një orë afat dhe do të kthehem përsëri. Më besoi.
E kam thirrur atë shoferin e Ardian Nuhës ku i tregova se duhet të largohem sa më shpejt nga Saranda. I ka hipur "Mercedezit" të vet, veturë private, jo makinës së policisë. Ai ka qenë me uniformë të policisë dhe ia kam arrit qëllimit t'i largohem këtyre organeve, pasi pashë se çfarë më priste.
Kam ikur për Tiranë. Ky person më ka lënë mbi Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Atje ka qenë vendi fundit që kamë parë shoferin e Ardian Nuhës. Pastaj jam drejtuar rreth "Qytetit Studenti".

-Pse shkuat pikërisht në "Qytetin Studenti"?
-Aty kam banuar shumë kohë dhe atje kam pasur shumë takime. Kam pasur edhe një njeri që e kam dashur. Ajo ka qenë edhe anëtare e Partisë Demokristiane shqiptare. Kishte mbaruar fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi shqipe përfshi edhe Juridikun. Ka qenë një njeri shumë besimtar.
 

-Çfarë ndodhi pas kthimit në Tiranë, kur po qëndrimit në "Qytetin Studenti"?
-Pasi u ika nga Saranda organeve të SHIK-ut, kam dalë në "Qytetin Studenti" të pi kafe, ka ardhur një veturë civile joshtetërore. Ishte një burrë tullac me gjithë shoferin e tij dhe njofton me radio se e kapëm ariun. Që nga ai moment më kanë marrë dhe me kanë çuar në rajonin numër tre të policisë në Tiranë.

-Si rrodhën ngjarjet në rajonin numër tre?
-Në rajonin numër tre çfarë nuk ka ndodhur. Janë ngjarje që askush nuk mund t'i përshkruajë dot. Personi që më ka kapur mua, kam mësuar më vonë për emrin e tij nëpërmjet internetit dhe vetëm ai është Ilir Kumbaro, pas publikimit të fotos së tij në internet, prandaj e di që po ai person është Ilir Kumbaro. Ai më ka kapur edhe në "Qytetin Studenti".
Fillimisht, më ka marrë në bisedë informative ku pyeste "Synimet tuaja, armatimi juaj, destinacioni armatimit, stërvitjet ushtarake". Nuk flisja dot asnjë gjë. Pastaj filloi ajo më e fuqishmja, torturat.

-Çfarë torturash ushtronin ndaj jush?
-Dëgjo, ai më ka prekur shumë thellë. Më ka prekur për sa i përket çështjes atdhetare kombëtare shqiptare. Për mua, ai personalisht nuk mund të jetë shqiptar se ne dhe shumë njerëz nga Kosova kemi vuajtur shumë për Shqipërinë edhe për Kosovën. Kemi ardhur deri ke ngacmimet tona sy me sy me Ilir Kumbaron.
Ka shumë dëshmitarë në zyrën e tij dhe ata duhet të dalin herët a vonë. I kamë thënë që juve zotëri nuk mund të jeni më atdhetarë sa unë. Ku nuk është futur. Torturat janë bërë në mënyrë skandaloze. Po në zyrë më ka shku gjaku. Nuk mundem me e përshkrue. Por në zyrë ka dëshmitarë pas kësaj fjale që unë i kam thënë atij.
Pastaj më kanë çuar lart. Më kanë lidhur me pranga të kohës të Hitlerit, Kinës ku ta di unë! Jo pranga moderne si i ka policia sot. Kam qenë i zhveshur krejt lakuriq. Me çdo lloj mënyre më ka rrahur. Me çdo lloj shkopi, me çdo lloj gjëje që i ka qëlluar, unë jam përgjakos në atë krevat ushtrie i lidhur.
Jam goditur me shkop gome ke këmbët. I shikoja këmbët si po më fryheshin ajtur. Erdha deri ke momenti që as nuk mund ta ndaloja gjakun as urinën nga dhimbjet. Qëllimi i tij ishte pse ky njeri nuk flet. As nuk qaja.

-Gjatë kohës që mbaheshit në rajonin numër tre, si tentuat për t'u arratisur?
-Shumë gazeta apo informata që kam mundur të lexoj më vonë në disa gjëra nuk janë të vërteta.

- Atëherë, cila është e vërteta?
-Siç e thashë. Gjakun dhe urinën nuk kam mundur ta ndaloja. Ilir Kumbaro ka dhënë urdhër çojeni këtë qelbësirë në banjo. Nuk mund t'ia duroj erën e urinës dhe ma sillni përsëri. Më kanë shoqëruar dy persona. Jam futur në banjo ku pashë vetëm një dritare. Një kanatiere kam pas.
Gjysma e trupit ka dalë jashtë. Kam parë vetëm kontenierët e mbeturinave. Qëllimi im ka qenë të bie me kokë dhe të marrë fund çdo gjë.

 

-Pra, tentuat vetëvrasjen?
-Patjetër. Pa diskutim. Njëri më ka kapur nga kanatierja, por është bërë shumë vonë. Është shqyer kanatierja. E falënderoj këtë person që kam rënë me dy këmbët në tokë. Në atë moment kam parë vetëm një grua ka qenë në zyrë. Ajo ka kapur kokën me dorë dhe që nga ai moment unë duk di gjë.
 

-Sapo thatë që keni rënë në tokë, kush të ndihmoi?
-Momentin që ajo gruaja më pa pra, punonjësja ... Di që dy veta më kanë kapur nga krahët dhe më kanë çuar në spital. Ca spitali kam qenë... supozohet Spitali Ushtarak... Nuk e di! Kur kam mbërritur në spital kanë filluar dhimbjet më skandaloze që ekzistojnë.
Supozohet që në 6 vende, këmbën e djathtë dhe këmbën e majtë në dy vende dhe siç është konstatuar në Holandë, 2milimetra nyja e këmbës futur nga brenda, pasi e gjithë pesha ka rënë në këmbë. Ata më kanë dërguar në spital. Kam kërkuar ndihmë nga një mjek që më ka dhënë morfinë, nëse nuk gabohem antidhimbje për të më futur në gips, por nuk mundën.
Kam kërkuar ndihmë që të njoftoj Dh. S., nga doktorët në mënyrë sekrete. Kështu, kështu ka ndodhur me mua. Ai person nuk ia di emrin, duhet të jetë gjallë. Më kanë dërguar në një dhomë në spital ku ka ardhur Dh.S., me një shoqe të vet ku i kam treguar me pika të shkurtra.
Vetëm qante. Nuk fliste asnjë gjë. Mirë tha, do të vij e të vizitoj. Më tha se çdo foto, çdo kujtim që kemi pasur bashkë janë marrë pas bastisjes së shtëpisë nga organet kompetente në goditën 24 nga organet e SHIK-ut.

-Sa ditë ke qëndruar në spital?
-Asnjë ditë.

-Pse, çfarë ndodhi?
-Pas vizitës të Dh. S., edhe shoqes së saj, megjithëse kisha dhimbje, më kanë lidhur me çarçaf të bardhë.
 

-Ku ju çuan?
-Ashtu siç isha me dhimbje më kanë futur në veturë. Pastaj filloi morfina të më lëshojë. Në veturë ma kanë hequr çarçafin e bardhë dhe më kanë vendosur një thes të zi në kokë. Që nga aty në drejtim të Lezhës.

-Kur mbërritët në Lezhë, ku ju çuan?
-Këtë komunë e kam mësuar nga zyrtarë më vonë siç janë Xhevat Hana (prokurori çështjes) atë vend ku ishte stacionuar SHIK-u.

-Mund ta përshkruash se çfarë kishte brenda ajo ndërtesë ku ju çuan?
Kam qëndruar në dy dhoma. Njërën dhomë po atë ditë kur erdhi Ilir Kumbaro fjalët e tij kanë qenë more qen, deshe të na shkatërrosh me Maqedoninë. Ti e ke bërë atentatin ndaj Gligorovit. Neve jemi shumë të sigurtë. Kolegët e t'u kanë dash t'i bëjnë atentat Zef Brozit dhe Kiro Gligorov në Maqedoni.
Por mua non stop më ka akuzuar për Kiro Gligorovin dhe shkatërrimin e marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë. Ishin rrahje skandaloze që më ka bërë Ilir Kumbaro në atë dhomë. Pastaj më kanë dërguar në një dhomë tjetër, ku ka qenë një krevat i vjetër që kanë përdorur përpara.
Nuk kam pasur pajisje, apo mbulesa ose diçka, ashtu më kanë lidhur të gjithë kohën. Një shërbëtore ka qenë që fliste dialekt shkodran. Ajo kishte respekt për mua. Kemi ngrënë bukë njëherë në ditë. Kur vinin dhe më thoshin të nënshkruaja diçka, dokumentacioni fshihej dhe e nënshkruaja.

-Çfarë dokumentesh ke nënshkruar konkretisht?
-Nuk e di. Vetëm më thoshin t'i nënshkruaja.

-A keni parë persona të tjerë, të cilët mbaheshin në këtë bazë sekrete të SHIK-ut?
- Një ditë përpara se kam dashur të bëj vetëvrasje, nuk kam arritur ta kryej vetëvrasjen, nuk kisha tjetër mundësi të jetës sime. Po atë ditë ka qenë një gabim fatal i SHIK-ut. Gabimi i tyre ishte ndryshimi i dhomave. Konfrontimi Remzi Hoxhës i deformuar. Ndoshta edhe ai më ka parë mua total të masakruar të deformuar.

-Ky ishte i vetmi moment, në të cilin keni parë Remzi Hoxhën?
- Po për herë të fundit.

-Gjatë kohës që qëndronit në këtë shtëpi, a dëgjonit britma njerëzish që rriheshin? Kush ishin ata?
-Ushtarët tonë 100%, përfshi këtë viktimën që nuk ka të bëjë fare me organizatën tonë, Zizo Kristopulli. Edhe ajo ka mundësi.

-Po Zizon e keni parë në ato ambiente?
- Jo, nuk e kam parë.

-Mund të na e përshkruash gjendjen e Remzi Hoxhës në ato pak momente që juve mundët ta shikonit?
-Ka qenë i carë nga buzët. Në anën e kokës ka qenë i gjakosur i goditur. Fytyra ka qenë shumë e zezë.

-Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, a e kishit takuar Remzi Hoxhën.
-Po.

-Në çfarë rrethanash?
-Politike.

-Çfarë bisedonit me Remziun?

-Asnjëherë s'kemi biseduar për çështje biznesi. Gjithmonë kemi pasur një ideal. Idealin Kombëtar.
 

-Cili ishte roli Remzi Hoxhës në grupin tuaj?
-Remziu ka qenë një atdhetar kombëtar shqiptar shumë i qetë shumë i matur shumë i besueshëm. Një njeri që kur ta jep betimin nuk ndryshon, siç kemi vepruar të gjithë dhe prandaj do të luftoj deri në pikën e fundit të di për fatin e tij. Më mungon shumë ai njëri jo vetëm mua, por tërë Kosovës.
 

-Sipas prokurorisë shqiptare, Remzi Hoxha konsiderohet një person i zhdukur. Si një mik i tij, çfarë mendoni se i ka ndodhur?
-S'mund ta pranoj që ai njeri ka vdekur.
 

-Nëse ai do të ishte gjallë, do të kishte kontaktuar familjen ...apo jo?
-Ashtu është ose mua, ose të tjerët.
 

-Le të kthehemi në momentet e fundit të qëndrimit tuaj në bazën e SHIK-ut. Ju liruan, çfarë të thanë?
-Më kanë dërguar deri në Qafë Thanë.
 

-Kush të dërgoi?
-Ilir Kumbaro vet i treti. Nuk mund të ecja dot. Ja ashtu me shumë vështirësi. Më ka dhënë një pasaportë të kuqe.

-I mbani mënd detajet e pasaportës? Çfarë emri kishte?
-Fatkeqësisht s'ma ka dhënë mua në dorë. Ja ka dhënë në dorë dy shqiptarëve të Maqedonisë me targa të Maqedonisë. Kanë diskutuar në makinën e tyre nuk e di se çfarë.
Fjala e fundit e Ilir Kumbaros ka qenë: "Tani e tutje ke të bësh me shtetin maqedonas. Që të dy ata kanë qenë shqiptarë. Jam fut në veturë dhe s'jemi ndaluar në pikën doganore, qoftë shqiptare, apo maqedonase. Një natë kam fjet ke ky person, por si kisha besë askujt. Mendoja që gjithmonë janë bashkëpunëtorë të NVRA-s kundra zbuluese të Maqedonisë.

-Ku ju çuan këta dy persona?
AL-Tek njëri qëndrova një natë. U munduan me të gjitha pikëpamjet të flasin me mua të më ndihmojnë, por nuk u besoja dot.

-Nga Maqedonia, ku shkuat?
-Në Kosovë.

-Sa keni qëndruar në Kosovë?
-Në Kosovë kam qëndruar gjithë kohën deri në luftë.

-Kur keni mbërritur në Holandë?
-Në tetor të 1998-ës.
 

-Dhe këtu keni kërkuar azil politik?
-Po.

- Cili është arsyeja?
-Ka shumë arsye, të cilat si them dot. Kryesorja, arsyeja e sigurisë që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me shtetin shqiptar.

-Abdyl Loshaj, për çështjen e rrëmbimit tuaj, të Zizo Kristopulit dhe rrëmbim përfshi zhdukjen e Remzi Hoxhës është hapur një proces gjyqësor në Tiranë. Prokurori në këtë çështje, zoti Xhevat Hana ka tentuar disa herë t'ju kontaktojë që dëshmia juaj të jepet në sallën e gjyqit. Përse keni refuzuar ta jepni dëshminë në Tiranë?
-I ndjeri Azem Hajdari po të ishte gjallë do të vija.

-Prokuroria shqiptare ju ka garantuar mbrojtje...
-Çfarë mbrojtje?
 

-Sipas ligjeve në fuqi....
-Çfarë ligjesh. Nuk shikoj fuqi unë. E njëjta qeveri e asaj kohe që na ka shkatërruar e njëjta qeveri është edhe sot. 
 

-A i frikësoheni një eliminimi fizik të mundshëm?
-Po, drejtpërsëdrejti.
 

-Meqenëse jemi tek procesi gjyqësor që po zhvillohet në Shqipëri ku Arben Sefgji, Avni Koldashi janë prezent në sallën e gjyqit, ndërsa Ilir Kumbaro po gjykohet në mungesë. A po e ndiqni këtë proces gjyqësor nëpërmjet medias.
-Jo.

-Nuk keni fare dijeni se çfarë po ndodh me këtë proces ku një ndër akuzat ka të bëjë me rrëmbimin tuaj?
-Një gjë është shumë e qartë për mua. S'kam nevojë t'i ndjek këto gjëra, ç'do gjë do t'ia lë drejtësisë shqiptare.

-Pra, ju thoni se në rrëmbimin tuaj kanë qenë edhe persona të tjerë?
-Vetë shteti.

-Çfarë kërkoni nga drejtësia shqiptare?
-Nuk kërkoj mëshirë. Kërkoj drejtësi.

-A besoni që një ditë kjo drejtësi e vonuar për rastin tuaj do të realizohet?

-Jo me këtë qeveri në Shqipëri.

 

* Titulli eshte i Peshkut. Titulli origjinal eshte: Avdyl Loshaj: Si na torturoi SHIK-u në Vain

 

77 Komente

te renqethet mishi!

Nga gjyqi qe po zhvillohet ne Tirane tashme a eshte marre vesh gje nga faktet apo deshmite e dy te akuzuarve pse i bene keto rrembimet?

ajo qe tashme dihet eshte se i shumekerkuari (i akuzuari kyq i kesaj ngjarjeje) shikasi Kumbaro, megjithese eshte vertetuar katerciperisht qe eshte dora vete, nuk eshte dorezuar akoma nga drejtesia angleze autoriteteve shqipetare. Pse?

Nuk e di pse s'e kane dorezuar anglezet.  A eshte zbardhur gje pse ja kryer rrembimet dhe torturat?

 Ore asnji gjo nuk kam marre vesh une nga gjithe kjo zallamahi. Qe i kan kap dhe i kan bo pleh n'dru, kjo nik diskutohet.

Po amoni mre burra, a di nonjoni, psene e vertete te ketij zdrukthtimi???? 

çar kan bo keta ne te vertete, dhe pse i mur Sala kaq inot keta burrat?

Ju lutmi shume, kush ka nai haber te ri, te na njoftoje ketu te peshku!!!!!!!!!!!!!

 po kush i di keto pune ore alidemso.  edhe ata s'jane engjej, jo. keto jane pune agjenturash. trajtimi ka qene mizor por jo se jane ndaluar kot ...

 Lira, ca llafe i kam digju, po se ku fle lepri ket nuk e di fare, po thash se si nji mehalle e modhe qe jena ketu te peshku, mos nanjoni ka nai haber ma shume, kot per sport, se as i nimojme dot, dhe as na hyn gjo n'qese....

alidems, u habita kur pashe ket emer dhe foton, une ket tip e kam taku nje a dy here ne austri, fare rastesisht, heret, nga 91-shi, pranvere, ishte ne shkolle ala, si pune gjimnazisti, adoleshent, mesonte per kompiuter sikunder tha, e mbaj mend si tani, me tregoi foton e girlfriend-it, austriake, e kom qejf tha, se ngjan si shqiptare. Dukej cun me bote dhe me temperament. Asihere nuk e di robi ku e co e cfare e bo jeta. Me kompiutera s'qeka marre, me c'kuptoj. Lexova vetem hyrjen, pertoj me lexu intervisten. I uroj shnet gjithsesi!

 

 Lale, e kon zgerdhi n'hu te shkretin, e kane bo pleh, po se pse nuk e mor vesh...me ka met marak.....

gjynof mer, kur e menoj, ishte  njomzak fare, nga kta qe i thon perrupise ku je. idealizma eshte gjo e modhe. e di si thot pf-ja me i ven: nuk ka si idealizma, thot, por kur dimer del behari, s'ka si zjarri. S'di a e ka te veten a e ka nigju kun. smiley nejse, nuk eshte as i pari dhe as i funit. shqiperi or tunjatjeta, pune e ngaterruar shume, tha nje tjeter avdo, dmth artileristi avdo babaramo.

" S'ka e S'ka si heroizma ,

Edhe si idealizma,

Po kur dimër del behari,

                          S'ka si zjarri"

"Shën Pjetri në mangall" Fan Noli 

 

njeçik i koklavitur (i paqarte) me duket ky tregim i ketij mua.....  flet per nje tentim rrembimi qe i eshte bere ne Sarande.  por eshte i paqarte. pasi thote qe e ndaloi nje vajze.  me pas flet ne numrin shumes,  pra le te kuptohet qe kane qene disa veta te pranishem, por ne fund ''kembngul'' qe ka qene nje vajze....

-Çfarë ndodhi në Sarandë?
-Në Sarandë, ne ishim për një qëllim të caktuar politik. Por ai qëllimi nuk na eci dot. Na ndaloi një vajzë. Nuk ia di emrin që sot e kësaj dite. M'u ndalua të flisja në gjuhën shqipe.

-Kush ta ndaloi të flisnit shqip?
-Padyshim shërbimi sekret përmes asaj vajze.

-Gjatë qëndrimit tuaj në Sarandë jeni prezantuar si një gazetar austriak me emrin Armando Ditermenze. Kush ta dha pasaportën me këtë emër?
-Po ajo vajzë. Po ashtu m'u dhanë urdhëresa shumë të ashpra personale që mos të guxoja të flisja shqip. Ky është dokumentacioni që mund ta përdorni. Ky dokumentacion erdhi nga shërbimi sekret, SHIK-u.

-Si ju prezantuan personat që thanë se juve nuk duhet të flisni shqip dhe duhet të përdornit këtë pasaportë?
-Ka qenë shumë enigmatike. Shikimi i tyre ishte sy më sy. Pasaporta është dhënën nën tavolinë, ndërsa një pistoletë u vendos tek gjuri im. Atje kuptova që isha nën kontroll.

-A u prezantuan këta persona që ishin nga shërbimi sekret shqiptar?
-Jo. Ajo vajza ka qenë.

pastaj, me beri edhe kjo pershtypje:  ky gjate intervistes, perserit vazhdimisht se ka qene i perkushtuar dhe i betuar per çeshtjen kombetare.....

 

Çfarë aktiviteti keni kryer gjatë kohës që keni qëndruar në Shqipëri?
-Aktiviteti im personal ka qenë një ideal si i gjithë grupi ynë njëzetekatërsh, kemi qenë të angazhuar të betuar për Ballin Kombëtar, me qëllim bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

-Nëpërmjet një letër porosie keni deklaruar se merreshit me çështje pothuajse politike në ndihmë të Ballit Kombëtar. Mund të na tregoni se çfarë veprime konkrete keni kryer gjatë kësaj kohe?
-Veprimet konkrete do t'i vlerësoj historia vetë. Veprimet kanë qenë shumë të mëdha, pasi Kosova ka qenë pa nënë, pa babë. Si njeri kryesor kemi pasur Sali Cekun. Ai ishte numri një. Numër dy ka qenë Remzi Hoxha. Neve kemi qenë ushtarë nën urdhrat e tyre të betuar deri në vdekje....

Çfarë bisedonit me Remziun?

-Asnjëherë s'kemi biseduar për çështje biznesi. Gjithmonë kemi pasur një ideal. Idealin Kombëtar.

mirepo  kur erdhi dita qe te luftonte per Kosoven,  ky.........., iku ne Hollande....

 

-Sa keni qëndruar në Kosovë?
-Në Kosovë kam qëndruar gjithë kohën deri në luftë.

-Kur keni mbërritur në Holandë?
-Në tetor të 1998-ës.
 -Dhe këtu keni kërkuar azil politik?
-Po.

hemmmm..........

 

Genjen o Belul ky, genjen. Nje dicka qe me bind edhe me shume se genjen eshte kur permend Sali Cekun, ish-komandant i UCK-se, deshmor i kombit, i vrare ne betejen e Koshares ku eshte thyer kufiri shqiptaro-shqiptar dhe qe ka qene drejtues i partise si Rugoves, LDK-se (Loshaj vete ja ka mbathur ne Hollande gjate luftes). Me aq sa kam degjuar Sali Ceku ka pasur marredhenie shume te mira me qeverine e asaj kohe bile me vete Berishen ka pasur miqesi. Keta kane qene fare e keqe te perzier ne shume gjera ne ate kohe dhe sigurisht qe kane terhequr vemendjen e SHIK, por ato qe thote ky e Ziso Kristopolli jane genjeshtra shumica.

Emo, ne interviste AL thote qe ka vetem nje vit gjimnaz ... gjithashtu duket sikur druri i ka lene disa pasoja permanente

Boja muhabet me nje te moshuar, gre, per pune lufte (nacional clirimtare), edhe me thoshte, ta dish, shumica e atyre qe e hongren (plumbin ballit, partizane them) ishin te rinj fare, ata nuk shifshin nga syte hic, besonin ne ideal edhe hec para. Ashtu i ishte vra vllai i vet tregonte, pa mbush 20. Keta me te mdhenjt ne moshe e ne pozite masanej, e rujshin prapanicen...

 Emo perbysjet e medha shoqerore i bejne keta moshat e reja.Nuk dine se çfare eshte vdekja!

cne Ziso Kristopulli ne 1 grup me kto patriotet e bashkimit shqiptar? ky mohon qe njifej me Z.K. po ne Sarande eshte taku me Zison nqse i besohet gazetave.
Nji teori e perfolme qe kam nigju un dhe qe ktij ja paskan permen, eshte se sherbimi sekret grek ka rekrutu kto per me vra Gligorovin. Se pse, ket nuk e kam fort te qarte po nqse e benin kto, do dilte se e kan bo shqiptaret pavarsisht se kush ishin "arkitektet" e vertete. Dmth, kta mund te jen nis nga patriotizmi per me i hy ksaj gjoje po faktikisht kane qene kuklla druni.

 Bredho, po sikur keto teorina ti kishte perhape UDB'ja? Atehere me doren e Shikut serbet heqin qafe ne Shqiperi ca tipa qe ju shpetun kur ishin ne Serbi.....

Xhandaret e Shikut te asaj kohe rrembyen e  morren peng nji komshiun tim, per nji moune pa dogane. E majten nja nji muj e askush se dite se cfare u bote, e bon gjys robi, e cun ne zero dhe masnej e lirun. Nji kshu pa gjyq e salltanete... 

ke pas plot kosovare ne kohe te Dulles qe jan dorzu "te paketum" serbit se mendohej se mes tyne ka pas edhe spiuna...m'kujtove nji ish-prof. tim te gjeografi/ historise (anej nga fundi i viteve '80) tregonte si e kishin torturu kto te sigurimit knej para se me e lon rehat. Ky ishte rob njish n'fakt...kish qene student per oficer ushtrie ne jugosllavi kur ish arratis knej. Ishte cik cyryk najher po pergjithsisht ishte rob i mire. E kish te veshtire me fol me gjuhe letrare dhe ne si karagjoze, talleshim.
Psh. e forte ishte kur munohej me thon "fale pozites gjeografike...". Ket e thoshte:
- duke ju falenderuar pozites gjeografike...
Kur shifte naj tekst qe fliste per gjendjen e mjerume te klases puntore ne belgjike ose zvicer, thoshte:
m'ndjeni por ket nuk mund ta pranoj pranej te mos ma thote kush po u ngrit ne msim
 

Maj mend se nuk i mbante lotet kur kena pas si msim gjeografie Jugosllavine/ Kosoven sado qe u munonte. Ka qene prej t'parve qe u bashkun me levizjen e '90.

ky 'patrioti' i rruges se 'kombit' i ka torturuar shqiptaret me keq se serbi.ky qe e ka quajtur uck-ne 'organizate terrorriste' eshte turpi i kombit.ti hiqet kombesia shqiptare(ne se nuk e ben vete  me vetdeklarim)

Bredh,

Te njejten histori kam degju edhe une me ndryshimin e vetem se kane qene agjent te Serbise (UDB) te pakten nen ze eshte thene nga SHIK. Ka qene si plan i Serbeve me fut ne lufte ne Maqedoni - Shqiperi ose ftofje marredheniesh totale.

Versioni i dyte

Ky grup kane qene llogjistika e UCK ne ate kohe, dhe lidh me Azemin per tregti armesh. Dihet me vone si vajti puna e Haklajve, qe po ashtu atribohen si grupi logjistikes se UCK's

Hajde e merre vesh ti kete pune. Po qe ka qene nje hall i madh qe i paskan bere pleh ne kete fare menyre.

se jane kafshe o vlla, ca do me qene robi, nuk torturohet ne ate fare feje

eshte folur shume per kete histori.  sidomos per zhdukjen e  Remzi Hoxhes. cfardo te kene qene keta, te vjen keq...

por nje gje se kam kuptuar akoma:  pse sherbimi sekret i asaj kohe akuzoi Ziso Kristopullin  nga Saranda, Remzi Hoxhen nga Maqedonia dhe Avdyl Loshaj nga Kosova.  domethene,  si e bene lidhjen midis tyre??

Remzi Hoxhen thuhet qe e hoqen qafe se kishte qene prezent ne nje takim te Berishes me Milloshin dhe kishte filmuar ca gjera me shume spec. Arsye me te forte se kjo me t'heq qafe nuk ka. Sa e vertet eshte nuk di, por duke dit karakterin e birishs nuk do quditesha hiq.

Pra nga gjyqi s'ka dale gje he? Vetem ka teori te perfolura qe kane qene te rekrutuar nga sherbimi grek, sherbimi serb etj.

Akoma pret ti te dali gje nga gjyqet ne Shqiperi?

Po flas per gjera madhore e jo vjedhje xhepistash, dyqanesh apo shtepish. Ja per shembull Gerdeci, Viti 97, Vjedhjet ne "Rrugen e Kombit, Ilir Meta i filmum, Baronet e Droges dhe Klani i Zemunit (thuhej kish fakte edhe tregohej dosja mes parlamentit shqiptar). Nejse, i kane humb ato dosje doktorit, edhe drejtesi nuk ja kerko, edhe nga gjyqet s'del gjo.

Hajt shendet! Rrofte Drejtesia e klasa politike Shqiptare e paster si kristali! Poshte kamunistat!

smiley

 

Per shume nga keto me siper qe permende ti as qe ka patur gjyqe fare.

Tamam rrofte klasa politike qe na la peshqesh xhaxhi! Mbasi e perdhunoi vendin vet, tha t'iu le dhe ca nga keta kelyshat e mi sa per zbavitje.

Pa me ndikuar aspak ne keqardhjen per viktimat dhe neverine per torturuesit e veshur me pushtet, intervista ishte komplet futja kot. Them per pjesen ku flet per aktivitetin qe kishin ne Shqiperi.

Pervoja dhe leximet me kane mesuar qe sa here permendet " Ideal Kombetar" ka nje futje te madhe. Dhe ky trimi e permend disa here.

 

Math made simple:

2011-1985 =  26

dymijenjembedhjete heqim njemijeenenteqindetetedhjetepese; nje pa gjashte nuk ben; marrim nje dhjeteshe borxh, njembedhjete pa pese bejne gjashte; shenojme gjashte; njeshi i pare i njembedhjetes u be zero; zero pa tete nuk ben; marrim nje borxh nga njezeta, e cila behet nenetembedhjete; zeroja behet dhjete me njeshin borxh; dhjete pa tete bejne dy; shenojme dyshin para gjashtes; nente pa nente bejne zero; nje pa nje bejne zero; perfundimi njezetegjashte vjet; shto ketu edhe teorine e currufjasjes te dhjete vjeteve te fundit; njezeteegjashte plus dhjete; gjashte plus zero bejne gjashte; shenojme gjashte; dy plus nje bejne tre; perfundimi tridhjete e gjashte vjet pa enver effektiv. atehere a s'me thoni zoterinj, ne cilin vit vdiq gjyshja e portierit te shtepise?

---

pastaj xhaxhi Carlin tha pak a shume: ore ndoshta nuk jane politikanet hic, mbase jemi ne te pegerur... po, po, publiku, ne, jemi te pegerur, tha, tek ne nuk gjen njerez qe t'i vene shpatullat puneve me nershmni, por gjen vetem rob qe merren me allishverishe dhe pazare  lamashesh, qe krruajne dicka qe nga xhepat dhe shkojne ne City Park dhe fryjne syte para t-shirteve lacoste me 350 euro copa... po pate qyetare e katundare egoiste e injoarante e katnar, po ashtu do kesh politikaj egoiste e injoarante e katnar... kjo eshte me e mira qe mund te bejme zonja e zotninj... po gatuve plehra, plehra do hash.

Sakte emigrant, dhe nga e kemi peshqesh kete shoqeri lamashesh, dallkaukesh dhe matrapazesh, servilash te paafte por idealiste te zellshem qe me plakjen e Hoxhes zevendesuan teknicienet kompetente?

Nga e kemi peshqesh faktin qe keto dy dekada duke nisur qe ne 1988-1989, jane larguar nga vendi 45% e akademikeve, e 65% e njerzve me doktoratura?

Nga e kemi peshqesh faktin qe keto dy dekada duke nisur qe ne 1988-1989, jane larguar nga vendi 45% e akademikeve, e 65% e njerzve me doktoratura?

...Sepse intelektualet trima jane shume te ralle...

Po me vika keq,por kur po e lexoja ( kushedi ku ishte mendja) po thoja me vete:" Cte pakan bere more Veli".

Edhe une shpresoja te merrja vesh ndonje gje me shume nga Peshku, qofte edhe thjesht teori (ne raste te tilla eshte maksimumi qe mund te presesh ne fakt).

Cfare munda te nxjerr si info nga intervista - pervec faktit qe duket e cunguar dhe joprofesionale - eshte qe ShIK-u ne 1995-n ka arrestuar e torturuar ne menyre te jashteligjshme nje kosovar dhe eshte munduar ta beje kete te firmose fajesine ne atentatin ndaj ish-Presidentit maqedonas Gligorov. Sakaq kosovari Avdyl Loshaj dukej se paska qene pjese e nje organizate te fshehte me qellime patriotike (pretendohet), numri dy i se ciles eshte zhdukur po nga ShIK-u. Ne nje pike te veprimtarise se tyre, grupi i Loshajt duhet te kete patur lidhje me nje pjese te forcave te rendit (nje makine e vene ne dispozicion, dreka dhe darka ne Ksamil) dhe eksponente te PDse (Azem Hajdari) dhe ShIK-un (vajza e kontaktit).

Informacioni anesor eshte qe ShIK-u e paska per praktike pune rrahjen mizore te te arrestuarve (Loshaj thote qe ka degjuar edhe te tjere qe rriheshin).

 

Disa nga pyetjet qe munda te nxjerr nga intervista jane:

 

1. Cilat ishin qellimet e organizates ku bente pjese Loshaj?

2. Kishte dijeni ShIK-u (dhe sa?) apo ndonje pjese e ekzekutivit shqiptar per veprimtarine e organizates se Loshajt?

3. A ka qene vertet fajtor Loshaj per atentatin per te cilin akuzohet?

4. Cfare ka firmosur pasi e kane torturuar dhe pse s'e kane zhdukur pasi ka firmosur?

5. Pse e kane shpene ne Maqedoni dhe c'ka bere atje me pas?

6. Si ka mundesi qe Hollanda e ka pranuar Loshajn si azilant politik? Me c'motivacion?

7. Pse po flet pikerisht tani?

8. A ka lidhje vrasja e Hajdarit me historine ne te cilen ishte perzier edhe Loshaj?

etj.

 

jam t'u prit Pjerin qe t'konfirmoje ty dhe t'gjithe te tjerve se pergjigjet e ktyre pyetjeve i gjen ne librin "vizione te qarta"

Ja cfare shkruajne vete shqiptaret nga Kosova, qe e njohin kete person, per rrenat qe thote: "Avdyl Loshaj merrni me emnd se deri ku ka shkuar me shkollim?! Se treti; ne qe jemi nga i njejti fshat e njofim se kush \"pusi\" ka qene ai?!Se katerti; Avdylit mesojan se nga çfare lagje dhe nga cilet prind ka dal?!Se peseti; Avdyli as qe ka pas lidhje me Sali Çekajn, dhe as qe e ka njohur perveq kur ka shkuar ne gjykate si i pandehur per vjedhje (ka qene i denuar disa here per vjedhje pyelli)Se gjashti; Çfare kerkoj Avdyli ne Subotice?! Mos e dergoj Jord Millani tek djali i tij ing. i bujqesise te Jordani. Kush e dergoj nga Subotica ne Shqiperi dhe kush ishte kumara i Avdylit??! (Mos Bozha qe ishte drejtor i babajt te tij dhe rrinin gjith diten bashk )...Jane edhe njemije e njeqind pyetje qe i ka ngatrrua vet Avdyl Loshaj qe pas 15 vitesh lajmerohet poashtu me porosi...." Visar Bardhi

ideal kombetar dhe shqiptar!? te dyja ne te njejten kohe?!?! Hic s'me ngjit.

Ne vitet 1989-1995 Shqiperia ishte parajsa e matrapazeve "patriotik" nga Kosova. E llumit njerezor.

Shtrohet pyetja pse nuk ia bene te njejten gje grupit te Adem Jasharit apo edhe vete Ademit? (mesa eshte folur edhe ky ka qene ne ate kohe i ndaluar per i liruar brenda pak oresh). Po Sali Cekaj? Mik personal i Berishes ka qene. Legjende e luftes kunder serbit.

OK. e dij, jam berishist, i paguar nga partia per propagande ke ppu-ja... e bla bla bla... shtoni sipas deshires, s'ka problem... POR, fakti qe intervisten e paska aranzhuar Top Channel-i, pothuajse i spjegon shume gjera. Te pakten mund te heqesh dilemen e idealit kombetar ne kete mesele.

Ajo qe potencoi edhe Beluli me lart, kur plasi lufta kunder serbit, ky idealisti i kombit iku ne hollande, pasiqe kishte qendruar ne Kosove mbi 3 vite pas ngjarjes me shik-un (!?).

 

 Ti or cun matu kur i thu "llum njerezor" njerezve qe si njeh. Ky tipi mbas atyre seancave pyetesore ne Lezhe mbeti cyryk. Nga trupi dhe nga trute. Dhe eshte akoma. Ca pret ti te merrte pjese ne lufte ky. 

Gjithsesi tema eshte per dicka tjeter. Ai akuzon xhandaret e Shikut qe e bene gjys njeriu, ndersa Remzi Hoxha iu ngeli ne dore.

Ky tipi foli vetem per torturat dhe vujtjet qi e kane ba me provu SHIK-sit, por se foli asnji fjale n'lidhje se n'ca ka konsistu aktiviteti i tij (per bashkim kombetar, gjoja politik?)... Un di vetem qe nji shtet i t'tane nuk t'vehet mrapa, kot, pa asnji shkak... Ashte e kjarte qe ky ka ba pjese ne nji celule paramilitare e cila stervitej n'territorin shqiptar (ndoshta e financume dhe e drejtume nga biznesmen-er t'tipit Remzi Hoxhes), por nuk dihet asgja se pse apo si, ndoshta thjesht "prindi" i asaj qe sot e njohim si UCK-ja... kushedi, ndoshta thjesht nji organizate terroriste... 

Tortura ashte nji vegel qi asht linde dhe perdore qe me krijimin e njerzimit. Ashte pjese e nji mekanizmit shkak-pasoje, ashtu sikurse dhe cdo gja tjeter, racionale apo jo. S'di pse e bajne kaq t'madhe mediat kte gja.

Tortura ashte nji vegel qi asht linde dhe perdore qe me krijimin e njerzimit. Ashte pjese e nji mekanizmit shkak-pasoje, ashtu sikurse dhe cdo gja tjeter, racionale apo jo. S'di pse e bajne kaq t'madhe mediat kte gja.

ke parasysh kur thone se cdo gjo varet nga kendveshtrimi?
Dmth, edhe un si ty mendoj vecse, nqse ato qe ka heq ky Avdyli, t'i kisha heq vet...robt shtetit, njerzimit, racionales dhe irracionales pa harru ktu dhe shkak-pasojen!

 po mor djal, puna asht se un rri ktu n'pune teme, nuk i shkel bishtin kujt... po t'shkoj tashi n'mes harlemit dhe t'gjej 2-3 zezake 2metrosha e t'bertas "what you lookin at you NIGGER m-therf-cker??" m'beso qe edhe un neser do isha duke dhane intervista pune turturash... fuck shkak-pasojen dhe rracionalen ater! lol

oh, kuptoj...ky dhe ai remziu do ken shajt salen si nigger apo jo? nqse po, ath. e paskan pas hak

nuk e di a je mundu ndonjiher ti bredharak me ba si i forti lagjes, ne nji kohe kur lagja e ka pas nji t'forte? s'ma merr mendja.

kjo eshte pytje me t'futme...sa kohe kam n'dispozicion me u pergjigj?

 Prap s'me ke marre vesht ti mu. Pytjet me t'futme t'bajne me perfundu si Avdyli, dhe un preferoj me e ba sh-rren n'banjo dhe jo n'shtrat. lol

Ju shume mire qe na keni nderuar me pranine tuaj ne bisede, shume mire edhe qe keni idene tuaj mbi Loshajn, puna eshte se ka ca gjera qe sikur s'funksionojne keshtu me rrahje e zhdukje ne fshehtesi. Aq e vertete eshte kjo saqe I. Kumbaron, ajo pjese e shtetit shqiptar qe e mbeshtet (sepse s'e besoj dot qe i gjithe shteti shqiptar te mund te mbeshtese shtaze te tilla), s'e mbeshtet dot hapur.

Zotni/zonje Teefa, sikur ky Loshaj dhe Remzi Hoxha te kishin qene thjesht spiune te serbit (ose pjese e ndonje organizate terroriste), ShIK-u i kish ne dore edhe gurin edhe arren per t'i akuzuar ne menyre te ligjshme, dhe natyrisht pa ju detyruar juve ketu te mbroni institutin e tortures. Por natyrisht punet duhet te jene pakez me te komplikuara dhe natyrisht hic te pastra.

Sa i takon lidhjes shkak-pasoje, mediat e bejne "kaq t'madhe" meselene sepse perdorimi i tortures eshte i ndaluar me ligj pervecse me njeqind konventa qe Shqiperia ka nenshkruar. S'di as ndonje ligj malesh qe te pranoje perdorimin e tortures, por cave u eshte shprishur edhe gjaku i malsorit.

Sa i takon lidhjes shkak-pasoje, mediat e bejne "kaq t'madhe" meselene sepse perdorimi i tortures eshte i ndaluar me ligj pervecse me njeqind konventa qe Shqiperia ka nenshkruar. S'di as ndonje ligj malesh qe te pranoje perdorimin e tortures, por cave u eshte shprishur edhe gjaku i malsorit.

nuk eshte se dua te 'mbroj torturen', por keto konventat qe thua ti, i kane  injoruar apo i kane thyer e vazhdojne ti  thyejne  brutalisht, ''shtepi me te mira'' se kjo e jona.   bile bash ata qe vete i  kane formuluar e nxjerre keto ligje....

ç'te  te kujtoj me pare, tha:  Guantanamo, apo rrembime te ''çuditshme''  qytetaresh ne Milano, Rome, Berlin, Këln, Paris, Marseje, Madrid..........

dua te them:  kjo bota e sherbimeve sekrete eshte e tille. pak misterioze  dhe si rrjedhim jashte kontrollit te ''ligjit''.smiley, gjithashtu.  jo, se po te dinte gjithe mileti se me se meren, si, qysh, e cfare bejne  keta,  ky sherbim, nuk  do te quhej me ''sekret'' pastaj.smiley

 

Po Beluli, por behet nami kur dalin ne shesh dhe sidomos, s'di a e ke vene re, s'del njeri t'i thure elozhe tortures, as sherbimeve sekrete.

vertet flitet per raste te tilla. flasin gazetare apo organizata qe mbrojne te drejtat e njeriut etj. po thjesht flitet...  se sikur bien ne ''vesh te shurdher'' , me duket mua.  nami do te behej  sikur te shihnim ndonje prej   autoreve  te ketyre rasteve  qe permenda me siper  para ligjit.    nuk di ndonje rast  deri tani qe ta kete pesuar ndonjeri.

per pjesen e dyte, ke plotesisht te drejte. torturen nuk e levdojne.. 

Hem, dhe ashtu sic thua ti s'eshte se Guntanamo u mbyll per shembull dhe edhe procese pati me ate rast.

Guantanamo nuk eshte mbyllur.

Po, paske te drejte, ne 8 mars* te ketij vitit qenka bllokuar urdheri i meparshem per bllokimin e aktivitetit. S'isha kaq e informuar.

*I referohem dates kur eshte bere publike ketu ku jam une.

".... Tortura ashte nji vegel qi asht linde dhe perdore qe me krijimin e njerzimit. Ashte pjese e nji mekanizmit shkak-pasoje, ashtu sikurse dhe cdo gja tjeter, racionale apo jo. S'di pse e bajne kaq t'madhe mediat kte gja..."

      Po more po! Edhe  me kohe e ne vakte te  shkuara, njerez  jo vetem jane torturu me asi .."veglash", ku njeriut prej tyre,  nuk i gjendet as eshtrat  e as varri, pasi qe  jane djeg edhe  te gjalle ne turre drush.Pse dreqin historia eshte marre edhe me kesi rastesh dhe ksi .."vegelash xhanem"!

  Si mundet te  flitet  gjer keshtu nga.... serbet?

Tortura ashte nji vegel qi asht linde dhe perdore qe me krijimin e njerzimit. Ashte pjese e nji mekanizmit shkak-pasoje, ashtu sikurse dhe cdo gja tjeter, racionale apo jo. S'di pse e bajne kaq t'madhe mediat kte gja.

xhevahir e shkuar xhevahirit.  

 thenkju sinjorushe, edhe une vete ka raste qe jam krejt spiQles kur lexoj vedin, habitem nga gjith kjo inteligjence. lol

Pa problem, flm juve qe i ndani me ne dhe s'na kurseni. 

O PF, ca filmi ka qene ai, ku tortura me e tmerrshme quhej "tortura e dhise", s'di a e ke pa, ia lyenin tabanin e kembes me uje me kripe edhe shkonte e lepinte dhija... lidh tjetri, qeshte sa tundej gjithe burgu prej tortures... me gjase film francez, tip lui de fine apo fernandel...

fernandel... fiks ahahahah... smiley

 

Njeriut qe i duhet kerkuar llogari per Remzi Hoxhen eshte pikerisht ky fare Avduli. I gjithe rrefimi i tij per rrugetimin nga Shqiperia ne Maqedoni dhe pastaj ne Kosove, pa probleme, hedh hije te forta dyshimi se ky ka pasur lidhje me sherbimin sekret serb. Mos valle SHIK e ka percjelle edhe Remzi Hoxhen ne Maqedoni si Avdulin dhe ky e ka shitur tek padronet e tij? Pse nuk tregon cfare aktiviteti "politik" ka bere ne Shqiperi? Mos ka qene aktivitet terrorist i nxitur nga sherbimis sekret serb e grek? Cfare pune "politike" kishte ky analfabet ne Sarande?

 Ke fole si burrat! Kta terroristat kosovar i kam fiksim edhe un. smiley

a je deshem a? Caj mali djema, ca mali, hiqni dore nga ato qe te humbin mendjen.

 LOL

  Aaa! Pjerin e ka nderuar shume  PPU-ne. Ne nje takim jo te rasteishem ku asistonte Ngjela, Lamja dhe une , Pjerini  debatoi  duke shpalosur "Vizionet e Qarta  te tij, per demokracine funksionale ne fushen ku  ekonomia nuk duhet te mbetet... pas e larg.Dhe aty  une pashe se vizionet e ca politikaneve te permendur per idera e vizione, nuk jane fort te Qarta 

 Diten e dyte,  te nje takimi tjeter po me Ngjelen, mund ta pohoje alidemsi konstatimin tim.Keshtu  qe mua me lind detyrimi te ndermarr nje nisme, duke e ftuar Z.Pjerin, bashke me alidemsin dhe olsib, ne nje dreke, me sygjerimin per  te konsumuar  prej atyre qe ..lindin ne uje dhe vdesin ne vere.Oren dhe diten  ka nderin te  na e njoftoje   Z.Pjer.Lokali..eshte  i  gjendur   ne Tiranen e sotme

E  quaj  nisme se nuk besoj te jete  e papelqyshme, qe kur vine nga larg antare kontribues te PPU-se te mos priten nga  ca prej neve kete hena.

Nuk e di  si e mendon Beluli kete nisme, por them se nuk do jete gje me  risk

 E thashe kete se bredh..  permendi Pjerin.Por edhe te  largohemi pake prej  tjerrjes me mendje te  kombinacioneve agjenturore,  ne kurriz te atyre qe ja u kane bere  barkun... me te  bute se kurrizin.. 

nuk eshte cudi nqse Ngjela i ofron Pjerit karrigen e vet te ministrit ne qeverine e ardhshme. Po kshu ka rrezik te ngelesh ti pa gje grave

 ...Te jete me rrisk kjo pune tha mo?E po e mori i paudhi kete puine.Mbetem dhe kesaj here

Ju kujtohet UCK vs FARK?

Ja kjo eshte arsyeja te tjerat jane dava dhalli.

Edhe per Kosoven politkanet deshin me nxjere fitime Njoni mbeshteste FARK e tjetri UCK dhe mbeshtje jo me llafe por me dru, kaish dhe plumb.

 

 

--------

 Tortura është mjeti më antinjerzor që ka shpik njeriu .Tortura është krimi më i egër shtetror(dhe jo vetëm) në të gjitha kohrat ndaj njeriut .Vrasja me gjygj a pa gjygj është shpëtim para torturës .Ata që mbrojnë torturën janë sadistë në shpirt e frikacakë në mentalitet .Tortura është bjerrja më e madhe e dinjitetit të njeriut .Paska këtu që justifikojnë torturën se e ka përdor "engjlli i tyre mbrojtës" .Rezil e faqja e zezë por poshtrim edhe për kët pellgpeshk . Asnji justifikim s'ka përdorimi i torturës .Njerzit luftojnë sot dhe për mirtrajtimin e kafshëve . 

 Me gjithe kete akumulim patriotik, une prisja qe ky gjate kohes se luftes te shperthente, te dilte para topit, por ky pikerisht atehere paska ikur.

me gjithe keta patriote shqiptare qe jane te gatshem te vdesin per atdheun e qe paskan qene edhe dikur, ne do t'ja mesynim rusise e lere me serbise qe do t'ishte kafshate fare e lehte per ne.

une mendoj qe sali berisha ka kryer shume krime ndaj shqiptareve, por prej ketij s'ka gje. hallall shuplakat e shkelmat qe ia kane dhene.

Nuk eshte puna se eshte dhene nje shuplake apo nje shkelm jo, eshte tortururar tjetri, dhe sido qe te jete, kushdo qe te jete, tortura nuk ushtrohet dhe pike.

E marrim per nje cast te mireqene teorine qe filani ka punuar kunder interesit te Shqiperise, atehere per mua edhe sikur ta vrasin, nuk do protestoja, sepse eshte shqiptar qe punon kunder vendit te vet me vetdije, por ta torturojne eshte tjeter pune. Tortura nuk ka vend ne nje shoqeri. Deri tani vetem nje gje eshte e faktuar, qe shiku ka kryer tortura, nasgje tjeter nuk eshte e faktuar. Sic e ka thene edhe fini me siper shiku i ka pas te gjitha ne dore, po te donte ju a bente gati dosjen dhe i raste ne burg brenda ligjit, por gjerat jane me te pista se kaq, dhe fakti qe keta i jane dorezuar pales maqedonase tregon me se miri kete gje. Nqs provohet qe keta persona kan punuar kunder interesit te shqiperise dhe jan ndaluar nga shiku atehre shiku ka shkelur ligjin duke i nxjerre jashte shqiperise ne menyre te jashteligjshme pa u perballur me drejtesine.

Puna eshte tek mentaliteti, qe kemi pasur atehere nje shik te drejtuar nga njerez me mentalitet primitiv, dhe kriminele qe nuk njohin ligj, dhe c'eshte me e keqja eshte se te tille njerez qe kan ushtruar torture e kan vrare si kriminele njerez dhe i kan zhdukur ata i kemi trajtuar me nderime zyrtare para dhe mbas vdekjes. Problemi eshte se akoma vazhdojme qeverisemi nga njerez mbi te cilet rendojne qindra e qindra te tilla krime, te pakten, dhe me keqja fare, edhimshme ne fakt, eshte se ka njerez qe edhe bejne apologjine  e ketyre monstrave. Me fal po une nuk mund tja lejoj vetes te kem nje bashkeidentifikim me te tille frymore, qofte edhe identitet kombetar etj etj, ne rradhe te pare fare njeriu duhet te kete nje grimce njerzllek brenda vetes...

 :O

nuk di sa i informuar je per ceshtjen, por komenti jot eshte ndoshta po aq cnjerezor sa torturat qe kane marre keta..

 Dj_ch  ku e sheh çnjerzoren tek postimi i Orës ? E lexova dy herë po thashë po e pyes më mirë se qenka shumë e pakapshme .

 Djema, i lexova komentet tuaja, dhe ajo qe them per kete ceshtje eshte pikerisht ajo qe kam thene tek Vizione te qarta, se Shqiperise nuk kane c`i duhen lojrat me agjente te dyfishte, me ShISH, me mizaskena, me keshilltare qe i mbajne peng politikanet shqiptare me lojrat e tyre, qe eshte humje kohe. Shqiperise i duhet nje platforme e qarte ekonomike, nje manaxhim i perkryer i ekonomise, sipas rekomandimeve te mia aty ne liber, ose dhe te njerzeve, intelektualve te tjere perparimtare.

Grava te falenderoj per ftesen qe me ben. Cdo mendim i pjekur qe hidhet ne tregun politik dhe ekonomik, eshte si ato erzat qe i japin lezet gjelles. 

Erza Shqiptare apo Zvicerane?

m'degjo mua Pjer:
modestia qe t'karakterizon nuk ka per te dhene kurre shansin me kap vendin qe te takon ne shoqeri prandaj duhet me e flak tutje. Vetem kshu mund te besh dicka per Shqiprine.

flm!

ballistet ne ket vend e kan pas veshtire. se balli kombetar shqiperine etnike e kishte mbyll per hesap te vet 1944. po ca ti bosh enverit dhe te kuqve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).