NOA

Kryeministri Berisha gjatë ditës së sotme ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Universitetit të Tiranës dhe ETS Global.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo është një nga marrëveshjet më të rëndësishme që firmoset me një institucion privat të SHBA, si ETS Global.

Duke theksuar faktin se për një vend të lirë, gara është konstantja e tij më e madhe, Kryeministri  tha se sot, gjuha e garës është anglishtja. “Ndaj edhe vendimi i qeverisë, i kësaj maxhorance, e bën Shqipërinë, sipas dijenisë sime, vendin e vetëm në Europë, “anglishtja me ligj”, theksoi Kryeministri.

Por sipas tij, duke i dhënë një përparësi  të padiskutueshme gjuhës angleze në vendin tonë, nuk zvogëlohet aspak hapësira për gjuhët e tjera të bukura të kombeve të Evropës e botës, por përkundrazi, u jepet atyre një dimension i ri, i merituar.

Ndër të tjera, Kryeministri  inkurajoi rektoratet e universiteteve tona që të përparojnë gjithnjë e më shumë testet në të gjitha fushat, sepse ato janë objektiva ambiciozë e fisnikë për t’u realizuar, janë rrugë e sigurt për të rritur cilësinë në sistemin tonë arsimor.

“Kombi duhet të jetë bi-lingual, me gjuhë shqip dhe anglisht. Të gjitha kombet që kanë arritur këtë standard kanë përfituar shumë prej tij dhe kanë arritur nivele të larta të zhvillimit, – natyrisht jo vetëm nga ky standard, por  para së gjithash e mbi të gjitha sepse kanë qenë kombe të lira. Por ne sot jemi një komb i liri dhe duhet të lakmojmë standarde të larta”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij.

Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar gjatë ditës së sotme, të dy institucionet bien dakord për të ndërtuar një marrëdhënie partneriteti afatgjatë, i cili përfshin të gjitha shërbimet që ofron ETS.

Kjo marrëveshje do të fillojë me ofrimin e dy testimeve të gjuhës angleze të lëshuara nga ETS, të cilat janë TOEFL dhe TOEIC nga Universiteti i Tiranës.

Këto dy testime të cilat jepen në formën “paper-based” do t’i jepen Universitetit të Tiranës si ekskluzivitet për Shqipërinë.

Të dy institucionet ranë dakord që partneriteti i tyre do të vazhdojë në përfshirjen edhe të testimeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht, të lëshuara nga ETS.

Ndërkaq të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori i SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu, Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, Drejtori i Përgjithshëm i  ETS Global,  Zoubir Yazid si dhe pedagogë e studentë.

35 Komente

 hàle-lù-ja!

Hale-lu-ja them dhe une, me shume hale se lu-ja, ama! smiley

Berisha sheh endra ne diell!

Kombi duhet të jetë bi-lingual, me gjuhë shqip dhe anglisht.

Si eshte puna, mos ka plase gje emigrimi  anglez ne shqiperi dhe duhet mesuar gjuha zyrtare shqipe, apo gjuha zyrtare shqipe duhet zevendesuar me anglishten ?

 

 

JO SHOKU DUHET TE PERGATITEMI QE TE JEMI SA ME KONKURUES NE TREGUN E PUNES ATE HUAJ QE DO TE HAPET. TI JETON EDHE NE ANGLI, KAQ TE VESHTIRE E KE TA KUPTOSH QE ANGLISHTJA ESHTE GJUHA E PUNES??????

Faleminderit per editimin!

Jo bilingual, po tribal!!

Z. Berisha,

E para: kombi nuk behet si te do qefi ty, por lind i tille, me nje gjuhe shqip ose anglisht sipas sojit te nenes e babes. 

E dyta: Kush qekan keto shtete bi-linguale perveçse ish-kolonive te mbreterise se bashkuar, apo neo-kolonive amerikane?

E treta: a ka qene/eshte Shqiperia koloni e SHBA-se apo e MB?

E katerta: si/ku do forconi me ligj perdorimin e Anglishtes?

aj em veri konfjuzd for ze fjuçer! maj gad, maj gad, kip gard of dhe brejn of aur hed!

S'e lexova cfare thoshte. Do na ndahet kjo qe kemi, apo do na shtohet ndonje tjeter?

Mire qe s'po na ben greqishten po he!

shume prekese. pothujse shume e bukur per te qen e vertete. ca doni, me viza ju boni, ne nato ju futi, me dy gjuhe ju boni, komonuelthin nen komet tuja e keni, cer doni mo. tani qe u bom dygjuhsh, duhen menu edhe ato kurset kunder analfabetizmit, iu erdh siraja si per shqip ene per anglisht. imagjinoj msusin ne fshatrat e tirones duka ia u shpjegu anglishten katunit ne kursin e mromjes per kollajllik ashtu si e shkrun zotrulsi, po msoni mer derra, hapnia syt, merrni keltur anglosaksone*, dhis iz e pis of cok.

*s'di cdo thot avkat ngjela per ket nisme. kush do i peshoje me shum ne shpyrt, armiqsia e thell per salen apo dashnija e pakufishme per angloamerikont.

 emo, me kujtove nji tirons te vjeter ne vitet 96-97 kur shqiperia ziente. Kur hapej debat per Salen ai fillonte: "Po c'keni mer me Salen, c'keni me salen. Shkoni ku t'doni, boni ca t'doni. GJITHA i hapi GJITHA" smiley

Tani, nese gjer sot TOEFL jepej ne disa qendra ne gjith Shqiperine, sot do te jete eksluzivitet i UT? Dmth, UT do te jape licencat per provimin e TOEFL-it apo do te jete e vetmja qe do ta administroje provimin?

Emo,

I zjyshe inglishteje te fakulteti i gjuheve te hujshme edhe sot e ksaj dite nuk e bo dot dallimin midis shit dhe sheet.. ene kur i kerko robvet gjith nerva fleten e provimit nuk i thote give me that sheet of paper, por give me that shit... smiley 

Por sipas tij, duke i dhënë një përparësi  të padiskutueshme gjuhës angleze në vendin tonë, nuk zvogëlohet aspak hapësira për gjuhët e tjera të bukura të kombeve të Evropës e botës, por përkundrazi, u jepet atyre një dimension i ri, i merituar.

A ka njeri qe mund te ma shpjegoje mua me fjale me te thjeshta, kete dimensionin e ri e te merituar perkundrazi!!!

Faleminderit

P.S. Une e di qe gjuha e dyte zyrtare e Shqiperise ka qene frongçja, e futur kjo ngaqe Enveri ka studiu ne France. A d.m.th ky lajmi i fundit qe kjo u zevendesua nga gjuha angleze, apo kot derdellisim, se ky po qe do ishte nje lajm i mire ne fushen e dekomunistizimit.

eshte shume e komplikume ajo qe kerkon ti PF. E kalon nivelin e blogut. Si me ta thon, ne sfond te inglishtes, frengjishtja vjen me e mire, me e mushme, me e kompletume, si brumi nen maja. dhe ne sfond te ketyne te dyjave pastaj, edhe spanjishtja shpaloset me mire. Pune te thella me sinergjira kto, i din ata lart. njera dore lan tjetren, te dyja lajn fytyren, dora dores, me lart, me larg, me shpejt, lire dhe mire, pa firo.

 Nejse mo. Mu me pelqeu shume ai perdorimi i fjales perkundrazi.

Me solli ndermend strukturen e parrullave te vjetra te tipit. "te luftojme liberalizmin, por pa harruar konservatorizmin". Multitasking d.m.th. ose shqip "merre me shumice".

edhe nji para se me i hy roncem prodhimit te mbivleres. maj men i shok qe thoshte tu u tall per tallonat: talloni nuk eshte ngaqe s'ka, perkundrazi, eshte per nje shperndarje me te mire, me te drejte, me harmonike, me perpjestimore, me te planizuar (booo cer fjale mer), me efikase... vazhdoje listen e krahasoreve me nja 15 items PF.

ps nje instruktor i ekonomise agrare ta cante tr*pin me kto, tmerr se nuk ksihte as libra dhe duhej ta shkrujshe cer thoshte ai, dhe ai keto krahasimoret i shoqeronte me "se pari... se dyti... se tetembedhjeti" dhe ishte aq RR K, sa i kerkonte me po at sira ne provim, psh, harrove te thuash "se shtati, me harmonike".

e rrofsh forever more Salë, 

që na bëre bilingualë

hoho!! 

E rrofsh forever dear leader 

e from Vlora der në Dibër!

hoho... 

si i thoin gjunah ne anglisht - perktheje genc...

ah more kriminel, po ne amerike gjysma e shtetasve qe banojne atje nuk e dine gjuhen angleze, ose e dine aq sa per te kryer nevojat personale. Sado te mundohesh ta kesh mire me ameriken, ata kane per te ta fut, ashtu sic ja kane fut te tjereve qe ishin si puna jote:vrases dhe kriminela.

 vallaj sheme, ktu ka rob qe nevojat personale i kryjne pa fol anglisht hic. Un jom nji ikzampell smiley

Pelivan Berisha, don me i nis gjithe socialistet ne Amerike.

Emmmm, s'eshte ide e keqe, edhe i heqim qafe, edhe mesojne nje gjuhe te huaj, kulturohen.

Nuk e dija qe ishim komb njehere...

Per te arritur sukses ne ekonomine e sotme globale duhen  perfeksionuar dy elemente te rendesishem;gjuha dhe komunikim i shpejte.Te dytin shqiptaret po arrijne gradualisht nepermjet perqafimit te programit  ne "Moshen e Internetit" kurse te paren  Sala kerkon ta pershpejtoje  sa me shume,pasi jemi disi te vonuar ne krahasim me vendet e tjera.Nuk do kete ligje te detyroje te moshuarit te ndjekin kurset e gjuhes anglese...pervec atyre qe kane deshire.

 Oooooo Kaposh, po ne po harrojme shqipen mer daje, e ç'na duhet anglishtja, apo kot per sport......

Atyre qe u duhet e kane mesu, po atij mikut tim qe eshte rreze Tomorrit, perse i duhet gjuha e inglizit, se edhe dhente, nuk e dine ate gjuhe......

 Edhe un qe sa po i futesha gegnishtes! Hajde mo, po e lej prap e po i futem anglishtes me themel nashtina.

Paj Zotin se une s'e mora seriozisht ket (si zakonisht me i llaf), po me ter men, tani qe e menoj, pervec atyre gomarlleqeve me TOEFL, si mendohet dygjuhesia? Dmth qe komunikimi me aparatin shteror mund te behet edhe anglisht ne menyre te detyruar? Psh te shkosh ne nje zyre, ta zeme ne Lac, edhe t'ia kercasesh ne anglisht atje, do jene te detyrum si Ceco te te mbarojne pune? Se kete ka dygjuhesia "me ligj", apo jo? Dokumentet, tabelat etj ne dy gjuhe - sidozot spanjishtja knej nga ne.

Se sa per ate qe robt te vihen ne rresht me msu anglisht, ket besoj se as filmat vizatimor nuk mund ta perdorin per plot.

Nderkaq "dekretimi" i dygjuhesise per mua, futet ne rubriken "gjera te uleta dhe idiote" nenndarja "gjera shume te uleta".

“Ndaj edhe vendimi i qeverisë, i kësaj maxhorance, e bën Shqipërinë, sipas dijenisë sime, vendin e vetëm në Europë, “anglishtja me ligj”, theksoi Kryeministri.

A e dine Britania e Madhe, Irlanda dhe Malta qe z. Berisha i ka perjashtuar gjeografikisht nga Europa?

 

E si e kaloi anglishtja harbutcen??? Apo thjesht e thote sa per letra ky??? se realiteti flet ndryshe. Ky eshte mjeshter i harbutces, te gjithe qafleshet e vet i ka mjeshter te saj, gjithe partine e ka mjeshtre te saj, gjithe median e vet e ka mjeshtre te saj, gjithe popullin do ta beje mjeshter dhe zoterues mjeshteror te saj... ose zjarri i perpifte te gjithe. Mos luani me zemerimin e Berishes, o hoi polloi... zbatoni ligjet, dekretet dhe statutet e tij... plotesoni endrrat e tij, ose ju piu e zeza. 

ush he dreq, boll u mendove se le nam...

tani e vetmja gje qe i ka ngelur sales  eshte te propozoje  qe  te nxihemi ,ne menyre qe  populli liridashes i liberise dhe ugandes  te mos kete  ndonje avantazh tjeter ndaj  nesh    I AM ALBANIAN

une them bilingual eshte , PS dhe PD, dy gjyhe te ndryshme flasin perderisa nuk merren vesh

bravo ia kane arritur kesaj dite

Pse bi dhe jo tri? smiley

There's tri???

Heu bre! majnd bogglling!

rielli?

heu bre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).