berisha-ju-te-paret.jpg (240×180)Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për kryetar të Bashkisë së Vlorës, Ardian Kollozin, duke kërkuar nga qytetarët vlonjatë mbështetjen e tij. Berisha ka theksuar se mazhoranca kërkon votën në Vlorë pasi ka investuar në këto katër vjet rreth 400 milionë euro.

Kryeministri edhe pse ka theksuar se nuk do të merret me kundërshtarin e tij politik, ka sulmuar Edi Ramën duke e konsideruar si një humbës të çdo beteje që ka ndërmarrë.

“Vlora është e para. Ne vijmë këtu sot tek ju pasi Vlorën e Ismail Qemalit e kemi shndërruar në Vlorën e NATO-s. Ne vijmë këtu pasi Vlorën e flamurit e kemi bërë qytetin e qytetarëve që lëvizin të lirë në mbarë Evropën. Ne vijmë sot tek ju për të paraqitur kandidat për kryetar bashkie birin tuaj të shquar, pasi Vlorën e keni bërë të njohur në mbarë botën, pasi priti në këto katër vite turistë më shumë se në të gjitha kohërat të marra së bashku. Ne paraqesim sot Ardian Kollozin para jush pasi kemi investuar në rrugë, në shkolla, në kanalizime, në ujësjellësa, vreshtari, ullishte, rreth 400 milionë euro, më shumë se çdo kohë tjetër”, tha Berisha.

“Ne paraqesim sot Ardian Kollozin sepse me të ne duam të përgatisim Vlorën në 100 vjetorin, Vlorën e flamurit, kryeqyteti i shqiptarëve. Jam këtu për t’u garantuar se çdo projekt të kryetarit tuaj të ardhshëm, qeveria do ta mbështesë”, shtoi Berisha.

“Le t’i themi zotit Edi Rama se rruga e vetme e jotja është rruga e karriges tënde, është rruga pa kthim, është rruga e asgjëkundit. Rruga jote është rruga e konfliktit, bllokimit, ndërsa jona e mirëkuptimit dhe zhvillimit. Kryetar bashkie në Tiranë në katër vitet e shkuara nuk ishte Edi Rama, por Sali Berisha. Duhet t’i them këtij zotërie se tipar themelor dallues, midis njeriut të qytetruar është përgjegjësia qytetare, ndaj dhe zoti Rama në këtë fushatë të garantoj se nuk do merrem me ty. Je politikani i vetëm që s’ke fituar qoftë dhe një betejë të vetme politike. Socialistëve u shpreh nderimin tim, por u rikujtoj se kryetari juaj që nga mëngjesi deri në darkë bërtet për beteja politike, ka humbur dhe do humbas çdonjerën prej tyre. Në krye të PS-së Rama nuk erdhi vetë, e solli Fatos Nano dhe Sali Berisha. Dil në skenat e mbarë vendit. Dil për karrige, unë për interesat e qytetarit”, theksoi Berisha.

Ndërkohë kandidati i PD-së, Kollozi ka theksuar se do t’i japë fund betonizimit të qytetit dhe shpërfytyrimit të tij nga ndërtesat shumëkatëshe.

“Do ia kthejmë fytyrën sheshit të Flamurit”, ka theksuar Kollozi.

55 Komente

Nje tjeter shembull qe ne nivel lokal, eshte antivlere t'i japesh voten si njerit, si tjetrit.

Por ja qe ne eshte per te votuar, votohet per tjeter arsye.  Dmth votohet kunder.  Dhe s'ka se si ndryshe, se perpos te tjerave, mjafton fjala

Nuk e njoh kandidatin e PD-se, di vetem se ka qene 2 here deputet (qe prej 2005-es), por nuk e kemi pare shpesh neper debate ne Parlament apo ne Media.

Gjithashtu, nuk e njoh fare problematiken e Vlores, hallet dhe problemet qe kane vlonjatet me pushtetin vendor. Shpetim Gjiken pata rastin t'a "shoh" nga afer para 2 vitesh, ne avionin Tirane - Antalya : burre i mire e familjar dukej (ishte me gruan dhe me kalamanjt), vetem se at mustaqet te fusnin frike  smiley

Ndaj, pres qe vlonjatet te shprehen vete per qytetin e tyre dhe porblematikat e tij.

Dua thjesht te di nese Vlora ka pasur ndonjehere ndonje Kryetar Bashkie nga PD-ja, apo ajo eshte si Shkondra me PD-ne : nuk ndryshon kollaj ^^

Elam Sharra i PD-s.

Ka pasur lefty kryetar bashkie te PD, bile edhe ne zgjedhjet parlamentare PD ka qene fituese ne Vlore, behet fjale para 97. Ne 97 dhe pas saj PD-ja ne Vlore u vu nen terror e presion. Demokratet e Vlores, ku sigurisht nder kryesoret jane edhe Kollozi, Kreshnik Cipi pa harruar Agron Sharren etj. riorganizuan degen e PD-se dhe ne 2005 dolen mjaft mire ne zgjedhje e pergjithshme por edhe ne 2009. Qeveria e pas 2005, ndryshe nga qeverite socialiste qe diskriminonon Shkodren, ne Vlore ka investuar rendshem. Gjithe kjo vemendje ndaj Vlores perkthehet edhe ne me shume vota dhe jam i bindur qe kesaj rradhe ne Vlore do permbyset rezultati, fiton Kollozi i PD. Balli, e djathta dmth. ka pasur perkrahje te madhe ne Vlore, pavaresisht ca zonave te kuqe aty.

Ben mire te mos ta perdoresh kete gjuhe ti dhelper ferrash me show ne Politike . Jo vetem qe je INTRIGANt e percares por qenke edhe "dhelper " ferrake . Deri dje na caje TOROVELLEN me zona Operative Vlore -Mallakaster , sot na torollis me ..... Balli, e djathta dmth. ka pasur perkrahje te madhe ne Vlore, pavaresisht ca zonave te kuqe aty.

Digjo jane kohe te tjera dhe Kollozi eshte"safi " i prodhimit te zones se pare Opertive Vlore - Mallakaster , nuk eshte Perfaqesuesi Juaj i PD apo i Ballisteve te tu !. Prandaj hiq dore njehere e pergjithmone nga teori percarese IDIOTESH me ore te mbetur ne Kullen e Vucidolit .

Ju jeni me te verte sahanlepires , por Vlora eshte qytetare dhe do zgjedhe nje djale te sain pa ja patur nevojen kultures tuaj me "bastione" ....Kavaja DEMOKRATIKE ( fshat ) dhe Shkodra "djepi kultures "  smiley .... jane fendrat tuaja si produkt i teorive lefqenese te k/Mullahut e k/Percaresit te Shqiptareve , Sali Ham - Hum Berisha . Ato as kane qene dhe as kane per te qene pjese te ndara nga kultura e Shqipetareve qe dhe vet e dini  e lepiheni si qener pas Vlores . VLORA KA QENE DHE DO MBETET si Qendra Historike e   Levizjeve Shqiptare per Liri , Drejtesi e Pavaresi , perfshi edhe levizjet e revoltat e 97 !

Sa me larg duarve e teorive te ndyra te loteve te krokodilit e Kusarit Berisha  aq me mire do jete , ndryshe atij dhe ketyre me showpolitiks u duhet trguar gjithnje qe ka nje vjershe te te madhit DRITERO per shkopin e Flamurit ne sheshin e Flamurit VLORE !

 5*

Gezim Zilja gjthashtu.

Nuk ka qene kryetar bashkie Gezim Zilja, por deputet i PD-s. Nuk besoj se PD-ja ka per te fituar ndonjehere ne Vlore per sa kohe mbledh rreth vetes llumin. Mund ti vjedhin votat por per te fituar kurren e kurres. Politicsshow, Vlora eshte maksimumi 40% me PD-ne. Vlonjatet jan patriote dhe nuk e japin voten tek anti-shqiptaret.

Paske te drejte, nuk e di perse me eshte fiksuar si deputet i vlores, ndoshta ngaqe ka folur atehre ne parlament ne 97-n, duke i ber thirrje berishes te mirekuptonte vlonjatet a dicka e tille... pse u largua Elami nga bashkia atehre? Mir qe, njerezit thone qe bente parane e dynjase atje...

po pra, pikerisht. meqenese Elhami u perfol shume dhe pati pakenaqesi  ndaj tij, atehere kryesia e PD  nuk e kanditoi per 4 vjecarin e ardhshem.  por kanditoi Gezim Zilen.  e kam pasur gjiton.  burre i shkelqyer. integer. ka qene profesor matematike te shkolla e marines....

E njoh, dmth e njoh si vlonjat, jo personalisht, i vllai (Kotua) ka qene edhe tranier futbolli per moshat e reja. Per Gezim Zilen nuk eshte folur keq te them te drejten, mesa kam degjuar une.

 Kam lidhje me te 4t smiley

Gezim Zilja eshte njeri shume i mire, por ne fushaten zgjedhore te 1996 per kryetar bashkie, PD-ja ishte e sponsorizuar nga Gjallica, Vefa, Kamberaj dhe Cenaj, 4 firmat piramidale me te fuqishme ne Vlore. Pas ngjarjve te 97-es ia hodhen shtepine ne ere dhe Gezimi familjarisht u spostua ne nje qytet tjeter te Shqiperise per te mos rene pre e barbarizmave te atehereshme. E njoh sepse jam rritur me te bijen dhe ime me ka qene mesuese per vite me radhe tek shkolla "Ali Demi" dhe Gezimi ka qene drejtor atje. E kam mik familjar me pak fjale.

Elham Sharra, pjestar i nje familjeje qe zaptoi shume toka ne Vlore, ka qene komshiu im dhe per te kam opinion, te bazuar ne fakte natyrisht, tejet negativ.

 

Shpetim Gjiken, e kam patur drejtor tek shkolla "15 Tetori". Sa per saktesim, ai nuk ka femije, ndoshta ka adoptuar ndonje kohet e fundit... Per mendimin tim, ka punuar shkelqyeshem me Vloren. Eshte njeri i qete dhe serioz, qe impenjohet maksimalisht ne shume drejtime. Nese fiton, do ishte gje mese e mire per qytetin tim.

 

Ardi, eshte daja i shokut tim me te ngushte. Eshte i ri dhe i pasur, qe punon pa buje dhe pa uleritje berishiane. Them se edhe me te Vlora s'do kishte probleme per t'u bere akoma me e zhvilluar dhe i rregullt si qytet.

 

Fitofte me i miri smiley

paranoja, nje korigjim te vogel persa i perket Gezim Ziles.  nuk ja hodhen shtepine ne ere, por  kane qelluar me kallash te dritaret e shtepise nga tarraca e pallatit perballe.  mbi cerek ore.  terrorizuan jo vetem familjen e tij, por  gjithe pallatin.  bashke me ca gjitone te tjere, e ndihmuam Gezimin dhe familjen e tij ate nate.  e strehuam diku....  une nuk jetoja ne Shqiperi (Vlore)  por u gjenda atje. vajta ''gjoja'' te  shpetoja parate nga firmat.smiley

 Po t'ia kishin hedhur ne ere nderkohe qe ishin brenda, do kishin vdekur. Pasi kane ikur nga ajo shtepi, i kane hedhur dinamit brenda. smiley

Mundesisht nofkes sime mos i jep trajta femerore, he te lutem.

po pra,  Gezimi e braktisi shtepine pas incidentit qe thashe me siper, ''bresherive kallashiane''.smiley.  per kete qe thua ti, nuk e di.  por edhe mund te kete ndodhur.  a, mos harro, ai nuk jetonte ne shtepi te zakonshme 1 kateshe,  por ne nje hyrje pallati ''5 katesh'' ne katin e trete.  keshtuqe po te kishin hedhur dinamit, do merrnin ne qafe, ne mos tere pallatin,te pakten gjysmen e tij...

me fal per nofken. nuk e mendova ashtu.

  • Neki DREDHA

  • Niko VEIZA

 

O Belul po pse edhe keta jane bere kryetar bashkie ne Vlore?!

po. edhe keta kane qene per nje periudhe  relativisht te shkurter.  te dy kane profesionin mjek, apo ne gjuhen popullore doktor. dhe te dy kane qene perfaqesues te PS-se.

A nuk jane keta te njejtet qe perfliten per ato qe ndodhen ne 97-ten si shpatull me shpatull me Zanin?

Ne vijmë këtu pasi Vlorën e flamurit e kemi bërë qytetin e qytetarëve që lëvizin të lirë në mbarë Evropën.

Po sikur s'e bete ju o z. Berisha por skafistet. Apo tani po thua qe ti je pjese e skafisteve? smiley

Skafisteve qe ne 2005 nuk ju degjohet zeri. Ishte kjo qeveri qe ndaloi trafikun e turpshem nga deti dhe pas liberalizmit te vizave, kjo eshte vetem nje histori e larget. Mos u beni kaq ekstremiste dreqi e mori duke mohuar cdo gje se humbi cdolloj besueshmerie.

  1. Ne ca raste komentet jane me shaka/sarkazem - dhe ca te verteta te nderthurura aty ketu.
  2. Megjithese personalisht jam kundra trafikut te cdo lloji, e verteta, ndonese e hidhur, eshte qe skafistet kane derguar njerez ne Evropen para Berishes - pavaresisht se ishte ne menyre ilegale.
  3. Ti vete ke patur mundesi te shkosh tashme ne Itali apo ne ndonje vend tjeter te Evropes pa patur nevoje per vize?
  4. Personalisht me jane neveritur njerezit qe nje e dy thone "sa paguhesh per keto komentet" po dreqi e mori, si ka mundesi qe jane disa tipa, nga te dyja partite kryesore, qe s'lejne teme pa u futur me zell per cdo gje. Eshte me te vertete "mind boggling" dhe te ben t'u japesh te drejte me zor atyre te tjerve qe permendin pagesat.

Znj. Gjembi , jam menduar dhe unë për këtë shprehjen "paguesh që flet kështu " kur e ke kritikuar dhe një herë tjetër por s'kam pasur rast të thoja diçka dhe sot më solle rastin (me vonesê se ka kaluar një ditë por nejse ).Është e vërtetë që dhe mua më dukej shprehje koti dhe s'ishte kundërargument por pas  21 janarit kur kam  lexuar komente në favor që me thonj e dhëmbë mundoheshin të justifikonin vrasjen e 4 protestuesve apo në rastin më të mirë të barazonin dhunën e demonstruesve me vrasjet politike të pushtetit kam ndryshuar mendim .Pyetja torturuese është : ç'farë i shtyn kta njerës të mos dënojnë as formalisht në një forum dhe me nofkë ,lene ma kur janë mijra Km larg atdheut, një krim kundra NJERIUT ,të dënueshëm pa mëdyshjen më të vogël , ligjërisht , moralisht e politikisht ?

Vazhdo ndiqe bashkëbiseduesin më poshtë dhe prapë të lind pyetja mor si ka mundësi ti thotë të zezës , e bardhë ? Si si vjen ndot nga vetja ? ç'farë shtyse ka ? Nofkën e tij se njeh kush që ti kërkojë llogari dhe sikur të jetë antar partie . Sala e  bashkëpuntorëte tij do ngurronin ta bënin ktë nën një nofkë të panjohur. Unë e kam gjetur pjesërisht përgjigjen ; këta janë njerëz të punësuar nëpër ministri e ambasada jasht vendit (ndoshta zëdhënsa , mardhënie me publikun )  dhe janë të ngarkuar me këtë .Them pjesërisht se jo të gjitha rastet i gjykoj kaq rëndë dhe kur bëhet fjalë për 21 janarin dhe kam nevojë dhe për mendimin e të tjerëve .

Sa për skafistët përjashto trafikimin e vajzave apo keqtrajtimin e hallexhijve në disa raste  ka qenë një zgjidhje e mirë për shumë hallexhij që s'paguanin dot "çmimin" e vizave që shiteshin në treg nga ata që pengonin liberalizimin e vizave (ambasadat mike ) Dhe skafet nuk ishin për turizëm por nevoja jetike punësim dhe mirqenie si emigrant . Liberalizimi i vizave e heq mundësinë e punësimit dhe të emigrimit aq i nevojshëm në kushtet e politikave ekonomike të mangëta apo pa visione të qarta (siç thotë Pjeri).Ajo qeveri qê do të mundësonte punsimin sezonal lene ma afatgjatë sa më shpejt me të vërtetë do kishte të drejtë të mburrej për një arritje politike të kënaqshme .Liberalizimi është gjë e mirë për ata që kanë mundësi po nuk zgjith asnjë problem .Rradhët për viza ishin të gjata për efekt të prapamendimit për punsim .

Kollozi nuk ka asnje shanc ne Vlore, sepse eshte Kolloz ne radhe te pare dhe sepse perfaqson PD ne rradhe te dyte. Berisha akoma se ka kuptuar qe vlonjatet  mendohen mire kur votojne, mund te kalojne te gjithe djathtas apo majtas ne varesi te kandidatit apo programit me te mire dhe dijne te sanksionojne ata qe vjedhin apo mashtrojne.

PD ka bere shume deme aty, ndaj veshtire te votohet serisht, per te fituar duhej patjeter nje kanditat me i nderuar dhe i ndershem i  ndonje partie tjeter te djathte ose nje i pavarur. Por kush e di strategjine e Saliut, ndoshta ai po kerkon thjesht qe te heq qafe Kollozin!.

Ne 2005 PD doli mjaft mire ne zgjedhje pasi  premtuan se do te anullonin TEC-in dhe Petroliferen e Fatos Nanos. Premtimi ne fakt ishte edhe "elektoral " qe ne gjuhen berishiste dmth mashtrim, TEC-i u be si perfundim ndersa Perolifera eshte ne mbarim e siper. Ndaj  qe pas 2005 Vlonjatet si kane votuar me PDistet e s'kane per ti votuar ndonjehere per mendimin tim dhe jane te nderuar per kete. Nuk duhen votuar kurrsesi mashtruesit dhe shkaterruesit. Problemi nga ana tjeter eshte se nga kjo perfitojne socialistet dhe Sh. Gjika qe shihen si e keqja me e vogel, me pak te demshem. 

 

“Do ia kthejmë fytyrën sheshit të Flamurit”, ka theksuar Kollozi.

po beri kete, hallall.....

 ai shesh historik, ka 20 e kusur vjet qe eshte per turp te zotit.  kryebashkiaku i tanishem, ka pasur kohe te mjaftueshme te vinte dore  ne te. mund te thuash pa frike qe mosrregullimi apo mossistemimi i ketij sheshi historik, eshte deshtim i Shpetim Gjikes.

Po si more hallall? Or taj ate mos e thuaj se vallahi Kollozi eshte i tille qe mund te ta ktheje Sheshin e Flamurit ne nje qender te madhe tregtare e mu siper momnumentit te I. Qemalit te ndertoje ndonje dyqan me canta grash, apo te ta betonizoje komplet me pallate 12 kateshe sic kane filluar te betonizojne plazhin kollozi+PD+Shpetim Gjika . 

Gjithsesi nuk e ben dot se nuk fiton, as 20% s'ka per ta kapur. 

Belulo eshte ashtu sheshi i flamurit sepse i ka vene gradhin ai kerma i PD-s, i krimburi me para..... s'ka asnje faj bashkia. Vlores i duhet patjeter nje kandidat i pavarur ta heq qafe Gjiken, ka plot djem te mire e te nderuar ai qytet. PD-ja ka per te fituar ne Vlore vetem kur te tregoje se eshte parti qe mbledh rreth vetes edhe njerez te nderuar e te respektuar me nje gram inteligjence. Deri me sot nuk e ka treguar kete gje, prandaj ska per te fituar ndonjehere.

Ora, kjo idea jote per kandidat te pavarur,eshte e mire. por e parealizueshme.  sado burre i mire, intelektual i zoti etj, te jete, nuk fiton dot.  si ne gjithe Shqiperine, njerezit do te votojne ose per kandidatin e PS, ose per ate te PD.  ky eshte realiteti.

Berisha ne 05 premtoi qe te mos lejonte ndertimin e kater TEC-ve sic ishte plani i Nanos dhe jo te nje Tec-i. Ky premtim eshte mbajtur plotesisht. Petrolifera eshte brenda normave mjedisore te perendimit. Demet me te medha Vlores ja kane bere ata qe e qeverisin qe nga 97. Nga qytetet te bandave e kthyn ne qytet te skafisteve, tani ne nje qytet te shkaterruar nen drejtimin e Gjikes. Qeveria pas 05 ka investuar miliona euro ne rruge, ujesjellsa etj. Vlonjatet nuk votojne me teorine e "hurit te kuq". Jane njerez patriote dhe me mend qe nuk i japin voten nje huri thjesht pse perfaqeson siglen e PS-se.

a punon kjo petrolifera apo eshte bere muze?

Dmth ti e pranon qe Berisha ka mashtruar por

"Petrolifera eshte brenda normave te mjedist"!!!  sipas teje !!! 

C'fare nuk kuptoj une eshte,

keto normat sipas teje te mjedisit, mos valle  e bejne me pak genjeshtar mashtrues  beseprere ... Berishen ?? apo jo ? po aq Mashtrues ngelet ?? 

Gjithsesi per TEC-in ka mashtruar njesoj pasi "premtimi elektoral" ka qene se ne Vlore nuk do te ndertohej asnje industri me baze nafte, dhe nqs ishte e domosdoshme nje gje e tille me pare do te pyeteshin qytetaret me referendum.

shoku, nese e ke ndermend te shkruash rrena jepi se nuk eshte se prish shume pune. Une te them qe ate qe ka premtuar Berisha e ka mbajtur. Ka dhene premtim vetem per TEC-et. Kaq. Sot ke vetem nje TEC ne Vlore. Ju mund te vazhdoni perseri qe te genjeni si dikur qe petrolifera do prishte detin deri ne Kroaci. hahahahaha Ky dy mundesi, ose te lesh hurin Gjika te vazhdoje te keqqeverise Vloren, ose te votosh Kollozin si perfaqesues te PD qe e kane dhene me prova qe investojne e ndertojne ne Vlore. Zgjidh e merr. Ajo qe mendoj une deri tani eshte se ne Vlore do kete permbysje rezultati. Ne zgjedhjet e lokale te 07 kandidati i PD mori rreth 40%, tani bashke me LSI dhe me milionat e investuara ne Vlore nga qeveria, do te arrije te marre me shume vota se Gjika qe na e ka dhjere Vlore.

Pse jane Vlonjatet kaq shume kunder Petroliferes? Nuk eshte pune dhe rritje ekonomie per qytetin. Apo preferojne te gjithe te jene kamariere?

 

Or taj jo vetem per Petroliferen qe s'diskutohet qe Birisha ka folur dhe ka premtuar qe nuk do te ndertohet se ka qene edhe shqetesimi kryesor, por edhe per TEC-in (1 TEC jo 4) e ka bere te njejten gje, gjithsesi eshte kohe e humbur s'ja vlen te diskutosh me shpifesit mbi shpifesit. Ishte gabimi im  qe komentova pas teje, nuk e bej me! 

 

Ja nje artikull i gazetes Shekulli i majit 2005 sic ka plot te tjere te mbushura me "deklaratat elektorale" te Birishes kunder Petroliferes Tecit Parkut energjitik ...

Te mbrojme Vloren!!!Të largohemi nga zona turistike. Hajde ta përcaktojmë zonën se ku është e përshtatshme
Nevila Perndoj
TIRANË- Në ditën e prezantimit të platformës së Partisë Demokratike për mjedisin, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka bërë publike edhe qëndrimin e partisë më të madhe opozitare lidhur me parkun energjetik që pritet të ndërtohet në një nga qytetet më turistike të vendit, në Vlorë.

Duke iu përgjigjur interesit të shoqatave të mjedisit, Berisha theksoi se një projekt i tillë duhet të ndërtohet në një zonë tjetër dhe jo në Vlorë. “Ne jemi marrë dhe unë e kam ndjekur me shumë interes probemin e TEC-it. Tani Vlora (mendoj un&eumlsmiley është rajoni me potecialin absolut turistik të vendit që me të drejtë është bërë një shqetësim madhor. Një copë pyll ka mbetur dhe janë sulur si lukuni me tërbim t’ia rrëmbejnë dhe atë pyll. Kjo është e pakonceptueshme. Ajo ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Tani janë përqendruar te pylli dhe argumenti i vetëm është se aty është soda, sikundër nuk mund të pastrohet dhe të bëhet verifikimi i tij, por duhet të çojmë ndotësit. Unë këtë çështje e kam ndjekur me shumë kujdes”, - tha Berisha, duke shtuar se Vlorës nuk mund t’i cënohet turizmi. “Turizmi do të jetë përparësi absolute. Tezat janë këto se ky TEC është me naftë dhe pastaj me gaz. Ne kemi patur projektin e ndërtimit të TEC-it me gaz në Korçë. Dhe Gjirokastër gjithashtu. Unë jam për krijimin e burimeve të fuqishme, jam për sjelljen e burimeve të gazit, por duhet të shikojmë vendin ku nuk cënohet as mjedisi. Nëse do të ndërtosh një port energjetik, ndërtoje, por pse të prishësh një port turistik? Gjej territorin. Unë them të largohemi nga zona turistike. Hajde ta përcaktojmë zonën se ku është e përshtatshme. Tani të gjitha përpjekjet janë përqendruar në një pyll, që nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse një park për fëmijët dhe qytetarët e Vlorës. Ndaj dhe do ta mbyll këtë, duke ju falënderuar edhe një herë dhe duke ju siguruar se zëri juaj do të ketë përparësi të madhe, se mjedisi dhe mbrotja do të jenë përcaktuese për të gjitha të tjerat. Ky është zotimi ynë”, - tha dje Berisha. Duke folur për problemet aktuale të mjedisit, Berisha shtoi gjithashtu se buxheti për mjedisin është 5-6 milionë më pak sesa është buxheti i Kryeministrisë për telefona, celularë e udhëtime. Platforma Përballë situatës aktuale, anëtari i Komitetit të Orientimit të Politikave, Taulant Bino, bëri dje publike edhe "Programin e Mbrojtjes së Mjedisit” si pjesë të programit së qeverisjes së ardhshme. Përmes kësaj platforme, Partia Demokratike synon përmirësimin e kuadrit ligjor dhe plotësimin e kushteve për anëtarësimin e vendit në BE, lidhur me mjedisin. Platforma synon gjithashtu rimëkëmbjen e zonave të mbrojtura, ngritjen e Fondit Kombëtar për Mjedisin, rritjen e shpenzimeve buxhetore për mjedisin në përputhje me të ardhurat nga taksat mjedisore dhe ndaljen e erozionin masiv si dhe përmirësimin e cilësisë së tokës. PD-ja synon të ngrejë gjithashtu një grup pune pranë kryeministrit, i cili do të hartojë "Strategjinë e zhvillimit të qendrueshëm", me qëllim ndërthurjen e politikave mjedisore me transportin, planifikimin urban, bujqësinë, turizmin, administrimin e mbetjeve të ngurta etj. Sigurimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në një administrim të qendrueshëm, ndërthurja e mekanizmave ekonomikë në ndihmë të buxhetit për mjedisin, forcimi institucional që do të konsistojë në rritjen e kapaciteteve për hartimin e politikave me qëllim menaxhimin e mjedisit, forcimi i strukturave strategjike mjedisore, përfshirja e sektorit të zonave të mbrojtura brenda strukturave të mjedisit, forcimi i strukturave për monitorimin e mjedisit, ndryshimi i strukturave organike të institutit të mjedisit janë disa nga kërkesat e tjera që u parashtruan në platformën e PD-së për mjedisin.
Berisha: Kongresi i PS-së, panair i korrupsionit
TIRANË- Kongresi i Partisë Socialiste, i mbajtur dje në ambientet e Pallatit të Kongreseve, për liderin e opozitës, Sali Berisha, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një panair i korrupsionit. «Kongresi i një partie, cilado qofshin përmasat e saj, është një ngjarje e rëndësishme për vendin, por me sa shoh deri tani, kemi të bëjmë thjesht me panairin e korrupsionit, ku stendat janë sipas të pranishmëve aty dhe paradë e mashtrimeve. Ky është komenti im me ndjekjen që i kam bërë deri tani. Duket se ju si gazetarë ju kishin mbajtur në distancë, mirë që nuk ju nxorën jashtë fare, por të paktën ju lanë në holl. Ky është problemi i tyre», - tha ai. Berisha i është përgjigjur dje edhe pyetjeve që lidhen me marrëveshjet që PD-ja do të lidhë me partitë e opozitës. Ai ka theksuar se PD-ja po studion me hollësi koalicionet me të gjitha partitë e qendrës së djathtë. Berisha konfirmoi gjithashtu se me çështjen e koalicioneve po merret sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode. «Sekretari i përgjithshëm po merret me marrëveshjet. Është nënshkruar me zotin Mediu, me zotin Pollo dhe do të vazhdohet, sipas rastit, me secilën forcë (përfshi edhe demokristianët)», tha ai. Kryetari i opozitës bëri me dije gjithashtu se PD-ja nuk mund të lidhë koalicion ashtu si katër vite me parë, për shkak të neneve që janë parashikuar në Kodin Zgjedhor. «Nuk mund të them se mund të jetë si «BF», sepse ka çështje teknike. Nuk lejon më ligji një koalicion të tipit «BF». Ligji nuk lejon më ndarje përqindjesh me marrëveshje», - tha ai 06/05/2005

 

Hej medet qysh ja thate votren PS-se! A te kane plase syte e ballit or shoq a? Berisha po flet per PARK ENERGJITIK, i cili nuk eshte ndertuar sipas premtimit dhe jo per Petroliferen. Parku energjitik, per dijenine tende do te kishte disa "petrolifera" e teca. Tani po u more me Shekullin e Mero Bazen dhe kamikazet e tyre si Ernest Bunguri, keshtu do perfundosh, duke mos ditur te lexosh ato qe ben copy/paste vete.

Suksese te metejshme.

Dakort mor dakort, Shekulli dhe Baze ne 2005 ishin kunder Berishes, Parku Energjitik nuk eshte Park Energjitik,  Petrolifera vec nuk eshte ne ndertim e siper. Ca jane keto "disa petrolifera"!!!  njehere se nuk e mora vesh ? 1 firme eshte Petrolifera Italo-Shqiptare. As TECi  (pjese e parkut energjitik edhe ky) nuk eshte ndertuar asnjehere.  

Gjithashtu Pylli i Sodes nuk eshte gje tjeter vecse zone turistike, park per femijet dhe qytetaret e Vlores. 

Edhe gomeret paskan filluar po fluturojne .

Por jemi qe jemi: Edhe njehere premtimet e Saliut ne 2005 se jane fjale te arta ja vlejne te lexohen jo 1 por 10 here.  

Sali Mashtrusi, Vlore 6 maj 2005.

Ne jemi marrë dhe unë e kam ndjekur me shumë interes probemin e TEC-it. Tani Vlora (mendoj un&eumlsmiley është rajoni me potecialin absolut turistik të vendit që me të drejtë është bërë një shqetësim madhor. Një copë pyll ka mbetur dhe janë sulur si lukuni me tërbim t’ia rrëmbejnë dhe atë pyll. Kjo është e pakonceptueshme. Ajo ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Tani janë përqendruar te pylli dhe argumenti i vetëm është se aty është soda, sikundër nuk mund të pastrohet dhe të bëhet verifikimi i tij, por duhet të çojmë ndotësit. Unë këtë çështje e kam ndjekur me shumë kujdes”,

“Turizmi do të jetë përparësi absolute. Tezat janë këto se ky TEC është me naftë dhe pastaj me gaz. Ne kemi patur projektin e ndërtimit të TEC-it me gaz në Korçë. Dhe Gjirokastër gjithashtu. Unë jam për krijimin e burimeve të fuqishme, jam për sjelljen e burimeve të gazit, por duhet të shikojmë vendin ku nuk cënohet as mjedisi. Nëse do të ndërtosh një port energjetik, ndërtoje, por pse të prishësh një port turistik? Gjej territorin. Unë them të largohemi nga zona turistike. Hajde ta përcaktojmë zonën se ku është e përshtatshme. Tani të gjitha përpjekjet janë përqendruar në një pyll, që nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse një park për fëmijët dhe qytetarët e Vlorës. Ndaj dhe do ta mbyll këtë, duke ju falënderuar edhe një herë dhe duke ju siguruar se zëri juaj do të ketë përparësi të madhe, se mjedisi dhe mbrotja do të jenë përcaktuese për të gjitha të tjerat. Ky është zotimi ynë”,

 

Gooooooooooooooool. Vlora shenoi me ne fund.

kur ka socialiste shkodra, edhe mbledhin edhe ca vota; kur ka kavaja; pse nuk paska demokrate vlora? nuk me duket e drejte fare qe te trajtohet vlora si bastion i majte. Nuk eshte se nuk ka qene me tendence majtas, patjeter po, ama si qytet i vjeter me qytetare me shume se me katundare, vlora me duket se aty tek 50% shkon mes pd-ps, pastaj te tjerat mbeten ne dore te kandidateve.

Perderisa ne PD te mbizoteroje antiqytetaria . Perderisa PD te sundohet ne menyre antidemokratike, asnje intelektual vlonjat me integritet nuk i afrohet.

Eshte e natyrshme. Kush eshte ai intelektual i vertete qe do ti thote Saliut: Me hidh nje kapister ne qafe dhe me trajto si kafshe...

po i cove tanket e ushtrine nje qyteti mos prit te votojne... 

a eshte e vertete qe berisha  i ka investuar 400 milionet ne vlore? se nuk mbaj mend qe nano apo te tjeret te kene investuar 40 milion ne shkoder.

Po si te investosh si jo ne Shkoder votat jane te ndara.. I mbyt Sala ata cdo vit, i tall, i genjen dhe prape i merr votat.. Ne Vlore ja thyhen hundet, e hodhen nga pushteti, e tallen dhe e shane dhe Sala ju rri urte, ju ben investime edhe prape nuk ja japin voten!  smiley

kam degjuar se sala eshte komunist, prandaj ia ben ashtu shkodres, edhe i con paret ne vlore. Di gje njeri?

jo ne Vlore te gjitha jo.. p.sh. sot tha kemi investuar 150 milion euro ne Korce. Edhe ata kurnacet e Korces prape s'ja japin voten..  smiley

Ndersa ne Shkoder si cdo her, kuptohet nese vete; Shkodra djepi i demokracis..   smiley

 

Nja 50 meleone e me teper jane investuar ne rrugen e Gjipese ( Dhermi , Himare). Atje Argita ke blere nje objekt, ish repart ushtarak. Eshte ndertuar rruga qe te con nga rruga nacionale Vlore-Sarande deri ne kete objekt si dhe nga objekti deri ne plazh. Eshte nje plazh i vogel perrallor..

Tani, konkluzionin e efektivitetit te investimeve nxirre vete ti...

 esht bo shkodra si Texas smiley nje demokrat ne teksas eshte republikan elsewhere. po ashtu, nje socialist ne shkoder eshte demokrat gjetke... megjithse, si tham, po qe shkodran, te tana i ban, edhe socJalist e ban.

vllaznija, dona gol!

 

po nje demokrat skrapari i muc nano cfare eshte gjetke? (natyrshem lind pyetja me i fjal)

pergjigjen e kan dhon stonsat qe ne 81-shin me black limousine

me mir se ka s'bohet. ishte koha kur muci e leftonte monizmin me menyra onaniste. po tjeter pune qe s'dum me nigju ne.

onanizmi eh esmiley - po e tha ai po nuk e degjuam - po deshe te shkaterrosh nje mur behu vete gur, (ose burr me lesh ne turr.)lol

rrofsh per stonsat, por e kan bo kongen para se te vritej mehmet shehu, edhe kjo gjo ka domethonie te modhe per ne si komb edhe si popull fisnik.

 “Vlora është e para. Ne vijmë këtu sot tek ju pasi Vlorën e Ismail Qemalit e kemi shndërruar në Vlorën e NATO-s.

 Cfare lidhje elektricist fare !!

 @Mbret, flm per prurjen. Keta te bejne edhe budalla.

Mgjt, nuk besoj se Vlora eshte bastion i majte, por vlonjateve sapunin per djathe nuk mund t'jau shesesh. 

Nuk kam ndonje simpati te vecante per Shpetimin, (sidomos mbasi kam pare nje skene ne stadiumin Flamurtari, ku nderpreu lojen se nuk i pelqeu vendimi i arbitrit... tooo much lol) , mgjt duhet thene qe ai ka punuar ne cdo lagje duke rregulluar hapesirat publike, duke hequr gardhet e barakat abuzive. 

Kollozi nga ana tjeter eshte ndertuesi me i madh ne Vlore, nje pjese e mire e  tenderave dhe investimeve te bera ne Vlore kane kaluar nga Kollozi me pare... 

Nuk ka shume per te zgjedhur besoj...

 

Vlonjatët do votonin për Kollozin sikur

 


 

Nga Lavdosh Ferruni

E kërkova dhe e gjeta të plotë fjalimin e z. Ardian Kollozi në çelje të fushatës elektorale Maj 2011 në Vlorë. E konspektova atë. Përjashtimisht. Edhe pse zgjedhjet e tanishme janë thellësisht referendaro-politike, Vlora klasifikuar si bastion i PS mund të votonte për Kollozin e PD këtë radhë, siç bëri dhe në 2005, ku qyteti votoi në shumicë për deputetë të PD, i joshur edhe nga premtimet e Berishës për një zhbërje të planeve të Nanos për instalimin e një industrie me bazë nafte në Gji të Vlorës. Nëse Kollozi do të guxonte vetëm ose në bashkëpunim me Berishën të kundërshtonte në këtë fushatë vetë planet e Berishës për modifikimin e ADN-së së Vlorës me tipare dominuese të industrive ndotëse, do të mund të pretendonte të ulej në karrigen e të parit të Vlorës në 100 vjetorin e flamurit kuq e zi. Por kjo duket mbetet në “sikur”. Kollozi në asnjë pikë nuk e përmendi, qoftë edhe shkarazi, planin e madh shkatërrues të qytetit të Vlorës me super port, me super turbina eolikësh përqark gjithë lartësive që kufizojnë qytetin, me industri të rëndë në vend të pyllit të Sodës, me zonë të lirë për aziatik e afrikanë e të mbyllur për vlonjatët. E të gjitha këto nuk janë vetëm plane, këto janë vendime të Këshillit Ministrave, firmosur nga Sali Berisha.

Kollozi tha në fjalimin e tij: “Do t’i themi stop betonizimit dhe pushtimit të hapësirave të gjelbra, plazheve, rrugëve duke i dhënë fund shpërfytyrimit të Vlorës….”, ndërkohë ai po mpreh sëpatat që të zbatojë vendimin e Berishës për të prerë gjithë Pyllin e Sodës, për ta zëvendësuar atë me platforma betoni nga plazhi i vjetër deri në Zvërnec. Flet për pushtim plazhesh dhe harroi se ka pushtuar me TEC-in famëkeq plazhin e Nartës, nga më të bukurit në Mesdhe. Flet për shpërfytyrim të Vlorës, por a ka shpërfytyrim më të madh se zëvendësimi i Pyllit të Sodës me platformë konteinerësh. Dhe më poshtë Kollozi guxon dhe thotë se do ndërtojmë “qytet të gjelbër”.

“Do hartojmë një masterplan ku të kemi përcaktuar në mënyrë të qartë dhe të prerë Vlorën e pas 30 vjetëve…”, tha Kollozi. Në fakt Berisha e ka bërë planin (shih në figurë pjesë të master planit), që në fakt duhet ta konsultonte me komunitetin, por e ka mbajtur tepër sekret. Natyrisht Kollozi duhet ta dijë këtë plan. Sipas këtij plani, e gjithë pjesa veri-perëndimore ku mund të zhvillohet qyteti i Vlorës, pa rënduar më tej me ndërtime aksin Sheshi i Flamurit – Uji i Ftohtë, kthehet në zonë industriale ku çdo lloj industrie mund të bëhet, edhe industri e rëndë me përjashtim të industrisë së çelikut, por duke mos përjashtuar industrinë e përpunimit të plehrave të importit, vendimin për të cilat tashmë e kemi. Më pas Kollozi flet për planin për një tramvaj e për korsi biçikletash për pakësimin e trafikut e mbrojtjen e ajrit. Shumë mirë e thotë këtë, por duhet t’i thotë vlonjatëve dhe gjithë shqiptarëve se ç’farë do ndodhë me trafikun dhe me ajrin kur të ndërtohet super Porti i Berishës, kapaciteti i të cilit, me 3 milion konteiner në vit, është i tillë që i takon mesatarisht që nëpër Vlorë çdo 10 sekonda të kalojë një kamion, pa llogaritur ndotjen e ajrit nga vetë super anijet që do duhet të ankorohen. Ndërsa ndotja e ujërave detare nga ky super port do jetë një katastrofë e vërtetë ekologjike e Gjirit të Vlorës. Kështu “ajri dhe ujërat e mrekullueshme të Vlorës..” (bukur i etiketon Kollozi) do të jenë pas pak vitesh vetëm kujtim në arshivat dixhitale.

Berisha i ngecur keq me bëmat e tij në Vlorë thuajse nuk tha asgjë, as të re as të vjetër për Vlorën. Ai foli për Ramën, edhe pse po aty tha se vëmendja e tij në këtë fushatë nuk do jetë Rama. Ai tha pak a shumë se do bëjë ç’të thotë Kollozi, që në fakt duhet kuptuar që Kollozi do bëjë ç’të thotë Berisha. E reja e vjetër ishte se në Vlorë qenkan investuar 400 milion euro. Por nuk guxoi Berisha të përmendte dështimin spektakolar të tij me TEC-in e Vlorës, i cili i hëngri Shqiptarëve ¼ e këtyre investimeve me afro 100 milion euro të shkuara dëm.

Shprehja hipokrite e Berishës se “…Vlorën e bukurive mahnitëse natyrore e kemi bërë të njohur në mbarë botën, sepse ajo priti në këto katër vite turistë, më shumë se të gjitha kohërat të marra së bashku” e se: “Kjo është alternativa jonë” nuk ka të ngjarë të përtypet nga vlonjatët. Njëherë kalon miu nën mustaqe, kaloi në 2005. Mbetet për tu sqaruar shprehja e Berishës: “Ne vijmë sot këtu tek ju, pasi Vlorën e Ismail Qemalit, Vlorën e flamurit e kemi shndërruar në Vlorën e NATO-s”. Nëse e ka pasë fjalën që Shqipëria është tani anëtare e NATO-s, as ftoh as ngroh shumë në Vlorën e Flamurit. Nëse ka ndonjë marrëveshje nën mëngë që “bukuritë mahnitëse natyrore” të Vlorës t’ia ketë premtuar NATO-s, ka bërë një gabim shumë të madh.

Nëse kthehemi përsëri tek Kollozi e slogani i tij i fushatës “Së bashku të ndryshojmë Vlorën”, për ta ndryshuar atë me planet e Berishës, ai dukshëm është humbësi i madh. Kollozi mund të votohej si qytetar i parë i Vlorës sikur slogan i tij të ishte “Së bashku të mbrojmë Vlorën”. Kjo natyrshëm mbetet vetëm “sikur”.

 

Nuk mora vesh; a tha ndonje llaf Saliu per autostraden FIER - VLORE  apo jo ?

I ka inauguruar nja tre here fillimet e punimeve per fushata. Shfaqje komike: Vishet me jelekun jeshil dhe me kemishe me menge te perveshura, merr nje lopate me vehte dhe nje "zis" smiley me zhavorr. Hedh nja dy lopata zhavorr, pret dhe nje shirit. Ka dhe nje kameraman e nja njezet vete qe duartrokasi e qeshin me dhembet e krimbura...

Kete vit nuk kuptova, u perserit kjo skene apo jo...

Sala ne Vlore; Kemi investuar 400 milion euro..

Sala ne Korce: Kemi investuar 150 milion euro

Sala ne Shkoder: Do investojme 4 vjet e arrdhshme se per 20 vjetet e kaluar..

kater 0 shumezim me nje 0 = 0

Ku fiton Sala ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).