100 ditët e Big Brother 4 janë mbyllur mbrëmë me një fituese femër. Në edicionin e tij të katërt, reality show më i ndjekur në Shqipëri ka bërë fituese Ermelën, banoren me karakter luftarak dhe të drejtpërdrejtë.


Në një mbrëmje maratonë, spektakli solli shumë surpriza për banorët finalistë dhe mbylli siparin me një fituese femër, e para që nga fillimi i transmetimit të këtij formati televiziv në Shqipëri, e cila çon gjithashtu në shtëpi çmimin prej 100 milionë lekësh.



 

17 Komente

ueeeeeee,...... çar lajmi.smiley

 vari me .....

 lajm i madh. S'pipetinte njeri rrugeve dje gjate finales. E ka nje te mire dhe bigu per sa i perket ruajtjes se qetesise publike..

I beri zap gjithe te tjeret smiley

 Paçavure show. E kam pare, per aq sa e kam pare, per kuriozitet, se ç'perfaqesojne ata tipat aty brenda. Dhe qellimi i drejtuesve te Bigut, ishte qe ti vinin perballe, me njeri tjetrin, qe te grindeshin, ne menyre qe te rritej audienca. Emision pa vlera morale. just dirty business 

Gallata e ketij emisioni eshte se ndiqet sa nga femrat aq nga meshkujt dhe po ben revolucion se meshkujt s'mund tu thone dot femrave shihni vetem tv paçavure apo merreni me thashetheme. Ky emision ndihmon ne vendosjen e barazise gjinore ne Shqiperi smiley

i shkreti Orwell, të dinte ç'do ndodhte nuk do e shkruante kurrë librin

Ne shqiperi, Grate e shkreta u sulen pas telenovelave qysh prej Palomes etj qe jepte Telenorba ne vaktit, tani telenovelat u kane ngelur plakave, kurse te "rejat" po na shikojne me ende emisione debile si keto te reallity show !

Mire qe kopjojne emisionet e Perendimit xhanem, por a jane te detyruar te marrin tere llumin qe ka ketej ne Perendim ?! Me e keqja eshte, se kete t'a shesin si "progres dhe si avancim" i shoqerise tone !

 

Lefty po nuk eshte se burrave u ka ngel shati ne dore gjithe diten e smiley

grua na bej ndonje kafe-ja prit pak se kjo eshte pjesa kulminante

jam kurioz te di, sa do te zgjasi ''Big Brother'' ne Shqiperi?  e them kete se ky emision ne Hollande, vendi ku u krijua dhe  u shfaq per here te pare ,  zgjati vetem 2 edicione.  edicioni i pare eshte ndjekur me interes te jashtzakonshem. natyrisht, ishte dicka e re,  ndryshe.   ndersa edicioni i dyte u prit ftohte. te trete nuk pati me.  kaq ishte lezeti i Big brother ne Hollande.smiley

ndersa ne Shqiperi, me sa kam kuptuar, jane bere nja 3 a 4 edicione deri tani, .smiley

He, ai ENDEMOL - i na mori me qafe tere Europen !

Para ca vitesh e kishte blere nje Drejtues Emisioni Francez, "Artur" ja thone, dhe grupi ENDEMOL krijoi emisione ketu ne France pak a shume si big Brother, prsh: "LOFT", apo "Secret Story"; perpara 3 javesh hapen reallity show me te fundit, VIiiiP, ku gjasme do ziheshin ca "vipa" me ca "anonim", dhe o burra kush do fitonte ! dmth do behej me i famshmi ! (koqe me leng zogu !)

Personazhet ishin "klasike" per nje Reallity Show : 1 transeksual, 1 lezbike, nje pede, nje hermafrodite, nja 4 baxhella dhe nja 5-6 kurvare!

Si perfundim, emisioni u mbyll me 31 mars, fill 15 dite pas fillimit (ku ishte parashikuar te zgjaste mbi 3 muaj), sepse AUDIENCAT ISHIN NE RENIE TE LIRE !!! Perballe gomarllekut qe kishin vene ne TV, Televizioni ne fjale (TF1), u detyrua t'a heqe pra fare nga programi ... aq me teper qe rrezikonin te denoheshin dhe KRTRSH-ja Franceze, per skenat "hot" dhe fjalorin banal qe perdornin !

Ja pra, keshtu ndodh ketej nga ne, kurse ne Kosove mesa mora vesh neper lajme, na qenka hapur "Shtepia VIP" ! domosdo, duhet te jete kopjo e ketij emisionit "VIiiP" qe thashe une

 Ka gjasa, qe edicionet e ardhshme te big brotherit te kene serish sukses. I njejti sukses po vihet re ne itali ku ka shkuar ne nr 12 edicione..Duke qene se televizionet tona ndjekin shembullin e perpikte te televizioneve komerciale italiane, atehere e njejta gje ka gjasa te ndodhi edhe me big brotherin. Per me teper qe shoqeria shqiptare ka nje influence te konsiderueshme nga kultura e medias italiane, nga e cila huazon edhe shijet..

Big brother Laberia!Talenta keta Leberit per Big brother.Kater fitues ne kater edicione.

Leje se me emision i ndyre qe eshte. Bobobo 

tu bubrru pardje te site i tch, pashe qe kishin ca video emisionesh...ishte 1 e ktij, big brotherit. E nejse, turp m'vje po m'u tek me e pa. Derisa shof nji gjo te trashe qe nuk folte dot shqip tamom qe u munonte me fol taljonce. Dhe jo naj shprehje klasike a proverb po fjale te rendomta qe m'sollen zorret n'fyt prej neverise. Gjame, ky robi po munohej me rrezatu edukate a ku di un se pse tjeter i kish hy munimit me fol italisht?

Me e papame ishte ajo qe lexova ne gazete. Ishte nje si pderast aty, me ca floke te kapme me rreth si grate,  Ogren e qujshin, qe thoshte se  ai ishte nje nivel i larte intelektual, dhe targetaudienca e tij ishte me e paket se e ketyne qe fitun medemek. O mortjeeeeeee o mortjeeeeeeeeeeeeee. Imagjino cere intelektuali qe hyn te big bardhi  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).