41978.jpg (160×170)Bullgaria vendosi të tërheqë brenda vitit 37 ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të lartë që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete në kohën e komunizmit, njoftoi sot Ministria e Jashtme bullgare.

Ministria zgjodhi të tërheqë këta diplomatë dhe jo t'i heqë nga funksionet thjeshtë dhe pastër për shkak të kundërshtimit të presidentit Gueorgui Parvanov, i cili ka prerogativën e nënshkrimit të një dekreti në këtë drejtim. Mandati i presidentit përfundon në janar të vitit të ardhshëm.

"Tridhjetë e shtatë diplomatë të lartë, emrat e të cilëve janë bërë publikë si ish-agjentë apo bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete komuniste do të tërhiqen brenda vitit",- deklaroi për AFP-në zëdhënësja e ministrisë, Vessela Tcherneva.

Këto lëvizje nuk lidhen me marrëdhëniet me vendet respektive, që janë intensive dhe të cilat ne u kushtojmë rëndësi të madhe. Situata është shkaktuar nga marrëdhëniet në të kaluarën të këtyre diplomatëve me shërbimet sekrete", nënvizoi ajo.

Trembëdhjetë ambasadorë, ndër të cilët ai në Berlin, Athinë, Pekin dhe Stokholm, si dhe ata pranë OKB-së dhe UNESCO-s, do të duhet të kthehen në Bullgari më 1 maj. Misionet në fjalë do të drejtohen nga një i ngarkuar me punë. Një grup tjetër do të kthehet më 1 qershor, saktësoi zëdhënësja.

Komisioni i ngarkuar me hapjen e dosjeve të shërbimeve sekrete komuniste zbuloi në dhjetor se gjysma e ambasadorëve dhe krerëve të misioneve bullgare jashtë vendit kishin patur lidhje me shërbimet sekrete që në fillim të karrierës së tyre diplomatike.

Nëse qeveria e qendrës së djathtë dhe parlamenti janë shprehur për largimin e tyre të menjëhershëm, presidenti Gueorgui Parvanov vlerësoi se duhej shqyrtuar lista rasti pas rasti. Parvanov nga ana e tij është cituar nga komisioni si një ndër bashkëpunëtorët e ish-shërbimeve sekrete, por mohon çdo lloj bashkëpunimi.

14 Komente

S'paska pipetire njeri ketu.

Po normal, se ne shkojme drejt Evropes e jo drejt Bullgarise. smiley

 Gjemo, nuk ka fol njeri, pasi tek te gjithe ne fshihet nje bashkepunetor potencial i sigurimit, pranej, kjo eshte tamam si me ja fut vetes..........lol

Nga njohurite e pakta qe kam une, "potencial" do te thote qe i perket te ardhmes. Nuk besoj se keta Bullgaret jane bere Nostrodamus edhe kane hequr ata qe kane potencialin te shkojne "back to the future" per t'u bere agjente te sigurimit.

 Perkufizo fjalen ...potencial  (varet nga tipologjia e kundrinorit)

ps

rrezik potencial

mundesi potenciale,

bashkepunetor potencial......

Trooooop, ku je.......

Ah, tani qe kerkove ndihme nga specialistet per interpretimin e perkufizimeve sipas interesit personal te momentit, kam frike te vazhdoj te marr pjese ne debat. Sigurisht ne Albanistan fjalet kane tipologjira te ndryshme. Ketej nga Amerika, fjala potencial ka te beje me te ardhmen, mundesia e dickaje: "the inherent capacity for coming into being".

 Po nuk u bo gjo mer shoku se nuk te vrava, apo e ke mizen nen kesule, me i qete, se atehere e kupton dhe ironine......

M'a sqaro pak kete punen e mizes, te lutem.

 Ooo Gjemooo, nuk do bojme tjerrje leshi tani, prandaj ta thashe dhe me siper, kuptoje ironine.........

Po kush do ti nxjerrë në Shqipëri dosjet.Ata që kanë pasur pushtetin këta 20 vjet janë vetë bashkpuntorët dhe xhelatët e atij sistemi.

Pikerisht

ore kot po pyes po mos vete peshku ektu eshet kamuflazh is ish-sigurimsave ? ketu ata marrin qarte pikepamjet e peshqeve, kane IP addresat e tyre, emailat e tyre, mesazhet ...... pasuri e vertete

Nje hamendje e rezikshme kjo....puna e e-maileve dhe adresave...

or just...

image

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).