Shënim: I njëjti lajm nga dy burime të ndryshme, njëri më pranë pozitës dhe tjetri më pranë opozitës.

_____________ 

www.abcnews.al

Opozita refuzon të firmosë marrëveshjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme. PS e PBDNJ refuzuan kështu edhe pjesën dërrmuese të kërkesave të tyre si ajo për transparencën e listës së zgjedhësve, përfshirë nga mazhoranca në draft-marrëveshjen finale

Opozita ka refuzuar të hedhë firmën e saj në marrëveshjen që do të shprehte angazhimin e forcave politike parlamentare për të ndikuar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

PS e PBDNJ refuzuan kështu edhe pjesën dërrmuese të kërkesave të tyre si ajo për transparencën e listës së zgjedhësve, përfshirë nga mazhoranca në draft-marrëveshjen finale të saj.

Opozita e përfaqësuar në tryezë vetëm me Damian Gjiknurin, sipas parimit “O të gjitha, o asgjë”, ka qëndruar kushtit të saj kryesor për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për transparencën paszgjedhore, në kundërshtim me qëndrimin e partnerëve ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR-it.

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe ajo për Drejtësi, Integrim dhe Unitet; firmosën marrëveshjen, e cila parashikon mosndërhyrjen e në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të 8 Majit, ndërkohë që OSBE/ODIHR e ka cilësuar Kodin Zgjedhor si një bazë të detajuar teknike për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

Por sipas rekomandimit të kreut të prezencës së OSBE-së në Tiranë, në ditën e parë të tryezës, mazhoranca angazhohet në këtë marrëveshje për ngritje të komisionit për reformën zgjedhore, i cili do të hulumtojë, shqyrtojë, analizojë dhe propozojë zgjidhje për problemet e identifikuara dhe rekomandimet e bëra në raportin e 2009-ës dhe në atë për zgjedhjet e 8 majit 2001, me qëllim e përmirësimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet e vitit 2013.

Në marrëveshje përfshihet kërkesa për transparencën e listave të zgjedhësve dhe i bëhet thirrje KQZ-së për të funksionuar si kolegjialitet e të miratojë sa më parë rregulloren për funksionimin e saj.

Po ashtu, i kërkohet KQZ që në përputhje me kodin zgjedhor të marrë masat për optimizmin e kapaciteteve numërues, përcaktimin dhe përgatitjen e fletëve të votimit, si dhe shmangien në maksimum të vendosjes së qendrave të votimit në ambiente private.

Tryeza e parë u mblodh më 29 mars, ku demokratët ofruan marrëveshje me 15 pika ku ndër të tjera kërkonin angazhimin e forcave politike për një fushatë dhe proces zgjedhor të qetë, dhe qëndrimin në detyrë të anëtarëve të komisioneve zgjedhore ditën e zgjedhjeve e periudhën paszgjedhore.

_____________ 

www.balkanweb.com

Marrëveshja, PS s'firmos: Kusht, transparenca post-zgjedhore

TIRANE -Tryeza e Partive nuk arriti as sot te siguroje firmen e partive te opozites per marrëveshjen e zbatimit te Kodit Zgjedhor, si garancia më e mirë për ruajtjen e standarteve të procesit elektoral të 8 majit 2011.

Sot ne mesdite në selinë e kryesisë së Kuvendit nisi takimi i trete mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës në lidhje me draft-marrëveshjen e propozuar nga Partia Demokratike. Në debatet e ndërsjella, para nënshkrimit të saj, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ftoi opozitën të nënshkruajë këtë dokument, i cili sipas tij "garanton realizimin e një procesi të lirë zgjedhor, sipas standardeve". Ndersa PS solli argumenta pse ishte kunder, PD dhe parti te tjera akuzuan opoziten se nuk kishte vullnetin tu jape lajmin e mire shqiptareve per arritjen e nje marrevshje qe do garantonte zgjedhjet e 8 Majit.

Në nisje të tryezës, përfaqësuesi i PSD, Astrit Patozi u shpreh entuziast se dy palët pozita dhe opozita në rang ekspertësh kanë punuar ndjeshëm mbi drat-marrëveshjen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 8 Majit dhe se pritet vetëm firma mbi dokumentin që u është dorëzuar të gjitha partive politike parlamentare.
Por, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri theksoi se edhe pse ekspertët nga opozita bashkëpunuan me ekspertët e mazhorancës, në dokument nuk u shtua një pikë, që PS e konsideroi themelore dhe thelbësore për zgjedhjet vendore.
Gjiknuri argumentoi se drafti nuk plotëson kushtin kryesor të parashtruar nga opozita, që është transparenca postelektorale. 
“Të kemi parasysh se marrëveshjet janë marrëveshje se duhen zbatuar dhe zgjidhur problemet që kanë patur në themel zgjedhjet e tjera. Ne propozuam cështje krejt esenciale, pohoj në mënyrë intensive kemi komunikuar me PD dhe kemi zgjidhur shumë pika. Por cështja është tek elementët më esencialë, transparenca post-zgjedhore kjo është thelbësore. Ne nuk duam që kjo krizë të vijojë pas zgjedhjeve. Cdo ndërhyrje do ishte e pranueshme për zgjedhjet. E kuptojmë dhe ODIHR që shprehet se nuk duhen ndryshime në kodin zgjedhor, por këtu është dhe thelbi, cdo ndryshim ligjor nuk ka të bëjë me procesin, por bëhen fjalë për ndryshime ligjore që impaktin e kanë 4 muaj pas zgjedhjeve. Kerkojme garanci per trasnparencen”.

Gjiknuri theksoi se kjo nuk do të thotë se PS është kundër draft-marrëveshjes.
“Ne nuk mund të nënshkruajmë një marrëveshje ku nuk përfshihet, transparenca postzgjedhore. Jo se nuk kemi vullnet, kemi vullnet dhe kemi ende kohë të diskutojmë dhe ta shtojmë dhe këtë pike që prek thelbin e krizës që kaloi vendin, dhe në rast se zgjidhet kjo, zgjidhet dhe kriza e krijuar.” 

Ndërkaq, Patozi theksoi se ky draft ka vullnetin e mirë të përfshijë kërkesat por jo kushtet e PS-së.
“Të gjitha partitë parlamentare e kanë draftin final për të cilën është rënë dakord, dhe duhet të arrihet një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe të ndershme në datën 8 maj”.
Patozi thekson se kjo nuk eshte ceshtje e partive, por e institucioneve si OSBE-ODIHR dhe Komisionit te Venecias.
“Kur biseduam thatë se nuk kishte asnjë kusht. Tani ne bëmë një përpjekje në disa raste të sforcuar në mënyrë që disa nga kërkesat tuaja ti pranojmë, nuk është mirë që palët të ulen të kushtëzojnë njëra tjetrën. Duke patur parasysh kushte tuaja ne arritëm që disa prej tyre ti materializojmë: transparenca për listat, por garancitë për transparencë postzgjedhore nuk mund të bëhen pa miratimin e OSBE-ODIHR dhe Komisionin e Venecias”. Ne ishim gati ti pranonim këto ndryshime, por vetëm nëse kalonin në filtrin e OSBE-ODHIR. Ne dëshirojmë, duke shprehur keqardhjen për PS dhe konstatojmë se opozita nuk kapërcen dot interesta e ngushta që ka për këtë proces. Ne mbetetmi të angazhuar që draft -marrëveshjen që kemi para, ta zbatojmë që nga dita sot e deri sa zgjedhjet të mbarojnë".

Ndërkohë, Luan Rama nga LSI, Shpëtim Idrizi i PDIU dhe Arjan Madhi nga PR u shprehën se janë gati ta firmosin marrëveshjen dhe akuzuan PS se nuk po shpreh vullnetin për ti dhënë lajmin e mirë shqiptarëve, se janë gati të kontribuojë pozitivisht për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore më 8 Maj.

I menjehershem ka qene reagimi i Gjiknurit: "Te dashur kolege nuk mund qe ne nje shporte te zgjedhim disa qershi e disa te leme. Ti fusim te gjitha kokrrat. Nuk mund te akuzoni se PS nuk ka vullnet, ne kemi vullnet, por per ceshtje kaq esenciale si transparenca post-zgjedhore nuk mund te heqim dore".

Pas fjales se Gjiknurit, Patozi ftoi partite te firmosin marreveshjen duke kaluar ne salle tjeter. Draft-marreveshja per 8 majin mori sot firmat e PD-së, LSI-së, PDIU dhe Partise Republikane, ndersa partite e opozites i qendruan vendimit ne nisje te tryezes, asnje firme pa u perfshire ne draft kushti i tyre themelor.

7 Komente

... por garancitë për transparencë postzgjedhore nuk mund të bëhen pa miratimin e OSBE-ODIHR dhe Komisionin e Venecias

Ojgen, sapo te dha asist Patozi, o boje gol o ik n'stol se ka sulmusa plot osbe-ja smiley

Opo leri keto se s'te beson njeri.

Je tuj lyp ca fonde nga qy Bordi ti, se kshu qyl vetem njerin njohim qe punon per te mire e atdheut smiley

 ....dhe keshtu vazhduan per nje kohe te gjate- mbaroi i gjyshja perrallen......

per car flasin keta te dy ndonjehere? Mish qingji, koce, levrek?

 Tani ti pruresi i temes ke nanji kunj me mu qe sjell lajme nga AbcNews ? smiley

Per nje marreveshje pro shqiptareve,pro zgjedhjeve te rregullta ligjore,qe te mund ti sherbejne ktij vendi.Qellimi i vetem i tyre eshte bojkotimi i zgjedhjeve,mospranimi i tyre dhe 1000 spekullime qe po i mendojne.Keshtu qe ska si te ndodhe ndryshe qe kjo marreveshje mos firmoset 

 

Nuk thua shyqyr qe nuk e firmosen ? Nje gje eshte e sigurte Edi Rama me deshire ose me dru me 9 Maj dorezon karriken e kryetarit te bashkise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).