Diaspora qëron zërin

Dje, gazeta "Tema" kishte botuar një deklaratë të mbi 40 organizatave shqiptaro-amerikane, që shprehte shqetësimin për situatën politike të rënduar në Shqipëri.

Deklarata përmban pohime aq të përgjithshme dhe aq të padiskutueshme, të tipit "Udhëheqësit politikë duhet të respektojnë dhe të promovojnë mbarëvajtjen e institucioneve të pavarura të krijuara në bazë të Kushtetutës", - sa nuk thotë, në thelb asgjë, nuk godet as shpon, as kafshon gjëkundi, nuk ndëshkon as përsiat ndonjë rrugëdalje.
Edhe Sulltani i Bruneit, po t'i ishte kërkuar, do t'u ishte drejtuar shqiptarëve me të njëjtat fjalë të lubrifikuara e do t'u jepte të njëjtat porosi të nxjerra verbatim nga tekstet shkollore të edukatës morale dhe politike.

Në një koment të shkurtër për deklaratën në fjalë, në "ResPublica", M. Nano e kish vënë re edhe ai orvatjen, madje sforcimin "për t'i peshuar frazat me një saktësi milimetrike me synimin për të mos lënduar askënd, ose për t'i kënaqur të gjitha palët", nëpërmjet një teknike diskursive bajate, që ai e quante "gjuhë eunukësh."

Të kultivojnë vallë nënshkruesit e deklaratës iluzionin se mund t'u qëndrojnë larg konflikteve të sotme në politikën shqiptare duke u pozicionuar super partes?

Nuk ka pikë dyshimi se mes shqiptarëve që jetojnë në ShBA gjenden me mijëra njerëz të mençur, të ndershëm dhe të angazhuar politikisht, të cilët i ndjekin me vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Një pjesë e këtyre njerëzve kanë bërë përpara në botën e biznesit, të shkencës, të dijes sociale, të arsimit, të mediave dhe të artit; duke akumuluar një ekspertizë profesionale dhe sociale të tillë që do t'u vlente veçanërisht institucioneve dhe publikut në dheun mëmë.

Prandaj, që deklarata në fjalë tingëllon kaq e varfër në përmbajtje, në ide dhe në frymë, nuk ka të bëjë aq me nivelin intelektual të shqiptarëve të ShBA-ve, sesa me një vizion tashmë të prapambetur, të kapërcyer dhe kundërprodhues për rolin që duhet të luajë diaspora në marrëdhëniet me Shqipërinë.

Edhe pse mes shqiptaro-amerikanëve ka njerëz që me kënaqësi do t'i shihje sot në krye të çdo institucioni dhe të çdo pune në atdhe, e vetëquajtura "diasporë" nuk ka asnjë arsye për t'u ndier natyrshëm superiore, madje edhe në aspektin mirëfilli patriotik, ndaj shqiptarëve që jetojnë, përpiqen dhe marrin pjesë në jetën publike në Shqipëri; as t'u japë mësime ex cathedra vëllezërve të përtejdetit për demokracinë, pluralizmin dhe institucionet.

Patetizmit të vargjeve "mbahu nëno, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë," i ka kaluar vakti e perënduar forca me kohë; dhe vetë modeli i marrëdhënieve mes vendit mëmë dhe diasporës, që sugjerohet nga ato vargje, ia ka lënë tashmë vendin një realiteti të ri dinamik, ku shqiptarët e interesuar dhe politikisht të motivuar komunikojnë mes tyre dhe me institucionet drejtpërdrejt nëpërmjet Internetit, komuniteteve virtuale online dhe pjesëmarrjes së përditshme në debatin politik dhe të opinionit, e cila nuk ndërmjetësohet nga burokracitë dhe hierarkitë si njëditëzaj.

Ka edhe më. Deklaratën e kanë nënshkruar "mbi 40 organizata shqiptaro-amerikane", një shifër marramendëse, aq sa lista e organizatave firmëtare të rezultojë më e gjatë se vetë deklarata. Është pa dyshim gjë e mirë që shqiptarët e Amerikës organizohen në njësi të tilla, të cilat kontribuojnë në gjallërinë e shoqërisë civile në ShBA dhe sidomos në komunitetet ku ata jetojnë. Megjithatë, t'i ulësh 40 organizata dhe shoqata të tilla në tryezën virtuale të një dokumenti për t'u nënshkruar, do të thotë të bësh koncesione majtas dhe djathtas, për të gjetur një emërues të përbashkët të pranueshëm nga të gjitha palët; dhe këtu nuk është fjala për palë normale, por për një potpuri komunitetesh gjithfarësh, që nga ata që s'kanë mësuar dot as të numërojnë në anglishte e deri tek ata që nuk dinë shqip as kanë qenë ndonjëherë në Shqipëri.

Që nervin e kësaj deklarate e ka varfëruar dhe holluar kompromisi dhe nevoja për të mos prekur asnjë nerv të zbuluar duket sheshit, për shembull, nga mënyra si i qaset ajo 21 janarit, me një paragraf ku flitet për "incidentet e fundit në Tiranë që ishin pa dyshim tragjike", ku bëhet thirrje për një "hetim të plotë, gjithëpërfshirës, të pavarur dhe profesional të ngjarjeve para, gjatë dhe pas dhunës së 21 janarit", ku përshëndetet "ndihma e specialistëve ndërkombëtarë në zhvillimin e këtij hetimi", ku kërkohet "zbardhja e fakteve dhe gjykimi i shpejtë dhe i paanshëm në zbatim të ligjeve ekzistuese të Shqipërisë", dhe ku shpjegohet se "të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht pozicionit shoqëror, bindjeve apo pozitave politike duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë përpara ligjit."

Çfarë mungon këtu, çfarë të shurdhon me heshtjen e vet, është pikërisht vëmendja ndaj vrasjes politike të katër protestuesve të konsumuar atë ditë në sytë e të gjithëve, në mes të rrugës dhe të hapësirës publike. Pikërisht ato vrasje e rënduan, madje e komprometuan klimën politike, deri në atë shkallë sa të vihen në pikëpyetje mbarëvajtja e zgjedhjeve të tanishme lokale dhe vetë themelet e rendit demokratik në Shqipëri; një deklaratë e 40 organizatave nuk mund t'i shpërfillë ato, as t'i mbulojë me batanijen e cilësimeve të përgjithshme për "dhunë" dhe "incidente tragjike"; meqë dhunë është edhe ajo që ndodh sa herë mblidhet Parlamenti në Tiranë, ndërsa incident tragjik është edhe çfarë i ndodh ndonjë fatkeqi në trafik ose kur rrëzohet nga fiku dhe thyen kërbishtet; ndërsa vrasja e paramenduar e protestuesit politik i përket një kategorie tjetër dhe kërkon një gjuhë tjetër për t'u përshkruar.

Organizatat shqiptaro-amerikane dhe shqiptarët e diasporës, pavarësisht nga orientimi politik që kanë, e dinë se drejtësia brenda një sistemi demokratik është po aq e rëndësishme, në mos edhe më tepër e rëndësishme se liria, barazia dhe pluralizmi; dhe në vazhdën e 21 janarit, vendosja e drejtësisë dhe ndëshkimi i autorëve të vrasjeve që u kryen atë ditë imponohet si kusht i domosdoshëm për uljen reale të tensionit politik dhe përmirësimin e klimës në komunikimin midis institucioneve dhe palëve të jetës politike. Duke iu shmangur kësaj çështjeje në deklaratë, këto organizata tregojnë, në thelb, se angazhimi i tyre në mbështetje të demokracisë shqiptare është më shumë pro-forma, protokollar, vetëshërbyes; dhe u shërben më shumë atyre, se ç'i shërben përshëndoshjes së jetës politike në Shqipëri.

Nëse organizatat shqiptaro-amerikane kanë dëshirë për të ndihmuar dhe kontribuar njëfarësoj, veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve, ato fare mirë mund të dërgojnë ose të sponsorizojnë ekipe vëzhguesish, të cilët të monitorojnë, anembanë Shqipërisë, procesin parazgjedhor dhe vetë zgjedhjet. Përndryshe, të shpresosh se mund të ndikosh në "klimën politike" me anë deklaratash të tilla me shumë nënshkrime, është si të shpresosh se do të ndikosh përnjëmend në përmirësimin e motit, duke u bërë thirrje të përsëritur reve të zeza që të shpërndahen.

43 Komente

të shpresosh se mund të ndikosh në "klimën politike" me anë deklaratash të tilla me shumë nënshkrime, është si të shpresosh se do të ndikosh përnjëmend në përmirësimin e motit, duke u bërë thirrje të përsëritur reve të zeza që të shpërndahen.

E megjithate fakti mbetet qe "diaspora" (e ve ne thonjeza se grupimi eshte rritur dhe eshte bere aq i larmishem sa nuk jam i sigurte ne mund te futet nen nje fjale te vetme) nuk ka ndikim ne Shqiperi dhe mund te beje pak, ose aspak per te ndikuar aktoret vendore. Deklarata e vaket eshte maksimumi qe mund te arrihet.

 Ehehehe! 

Pashe listen e organizatave! 

 

U habita qe kishin ngel nja dy organizata pa e firmos ket'.

1.Organizata e Restaurantiereve Shqiptare Qe Hiqen si Restaurantiere Italiane (ORSHQHSRI) 

2. Organizata e Superave Shqiptare!

Gjithsesi keta jane t'gjithe dashnure te Sales, me vepra, jo me llafe! 

Do thojsha me siguri diku ke 70 perqinchi qe edhe e di kush e ka formulu kete deklaraten - vajze e derdhure nga vendi! smiley 

 

Organizata e Restaurantiereve Shqiptare Qe Hiqen si Restaurantiere Italiane (ORSHQHSRI)

smiley   smiley

jalla mrrok... ahahahahaaa... My name is Ali, tha, por you can call me Al

Ne nje skec te Comedy Central.  Ne koment e siper thone: "NRA picnic".  Kur filloi ciftelia ... lene mrroklle cer na e kujto.

harsh riekshens ndaj muzikanteve?

jo mer, aspak! po fare, po t'them!

booo... nejse gjanem, ai i qiftelis me kmish n'ngjyr t'pjeprit po bijke me t'majten "vegles", si paul makarti.

terb! jo, se pysin qe cer do me thon malok, kupto ti? dhe qe osht nji artific i krijum kot, pa baz...

mrrok, nji fjal e urte e lindme te selvija ka pas qen qe "ruju k**** dhe morrit katunarit"!

 

 AAAAHAHAHAHAHA!!! smiley

Ruju per zotin, ruju si njanit 'ne tjetrit!! smiley

Oh sa kom qesh!!

Ej, ke ajo video, me artifica, mu m'knoq ai plaku i ngjallem qe tremet!! smiley

Ai duhet t'jete msusi i katunit, ose daktori!! Bythpamuk me i' llaf!!

 

P.S.

Kush t'ka thone ty qe o' artific? Se une per vedi s'e kam ndi noiher!

"Organizatat Shqiptaro-Amerikane" ne Amerike jane realisht ashtu si e kane paraqitur veten tek "deklarata", as Mish dhe as Peshk.Per mendimin tim ato udhehiqen nga 'hibride" qe notojne midis te qenit shqiptar dhe te qenit amerikan.Ja si puna e kryes tone as demokrat as komunist. 

Jane ata "anonimet" e komenteve dhe artikujve te perditshem qe kane frike te shfaqin emrin e vertete dhe "struken" gjithe diten mbrapa ekranit te computerit.

Ishdeshtaket e Shqiperise duke "fituar lirine" ne Amerike, kujtojne se ja kane kaluar "amerikaneve te vertete" kur vjen puna ne "shfaqjen e mendimeve" dhe "shitjes te denglave alla shqiptarce" dhe kete e quajne "mendim te lire" qe mundet te jete i lire por mbase i pavlere.

Nuk ka shpjegim tjeter kur ne afersisht 180.000 shqiptare  nga Shqiperia( nuk perfshi kosovaret) qe jetojne ne Amerike, 40 shoqatat ja u kalojne per fryme dhe 60 partive te Shqiperise.

Sigurisht qe ka intelektuale te vjeter dhe te rinj te cilet jane ingranuar ne sistemin amerikan dhe here pas here zeri i tyre digjohet si ne komentet ne internet apo ne artikuj dhe ne deklarata duke vene "pika mbi i".

Me poshte eshte lista e "shoqatave"! 

Pyetje bashkeatdhetareve te mi amerikane (nga Shqipnia, jo nga Mali i Zi apo Kosova):

Kush prej jush ka degju per me shume se pese nga keto organizata (duke perjashtu Albanian.com dhe Albanian Yellow Pages) ?

Akademia Shqiptaro Amerikane

Albanian American Association Ana e Malit

Albanian American Chamber of Commerce

Albanian American Community Association

Albanian American Community Center Hasan Prishtina CT

Albanian American Cultural Foundation

Albanian American Islamic Center of Queens

Albanian American Society “Mother Teresa”

Albanian American Society Foundation

Albanian American Women’s Org. For Hope & Peace

Albanian Childrens Fund

Albanian Cultural Center

Albanian Yellow Pages

APEN – Albanian American Professionals & Entrepreneurs Network

Bashkimi Kombetar

Democratic League of Dardania

Fondacioni Dom Simon Filipaj

Fondi Humanitare Malesia

Forumi Shqiptaro Amerikan per Demokraci

Illyrian Partnership

Jetim Jam

Levizja Atdheu na Bashkon

Lidhja e Intelektualve Shqiptaro-Amerikan Michigan

Lukaj Foundation

Massachusetts Albanian American Society “Besa”

Mother Teresa Civic Center Inc.

National Albanian American Council

Plave Guci Foundation

Shestani Group

Shoqata Atdhetare “KRAJA”

Shoqata Dede Gjo’ Luli Association

Shoqata e Atlantikut

Shoqata e Jetimit Shqiptaro Amerikane

Shoqata Humanitare Shqiptare Amerikane Philadelphia

Shoqata Kosova

Shoqata Kulturore “Nene Tereza” Waterbury CT

Shoqata Malesia e Madhe – Michigan

The Albanians.com

The Martin and Mirash Ivanaj Foundation

The Society Of Albanian-American Writers

Ulqin-Kraj-Ana e Malit  – Chicago

United Albanians 

Kshu ne internet i kisha degju nja 3-4 prej ketyre por ne praktike pastaj ehu .....

Nuk jemi zogj qe rrime ne grup ne, jemi "shqiponja" qe duam hapsire rreth e rrotull vetes, edhe ne emigracion! smiley

Pak a shume e njejta situate edhe ketu ne Britani te Madhe. Mesuan se fondet per organizatat jo-fitimprurese ishin te mira dhe o burra. Ndonese ne Amerike duken "me te kapur" shqiptaret se ketu ne MB, menyra e perçarjes eshte e njejte.

 

Gati te gjitha organizatat shqiptare ne Amerike nuk marrin fonde nga qeveria. Me duket se NAAC merr, po keshtu edhe Motrat Qiriazi. Per te tjerat qe jane te vogla, s'kane njohurite dhe fuqine e duhur per te aplikuar per fonde nga shteti/federalja.

E shtrojme ndryshe e me thjeshte problemin.  Per shembull, cfare bene keto organizata per "ndihme humanitare" per permbytjet ne Shkoder?  Dicka shume me specifike, e pa-politizuar dhe me kollaj per apel, pa pasur nevoje te shpalosin dijet e fituara ne US per "korrektesi politike".   

E vetmja gje qe kam pare une rreth e rrotull ishte kjo: http://projectalbania.com/project_floodr...

Ca nga ata qe kane dhuruar individualisht duhet te jene neper shoqata, psh M. Kosmo me MAAS BESA, por organizatat s'duken shume ne liste.

Kete projektin e njoh.  Dhe pyetja ishte disi ... sarkazem/dhimbje aty ketu. 

Duke pasur parasysh nr e organizatave, gatishmeria per t'u solidarizuar pas nje deklarate as mish, as peshk, qe edhe Asambleja e Pergjithshme e OKB-s do i kishte dhene me shume ngjyrosje (te njohur per negociata te gjata per vendosjen e nje nyjeje) ... dhe "punen" qe u be per permbytjen ... Cfare te thuash me teper?! 

pse jane lodh me bo deklarate? mund te kishin shkruar nje rresht "bashkohemi me deklaratat e baroneshes ashton, te departamentit te shtetit dhe te prezences se OSBE-se".

@Monda Keta te Anglise asgje hic. Ishin individe ato, qe ne menyre direkte (ne llogarine bankare qe u hap) depozituan para.

Madje, disa vete vendosen personalisht te shkonin ne Shqiperi sepse nuk besonin se parate e tyre do te shkonin ne destinacionin e duhur.

Sa organizata Shqiptare paskerka ne SHBA?......Edhe vete Amerikanet nuk kane kaq shume Oraginzata. Semundja e partive politike te Shqiperise paska mberriur andej?

Ketu keni peticjoni online per te gjithe pjesetaret e diaspores

 

Ku je o zeri i qërruar!

Shoqata Dede Gjo’ Luli Association smiley

Me beri pershtypje. Deden e kam pike te dobet ssi Patriot per punen e madhe qe ka bo, por ne ate rresht ka 1h komente smiley

Prape mire kane bere, ti tregojne N.Yorkut se kur ne kishin Dede Gjo, ato benin gallata kaubojsish. Shifni websiting, vere Alltien. Plas Dirty Harry [qe skish lin akoma]

--------

Pa i paragjykuar e sinqerisht, ndoshta bejne pune te mire e bravo u qofte ne bejne. Une nuk jam i shoqatave por dhe ato duhen.

Them se rendesi ka 'aktiviteti ".Pra qe shqiptareve jasht shtetit te emigruar Hu dhemb memedhembja. Kjo mendoj se eshte kryesorja. Pas kesaj vijne dhe organizimet dhe rroli tyre . jane ne hapa te pare dhe kane shume shume shume per te bere .Duhen fonde ????

Me shume se sa per ca kalamaj politike te mbarsur me Salizem qe ulerijne si Jehovajt "Zgjohuni " ! Le te perkrahen keto organizata te fillojne se pari nga

Regjistrimi , numerimi i yne . Perhapja dhe ngulimet e qendrushme . Te mos vuajme me pas per te rendur me thashetheme per " bijte e bijat e famshme tonat "

Le te krijojne nje faqe intereneti  ku te njihemi me veprimtaret kryesore te tyre se cfare perfaqesojne dhe kryesisht me ata qe bejne shembull ndjekjeje per afirmim ne te gjitha fushat e biznesiit apo PUNES .

Sot me kenaqesi e ndien kur bashkebisedon me amerikane qe nuk dine nga jane vet dhe jo me te dine se ku eshte Shqiperia .. "Shqiptar JU, oh po une njoh edhe dike tjeter "

Me pas do vijne edhe organizime me te dobishme , por nuk mund te kerkohet me shume prej tyre . Me thene tedrejten shume shpesh ketu shtrengojne koken kur digjojne qe ka edhe SALI ne Shqiperi . Jo me te perdorin gjuhen e ndyre te tij me akuza e drejtepersedrejti . Se fundi jane amerikane citizen smiley

 

Bobo, kerdia, njeqind shoqata ne USA. O peshq kanadeze, po ne, kemi shoqata shqiptare ketej nga anet tona? Asnje s'di une, po e pranoj qe nga mungesa e interesit nuk jam informuar. Thjesht per kuriozitet, se edhe shqiptare tek e tek une vetem nje dore njerez njoh ketu. Po thashe se mbase ne Tironto ku ka me shume shqiptare, jane organizuar.

ALBANIAN-CANADIAN COMMUNITY ASSOCIATION.

"incidentet e fundit në Tiranë që ishin pa dyshim tragjike",

 

duke qene i sigurte se disa pjesetar te ketyre 40 e kusur 0rganizatve me baze anetaresie shqiptaro-amerikanet e lexojne edhe PPU-ne, desha me ju thone po turp nuk kini? Kater vrasjet dhe plagosjet me 21 Janar tek bulevardi perball kryeministrise i quani "incidente"? Mire qe nuk kerkoni te denohen edhe pucistet. Depseze!

 sheme, t'garantoj un qi asnji pjestar i ktyne "organizatave" nuk futet n'peshk. Jon shum t'zon duke vra minjt neper apartamentet e bronxit apo dedroitit apo bostonit dhe tuj numeru kacidhet. Do ishte sforcim i tmerrshem mendor per nenji prej tyne me u fut n'peshk. Mo i squti i fisit osh ai qe i jep men botes per mrekullite e salihit ne woll strit xhernell.

Sa vlen kjo garancia snobiste e jotja?

 paskan qeru zanin e kput mi'ith krejt.

*ordha me rigon!

Po ca keni me shoqatat e te merguarve dhe emigranteve? Cfare prisni ju te shkruajn ata? Ju qe jetoni dhe shkruani nga Shqiperia i dini gjerat dhe mangesite me mire se ne jashte qe informacionin e marrim te cenguar nga media dhe i shohim gjerat me nje sy te jashtem. Kjo sjell si rrjedhoje disa here komente ekstreme nga jashte mire/keq dhe disa here jashte realitetit.

E keqja eshte aty ne tirane mendoj une. Eshte tek njeri qe i thote vetes president i Shqiperise dhe garant i kushtetutes shqiptare qe flet dhe leshon deklarata sikur eshte presidenti i Kines!!

Eshte tek ata evropiane dhe amerikane qe marrin dieta dhe rroga te majme nga taksapaguesit e tyre per te "miren e popullit shqiptare".

Ky autori i shkrimit ( mbase edhe me te drejte) ju bie ketyre fakirave te Amerikes se s'ka "balls" tu bie te tjereve.

Kerkoni me shume nga diaspora sec kerkoni nga vetja juaj. Ktu dolen plot "tironsa" qe ju prish rehati nga demonstratat.

Shestani Group

Ec aty, krah per krah me shoqaten shqiptaro-amerikane Yellow Pages.

Por ka aty shoqata serioze qe edhe perpiqen seriozisht, dhe kane bere gjera pozitive, per komunitetin ketej por dhe per andej disi dhe vende-vende.

 

Pavaresisht kesaj dhe dhe objeksioneve qe qendrojne (me shume shoqata se antare, pak a shume si partite ne memedhe), nuk e kuptoj shume shqetesimin e autorit.

Duket sikur Vehbiu kete deklaraten e shikon si dicka negative, ose ka me shume pritshmeri nga emigrantet e Amerikes per situaten politike sesa nga politikanet, apo qofte dhe banoret e Shqiperise, te cilet fundja votojne keta politikane dhe vuajne direkt ne shpine pasojat, pra kane dhe me shume motive personale, pervec qytetare, si dhe pergjegjsi.

 

Ndajeni mendjen me ne emigrantet mer yahoo (mgjths dhe autori me duket eshte emigrant), dhe na shani, dhe na ndani (pushoni juve se s'dini gje, ne jemi ketu) dhe me shume prisni nga ne se nga vetja. :O

 

Ndajeni mendjen me ne emigrantet mer yahoo (mgjths dhe autori me duket eshte emigrant), dhe na shani, dhe na ndani (pushoni juve se s'dini gje, ne jemi ketu) dhe me shume prisni nga ne se nga vetja.

E propozoj per thenjen e dites/javes/muajit.

O keta qe rrojne andej edhe "mbajne "hallet tona ketej, opopopo, sa hipokrite qe jemi gjithe si popull. nuk mund te krahasohemi ne kete planet. shiqptaret qe iken nga shqiperia se shqiperia ishte keq, se ata e kishin jeten keq, se e kuptonin (ose jo) se nuk mund te behej me mire, tani jane mbledhur me tufa e kope, edhe na japin leksione politike. po si nuk i harrojne njehere te vetme ta mbyllin gojen e te shohin te mirat atje ku jane, te behen per here te vetme njerez e ta pranojne qe iken nga e keqja per te gjetur te miren. Shqiperine e regullojne dhe e prishin vetem shqiptaret. dy nenshtetasit nuk e bejne dot kete. nuk e bejne se e kane te gjithen me gjoja. e kane vetem ngaqe rregullojne dhembet lire ne shqiperi, edhe harxhojne pak euro kur shkojne te lahen ne pellgjet e fekaleve qe ne quajme det.

Ke te drejte..Ne Shqiptaret me korespondence jem kthyer  ca ne hipokrite ...Ne morem nje vendim dhe u larguam....Ju qe po jetoni aty dhe i jetoni gjerat nga afer ju takon ai vend dhe vendimet apo pasojat!

C'dokush jashte uron ti degjoje te miren Shqiperise, por e mira me kete klase politike eshte ende larg. Nuk mjafton ti fusesh nje P@rdhe nga Nju Jorku apo Stokolmi dhe gjerat do rregullohen ne vend.

Eshte detyra e rinise Shqiptare ta shkundi kete vend nga pergjumja dhe jo melankoniket qe ndodhen mijera km larg, dhe te cilet e vetmja gje qe i lidh me Shqiperine eshte tastiera e kompjuterit.

rrofsh per mirkuptimin se tashti ne qe jemi ketej e duam te ikim nga syte kembet si ju qe jeni andej, na ka mbetur te mbahemi vetem te mirkuptimi edhe ke sali p@rdha e edvin kaka qe perdite mashtrojne emigrandet me ftesen se ne shqiperi eshte bere mire. keta katile te pashpirt per te shitur nje apartamnt me shume jane gati te bej ndonje ligj qe emigrantet t'i kthejne me dhune (po nuk e bejne dot sigurisht). sa per disapordhen shqiptare ne amerike, meqe kam qen atje per boll kohe, (perjashtoj prej saj kosovaret qe u moren me luften ne Kosove) te tjeret jane tamam diaspordhe. injorante dhe hipokrite te tmerrshem. jo vetem qe nuk e dallojne dot miresine qe u dha shansin amerika, po kam njhur me dyzina qe qajne me mall per shqiperine e shajne ameriken nga nona gjithe diten, por ama per t'u kthy nuk kthehen. ne fakt kjo lloj atdhedashurie e stilit modern, (Si pune perderastie me duket mua), eshte e perhapur nga njeri cep ne tjetrin, nga te gjithe emisaret edhe pasardhesit e katuneve e katunareve te shqiperise. e asnje qytetar nuk i heq as presjen kesaj. kjo per me keq ushqehet edhe nga fyt e qitesit qe shkojne sa andej ketej me pare qe nuk dihet kurre se ku i gjejne, te ftuar nga kud dreqin e di.

Nuk i heq as pike dhe as presje petllaneuje...

Te gjithe keta po perpiqen te fusin dhe te ngjyejne nga nje gisht ne qullin e ceshtjes Shqiptare.(Por kane harruar se tasi eshte bosh dhe ju ka ngelur gishti thate).Qe neser te thone"Edhe ne kontribuam". Nuk kontribohet me peticjone te vaketa te shkruajtura 10.000km larg. Peticjone te cilat perserisin si kori i zhabave ate qe po na thote BE-ja dita dites! Shqiptareve keto ju'a jane bere bajate

bej hesap nje vend qe nuk ka nje shtepi kulture ne asnje vend te botes!!!

hej....po na cate yam-in ju ne shqiperi. e morem vesh qe s'doni te fusim hundet ne punet tuaja te brendshme (lol), po ca m*ti keni qe s'rrini rehat. Cer zhabash pabukse paskeni qen mer....ne s'dum asigjo nga ju vec te rrini urt. Qe kur te vijme te shofim fisin mos na ngrihet tensioni kot.

rrofsh per humorin, ene une te them mos hec hic. ne jemi bo si ne 1991-shin ne dume me hik ju po doni me ardhe me na pa. nuk dum me jahu ne ta shifni hic (lol). ene mos fusni hunet ne punet tona te nolta. se kena pune, nje do laim te lagjja te vejme nai skedine e ta pime i kafe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).