tela-korenti.jpg (240×180)Një grua e moshuar në Gjeorgji përballet me mundësinë e burgosjes, pasi i preu lidhjen në internet Armenisë fqinje.

Vendi i vogël kaukazian mbeti pa akses në internet për orë të tëra në ditën 28 marsit, pasi kabllot që furnizonin me sinjal vendin nga Gjeorgjia u dëmtuan nga e moshuara, e cila ishte duke gërmuar për bakër për ta shitur për skrap në fshatin gjeorgjian të Ksanit.

Këto kabllo, të cilat operohen nga “Georgian Railway Telecom”, furnizojnë me sinjal Gjeorgjinë lindore, Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Një zëdhënsës i Ministrisë së Brendshme informoi se për dëmin e kryer, 75 vjeçarja mund të përballet deri në tre vjet heqje lirie, por ndërkohë procesi do të zhvillohet ndaj saj në gjendje të lirë, për shkak të moshës së thyer. 

6 Komente

 Ksaj i them plake qi e terhjekin kabllot qe shtrin rinija, une.

hahah

nenemadhja

E une budallai mendoja se shkulja e kabllove per efekt shitjen e tyre ishte eksluzive MADE IN ALBANIA smiley

Po cuditem se si nuk po ja shtien fajin Berishes!!!

 Ha ha ha.

Delijorgji do e kete zili! Plaka po kerkojte per (skrap) baker!!!

jo jo, per kete zone (kaukazin), fajtor eshte gjithmone Borat-i.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).