Energjia, prokuroria hetim CEZ-it<br />

Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka filluar një hetim të gjithanshëm ndaj CEZ-it për abuzimet me faturat e energjisë elektrike në dëm të qytetarëve. 

Parregullsitë dhe gabimet e shumta në fatura, që kanë luhatje të konsiderueshme nga njëri muaj në tjetrin, po kalojnë në “sitën” e prokurorëve. 

Hetimi ka filluar kryesisht në bazën e ankesave të qytetarëve dhe denoncimeve publike në media ndaj këtij fenomeni, i cili ka prekur një pjesë të mirë të familjeve shqiptare. 

“Prej disa javësh, njësia e përbashkët hetimore e krimit ekonomiko-financiar ka filluar një hetim ndaj CEZ-it për parregullsitë në faturat e matjes së energjisë elektrike. Oficerët e kësaj njësie i kanë kërkuar ndërmarrjes të gjithë regjistrat e faturimeve dhe faturave që kanë pasur probleme në dëm të konsumatorëve”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës.

Institucioni i akuzës saktëson se nga hetimet paraprake ka rezultuar se dëmi në kurriz të konsumatorëve llogaritet miliona euro.

6 Komente

T.Ch në emisionin Fiks Fare, kishte bërë publike disa fatura të KESH-it, njëra me vlerë dymilionëshe lekë në muaj, nëse nuk gaboj. 

Ka dhe qytetarë të tjerë që janë shprehur për fryrjen e faturave të energjisë elektrike. 

Për peshqit që janë në Shqipëri, a mund të thoni nëse dini raste të tjera të tilla?

 

Ishte ZMK ajo qe beri kallzimin penal ne Prokurori ndaj CEZ qe ne 20 Janar 2011:

http://www.facebook.com/notes/avokati-altin-goxhaj/zmk-pershendet-prokurorine-per-nisjen-e-hetimit-te-cez-pas-kallzimit-penal-te-zm/10150143118289099

ZMK pershendet PROKURORINE per nisjen e hetimit te CEZ pas KALLZIMIT PENAL te ZMK ne 20 Janar 2011!nga Avokati Altin Goxhaj më 2011-04-02 në orën 3:58.MD

ZYRA PER MBROJTJEN E KONSUMATOREVE pershendet Prokurorine Tirane qe me se fundi filloi hetimin e CEZ nepermjet nje task force pas KALLZIMIT PENAL te ZMK ne 20 Janar 2011 sic kemi njoftuar median ne 20 Janar dhe dje.

 

Fillimi i hetimit te CEZ nga Prokuroria tregon se pse Ilir Beqja shkoi me bisht nder shale dje ne Prokurori per te shmangur turpin e thirrjes ne Prokurori si demshmitare qe ka dijeni per vjedhjen dhe nuk ka dorezuar provat sic premtoi ne 10 Janar 2011 dhe nuk i dorezoi ato pasi negocoi me drejtuesit e CEZ ne zyrat e PS ne 11 Janar 2011.

 

ZMK eshte e gatshme ti jape Prokurorise dhe eshte ne dispozicion te saj per te deshmuar per vjedhjet masive te CEZ ndaj 1 milione konsumatoreve shqiptare.

 

 

 

Ja Kallzimi Penal i ZMK ne 20 Janar 2011:

 

 

ZMK

ZYRA PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE

Adresa: Rr. Reshit Collaku, ZMK, Qendra e Keshillimit te Konsumatoreve (Njesia Bashkiake Nr.10 & ZMK), Tirana, AL

Person Kontakt: Avokat Altin Goxhaj – Drejtor Ekzekutiv

Tel.: + 355 42 220 331 , Mobile: +355 672004545 ,

E-mail: konsumatori@gmail.com, Web: www.konsumatori.al

 

Nr. Prot.                       110120.1

Drejtuar:                      Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Dërgon:                        Av. Altin Goxhaj, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve

Subjekti:                      Informacion mbi vjedhjen që i është kryer konsumatorëve shqiptarë nga CEZ në faturimet e muajve Nëntor - Dhjetor 2010

Data:                            20 Janar 2011, Tiranë

 

Të nderuar Zotërinj

Në dt. 10 Janar 2011, Deputeti i Partisë Socialiste Z. Ilir Beqja, siç është dhënë në intervistë në edicionin e lajmeve në Top Channel dhe publikuar në median e shkruar, ka shpërndarë një deklaratë për shtyp në të cilën fakton në bazë të disa faturave të prezantuara edhe në media raste të pastra të vjedhjes që i bëhen konsumatorëve shqiptarë nga kompaniza CEZ Shpërndarje Sh.A. Rastet që i referohet Deputeti i Partisë Socialiste kanë të bëjnë me vjedhje me anë të mashtrimit në faturat e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë dhe në fatura mbi 30 ditore të cilat sipas legjislacionit shqiptar konsiderohen vjedhje ndaj konsumatorëve.

Sipas deklaratës për shtyp të publikuar në mediat shqiptare në 11 Janar 2011, Z. Beqja shprehet se "Eshte vene re se ne fund te nentorit, CEZ ka faturuar shume energji me nje perkufizim energjie te pamatur. Une kam faturen e nje biznesi qe thote, "energji e pamatur 20 mije kilovate', qe e con faturen ne 3 milione leke te vjetra. Kam edhe faturen e nje familjari, qe i cojne 4 mije kilovate energji te pamatur. Ne shkrimet qe ka fatura thuhet se energjia e pamatur eshte sipas shtojces, shikoj kodin e matjes dhe ne pasqyren e lendes thuhet: "Nuk ka shtojce"

Po ashtu Deputeti Beqja deklaron "Kam nje fature qe ka faturuar nga 15 nentor ne 23 dhjetor. Nese eshte energjia me dy fasha, mund ta rrisesh energjine mbi 300 kilovate dhe ja cfare thote kreu i ERE, ne mbledhjen e komisionit parlamentar: Faturimi mbi 30 dite eshte vjedhje"

Po ashtu Deputeti i PS Beqja është shprehur se "Shqiptaret po vidhen masivisht. Ministria eshte bashkepronare e vjedhesit, enti nuk ben asgje, une po plotesoj dokumentacionin dhe do t'i drejtohem personalisht prokurorise".

Po ashtu në Dt.12 Janar 2011, Deputetët e PS Z. Ilir Beqja dhe Z. Bushati kanë takuar në selinë e Partisë Socialiste drejtuesin e CEZ zotin Josef Hejsek dhe pas këtij takimi Deputeti i PS nuk i ka paraqitur provat në Prokurori mbi vjedhjen që i është bërë konsumatorëve shqiptarë.

Faktet mbi vjedhjen që i është bërë konsumatorëve shqiptarë i ka analizuar edhe Enti Rregullator i Energjisë i cili sipas një deklarate për shtyp të publikuar në dt. 12.01.2011 (e cila gjendet në faqen online te ERRE: http://www.ere.gov.al/mat.php?lang=AL&idm=337&idr=187 ) thuhet si më poshtë:

 

 

Deklarate per shtyp date 12.01.2011

Nisur nga shqetësimi i opinionit publik, lidhur me faturimet e kryera nga ana e Kompanisë CEZ Shpërndarje Sh.a. me emërtimin “dëm ekonomik” apo “energji e pamatur”, Enti Rregullator i Energjisë dëshiron të bëjë me dije të gjithë konsumatorët për hapat e ndjekura nga ana e ERE në trajtimin dhe zgjidhjen e këtij problemi:

- ERE ka monitoruar dhe studiuar me kujdes të gjithë procedurën e ndjekur nga ana e CEZ Shpërndarje Sh.a. dhe ka konstatuar se aplikimi i «Dëmit Ekonomik” apo “Energji e Pamatur” është kryer në mënyrë abuzive dhe arbitrare pasi këto veprime nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.

- Për këto veprime të CEZ Shpërndarje të pabazuara në ligj, ERE me vendimin nr. 90, datë 15.11.2010 të Bordit te Komisjonereve, dënoi me gjobë në shumën 350 000 lekë kompaninë CEZ Shpërndarje Sha, “Për moszbatim të kushteve të përcaktuara në License dhe konkretisht të pikës 3.1, të Licensës për Aktivitetin e Furnizimit Publik me Pakicë të Energjisë Elektrike”. Gjoba në fjalë i korrespondon shumës maksimale që ERE mund të vendosë për dënimin e shkeljeve të ndryshme që mundet të kryhen nga nje i Licensuar në bazë te nenit 64 të Ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike” (të ndryshuar).

- Në bazë këtij vendimi, të gjitha faturimet e kryera nga ana e CEZ Shpërndarje Sh.a. ndaj klientëve familjare dhe jofamiljare, me emërtimin “Dëm Ekonomik” apo “Energji e Pamatur” pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 9997, datë 22.09.2008, janë konsideruar të paligjshme.

- Duke konstatuar se faturime të kësaj natyre kanë vazhduar edhe në vijim, gjatë periudhës nëntor – dhjetor 2010, ERE në datën 28.12.2010, kreu monitorim të sistemit të faturimit të kësaj Kompanie, për të verifikuar faturimet e kryera nga kjo kompani dhe zbatimin e Vendimit përkatës të Bordit të Komisjonereve.

- Në datën 29.12.2010, ERE- i është drejtuar sërish CEZ Shpërndarje me kërkesën për anullim të menjëhershëm të faturimeve të kryera në emërtimin “Energji e Pamatur”, për të gjithë klientët familjare dhe jofamiljare duke bërë sistemimin e konsumit faktik të energjisë elektrike, pa shkaktuar asnjë kosto të tepërt për konsumatorët.

- ERE është në ndjekje të vazhdueshme të këtij procesi dhe i ka kërkuar urgjentisht kompanisë CEZ Shpërndarje, që brenda datës 12 Janar 2011 të informojë publikun për masat që ka ndërmarrë për sistemimin e shqetësimeve të krijuara.

- ERE, ndërkohë, i fton të gjithë konsumatoret që kanë qënë objekt i këtyre faturimeve, që të reklamojnë pranë CEZ Shpërndarje dhe në mungesë të gjetjes së një përgjigje të shpejtë dhe të pranueshme prej kësaj kompanie pranë Entit Rregullator te Energjisë, çdo faturë të paargumentuar, të lëshuar nga Kompania, që lidhet me emërtimin “energji e pamatur” apo “dem ekonomik”.

- ERE do të vijojë të monitorojë në vijimësi dhe nga afër hapat që do të merren nga ana e CEZ Shpërndarje për zgjidhjen e këtij shqetësimi të krijuar konsumatoreve shqiptar dhe do te ndërmarre veprime të tjera sikurse do të jetë e nevojshme në përputhje me autoritetin që i jep ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe dispozitat përkatëse të Kodit Penal te R.Sh, për të cilat do të informojë në vijim konsumatorët e energjisë elektrike.

Bordi i Komisjonerëve të ERE-s

 

Siç shihet nga këto fakte kemi të bëjmë me një dokumentim të pastër të vjedhjes së kryer ndaj konsumatorëve shqiptarë dhe ndërkohë nuk është marrë asnjë veprim drejtuar institucioneve përgjegjëse në hetimit penal pavarësisht detyrimit ligjor si nga Bordi i Komisionerëve të ERRE ashtu edhe nga deputeti i PS Z. Beqja.

Bordi i Komisionerëve të ERRE nuk ka ndërmarrë hapin e duhur dhe që ia kërkon edhe ligji për të denoncuar vjedhjen e kryer nga drejtuesit e CEZ për llogari të kompanisë CEZ Shpërndarje SH.A. Po ashtu edhe Z. Ilir Beqja mban përgjegjësi penale pasi ka pasur dijeni për një krim penal (vetë e ka deklaruar) dhe nuk është paraqitur në Prokurori për të bërë kallzimin penal pasi ka biseduar një ditë më pas në selinë e PS me drejtuesin e Kompanisë CEZ Shpërndarje Sh.a. në prani të deputetit tjetër të PS, Z. Bushati. Nuk ka prononcim zyrtar nga PS apo deputetët e PS Beqja apo Bushati por që nga ajo ditë nuk ka pasur më asnjë kallzim penal në Prokurori nga Deputeti i PS i cili disponon prova shumë të vlefshme që faktojnë veprën penale të vjedhjes që i është bërë konsumatorëve shqiptarë nga kompania CEZ Shpërndarje SH.A.

Për këtë arsye ZMK në kuadër të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe duke iu referuar Kodit Penal e konsideron vjedhjen që i është bërë konsumatorëve me faturat e CEZ në muajt Nëntor Dhjetor 2010 si VJEDHJE ME ANË TË MASHTRIMIT!

Dëmi që i është bërë konsumatorëve në mënyrë tinzare nga ana e CEZ është i rëndë por mbi të gjitha është një akt i shëmtuar pasi për realizimin e kësaj vjedhje është përdorur mashtrimi kompjuterik duke abuzuar pikërisht me mungesën e mekanizmave mbikqyrës shtetëror në sistem.

Sipas Kodit Penal, Kreu III i pjesës së Posaçme “Vepra Penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, Seksioni II “Mashtrimet”, përcaktohet qartë se çfarë ka bërë CEZ me konsumatorët shqiptarë. Por po ashtu përcaktohet qartë se çfarë ndëshkimesh mund të marrin krerët e CEZ për mashtrimin që kanë bërë.

Neni 143 MASHTRIMI “Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”

Praktika e kësaj vjedhjeje është kryer duke përdorur mashtrimet kompjuterike dhe Kodi Penal ka një nen të veçantë për këtë lloj mashtrimi, përkatësisht Nenin 143/b “Mashtrimi Kompjuterik” (shtuar me Ligjin 10023 dt 27.11.2008, Neni 15). Në këtë nen thuhet: “Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuterike apo ndërhyrja në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim për t’I siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik të padrejtë apo për ti shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet dhe me gjobë nga 60000 (gjashtëdhjetë mij&eumlsmiley lekë deri në 600000 (gjashtëqind mij&eumlsmiley lekë. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa personave, më shumë se njëherë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 500000 (pesëqind mij&eumlsmiley Lekë deri në 5000000 (pesë milionë lek&eumlsmiley.”

Pra siç përcakton Kodi Penal, krerët e CEZ duke qenë se kanë vepruar në bashkëpunim dhe duke qënë se i kanë kryer dëm shumë personave rrezikojnë burg.

Masat që ka marrë Bordi i Komisionerëve të ERRE është një burim të dhënash mbi vjedhjen e kryer nga drejtuesit e CEZ për llogari të Kompanisë CEZ.

Po ashtu edhe deklarimi i deputetit të PS Z. Beqja dhe provat që ai ka paraqitur në media janë një burim tjetër i të dhënave me vlerë për Prokrurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për këtë arsye Ju kërkojmë që të ndërmerrni hapat e duhur ligjor për të ndëshkuar këtë akt të rëndë vjedhje që i është kryer shtetasve shqiptarë duke ju kujtuar se Bordi i Komisionerëve të ERRE dhe Deputeti i PS Z. Ilir Beqja duhen hetuar si dëshmitar që ka dijeni për veprën penale të kryer nga CEZ.

 

Me respekt

 

Av. Altin Goxhaj

Drejtor Ekzekutiv i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve

 

 

 Shyqyr qe je ti Altin, biles kot nuk e zevendesojne ERE-n me ZMK-ne smiley

Altino sic duket ty te mbakan edhe per Lolo ne arradhen e Juristeve .

Deri me sot eshte hera e pare qe lexoj nje akt-akuze , por pa Objekt  pa Prova . Me duket se qellimi eshte me ua ba ma zi se baballareve kur lexoj ate emrin Ilir Beqja smiley

Minimalisht ne nje aktakuze , si mender Juaja , duhet te pakten e te paktave ne fund te akuzes te kishte nje rresht , provat dhe faktet i bashkangjiten kesaj akuze ose (ose ose ose ose Sh . Qose smiley ne baze te denoncimit te Fixit per pulat qe hane qytetaret ......

Une Aktrim Goxhaj , si shqytar cilesor i mbrojtje se Kalase se Don Ki Shotit Berisha denoncusi i sukseshem i kapitalistit  Sorros , deklaroj  me kete rast jo vetem qe pula qafrrjepura nuk do ha , por edhe fondet qe perfiton Qeveria nga kjo tregti e ndyre ne dem te qytetareve , premtoj tua shkurtojme OJQ-ve qe te mos Zgjohen kurre me zirkone politike ( material fallco qe imiton floririn ). Kuptohet te gjitha keto premtime qe trondisin Prokurine qe ne Themel dhe e Zgjojne ate nga teshtimat ,do vijne pasi te behen Gjyqet ku une dv Altin Aktrimi JU premtoj se do Ju mbroj me gjithe fuqine time dekonstruktive e demontuese Po te jete per ty or QYQ , Sali Rrofte Mullah Berisha  me gjithe CEZ -e e Keshe qe i ka NR 1 Te vjedhjeve  RRON SA TI DOJE SUMA . Thone se kur lexon nga keto lloj aktakuzash ben ate shenjen rrethore me gisht dhe hingellin : Sa te kem Altinet une zotrie do largohem nga politika kur te me marre jeten Zoti dhe Zirkoni smiley

Mos ma merr per keq po Zirkonin nuk e njoh dhe e shtova si pune Inteligjence konkurruese me Salen !

Po shkruaj dicka miqesisht, pa lene menjane nje proteste personale dhe nje observimi te 2-3 diteve te fundit.

Lajme apo probleme te thjeshta po degjerojne ne fyrje te nivelit te te pireve ne rruge. Kjo s'me ben te ndihem mire. Etika dhe debati kerkojne nje fare mase por e kemi qelbur fare. Ka disa kufinj te cilat mund te ndalen ne ironi e sarkazme, por keshtu?

Nuk ka ngelur me, vec me thirre njeri-tjetrin ne duel per tu rrafur si halabaket rrugeve!

Me keq akoma, kjo vjen nga njerez qe duken qarte qe kane arsimin dhe nivelin per te shkruajtur, pergjigjur apo bere debat 24-7 pa pase nevoje te bien ne nivele te tilla.

Sinqerisht kjo nuk shkon. Kete pakenaqesi e kam percjelle dhe te moderatoreve dhe varet nga ata te nderhyjne kur cdo limit kalohet ne kete pike. Kjo nuk mund te quhet me as vulgare. smiley e as fjale, por ...

 

Vijme ketu per debat, chat, te bejme miq virtual te diskutojme dhe per argetim, duke share "Edin-Salen" e bandat e tyre...arrihet ne kete pike pastaj. Gabim.

 

Ju shkofte w-endi mbare te gjitheve e kam pak shprese qe e kemi ne ne dore, te mos ta qelbim Peshkun.

--------

Altin, nuk po vepron drejt keshtu, sado i ofenduar te ndihesh.

sa me ka pelqyer ky koment. vertete shume. ne fund te fundit secili nga ne shpreh opinione e mbeshtet ide personale. eshte shume e lehte te biesh ne vullgarizem dhe akoma me e lehte te vrasesh shqiptarin ne egon e vet dhe ta detyrosh te behet akoma me agresiv si kunderpergjigje e provokimeve. jemi nje shtet demokratik. jemi nje shtet pjese  e europes, jemi njerez mbi te gjitha, qytetar. 

dy gjera duhet te evitohen ne blogje te tilla, vullgarizmat dhe qendrimet e njeaneshme. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).