Sa kandidatë për kryetar bashkie ka në Tiranë? Deri tani po shohim vetëm një. Edhe pse fushata elektorale ligjërisht nuk ka filluar,  publikisht e në media po bëhemi të gjithë dëshmitarë të axhendës së ngjeshur elektorale që po bën këto ditë kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka deklaruar në listën që i ka dorëzuar KQZ-së, se kandidati i saj për Tiranën është Edi Rama. Zyrtarisht mund të jetë kështu. Por, realisht, akoma nuk është dhënë rasti të shohim përqasjen personale të kryetarit aktual për mandatin e tij të katërt.

Po pret datën 8 prill që të respektojë ligjin? Bukur do të ishte për t’u besuar, po ja që shpura e tij e kandidatëve për kryetarë të minibashkive në kryeqytet nuk të lë ta ëndërrosh këtë përqasje.

Fushatës intensive dhe vizitave në terren që po kryen, sipas një programi dukshëm të orkestruar me kujdes Lulzim Basha, i përgjigjen fytyrat e vrara e gjoja ironike të punonjësve aktualë të Bashkisë së Tiranës e të Partisë Socialiste. Në zë mundohen të mos kenë asnjë ndryshim nga Rama. Edhe në mënyrën se si i drejtohen z. Basha me versionin e shkurtuar të emrit, tamam ashtu siç e thërret publikisht edhe kryetari i tyre. Mirëpo, teksa Basha ndjek planin e hartuar me sa duket gjithë përkujdesje nga ekipi i tij, e majta ka filluar të shfaqet edhe në ekranet e saj të preferuara vetëm si pjesëz reagimi pas vizitave të Bashës. Refreni ka qenë i njëjtë gjithë javën e fundit.

Jepet një lajm për takimin e kandidatit Basha me banorë të një zone në Tiranë, menjëherë pas saj reagimi i Partisë Socialiste, që pavarësisht emrit apo gjinisë së përfaqësuesit, përherë përmblidhet në: “Luli nuk merr vesh nga Tirana. Unë jam këtu për të garantuar qytetarët se ai nuk di as ç’flet dhe as ç’bën”.

Ndonjë fjali sqaruese se çfarë di Partia Socialiste më shumë dhe ç’do të ofrojë ajo, nuk ka. Por, reagimi mbyllet këtu, sigurisht pa harruar t’i drejtohen kandidatit kundërshtar për të dhënë llogari për akuzat ndaj tij në periudhën kur ishte ministër i Transporteve dhe ngjarjet e janarit, teksa ai ushtronte detyrën e ministrit të Brendshëm.

Mirëpo Basha vazhdon fushatën. Së bashku me ekipin e tij ai del nëpër Tiranë, viziton lagje, takon njerëz, dëgjon, kushton vëmendje. Edhe buzëqesh e akuzohet rëndë për dozat e saj. Po nuk do të ishte vënë re fare frekuenca dhe natyra e takimeve të tij sikur Partia Socialiste, nëpërmjet imitueseve të Edi Ramës, nuk do të reagonte pas çdo vizite, takimi e deklarate që bën kundërshtari politik, Basha.

Ama, Basha, si kandidat që është, del vetë, flet vetë, ecën rrugicave të pashtruara, që s’janë të pakta në Tiranë, dhe po konsolidon imazhin e një kandidati real për Bashkinë. Kurse nga kampi socialist, pas daljeve të Bashës, ka reaguar Shalsi, Nikolla, Shamku, Dhimitri, prapë Shalsi, prapë Nikolla. Po Rama jo. Hiç. Doli vetëm të thotë se mbështetësit e LSI-së vunë në dyshim sigurinë e jetës në Tiranë teksa qëlluan me armë zjarri në mes të ditës kryeinspektorin e Policisë Ndërtimore të Bashkisë së Tiranës. Këtu e la deklaratën. Me të tjerat, sipas tij, duhet të merret prapavija. Ramës mund t’i duket punë pa bereqet fushata për Bashkinë e Tiranës. Mund edhe ta konsiderojë humbje kohe. Sjellja e tij e deritanishme këtë tregon. Ama, nëse ai është mërzitur kaq pak me Tiranën, Tirana mund të jetë mërzitur akoma më shumë me të.

Kryebashkiaku, i cili që prej zgjedhjes në krye të Partisë Socialiste, në vitin 2005, zor se ka kontribuuar personalisht më për Tiranën, duket se e ka marrë lehtë-lehtë këtë fushatë. Mirëpo besimi i tepruar për fitoren dhe shpërfillja e disa hapave në fushatë mund t’i kushtojë rëndë Ramës.

Në zgjedhjet e 8 majit ai do ketë rreth 20 mijë vota më pak, teksa aleatja e dikurshme, LSI, është shndërruar sot në rrezikuese të sigurisë në mes të ditës (sipas PS-së). Nuk ka tregues të besueshëm të thonë se 20 mijë votuesit e LSI-së do të votojë patjetër për PD-në këtë fushatë. Por e sigurt është që as për PS-në nuk votojnë. Përse? Thjesht sepse Rama nuk po iu paraqet asnjë alternativë.

E Tirana nuk e ka arritur luksin e jetesës moskokëçarëse, saqë njerëzit të jenë super të lumtur me atë që kanë në kryeqytet, e të vazhdojnë të jetojnë me imazhin e 11 viteve. Jo. Njerëzit duan të dëgjojnë që Rama është pro reformave të mëtejshme në qeverisjen lokale, që e vlerëson kundërshtarin dhe e sfidon atë me qëndrime të drejtpërdrejta e me fushatë që ka në qendër popullin, jo gabimet e Bashës.

Gjuha joformale dhe mënyra me të cilën të majtët i drejtohen kandidatit kundërshtar ka vetëm një efekt: rrit kredencialet e tij te votuesit. Rama e di këtë më mirë se kushdo tjetër, sepse kjo taktikë e gabuar, e përdorur në 2007-n nga Berisha, ishte pikërisht momenti që i dha fitoren përfundimtare Ramës. Gjuha e ashpër e Berishës, fotot personale të Ramës dhe sulmet e panumërta ndaj tij dhanë efektin e kundërt te votuesit. Nuk është çudi që edhe në këto zgjedhje të ndodhë e njëjta gjë. Sulmet dhe pseudothirrjet ndaj Bashës kanë shumë gjasa të përkthehen në vota më të shumta për të.

Votuesit janë të lodhur nga diskurset e gjata e të pavlera politike, ku palët shajnë, e shajnë, e shajnë njëra-tjetrën bash ashtu siç e meritojnë në fakt. Po, të paktën, mes kësaj rrëmuje të sharash e akuzash ndaj kundërshtarëve, ekipi mbështetës i Bashës duket se po fiton terren me mënyrën që ka zgjedhur për ta këshilluar kandidatin e tij. Afrimi me votuesit, kushtimi i vëmendjes, dëgjimi i shqetësimeve, dhënia e premtimeve, që kanë për t’u realizuar po aq sa ato që u dhanë në 2009-n, në 2007-n apo edhe në të gjitha zgjedhjet e tjera të mëparshme. Po ç’rëndësi ka? Të paktën Basha e merr mundimit që qytetarit t’i kushtojë disa minuta kohë, edhe pse ato janë televizive.

Kurse siguria e Ramës se do të fitojë pa pasur nevojë për fushatë, është një egoizëm që ka gjasa t’i kushtojë shtrenjtë. Supozimi i fitores në xhep është disi i tepruar, veçanërisht kur nuk mbështetet në performancën personale të tre viteve të fundit, por thjesht në gabimet e kundërshtarit.

Ishte e pritshme, në fakt, që edhe ekipi i përgatitjes së fushatës së Ramës të kujdesej e ta këshillonte atë për fushatën që nuk është e lehtë si në 2004-n, as e sigurt si në 2007-n. Por injorimi i hapur për votuesit dhe mungesa e kontaktit me ta nuk çon vota në kutitë e majta.

Por, me sa duket, strategjia e vetme e socialistëve në betejën për Tiranën është nulifikimi i personalitetit politik të kundërshtarit Basha dhe përhapja e panikut ndër votuesit se me të Tirana nuk ka të ardhme.

Të dyja, në fakt, kanë provuar në Shqipëri dhe tjetërkund të botë se japin efekt të kundërt te votuesit, veçanërisht te të lëkundurit e të zhgënjyerit nga politika, që sot në Tiranë janë në numër të madh.

Sa për informacion shtesë, beteja për Tiranën bëhet në Tiranë. Çdo komunikim tjetër i tërthortë, thjesht hap rrugën për atë që Tiranës do t’i dalë më shumë për zot këtë fushatë.

Gjithmonë nëse pazaret politike nuk merren parasysh. E, në këtë rast, shenjat e para duken qartë. Tirana po flet përditë.

71 Komente

Moskokëçarëje apo çarje trapi, ne marrshin pjese 50% e votuesve, do te jete nje sukses i madh.

kjo fushate do mbaroje si gara e lepurit me breshken.

 pas daljeve të Bashës, ka reaguar Shalsi, Nikolla, Shamku, Dhimitri, prapë Shalsi, prapë Nikolla. Po Rama jo. 

 

 

pse nuk ia var bashes ky mer?

 

Në zgjedhjet e 8 majit ai do ketë rreth 20 mijë vota më pak, teksa aleatja e dikurshme, LSI, është shndërruar sot në rrezikuese të sigurisë në mes të ditës (sipas PS-s&eumlsmiley. Nuk ka tregues të besueshëm të thonë se 20 mijë votuesit e LSI-së do të votojë patjetër për PD-në këtë fushatë. Por e sigurt është që as për PS-në nuk votojnë. Përse? Thjesht sepse Rama nuk po iu paraqet asnjë alternativë.

Jane pikerisht keto fraza qe i skualifikojne disa si analiste dhe opinioniste.

Sepse nuk i hyne analizes deri ne fund dhe te shohin qe ato 20 000 vota LSI i mori duke bere fushate elektorale anti-Berishe dhe i mori nga nje kamp antiberishist, por te pakenaqur prej Rames duke pare tek LSI nje pol te trete politik.

Mirepo kete rradhe eshte pak e veshtire qe te tere keta 20 000 vete t´ja japin perseri voten LSI. Eshte vetem nje perqindje shume e vogel e ketyre qe do te votojne perseri LSI, jane ata qe perfituan nje vend pune sipas mundesive te LSI.

Pjesa tjeter shume me e madhe voton per PS vetem per t´ja hequr nje shpulle Ilir Metes dhe Sali Berishes.

Per kete PD i duhet nje perpjekje me e madhe per te prishur ekuilibrin e PS, sesa futja si pyke e LSI dhe PKSh.

Argumentimi yt vlen deri diku, por prape eshte i manget, sepse i mungon argumenti kryesor :

LSI, ndryshe nga 2007 ku ishte ne Aleance me PS-ne, NUK ESHTE NE OPOZITE, por ne POZITE ! Kur ka shprese nje parti relativisht e vogel si LSI-ja, qe te kete me teper vota, ne opozite apo ne Pozite ?

Te gjithe e dime pergjigjen e kesaj pyetje, sepse pushteti sjelle lek, dhe fushatat duan lek. Kur je ne pozite, dhe ata militante i kon me nga nje kore buke, dhe t'a shperblejne diten e votimit : keshtu fuksionon ne Shqiperi grupi, prandaj mos u çudit fare qe LSI-ja te mari me shume sesa 20.000 vota ne Tirane (si parti flas)

 

 

Per kete PD i duhet nje perpjekje me e madhe per te prishur ekuilibrin e PS, sesa futja si pyke e LSI dhe PKSh.

 

Kjo fushata e Bashe, duket si goxha perpjekje e madhe duke pare antifushaten e kloneve te Rames deri tani.

 Kandidati i pozites tenton qellimisht te paraqitet si individ civil me plane konkrete per qytetin per ti bere qytetaret te harrrojne qe ai ishte drejtperdrejt i pershire ne vrasjen e 4 shtetasve ne 21 janar.

kot po lodheni, se s'po bie Basha ne lojen tuaj !

Siç akuzuat Bashen per 4 viktimat, akuzuat Berishen po per to ne 21 janar; Akuzuat dhe Gardistet qe bete namin derisa u arrestuan ... gjejeni ju, gjykaat popullore, se kush eshte pergjegjesi, se deri tani keni akuzuar 27 veta !

Por prape se prape, Basha nuk po bie ne nivelin ku doni t'a ulni ju debatin, siç jeni mesuar vite me radhe me Saliun, qe s'pyet dhe ja u kthen, por ama humbet pike vete pastaj : Basha s'po e ben kete gabim dhe po mundohet t'a mbaje lart piazzen e debatit sepse po flet per Qytetin, per ide e per projekte;

Rama dhe ju ithtaret e tij, vazhdoni me propagande 2 lekeshe !

Pra ti po thua se kush ben fushate meriton te drejtoje bashkine. Dhe po i thua Rames te beje fushate, ama nje fushate qytetare si ajo e Bashes, ndoshta pak me shume qytetare. Sepse ti do qe Rama te fitoje. Dhe ne s'te degjofte, mos fitofte, sepse eshte ne fuqi fjalia nr. 1 me siper.

Me fal po s'kam koment tjeter.

    

vjedhjet ne kalimash (eksperienca si minister i puneve publike)

eksperienca si minister i jashtem

 

eksperienca si minister i rendit

per mendimin tim argumentat e autores qendrojne plotesisht, dhe te gjithe e dine, si Rama si dhe militantet qe shkruajne ktu.

ndryshe nuk ka si shpjegohet urrejtja e verber me te cilen ata akuzojne Bashen (pa asnje prove), per bilancin e tij ministror. sepse socialistet nuk kane c'te tregojne tjeter, Rama ska as piken e projektit per qytetin si dhe vizioni i tij "europian", tashme eshte vegelluar dhe po i ngjan gjithnje e me shume nje peisazhi babilonesk; dhe duke qene se ne fushate duhet sesben te mbash ritmin e kundershtarit me prononcime e dalje publike, "klonet" e Rames ne bashki, dalin dhe shajne te kaluaren e Bashes! medet c'te tregojne tjeter, qe "mjeshtri" i tyre ka roitur nga nervat dhe as kokaina si ben pune! apo te pranojne se Rama as qe e rruan fare per objektin e ktyre zgjedhjeve, por e shikon si nje beteje tjeter per karrigen e kryeministrit?!  ne pozicion shume delikat jane ata "klone" te shkrete...

 Left, militantet e majte, militantet e qendres po dhe militante te tjeter ty te mbajne si Lefty me yyyyy ne fund  ( TM Idris ) smiley

Nese do qe autores mos t`i pervishen e ta bejne copash me argumente si te daje Zenos tek Shi ne plazh, apo te dale ndonje Cakshiri qe te thyeje te gjitha  : me pjata , me filxhana me te tera,  pash zotin mos e mbeshtet ti se autorja nuk e do kete absolutisht. smiley

Ta garantoj kete. Nuk e ka shkruar kete shkrim qe t`i japesh ti te drejte. Po eshte keshtu e mjera ajo ku eshte katandis. 

Ne fakt une shikoj gjera te tjera ne shkrim, te tjera nga ato qe shef ti, duke dit qe e lexoj autoren pothuaj gjithmone e here e kam inkuraju e here jo, ne kuptimin keshtu ne mexhlis.

Cuna e goca te peshkut :

Eshte nje shkrim vote, nje shkrim pritshmeri , nje shkrim deshire, nje shkrim i hapur, nje shkrim qe nuk ka zjarr e barut brenda. Per kete une, Kothi, qe e kam kritiku kete goce jo pak here,  i jap 5 yje.

Tani eshte apo nuk eshte Basha burre i mire? Po qe nuk me duket se eshte dhe aq keq. Nuk do e prish Piramiden tha dje dhe jam kunder ndertimit te Parlamentit te ri.

Vetem keto dy nderhyrje jane baras me 100 milione euro smiley

Psh ndonje si ai atje me siper do thote qe Koth po ben diversion. JOO. smiley

P.S. Ishalla ka popull peshkor qe te vije ne diskutim se nuk shtyhet kjo teme me Leftyyn vetem smiley

 Eshte nje shkrim vote, nje shkrim pritshmeri , nje shkrim deshire, nje shkrim i hapur, nje shkrim qe nuk ka zjarr e barut brenda. Per kete une, Kothi, qe e kam kritiku kete goce jo pak here,  i jap 5 yje.

Diqka e rendesishme duhet te kete ndodhur , ndoshta shmangia ne aksin e tokes apo dicka thellesisht metafizike qe Koth i jep 5 yje ksaj goces qe po na thote hapur se TIRANA eshte merzitur me fytyren e merzitshme te kryebashkiakut smiley

Shkrimi Edlires me kujtoi dialogun e Cehov me dy zonja qe po e pyesnin: kush do ta fitoje luften z.Cehov?

-ata qe jane me te kulturuar

-e kush jane ata me te kulturuarit?

-ata qe ushqehen me mire ....

Ok, Luli po ben nje fushate te kulturuar... kupton ti, po i bi pash me pash qytetit (lexo : ferrit ) dhe po zbulon "jo pak rruge te pa asfaltume" , takon popullin dhe ben premtime . Nje i moshuar po i ankohej se vuante nga prostata dhe Luli i pretmtoi se kishte nje zgjidhje dhe per ate.

Tani une pyes: cili eshte kriteri vleresimit ?  Puna e bere per transformimin e ketij qyteti (ku ende ka 1000 gjera per t`u bere dhe per t`u bere se mbari) plus vizioni per ta cuar me tej kete pune apo premtimet futuriste per linje ajrore nga  nga Kombinati ...ne Kinostudio? Kur degjoj premtime bombastike per 30 000 vende pune nuk do cuditem edhe nqs degjoj premtimin per nje avullore ne perroin e Lanes.

lana , lana ...kerko ne shendre thana smiley

 

 

 Po ja ta them me ndryshe :

Edlira e ka te 100 heren qe e pranon hapur qe kjo fytyre kryebashkiaku nuk i pelqen. Po t`ja pranojme meriten qe ka nder penat qe nuk e duan kete here si Kryebashkiak dhe nuk merret me ate personalisht. Po Edlira nuk e do Ramen as si Kryeminister. Te rendisim arsyet pse ? Jo jo devijojme thelbin.

Do ja shkulim floket per kete ne qe kemi mendim ndryshe. smiley

I vura 5 yje sepse sic e thote Tropizma, ne e kemi trajtuar me kujdes kete autore dhe ajo po flet hapur e pa dredha.  I kemi shkul floket, i kemi shkaravit fletoren e bukurshkrimit, i kemi hudh boje ke perparsja e bardhe, i kemi dhene ndonje lule, bile Liqeni i ka gris i here dhe fustanin qe sapo ja kish ble mami vet smiley

Nuk e di ne ka pas bishtaleca se nuk e mbaj mend ne ja kemi terheq, por thelbi nuk ndryshon : nuk e kemi fal ne asnje rast qe ka domethenie.

Ne kete kuptim Koth qe eshte akuzuar se i bi me shume nga te gjithe ne qafe kesaj goces smiley po thote qe nese e shikojme fushaten si nevoje normaliteti, pra ndryshimi,  atehere le ti japim 5 yje shkrimit . ( Kater ne fakt duhen tamam tamam ) smiley

Po a ka ndonje gje qe duhet te me detyroje mua te bej ndryshe nga gjithe heret e tjera ? Jo, nuk ka per mua, por le ta respektojne Edliren si inatceshe qe shkruan ne favor te nje njeriu qe si minimum nuk ka ate qe ajo vete e ka : kurajon .

Po si te mos keshe urrejtje per Bashen, kur ky mbasi vrau 4 vete kot se koti ne bulvard, te vjen e te kapardiset si njeriu qe do te ndryshoje per mire jeten e qytetareve te tiranes. Mua me vjen ndot ta shikoje dhe jo me edhe ta ndegjoje. Ai per mua eshte as me shume e as me pak nje kriminel i rezikshem.

Nuk mungon as eksperienca direkte e bashes me tiranen

 

qyteti i tiranes shpallet fajtor nga basha per mugese te formularit te prerjes se pemeve (qe nuk egzistojne).

Denimi, TE SHKATERROHET tirana (me gjithe fis e tosum bac)!

O peshkaqene, mos lexoni vetem titullin per te dhene mendimet.

E para kete artikull, e kam lexuar tek blogu i autores nje jave para se te dilte ketu me titull "Rama, tundu nga vendi", pasi Rama ende nuk e kishte nisur fushaten seriozisht, por nxirrte ca kone, si Tahiri apo Shalsi.

Dhe Panorama duke qene gazete servile e Bashes, vec e ka ka botuar kete analize shume vone, cka ka bere qe analiza te dale jashte konteksit, i paska perdhunuar edhe titullin.

Nejse, ky eshte shtypi ne Shqiperi dhe ndoshta duhet hapur nje teme per milintatizmin e mediave ne fushate.

Respekte!

 Me cin e kishe ti xhan ? smiley

ou, dmth gjynah autorja qe ia botojne shkrimin me nje titull qe ajo nuk e do dhe kur ajo nuk do? dmth autorja do ta hedhe ne gjyq panoramen per shtremberim dhe keqperdorim te artikullit? autorja eshte e revoltuar se po e perdorin per fushate? pres ndonje artikull tjeter ku te shprehet revolta.

 ... ose minimumi fare nje reagim tek blogu.

 Po tallesh ti? Panorama prej Berishes po ha buke me ato universitetet ku po fabrikon diploma e po merr ne qafe qindra njerez qe paguajne leke e s'do t'u njihen pas disa vitesh, apo ata njerez qe bien ne duart e atyre me "mastera" qe dalin nga shkollat e pronareve te panorames.. Pastaj ca thua "Servile e Bashes". Ca Bashe? Basha eshte thjesht personi fizik qe ben ate do saliu, si gjithe Partia Saliste e Shqiperise. lol, servil i bashes thote. Kur na u be Basha per te pasur servile?

Basha eshte treguar mjaft demagog dhe rrenacak. Nuk mund te mendosh ti besosh bashkine nje force politike dhe nje Individi qe ka ushturar pushtetin e tij per te bllokuar buxhetin e bashkise per dy vjet, kane bllokuar mjaft projekte te bashkise dhe ne te njejten kohe te qytetareve qe te kryhen per nje kohe te gjate, thjesht per nje kaprico politike...

 Me Panoramen servile o xhansmiley

 Lere panoramen rehat, se i ka rene mire lapsit smiley 

Une shkruajta: Shoqja e Lul-it ben shkrim per Lul-in! Pse eshte kjo jashte rregullave? Nuk duhet marre serozisht, as thenia ime dhe as shkrimi i sjelle.

kete mendim kam une.

Deri tani, asnje peshkatar s'po kundershton thelbin e shkrimit : DMTH, asnje s'po kundershton faktin se fushata elektorale e Bashes eshte komplet ndryshe nga ajo e Rames; Por te gjithe po merren se kush do fitoje sipas tyre ... dmth, "pak rendesi ka sesi ben fushate, ne prape ashtu do votojme !"

Bukur, se keshtu bejne 70 % e votuesve te Tiranes, perderisa pretendojme se elektorati "GRI" ne Tirane qenka aty tek 30 %

Interesante do te jete te lexosh ndonje koment nga ata qe jane pjese e ketij elektorati gri, qe nuk e kane vendosur ende per ke do votojne, ose nese do shkojne te votojne apo jo : atyre mund t'i ndikoje menyre-berja e fushates nga njeri apo tjetri kandidat

Edhe tek sondazhi i Peshkut, na dolen 6-7 % elektorat "Gri", ndaj, presim komentet e tyre ne lidhje me temen !

 Marrim Zani Caushin, i japim nje program, i themi bej nje fushate ndryshe nga Edi Rama. Premto dhe genje sa te doje bytha, vetem beje ndryshe nga Edi Rama dhe sa per sy e faqe bej sikur te itneresojne pemet e Tiranes, packa se forca politike qe ti perfaqson e ka bllokuar buxhetin qe punet ne tirane te kryehen deri me sot, ka miratuar plot projekte pallatesh qe kane bllokuar hapsirat, nuk ka dhene fonde, ka ulur taksat e bashkise etj si keto. Perfaqson disa komuna qe kane bere te zhduket kurora e gjelber e Tiranes...

Lind pyetja, a do te mjaftonte fushata ndryshe?

Lefty, thelbi i shkrimit niset ose mbi premisen qe ato qe kane ndodhur me pare ( hajnia e rruges, deti, 21 janari) nuk ndikojne ne kete situaten e sotme. Une te them qe premisa eshte e gabuar, sepse qe te jete keshtu duhet:

1) Basha te mos kete dore fare;

2) Basha te kete qene deri diku i shtenguar t'i beje.

 

(1) nuk e thua dot sepse sic preferon te thote edhe vete PD, hetimet nuk kane mbaruar ende dhe sa kohe ka ende dyshime....

(2) edhe nese eshte keshtu, nuk mund te mos ndikojne ato qe kane ardhur sepse i bie qe Basha eshte nje ushtar i bindur i Sules.

 

Une jam elektroat gri. S'ma ben dora ta hedh vten per Ramen. Ama e kepus fare dhe per Bashen nuk e hedh.

Mbase votoj per PS ne keshill bashkiak e per kryetar e djeg fare smiley 

kurseji vetes lodhjen, mos shko. qytetaret kane sot vetem nje mundesi te kene te drejte perfaqesimi - : Te mos votojne.

Jam krenar qe nuk do te votoj.

O Righty, vetem fatki qe Basha kandidon ne siglen "Aleanca per Qytetarin" , kur konsorciumi i tij politik eshte pergjegjes per nje varr te hapur ne Gerdec qe endet akoma sallave te gjykatave dhe 4 njerezve te vrare pa meshire ne bulevard, e hedh komplet poshte fushaten e tij humane.

Lefty, pse futesh kot?

Autorja eshte njeri i respektuar ne peshk dhe jashte tij dhe ne i trajtojme artikujt e saj me kujdes te vecante. Ne varesi te kesaj edhe komentet e sidomos mungesa e komenteve. Ketu nuk shkruan njeri te beje debat me ty dhe as te merret me Bashen, madje ne situaten konkrete edhe vete Rama eshte dytesor.

Ket qasje kam pas dhe une  smiley    Po nuk e marr vesh sesi mund te kete robi te njejtin qendrim pas vrasjes se 4 mavrinjve sehirxhinj ne bulevard?!?!?!

Bashen une nuk e fajesoj dot drejtperdrejt sepse realisht mendoj qe nuk ka pas dore direkte as ne (1) rrujtjen e pareve te Rreeshen-Kalimashit, as ne (2) avullimin e detit, e as ne (3) vrasjen e atyre te shkreteve. Per keto te treja fajin e ka Sula. Prandaj ndeshja eshte Berisha vs Rama, e basha eshte vec bedeli.

Kam mendu me vete mos eshte mire qe te perkrahet Basha se mbase forcohet si figure dhe del si alternative ne PD (pak a shume c'ndodhi me Ramen ne PS), po pastaj i them vetes qe eshte turp te jesh kaq leshko. Me ato te treja qe jane bere dhe ne te cilat Basha ka qene o bashkepunetor, ose ne rastin me te mire pa faj direkt por aq servil sa te mos kete as piken e kurajos te thote as gjysem fjale, nuk ka asnje shans qe ai te shkeputet ndonjehre nga Berisha. Sido qe ta rrotullosh kete muhabet, pavaresisht buzeqeshjes, lookut qytetar, manierizmave dhe bullshiteve te tjera te votosh Bashen eshte te miratosh ato 3 pikat me lart. Besoj se shumica e shqipove, aq me shume shumica e tiranasve, nuk kane per ta bere kete.

Tirons mos ki aq besim tek inteligjenca e robve ne Tirane, qe do te kuptojne ceshtjet REALE dhe s'do te merren me ceshtjet SIPERFAQESORE. Une per vete nuk kam smiley. Edhe po fitoi Basha/Berisha, te ike Rama e te vije nje me i mire ne krye te PS-se, e kjo PS me e mire te fitoje zgjedhjet e ardhshme, kjo do te jete rastesore, sepse ne jemi politikisht te goditur ne vend te keq.

Me shume trishtim me ka futur ky artikull se gjithe artikujt shqiptare te muajit te fundit te marre bashke.

Me shume trishtim me ka futur ky artikull se gjithe artikujt shqiptare te muajit te fundit te marre bashke.

Per shkak te autores me siguri?

Kryesisht. Pastaj me pergjithesisht, menyra selektive si e shohim realitetin, nje menyre shume e perhapur mes te mencmeve te Tiranes, eshte demi me i madh qe i bejme vetes. Per te justifikuar kete selektivitet te paarsyeshem fillojme e bejme filologji and we go deeper underground, sic e thote dhe ajo kenga e bukur.

 Po nje sekonde, nje sekonde.

Sapo kishe shkruar qe me Lamen ishe OK qe ishte tek ai takimi. Me Bashen kandidat plus qe dhe mu si takim i trukuar mu duk . Po pse ja heq kete te drejte Edlires te mendoje apo te reagoje ne menyre te ngjashme?

Pra e kam fjalen per kete shprehje te saj : 

Ama, Basha, si kandidat që është, del vetë, flet vetë, ecën rrugicave të pashtruara, që s’janë të pakta në Tiranë, dhe po konsolidon imazhin e një kandidati real për Bashkinë.

Si ta bejme fushaten tani me kobure apo me shkrim* varr si Elsa Ballauri ? Le te qendrojme tek ky argument. Te berit fushate, vetem ketu.

*Supozoj qe titulli nuk eshte i vete autores. smiley

Nuk do ta krahasoja ate qe ben Gjoni me ate qe ben Lame. Gjoni s'po thote asgje per Tiranen (pervec rrugeve te pashtruara (?)), Lame ka vite te tera qe merret me Tiranen kudo qe te kete mundesi, ne rastin konkret ai shkoi nje takim me shume profesioniste te tjere per te diskutuar ceshtjet reale, per t'i diskutuar gjere e gjate e ne menyre publike- Lame po na ben nje sherbim te mirefillte qytetar dhe une ia di per falemnderit. Gjoni po flet per fushaten -se per ato qe ka bere apo s'ka bere Rama, qe eshte DETYRE e gazetarit te shkoje t'i investigoje e te mos laje gojen me nje fjali pershtypjesh te pergjithshme, une s'pashe gje ketu. S'kane lidhje.

Me ler rehat mos me ngacmo me tej.

 se harrova fjalet magjike: 'te lutem'.

 Ama, Basha, si kandidat që është, del vetë, flet vetë, ecën rrugicave të pashtruara, që s’janë të pakta në Tiranë, dhe po konsolidon imazhin e një kandidati real për Bashkinë.

 

E pabesueshme; vete i ben te gjitha keto Basha...Jo vetem kaq, por edhe ushqehet vete, fle vete...

Une ksaj goce nuk i vej dot faj se eshte perpjek te shkruj gjithmone mbi rregulat e lojes, qy ke artikujt ne mbrojtje te kushtetueses e gjer tek "zhdukuni" a "pirdhuni" si e ka pas shkrujt atehere.

Une e kuptoj qe kjo goca ka shume te drejte tek i kerko mbrojtesit te karriges ti dedikohet me shume popullit qe do ta zgjedhe, dhe ska se si mos te bish dakort me te, SOT.

Por nga ana tjeter kemi derrin mi goce, DEERRIN!

Bitwin a rak end e hard pleis thone keta qe per stergjyshe te kombit kane Marie Balajn smiley

Ps: A mund te me thote se me c'fare ushqehet zonja ne fjale? M'vje keq qe e shtroj pytjen, por nga nje pergjigje e nje pyetje te tille kam kuptuar se perse sperdridhej dikush tjeter. Ene mos gjuni ketu se shpresoj, shpresoj fort qe te jem gabim.

Bashen e ndoqa ne Opinionin e Fevziut dje. Mua ky njeri me ngjeth. Se c'ka nje lloj ftohtesie te frikshme. I shtoj siper faktin qe ka vrare 4 njerez dhe me del nje kriminel gjakftohte. Me erdhi keq per ca "profesora" qe i bene ca pyetje, servilet e shkrete (vecenerisht ata te NYU Tirana) ishin gjithe merak se mos benin ndonje pyetje te tepruar. Vetem njeri beri 1 pyteje tamam ne lidhje me cdo behej me stafin aktual te bashkise qe basha i ra nga Kina t'i pergjigjej dhe nuk ju pergjigj. Ky njeri e ka fillaur karrieren me shkaterrimin e mbikalimit te zogut te zi. Po u zgjodh, do vazhdoje shkaterrimin e cdolloj gjeje te mire apo te keqe qe ka bere rama. Ishalla humbet me turp. Fytyre e urryer.

 Degjoni! Lul Basha e ka te sigurte fitoren,nuk ka krahasim me zgjedhjet e kaluara ne Tirane per Kryetar Bashkie,jane ngrit te gjithe ne kembe,po punojne fort,e habiteshme,nuk e kisha pare me perpara kete gje.

Do te vesh nje bast me mua???? Kshu publikisht para te gjitheve ketu ne kete blog?

 Fol,hap gojen,cfare basti te duash ti,PUBLIKISHT.Mos e vrit mendjen,cfare do lloj basti qe te jete,JAM DAKORD!

 Me aktore leshi se ka gjet basha per ato videot e fushates gjasme takon njerez... lol

me keq se rama

mos e krruj me Bradin se osht i partis

 Autorja ka aftësinë të godasë gjithnjë në shenjë me analizat e veta. smiley

shkrim shumë i mirë, nivel i përkryer artikulimi, thelb, ide, humulumtim etj. 

5*

 

e kush eshte ai qe eshte i pavendosur ne keto zgjedhje dhe po i prishet mendja nga Basha?

Si te gjithe prurjet e Edlires edhe ky , hyn tek kurajua qytetare per te pare ndryshesat midis berjes se Fushates nga kandidatet .

Pajtohem si shqetesim qytetar , por le ti leme te drejte sejcilit te zgjedhe me te arsyeshme per kampin e tij .

Rama nuk ka se cfare te thote ne substance . Ate e kane kuptuar Qytetaret e Tiranes ...

Projektin per Tirane qe e filluam BASKE , le ta perfundojme bashke " Dhe ka patur plot kohe me te mirat e te keqijat ta tregoje se si po ecen Projekti . Kutite e 'liruara " tashme prej b...xhibit do e tregojne kete smiley

Luli ...si cun jo i keq por mashtrues se me k/mashtruesin e Shqiperise edukohet , nga k/mashtruesi mbeshtettet e udhehiqet . Si i tille , detyra e tij pas 21 janarit eshte te krijoje nje portret "feminor " " babaxhan " e te "sinqerte " .Eshte metode e vjetruar . Tirana ka nivel te larte Inteligjence e dhe e kupton cfare ka pas asaj te "qeshure " dashamirese per ta . I duhet ...por se cfare i duhet ..le ta gjeje Xhafa smiley

Nje ore e me pare te largohet nga AI kufome ne mos do te shndrohet edhe vete ne "kufome politike " . Kete model "babaxhani " u mundua edhe fjalepisti Olldelja ta paraqiste , por sic e dini e filloi dhe  e mbaroi me bolet e Edit . Te shohim 'asin " e te marrit se cfare e kur do e nxjerre . Megjithse me duket ja kene "prere gjuhen " e dashnorit te fjales se NDYRE ..por Lulit jo me duket smiley  Le ta njohe gjeografikisht Tiranen sepse nuk eshte ajo qe i ka thene Mixha me mashtrue or tie !

Koth indirekt edhe per Edliren..

Ama, Basha, si kandidat që është, del vetë, flet vetë, ecën rrugicave të pashtruara,...

ama , me kupto drejt vetem per kete fraze .. smiley

sec me kujton ate monologun e V.Vangjelit kur qe per ngushellim :

Vdiq ? Po si vdiq ? Ai qe mire , hante vet , ecte vet, fliste vete ..etj etj etj etj

Mos , duhet kujdes me mendimet e shprehura sidomos me disa fjali  qe kane kujtese humori smiley

E dashur qepe,

Me mungon shume. Pres me padurim ardhjen tende.

Me dashuri,

Rakia

 po bashes bravo i qofte qe po shkon lagje me lagje dhe harxhon nje pjese te madhe te kohes se tij per te degjuar ankesat dhe hallet e shumta te qytetareve te tiranes.per edin eshte humbje kohe qe te degjoje hallet e njerezve te thjeshte,qe vetem ata te shkretet e dine sesi mbijetojne pa pune dhe pa nje drite jeshile per te ardhmen!!!!

ka te papune nen doren e ngrohte te kryeministrit???!!! 

Po, të paktën, mes kësaj rrëmuje të sharash e akuzash ndaj kundërshtarëve, ekipi mbështetës i Bashës duket se po fiton terren me mënyrën që ka zgjedhur për ta këshilluar kandidatin e tij. Afrimi me votuesit, kushtimi i vëmendjes, dëgjimi i shqetësimeve, dhënia e premtimeve, që kanë për t’u realizuar po aq sa ato që u dhanë në 2009-n, në 2007-n apo edhe në të gjitha zgjedhjet e tjera të mëparshme. Po ç’rëndësi ka? Të paktën Basha e merr mundimit që qytetarit t’i kushtojë disa minuta kohë, edhe pse ato janë televizive.

Une nuk e kuptoj analizen e gazetares. Thote qe populli e di qe Basha kot ben sikur degjon e jep premtime se nuk ka per t'i mbajtur. Ama i thote Rames dil edhe ti te pakten e bej kot, se qytetari i Tiranes i do 5 minuta gjoja perkushtim... Cfare po thote tamam?

 ate po thu ti, po thote. Ose perkthyer ndryshe; hipokrizia e kthyer ne norme e standard.

jam krenar qe nuk do votoj.

Cfar lloj krenarie eshte kjo? Besoj qe ti vendos te mos votosh nga halli apo e kam gabim?

po ku kashqiptar qe gabon? apo e kam gabim?

haha, po pse kshu diskutohet me loje fjalesh?!

"Këto janë zgjedhje lokale, janë zgjedhje për të zgjidhur problemet e qyteteve dhe komunave të ndryshme, nuk janë zgjedhje politike”

Mendoj që zoti Rama ka nxjerrë mësime nga gabimet e këtyre 2 viteve të fundit. Unë shpresoj që ne do të fitojmë zgjedhjet lokale, por edhe nëse ndodh diçka tjetër ne do të vazhdojmë jetën parlamentare”

Vetëm një muaj para zgjedhjeve vendore, shumë nga problemet që mbeten nuk pritet të gjejnë zgjidhje, ndërkohë që debati politik po ashpërsohet më tej. Pyetja që ngrihet është kostoja e kësaj politike mbi të ardhmen e vendit dhe ambiciet e Shqipërisë për integrim evropian.
 Duhet të fillojë një mentalitet të ri brenda forcave kryesore politike dhe vullnetin e mirë për ndryshime. “Nuk ka zgjidhje tjetër. Mendoj se rezultati i 8 majit do të jetë prova më e mirë që Partia Socialiste ka nevojë të hapet, ka nevojë të bëhet më demokratike dhe ka nevojë që të respektohen vlerat në Partinë Socialiste”

deklaroj z.Harasani

i ftuar në një diskutim të Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington.

Kush ishin ata "trupeshqit" qe shane Bashen, kur ky deklaroi se do krijonte 30.000 vende pune ?!

E di pse i kerkoj ketu ? Sepse idhulli i tyre, Edvin Kristaq Rama, sot deklaroi me pergjegjesi, se do krijoje ... hum .... 200.000 vende pune ! Jo te tere Shqiperine jo, vetem ne Tirane !

"Përmes vazhdimit të transformimit të lagjeve ekzistuese, zhvillimit të 14 qendrave, do krijojmë mundësinë për 200 mijë vende të reja pune, jo si premtime elektorale. Do krijojmë mundësi për zgjerimin e 4 spitaleve kryesore, zgjerimit të klinikave dhe krijimit të spitalit bashkiak”, ka deklaruar Rama.

Ky pretendoka te ndreje dhe nje.... SPITAL BASHKIAK !!! Ky eshte per psikiatri me duket ! Amataror fare ne Politike dhe ne Administrim  .... "Spital Bashkiak" vallahi s'kisha degjuar me mare ! Ky dashka te beje segregacion : DMTH : Spitalet e shtetit dhe ato te "Bashkise" ! pupupupu ça karagjozi   smiley   Po i ben njerezit budallenj ky !

 

Shikoni se ç'fare tha st me tutje, duke prezantuar kandidaten e Mini-Bashkise nr5 ne Tirane, gjithnje sipas TCH :

“Presioni i Saliut dhe kukullës së tij që po bie dhe kërkon të ulet në prehrin e Tiranës, po përpiqet të blejë votat e njerëzve. Merrini ato lekë se janë tuajat dhe kurrë mos ia jepni votën”, u ka thënë Rama simpatizantëve.

Shikoni se ç'fare gjuhe perdor ky njeri ! E quan Bashen "Kukull" te Berishes, kurse Basha deri tani nuk e ka ofenduar aspak ne diskursin e tij politik : ndryshimi eshte flagrant midis 2 fushatave te 2 kandidateve : Njeri mundohet te shaje, te nxije e te shpirf, tjetri po mundohet te beje fushate te qyteteruar

Pretendon palé, se po "blihen votat", dmth po shperndahen Lek qe njerezit te votojne Bashen ... pse nuk i denoncon ne Prokurori ky, apo e humbi besimin tek Ina Rama ? Le t'i denoncoje "ata" qe po shperndakan para ne kembim te votave ne Prokurori, se atje mbase gje ndonje nga ato 300 dosjet me kallezime penale kunder tij, qe kane zene 2 pellembe pluhur ...

C'fare nuk p oshprik dite per dite ky njeri, vetem e vetem qe te justifikoje humbjen e ardhshme ne syte e Partise, nga frika se me humbjen e radhes do te jete i detyruar te lere partine pastaj, ndryshe nga ç'beri pas 2009 megjithese e parashikonte statuti nje gje te tille. Per te justifikuar humbjen, dite per dite po shpik lloj-lloj alibish !

Njehere thote se OSBE po ben Raport Fallco per zgjedhjet e 8 majit; Njehere thote se po fallcifikohen kartat e identitetit ... te nesermen thone se po manipulohen listat; Pasi nxorri ushtaret e tij te thone se votat do vidhen ma PARA FALLCO, tani pretendon se votat po BLIHEN ... ndoshta me Lek safi kesaj here smiley

Eshte bere qesharak fare i shkreti ! Qysh do t'a durojme dhe 1 muaj !!!

ahahahahahahaaaaaaaaa! rrofsh me shpetoi! spital bashkiak, si policia, poste bashkiake, ka per borxh te beje edhe religjon bashkiak se bashkia per ramen eshte feja vete.

Nuk mbulohet djelli me shosh Grunge !

E para, Spital Bashkie apo Bashkiak s'ka ne Shqiperi por dhe ne vendet e tjera te qyteteruara flas, se ato shembujt qe gjete ti ne google jane thjesht "perkthim" i termit "spital bashkiak", por s'ka lidhje me idene.

E kam fjalen se ne Shqiperi, as Kushtetuta, as Ligji organik dhe as Ligjet baze mbi Autonomine e Pushtetit vendor, nuk i japin te drejte Komunave dhe Bashkive te administrojne SPITALE

Spitale, jane kompetence e ministrise  ... dhe nuk jane BASHKIAKE, por jane RAJONAL (ata kryesoret) ...

E dyta, s'ma merr mendja se ne USA ekzistojne "Spitale Bashkiake", dmth, gratis, per "popullin" ... se paguan Bashkia ... Termi Municipal Hospital do te thote Spital i Qytetit ...

Por kot sa lodhem me ju, qe jeni gati te beni çdo gje per te mbrojtur idiotesite qe njerr nga goja ai njeri ! Qofshi ju qe jeni ! smiley

Nuk  e di ama, sesi do t'a mbroni per ato ... 200.000 vendet e punes, ju, qe shate e u tallet me Bashen, i cili ofroje "vetem" 30 mije vende pune !

 Po ik o njeri! Ti thua qe s'ke degjuar spital bashkiak, une te them qe ka, me nje kerkim te thjeshte ne google, dhe tani pretendon te vazhdoj te lexoj komentet e nje militanti ekstrem qe genjen sy per sy pa piken e turpit. Vetem fjaline e pare te lexova, sa per dijeni. As e kam idene c'ke shkruar, sepse tashme je 100% i parashikueshem qe je militant ekstrem 100% e s'ia vlen te lodhesh syte me tipa si ti. Pune te mbare. Me krahe te lehta fushata. Ishalla kapni ndonje vend ne keshill bashkiak qe te mos e lejoni PS-en te ndertoje gje.

  E vetmja menyre qe te fitoje Basha, eshte te beje sikur po del kunder Berishes. Te shahen e te grihen sa per fushate, dhe ja ku u be. Tirana ka tre mandate qe ia jep PS-s, me dhjetera mijera vota diference, jo me 100-200 vota si rendom. Heren e fundit fitoi me mbi 40 mije vota, me Olldashin. Si zor te kene kthyer mendje te 40 mije keta njerez. Jo se eshte Rama surrat i bukur, por kedo qe te ishte kunder Berishes, per ate do te kishin votuar. S'eshte puna te rama, por te Berisha. Te gjithe ju qe beni gam-gam e dini shume qe ai eshte arsyeja qe PD-ja ka tre mandate qe s'fiton ne vendin e Shqiperise ku ka me shume njerez me mend e me me shume akses ndaj informacionit te sakte. Ne Tirane te rinjte ikin e mbushin mitingje te PD-s per ato partyt qe ofrohen e po te njejtet mbushin dhe mitingjet e PR-s, te LSI-se, te PS-s, por voten s'ia japin Berishes. Nami te behet. Mos shifni ca fiton Berisha zgjedhje qendrore me maloket e veriut e katunaret e kusurit te Shqiperise, e duke vjedh sa anej ktej e duke kercenu neper qendra votimi. Ne Tirane s'fiton ai cope mishi, . Beni gam-gam sa te doni me argumente forumi, si ju qe e keni idene se per cfare ndodh ne Tirane dhe shkruani vetem se keni inat Edi Ramen, si ju qe jeni jashte dhe as qe e keni idene se ca behet ketu.

fitoi me 22.000 vota fiks. ... dukesh ti qe s'qenke shume konçiz ne muhabet : hiperbolen e perdorke shume !

22.000 vota shume jane or taj, jo se s'jane, por tek ato 22.000 vota qe pati Avance Rama ne 2007, hiq njeçike ato te LSI dhe te AD-se se Cekes, dhe hidhja Bashes ... LSI ne Qarkun e Tiranes mori 20000 vota ne 2009 : te pyes ty tani une : sa vota ka LSI ne Tirane, kur ne Qark mori ne 2009 plot 20.000 vota ?

Apo per ty, me LSI pa LSI, prape Rama do dale me mbi 20.000 vota avance : keshtu kenka pra ? Po 4 vjet te tjera amortizim elektoral i Kryetarit, qe po plaket ne karrike (11 vjet rresht), nuk ndikojne fare ne votat ?

ti kur genjen per spital bashkiak, le me per te tjerat. lol

Ik meshoji punes atje, se s'ha buke njeri nga Berisha. I kane ngel militantet rrugeve, ia ka marre leket fatosi me meten.

 Edhe premtimi i Rames per 200 mij vende pune eshte nje fjale ne ere dhe bullshit i madh. Megjithse rreket ta theksoje qe nuk eshte premtim elektoral, mbetet populiste.

Megjithate qe te jemi korrekt ka nje diference te madhe midis te shprehurit te Bashes se bashkia do te hapi 30 mij vende pune dhe asaj te Rames se Do te krijoje mundesine qe te hapen 200 mije...

Hapja e vendeve te punes eshte ekskulizivitet i politikave te ndermarra nga pushteti qendror, jane ne varesi te rritjes ekonomike, etj faktore

 Sigurisht qe dhe tani fushaten e ben duke pas mendjen te karrigia e kryeministrit, ndaj dhe lajthitje te tilla jane t ekuptueshme...I xhiron shume shpejt motori

 ?????????????

 Ore, lexojeni mire se me duket se ka thene, se do hape 200 mije vende pune deri ne 2020 me duket.... E ka llafin, ku te behet kryeminister

do te sjell versionin origjinal te TCH, se atje e mora lajin qe t'ju duket juve peshqve te kuq me i bindshem, se po t'a merrja nga Klani etj, do diskutonit me ore te tera per "vertetesine" e lajmit  smiley

Do t'a sjelle lajmin atehere, apo e gjen vete si burre me namuz qe je ?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).