- Mos vallë kryekomunari ose kryebashkiaku është ndonjë “dhunti” mashkullore?

Shikoni pak listat e kandidatëve të partive politike për kryetarë bashkie e komune dhe realizoni menjëherë se çfarë premtimesh, më saktë,…“përrallash”, janë emetuar ose emetohen nga gojët mashkullore të partive politike shqiptare. Një turp i vërtetë, madje një “rekord” ky në lëmin e gënjeshtrës dhe demagogjisë! Për fat të keq, po aq të pandjeshëm, bile të diskredituar, duhen konsideruar dhe zërat femërorë në forumet e këtyre partive. Akoma më ironike, pikërisht janë ato fytyra femërore, me sjellje e zhargon mashkullor, që kapardisen në çdo rast si gjoja “heroina” dhe “luftëtare” të lëvizjes feministe emancipuese shqiptare! Ndërkohë, me sa duket, më shpesh është e kundërta! Gra të tilla “udhëheqëse” bëhen krejt të “buta” apo të heshtura kur duhet të zienin në mbrojtje të të drejtave të tyre qytetare e ligjore të përfaqësimit politik; dhe çudia bëhet akoma më e madhe kur po ato fytyra i sheh nëpër emisione, panele apo seanca parlamentare gati duke të “futur thonjtë në fyt” po t’i preket një qime floku “primarit”, udhëheqësit të pazëvendësueshëm…

Në fakt, kjo është dhe e vërteta e hidhur e kandidimit aktual një-emëror. Pra, në kandidimin maxhoritar për degën ekzekutive kjo përqindje kandidimi nuk kalon 3%, ndërkohë që sipas potencialit ligjor ajo duhet të ishte 30%. A nuk është një turp i tillë politik një shkak i fortë për reagim, protestë e abstenim!… Situata duket pak më e mirë në kandidimin proporcional për këshillat e bashkive dhe të komunave. Për ta korrigjuar këtë situatë, më 17 qershor 2008, Parlamenti shqiptar votoi ligjin e ri mbi barazinë gjinore, nëpërmjet të cilit institucionalizohet një përqindje prej 30% e përfaqësimit të grave në trupat legjislativë, ekzekutivë dhe juridikë. Sidoqoftë, me hilen “mashkullore” në Kodin Zgjedhor, ky përfaqësim, pas zgjedhjeve të 2009-s, ndryshe nga ai i pritshmi prej afro 30%, ka arritur në vlerën e 16 përqindëshit. Sepse dhe aty u sajua “rregullimi mashkullor” i mëposhtëm: Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore një në çdo tre emra në listë duhet t’i përkasë secilës gjini. (Neni 67, paragrafi 5, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 10019, datë 29.12.2008). Dhe, për më tepër, aty harrohet fare pjesa maxhoritare në zgjedhjet vendore!…

Faktorë negativë e kufizues 
Faktorët e ndryshëm që lidhen me pjesëmarrjen e gruas në politikë mund të grupohen në: a) faktorë kulturorë dhe b) faktorë institucionalë. Faktorët kulturorë janë më bazikë, më fondamentalë, ndërkohë që ata institucionalë mund të gjenerohen dhe ndërtohen më me lehtësi. Përgjithësisht, rruga më e shpejtë (por jo patjetër më efektive) në reduktimin e vështirësive dhe barrierave ndaj pjesëmarrjes së gruas në politikë lidhet me shumë me punën apo përqendrimin te përbërësja institucionale, sesa ajo kulturore. Aq më tepër që kjo e fundit kërkon një kohë shumë më të gjatë për t’u ndërtuar në përmbajtje e thellësi. Disa elemente të rritjes brenda përbërëses institucionale janë: futja e sistemit të kuotave; adaptimi i sistemit të favorshëm elektoral (sistemi proporcional kombëtar, apo dhe sistemi rajonal me një përmasë relativisht të konsiderueshme etj.); metodat e emërimit brenda partive politike (që favorizojnë përfshirjen dhe promovimin e grave të kultivuara, të edukuara dhe të talentuara në politikë), kooptimi dhe “kuotimi” i tyre; rritja e fondeve për veprimtaritë politike të grave etj., kjo bëhet akoma më e domosdoshme dhe e dobishme në kushtet shqiptare…

Mjedisi i ashpër politik në Shqipëri 
Në rastin e mjedisit shqiptar ka ende plot arsye për nivelin e ulët të pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në jetën politike. Pra është ende i vështirë ky aktivizim, pavarësisht disa shembujve të suksesshëm të kohëve të fundit. Sidoqoftë, një parametër problematik për pjesëmarrjen e gruas në politikë është dhe ashpërsia e mjedisit tonë politik. Stereotipi i dominimit gjinor mashkullor në jetën shoqërore e atë politike, përfshirë atë parlamentare, me fjalimet e egra, fjalorin apo replikat joqytetare, e bën “ngurtësuese” e hezituese, deri penguese këtë pjesëmarrje. Kjo ka bërë që të dhënat statistikore në Shqipëri të flasin ende për poste drejtuese apo vendimmarrje politike e publike, të mbizotëruara kryesisht nga burrat, pavarësisht nga fakti që niveli arsimor i femrës shqiptare është i njëjtë dhe shpesh edhe më i lartë se ai i burrave, në sasi dhe cilësi. Edhe organizimet e grave të veçuara apo brenda partive politike janë tepër të dobëta. Përgjithësisht, forumet politike të grave brenda partive më shumë shfaqen si “sfonde politike”, sesa struktura apo organizime që nxisin një rritje pjesëmarrje e aktivizimi. Asnjë nga forumet partiake të grave nuk kanë buxhetet e tyre. Më shpesh, udhëheqja e partisë ndikon shumë në atë që ndodh brenda një forumi të tillë apo i injoron vendimet e marra nga organizatat e grave në parti. Në thelb, vendimmarrja politike në këto forume është mjaft e kufizuar.

Barrierat kulturore e strukturore shqiptare 
Në tranzicionin shqiptar, në lidhje me barazinë gjinore, kërkohen të plotësohen apo përmirësohen edhe dy kushte të tjera: 1. Ripërfshirja apo integrimi i femrës në tregun e punës, në kuadër të ristrukturimit apo zhvillimit të ekonomisë. 2. Promovimi i harmonizimit të punës në familje, lehtësimi dhe ndarja e “detyrave familjare”, përmirësimi i kushteve të përkujdesjes, ruajtjes dhe mbajtjes së fëmijëve etj. Pa plotësuar drejt këto kushte, nuk mund të konsiderohet e arrirë demokracia, qoftë dhe ajo e llojit hibrid. Sepse demokracia e vërtetë është ajo kur njëra gjysmë e popullsisë merr pjesë në mënyrë të barabartë me gjysmën tjetër, në vendimmarrjen sociale, ekonomike dhe politike në të gjitha nivelet e qeverisjes. Një problem më vete është dhe hedhja poshtë e barrierave kulturore e strukturore ndaj barazisë gjinore. P.sh., një barrierë e tillë kulturore në Shqipëri ka mbetur ende binomi: politikë-patriarkalitet, në të cilin mashkulli ka dominuar dhe vazhdon të dominojë lojën politike, kontrollin dhe manipulimin e saj. Ndërsa, barriera strukturore janë, p.sh., vetë partitë politike dhe funksionimi i tyre i brendshëm, sistemi zgjedhor i llojit maxhoritar për degën ekzekutive të qeverisjes vendore, vështirësitë financiare individuale e kolektive për femrën shqiptare etj. Për mënjanimin e këtyre barrierave, disa nga strategjitë për arritjen e balancimit gjinor, të nënvizuara pak më sipër mbeten, p.sh., sistemi i kuotës (quota system), përfaqësimi proporcional, reformimi për financat në fushatën elektorale, trajnimet për gratë e vajzat që përfshihen në politikë etj. Synimi i vërtetë në një periudhë të afërt duhet të mbetet objektivi 50/50, dhe jo ai i ligjit të vitit 2008 nëpërmjet kuotës së 30 përqindëshit, edhe pse deri tani një ligj i tillë nga “prapësitë” mashkullore ende nuk ka prodhuar efektet e pritshme!…

Sistemet “Quota”
Kuotat janë shfrytëzuar me sukses në mjaft vende. Kështu, sot ka mjaft vende që kanë institucionalizuar “sistemin e kuotës” për të rritur përfaqësimin e gruas në politikë. Kështu, p.sh.:
- Në vitin 1994, Afrika e Jugut zinte vendin e 141- të në botë në lidhje me përfaqësimin e grave në Parlament. Pas futjes së kuotës prej 30% nga “African National Congress”, Afrika e Jugut kaloi, më 2004-n, në nivelin e 13-të, me një përfaqësim parlamentar të grave me afro 32.8% në Dhomën e Ulët.
- Po kështu, “Panchayat Raj Act” në Indi u rezervon grave 33% të vendeve në këshillat e fshatit, atë të fshatrave të bashkuara apo në këshillin e distriktit. Sot konstatohen në Indi afro 1 milion gra të tilla të zgjedhura në nivel fshati. Një përfaqësim i tillë ka ndikuar në rritjen e transparencës dhe uljen e korrupsionit në këtë nivel qeverisje.
- Ligji finlandez kërkon të paktën 40% të secilës gjini të përfaqësuar në trupat e ndryshme vendimmarrëse. Një gjë e tillë ka çuar një rritje të përfaqësimit të femrave nga 25% në vitin 1980, në atë 48% në vitin 1996.
- Argjentina ka një kuotë prej 30% të grave në listat elektorale të kandidatëve. Si rezultat, numri i grave të zgjedhura në Dhomën e Ulët ka mbetur nga viti 2001 në 2003-shin te vlera afro 34.1%. Në Senat aktivizimi i tyre, sado numerikisht i rritur, nuk ka dalë akoma aq rezultativ.
-  Kushtetuta franceze u amendua më 1999-n për të arritur te formulimi: “Ligji favorizon aksesin e barabartë të burrave dhe grave ndaj mandateve elektorale dhe funksioneve zgjedhore”. Me këtë korrigjim, në vitin 2000, ligji francez për zgjedhjet u ndryshua në mënyrë të tillë që partitë politike të detyrohen të paraqesin numra të njëjtë kandidatësh burra e gra (me diferencë brenda një intervali prej 2%) për shumicën e zgjedhjeve etj.

Rëndësia e sistemit të kuotimit 
Në përgjithësi, nëpërmjet kuotimit, vihet re një rritje e menjëhershme e përfaqësimit politik femëror në shumë vende të botës. Rasti i Francës flet qartë për një rritje të shënuar të numrit të grave deputete, madje me aplikimin e “Parité”-s, përqindja e grave të zgjedhura arriti vlerën 47%, d.m.th. dhe një rritje prej mbi 22% të legjislaturave të mëparshme. Por, ky sistem me kuotë, në variantet e ndryshme të tij, ka funksionuar në të gjitha kulturat. Nëpërmjet tij, në dhjetëvjeçarin e fundit kanë ndodhur ndryshime dramatike në përfaqësimin politik të grave. Aq sa vende të tilla, si: Ruanda, Kosta Rika, Argjentina, Mozambiku dhe Afrika e Jugut, kanë sfiduar vendet nordike, si: Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia e Suedia. Sidoqoftë, sipas rezultateve të suksesshme në pjesëmarrjen politike të femrave, në përgjithësi, sidomos në Europën Veriore, mund të pohohet se: Kuotat kanë rezultuar si mjetet më të shpejta dhe të suksesshme në garantimin e pjesëmarrjes politike të femrave. Sistemet e kuotimit e përmirësojnë në mënyrë efektive politikën për të mos pasur më si strumbullar mashkullin dhe ndihmojnë gratë dhe të ardhurit e rinj për të marrë pjesë në politikë. Por ato nuk kanë arritur të realizojnë qëllimin e tyre për rastin shqiptar, pra rritjen e përfaqësimit politik femëror në çdo nivel. Shumë më i pranueshëm do të kishte qenë rezultati dhe në Shqipëri, në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009, po të mos “trishohej” në mënyrë mashkullore në Kodin Zgjedhor dhe më tej të mos respektohej kuota në kombinimin e kabinetit. Prandaj, për ta kapërcyer këtë barrierë anadollake ka vetëm një zgjidhje – një reagim i fuqishëm femëror. Pse jo dhe tepër tronditës për politikën shqiptare. Aq më tepër që jemi përpara zgjedhjeve vendore, ku përsëri në kandidimin për degën ekzekutive u harrua fare zbatimi i ligjit të 30përqindëshit!… 

63 Komente

Duhen me qene burra ose gru, ne asnje menyre grua ose femer that is me fitu, nuk eshte kollaj, duhet me skerrmit dhembet sa me shume dhe nqs sje i zoti me vjedh s'te vjen kush pas lere te te votojne

Ka te drejte z Mejdani, por ceshtja eshte se cilat gra/vajza me cipe jane gati te marrin persiper rrezikun e perfshirjes ne llumin e piste te politikes shqiptare?

Pse, cili burre me cipe do te ishte gati per nje gje te tille? 

Ky eshte problemi: se grate i duam (os ei fantazmojme) doemos me cipe; kurse burrat i marrim si te jene. Ja qe e keni ulur kuoten qe ketu...

E njejta gje edhe me burrat, po kjo tema ishte per grate...

Jo, tema ishte per numrin e grave, ne krahasim me numrin e burrave. Nuk behej fjale per antropologjine e gruas (e duan apo e urrejne grate politiken ne vetvete apo jo?) por per mungesen e vendit (dhe rivendikimit te ketij vendi) te tyre ne politike (por dhe me gjere; ne kete rast ishte politika, e cila vlen edhe si simptome pet me tej).

Ashtu si ato te Zotit, edhe udhet e antifeminizmit jane te paparashikueshme; te dalin aty ku s'e pret, por te shpien gjithmone ne te njejtin vend.  

vetvendosje, me thuaj sa presion eshte kur thuhet per Edin e Rames se ka dale me shpat ne dore ne breg te detit dhe sa buje ben ti thuash nje femre ne politike lavire bulevardi? Nuk matet me sa poshte ulen burrat apo grate ketu, varet ca efekti ka ne publikun shqiptar me mentalitetin shqiptar , ne mos e paca gabim ....

Po te marrim mentalitetin shqiptar (dhe mentalitetet "popullore" ne pergjithesi) si kut mates te ligjshem, atehere pjesemarrja e grave ne politike (dhe me gjere) eshte siç duhet ne Shqiperi, madje ka ca si shume. Sigurisht qe eshte praktikisht me e veshtire per grate qe jene ne politike (jane me te shantazhueshme, siç thote finsiterre me poshte), por pjese e kesaj veshtiresie eshte edhe fakti qe "mentaliteti shqiptar" pranohet -- nga grate dhe nga shume te tjere, perfshi edhe ketu -- si i mireqene dhe shpesh si alibi. Lufta per pjesemarjen e grave (por edhe homoseksualeve, etj) behet pikerisht kunder mentalitetit, ndaj eshte lufte. Ceshtja, ne kete rast, dhe ne kete artikull, eshte pse askush (te pakten asnje nga grate dhe shoqatat e tyre) nuk ngrihet jo kunder numrit te grave ne politike, por kunder mentalitetit qe prodhon numrin dhe numrit qe konfirmon mentalitetin. 

Personalisht, gjeja per te cilen me vjen keq eshte qe kete çeshtje e ngre jo vetem nje burre, por pikerisht Mejdani, me te cilin me dhem te pajtohem. Por çeshtja eshte e sakte ama: mjerimi i feminizmit shqiptar.       

vetevendosje, pse te dhemb ty kur s'na dhemb neve, kur ne zgjedhim rrugem me te lehte te ikim nga syte kembet dhe te fillojme me cika-cika, nje liber ketu e nje eksperiment aty, edukimin e vetes, partnerit, prinderve, miqve? se po te na dhimbte kaq shume, them une, nje fare gjeje ne nivel me te gjere do ta kishim bere, e s'do te vinte puna tek 'artikulli' i 'mejdanit'. 

a s'te duket ajo qe pershkruan nje menyre reagimi perballe dhimbjes?

me duket, si jo, le te themi qe dhimbja, kur eshte, eshte masivisht e ketij lloji. por jo e llojit qe do vetevendosja, ajo qe te nxjerr politikisht shpejt nga mjerimi. aty fillon sugjerimi i ndergjegjesimit gruporo-klasor e me the te thashe, diskutimi ne vija socio-historike i grupizmit dhe individualizmit, izolimi, drogimi, mjerimi i universiteteve, renia e shkences dhe teknologjise, dhe mua me kalon truri ne overload dhe them, sic thoshte dikush tek tema e patriotizmit, qe ndjesia jone e grupit eshte e zhvilluar mjaftueshem per te mbledhur nje dore tifozash, edhe keta gjys-huligane. nje dore grash duhen per te ndexur zjarrin, ndoshta. por cfare lloji dhimbjeje kane ato?

Kam pershtypjen se jemi keqkuptuar disi per ate punen  e dhimbjes. Ajo kishte te bente thjesht me detyrimin per te qene dakort (ne pergjithesi) me dike pêr te cilin, ne rastet e ralla kur e shpie nder mend, kam vetem antipati (eufemizem ky). Zaten edhe nuk e lexove te gjithe artikullin. Me dhemb, ose me nervozon po ashtu, uzurpimi i çeshtjeve dhe gjesteve publike ne vetvete te vlefshme nga njerez apo instanca te cilave "nuk u takon", per ta thene keq. Psh, kur PS ben greve urie, ç'u mbetet si akt dhe simbol kontestimi te papuneve, kokepalareve te vertete, te pakenaqurve joinstitucionale, etj?

Nderkohe, per çeshtjen ne fjale: e para, une nuk pres asnje lloj emancipimi nga klasa politike ne pergjithesi, e aq me pak nga ajo shqiptare (nese diçka e tille ekziston ne Shqiperi). Vetem se, ngritje transpolitike e zerit te grave per mospjesemarrjen e kushtezuar ne politike, eshte momenti qe i ben ato te ngrihen pertej politikes (separtive).

Madje, ne vetvete, nuk, me intereson as numri i grave ne politike. Nje deputet/e eshte nje deputet/e (pra fajtor/e, per me teper ne kushtet e shqiperise), dhe une politiken nuk e shoh ne t'u berit deputet/e. Por çeshtja nuk eshte personale: si e shoh dhe si veproj une, apo ju ("nje liber ketu, nje edukim i partnerit", etj). Secili vepron si do dhe si mundet. Ketu, çeshtja eshte e gjykueshme ne nivel shoqeror.     

Nuk u keqkuptuam; sado qe 'me dhemb' ti e perdore per Mejdanin, per te cilin ndakemi pershtypjet, ajo qe ti percolle me fort ishte dhimbja (apo dhembja, por s'me korrigjoi Finisi) per situaten politike te femrave ne pergjithesi. Edhe nje situate e ngjashme me dhembjen per punetoret, per te papunet, per te shtypyrit, te neperkemburit, i ngjashem edhe reagimi ne trajte dhembjeje pse keta nuk ngrihen. 

Ne njefare mase - dhe pertej tonit fatalist qe mund te kem perdorur per efekt - mendoj se eshte ende heret te presim nga femrat dhe/apo feministet shqiptare te organizohen politikisht ne menyre te respektueshme, sepse ndjenja e lirise eshte akoma e re dhe akoma shume e piste dhe ne akoma po mesojme mushkerite. Gjithashtu, nuk po flisja ne menyre personale, por bazuar mbi vrojtime personale, per femrat qe respektoj dhe qe jane shperndare si zogjte e korbit, apo kane zgjedhur rrugen e lehte te dinjitetit ne format te vogel (po dite studime per elitat femerore shqiptare je i lutur te mi percjellesh). Flas per elementet e ndryshimit. Besoja se edhe ti per ato po flisje.

"dhimbje" me -i-

Diku andej nga klasa e peste ose e gjashte, teksa shkoja ne shtepi e shoqeruar nga zysha ime e letersise - banonim ne te njejten zone dhe shpesh e benim bashke rrugen smiley -, s'di pse, e pyes: "Mesuese T., si ka mundesi qe ne shkolle vajzat jane nxeneset me te mira, kurse te gjithe doktoret, profesoret etc, jane burra?" Pyetja ime u shtrua krejt normalisht (dhe naivisht), por besoj qe kjo ka qene dhimbja me e madhe qe kam patur ne femijeri.

Po aq naivisht them se duke "shpetuar" veten nga vendi qe na kane paracaktuar ne shoqeri, ne nje fare menyre shpetojme edhe nje pjese te shoqerise. Zhgenjejme horizontin e pritjes dhe kjo duam apo s'duam sjell ndryshime ne te teren.

si u pergjigj zysha? ne fakt eshte nje fare paradoksi ktu, Finisterre, ti ke shku larg me profesionet, po le ta fillojme me Guzhinjeret smiley

Zysha m'u pergjigj me arsyet e zakonshme: grate behen me femije, marrin pjese aktivisht ne familje dhe mbeten pas, nuk zhvillohen...

Duhet ta kishit denoncuar tek autoritetet si armike te regjimit. Emancipimi i gruas ishte politike zyrtare ne kohen e komunizmit. Te moshuarit i thoshin: 'mancipimi.  

gjyshi im thoshte : pickimi i grave

mire e ka thene, grate jane selfless. Munet me pas menu dhe kte zysha por ska dashe me hy thelle athere, Natyra ka dite kujt me ja lene ne dore evolucionin-ajo o pak mo e modhe se prof-doktorat...

@ vetevendosje, kam frike se ishte dobesuar disi ai mekanizmi i kallezimit per kohen kur flas une.

Pastaj ishte pak e nderlikuar ajo puna e emancipimit, sepse e vertete eshte qe propaganda bente te veten, por po te pyesje shumicen e prinderve te klases sime se si e deshironin te ardhmen e vajzave te tyre, pritshmeria ishte: mesuese ne nje shkolle te mesme ose tetevjecare, qe skuq salsice ne nje rezistence ne sallen e mesuesve dhe ben femije nente muaj pasi martohet.

@ bp, mos na hap muhabete te reja me natyre smiley , se njeriu eshte prova me e mire sesi mund "ta korruptosh" natyren. 

@ finisterre

atehere duhej denoncuar e gjithe shumica e prinderve te klases.

Po te jem pak me serioz, ndoshta eshte vertet nje pyetje: sa emancipues ka qene komunizmi per gruan (grate) ne shqiperi?

une pergjigjen do ta marr neser e tutje se tani po shkoj.

okej, desha me thone long-term. Por sic ka thone i madhi JMK, "long term we are all dead" gjithsesi ato qe nuk kane pase pengesa + ato me femije e mundesi, kane konkurruar te barabarta si burrat. dje pashe nje prog. per *Susane Greenfield kishte lezet, bile dhe e ngrofte e qeshur e thjeshte, me pelqeu shume. nese e do i pune t'marume jepja nje gruje, nuk eshte kot. Por shpesh here varet dhe nga personi e jo genderi.

* po tja shkruj titujt do dale pak me i gjate se ky rresht smiley

ja edhe mekanizmi rregullues magjik familjar: 'e ardhmja e femijes femer duhet te jete e rehatshme'. e rehatshme brenda perimetrit te pacenueshem familjar-riprodhues, dmth me nje burre, me 1-2 femije, me pune pa stres, dhe mundesisht me orare te pershtatshme per te bere dreken e per te mbajtur femijet gjate veres, pra, mesuese. perfytyro tani sa mesuese te prodhuara tek fabrika e rehatit kemi pasur ne, dhe sa e veshtire eshte t'i marresh inat ato, sa e veshtire eshte t'iu thuash 's'duhet te kishit zgjedhur kete rruge te optimizimit familjar sepse duhet te kishit qene individe, se pari'. se do te dale edhe dikush e do te me thote qe po hahem me evolucionin.

smiley Hem, neser pergjigjem edhe une. Po shkoj te kap pjesen e fundit te Tangos, sepse sapo u tund per bishti nje mi. Naten smiley .

p.s. Ne luftojme perdite me modelet tona ne mendjen e te tjereve. Pseudo-ide platonike.

Sigurisht, e shtruar kesisoj, ma more kalane nga brenda si i thone, dhe e kam veshtire te mos jem dakort. Flasim pra duke thithur te njejtin ajer. Por prape me rezerva. 

E para se ne rastin e grave, ndryshon disi puna nga rastet e punetoreve, te papuneve etj, sepse situate politike eshte vetem siperfaqja (pak e rendesishme ne vetvete) qe fsheh dhe ushqen nje situate qe shtrihet ne tere jeten (e perditshme, si i thone, a thua se ka dhe jete tjeter). Brengen pra, nuk e kam dhe aq te politika (e parlamentit) se sa me gjere. Vetem se, kalimi nga politika eshte ndoshta me i thjeshte si fillimi i rivendikimit. Eshte me e thenshme ankesa ndaj gjendjes se detyruar politike, dhe prej andej denoncimi prej aty i realtitetit antifemeror shqiptar, se sa te ngrihesh drejtperdrejt kunder prindit apo partnerit individualisht, ne nje balle-per-balle apo nje denoncim personal qe mund te duket i dhunshem.

E dyta, paradoksi eshte se gjithmone "eshte heret" pikerisht aty ku gjendja eshte me urgjente. Nuk me duket dhe aq heret kudo ç'eshte e verteta (por nese them qe nuk eshte heret, do me thuash pse s'ndodh; ja pra qe eshte heret, etj. Dhe prape diagnoza behet justifikim). Fakti eshte qe s'ndodh. Fakti eshte i vajtueshem, nganjehere edhe revoltues (si shume te tjere). Shpjegimi i tij pastaj...     

po pse pasardhës nuk do lëmë ne? smiley nuk duhet me u interesu në çfarë are të hedhim farë?

 

Duhet me i marre ne konsiderate te gjithat parametrat qe nje femer te pyes veten e vet nqs do i futet rruges politike dhe patjeter qe eshte e veshtire. Problemi eshte qe nuk eshte se s'ka femra te zonja, nuk eshte as pyetje, puna eshte se sa ato do te mundin te perballen me luften politike (tani per tani eshte lufte maskarenjsh .. te me falin ata qe ofendohen nga kjo)

A do te merrje pseje ti ne kete lloj lufte politike ? Po fmerat qe jane me afer teje ne lidhje do i inkurajoje te merrnin pjese? Qe nga kjo pergjigje del perfundimi me i qarte, [shpresoj]

Ju flisni per realitetin, duke shpjeguar pse realiteti eshte ashtu siç eshte, dhe pergjithesisht, arsye te tilla i dine pak a shume te gjithe. Une flas per kundervenie ndaj realitetit (me ose pa sukses, ka pak rendesi ne kete pike), kur ai eshte i papranueshem. Puna eshte se kam pershtypjen se, shpesh, shpjegimi i realitetit me shkaqe "objektive" funksionon shpesh si justifikim i tij, ose se paku si edukim per pranimin e tij. Kundwrvenia ndaj realitetit fillon nga mospranimi i "arsyeve qe e shpejgojne" ate, dhe qe, kesisoj, e nxjerrin ate, ku me shume e ku me pak, si te "arsyeshem", perderisa ka arsye te jete i tille. Nese situata ka arsye apo shkaqe objektive, atehere ajo eshte akoma me skandaloze. 

po flasim per zgjedhjet qe po vijne, si mund ta ndryshosh realitetin ose ti kundervihesh ketij realitetit kur keta ligjvensit e ketij realitetit bejne ligjin sot? Zgjedhjet jane shume afer, ku eshte realiteti

une s'jam kunder kundervenies se realitetit, po do kohe dhe klime akoma me te mire, hiqi njehere ata qe perbejne realitetin e sotem dhe ndrysho gjerat

 

Si thote Hygo: Nuk ka barera te keqija ka kultivonjes te keqinj



une s'jam kunder kundervenies se realitetit, po do kohe dhe klime akoma me te mire, hiqi njehere ata qe perbejne realitetin e sotem dhe ndrysho gjerat

Nese "koha dhe klima" behen (si? vetvetiu?) me te mira, nese "hiqen (si me magji!)ata qe perbejne realitetin e sotem", ç'kuptim e ç'nevoje ka t'i kundrevihesh realitetit? Ju e paraqisni zgjidhjen e problemit si kusht per zgjidhjen e tij!!!

vv, hera e fundit qe futem si pyke, por me vjen shume per te qeshur kur e imagjinoj veten si reaksionare prej objektivitetit qe u perpoqa te kisha.

??????

ja pra ai po te fliste ty, dhe une mora shpjegim-kritiken e tij dhe ia vesha qendrimit tim, dmth, u futa si pyke. vazhdoni ju, zere se une s'jam smiley

nejse mo muhabet po bejme,

 

ore ne mire themi femrat te marrin fuqine, po nje dite ne tren kisha harru abonen dhe ajo femra siduket si pelqeu surrati im dhe ma futi gjoben se, 110 dollare, benti si allmighty ....... Edhe ajo nuk durohej jo spese ma futi gjoben po sima futi .........

ja pra ai po te fliste ty, dhe une mora shpjegim-kritiken e tij .

E megjithate, fjala "vetevendosje" eshte femerore...

...

 

mire qe e the me dole ne shteg vete s'kam ca me thene

Ti vetevendosje do te vetvendosje te beje punen e krietares se kuvendit me qe ra llafi? 

Une e kuptoj qe ti projekton idene ne largpamesi po ky eshte realiteti dhe do kohe dh eklime, duhet luftu shkaku jo pasojat.... s'me kujtohet nei thenje tjeter

ah, po me ben kritike gjinore smiley. kujtoja se ishe nje person i caktuar ne fakt, prandaj t'u drejtova ne mashkullore. por edhe nga menyra si shprehe keqardhjen, sikur ato s'po benin gje, mu duk sikur u veteperjashtove, dmth, mu duke si dikush shume i gatshem per te na dhene ne femrave nje dore nga jashte, ose te pakten per te na cytur.

Mos me shty te rrefehem, aman. 

Une u perpoqa te fllas ne menyren sa me pavetore te mundshme, fillimisht duke theksuar paqendrueshmerite e disa qendrimeve te shkruara ketu; le te themi ideologjine spontane te disa reagimeve (te tipit: "cilat gra me cipe do te pranonin te hynin ne politike"?). Eshte e vertete se ne tema te tilla perkatesia gjinore mund te lere gjurme te pashmangshme. Por une tenden psh. nuk e dija ashtu si nuk di ate te te tjereve (por disa i marr me mend, si celopicarin psh.) 

Megjithate, nese vertet kembengul...

PS. Kam pershtypjen se shkruaj ngadale dhe, gjate kesaj kohe, pergjigjet me dalin te zhvendosura (ato ndaj teje si ndaj finisterres, etj). U marrshim vesh.  

jo, te lutem mos u rrefe. po shpjegoja perse te kisha perceptuar te gjinise mashkullore, por kam kaluar tashme tek neutralja.

ato shpjegimet spontane mund te te duken te lehta, por ne fakt tregojne ku eshte shpresa per ndryshim, dhe ajo eshte edhe kesaj radhe tek kultura institucionale, qe pritet te marrim nga jashte si cdo gje tjeter, me intravenoz, sic ti si vetevendosje qe je duhet ta dish smiley

Tropizma, e fundit se jam duke ikur, te lexoj te pakten diçka ne leter (per sonte flas, se po u pergjigje i lexoj me vone, neser).

Po te niseshim nga nofkat perkatese, mes vetevendosjes dhe tropizmave s'do kishte ndonje gje te perbashket. Atehere, edhe nje hap ("encore un effort", siç thote markezi de Sade) dhe shtyje neutralitetin deri te nofka. Ne mos, neser regjistrohem nga e para me nofken Pacolli. 

Shpjegimet spontane s'me duken hiç te lehta, ndaj dhe u pegjigjem, qe t'i trondis paksa duke i vene, sa mundem, para paqendrueshmerise se tyre. Jam absolutisht per leximin e tyre serioz, te thelle. Eshte kenaqesia nervozuese e kundrevenies (ose e kurthvenies) ndaj nje ligjerimi qe e has dhjetera here, dhe sekush ta thote si biendjen e vet me origjinale, me autentike. 

Naten e mire (nuk e di ç'ore eshte andej nga flamuri yt)  

ne politiken shqiptare mbase nuk jane te pranishme femrat, por  neper forume interneti,  jane goxha te pranishme.   ja, shiko ketu te PPU.smiley  

problem i drejte ky qe ngre Mejdani ne fakt. femra ne politiken shqiptare, vazhdon te mbetet sistematikisht e diskriminuar.  fatkeqesisht...

 Mos, na e beni kete krim, se do na i ktheni femrat ne burra. Nuk jum mjaftojne Xhozi, Mesila, Monda, apo Majlinda, per leter lakmuesi... Ju lutem, mos na e beni kete te keqe. Lerini femrat qe te jene femra.....

ke te drejte. Nese femra me hyrjen ne politike na kthehet ne nje bure dhe biles burr i lige, me mire te qendroje larg kesaj politike. Mua me duket se fakti qe keto buce qe ti permende jane kthyer ne bure, eshte sepse keto kujtojne se politika eshte kurve. Dhe meqe keto nuk duan te duken si te tilla, atehere behen burra, por pa ko*e.

Me falni, por çfare quani ju "burre" dhe çfare "grua"? Burre (legjitim), dmth, tip i forti, harbut qe shan etj; dhe grua (e pranueshme), dmth, e urte, syulur, qe flet bute e nuk del nga shtepia?!?!

Pastaj, a thua politika i beri te jene ashtu siç jane felliqesirat e parlamnetit shqiptar, gra e burra bashke! 

Le te themi qe gruaja eshte subjekt me "i shantazhueshem" (ma kalo neologjizmen e sforcuar) se nje burre.

Meqe edhe grate e kuotave zgjedhore do te zgjidheshin njesoj si burrat nuk shoh ndonje problem te madh. pervecse formal qe krahasuar me shtetet x dhe y ne qenkemi pas. por harrohet qe ne te tre vendet qe permend z.mejdani, gruaja nuk eshte nje kategori thjesht per te mbushur poltronen, por vertet e pavarur dhe konstruktive. pra, aman ju lutemi, jo jozefina, -ina, -inaaaaa, se nuk jane ato perfaqesueset par exellence te grave te zonja per t'u marre me politike ne vend..

 te reagoj apo te "reagoj"?

 ka te drejte por votohet me 2 yje ..  ehhhhhhh  

Kristida, mos egzagjero...

Mund te me thuash kush eshte opinioni jot per Ermelinda Meksin , p.sh.

A eshte flliqur sadopak ?

 

Nuk kam ndonje deshire t'a diskutoj publikisht, por po, me disa propozime qe ju ka bere njerezve qe njoh. Kam pasur shume, shume respekt per te, por no more and that's all I am going to say about it...

 aman se keto artikuj qe sikur te mesojne si duroj dot. as e lexova deri ne fund por s'besoj se ka ndonje gje per te na habitur. e c'jane keto leksione nga zoteria e tij? te gjithe ne shqiperi e kane rrugen te hapur, si burra si gra. nuk calon puna ketu qe na paska marre penen e na shkruan zoteria. i kemi pare dhe femrat e politikes. jane bere si burra te ligj.

ne derexhene qe eshte katandisur vendi duhet qe nje keshill i njerezve te spikatur ne fushat e tyre, te mblidhen dhe bejne dicka. nje shkrim, nje levizje a dicka tjeter. s'mbeti problemi tek grate. problem eshte politika shqiptare dhe NJERIU shqiptar, qofte mashkull, qofte femer ...

Spell check and grammar 101:

 Instead of: Mos vallë kryekomunari ose kryebashkiaku është ndonjë “dhunti” mashkullore?

Consider: mos valle te qenit kryekomunar ose kryebashkiak eshte ndonje dhunti mashkullore?

Shikoni pak listat e kandidatëve të partive politike për kryetarë bashkie e komune dhe realizoni menjëherë se çfarë premtimesh, më saktë,…“përrallash”, janë emetuar ose emetohen nga gojët mashkullore të partive politike shqiptare.

Instead of: realizoni         Consider: kuptoni

 nuk di pse nuk e lezoj dot R.M. jam munduar shume ne fillim dhe deshtova smiley

Duke njeri i paqme, por zoti e di se pse nuk arrij ta coj deri ne fund. Se fundmi nuk ja filloj dot as ne fillim. Kerkoj falje per kete. Por te krijon nje ndjesi -sic pashe Emigrantin ne nje teme dje qe thonte " ai as te bo byrek e as te bo japrak" [well e tha me terma ka jugu, pos sm'e kujtohet verbatim smiley ]

 

Meqe ka fol per grate e vajzat, them do jete drejt.

 

p.s. te me falim grate ketu, se nuk du te zihemi per mustaqet e Celos smiley [pa lexu shkrimin] shkon pa thene te me fale Mr.Picari po ashtu smiley

vetem nqs e di historine pse themi "mustaqet e Celos"

ky eshte nje ekuacion me 3 ndryshore. ndryshorja e varur, femrat politikane, varet nga shoqeria, politikanet meshkuj dhe nga vetvetja. shoqerine po e dime, s'ka nevoje ta diskutojme. politikanet meshkuj edhe po te mos i dinim, na i tregon mejdani, si president qe ka qene, si fuksionar i larte i ps-se, etj, etj, dmth si njeri kontributi maksimal i te cilit ne kete fushe eshte ky artikull qe kemi nderin te lexojme sot. ngelen politikanet femra; keto pastaj, kuptohet, kane interes t'i mbajne radhet e tyre sa me te ngushta, duke pasur parasysh ndryshueshmerine minimale te ndryshoreve 'shoqeri' dhe 'politikane meshkuj', ose thene ndryshe, per te evituar zevendesimin e tyre nga shoqet jashte radheve. marredhenia eshte e qendrueshme, thuajse konstante. 

jo nuk e di...gugli thote:

Free MP3 download-Mustaqet e Celos

smiley

 

[une di ca gjojna me celon, aliun tafilin e gjoleken smiley po mustaqet spo me kujtohen.lol]

 

Bota-kam pershtypje- se njeh me shume Celo Mezanin [me te degjuar e kane] sesa Z. Picari...por kush e ve doren ne zjarr per nje Celo te III-te?

BP, me Gjoleken luftoi e ju that atyre qe shkuan te takimi me Reşid Mehmed Pashen , mos shkoni se eshet kurth po ata se degjun dhe e hengren, ne 26 gusht 1830 Pashai i vrau teh gjithe 400-500 vete po jo Celon

Anyway, historia eshte qe turqit e kapen celon dhe e futen en burg. Pas ca vitesh turqit i merrnin ne pyetje se sdo i mbanin ne burg te hanin buken kot: nqs ti kthehesh e ngre kunder portes sa vete vijne me ty, 100 thoshte njeri, fap koken, Celua ju tha qe as djemte se degjonin me jo te tjeret. E lane te ikte dhe i thane nqs perpiqesh ta preme koken. Celua sa vajti ne laberi ngriti 100+ veta dhe ju ra turqeve. Turqit filluan me e kerku, po si ta gjenin se, se mos kishte atehere kodak me i marre foto per pahsaport, kishte mustaqe te gjata, keshtu qe kush kishte mustaqe si te celos u kap e u vra.

Qe llafi mustaqet e Celos

Marko Boçari suliot,
Qan e të këput me lot,
Se me Çelon se del dot,
Është djalë picariot 

 

shpjegim i bukur ky, interesant. 

Besoj qe si demotivator, ka sherby me ule shume incidencen e facila-hair ne Shq. e atyne zonave. smiley

Seriozisht ama, burra kane qene!

 

[thone per dy gjera te vriste Celua, per Ali e per Namuz, mustaqe smiley]

[jemi shume close me dale nga tema..si ta lidhim me grate tani? smiley]

po Celuan per grate luftonte ore ... per ca tjeter

e madhe kjo. Ja vlete tema vec per kete smiley

 S'u mjafton femrave cdo vend pune zyre? Na kane lene ne meshkujve vetem punet e shoferit e te kamerierit... si dhe ato pune zyre me orare te cuditshme. Vetem te ankohen dine.

Aq sa vende të tilla, si: Ruanda, Kosta Rika, Argjentina, Mozambiku dhe Afrika e Jugut, kanë sfiduar vendet nordike, si: Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia e Suedia.

Epo nuk qenka ndonje zgjidhje, se Ruanda mund ta sfidoje Danimarken per barazi gjinore ne politike, po Ruanda eshte si e thote shprehja, bishti qenit, bisht qeni mbetet.

Rendesi ka perqasja e femres ndaj politikes jo numrat ne qeveri, bashki a parlament. Vete femra shqiptare duhet te interesohet me shume per politiken, te aktivizohet ne debatet politike, te dale ne pah per zotesite e jo per lepe-peqen ndaj shefit.

Kjo veshtiresohet jo vetem nga kultura tradicionale por edhe nga kultura e re, ku per te bere karriere duhet te shfrytezosh çdo 'shteg' qe zoti i ka fale gjinise femerore.

Pergjithesisht mungon ambicia politike, ndoshta eshte faktor kulturor qe kerkon kohe per tu modifikuar. Edhe ne internet ku liria e shprehjes eshte absolute, me gishta jane femrat qe hyjne e dominojne debatin. Kuotat roze, pa interesin femeror per politiken, mund te na bejne si Ruanda por jo si Danimarka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).