Presidenti kritikon rolin e grave në politike, duke theksuar se nuk bëjnë diferencim nga përfaqësimi mashkullor. OSBE-ja kërkon forcimin e rolit të grave në shoqëri si tregues për proceset integruese.

TIRANË - Partitë politike kanë marrë dje kritikën e radhës për mungesën e grave në politikë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje numrin e pjesëmarrjes së grave në politikë. 

Dy personalitetet kërkuan nga politika rritjen e rolit të kësaj shtrese në shoqëri si tregues i procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Presidenti Topi pohoi se rritja e pranisë së grave në vendimmarrje kërkon edhe një reflektim pozitiv të vetë grave dhe strukturave të tyre përfaqësuese në partitë politike, në parlament dhe në forumet e tyre.

"Kur në vitin 2009 ne patëm një rritje të numrit të grave deputete, të gjithë pritëm e besuam në një rol të tyre aktiv në uljen e konfliktualiteti politik, rritjen e shanseve për dialog dhe krijimin e një klime më bashkëpunuese politike. Fatkeqësisht bilanci i deritanishëm ka qenë gati zhgënjyes. Nga tonet e deklarimeve, sjellja politike, retorika parlamentare apo nga konceptet e përfaqësimit, nuk kemi parë ende një diferencë pozitive midis përfaqësimit mashkullor dhe femëror parlamentar", - shprehu shqetësimin Presidenti i Republikës. 

Ai nënvizoi si të nevojshme ndryshimin e situatës. Sipas tij, gratë politikane duhet të jenë shembull për shoqërinë, të shërbejnë si katalizator për rritjen e natyrshme të përfaqësimit cilësor e sasior të grave, jo të jenë statike apo akoma më tej, të jenë imituese e sjelljeve tradicionale parlamentare apo pengesë për vetë promovimin e grave në karrierë politike. 

"Ky është një drejtim, për të cilin ju keni ende një rol thelbësor, dhe në përmbushjen e të cilit keni e do të keni edhe më tej mbështetjen time dhe besoj, të shumicës qytetare në këtë vend", - nënvizoi kreu i shtetit. 

Për të rritur përfaqësimin e grave në politikë, Presidenti propozon ndryshime në ligj për ta bërë të detyrueshme kuotën që duhet të ketë çdo parti. 

"Ndoshta për këtë do të duhet të ketë përmirësime të reja ligjore për të mos lejuar dy standarde, kandidim pa kritere për zgjedhjet mazhoritare dhe kandidim me kuota të detyrueshme për listat proporcionale. Dhe për më tepër, për të korrigjuar legjislacionin në ato nene ku sanksionohen kuota të detyrueshme kandidimi, jo kuota të detyrueshme përfaqësimi në listat fituese", - argumentoi Bamir Topi. 

Ndërsa ambasadorit i OSBE-së në Tiranë, vuri theksin tek rëndësia e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore dhe e rritjes së numrit të tyre në politikë, çka do të duhet të tregohet edhe tani në zgjedhjet e afërta lokale.

"Nismat për forcimin e rolit të grave në shoqëri janë tregues për proceset integruese të Shqipërisë në familjen evropiane dhe përcaktues në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes dhe forcimin e shtetit të së drejtës", - nënvizoi Eugen Volfart. 

Kontrasti

"Kontrasti është i dukshëm, sidomos në kandidimin nominal për kryetarë njësie. Numri i kandidatëve femra është fare minimal. Kjo do të thotë se partitë ende nuk e kanë shndërruar në kulturë sjelljeje barazinë dhe përfaqësimin gjinor; ende gratë shihen kandidate jo të sigurta në një mjedis politik agresiv, ku fatkeqësisht, jo gjithnjë votohet për programet dhe vlerat e kandidatëve", - deklaroi Topi. 

10 Komente

me duket se kete gje kemi diskutuar vjet, apo parvjet, apo te dyja vitet rresht. me vjen mire qe presidenti ngul kembe ne te tijen, ndjen kete detyre burreshteterore, babesore, per te na edukuar se cfare eshte femra. 

me keto lloj idesh nuk e vleresoj dot sa duhet tentativen per t'i bere kuotat te detyrueshme me ligj. perfytyroj qe amendament i ligjit te jete ndonje test 20 pikesh qe percakton kush eshte grua e kush eshte burre.

shembull per shoqerine - cudi, me gjithe keta shembuj ne familje, si na ka ngelur kaq e pazhvilluar shoqeria?

 "Kur në vitin 2009 ne patëm një rritje të numrit të grave deputete, të gjithë pritëm e besuam në një rol të tyre aktiv në uljen e konfliktualiteti politik, rritjen e shanseve për dialog dhe krijimin e një klime më bashkëpunuese politike. Fatkeqësisht bilanci i deritanishëm ka qenë gati zhgënjyes. Nga tonet e deklarimeve, sjellja politike, retorika parlamentare apo nga konceptet e përfaqësimit, nuk kemi parë ende një diferencë pozitive midis përfaqësimit mashkullor dhe femëror parlamentar", - shprehu shqetësimin Presidenti i Republikës. 

mbajeni dhe kete gra! Big Grin paskeni qene te diskriminuara pozitivisht qe prej fillimit!

 Vej grat sa te duash ne politike,apo neper instituticione.Nuk behet emancepimi me dekret.Duhet te emancipohet e gjithe shoqeria,dhe emancepimi duhet te vije nga posht.Atehere do te kemi rezultate.Keto nga lart nuk para japin fryte,se i ben pis mjedisi rrethues.Si Melisa,Jozefina,ka qene nje e p.s. nga Vlora Luiza me duket e kishte emrin,ketyre gjynah me u thene gra!

Kjo tregon se e vetmja menyre qe kane femrat ne Shqiperi per te mbijetuar ne sektore qe historikisht kane qene nen kontrollin e burrave eshte qe te lene menjane feminilitetin e tyre.

Tani, pyetja qe me lind natyrshem eshte: ne momentin qe politikanet ne Shqiperi nuk jane burra, por bq-ira, cfare i bie qe te jene keto grate e politikes?

'Nga tonet e deklarimeve, sjellja politike, retorika parlamentare apo nga konceptet e përfaqësimit, nuk kemi parë ende një diferencë pozitive midis përfaqësimit mashkullor dhe femëror parlamentar", - shprehu shqetësimin Presidenti i Republikës.'

Nuk e dija qe roli tek i cili e sheh Presidenti i Republikes gruan qenka te 'jape shembull pozitiv' ne parlamentin/parlamentaret burra. Une gjithmone kam menduar se ne parlament duhet te sillesh si perfaqesues i vullnetit te popullit qe te zgjodhi dhe me respekt ndaj ndergjegjes dhe formimit tend personal, pak rendesi ka nese je grua ose burre. Deputetet e kane mbaruar kopshtin ku ka edukatore, z Topi, pavaresisht se bazuar ne sjelljet e tyre, nuk t'a japin pershtypjen. Nuk i duhet kerkuar gruas parlamentare te rregulloje gjuhen, per shembull, kjo i duhet kerkuar parlamentit si institucion.

Mos jeton akoma me mamane z President?  

Pervecse artikulli nuk tregon asgjekundi se ku paska thene Topi qe grate po sillen si burra... po ta marrim si te qene per nje moment... Pikepamja qe burrat sillen tipikisht si sillen politikanet ne Shqiperi, eshte ofenduese ne kulm te kulmeve, te pakten per mua, dhe mendoj per shume e shume te tjere qe ofendohen nga sjellja harbuterore e politikaneve. Nese Topi ka kete mendim megjithmend... atehere ai eshte i semure mendor.

Me sa kam pare grate ne politike shajne me keq se burrat.Ne te dyjat anet ato jane thjesht tellalle te kryetareve te tyre.

Po mire ky kujt i qahet? Presidenti i Republikes Popullore te Kines shprehu nje shqetsim per nivelin e grave dhe burrave te Shqiperise.. Me mire kshu them une.

Ambasadori qe na i do te miren nuk na tha c'mendim ka per grate tona? Se une vetem ate degjoj.

Ne parlament grate po si sillen si burrat, e burrat si gra te keqija.

 ....Fatkeqësisht bilanci i deritanishëm ka qenë gati zhgënjyes. Nga tonet e deklarimeve, sjellja politike, retorika parlamentare apo nga konceptet e përfaqësimit, nuk kemi parë ende një diferencë pozitive midis përfaqësimit mashkullor dhe femëror parlamentar", - shprehu shqetësimin Presidenti i Republikës. 

Me sa duket Presidenti eshte zhgenjyer nga zgjedhjet e veta. Disa prej deputeteve gra te parlamentit aktual jane zgjedhja e vete Presidenti!!!! Uroj te tregohet me i kujdesshem ne zgjedhjet e ardhshme

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).