Doni ta shijoni ardhjen e humbjes se Rames ne zgjedhjet qe vijne?... Eshte e thjeshte: Uluni ne nje nga baret e Tiranes ku zinin vend perdite "partizanet" e kryetarit te PS dhe te Bashkise, ose kryetarit te te gjitheve- sic e kishte menduar veten. Humbja ndihet bashke me aromen e kendshme te kafese.

Po i shikoni?

Mbreme, dy miq te afert te Rames, anetare te koalicionit te majte (njeri i djathte dhe tjetri i majte qe ne fillim), u ulen ne barin ku vijne cdo pasdite. Asnjehere me pare nuk ishin ulur pa u ndiere; ose i hidhnin shpoti ndonje kamerieri, ose ngacmonin ndonje klient kundershtar te kryetarit te tyre. Por mbreme u ulen pa u ndiere. Thone se ka dy a tre net qe ulen ne kete menyre. Njeriu qe mban ane te djathte por eshte radhitur ne koalicion te majte, ka zakon qe sa here ndihet keq nxjerr nje shami dhe fshin ballin edhe po te mos kete djerse. Ndersa i majti thith cigare pa shikuar njeri rrotull. Tamam keshtu i pane mbreme. "I kishim thene te mos kandidonte... tani ta mbaje vete", nisen te flasin me miqte qe iu afroheshin... Edhe ne kafenete e Bllokut, sidomos ne kafenete ne rrugen pedonale "Ismail Qemali" qe dikur ka qene zemra e bllokut, ndihet aroma e humbjes. Ketu vinin ata qe ishin rritur ne Bllok dhe tani jane deputete te Partise Socialiste; por vinin me turrin e kalit cdo mengjes. Sapo hynin ne kafene, edhe keta binin ne sy per turin qe merrnin ose sic i thone ndryshe per arrogancen. Nuk kishte te tjere ne kafene vec ketyre. Tani keta jane ndryshe: ose nuk vijne me ne kafene, ose vijne dhe kapin qoshen. Duket se iu ka rene agresiviteti. Me pare e kishin bllokun te tyrin; uleshin aty afer xhamit dhe pergjonin kush kalonte. Kundershtaret iu vrisnin syte keqas dhe nisnin e shanin. Madje edhe ne debatet televizive, njeri qe ben here si Qemal Stafa e here si Koci Bako, iu permendte kundershtareve sa here kishin kaluar neper bllok. Njesoj si dikur ata qe pergjonin ciftet ne Parkun e Liqenit te Tiranes.

Ne librat e vjeter te realizmit socialist ose edhe te brezit neo-klasicizmit, aroma e kafese se mengjesit pershkruhet si ogur i dites. Si te jete kjo ndjesi, ashtu vjen dita. Ndersa ndryshimi i pushtetit eshte pershkruar gjithnje si nje ngjarje qe ze fill te thartimi i militanteve. Militantet e zjarrte te Rames tani kane rene squkat, ose jane mbyllur me nervozizem ne "letrat" e tyre si plaka Nurihan ne novelat e Kadarese. Por edhe jashte letersise, era e humbjes se Rames (kryetar i PS) ka ardhur deri te aroma politike e aleateve. Aleatet e nxehte ne mbrojtje te kryetarit te koalicionit, edhe pse te pabotuar ne popull, tani bejne me shenje se "nuk duam t'ia dime me". Disa prej tyre kane mbetur te pakenaqur me "torten" qe iu ka rene per pjese, por megjithate nuk eshte kjo arsyeja kryesore. Kryesore eshte se kane ndiere humbjen e "padronit"; por edhe se sado te etur per pushtet te pamerituar, njerezit jane edhe te arsyeshem dhe nuk mund ta ndjekin tjetrin deri ne ferr. Aleatet "e nxehte" tani edhe ne debatet televizive jane zbutur, e lene kundershtarin te thote cfare te doje per "shefin" e opozites; me pare nuk mund te ndodhte.

Humbja bie ere kafe, por bie edhe ere "tradhti". Ne "hemisferen" e majte te politikes, fjala "tradhti" eshte shume e afert, por kjo merr kuptim me te zakonshem kur tradhtohet per shkak te humbjes se merituar te tjetrit. Askush ne krahun e majte nuk ka "borxhe" ne humbjen e Rames. Veren e vitit qe kaloi, ndersa te gjithe te tjeret rrufisnin kafene e mengjesit ne karriget e shtruara ne ca trotuare te ngushte, por megjithate ndiheshin mire me veten, militantet e zjarrte te se majtes u mblodhen ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" dhe u shtruan ne greve urie. Aroma e filxhanit te kafese qe vinte nga baret rrotull, shponte hundet e tyre, por nuk i ngrinte dot me kembe deri aty sa ta linin greven. Deshira per nje kupe kafê mbytej shume shpejt prej vullnetit dhe servilizmit per te sherbyer fitoren e kryetarit te Partise Socialiste. Keta qe sakrifikonin jeten m'u ne mes te rruges, sigurisht nuhasnin edhe ndonje shprese per vete, ndryshe pse do te vdisnin per kryetarin. Ky eshte ndryshimi qe solli epoka e re e demokracise edhe per socialistet apo cdo te majte qe ka ardhur ne epoke me idene e "rruges se vetme".

Dhe, ndryshimi kryesor eshte se ne epoken e shoqerise se hapur, humbja vjen edhe me aromen e kafes.

53 Komente

 Militantet e zjarrte te Rames tani kane rene squkat,

 

Kaq te dhjere i ka militantet Pd-ja? Vertet kane nevoje tu thone se armiku eshte dorezuar qe te hidhen me vrull ne beteje? 

Per ata te "ballit kombetar" e ka shkruar kete artikull frroku?

 

Pasi lexova kte shkrimin me lindi nje pyetje :

Kush 'shkruan' me bukur Mero apo Frroku ......? smiley

Sipas nje studimi te fundit te nje grupi shkencor amerikan eshte arritur ne perfundimin, qe Mero Baze dhe Frrok Cupi nuk jane dy persona te vecante, por jane dy identitete te nje personi te vetem, i cili vuan nga psikoza e personalitetit te shumfishte. Eshte interesante, verejne me tutje shkencetaret amerikane, qe ky person ka arritur te irritoje publikun shqiptar jo vetem me nderrimin e kahjeve te mbeshtetjes politike te identiteteve te tij, por edhe duke i dhene cdo karakteri nje tjeter pamje fizike. Megjithate, ashtu sic theksoi edhe kryetari i grupit kerkimoro-shkencor amerikan, nuk ishte shume e veshtire te zbulohej qe ky njeri ne te vertete ishte tullac, dhe per te ngaterruar njerezit, per karakterin me emrin Frrok Cupi ngjiste vetem ca leshra siper vesheve ne forme harku. "Eshte patjeter nje paruke", vazhdon me tutje shkencetari amerikan, "nuk ka njeri ne bote qe te kete floke te tille. Dhe nese do te ishte keshtu, atehere kjo do te ishte nje kapriço e nenes natyre, pothuajse e barasvlefshme me fenomenin jashtenatyror Fahri Balliu."

2 here nderime, nje here per shkrimin dhe nje here per klimaksin me fahri.

Thone se ka dy a tre net qe ulen ne kete menyre. Njeriu qe mban ane te djathte por eshte radhitur ne koalicion te majte, ka zakon qe sa here ndihet keq nxjerr nje shami dhe fshin ballin edhe po te mos kete djerse. Ndersa i majti thith cigare pa shikuar njeri rrotull. Tamam keshtu i pane mbreme. "I kishim thene te mos kandidonte... tani ta mbaje vete", nisen te flasin me miqte qe iu afroheshin...

Aleatet e nxehte ne mbrojtje te kryetarit te koalicionit, edhe pse te pabotuar ne popull, tani bejne me shenje se "nuk duam t'ia dime me". Disa prej tyre kane mbetur te pakenaqur me "torten" qe iu ka rene per pjese, por megjithate nuk eshte kjo arsyeja kryesore. Kryesore eshte se kane ndiere humbjen e "padronit"; por edhe se sado te etur per pushtet te pamerituar, njerezit jane edhe te arsyeshem dhe nuk mund ta ndjekin tjetrin deri ne ferr.

Keta qe sakrifikonin jeten m'u ne mes te rruges, sigurisht nuhasnin edhe ndonje shprese per vete, ndryshe pse do te vdisnin per kryetarin.

Frrok Cupi, si shumica derrmuese e gazetareve dhe analisteve politik ne Shqiperi, e ka ndryshuar xhaketen sa here qe ka pare se gjerat po merrnin nje drejtim tjeter; Megjithate, besoj se eshte njeri i "kulisave" dhe prandaj i njeh mire ato.

Nese keto qe thote Frroku jane te verteta - e kam fjalen per shenjat e humbjes qe po shfaqen tek njerezit afer Rames - atehere, eshte e qarte se ai tregon te verteten, sepse edhe njehere, i njeh mire skutat dhe kulisat e pushtetit : domosdo dhe shenjat, simbolet dhe taktikat politike

Qe Rama nuk niset favorit per keto zgjedhje, kjo s'do mend qe te kuptohet, per vete faktin se ka mbi 11 vjet ne pushtet ne Bashki.

Tani, ne presim vetem sondazhet qe te konfirmojne tendencat e para

LEFTY, jam shume i predispozuar qe te besoj ato qe thua.

Perpiqem me shume sforco, por megjithate deshira ime e mire per te te besuar ty eshte gjithmone aty.

Mirepo vij e lexoj disa tema e disa shkrime ketu tek peshku dhe cdo deshire e mire per te besuar ty me zhduket si me magji.

Sepse PD me teper i meshon avazit, qe humbet tjetri dhe jo qe fiton ajo.

Sepse lexoj pyetje dhe tema te tilla si "Kush ka frike nga Basha?" ose "LSI fut ne gare Hysni Milloshin" ose "Humbja bie ere kafe" dhe te duket sikur frika per humbje ekziston me teper tek kampi i PD, sepse po te ishte ndryshe, PD nuk do te bente tjeter vecse "Lay back and enjoy the show".

Mirepo ajo qe na shfaqet si show i perditshem i PD eshte se kundershtarin e ka kapluar frika, kundershtari e ka humbjen e sigurte, keshtu qe hidhuni sa nuk eshte vone ne kahun e duhur.

Mirepo e gjithe kjo propagande i ngjan me teper shprehjes:

"Hani mut! Me qindra milione miza nuk duhet ta kene gabim!"

Perse nuk eshte njeri aq cool nga keta te PD, perjashto ketu Brad, qe te thote: "Nuk e rruajme fare cfare thote gjatoshi, ne e kemi fitoren te sigurte, sepse fitojme ne dhe jo ngaqe humbet tjetri!"

Pse ti e diskuton fitoren e Bashes..........!?

Eshte 100% e sigurt kte radhe se nuk mban me uj pilafi .

tani ti flet si profesionist i brendshem, i trajnuar ne kurdisje,  apo si tip parashikusi me top kristali alla zoteria artikull-shkrus, i pagum per te ndertuar qetesine perapra shtrengates? smiley

 

Pse ti e diskuton fitoren e Bashes..........!?

Jo mor vella, nuk jam une ai qe diskuton fitoren e Bashes. Jane militantet e PD ata qe vejne ne diskutim fitoren e Bashes.

Sepse po te ishte qe ata jane te sigurte qe fiton Basha, nuk kane pse i bien daulles fort qe kete rradhe humbet Rama. Sepse dy heret e para (nuk llogaris ketu betejen elektorale mes Rames dhe Mustafajt ne 2000, e cila ishte beteja me e paster dhe me e mira elektorale keto njezet vjetet e fundit) PD ishte tek avazi qe humbet Rama, keshtuqe nuk kishin nevoje qe te fitonin ata.

A e kupton dot konceptin e fitores tende dhe te humbjes se tjetrit?

Gjithmone me ka pelqyer ajo fotografia e Aurel Dukes smiley

 Eeeh o Frrok, u duke dhe ti, se na kishe humbur fare. Vetem tek Fevzoja shkoje, se te jepte edhe ndonje lek ay........

ps

Sa here qe ndjek keta lloj njerezish, qe shkojne nga fryn era, me vjen ndermend ajo shprehja kulturore e Olsibit ..... thjesht lepiresfundshpinash....... e goditur kjo.......

Pooooo Frrok, e ke nuhat sakte kafen. Bravo hundes.

Kom pa filxhan tek nji plake e verber, fiton Hysni Milloshi.

Yay!!!!

Kom pa filxhan tek nji plake e verber, fiton Hysni Milloshi.

 

Pse opinonet ne baze te filxhanit kafese i thoni ju opinjonistet?

 Hahaha, ky shkrimi i Frrokut nuk e di pse me duket si nje dite e keqe per autorin, i cili ulur vetem ne nje kafe ku s'ja var me njeri, ne shtellungat e cigares se vet pertej te ciles nuk sheh imagjinon skenare te tille qe do te deshironte ti shihte si ne enderr, por fanepsjen ja prish shija e hidhur e kafese se ftohur, pa sheqer, te cilen duhet ta pije deri ne fund se i ka paguar leket.

O shoku Frrok, je i teri cfare ke shkruar, vlen per ty dhe hiena te sojit tend ky shkrim...anipse ke qejf t'ja veshesh te tjereve, mbaje me shendet smiley

alidemsi - 8 Pri 2011 - 2:49pm - #

 Sa here qe ndjek keta lloj njerezish, qe shkojne nga fryn era

 

 

E paske kuptu qe fry era nga Basha eee. A mer kadosh ti. Te pakten jeni te vetedijshem per humbjen.

 era fryn andej nga jane paret (thone)

 

aq shume kane rrembyer servilokratet ne pushtet sa era eshte bere uragan e po i con per lesh ata vete.

 

Dihet qe Frroku e kthe pllaken njehere ne 2 vjet. E megjithate ky eshte nje nga rastet e pakta kur ka realisht te drejte. Sic ka vendi nevoje per nje fryme te re ne qeverisje, ashtu ka nevoje edhe Tirana per fryme te re. Pra kesaj rradhe themi me plot gojen Fitore Bashes.Rama le te duroje nja 2 vjet ose le te dali ne 9 maj te perserisi 21 janarin.

Edhe ti te njejten fryme autosugjestioniste kerkon te mbjellesh, si LEFTY me lart.

Dmth, qe "e dime qe Frroku herepashere ul pantallonat dhe perpiqet te kape majat e gishtave te kembes pa perthyer gjunjte dhe e le veten t´ja kontrollojne prostaten pa e patur te nevojshme, por kete here ai ka te drejte."

Me kete strategji PD i ngjan atij gjuetarit qe shkonte per gjueti arinjsh, dilte huq dhe ariu i kthehej, e kthente mbrapsht dhe e tundte mire. Pasi gjuetari doli huq per te treten here, edhe vete ariu ngeli i habitur dhe me te drejte e pyeti gjuetarin: "Ore, po ti ke dalur per te gjujt arinj apo per tu qire ne bythe?"

 frroku le ta ktheje nga ti doje zemra. VL!

 

Ajo qe konstatoj une ne keto zgjedhje (shume me teper se ne te tjerat) eshte thirrja e deshperuar per mbeshtjje nder rradhet e militances se qeverise.

 

ne e dime qe do fitojme

ata e dine qe do humbasin

ata vete e dine qe ne do fitojme

ne e dime qe ata do humbasin 

 

nuk je i vetem

ne jemi shume

si ty ka dhe te tjere

mos ki turp nga paturpesia

shume te tjere kane pranuar te mbyllin syte e veshet 

shume te tjere e kane hedhur tuc ndergjegjen 

bej dhe ti ashtu si po te themi

clirohu nga etika, morali, ndegjegjia, nderi. 

I gjithe ky pershkrim i Frrokut ka gjasa te kete ndodhur nen tingujt e "In the air tonight" te Phil Collins, dhe imagjinoni frrokun te zhytur ne endrra me sy hapur..

Shkrim autosugjestionues, asgje me teper. Na sjell serish tek niveli i shtypit dhe opinionisteve qe e popullojne ate dhe opinionberjen...

Ky Frroku asht patriot i imi dhe ka kohe qe kam konstatu qe nuk asht gja qeter, vecse nji shtrrak (shpergenjte qe mshtjellin vicin e lopes kur lind)

 Un them se Rama do humbase, pasi dje pashe nga blloku dy mbeshtetes te rames ulur ne kafene, qe ndryshe nga heret e tjera, hipen kemben e djathte mbi te majten. Kjo eshte shenje e sigurte e humbjes se tyre...Gjithashtu, ne te perfunduar e paguan kamarierin me doren e djathte. Kjo shenje ma zhduku ankthin e fitores se Rames...

Kurse une pashe disa minje duke ikur nga Bashkia e Tiranes me vrape tek Ministria e Brendshme.

Gjithashtu, socialistet kane filluar te shpenzojne me pak, dhe te mbedhin me shume, ne pregatitje te dimrit kater vjecar qe po vjen ne bashki.

shkrim i madh ky.. jo sa ai tjetr shkrimi i shoqes se Lul-it, por prape i madh ngelet.

 Djalli vet eshte eshte ky Frrroku!

 Frroku ka fillu serish duhanin me llullë. 

I paten thene miqte kujdes me dahanin , hic ky. smiley

Te permendi dhe qy servilizmin mos ngelt "parimor' tjeter pa u permendur.. Ben Imami eshte mall para ketij, se ne ato kohe te prapte atij i thyen dhembet e veta, ndersa ketij i thyen brinjte e femijes...

Nje VL e madhe fare po fare fare..

Po pres urimet e socialisteve per fitoren qe e Djathta do kete me 8 maj ne Tirane. Eshte e kote miq socialiste, humbja e Rames eshte e pashmangshme. Ka arritur ne nje pike ku shumica derrmuese e qytetareve te Tiranes nuk mund t'i japin nje mandat tjeter. Tregoni shpirt gare dhe sportivitet e na uroni fitoren se nuk jemi armiqte tuaj. Thjesht konkurente. Si thoni?

Se di se kujt i drejtohesh, po mbaj mend qe keshtu silleshit edhe heren e kaluar kur ju ngelen rrusht e rames ne goje para zgjedhjeve, e ne fyt pas zgjedhjeve...

 

 Cne Koha Jone ketu ketu? Edhe nje blog te paanshem qe patem ketu ketu po na e politiyojne ketu ketu?

 shkrim me stil komunizmi

kur do mbarojne keta njerez?

 

IF YOU CAN'T SAY SOMETHING NICE, DON'T SAY ANYTHING AT ALL...

“In every Art it is good to have a master.”

Cuditem qe ka ende shqiptare qe lexojne percartjet delirante e pacavuret pa vlere te ketij sociopathi. Gjuha dhe vreri I zi qe nxjerre Frroka Te sjelle ne mendje ata ish agent te sigurimit te shtetit qe kaq shume I hyjne ne pune Berishes sot

.....e me gjithe  ate ai eshte mjeshter i penes edhe pse eshte i hidhur....sepse te rendomten ,te zkonshmen,te bezdishmen ne i hasim  per dite  nga  Nano,Baze,Stefani dhe Vangjeli.

Mua më pëlqen Frrok Cupi. Më pëlqen kryelartësia e këtij njeriu në opinionet e veta. Kryelartësi që nuk ka nevojë për pohime koke, apo për rënie shpatullash. Është lloj i vecantë i gazetarit. Vërej që shumë gazetarë kanë nevojë të afirmohen nëpërmjet opinioneve të të tjerëve ndaj tyre. Shumë syresh bëjnë koketën ndaj njëri tjetrit, duke marrë e përcjellë komplimente. Frrok Cupi vetëm koketërinë gazetareske nuk e ka. Më pëlqen shumë pikërisht për këtë detaj. Dhe meqë ra fjala, as nuhatjen për zhvillimet politike nuk e ka të pazhvilluar fare.

cfare perfitove ti nga ky shkrim i Frrokut, aman. Ndonje informacion me shume, qe mesove vec fantazive te Cupit, apo nuhatjes prej fallxhoreje te tij, Cili argument i paraqitur nga Cupi te gozhdoi me shume?...Apo thjesht pse perkon me zgjedhjen tende, dhe Cupi eshte nje pene e madhe. 

Albano,

Nuk është dicka që mund të shpjegohet lehtë simpatia për produktin e mendjes së dikujt. Në përgjithësi kam konsideratë të lartë për të GJITHE ata që shkruajnë, që analizojnë ngjarje, fenomene, që përcjellin ide, që shkruajnë satirë, humor, etj. Jam shumë mirënjohëse ndaj të gjithë autorëve. Kam vetëm një autor që nuk do ta lexoj kurrë në jetën time. Ky është vendim paraprak dhe ultimativ. Autori në fjalë nuk është shqiptar dhe është i kahershëm. Por, kam një këshillë të vyer të një miku të ngushtë, që ky autor nuk duhet lexuar. DHE NUK KAM PER TA LEXUAR KURRE. Dhe të besosh, që mosleximi është ndëshkimi më i madh që mund t’i bëhet shkrimtarit. Gazetarin unë nuk e quaj shkrimtar dhe pse shkruan. Shkrimet gazetareske janë përgjithësisht të paafta të më ngrenë peshë. Kënaqësinë që marr prej leximit të letërsisë nuk e marr asnjëherë nga gazetaria. Kjo vjen sepse gazetaria e shkruar është e lidhur ngushtë me ngjarjet e ditës. Dhe ngjarjet e ditës sado përjetime të fuqishme të shkaktojnë janë përsëri ngjarje të ditës. Unë thjesht lexoj REAGIMET e të tjerëve, ndaj ngjarjeve të ditës. Dhe përgjithësisht gazetaria tek ne është reagim. Reagimi i dikujt për mua është informues, por nuk është mbresëlënës. Por, kur gazetari ngrihet përtej reagimit (që nuk është se prek të tjerët që lexojnë artikullin) atëherë, ai ka vëmendjen time maksimale. Dhe pikërisht për këtë arsye më pëlqen Frrok Cupi. Ai vjen në përfundime nga reagimet. Ai nuk rendit reagimet. 
 

 Po shkrimi i Frrokut as reagim ndaj nje ngjarje reale nuk eshte. Eshte thjesht nje mbajtje pozicionimi. Nuk ka asnje kontribut. Duhet me dallu gazetarine nga letersia, objektiven nga subjektivja..

 Frrok Cupi vetëm koketërinë gazetareske nuk e ka.

Vertet? Mund te justifikoj rishtaret e aradhes se analisteve per koketerine e tyre perballe tundimeve te pushtetit,parase dhe parase por kur shikon F.Cupin me eshter te (de) formuar ne kete koketeri te pacipe, eshte dhimbje dhe neveri. 

hall mbi hall. qe po na duket sikur na ka marre malli per Nanon. mos na merr malli per Ramen. edhe po e tha frroku, se luan maloku.

"Mua më pëlqen Frrok Cupi. Më pëlqen kryelartësia e këtij njeriu në opinionet e veta. Kryelartësi që nuk ka nevojë për pohime koke, apo për rënie shpatullash. Është lloj i vecantë i gazetarit."

Lirka, Frroku po thote nje gje ne mbeshtetje te njeres prej dy paleve me te fuqishme he per he ne skenen politike shqiptare. Ku qendron kryelartesia? Vecanesia? Mos-koketeria?

frroku merr rrogen te LSI

po, goxha virtyt eshte edhe ai

epo mire pra.

 A ka ndonje peshk mundsi te botoje ndonje shkrim te Frrok Cupit kur shkruante tek Zerii Popullit, athere shkruante shume mire ishte tingulli i dites me fanatik se Papa,servil per tu pire ne kup eshte ky Frroku! 

ne fakt shkrimi m'u duk shume me i piset se ata pleqte qe gjuanin te liqeni. po pse me dy te lodhur e gjeti Frroku te zbuloje virusin basha qe do t'i zhduke me antraksin studimor te njohjes se halleve te Tiranes gjithe socialistet anti LSI. po keto jane si drejtoret e burgjeve te spacit more. keta frrokerat. ketyre u duket vetja interesante ti thone te burgosurve - po kur spiunoje te une atehere kur ta merrja shpirtin ne dru.

frroku anetar i burose politike qe do behej aktive me 1992-shin po nuk u be se ngordhi kali edhe i vodhen karrocen.

 Gazetari, eshte nje specie e veçante qe perçon perceptimin popullor. Si i tille ai eshte opozitar i pushtetit. Ai eshte pershkruesi i zerit te shoqerise. Si i tille, ai duhet te jete koherent me lexuesin, dhe koherent me veten. E thene me thjeshte, gazetari eshte gjithmone opozitar me forcen dhe eshte mbrojtes i te dobtit. 

A eshte Frok Cupi i tille???

Po ta shikoni me kujdes, Frroku, eshte gazetar i pushtetit

Ne kohen e dilktatures, ai ka qene gazetar ne ZP. Ishte me te vertete, nje gazetar i mire, ndryshe nga gazeteret tip Klishe qe kishte ne ate kohe ky shtyp, se bashku me Astrit Nurin, me Arshin Xhezon, e disa te tjere, qe sollen nje ere te re ne ate lloj gazetarie.

Me pas, pas renies se diktatures, Fttoku, ju bashkua gazetes RD, ku edhe aty, shpalosi vlerat e veta, duke u bere fytyra e vertete e asaj gazete, po per pak kohe.

U largua nga RD (arsyet nuk i di) dhe ju bashkua KJ. e cila ishte e vetmja gazete opozitare ne ate kohe, qe kishte numrin me te madh te kopjeve ne treg.

Pas '97, ju bashkua Fatos Nanos, i cili si shperblim per unen opozitare, e beri ate Drejtor te ATSH. Ky post, e largoi ate nga gazetaria aktive. U lih aq shume me Nanon, saqe ku u krijua KPD-ja e famshme, qe nder te paktet qe e shprehu haptazi perkrahjen e tij. Me pas pas disa debateve me Edi Ramen, ose me mire, per qefmbetje, (thashethem, nuk i dha nje leje ndertimi, mos e merrni te sigurte) u armiqesua me RAmen, dhe per inat te sime vjehrre, shkoi e fjeti me Ilir Meten. Se bashku me Agim Isakun, Artur Zhejin, ai u be nje nga kundershtaret me te eger te Edi Rames, dhe filloi nje flirtim me Berishen. Domosdo, mbeti pa rroge. Gazeta Koha Jone, deshtoi, te tjeret nuk ja vune ne pulle. Deri vone, ai me financimin e Nanos, botoi gazeten Agon, te cilen e shperndante falas. Pas daljes se Nanos nga skena politike, dhe nderprerjess e financimeve te Agonit, ka filluat te beje opinionistin. Ai merret me roge nga Fevziu, ne Opinionin e tij, si dhe ne te gjitha TV, si kundershtari i Rames.

Per te gjithe ata qe jane kunder Rames, jane gati te bejne pakt me djallin vetem e vetem qe ata qe vijne, te shajne Ramen. 

Po te shohesh dhe ketu, ne komentet e tyre, te gjithe ata qe e mbrojne, e bejne kete, vetem se ai shan Edi Ramen, pavaresisht, se ç'ka thene me pare kunder Berishes, vite me pare.....ato tashme jane harruar, ashtu siç u harrua, gjenerali Ben Imami, siç u harrua Neritan Ceka, qe i tha ne parlament, qe "...sojsezi, nuk behet kurre sojlli...", dhe me vone, ky sojlli, u be lepires i sojsezit. si Ferdinand Xhahferri, apo Preç Zogaj, qe e beri PD, çel e myll.

Kaq per tani, te tjerat me vone.......

o cuni lagjes po keto e kane llapen si gjarper mer jahu

edhe thone pastaj se saliu eshte autoritar. ku ka parti me jete demokratike si PD. hyjne e dalin sa here t'u kete qejfi njerezit. por ama ata qe kthehen perhere jane permiresuar. ja ke ben imamin, iku aktor nga Pd-ja, u kthye gjeneral.

 5*

 

....te gjithe ata qe jane kunder Rames, jane gati te bejne pakt me djallin vetem e vetem qe ata qe vijne, te shajne Ramen.
 

Armiku i armikut tend eshte "miku"  yt...

Humbja bie era kafé

Nuk e di nese ne SPITALET BASHKIAKE sherbejne kafé, por duhet te futet tek Menyja, sepse Rama deklaroi sot me pergjegjesi, se do te ndertoje nje SPITAL BASHKIAK !!!

Si dhe do hape plot 200.000 vende pune ! Basha te "pakten" tha 30 mije, kurse ketij nuk i dridhet qerpiku : 200.000 vende pune !

Rama: Duan të blejnë Tiranën
09/04/2011 11:55

TCH

Krytari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka prezantuar për vazhdimin e një tjetër mandati në krye të minibashkisë numër 5, Jeta Seitajn.

 

 Duan të blejnë Tiranën

“Parimi im në këtë detyrë është ‘jam në shërbim të të gjithë qytetarëve’”, ka deklaruar Seitaj para simpatizantëve.

Ndërsa Rama ka shpalosur para banorëve të minibashkisë numër 5 vijimin e projekteve duke e vënë theksin në rritjen e cilësisë së banimit, krijimin e tre parqeve të mëdha pranë stacionit të trenit, bregut të lumit dhe në dy anët e lumit Lanë, vazhdimin e përmirësimit të transportit urban, si dhe finalizimin e projektit për linjat e tramvajit.

“Përmes vazhdimit të transformimit të lagjeve ekzistuese, zhvillimit të 14 qendrave, do krijojmë mundësinë për 200 mijë vende të reja pune, jo si premtime elektorale. Do krijojmë mundësi për zgjerimin e 4 spitaleve kryesore, zgjerimit të klinikave dhe krijimit të spitalit bashkiak”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i bashkisë ka ironizuar me premitmet e kandidatit rival, duke u shprehur se kanë kopjuar keq idetë e shpalosura në planin e Tiranës, si dhe kanë bërë të pamundur duke bllokuar që nga këshilli bashkiak e cdo gjë tjetër, për të fituar përmes presioneve në Tiranë.

Presioni i Saliut dhe kukullës së tij që po bie dhe kërkon të ulet në prehrin e Tiranës, po përpiqet të blejë votat e njerëzve. Merrini ato lekë se janë tuajat dhe kurrë mos ia jepni votën”, u ka thënë Rama simpatizantëve.

Humbja bie ere kafe? Jo mor jo ti vjen ere kerme!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).