20 vjet nga Masakra e 2 Prillit

Respekt

Arben Broci (21 vjeç)

Nazmi Kryeziu (38 vjeç)

Besnik Bishanaku (22 vjeç)

Besnik Ceka (21 vjeç)

65 Komente

20 vjet më vonë :

Deshmoret e fundit te diktatures, si dhe ata te fillimit perfaqsojne gjithcka qe eshte e fisme e hijshme dhe e drejte nder shqiptare: 

Ata perfaqsojne lirine, nevojnen e te shprehurit si individe, deshiren per te debatuar idete e menyrat e te jetuarit e te menduarit, e shume me teper.

di gje ti c'do te thote deshmor?

deshmoret e fundit te diktatures se parafundit e kishe llafin.. apo jo? se ksaj tjetres as i ka ardhur fundi e me sa duket ata te 4 qe shkuan per dhjame qeni me 21 prill ishin qene rrugesh qe s'e meritojne te quhen deshmore per ty.

Sa shume i dhane ato kater shqiperis, vrasja e tyre arriti te vere ne gjunje diktaturen.

Respekt per here.

20 vjet, si kalojne vitet, e krimineli Ramiz Alia eshte gjalle, as dreqit nuk i duhet ky kriminel.

a mund te na faktosh c'lidhje ka alia me kete vrasje? sepse nuk eshte denuar asnje njeri per vrasjen e tyre. thone, ashtu thone he, qe i ka vrare berisha ne fakt, dhe une jam me i prirur ta besoj kete te fundit sepse berisha ka dhene shume prova ne kete aspekt.

Po ç'ke me R. Aline o LD? Alia te pakten sot nuk ka asnje lloj ofiqi, eshte nje plak qe po ngrys ditet ne Tirane. Ndersa njeriu i Masakres se 2 Prillit, ministri i brendshem i PPSH-se dhe Sigurimit Gramoz Ruci, eshte numri 2 i PS. Kesaj çfare i thua ti?

Per te mos e zgjatur shume, e kam me Ramiz Alin, sepse pat mundesin te ndryshoje sistemin pa anarki, plumba e urrejtje, fill pas vdekjes se diktatorit.

Ndersa ne nje pamje tjeter, nje kriminel nuk del kurr ne pension, ke degjuar ti per kriminel pensionist ?

Ti mendon se Edi erdhi nga Franca se i fishkelluan ne vesh Fatosit, "merre ore bure , djalin e Kristaqit, se eshte i papune ne France, gjeja nje pune te mire"- dhe Fatosi duke e njohur per thirrjet e tija " ti varim komunistet" e vuri minister, me vone kryetar bashkie, me vone i mori partin, rastesia, rastesia, mos se Gramozi dhihet gazit.

Kur Gramozi u be minister i mbrendshem, ne DB nuk u ndryshua asnje funksionar, mbeten po ato, besniket e Ramizit e kryetarit te partis se rrethit, i cili donte te na shtypte krenat, po hengri kryet e vet.

po ne gjithmone kriminelet e diktatoret i mbajme ne krye te vendit,se edhe sala  e barazoi ramizin(mbas shume perpjekjesh) ne rezultat .Diktatura ra ne gjunje ne 91-shin po paska qene me 7 shpirtra e po qendron ne kembe ne 2011-ten.SALI-RAMIS. DIKTATURA NUK LEVIS .na u bene duart copa

Sidoqofte qene njerez .Dhe per me teper te rij .Kur lexon moshat te kujtohen ata qindra mijra partizane qe dhane jeten per Clirimin e Atdheut nga roberia shekullore Gjakpirese e feudaleve anadollake qe aktin efundit te jetes se tyre e shndruan ne shitjen TOTALE te Shqiperise  e iken duke vjedhur e grabitur dhe ate cik pasuri financiare te Shtetit. Dhe kufomat politike te perfaqesise se atyre grabitesbve hingellijne sot nga foltorja e Parlamentit si Jozefine kerma duke u tallur me Herojt e Vigut !

Sidoqofte nuk qene anetar partie me idelae qe te mbijetojne ne baze te krimeve si te 97 dhe te 21 Janarit . A mund te pranohen ata Deshmore nga ky Pusht - et vandalesh e banditesh , Kusaresh e Kriminelesh i rritur me germadha Gerdecare ?  

Lavdi jetes se tyre dhe turpi i mbulofte per jete doren kriminale qe i vrau per ti shfrytezuar per qellime politike . Ata thjesht  ,  u VRANE nga dore makabre qe lakmonte pushtet me cdo cmim edhe me GJAK .

Vecanerisht ata nuk mund te nderohen nga perfaqesia e ketij Pushteti qe i rekomandon Qytetareve te Tiranes per k/bashkiak nje nga pjestaret e krimit te 21 Janarit !

Desha ti kujtoja Lumasiut , qe nuk e kuptoj se si po rreshket ne shkarje Ledhi....Krimineli Ramiz Alia vajti per ngushellim tek te "vraraet " , ndersa Pellumbi Paqes qe i ushqeu me plumba ,kaloresi Sali Hum -Hum Rrofte Berisha i quajti "gangstere bulevardesh" ata te 21 Janarit dhe leshoi njesi keqardhje pasi Arvziu propozoi per ngushellim !!!!!!!! 

Edhe njehere Respekt e Kujtese per jeten e dhene nga ata te Rij!

E mban mend gje njeri kush ka qene minister i brendshem asokohe?

 Pash zotin, fillove prape Pakapo?? 

Po ne 21 janar, kush ishte Minister i Mrenshem??? Po ne Gerdec, kush ishte minister i Mbrojtjes, apo Kryeminister?

Nuk ja vle me bo paralelizma, per nje çeshtje te mbyllur. 

Kane kaluar 20 vjet, nga ngjarja, PD-ja ka pasur (dhe ka edhe tani) edhe gurin edhe arren ne dore, e te mos na boje poça tani. Le ta hape çeshtjen dhe ti sjelle ne banken e te akuzuarve fajtoret. Po se ben, e pse?

Kjo eshet pyetje 1milion-she. ( zera ka, po nuk i degjon njeri, se .....)

He mo, c'te pickoi qe u hodhe  perpjete?  Per nje ceshtje te mbyllur? Ceshtja konsiderohet e mbyllur kur te denohen ata qe ishin te pergjegjshem per vrasjen e ketyre 4-ter vetave me 2 prill.

Pyetja tregon qe kultura e pandeshkueshmerise i ka rrenjent pak me te thella se 21 janari apo Gerdeci.  E kjo vlen si per PD-ne e si per PS-ne.

Pyetja ime vlen dhe per peshqit qe cirren per 21 janarit dhe kater te vraret lart e poshte peshkut, per vrasesin Berisha e kriminelin Basha qe te japin pershtypjen sikur jane te preokupuar ne maksimum per drejtesine por qe sec ka nje ere te forte animi partiak ne postet e tyre.

 Ore, une nuk hidhem perpjete hiç fare, po po m'boni me gaz ju te tmerrshmit, qe antikomunizmin ja keni var ne qafe Sales &co.

Po ta shtroj edhe nje here pyetjen, qe me duket se nuk e paske kuptu:

Pse pas 20 vjetesh, ate drejtesi qe ju pretendoni se nuk eshte bere, nuk e beri Saliu, qe kishte edhe gurin edhe arren ne dore?

Kjo pyetje vlen edhe per vrasjen e Azemit. Dhe keto probleme, keto te me falesh per fjalen, lloqe kavaje, behen sa here qe ka ndonje perkujtimore per ta. A nuk eshte qesharake kjo gje? A nuk eshte tallese, per gjakun e tyre, qe derdhen qe te vije ne pushtet Saliu? Une kam nje pergjigje, qe vjen pas shtrimit te problemit.

Kush kishte interes qe te ndodhte vrasja e 4 Prillit, apo vrasja e Azem Hajdarit?????

Ju lutem qe ta merrni ne kontekstin e kohes.

pa mllefe, ju lutem.

 Mos e shko më tej mo lal, vetëm pyete: Sa vjeç ishte kur ndodhi vrasja e 2 Prillit 91? Kaq. Këta marrin përsipër të krahasojnë një ndodhi që është kryer kur ishin akoma bebe në kolipoçka me një ngjarje që e panë LIVE. Nuk i kishin sytë në ballë të shifnin si u ekzekutuan katër vetë? 

Copa teneqesh të ndryshkura! 

 

 ju te tmerrshmit, qe antikomunizmin ja keni var ne qafe Sales &co.

Te lutem,  permbahu.   Po flet me nje e jo me me shume se nje.  Une personalisht nuk ja kam varur ne qafe antikomunizmin Sales, as edhe nje here te vetme.

 

Pse pas 20 vjetesh, ate drejtesi qe ju pretendoni se nuk eshte bere, nuk e beri Saliu, qe kishte edhe gurin edhe arren ne dore?

 

Se Saliu vjen nga e njejta kaste sllavokomunistesh mbi te cilet duhet te bente drejtesi.  Po c'lidhje ka kjo me ate qe thashe une?

 

Kjo pyetje vlen edhe per vrasjen e Azemit. Dhe keto probleme, keto te me falesh per fjalen, lloqe kavaje, behen sa here qe ka ndonje perkujtimore per ta. A nuk eshte qesharake kjo gje? A nuk eshte tallese, per gjakun e tyre, qe derdhen qe te vije ne pushtet Saliu? Une kam nje pergjigje, qe vjen pas shtrimit te problemit.

Kush kishte interes qe te ndodhte vrasja e 4 Prillit, apo vrasja e Azem Hajdarit?????

 

Kjo pyetje vlen edhe per ngjarjet e 96-98.  Pse Socialistet qe ishin ne pushtet per 8 vjet nuk denuan Saliun dhe njerzit e tjere te pergjegjshem per ato ngjarje?

Kush kishte interese qe te ndodhnin vrasjet e 21 janarit?

 

Ju lutem qe ta merrni ne kontekstin e kohes.

pa mllefe, ju lutem.

Jo jo, krimi eshte krim pavaresisht kohes.

Nqftse Ruci eshte numri dy i partise me te madhe ne vend, deputet i kuvendit te republikes, kryetar i grupit parlamentar te PS-se athere edhe Basha si mbas kesaj llogjike mund te thote pse mos te kandidoje per bashkine e Tiranes une?

Hajt, mo, kush eshte ai burre qe te mbush mendjen ty. Po nuk e the ti llafin e fundit, nuk te bohet, nuk e quan debat ti. Por po lufton me mullinjte e eres, shoku. Ne momentin qe per ty jane qe te gjithe te keqinj, ketu s'ka vlere debati, perderisa, nuk nxjerr me te mirin.

Week end, te bukur bro. Duhet te kete edhe menyra te tjera per ju andej per ta bere me te kendeshme diten.

Mos u dorezo kaq shpejt.  Dita ime deri me tani ka qene mese e kendshme dhe jam goxha i sigurt qe do jete edhe me  kendshme ne vijim.

A eshte pergjegjes per ngjarjen e 2 prillit Gramoz Ruci apo jo?

 Po nuk ja vlen mer burre me u mar, me fal, me koqet e dashit, ketu. Ne debatojme per qef, per kulture, per sport, e jo per ti qit uje te zi problemit, deri ne piken e fundit te gjakut.

S'ka nevoje me bo kaq shume komente, per nje çeshtje qe me dy komente ezaurohet. Ne nuk jemi as gjykates e as prokurore, dhe nuk kemi tagrim me dhone ose jo, fajsine.

Keshtu si i bo ti keto temat e politikes dhe komunizmit, me je bo me keq se Gjergj Dimitrovi.

Ka shume antikomuniste, por je i vetem ne llojin tend. Te kam keshillu edhe ne tema te tjera, por ti nuk epesh. Po bohu me pragmatik mer burre, se nuk na japin as ty e as mu, ndonje medalje, apo ndonje shperblim per kete fanatizmin tone.

Jam dakort me cdo gje qe the me siper, po halli si ju behet atyre qe shajne me liber shpie per keto probleme?

 Bej ate qe bej dhe une, injoroi dhe kaq. Nuk ja vle qe te prishesh nervat me te tille njerez, qe te vetmin argument kane banalitetet, Thuj nji faleminderit dhe tung. Ketu myllen hesapet...

 Eh mer i skapshmo. Je bo si Shaban Qosja i PPU-se qe rri gjithe diten duke u marre me njerezit "jo ky me shau nga huna", ""jo ky me shau nga nona"!

shaban qosjaaaaaaaa !!!  

smiley)

Ti qe merresh me mua si kush je bere? Se une zakonisht nuk merrem me njerzit qe postojne por me temen dhe ato qe thone njerzit qe postojne...pervec nese kur njerzit fillojne  e merren me personin tim separi, gje qe ndodh shpesh ketu...hmm....

Gramoz Ruci, po nuk eshte denuar.

Jane denuar nga gjykata persona si ish shefi e deges brendshme (Capajev Taci), ish drejtori i policise, ish zv-ministri i brendshem (Ajredin Shyti) dhe disa persona te tjere.

Capajev Taci, nje kryekriminel gjakatar, qe ka ne ndergjegje sa te vrare ne kufi.

Ajredin Shyti, ish zv/minister i brendshem. Ky eshte babai i Orik Shytit, atij te "Hakmarrjes per Drejtesi" (bombe te Vefa, vrasje e ish-drejtorit te burgjeve Bujar Kaloshi, grabitje). Soji i kriminelave me nje fjale, bie dardha nen dardhe.

Pastaj erdhi '97 edhe dolen gjithe nga burgu....

Dmth edhe keta qe u denuan ben vec 4-5 vjet burg hunter?

Hunter, sa per shpejtesi shpjegoji pak publikut te peshkut ca eshte kjo Dega e Puneve te Brendshme...

nder te denuarit ka qene dhe Gjeke Cela [apo celaj] shefi -zv shefi apo komandanti i Policise ne Shkoder. Akoma thote qe jam i pafajshem. Une e kam njohur pak personalisht dhe mund te them qe Gjeka ka qene djale i mire, i qeshur, mild-mannered e me kulture. Nuk ka qene rrafes, agresiv apo fanatik. Nuk di a vjen tek Peshku, kam degjuar se eshte ne USA apo Kanada, por nese vjen mund te flase vete.

Tani sigurisht qe ka faj nga "chain of command" ai eshte faj perseri. Sic dhe i Bashes sot, por akoma nuk dihet pasi personi/ personat qe kane qelluar nuk jane kapur. Ky eshte i vetmi fakt real. E mbaj mend mire ate gjygj, e kam ndjekur cdo dite, e ka pasur shume emocione. Jane akuzuar nga Ruci te Pjeter Arbnori [neper kafe]e si shume ngjarje ne Shqiperi ngelen ne nivel thashethemesh.

Po ashtu kam nje problem, me shume letrar me fjalen Masaker. U vrane 4 vete, por them te ndalemi tek inflacioni i fjaleve, masaker u be ne Borove, apo Lidice apo Srebrenice. Kur vriten disa individe quhet Krim. Kjo eshte si pune hyper-inflation i fjaleve, hiperbola qe perdoren nga media, analiste apo politika. Per emocion, per emfazi e per sensacion. Vjen qe nga komunizem-time, ku fjalet banalizoheshin sa humbnin kuptimin origjinal e vazhdon tani.

Kjo nuk ka te beje me krimin por menyren e te shprehurit. ishte nje krim i shemtuar ne kohe rremuje. Diktatura ishte ne agoni, keto i kujtojme me nderim por ka pasur krime dhe vrasje [nga shteti, krimi etj] qe kapen numra qe as sot nuk dihet sa te vdekur pati ajo periudhe realisht, sic dhe '97.

 

Politika si athere dhe si sot, ben hijak te dramave-tragjedive familjare apo te revoltes popullore per interesa te caktura e rezultati? Asnjehere ceshtjes nuk i shkohet deri ne fund. Kemi 4 te vrare tani- akoma nuk dihet kush i vrau e kush eshte kapur te denohet.

 

Kjo vjen se drejtesia nuk eshte profesioniste dhe e panshme. Edi me Salen te bejne valle e te hidhen ne Lune, mua nuk me intereson, ndeshkimi i fajtoreve dhe ndertimi i Shtetit Funksional eshte kjo qe me intereson mua dhe 000 te tjereve.

Fjala eshte per homazh ndaj te reneve per dy Prillin.Te gjithe Lehjet e tjera e ndotin kujtimin e tyre .

 Kush i vrau dhe perse rane ?

Shtese per nje pyetje ! Dega e Brendeshme me sa ka njohuri te ekzistences se saj si organizem ,  mbeshtetej   punen e saj ne njerez te "lehte" dhe per me teper "shume aktive e tralala " Askush te mos e krahasoj me veten .

Edhe njehere respekt per te renet e asaj moshe !

Asnje me bindje socialiste nuk kam pare e degjuar te thote asnje fjale te keqe per te renet e 2 prillit, vecse respekte kam degjuar dhe nderim. Pa vene kujen dhe bertit e ulurit si kafsha i PD-s.

Vendosni paralelet e 21 Janarit dhe shihni dallimin ... eshte aq theres dhe ironik sa te dhemb. Keta te PD-s si virtualisht dhe fizikisht nuk jane thjesht te genjyher, nuk jane thjeshte njerez me horizont te mbyllur, kta jane thjesht menderisht te prapambetur.. Te degjosh kriminelin sot ne Shkoder dhe njerez se bashku me familjaret e ketyre te reneve qe e degjonin ishte therese. Nuk gjeje dot fjale, teresisht te manipuluar me keqe se ne kohen e PPSH.

Kater vete u vrane athere, kater vete u vrane me 21 janar.  I lire eshte ministri i brendshem i ngjarjeve te athershme, i lire eshte ministri i brendshem i ngjarjeve te 21 janarit.  Persiatje per te gjetur ndryshime jane dengla te medha.

Gramoz Ruci ishte ne gjyq per ket pune dhe doli i pa fajshem. Gjyqi ishte live ne TVSH dhe ne pushtet ishte PD-a.

 

Edhe dicka tjeter, Ramiz Alia te nesermen e vrasjeve ka qene ne Shkoder tek familjet e vrara per ngushllime, edhe kjo ne TVSH.

 

 Ngjarja e 2 prillit eshte nje prej krimeve por edhe  turpeve te renda, njeheresh, te atyre qe e organizuan vetem per perfitim politik.Une kam degjuar nga goja e te ndjerit Nafiz Bezhani, realitetet te gjalla te asaj drame me djemte e Shkodres.Ju them dhe se Arben Broci ishte shoku me i ngushte i djalit tim ne Fakultet.Nje djale  vertet i shkelqyer.

Kush eshte  kurioz te dije me shume petr 2 prillin, te  lexoje.... librin e Nafizit !

 

Sa per precizim. Nuk ka patur ndonje organizim politik. Ka patur nje proteste spontane, gjenuine (dmth jo te paguar apo te transportuar me autobuza nga rrethet) nga studente, gjimnaziste te cilet jane ulur kembekryq ne trotuar perballe Komitetit te Partise. Ka kercitur druri mbi djem e vajza, u vra i pari Arben Broci e pas kesaj filloi sulmi kunder nderteses te Komitetit i cili u dogj.

Ka nje ndryshim te madh ky paralelizmi qe ju doni ti beni 2 Prillit te 91-shit me ate te 2011-es.Ne 2 Prill te 91-it ata djem dhane jeten per te shporrur diktaturen 50 vjecare komuniste dhe luftonin per Liri.

Ne 2011-en kater viktimit e demostrates e dhene jeten per Karriken e Kryetarit dhe per 300 euro,ndryshim i madh.

 ....shume banale kjo...

..........por fatkeqesisht e vertete.

 ... e ku e vertetove ti kete????????

 Ke të drejtë ndryshimi është i madh shumë i madh ; në 2 prill u vranë 4 demostrues kur shteti ishte pluralist por në fakt strukturat por më e rëndësishme mentaliteti i atyre njerzve për të drejtat e njeriut dhe vlerat e jetës ishte etatist (shteti mbi të gjitha )shto dhe mungesën e profesionalizmit dhe eksperiencën e munguar për këto ngjarje  kurse ;21 Janari është pas 20 vjetësh që jo vetëm tranzicioni politik e ekonomik  ka mbi 15 vjet që ka mbaruar por dhe mentaliteti ka ndryshuar dhe profesionalzmi gjithashtu të paktën teorikisht . Askujt në demostratë dhe jasht saj s'ka menduar se mund të vritej njeri përveç Salës e c°.Ndryshimi është i madh se për 2 prillin janë bërë hetime e gjygje (për mua jo shumë të thella )për 21 janarin jo .Ndryshimi është i madh se pushteti i asaj kohe u distancua dhe i dënoi vrasjet i sotmi jo (kjo quhet pranim faji ).Ndryshimi është i madh se atehere shtetin e drejtonte një ish diktator e sot një mëtonjës i përmbysjes së diktaturës  e vendosjes së  demokracisë dhe dashnor i fjalës  së lirë(i shkreti)Ndryshimi është i madh se më 2 prill de juro Shqipria ishte shtet pluralist dhe pushteti kishte dalë nga zgjedhjet e vetme në këto 20vjet të lira e të ndershme dhe de facto në pushtet ishte ish diktatori me strukturat dhe mjetet e pandryshuara kurse më 21 Janar shteti  është jo vetëm pluralist por dhe disi i demokratizuar dhe në pushtet janë njerës që akuzohen për zgjedhje jo të ndershme (që s'pranojnë as hetimin e zgjedhjeve) dhe strukturat e shtetit janë më të organizuara e duhet të ishin më të pavarura .Pra ndryshimet janë shumë të mëdha . 

Ajo që nuk ndryshon është se si më 2 prill dhe 21 janar u vranë jetë të pafajshme që kërkonin më shumë liri e drejtsi shoqërore për veten dhe të tjerët.

Ajo që s'ka ndryshuar është fakti se dje dhe sot ka njerës (turp i madh ) qê mendojnë se mirë ja bënë se shkuan mish për top për karriken e salës dhe edit .Kjo duhet të ndryshojë dhe në ndërgjegjen tënde Brad se Jeta e tjetrit është e vyer si dhe jeta jote 

jeta e te gjithe njerezve eshte jo shume e rendesishme, por gjeja me e rendesishme. ju lutem me shpjegoni pse u vrane 4 personat ne 21 janar 2011. nese sot jemi 20 vjet mbas 1991, cfare kerkon me protesta te dhunshme Edi Rama. pse i nxjerr njerezit ne shesh dhe paguan 200 kafshe per te rrahur policet kur pjesa tjeter e dale kunder shtetit perfshihen padashur ne kete katrahure. une nje gje di te them, qe nese 4 te rinjte e vrare ne 2 prill do t'i kujtojme si heronj te demokracise, per cfare do kujtohen shpirtrat e 21 janarit??? kush fitoi, cfare ne protesten  e organizuara keq te 21 janarit 2011?????????????

Ndryshimi si mbas ca gjenive eshte qe ngjarjet e 21 janarit u filmuan kurse ato te 2 prillit nuk i filmuan.  Ky ndryshimin mesa duket ngjarjen e dyte e ben krim shtetror kurse ngjarjen e pare jo.

Kater vete u vrane athere, kater vete u vrane me 21 janar.  I lire eshte ministri i brendshem i ngjarjeve te athershme, i lire eshte ministri i brendshem i ngjarjeve te 21 janarit.  Persiatje per te gjetur ndryshime jane dengla te medha.

Me nje ndryshim te vogel qe Ministrit te Brendshem te asaj kohe ju be gjyqi nga pala kundershtare dhe u gjet i pafajshem, nderkohe qe Ministri i Brendshem i kesaj kohe s'po lejohet te hetohet. Ndryshim i vockel fare....

Po pse Prokuroria e tanishme nuk anon nga Opozita? Pse nuk e denon?

Me ngadale Brad. Prokuroria nuk denon por heton dhe kete s'eshte lejuar ta beje lirisht deri me tani (qe nga marrja ne pyetje e gardisteve, e deri tek hetimi i te gjithe armeve te gardes). Edhe po hetoi Prokuroria, s'eshte cudi qe rasti ti bjere ne dore per gjykim vejushes Hajdari se ajo ka shans te cuditshem kur diskutohen raste ketilla.

Nejse, ky muhabeti eshte i tipit "Ja Loni prej betoni, ja dhe Peti prej verteti". 4 vdiqen ate dite, dhe 4,000 a sa te tjere ja pane hajrin pushtetin ne vijim.

Nuk eshte lejuar Prokuroria te hetoje lirisht deri tani ? PSE? A eshte  e pamvarur,ah atehere eshte e pazonja,ketu nuk kemi ca ti bejme.

A eshte  e pamvarur,ah atehere eshte e pazonja,ketu nuk kemi ca ti bejme.

smiley   mire, mese e mjaftueshme

 Brado, mos ja fut kot tani, se po flet kodra pas bregut.

A nuk i çoi prokuroria per arrest, ata te 5 te Gardes dhe te policise, dhe policia e shtetit, nuk e zbatio urdherin? E ç'te bente tjeter prokuroria, veç te merrte kallashin pastaj, se me kallash jena mesu ne me i zgjidh punet. Ja pra, ka ligj, por ka dhe Maliq. Dhe Maliqi eshte edhe me i forte se ligji. 

Atehere ca tju them une juve,vjen burri nga Vucidoli dhe ju ben spektakel ne mes te Tiranes,tani e kam fajin une qe po shkruaj apo e ka fajin ai qe ka gjet nje tufe me budallenj atje.

 

 aaaa keshtu po, ketu jam me ty, mire na e bo.......ketu ma mylle gojen. 

(Kur te vish ne tirone, e ke kafen me bisht........lol)

Pra gjyqi ju be te pakten 1+ vit me vone dhe jo nga partia e tij qe ishte ne pushtet, dhe u gjet i pafajshem.  A mendon ti se drejtesia u ve ne vend me kete vendim?

Sikur Bashes t'i behet gjyqi gjithashtu e te gjendet i pafajshem a do jete kjo venie e drejtesise ne vend?

Me sa di une, prokuroria nuk bere ndonje padi ndaj Bashes, as nuk ka leshuar ndonje urdher arrest ndaj tij.  Tashme ai s'eshte me as minister i bredshem dhe as deputet i kuvendit, pra nuk ka asnje lloj imuniteti.  Prokuroria s'ka asnje lloj pengese ta hetoje Bashen per 21 janarit.

 

Drejtesine dhe Gjykatat une fatkeqsisht jam i detyruar ti shikoj si nje, ne te kunderten do perfundonim ne anarki. Nese gjykata qe s'kontrollohej nga partia e tij i ka dhene pafajsine, atehere Ruci eshte i pafajshem dhe muhabeti mbyllet.

Per me shume shiko diskutimin me Brad se pertoj ti perseris gjerat.

Drejtesine dhe Gjykatat une fatkeqsisht jam i detyruar ti shikoj si nje, ne te kunderten do perfundonim ne anarki.

Athere mund te themi qe deri sa asnje gjykate e ka shpallur te fajshem Bashen per ngjarjet 21 janarit, Basha deri ne kete moment eshte i pafajshem?

Basha eshte nje individ i pa-provuar fajtor por i dyshuar.

4 nga te PD, 4 nga te PS, te pakten gjysem baglat qe kemi per parti u lagen me gjak shqiptari u bene baraz pas 20 vjetesh.

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=13355

 

Gjeta kete artikull nga nje deshmitar okular, Alfons Grishaj, nje nga cunat a Shkodres qe pershkruan sec ka ndodhur. Sipas tij vrasjet jane bere nga Policia dhe jane 5 te vrare, jo kater [njeri vdiq me vone nga plaget] nje shembull me shume qe kur i merr Politika emrat e runs with it, u stampos dhe harrohen Individitet me pas.

Po ashtu shefi ka qene Dilaver Papare, dhe ai u denua.

Dua te them, marre dhe krahasimin e 21 Jan, Policia jone nuk eshte e tranjuar pere demonstrata dhe tazira sociale [qofshin politke, natyrale,  perfaqsues te nje grupi a ceshtje etj] e me shume Policia e asaj kohe.

 

Ishte e pamundur atehere [pre-'90] te mendoheshin gjera te tilla. E gjitha, flas per nderhyrjen e Shpejte ishte nje repart i quajtur Sambistet, No.326. Te cilet megjithese ishin te mire pergatitur ne menyre individuale apo grupe te vogla ne perdorim armesh e luftim trup me trup, nuk kishin idene e Polimit te grupe masive. Vec rrifnin njerez.

 

Policia e asaj kohe jo vetem ishte e indoktinuar, por e pa afte. Dhe pa urdhra, dhe nuk duket se se ka pase urdher nga Partia me qelluar ne Turme. Partia ishte Crazy po jo aq Crazy. Ishte ne grahmat e fundit dhe deshperim, true, por jo te qellohej mbi nje qytet. Me shume, nese Policia i ka vrare 5 vetet, ka qene Paniku dhe Frika. Gjithashtu, nuk perjashtohen elemente blood-thirsty apo maniake qe qellojne kur u jepet rasti.

 

Cu be u be, tani na duhet nje Polici qe ka teknika operative per Protesta, mund te vihen ne vende ku nuk duket grupe te armatosur, te nje niveli shume te larte pergatitje, pergjegjesie e psikologjikisht te testuar, per te mbrojtur objekte vitale per vendin [jo godina si K-ministria!!!!] centrale elektrike, thesarin, spitalet, burgjet dhe kaq! Ne ka nje gje kategorike nga demonstratat e meparshme eshte nje mesim per tu nxjerre:

Policia ne demonstrata duhet te jete pa arme zjarri. Ato mund te perdoren kunder demonstruesve apo mund tu merren e prape te perdoren nga individe te tjere. Garda, policia, ushtria nuk dalin me arme para Turmave te Popullit. Ka pleq, gra, famile, te rinj, kush e di, por te gjithe civile.

 

Ka dhe terheqje taktike ketu -pasi Saliu akoma cirret- nese turma eshte overwhelmin e kalon Policine per cdo arsye...te MESOHET Fjala TERHEQJE Taktike. Nuk eshte lufte per jete a vdekje me popullin tend. Sdo marrin godinat me vete, situata qetsohet, robt i merr uria etj smiley

Nuk ka krenari ketu, kur vriten jete njerezish. Se si Policia vepron shtet me shtet kjo varion, e te gjithe e kritokijne per being heavy-handed and so on, por Prioritet ne fund jane Jetet e Njerezve.

Ky eshte leksioni numer 1 qe cdo Polic duhet te kete parasysh ne Demonstrate, armet jane mundesia e fundit dhe Nuk duhet perdorur ne Turma te pa-armatosura per asnje arsye. Bile -nje hap me tej- nese dikush nga Turma qellon drejt Policise duke vrare apo plagosur nga rradhet e tyre, prape POLICIA nuk qellon dot.

Ka nje dallim ndaj Policise dhe atyre perballe tyre.

Eshte nje ndryshim i madh...jete nuk duhen humbur kurre, por kur shkon se kush duhet me rene i pari...Nuk eshte civli apo qytetari ai. Puna e Policit, ushtarit etj, i ka ne job-description keto.

Lavdi e perjetshme dhe nderime gjakut te deshmoreve te rene per nje prej idealeve me te larta njerezore dhe kombetare. Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Bishanaku, 
Besnik Ceka jane dhe do te jene krenaria e atdheut dhe shqiptarizmit.
 

Per keto djemte gjynah.....e keni vene qe ktu debatojne shume socialista te irrituar???

Nejse Nderime per keto djemt!

Nuk e di a jane gjalle ato nena akoma,te denuara te vuajne vrasjen e dyte te femijve te tyre me mosdenimin e autoreve te krimit smiley

Ah liri sa e shtrenjte je!

Ah sa shume kohe na duhet te behemi njerez!

filluan vrasjet prap!!!! smiley

dikur na zgjonin jevgjit e brrakes ne 5 te mengjesit me aheng qe te lumtur te votonim si memece 99,99% nuk e kemi dit kurre per ke,tashti qe memecit i erdhi goja flet keq,na duhen ca logopediste,me kohe pak nga pak do mesojme,shpresoj!!!

Nderime Heronjve,mos u harrofshin!

 Kush duheshin te ishin gjalle dhe kush rojne sot thuaj !  Arben Broci vecanrisht ishte nje djale qe te gjithe e njihin per te zgjuar djale inteligjent. Humbja e tyre ishte nje dhimbje e madhe per familjet e tyre, por qe  preku ne fakt te gjithe popullin  e Shkodres dhe te Shqiperise. Politika per mendimin time gjithmon ka spekuluar me vrasjen e 4 deshmoreve te 2 Prillit.

Nuk ka ne fakt, vetem nje opinion mbi ngjarjen e 2 Prillit 91, qe ata i vrau Gramoz Ruci apo x y,!

Ka edhe nje tjeter opinion qe ata vrane njerezit e Berishes ne Shkoder, vrane me te miret per arsye se,

[1]

Mund te ishin rivale per te mar kreun e PD

[ 2 ]

Ishte nje rast i mire per te rritur emocionalisht, potencialisht, pershpejtimin e renies se diktatures me anen e "martireve" qe te perdoreshin pastaj politikisht si argument per te marr sa me shpejt pushtetin.

Pra ka patur nje skenar!

Po te marrim rastin e 21 Janarit 11; i ngjashem per nga skenari (vrasje brenda turmes, ide dhelperake per te arritur nje qellim te caktuar, me nje gure te vrasesh dy zogj) menjehere pas vrasjeve, nga exponentet e PDs u tha se te vraret jane egzekutuar nga brenda turmave, mjeshtrit nuk i harojne metodat dhe mjetet per te arritur qellimet!!!!

Pse mos te themi se ndoshta ky version (i vrasjes brenda turmave) te mos kete ndodhur edhe me 2 Prill 91, "ekspertet"nuk harruan(sic u shprehen me 21 Janar 11) qe ate qe kishin bere vete me 2 Prill 91,do ta benin te tjeret me 21 Janar 11, por ky skenar intrig nga mendjet intrigante u plasi ne dore,deshtoi !

Qofte i paharuar kujtimi i te reneve me 2 Prill 91.

 bravo artian...djale me logjike......<< e vrau berisha se ishte i zgjuar , dhe i rezikonte pushtetin>>  ...  para do kohe  thoshin se i vrau arbnori se i merrte ( broci ) drejtimin e pd ne shkoder... e di ti se ca jane keto  ,,, logje pazari jane.

po pse ore, te gjithe njerzit qe vdesin ne shqiperi berisha i vret ?

dhe pashkon berisha e vrau, e shtyu nga shkembi te mbytej e kur pa qe su mbyt dhe kur e pa qe nuk vdiq i tha pilotit ta mbyste ne mes te adriatikut, po, po keshtu duhet te jete patjeter... dhe tanin e topit ai e vrau,,,, i perzieu te bardhen qe thithte Tani me te kuqe keshtu qe Tanit i iku truri e ja futi plepit.......   po ata punonjesit e SHIK -ut ne vlore me '97 , qe u dogjen te gjalle ne zyrat e tyre, dhe ai qe shpetoi u coptua me sopate ne ndertesen e universitetit  ,,, berisha i vrau.......

e verteta nuk eshte ajo qe di ti apo si e mendon ti ........ kupton shoku

 mendimi i lire, une thash opinion ndryshe,perderi sa nuk eshte gjetur vrasesi,sigurisht do te kete hamendje dhe opinione ndryshe.Ajo qe kam thene eshte nje opinion i vjeter dhe nuk e thashe une tani, njerzit secili me vete kane te drejte te hamendesojne.

Pse nuk eshte gjetur vrasesi athere ?,  pse duhet degjuar nje opinion i njeanshem, i sevirur per 20 vjet dhe pa asnje rezultat konkret, keto nuk i quan lloqe pazari ti ?

E dime mire se kush i vrau shqiptaret qe nga 2 Prilli dhe deri sot!  Sot ata kane nje vleresim sa per te mbuluar hipokrizine e rregjimit satrap. Neser do te kene permendore madheshtore vetem ata qe ne zemer dhe mendje mbanin ideale madheshtor she asnje ure zjarri ne dore!

Nuk me thoni a mbajti njeri pergjegjesi per djegjet ne Shkoder me 2 Prill? Po per shkaterimet e vjedhjet ne  ne Tirane?

Se kemi 20 vjet qe vetem djegim e shkaterojme pasi kurre nuk denuam ata qe dogjen e shkateruan te paret me 2 Prill. Bile i beme heroj

Nje shkaterimtar kurre nuk mund te behet ndertues.

 

Keqardhje.

Por gabon kush thote qe jane deshmoret e fundit te komunizmit. Jane deshmoret e pare te "demokracise"!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).