Në kryeqytet u shënua dje incidenti i parë për sa i përket fushatës zgjedhore mes palëve kundërshtare, nisur edhe nga simbolet e para zgjedhore që po vihen re rrugëve të Tiranës. Ndonëse posterat dhe billborderat e dy rivalëve kryesorë të betejës për kryeqytetin nuk janë shfaqur ende, incidenti u shënua pikërisht në njësinë bashkiake numër 5, për shkak të vendosjes së flamujve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në hapësirat publike të kësaj zone, hapësira të cilat administrohen nga Bashkia e Tiranës. Mëngjesin e djeshëm, rrugët kryesore të njësisë bashkiake nr. 5 ishin mbushur me flamuj të LSI-së, nisur nga fakti se si kandidate e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në këtë njësi vendore do të kandidojë përfaqësuesja e LSI-së, Erisa Xhixho. Po kështu, një tjetër arsye për dekorin e LSI-së në këtë zonë të kryeqytetit lidhet edhe me faktin se pranë zonës ku dje u zhvillua edhe incidenti ndodhet selia qendrore e LSI-së. Por në orët e pasdites së djeshme, punonjës të policisë bashkiake u vunë në aksion për t’i hequr këta flamuj, me pretendimin se ato zinin hapësirën publike dhe ishin të parakohshme, duke qenë se fushata zgjedhore ende nuk kishte nisur. Ky aksion i Inspektoratit Ndërtimor të bashkisë solli edhe reagimin e elektoratit të LSI-së, duke shkaktuar disa minuta tension mes palëve, por duke sjellë heqjen e këtyre flamujve. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së fajësoi Edi Ramën për këtë ngjarje. “Kjo nuk është gjë tjetër veçse pjesë e tensionit parazgjedhor që ka përfshirë kryetarin në ikje të Bashkisë së Tiranës, i cili natyrisht verbohet kur sheh ngjyrën e kuqe të LSI-së, që është pjesë e fushatës sonë elektorale”, theksoi Luan Rama. Nga ana tjetër, Ardit Kaja, kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, u ka kërkuar të gjitha forcave politike të respektojnë ligjet në fuqi, duke e deklaruar vendosjen e simboleve partiake në rrugë si të jashtëligjshme. “U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të zbatojnë ligjin për fushatat zgjedhore. Sot inspektorati nisi aksionin për heqjen e të gjithë flamujve të partive të ndryshme, të cilët në mënyrë të paligjshme janë vendosur në rrugët dhe bulevardet e Tiranës”, theksoi ai. Kjo ngjarje e parë e ndodhur në Tiranë në kuadër të simboleve elektorale pritet të përsëritet nisur edhe nga fakti se në ditët në vazhdim me hyrjen zyrtare në fushatë zgjedhore vendosja e posterave, flamujve dhe billborderave do të intensifikohet.

Ndonëse ligjërisht vendosja e simboleve elektorale bëhet nga kompani të specializuara, të cilat i vendosin këto simbole në hapësirat e përcaktuara për këtë gjë nga Bashkia e Tiranës, në realitet çdo gjë ndodh ndryshe. Përfaqësues të shtabeve të ndryshme elektorale, duke përdorur orët e natës vendosin ku të mundin simbolet e tyre elektorale, duke lënë kështu shkak për konflikte të nesërmen në mëngjes mes përfaqësuesve të palëve. Por situata e krijuar dje në Tiranë është përdorur politikisht nga LSI-ja nisur nga fakti se në krye të Bashkisë së Tiranës qëndron edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kjo bën të mundur që aksionet e ndërmarra nga punonjësit e kësaj bashkie të marrin ngjyrime të forta politike, në rast se ato ndërmerren ndaj simboleve të fushatës së partive, që janë pjesë e koalicionit që drejtohet nga PD-ja. Nga ana tjetër, vendosja e këtyre simboleve elektorale në këtë kohë përbën edhe shkelje të Kodit Zgjedhor. Kjo, pasi ky Kod përcakton që fushata zgjedhore nis 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve, që do të thotë se kjo fushatë nis për katër ditë dhe përkon me datën 8 prill. Por, pavarësisht kësaj, të dyja palët kundërshtare këtë vit e kanë nisur fushatën e tyre zgjedhore me takime dhe tubime elektorale shumë javë përpara se kjo fushatë të fillojë ligjërisht.

Nisur nga kjo situatë edhe incidentet elektorale këtë vit kanë qenë të parakohshme. Po kështu palët politike në vend nuk e kanë as zakon të respektojnë ditën e heshtjes zgjedhore, e cila, sipas Kodit Zgjedhor, ndodh një ditë përpara zgjedhjeve dhe këtë vit përkon me datën 7 maj. Nga ana tjetër, këto shkelje të Kodit Zgjedhor pritet të pasqyrohen edhe në dy raportet paraprake që vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it do të nxjerrin për sa i përket fushatës zgjedhore në vendin tonë, raporte që gjithashtu pritet të pasqyrohen edhe në raportin përfundimtar të këtyre vëzhguesve ndërkombëtarë.

 

15 Komente

 Integrim me te mire,... per kusarine dhe  krimin, se sa  me partine "e madhe", te  Ili rMetes  nuk mund te presim tjeter.

    Kur mesaova per kete ngjarje te trishte me erdhi nder mendja  kenga; 

 Dy te bukra, ne nje der...

 Nuk e keni idene si e kane mbushur rrugen E ashtuquajtur "Komuna e Parisit'' e me lart. Cdo meter nga nje flamur Lsi. Kjo eshte dhune vizuale mer Yahoo...

albano, ene icik plako se ne 9 maj do merrni frime te lire. Rama iken per fare. Kutite jon mush qysh tani, 60 me 40 per Lulen rezultati. smiley

 Keq gjendja. Ilir kokebova ka hudhur arsenal te modh parash, e ka marre seriozisht fushaten. Vec flamujve ka hap edhe nanje seli per pritje te pollit, cdo 30 metra...

Vallai, nga njera ane do ishte mire te largohej dhe Rama e te binte rehat ky milet. Jo se tani nuk jane rehat xhanem...

Pse gjithe kjo armiqesi mo burr i dheut?! Jo me larg se 2009-ta Edi dhe Iliri ishin BFF, e njehere e nje kohe Iliri perflitej si kryeministri me i sukseshem i PS-se.

Ca dreqin ndodhi?

Si eshte ajo shprehja e popullit tone te mencur e liridashes: Shoqeria shoqeri, kuleta te shkoje e te vije. Mirepo kur ndalon kuleta, prishet dhe shoqeria.

Gjemb Rama eshte dashnorja e prekur ne seder qe dashnori i saj (shtangisti bullafiq) pati guximin ta linte edhe pse kjo e abuzonte dhe nuk e vlersonte sac duhet, dhe tani kjo dashnorja e prekur ne seder kerkon te hakmerret duke ja nxire jeten ishit. smiley

 Ja drodhi me Salen, pra. Pastaj kshu eshte kur hyn parja e modhe ne mes...Nuk e koncepto dot ti i pakapshem, eshte jashte rrezes tate te kufizuar te Miladin Poppovici..

E mo mavri, kape nje cicke ironine...

e ke ironine te pakapshme. Nuk eshte faji im..

Ndersa po ecja sot mbasdite ne rruget e Tiranes po me dukej vetja si ne nje panair flamuresh... skandaloze!!!

Njeri i ve, tjetri i heq. Kshu luftohet papunesia.

Si i behet halli shkarravitja mbi mure te shpise me "Forca Njeri" e "Fiton Tjetri", se flamujt e posterat hiqen, po shkarravinat nuk hiqen. Keto te shkarravitjeve i kam inat shume, i urrej, plumbin dojne.

Kur t'mbarojne zgjedhjet do i marrim ti bojm breke ene sytjena...

Apo s'dalin dhe sexi ,te kuqe ........

sikur te viheshin gjoba per cdo flamur a poster te vene ne menyre te paligjshme , kush do ishte me i gjobituri ?! PD dhe LSI ..keto dy parti qe perfaqesojne shteti ..c'fare paradoksi !

Presim shtet nga ata qe dhunojne ligjin .............

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).