Pyetje-përgjigjet e mëposhtme janë marrë nga emisioni i fundit "Opinion" i gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan.  M. Nano "nderhyn"

____________

Fevziu - Jeni kandidat përballë një kryetari që ka fituar tre herë në Tiranë? Nuk e di sa ka qenë zgjedhja juaj dhe sa detyrim? 

Basha - Të jeni i bindur se ka qenë zgjedhja ime dhe shansi im që këtë detyrë ma besuan. Sa i përket përballjes, për mua nuk është me një person, qoftë ky dhe rivali im, por është me hallet dhe shqetësimet e qytetarëve.

Nano - [Ok. Përgjigje ndoshta e pasinqertë, por e shkathët]

Fevziu - Përse ju nuk u zgjodhët në vitin 2007? 

Basha - Për këtë duhet të pyesni kryesinë e PD-se, që zgjodhi në 2007-ën kandidatin e shkelqyer, Sokol Olldashi.

Nano - [I shkëlqyer? Mos e thoni këtë, pasi do t’ju vijë menjëherë urimi: qofshi dhe ju aq i shkëlqyer!]

Fevziu - Akuzoheni nga opozita se jeni pergjegjës për dëmin prej 200 milionë eurosh per rrugën Durrës –Kukës… 

Basha - Per këtë çeshtje dha përgjigje Gjykata e Lartë, që i hodhi poshtë akuza të tilla.

Nano - [Gjykata e Lartë nuk hodhi poshtë asnjë akuzë. Ajo gjykatë nuk iu nxorri të pafajshëm. Përkundrazi, tha që gjyqi s’mund të bëhet për mosrespektim të afateve nga ana e Prokurorisë. Kështu që nuk keni dalë i larë nga ajo histori. Ndoshta keni dalë palagur, por jo i larë]

Fevziu - Akuzoheni se keni firmosur paktin detar me Greqinë, kur keni qenë Ministër e Jashtëm. 

Basha - Per çeshtjen në fjalë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe une e respektoj atë.

Nano - [S’do mend që do ta respektoni. Puna është të na e shpjegoni pse e lidhët atë marrëveshje që penalizonte interesat e vendit]

Fevziu - Akuzoheni nga opozita se ne 21 janar keni pergjegjësi per humbjen e jetëve. Cila është pergjegjësia juaj, roli juaj në këtë ditë? 

Basha - Kjo ka të bëjë me një tragjedi të dhimbshme, humbja e jetës së katër personave. 21 janari është çështje në hetim, ndaj unë nuk mund te bej asnjë koment derisa drejtësia të thotë fjalën e saj.

Nano - [U vranë katër vetë në bulevard; nuk kishin armë; nuk ishin të rrezikshëm; ishin të pambrojtur; dhe minimumi që pritej nga ju, si ministër i brendshëm, ishte dorëheqja; ju nuk e bëtë këtë. Duhet t’ju vijë turp!]

Fevziu- Shtypi ka publikuar se bashkeshortja juaj ka shtetësine holandeze, madje nuk mund të votojë për ju në zgjedhje. Pse hoqi dorë bashkeshortja juaj nga shtetesia shqiptare?

Basha - Bashkeshortja ime e ka lene nënshtetësinë ne vitin 2003, kur ne kemi qenë të fejuar, ka udhetuar per shkak të punës ne shume vende dhe me pasaporten shqiptare, per fat te keq nuk ka pasur mundësinë të lëvizë dhe u detyrua të merrte shtetësinë e vendit ku jetonte dhe banonte.

Nano - [Në këtë pikë jam me Bashën. Kritikat që i bëhen lidhur me këtë punë janë krejt spekullative. Nuk shoh asgjë për t’u qortuar në faktin, që gruaja e Bashës ka bërë ndërrimin e shtetësisë. Kundërshtarët e tij që merren me këtë çështje kërkojnë qimen në vezë]

Fevziu - Akuzoheni se punoni aktualisht ne varesine e Berishes, madje se jeni nje kukull ne doren e tij...? 

Basha - Marredhenia ime me zotin Berisha eshte transparente. Kam qene ne ekip me te kur Shqiperia arriti disa nga hapat me te medha, vendi u be anetar ne NATO, u hoqen vizat etj. Asnjehere nuk i kam thene "po" kryeministrit te vendit, nese nuk kam pasur bindjen time politike se duhet te thosha po.

Nano - [Puna është të na thoni një rast, vetëm një rast, kur keni një patur një bindje tuajën, dhe i keni thënë “jo” kryeministrit]

Fevziu - Keni qene ju i preferuari i zotit Berisha, vazhdimisht i favorizuar prej tij? 

Basha - Jo, une kam qene i privilegjuar te kem qene pjese e ekipit qeverises. Perfomanca flet qarte, ne kemi qene ekip i premtimeve te mbajtura.

Nano - [Ok për zhdërvjelltësinë; por mund të thoni gjëra më inteligjente se sa kaq]

Fevziu- A e njihni meriten e Edi Rames ne keto vite? 

Basha - Duke mos e trajtuar si armik, mendoj se ka pasur kontributin e tij ne fillimet si kryebashkiak. Por sot kemi te bejme me nje kapercim epokash, nuk jemi me ne fazen e bojatisjes te fasadave. Sot jemi ne fazen kur shqiptaret levizin lirisht ne BE dhe e shohin se si veprohet e si procedohet. Taksat dhe tarifat e sotme nga bashkia e Tiranes jane 85 ne total. Do të heq 62 taksa dhe tarifa, dhe cdo gje qe mblidhet do te jete transparente per qytetarin dhe cdo gje qe shpenzohet do te jete po transparente, on-line ne internet.

Nano - [Duhet të na thoni shifra të sakta, zoti kandidat. Duhet t’na shpjegoni, se sa përqind të buxhetit të bashkisë zënë këto taksa e tarifa që do hiqni, dhe ku do i gjeni paratë për t’i zëvendësuar. Apo nuk do i zëvendësoni? Po kështu i bie që të mos kryhen shërbime e investime të ndryshme. Ndoshta keni ndonjë plan të saktë e të mbështetur mbi shifra, por duhet të na e bëni të qartë]

Fevziu - Ju keni permendur se do te hapni 30.000 vende pune. Cfare lidhje ka kryetari i Bashkise me vendet e punes? Ku do i punesoni? 

Basha - Une nuk kam thene se do te hap vete 30.000 vende pune dhe do t'i paguaj me fondet e bashkise. Bashkia do te jete nje aktor kryesor ne informacionin per sa i perket tregut te punes. Sot informacioni eshte i dobet, ka shume te papune dhe shume biznese qe vuajne per te gjetur njerez te kualifikuar. Sot me mjetet qe duhet te kete bashkia, informimi realizohet shume mire per shkembim informacioni mes punedhenesve dhe punonjesve.

Nano - [Këtu ia fut kot, i dashur. Bizneset nuk presin që bashkia t’iu gjejë njerëz të kualifikuar për nevojat e tyre. Bizneset e njohin vetë tregun e punës, dhe vihen vetë në kërkim njerëzve me kualifikime] 

Fevziu - Kur flisni per projekte si tramvaj, per punesim, infrastrukture a ka ndonje çek nga pas? A keni vene nje ekspert financiar t'ju nxjerre kostot financare

Basha - Projekti im eshte bazuar nga nje skuader ekspertesh qe une kam dhe rezultatet dhe projektet behen ne baze te resurseve. Ne keto projekte une mbeshtetem ne nje eksperiencen time ne qeverisjen qendrore, ne uljen e nivelit te taksave dhe tarifave dhe rritjen e bazes fiskale. Kjo eshte formula se si Shqiperia arriti qe duke ulur taksat te rriste te ardhurat fiskale. Dhe nga niveli qendror mund te perdoret ne nivel vendor. Ne 18 muajt e pare me kete formule, ne do te dyfishojme te ardhurat bashkiake.

Nano - [Fjalë, fjalë, fjalë. Duhen shifra, i dashur. E dini sa përqind është evazioni fiscal në Tiranë? E dini se sa pará përftohen prej rritjes së bazës fiskale? Nuk e dini? Atëherë, premtimi juaj është një premtim kuturú] 

Fevziu - Ju flini për hapësira publike. Ku do ti gjeni? 
 

Basha - Ka hapesira per t’u rikuperuar. Nuk jam anti-ndertim, por me nje plan urbanistik realizohet shume mire. Lejet e ndertimit ne kete qytet, pas berjes se planit urbanistik, pra pas 12 muajsh pas drejtimit te bashkise se Tiranes, do te jepen pas 30 ditesh. Per 12 muaj sa te behet plani urbanistik do te kete moratorium. Sepse per ndryshe, ne cdo lagje, di t’i bjere dikujt fati te ndertoje dhe pjesa tjeter do te mbetet me gisht ne goje.

Nano - [Premtim i mirë, dhe i nevojshëm, dhe i mbajtshëm, por ka një problem: kur flisni për klientela, mos harroni klientelën tuaj, e cila sot për sot është duke e plaçkitur këtë vend. Si do t’ia bëni kësaj klientele? Do t’i injoroni interesat e saj? A mundeni? Kam frikë se ju jeni atje me urdhër, e për interesa, të këtyre klientelave. Po tjetri? Edhe tjetri kështu si ju është, nuk kam asnjë kundërshtim. Prandaj nuk ka kuptim ta veçoni veten në këtë pikë] 

Marrë nga ResPublica

27 Komente

ça jane kto shkrime palaçolliqe pajzotin smiley

fh, c'kemi?

Na ka thirr Dejoni  ketu, po sikur s'ka lezet me fol aty pa fol ti smiley.

PS: Ka zgjedhje per nje muaj.  Ne te drejten tende mund edhe mos te te interesoje smiley.  Per qejf te pyes, palacollek Fevziu, Basha apo Nano?  Apo ne pergjithesi me zgjedhjet? 

 Basha - Une nuk kam thene se do te hap vete 30.000 vende pune dhe do t'i paguaj me fondet e bashkise. Bashkia do te jete nje aktor kryesor ne informacionin per sa i perket tregut te punes. Sot informacioni eshte i dobet, ka shume te papune dhe shume biznese qe vuajne per te gjetur njerez te kualifikuar. Sot me mjetet qe duhet te kete bashkia, informimi realizohet shume mire per shkembim informacioni mes punedhenesve dhe punonjesve.

  Uu te rente damllaja, po vuuuuu bizneset po kerkojne punonjes dhe nuk po i gjejne. Po i kerkojne me lente, nuk e shef..  

Fevziu - Kur flisni per projekte si tramvaj, per punesim, infrastrukture a ka ndonje çek nga pas? A keni vene nje ekspert financiar t'ju nxjerre kostot financare

Basha - Projekti im eshte bazuar nga nje skuader ekspertesh qe une kam dhe rezultatet dhe projektet behen ne baze te resurseve. Ne keto projekte une mbeshtetem ne nje eksperiencen time ne qeverisjen qendrore, ne uljen e nivelit te taksave dhe tarifave dhe rritjen e bazes fiskale. Kjo eshte formula se si Shqiperia arriti qe duke ulur taksat te rriste te ardhurat fiskale. Dhe nga niveli qendror mund te perdoret ne nivel vendor. Ne 18 muajt e pare me kete formule, ne do te dyfishojme te ardhurat bashkiake.

  Tramvaji eshte nje ide i bashkise per tu realizuar por qe nuk kane koqe ta bejne, dhe ju keni vjedh planin e tyre, as nuk keni denjuar te beni dicka ndryshe, po keni kopjuar ne menyren me te keqe te mundshme projektet ne faqen e bashkise.. Ne fund, te gjitha fondet qe keni akorduar per parlament te ri dhe prishjen e piramides, Perse nuk ja keni caktuar me mire pushtetit vendor ne forme grantesh, per pune publike, ndertime parqesh e hapsirash? Sepse na ka mbyt legenlleku...

Mondë smiley zgjedhje lokale jane, qetesohuni.  Nuk eshte arsye e mjaftueshme per tu çu heret te shtunen me mjes per te shtyp panik butonin. Fito Luli dhe kaq ishte meseleja.

Ja psh, Muller e boni 1, e kthejm ke Hanovri.

haha! smiley

Edhe ate e kam bere? Kam paniku? smiley.  

Me dashje kerkoj ndjese per padashjen smiley.

Torrr Luli thu ti?  E mire, per mbrojtjen bernut te FCBayo's s'na ze gjumi naten ama smiley.

Mea culpa smiley.   Panik-buton-shtypese dhe vjedhajdute stilesh titujsh ... smiley

Pahhh, c'na mori ne qafe kjo vala e rrefimeve smiley.

Na hoqe nje merak Monda ...paske prure fh qe me mengjes me Lul ne fitorje .smiley Thnks apo thnx .

Ky Muci ben mire qe lexon PPU se si me pervoje qe eshte edhe i fixon problemet . Po ka mundesi  me shume , te "thella " e te "tallme " me mendimet e Mullaheve qe kendojne ne Prill me fillim strategjie date e K/Mullahut 1 Prill .

Fevziu - Keni qene ju i preferuari i zotit Berisha, vazhdimisht i favorizuar prej tij? 

Basha - Jo, une kam qene i privilegjuar te kem qene pjese e ekipit qeverises. Perfomanca flet qarte, ne kemi qene ekip i premtimeve te mbajtura.

Nano - [Ok për zhdërvjelltësinë; por mund të thoni gjëra më inteligjente se sa kaq]

Pas kthimit nga Davos 20 dhjetir 1996 me pak "sheqer dereziu o neno ...

Vokshi - Ju vini nga Davosi si Yll i Takimit ,  ku rane ne sy simpatia e europiane per sukseset e suksesuara te Shqiperise  . C'mund te na thoni per kete preference miljonere te Botes ndaj Jush .

Mullari me Kashte -Berisha : Shiko Vjollca . Asht nje performance qe flet vete .. Ne mbajme premtimet .

Foli ne Mars te 97 dhe prap foli ne 21 Janar te 2011 . Dhe do flase kjo performance sa here te jene keta qe "mbajne premtimet " or tie .

Ne cilen NATO jane pranuar keta ?  Ne NATOn e Partise se Vucidolit ? Mos e ka fjalen qe disa Ushtarake paguhen mire kur shkojne me misione "paqeje " nre Afganistan e gjetke ? Apo e ka per Shqiperine qe e FUTEN ne NATO apo I ZBUTEN procesin e Levizjes jashta vendit ?? Dhe keshtu me pothuaj te gjitha pergjigjet e punesimeve e me the te thashe se
 

Nuk thashe ashtu

po thashe keshtu

Keta edhe gramatikisht duhen mesuar si femije kopshti ...por e verteta eshte se jane te gjithe Mburravece , Megallomane dhe Arbitrare . Jane  mashtrues , KUSARE  e llafazane pa buksa .

 Paska shkuar dhe pertej atlantikut impakti i levizjes   "Zgjohu ...smiley

"bushter borgjeze... ngrije zerin: ju flet tiraaannnnaaaaa... "

Belulo, mirdita.

ps. i llaf plaku: mos u merrni shum me politike, jo se osht e perdalme, po se ju bo burra mistreca, dhe burat mistrecer karakterizohen nga rrjedhja e kalciumit qe prej eshtrave prejasht, rregjohen etj... ky esht dhe shpjegimi kimik i politikes.

Shenim i redaksise

 Sa per sqarim se ndoshta ka rob qe nuk e besojne. Keto pergjigjet e Bashes, jane reale dhe jane marre nga Intervista e Tij reale ne opinionin e Blendi Fevziut, gazetar afer pushtetit. Sqarimet e Mucit, jane kontur, por nje garnitur e lehte saqe muci eshte kujdesur qe mos te bien ne sy fare...lexim te kendshem.

Te votosh bashen per te drejtuar tiranen, do te thote te pranosh qe te ta fusin atje ku ti nuk do ta doje kurre. E pra nese e votoni atehere nuk jeni njerez por............

Shkrim me acarues se ky rralle kame pare.

Te njejten gje qe bene Muci tek ky shkrim mund ta beshe me c'do fjalim, nga Obama tek Qaddafi. Gjerat qe thote, ose i dime te tera ose i imagjinojme.

C'fare kemi mesuar ne perfundim? "Qe Zoti Kandidat duhet te flasi me shifra?" Se ka folur njeri jo ne politiken shqiptare, por ne poliken boterore me numra?

Nje nga rregullat e para Mustafa Nano: ne politike nuk premton kur me numra, se numrat kane vetem nje interpretim, kurse si politikane duhet te manovroshe, pra duhet te mbashe hapur aq me shume interpretime sa ke mundesi. Numrat mund ti perdoresh vetem per ato qe ke bere, jo per ato qe do beshe... Dhe ketu nuk ka gje te keqe, dhe politikanit me i mire i duhet vend per levizje.

Keto jane gjera te ditura o Nano, dhe te tere politikanet i perdorin njesoje. Ti pse na cane koken me kete shkrime, konkluzione me te cilat del dhe nje femije ne gjymnaze.

 

Shkrim me acarues se ky rralle kame pare.

tregon qe shkrimi ia ka arrit njerit prej qellimeve te veta, te mos jete fende e ftohte.

Te njejten gje qe bene Muci tek ky shkrim mund ta beshe me c'do fjalim, nga Obama tek Qaddafi. Gjerat qe thote, ose i dime te tera ose i imagjinojme.

tregon qe shkrimi na paskesh edhe vlera universale.

C'fare kemi mesuar ne perfundim? "Qe Zoti Kandidat duhet te flasi me shifra?" Se ka folur njeri jo ne politiken shqiptare, por ne poliken boterore me numra?

tregon qe shkrimi mbjell dyshimin se kandidati nuk i mbeshtet dot me shifra ato qe thote.

Nje nga rregullat e para Mustafa Nano: ne politike nuk premton kur me numra, se numrat kane vetem nje interpretim, kurse si politikane duhet te manovroshe, pra duhet te mbashe hapur aq me shume interpretime sa ke mundesi. Numrat mund ti perdoresh vetem per ato qe ke bere, jo per ato qe do beshe... Dhe ketu nuk ka gje te keqe, dhe politikanit me i mire i duhet vend per levizje.

tregon qe Nano ka arrit te hedhi idene qe kandidati edhe po e dredh (ose "manovron", sic thuhet, por eshte e njejta gje)

Keto jane gjera te ditura o Nano, dhe te tere politikanet i perdorin njesoje. Ti pse na cane koken me kete shkrime, konkluzione me te cilat del dhe nje femije ne gjymnaze.

kjo e fundit nuk tregon asgje, eshte nje nder mbylljet me kot qe mund te kete nje koment, pasi eshte puro emocionale dhe eksklamative, por pa kauze.

Me i llaf, nqse Much Nano do priste naj koment lavderues te Peshku, ky me siper mund te jet nje kandidat shume i forte per kryetar.

PS Fjalet mrapc dhe pasqyre.

Nga qe jame acaruar une, shkrimi ka vlere, sipas teje. Mire kjo do te duket e veshtire te besoshe, por une nuk jame i acaruar se me shajten Bashen, apo Berishen, jame i acaruar qe nje mall i dobet shitet si cilesi e larte. Pra te shtoshe disa gjera elementare, qe c'do njeri me dy koqe tru i di, tani na paska qene jo vetem analize politike, por analize politike neo-kritiko-strukturale.

Per shembull, ti prisje Nanon te te mesonte se politikanet nuk i kane qejf shifrat, apo gjuherat teknike nga qe ato gjera jane shume ekzakte? Prisje Nanon qe te thoshte qe shifrat per politikanet perdoren vetem per lajme sensacionale, te tipit: 3.000 km te reja kete vite, apo 30.000 pune te reja sic thote Basha?

Nuk ke mesuar kaq gje si nga Berisha, apo nga Rama (qe ne rast se shane PD per mungese shifrash, atehere c'fare bene me te PS, sidomos me te rinjte e PS se Kastriot Islamet kishin ca autoritet), apo nga Tea Partistet dhe Obamat? Mu kujtohet nje debat andej nga 2008, me nje person qe mofe nickname-in "ti harrojme shifrat".

 

Nuk e dije ti qe politikanet e dredhin. Ja Obama thoshte qe do zhduket Guantanamo... e thote me kete gje. Per politikanin, kur je ne opozite premton boten tek njerezit, por kur mere qeverine duhet te jeshe me praktike... dhe i gjelber ala gjermanshe te keshe qene. Me sa duket duhet te prisje sa te vinte Mustafa Nano te ta thoshte kaq gje.

 

Po mire. ai kritikon Bashen me nje menyre qe c'do politikane ne kete bote mund te kritikohet. Ne nje menyre qe dhe Rama mund te kritikohet (apo harron qe ndonjehere fjalimet e Rames i bejne shkrimet francezo post-strukturale te duken te thjeshta), atehere pse eshte ky shrimi kaq i rende tek "militant" te PD si puna ime?

 Ja Emo, atë llafnë që kishim ca më parë:

- Është nga të paktët persona publikë që ka hap site online të vetin. Kjo mund të duket e vogël, por realisht është gjë e madhe. Sepse rrallë ka intelektualë dhe persona publikë në Shqipëri, të cilët ballafaqohen drejt për drejt në mënyrë interaktive me komentuesit. Me masën, me popullin. 

Nga kjo sërë e njerëzve, publikë dhe intelektualë etj, kam hasur diçka të çuditshme... këta me masën, njerëzit, komentuesit, internautët, kanë pothuajse një lidhje armiqësore. Nuk janë të mësuar të kritikohen dhe të ballafaqohen me mendime. Ka pat dy tre raste të tilla që janë bërë të njohura dhe këtu. Si punë e Tufës psh, ka qënë dhe një zonjë që shkruante, edhe ajo me "inat" ndaj internetit. 

- Megjithëse ka një bindje të përcaktuar politike të vetën, nuk ia mohon të drejtën vetes për të kritikuar palët. Sepse, që të bësh një kritikë realiste dhe objektive, duhet të ruash disa parime. Kam vënë re diçka të veçantë tek shtypi i majtë, se këta të tjerët shumica më duken kamikazë mua dhe krejtësisht patetikë... këta si lloji i Muçit, në një farë mënyre e "vuajnë" mungesën e cilësisë në debatin politik. Edhe kur mungon, e bëjnë vetë. Civili, bie pre e kafshës aty, mesa kam vënë re. Dhe Muçi kafshë nuk është. 

- Ka një kuriozitet gjenuin për tu marrë me çështje që i interesojnë. Nëse i pëlqen të flasë për sportin, do flasë për sportin. Po kështu për politikën amerikane, seksualitetin dhe tema të tjera. Normalisht, kjo tregon njeri me botë. Besues në një lloj bindjeje sistemike, metodike. 

- Kjo puna e ngjarjeve të 21 Janarit, për mua shërbeu si një lloj testimi edhe tek njerëz të tjerë që shkruajnë: a kanë minimumin e njerëzillëkut, e parimeve, e besimit në vlera humaniste, etj. Muçi e ka. Është si ajo ndodhia që më bëri të vë buzën në gaz, kur ata dy komikët italianë, cituan atë shkrimin e Gramshit, për të njëjtën gjë kisha shkruar dhe vetë, por e kisha thënë ndryshe. Mbase këto janë grimca që tregojnë mundësinë për "awakening" që kemi fol ndonjëherë këtu. 

Më bëhet qejfi kur shikoj edhe tek komentues këtu, që e di se nuk zhgënjejnë ndonjëherë. Një lloj solidariteti mendor, i pakushtëzuar, shumë herë më i lartë se bylykët dhe hordhitë e militantëve që po shfaqen shpesh këto kohë. 

- Ka intuitën për tu marrë me çështje dhe probleme që media të tjera nuk merren. Si për punën e nepotizmit nëpër ministri, korrupsionin, faturën e dritave etj. Kushdo që flet për këto lloj problemesh dhe në këtë mënyrë, ia shton vlerat (në mënyrën e vet), shoqërisë. 

Tani për këta bumbashirët që e "kritikojnë"... mbathuni një herë andej nga site që ka hap dhe bëjeni aty "kritikën". Komentet ua lejon ai. Edhe kjo është +. 

Këto. 

Nano ka disa shkrime te mira, i preferuari mbetet shkrimi ku  bashkon pornografine, imigracionin dhe homofobine ne shqiperi. Shkrimi qe rreth kohes se Klodit.

Kjo gje me larte nuk me pelqen shume, sepse.... nuk me pelqejne kur shkrimtaret trajtojne lexuesit sikur lexuesit jane retarded. Ate qe thote Muc Nano ketu e dine te gjithe... shpresoj... nuk ka nevoje te me thote njeri qe qielli eshte blu.

Po mire mo se shume po acarohesh pa shkak. Fakti qe e dine te gjithe, nuk do te thote se nuk duhet ta hedhi ne karte. Pastaj ku e di ti se e dine te gjithe. E ke idene sa pak njerez ne shqiperi lexojne mucrat, gazetat apo informohen me ane te tyre...Sa shume njerez genjehen...

Mendimi im eshte se Muci nuk eshte ndonje analist i peshave te renda per nga shtjellimi, por un e lexoj me terezi per shkak te ndershmerise qe ai ka me veten dhe te tjeret ne paraqitjen e fakteve dhe mendimeve. Dhe kjo nuk eshte pak ne tregun mjeruar te artikull shkrusve sot.

mua nuk më pëlqen-ë të më citojnë ata që nuk dinë të shkruajnë shqip-ë dhe e shkruajnë me gabime shumë. 

Flm Jul!

Kjo puna e ngjarjeve të 21 Janarit, për mua shërbeu si një lloj testimi edhe tek njerëz të tjerë që shkruajnë: a kanë minimumin e njerëzillëkut, e parimeve, e besimit në vlera humaniste

Flm edhe per kete, artikulimin e kesaj te vertete kaq, po kaq te spikatur!

21 Janari sherbeu si nje enzime ne nje reaksion differencimi qe kishte kohe qe kishte nisur; e beri te plote dhe frikshmerisht te sakte ndarjen dhe dallimin mes njerzve, e cila me pare mund te kalonte lloj lloj provash. M'i ka zhbere ne shpirt disa njerez ao qe ndodhi, qofte edhe me nje fjali te tyre a dy, te pafajshme ne dukje. E cuditshme se sa analitik rezultoi ajo ngjarje e paparashikuar. Aty pashe me nje fare llaftari te shurdhet se si njerez qe i kisha mbajtur per te njerezishem dhe racionalisht te prekshem, nxoren gjuhen me nje cinizem qe po te ma thoshin, s'do e besoja dot. Me nje "mire c'iu be" qe me shkuli diafragmen. Kuptova sa pak mundet robi te njohi jeten dhe njerezit. Dhe se si sa te rrosh do mesosh nuk eshte vetem nje e thene.

 Ka qënë e hidhur dhe për mua Emo, ajo gjë. Shumë, shumë e hidhur. Madje edhe nga ana personale, e hidhur. Ndarje e kafshës nga njeriu... s'kam humb ndonjëherë kaq shumë besimin tek NJERËZIT sa me atë ngjarje... 

Sidomos për disa njerëz, shumë i zhgënjyer smiley... 

për ironi... fatkeqësia e rradhës tani, do përfshijnë gjithë qytetarët dhe votuesit me këto zgjedhje të reja për të dhënë "verdiktin" në një farë mënyre. Po i detyrojnë njerëzit të marrin përsipër fajin me votë. Nuk duken gjërat hiç mirë... smiley...

 

Lufta nuk njef meshire, Jul. Dhe ajo qe zhvillohet atje do kellqe, sepse i atille eshte antagonizmi dhe masa e interesave/urrjejtjes se akumuluar. Ne dy lojtaret kryesor, Sala eshte qen i kafshum, dhe perfiton nga frika, ndersa Edi eshte nje kone me huqe, pa deshire obsesive per fitore (lere c'shkruajne ketu, ndonjehere me duket sikur ai do te dali nga kjo mesele dhe kerkon nje alibi sa me te mire, qe ata qe e mbajne aty ku eshte te mos i tundin dhembet, nje lloj mallkimi socialist ky me sa duket, nqse kemi parasysh edhe ate qe beri matrapazi Nano) - Zot me fal qe shkrova edhe une nje here nje teori konspirative ne kllapa... po e di qe u ndjeke mire... smiley  - e llafin e kisha qe qe principi moral dhe kenaqsia qe te jep "e drejta e perceptuar" jane as te dores se katert ne ate mejdanin atje me duket mua. Kshu qe as mos prit qe ato te drjtojne ndonje gje, ato merren zvarre andej ketej nga vektoret e forces.

analize. sakte. po edi nuk me "duket se do me dale". edi do qeveri brenda qeverise. shiko pak me holle premtimet. ai do qe te marre fonde per bashkine si i dha nano, psh, por nuk do te kete edhe kontroll shteti fjala vjen. spitali bashkiak e kulmon lakmine e tij per pushtet rajonal, (zgjedhjet e vogla me i fjal). ku njeri nuk di me bo "lek" di vetem me mbledh ate qe bejne te tjeret. perqindjen kaq vjecare mbi shoqaten e ndertueseve&co, e ka vjel si titull me shume se si nevoje. prej ketij titulli edhe i eshte neshtruar atyre&co. ai ksaj rradhe po kerkon te zbatoje maketin e zvogeluar edhe pa permasa "bleu print" te qeverise se ardhshme qe mendon sa her ka hallin e zgjedhjeve. nuk ben per kryeminsiter pak a shume. nuk ka ide qe prodhojne.

Shikoni si e perkufizojne Muç Nanon: "...enciklopedia ambulante Mustafa Nano, e cila për gjithçka di thuajse asgjë".

 Nano - [Në këtë pikë jam me Bashën. Kritikat që i bëhen lidhur me këtë punë janë krejt spekullative. Nuk shoh asgjë për t’u qortuar në faktin, që gruaja e Bashës ka bërë ndërrimin e shtetësisë. Kundërshtarët e tij që merren me këtë çështje kërkojnë qimen në vezë]

Unë : ja ke fut kot ; e para gruaja e bashës s'kishte asnjë arsye administrative të hiqte nënshtetsinë shqiptare ; e dyta ajo mund të rimerrte atë nështetsi kur burri i saj u bë antar qeverie ; e treta ku jeton kjo mor vlla ; e katërta a ka ndonjë arsye më të fortë që ajo s'merr nënshtetsinë Shqiptare (jo vetëm se e ka pas por dhe sikur të ishte Hollandeze e lindur ), ç'farë fshihet mbas kësaj ajo e ka hequr nështetsinë në v2004 kur nështetsinë hollandeze e ka marrë 2003 ? A mund të na thuash pse Z.Nano ? 

Ka edhe nje pyetje pervec kesaj te gruas se Bashes qe s`po ma sqaron njeri deri me sot, perse qeverite shqiptare deri sot nuk japin shtetesine, pashaporten per bashkatdhetaret tone ne Kosove, Maqedoni e kudo qe jetojne. Dihet qe kete e praktikojne fqinjet tane e shume vende ose pothuajse te gjitha vendet e BE.   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).