41839.jpg (215×170)TIRANE- Kandidati i Partisë Demokratike për komunën Dajt, Besim Kuka rrëfen për NEWS 24 konfliktin me Ylli Hidrin, simpatizant i Partisë Socialiste,i cili mbrëmjen e të premtes, përfundoi me të shtëna armësh.

Kuka tregon se si debati me Hidrin kishte nisur pranë zyrës elektorale të tij dhe se e shtëna e armë, sipas tij “cifte” (e jo shotgan sic u deklarua nw fillim) kishte qenë për qëllim vetëmbrotje. 

“Ylli filloi të fliste me fjalë fyese, të cilat nuk thuhen, ndërkohë që ishin para zyrës elektorale, dhe u afruan militantët. Kuptohet që Shtabi elektoral është ngritur me njerëzit më të përkushtuar të subejtit që përfaqëson. Nuk ka bërë shkrepje arme për të më qëlluar mua. Ka bërë vetëm një shkrepje në ajër”

“Ai qëlloi në ajër për vetëmbrojtje, sespe shumë militantë u afruan dhe unë nuk kam mundur ti largoj me gjithë përpjekjet e mia.”

Kandidati demokrat nuk përjashton kategorikisht mundësinë e një skene të parapërgatitur, pasi “ai kishte armën me vete, megjithatë unë dua tia lë rastësisë. Por- shton ai- Nuk dua të besoj kurrsesi që ishte e qëllimshme dhe e përgatitur”. 

Besim Kuka , i cili ka qene drejtues i komunës Dajt në periudhën 2002-2007 thotë se gjithcka e ka deponuar në polici dhe se “Nuk ka tendenca që personi të penalizohet, përkundrazi të gjejmë forca ti rregullojmë gjërat bashkarisht. Të ulemi të pijmë një kafe se kjo është zona jonë që ne njohim njëri tjetrin. 

Kuka i bën apel simpatizantëve të tij për të ruajtur qetësinë dhe për të zhvilluar një fushatë të qetë dhe pa incidente e konflikte.

22 Komente

 Ky kishte shku me bo miting i vetem perpara selise se PD?

 

Ne gjykate do justifikohet: a keni pas drita me 21 janar ju apo jo?

 

Fjale "turpe" do kene qene: "shko i thuj p... t t'sat'om qe s'ka mo b... vici si mrom"

 

Ku e coi shqiperine kjo shpure servilash e hajdutesh qe ndjekin si groupies psikopatin ke KM.

 

Mbetet te shpresojme qe ceshtja te kete qene personale.

Kuka: "Do e fitoj betejën, s’më ndalin dot bandat e Ramës"

 

Besim Kuka kandidat i PD-së për komunën Dajt u kanos mbrëmjen e djeshme me armë nga kundërshtarët politikë.

Kuka ka rrëfyer vetë ngjarjen. “Ngjarja ndodhi kur unë po dilja nga zyra elektorale”, tha kandidati i PD-së për komunën Dajt, për zgjedhjet lokale të 8 Majit. Kuka tha se agresori është një eksponent i Partisë Socialiste. Ai tregon se agresori filloi një bisedë provokuese. “Agresori më pas rrëmbeu armën dhe qëlloi. Nuk më vjen mirë për ata që provokuan ngjarjen”, tha Kuka.

Kuka tha se duam të bëjmë një fushatë të qytetëruar “Partia Socialiste e ka nisur shumë keq fushatën.
Ky nuk është modeli im i të bërit fushatë. Unë po dal me një program për komunitetin. Kjo ngjarje tregon se kush është kjo opozitë”
, tha Kuka.

Sipas tij opozita po tregon se çfarë mund të ofrojë. “Shantazhet nuk më pengojnë të fitoj betejën. Nuk më ndalin dot bandat e Edi Ramës”, tha Kuka.

TV KLAN

 

Epo ky kandidati i PD-se, qe eshte dhe viktima e kesaj ngjarjeje te keqe para-elektorale, pretendon se ngjarja ishte politike, dhe jo eprsonale ... megjithese shprehet i gatshem te takohet e te kerkoje sqarim nga militanti Socialist i armatosur !

Ky eshte skenari i fshehte  i PS i cili zakonisht anuncohet nga Taku.Dy dite me pare ne nje deklarate per media, zedhenesi i Opozites se Bashkuar, Spartak Ngjela kerkoi nga PS-ja qe te mos pranonte marreveshjen e mazhorances dhe se nuk ka zgjedhje  ne  8 majin.Në rolin e një paterice për Edi Ramën ai bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve dhe tensionimin e situates. Ndoshta atentatori i mesiperm  eshte frymezuar nga deklaratat e Takut.

Duket se si keto incidente do kemi shumeeee,qofshin pa pasoja per jeten....

Nje pyetje kam per Peshqit e Kuq : si do reagonit valle, nese nje gje e tille do te kryehej nga nje Kandidat i PD-se kundrejt nje te PS-se ?! S'do kishin lene gje pa thene ! Berisha, kriminel!", Basha kriminel!, Ky kriminel, ajo Kriminele !

Kurse si reagojne mediat e majta ndaj ketij lajmi ? TOP-Channel mbreme NUK permendi fare FAKTIN se agrosori ishte Militant SOCIALIST ... por la te kuptohej se ishte nje aksident BANAL, kur dihet se kjo ndodhi perpara Shtabit Elektoral te Kandidatit te PD-se !

Qe socialistet po e kerkojne si "Breshka tek Nallbani", kjo s'do mend, sepse shenjat u pane qysh perpara 21 janarit dhe me tutje; Megjithe tentativat per destabilitet dhe per sabotim te proçesit zgjedhor, shpresoj qe gjakrat te shuhen dhe te mos kene incidente, edhe pse kam frike se Rama eshte i gatshem te bej çdo gje per te shpjere uje ne mullirin e tij.

Nuk perjashtohet as mundesia qe ai te tentoje nje skenar alla "1996", me terheqje te programuar te PS-se nga proçesi zgjedhor, aty nga fundi, kur te shohe realisht se do te kete humbur : justifikimi se humba se zgjedhjet u vodhen behet kollaj pastaj, kur dihet se me sa paranoje e me sa zor po hyn PS-ja ne keto zgjedhje, ku vetem humbja dhe disfata e pret.

Kam frike se nje skandar per te destabilizuar vendin me ane te sabotimit te zgjedhjeve mund te ndodh, aq me teper qe PS-ja nuk ju bind nderkombetareve qe te ulet e te firmose marreveshjen me partite e tjera, ku palet do angazhoheshin qe te NJIHNIN REZULTATIN ZYRTAR ! Fakti se PS-je vuri si kusht ... TRANSPARENCEN E KUTIVE te 8 majit pas Zgjedhjeve, tregon se ajo, ende pa hyre ne zgjedhje, po mendon sesi te HAPE KUTITE e 8 majit !!! imagjino se ç'fare llogjike ?! DMTH, po s'fituam, ne do bejme namin ! do kerkojme prape hapje kutishe, a dreqi t'a haje !

Populli shqiptar duhet t'u jape pergjigjen e merituar ketyre horrave te politikes, sepse ndryshe nga ç'mendon Lubonja, kjo eshte me te verte, BETEJA FINALE :  Rama duhet te marre njehere e mire rrugen e OPOZITES, ne çdo pikepamje !

 Nje pyetje kam per Peshqit e Kuq : si do reagonit valle, nese nje gje e tille do te kryehej nga nje Kandidat i PD-se kundrejt nje te PS-se ?!+

Se pari, do ti thoja Lefty.t, se nuk ishte kandidari, qe kercenoi kandidatin;

Se dyti, do te doja ri thoja Lefty-t, se raste te tilla, analoge, edhe ne te kunderten e asaj qe ka ndodhur, ka, psh, vrasja e Deputetit Xhindi, ne Fier, qe akoma nuk eshte zbardhur, vrasja e Atij kryetarit te Komunes, ne Kukes, qe perseri nuk eshte zbardhur, dhe ne keto raste, ps, nuk ka reaguar, politikisht, por ka thene, t'ja leme drejtesise.

Po ti do te thuash, se ata (PS) po flasin, po bejne zhurme. Po, po flasin, po po flasin pas dy-tre vjetesh, atehere kur drejtesia nuk po e thote fjalen e saj.

A e shikon tani ndryshimin e/i, dashur Lefty????

Dhe kur ben te tilla komente, mos u merzit, kur te shtojne disa y nga pas. Duhet te jesh objektiv/e, dhe jo, i/e verber.

Pse bene sikur nuk e di o Lefty. DO thoshnim ja c'pret nga maloket e PD. Di ndonje fjale qe simpatizantet e PS perdorin me shume kur flasin per ata te PD.

Ai Bordi i Mediave ka filluar punen apo po i marrin leket qyl?  

Se News 24 thote qe simpatizanti i PS vajti te shtabi, u be sherr, militantet u cenuan ne nder dhe iu sulen, simpatiku qelloi ne ajer qe te largoheshin trimat.   

Klani thote qe agresori, eksponenti (ne fuqi te yyyyy) provokoi, rrembeu armen dhe plasen krismat.  

Nje here ishte cifte, njehere ishte arme e rrembyer, nga kush lind pyetja, ose s'lind xhanem.  

Dhe ne fund?  Ne fund jetuan te gjithe te lumtur e te gezuar, sipas versionit te News24, ose bar miu me pikatore ne kafe, sipas Klanit. 

 Sa per sqarim, ndoshta nuk do me besoni, po ngjarja ka ndodhur, pak a shume keshtu (nga nje i pranishem):

Ky agresori, Ylli, ka pas fitu te drejten, per te kryer transportin publik, ne itinerarin Linez - Tirane, nen juridiksionin e Komunes Dajt. Kete te drejte, e ka fituar ne kohen kur ka qeverrisur, kryetari aktual, nga PS. Ka investuar, pune e tija, dhe ka kryer sherbimin, perkundruall kontrates me Komunen.

POr tani, me kandidimin e Kukes, militantet e PD, ndoshta te irrituar nga suksesi, pandershmeria, sasia e fitimit, nga xhelozia, nga mungesa e sherbimit ( ka shume faktore qe lozin rrol ne kete agravim te situates) e kane provokuar, duke i thene (ne ligjerate te drejte): Shi, shi edhe ca kohe, se kur ta mari Komunen ky Besimi, ka per te ngrejte zgupthi, do ja japi linjen tate, x.

KAq mjafton me plas sherri. KAn fillu me bertit, pastaj me sha, nga robt e shpise, keta te PD, si me te shumte numerikisht, i jan turr, per ta bo, terbjet, ky, kur e ka pa, ja ka vesh vrapit, per te fuoristrada e tij, te tjeret, i jane turr nga prapa, ka qit shotganin, dhe ka gjujt ne ajer, per ti trem keta. Dhe ketu ka maru sherri, palet jane ndare, dhe ka fillu policia, dhe media punen e vet.

Ja pra, kjo eshte ngjarja. Mund edhe te mos e besoni. Po kjo eshte e vertete. Dhe eshte e vertete e hidhur, se gjithmone, kur nderrohen kuajt e karroces, me pas do et nderrohet e gjithe karroca, ke parè, s'ke parè, e rendesishme, ti nderrosh, qofte duke marre parè borxh, qofte edhe duke i vjedhur. 

E rendesishme, te nderrohen te gjitha.

keshtu sic e thua ti ngjan si pune interesa ekonomike. ke bo mire qe e ke sqaru se mos nokush do kujtote qe jane nxehur pasionet per pune Programesh e Idesh parti-parti. smiley

Shpresojme te jete incidenti i fundit...

Eshte nje teme kjo e "arme-mbajtjes me leje" nje nga me te mprehtat per mua.

 

ne shume vende permendet arma- nuk thuhet pse/kush ja dha, ose thuhet e "kishte nga puna, me leje etc"  Kerkush nuk thote:

Hiqjani Armet njerezve. Pervec policise nuk i duhen armet kerkujt tjeter. Kush i ka per gjah- ti mbaje ne shtepi/pyll e jo ne makine.

Ja pra, kjo eshte ngjarja. Mund edhe te mos e besoni.....

Ne te besojme o aldo qe ;Ky agresori, Ylli(militan fanatik i PS), ka pas fitu te drejten, per te kryer transportin publik, ne itinerarin Linez - Tirane kur ka qeverrisur, kryetari aktual, nga PS. KAq mjafton me plas sherri. .. ja ka vesh vrapit, per te fuoristrada e tij, te tjeret, i jane turr nga prapa, ka qit shotganin, dhe ka gjujt ne ajer, per ti trem keta.

 

Bo bo bo...tamam si "Far West"

 

Far West, Far East, Far North, Far South, tani u kujtove per bo bo bo kaposh?

Nje "militant ps-ist" merr nje transport publik Linez-Tirane.  Nja 20 000 "militante LSI-st" marrin vende pune.  Nja "ca" "militante PD-ist" marrin hidrocentrale.  

bo bo bo per "a day in the life" te militanteve, he?  

Po sikur nuk eshte keshtu :

Ky burri qe eshte deshvra, tha qe nuk ka pas zjarr drejt meje, por vetem nje te shtene ne ajer qe nuk e di cer arme ishte smiley

Ej lejohet shotgun mbajtja me ligj e militanteve partiake ne Albananistan?

 sapo u plagos i treti. 

kandidati zef doci i pd per komunen e balldrenit. 

na dalt per hajer

Sapo transmetuan televizionet se eshte plagosur me arme zjarri nje kandidat i PD per kryetar komune ne Lezhe. Çfare behet keshtu? Eshte dhene ndonje urdher per te eleminuar kundershtaret politike ose tensionuar fushaten zgjedhore?

Thashe une qe PS-ja do beje ç'mos qe t'i destabilizoje zgjedhjet ?!

Kur pyeta sesi do reagonin "peshqit e kuq" nese nje kandidat i PS-se do te kecenohej me arme keshtu siç po kercenohen deri tani 2 kandidatet e PD-se, disa ketu ne vend qe t'i pergjigjeshin pyetjes ne thelb, u moren me formen ! Por asnjeri nuk kundershotje deri tani epitetin "peshq te kuq", por e moren si te mireqene, ndoshta si krenari me vete ! BRAVO ! 

Por pyetjes nuk ju pergjigjet : SI DO REAGONIT JU, NESE DO TE ISHTE NJE KANDIDAT I PS-SE QE DO TE SULMOHEJ ME ARME, AQ ME TEPER NGA MILITANTE TE PD-SE ?!

Imagjinoni, fushata zyrtarisht s'ka filluar ende, sepse sipas ligjit fillon me date 8 prill (1 muaj para zgjedhjeve) .... qe tani jane kercenuar me arme 2 kandidate te PD-se !

Druaj se keto ngjarje te mos jene sporadike por te orkestruara me qellime anti-shqiptare. Gjithsesi, shpresoj qe te mos perseriten ngjarje te tilla ne ditet ne vijin, ndryshe PS-ja do mbaje pergjegjesi per ndalimin e integrimit te vendit drejt BE-se, siç kercenoi dhe i derguari i saj perpara ca ditesh.

Keto zgjedhje do te jene BETEJA e FUNDIT ! Rama pra, do beje ç'mos te shpetoje lekuren e tij politike

Keto jane turpe pa fund! Po do ti provojme te gjitha, keshtu qenka paravendosur nga Zotat.

Kush e vrau deputetin Fatmir Xhindi? .... 

Upsss akoma nuk dihet sepse si gjithmone, faji ngelet i fafajshem, dhe sot dalin ca miza kot me kot, dhe bejne zhurme para zgjedhjeve, neper kamera e gazeta... Sa fotozhenik qe qenka dreqi, per misster Shqiperia duhet te konkuroj!!! 

nese nje gje e tille do ta kishte bere nje simpatizant i PD, do behej nami ne te gjithe mediat e botes. rama do merrte avionin  e pare drejt brukselit per te dednoncuar pd ne institucionet me te larta europiane. 

do fillonte kryqezata kunder tropojaneve e verioreve ne pergjithesi. demostratat para kryeministrise dite e nate dhe shtyrje urgjente e zgjedhjeve. sepse nje gje qe kam vene re une kete here eshte se Edi Rama eshte totalisht i papergatitur per tu perballur me zgjedhjet. ai u perpoq ne te gjitha menyrat te shtyje zgjedhjet duke krijuar instabilitet politik, duke ikur nga parlamenti sa e sa here. e pa qe zgjedhjet do beheshin sikur te ishte gjeja e fundit ne bote dhe pastaj filloi duke propozuar ne tv kandidate te ndryshem potenciale si shalsi, tahiri, majko, blushi e nje sere emrash qe mashtu sic pritej nga ps ishin te papelqyer nga opinioni publik dhe  nuk kishin mbeshtetjen e tiranes. edi rama nuk do te behet bashkiak i tiranes por kryeminister. por nga ana tjeter nese ps humb tiranen, rama DO PERZIHET NGA PS me ceremoni. atehere me zor te madh edi rama e nisi kete fushate. 

po ta vini re sivjet edi rama nuk ka bere asgje per te patur pelqimin  e tiransve bile as ate te te rinjve. per 28-29 nentor, nata e bardhe organizimet zakonisht madheshtore, ishin skarco fare. shume te lodhura. 

per vitin e ri nuk organizoi as fisahekzjarret e as koncertin tradicional ne qender te tiranes. per festen e veres nuk organizoi asgje. nga nje ane kjo tregon mosinteresim total ndaj jetes se tiranes. nga ana tjeter te vjen edhe inat pasi dreqi e mori ne fund te fundit kemi paguar taksa gjithe vitin dhe ai as do me ja dit fare. edi rama po sillet si femije i llastuar kur kjo nje loder nuk i pelqen apo i del qejfit. atij si pelqen me kjo lodra Tirane dhe e trajton keq e e shperfill. duhet te kete njefare serioziteti sepse nuk jane lodra qytetaret e tiranes.

nese  edi rama do qe te behet kryeminister atehere le te vazhdoje rrugene vet e tia leje b\vendin dikujt qe vertete i intereson ky qytet.

 

  A dini gje kush eshte personazhi i perhershem qe ka instaluar politiken e konflikteve mes shqiptareve me pikepamje te ndryshme politike ?

 A dini gje cili eshte personazhi me dy fytyra ne politiken shqiptare qe ate qe thote me mengjez e mohon ne dark ?

A e dini cili eshte ai personazh qe vuan nga deliri i madheshtise dhe autoritarizmit provincial pa piken e idealizmit !

 

 

 sllobo

 Gjithsesi, kjo pune ka marre fund ne 21 janar.

 

drejtuesit e majte nuk kane deshire e as interes per te qetesuar gjakrat e nxehura te militanteve.

Drejtuesit e djathte nuk kane aftesi te bejne nje gje te tille.

E ka marre ferra uraten. 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).