Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, me një urdhër të brendshëm, nuk u ka paguar shpenzimet telefonike dhe të karburantit për muajin mars tre anëtarëve të opozitës në KQZ. Shkak për këtë vendim duket se është bërë mungesa e vazhdueshme e anëtarëve të propozuar nga partitë opozitare që prej vendimit të KQZ-së për hapjen e kutive dhe djegien e fletëve të votimit.

“Bazuar në nenin 20, pika 1, germa 3 të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, nenit 2, pika 2 të Ligjit Nr. 10160, datë 15.10.2009 ‘Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë’, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 864, datë 23.07.2010, ‘Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë publikë’, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive të ngarkuara nga detyra që kryejnë, mospjesëmarrje në mbledhjet e KQZ-së gjatë muajit mars 2011, Urdhëroj: Mosmbulimin e shpenzimeve të transportit dhe të shpenzimeve për telefoni celulare për periudhën mars 2011, anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: Artan Lazaj, Dëshira Subashi dhe Pandeli Varfi”, firmos kreu i KQZ-së Arben Ristani.

Debati

Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, kryetari Arben Ristani e quajti papërgjegjshmëri faktin që anëtarët e opozitës kanë rreth tre muaj që nuk marrin pjesë në mbledhjet e Komisionit. “Ne jemi po aq të shqetësuar sa ju për faktin që këta të dy po e shkelin ligjin kaq rëndë. Neni 85 thotë që KQZ e ngre bordin e monitorimit të medias 10 ditë para periudhës zgjedhore. Ne e ngritëm në atë moment që e kërkonte ligji dhe për fatkeqësinë tonë dhe tuajën, mungesa e këtyre të dyve na sjell në këto vështirësi. Kërkoj dhe bashkëpunimin tuaj, që ta zgjidhim këtë situatë që këta dy njerëz të papërgjegjshëm të na vijnë dhe të marrin pjesë në mbledhjet e KQZ-së”, u shpreh Ristani. Ndërsa anëtari Hysen Osmani kërkoi që KQZ-ja t’i dërgojë një letër Parlamentit për situatën ku ndodhet Komisioni dhe faktin që përfaqësuesit e majtë nuk kanë marrë pjesë për një kohë të gjatë. Sipas tij, “jo se s’kanë marrë pjesë në dy mbledhje, por janë 3 muaj që s’marrin pjesë në mbledhje. Kanë shkelur Kodin Zgjedhor. Përfaqësuesve të PS-së nuk u intereson se kush mungon këtu, se ne s’jemi përfaqësues të pozitës dhe opozitës, por të të gjitha forcave politike. Ata po pengojnë procesin zgjedhor. Të informohet Parlamenti për këta kolegë që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin”.
 

Në të njëjtën linjë ishte edhe përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, ndërsa Genci Gjonçaj, i PS-së, kërkoi informacion për mënyrën se si do të mblidhet bordi i monitorimit të mediave, i cili deri tani ka katër anëtarë nga 7 që duhet të ketë.

Debati në KQZ

Genci Gjonçaj: Mua më shqetëson fakti që KQZ, i përbërë nga 7 anëtarë, ka një bord monitorimi me 4 anëtarë. Nuk më shqetëson nëse zonja Subashi, Laze apo Varfri e ushtrojnë këtë kompetencë.
Arben Ristani: Ne bashkëngjitemi me shqetësimin tuaj dhe jemi shumë të shqetësuar që dy anëtarë të KQZ-së nuk marrin pjesë në mbledhje. Ishalla u mbushet mendja dhe marrin pjesë në mbledhje, të zgjidhim dhe këto problemet e tjera.

Hysni Osmani
: Mua më shqetëson problemi i mospjesëmarrjes së kolegëve që kemi përballë. Më shqetëson shkelja e ligjit dhe mosveprimi, qoftë edhe i institucioneve që merren me monitorimin e këtyre problemeve. Më e keqja është se kolegët përballë kanë shkelur Kodin Zgjedhor, janë në kundërshtim me ligjin. Neni 18 i Kodit Zgjedhor, germa “dh” dhe germa “e”, ku ata vazhdojnë të pengojnë procesin zgjedhor. Unë e mbështes edhe shqetësimin që ka përfaqësuesi i PS-së në KQZ. E dyta, jo se s’kanë marrë pjesë në dy mbledhje, por janë tre muaj që s’marrin pjesë në mbledhje. Kanë shkelur Kodin Zgjedhor. Përfaqësuesve të PS-së nuk u intereson se kush mungon këtu, se ne s’jemi përfaqësues të pozitës dhe opozitës, por të të gjitha forcave politike. Ata po pengojnë procesin zgjedhor. Të informohet Parlamenti për këta kolegë që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin.
Njazi Kosovrasti: Puna e KQZ, në mënyrë të veçantë e tre anëtarëve që prej tre muajsh vazhdojnë të mos vijnë, nuk besoj që mund të vazhdohet kështu, të punojnë me korrespondencë me KQZ-në, domethënë kur duan ata të çojnë një letër. Kur dashkan ata nuk e njohkan komisionin dhe kur dashkan e njohkan.
Genc Gjonçaj: Ndoshta patëm një lloj keqkuptimi në këtë drejtim. Unë u shqetësova nëse bordi i monitorimit do të funksionojë me katër apo me shtatë anëtarë. Nëse bordi funksionon me 4 anëtarë, siç u përdor edhe zgjidhja e komisioneve të nivelit të dytë vetëm nga një forcë politike, kjo s’ka lidhje më me arsyetimin nëse merr pjesë dikush apo jo, por ka të bëjë me një këndvështrimin tim. Nëse zonja Subashi, Varfi dhe Laze janë apo nuk janë, ky është një problem i tyre.
Njazi Kosovrasti: Nuk të shqetëson ty kjo gjë?
Arben Ristani: Ne jemi po aq të shqetësuar sa ju për faktin që këta të dy po e shkelin ligjin kaq rëndë. Neni 85 thotë që KQZ e ngre bordin e monitorimit të medias 10 ditë para periudhës zgjedhore. Ne e ngritëm në atë moment që e kërkonte ligji dhe për fatkeqësinë tonë dhe tuajën, mungesa e këtyre të dyve na sjell në këto vështirësi. Kërkoj dhe bashkëpunimin tuaj që ta zgjidhim këtë situatë që këta dy njerëz të papërgjegjshëm të na vijnë dhe të marrin pjesë në mbledhjet e KQZ.
Genc Gjonçaj: Nuk jeni këtu të thoni kush është i përgjegjshëm, kush i papërgjegjshëm.
Arben Ristani: Prandaj ju kërkoj dhe juve të bashkëpunoni, që të kemi një proces të rregullt.

Kosovrasti kundër KZAZ-së së PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë dje një vendim të KZAZ-së Nr. 26 në qarkun e Gjirokastrës, për regjistrimin e një kandidati për kryetar komune të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Kjo KZAZ, e cila ka shumicë anëtarët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kishte marrë fillimisht vendimin për të pranuar Agim Lameçelën si kandidat të LZHK-së dhe tri ditë më vonë e kishte rrëzuar vendimin me propozimin se ai nuk kishte dhënë dorëheqjen nga forcat e rendit. Në mbledhjen e djeshme në KQZ, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, ka dalë në mbështetje të kandidatit të LZHK-së për komunën Lopëz të Tepelenës, duke i kërkuar Komisionin që të rrëzojë vendimin e dytë të KZAZ-së. Në fund, katër anëtarët e Komisionit kanë shfuqizuar vendimin e KZAZ-së Nr. 26, duke e rikthyer në garë kandidatin e LZHK-së.

Miratohet lista e partisë së Ngjelës

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u miratua edhe lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës të Partisë Ligj dhe Drejtësi të Spartak Ngjelës. Lista e kësaj partie u kthye për rishqyrtim në mbledhjen e fundjavës për shkak se kishte më shumë femra nga sa kërkonte Kodi Zgjedhor.

11 Komente

"...Lista e kësaj partie u kthye për rishqyrtim në mbledhjen e fundjavës për shkak se kishte më shumë femra nga sa kërkonte Kodi Zgjedhor."

Besoj se duhet te jete gabim shtypi i gazetarit dhe duhet lexuar: "....me pak femra..."

Kufiri eshte minimal, jo maksimal. smiley

Mos more! Nuk i paskan paguar telefonin e karburantin Deshira Subashit?! Sa gjynah po me vjen! E per cfare i duhen ato leke, Deshira Subashit? Per te paguar telefonatat me shoqet dhe karburantin qe harxhon per te shkuar te parrukierja.

Deshira Subashi dhe 2  te tjeret kane muaj qe s'marrin pjese ne asnje mbledhje, pale duan edhe telefon e karburant. Ah po, harrova. Deshira Subashi ka marre pjese ne nje mbledhje; ne ate ku Deshira popozoi dhe votoi per rritjen e pages te antareve te KQZ. Palaco! Asnje kokerr leku s'duhet dhene. Njerezve normal i zbritet dita e punes kur nuk paraqiten pa paralajmerim, kurse Deshira Subashi vjedh rrogen prej muajsh te tere.

KQZ, Ristani lë opozitën pa telefona e karburant

C'fare thua more ?!

Ky na qenka lajm ! Tregon hapur se zgjedhjet jane qysh tashme te manipuluara ! KQZ-ne e ka nen sundim Salistani ! Mjere PS-ja ku do veje ^^ Obobo tani !

Se siç po dalin llafet, Saliu na paska korruptuar dhe OSBE-ne, e cila e ka bere qe tani Raportin per zgjedhjet e 8 majin dhe e paska nxjerre XHAM KAVAJE per Shqiperine, tamam siç i intereson Berishoviçit dhe Berishisteve !

Ndoshta dhe keta te OSBE-se me parate fallco qe zbuloi Namik Doklja do jene korruptuar, se s'ka mundesi tjeter ! Ca komploti mbare-boteror kunder PS-se dhe Edi Rames, hé ! Kur ja fut dhe OSBE-ja, imagjoni KQZ-ne

Ku je o IDRIZ ?!

Reago njeçike se te ngeli "Deshira" pa telefon & karburant smiley

Kjo puna e KQZ eshte e pakuptim ne Shqiperi. KQZ shpall fituesin ne baze te nje rregullore qe e cakton po vete, por nese ankohesh dhe kerkon verikimin e resultatit nepermjet rinumerimit, keta te thone qe eshte e jashteligjshme. Me pak fjale, KQZja mund te shpalle fitues ke te doje dhe nese ankohesh, nuk e lejojne rinumerimin e votave.

Jam une gabim apo eshte komplet pakuptim procesi zgjedhor ne Shqiperi!

je ti gabim!

k plako, spo ta permend me KQZ meqe e paske 'pik te dobet'.

k

Sa i keq qe je o burr! smiley

mesa kena mundsi - tha smiley

pale te flasi njeri per qeverin, s'permbahesh fare pastaj.

vej n'perdorim cadra pistolete

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).