Labëria e harruarLidhja e të gjithë fshatrave me bregdetin ka qenë një ndër premtimet kryesore të qeverive të majta e të djathta që prej rënies së komunizmit.

Në pamjet televizive, kreu i Bashkisë Himarë, Vasil Bollano dhe politikanë të tjerë janë shfaqur shpesh duke prerë shirita e duke inaguruar në jugun e vendit.

Megjithatë, siç dëshmoi sot reportazhi në edicionin qëndror të lajmeve, një prej krahinave kryesore të vendit është lënë jashtë kësaj harte investimesh: Labëria. 

Që përpara viteve 1990 kanë ekzistuar dy projekte të infrastrukturës rrugore, të cilat duhet të mundësonin lidhjen e Labërisë me bregdetin e Jonit. 

Njëri u realizua në gjysmë, tjetri në mënyrë të çuditshme u nderpre. Aksi i parë, i hapur gjatë viteve të diktatures dhe sot plotësisht i rrënuar e thuajse i pakalueshëm është ai që nxjerr fshatrat e Laberisë në Borsh. 

Projekti i dytë, i cili mbeti i papërfunduar, është aksi Kuç–Pilur–Himarë. Për bllokimin e tij, gjatë viteve të demokracisë, sidomos pas viteve 2000, intelektualë të njohur të qytetit, por edhe banorë të thjeshtë bëjnë përgjegjës elementë të caktuar ekstremistë grekë.

Sipas tyre, ata i druhen zbritjes së banorëve të Laberise në Himare, çka do t‘ua bënte të vështirë veprimtarinë e tyre të dendur antikombëtare.

”Nuk duan t’a bëjnë rrugën e janë ca mercenarë që marrin para për t’a penguar”, thotë Kiço Bollano, një njeri që pretendon se ka afri gjaku me Kryetarin e Bashkisë Himarë.

”Ai i pari (i referohet Vasil Bollanos) është me prejardhje nga Progonati. Ne jemi fisi më i madh në Himarë, por kemi zbritur atje përpara shumë kohësh nga Progonati”. 

Duke iu druajtur një shpluhurosje të mundshme të projektit të rrugës që vinte nga Labëria, Omonia, dega Himarë dhe vete kreu Bollano kanë kundërshtuar realizimin e investimit në një ujësjellës që duhet të furnizonte qytetin me ujin e Kuçit. 

Siç pohohet nën zë nga pjesëmarrës në mbledhjet e mbyllura të Omonias, ky projekt është trajtuar si një nismëtar i mundshëm i zbritjës së kuçiotëve në qytet, ndaj është vendosur veto.

”Në Himarë jemi sëmurë të gjithë me veshka prej ujit të kripur që kemi atje. Jemi të gjithë të sëmurë. Ai uji i Kuçit shkon dëm. Nuk është puna se refuzojnë ata, por ka disa elementë të tjerë që e bëjnë këtë”, deklaroi një himariot, Josif Gjicali.

Nga një rrugë e harruar dhe e lënë në mes, tek aksi i dytë, ai që sot praktikisht duhet të lidhë fshatrat e Labërisë me bregdetin përmes Borshit. 

Rruga, që vetëm emrin ka të tillë, duket e lashtë thuajse po aq sa kujtimet e Ana Komnenes, vajzës së Perandorit Bizantin që shkruante që në 1192 për Kalanë e Borshit në krah të së cilës dredhon edhe shtegu ku duhet të kalojmë.

Mes natyrës që këtu nuk është prekur nga dora shkatërrimtare e njeriut, rruga sa vjen e vështirësohet, vende vende ka rrëshqitur e kalimi me malin nga njëri krah e greminën e thellë në krahun tjetër bëhet thuajse një lojë mes jetës e vdekjes. 

Fterraj është fshati i parë në të cilin kamerat tona kaluan. E vështirë të besosh se ai shtrihet vetëm 13 km nga Borshi, pasi duhet më shumë se një orë për të përshkruar rrugën automobilistike.

Në krahë duket Çorraj, ndërsa shtegu përmes të cilit duhet të vazhdosh rrugën drejt Kuçit duket edhe më i frikshëm nga ai që u la pas.

Pas rreth dy orësh e gjysmë udhëtim për 23 km rrugë, në horizont mbinë shtëpitë e para të Kuçit. 

”Ne daljen në det kemi një jetë që e kërkojmë. Nuk e vë njeri ujin në zjarr dhe s’dinë t’ia dinë fare se ka njerëz në këtë zonë apo s’ka njerëz”, thotë një banor i Kuçit, Roland Lalaj.

Në fshatin e 92 dëshmorëve të luftës nacional-çlirimtare të qindra luftëtarëve e kapedanëve duket sikur rikthehesh larg në kohe, mes banorëve mikpritës që mburren me historinë e traditat e Labërisë, e që përpiqen t’i ruajnë edhe sot në kohën kur qeveritë vijnë e ikin duke i shpërfillur.

”Na thonë në çdo fushatë se do të rindërtojnë rrugën, por e thonë vetëm për politikë, sepse asnjëherë nuk bëjnë ndonjë gjë për ne”, deklaroi një tjetër qytetar, Bexhet Alikaj.

Rruga për në anën tjetër, ajo që lidh këtë fshat me Vlorën, është gjithashtu tejet e amortizuar, ndërsa duhen me dhjetëra minuta për të arritur deri në fshatin e ndodhur më pranë me Kuçin, Kallarat.

”Sa larg kemi Vlorën, aq kemi edhe Sarandën. Premtojnë punë e rrugë në çdo fushatë, por punë dhe rrugë kemi 20 vjet që s’kemi. Politikë është kjo”, thotë me indinjatë banori i Kallaratit, Zego Hoxha. 

E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatrat që vazhdojnë gjatë rrugës, në Tërbaç, Mesaplik, Bolenë, Brataj e Lepenicë. 

Në fshatin Gjorm, fshatin e Sadik Premtes, njeriut që u shndërrua në armik të regjimit komunist, shpresojnë ende se diçka mund të ndryshojë. 

Më tej, rruga kalon krah kthesës që të çon në Velcë, duke kaluar në Kotën e çnjgjyrosur nga harresa. Mes tabelash të ndryshkura, të shtrembëruara të shtëpive diku të braktisura e diku të lidhura fort pas njëra-tjetrës, shfaqet Drashovica. 

Pikërisht, ky është kufiri. Pjesa tjetër e rrugës është rikonstruktuar. Rreth 70 kilometra të përshkuara në rreth 6 orë nga Borshi në Drashovicë, 11,6 kilometra në orë, një e vertetë thuajse e pabesueshme.

Grekët? PS apo PD? Cili është fajtori për këtë braktisje të Labërisë? Faktet tregojnë se janë të tre në mënyrë të barabartë. Për klane të caktuara ekstremiste greke, dalja e lebërve të ashpër do të thonte lamtumirë ëndrrave me “Vorio Epir”, lamtumirë sulmeve të komisariateve apo deklaratave antikombëtare. 

Nga krahu tjetër, socialistet deri në 2005-n, se kanë vënë ujin në zjarr pasi e kanë konsideruar gjithmonë të sigurtë këtë zonë në garat elektorale. 

Ndërsa demokratët, duke koleksionuar humbje në çdo fshat, i kanë kthyer shpinën si një bastion i kundërshtarit.

32 Komente

Shume flm. Te vjen te plasesh kur shikon gjera te tilla mbas 20 vjet democraci..

 

Kjo eshte lule para asaj ..... qe ska bythe  asnje ne Shqiperi te reportoje. Puna eshte ca do bejne njerezit se kohe te ndyra shume kan ardhur. Kur e kishin armikun perballe shqiptaret dinin shume mire car te benin, por me gjarper nen rogoz nuk jan mesuar shqiptaret, dhe une nuk kam asnje shprese pasi si popull nuk kemi mentalitet per tu perballur me te tilla situata.

Emo,

bujrum ktu.. Kerkojne Laberi me rruge keta... Te mendosh qe gjer para ca kohesh rruga Fier-Vlore kalohej vetem me 4x4 se te thithnin gropat si vrima te zeza..

Heret a vone bijte do duhen te kthehen ne shqiperi e te derdhin pake djerse me pune vullnetare rrugeve nga ecin perdite eterit.. ndryshe sduket se behet..

Për klane të caktuara ekstremiste greke, dalja e lebërve të ashpër do të thonte lamtumirë ëndrrave me “Vorio Epir”, lamtumirë sulmeve të komisariateve apo deklaratave antikombëtare.

Per informacion, leber ka plot qe kane zbritur ne bregdet dhe punojne aty. Njeriu mund  te zgjedhe te mos jetoje  me hije dhe ti perveshe menget te punoje.

drejt, por mungesa e rrugeve sjell mpakjen e zonave.. Mungese totale politikash mbrojtese..

Qe ky shtet fshatrat i ka lene ne harrese s'duket vetem ne Kuç, por jane edhe njerezit vete qe i kane braktisur. Nuk e di nese dikush eshte ne gjendje te me sqaroje: Zhvillimin e infrastruktures si e planifikon shteti? Dmth raporti shpenzim-kerkese nga çfare percaktohet ?

Mua do me interesonte me shume te di, si shkojne femijet e atij fshati ne shkolle, si shkojne mesuesit deri atje (dhe te çfaredo fshati tjeter), sesa kush pengon kuçiotet te dalin ne bregdet (qe ngelet ne nivel thashethemesh dhe aludimesh gjithsesi).

Iris kur u hodhë lajmi për një projekt rruge që do të lidhë Tepelen-Gusmarë-Kuç-Fterrë-Borsh filogrekët dhe vetë grekët e kanë parë me sy të keq.Ata nuk e duan një shkurtim dhe lehtësim të rrugës për Labërin që të zbres në bregdet.Biles e theksonte shumë faktin se kjo rrugë do kalojë në fshatra me banorë krejtësishtë të fes muslimane.himaracity.blogspot.com/2010/12/blog-post_26.html..Është në greqishtë.

Une nuk lexova gjekundi "nuk e duam" megjithate mbase eshte e shkruar gjetke. E qetesojme ndergjegjen nese na e kane fajin greket? Shyqyr ne jug e hoqem nga vetja fajin. Madje s'e kuptoj perse dhe politikanet s'perdorin kete justifikim kur njerezit e besojne kaq kollaj. Mjaftojne dy pleq, nja dy blogje dhe u la faji.

Iris do e bën naiven ti apo je vërtet naive!?Mos të harrojmë zhbërjen e marrveshjes së ujrave nga kushtetuesja.Si mund të firmoset një marrveshje e till në dëm të vendit tënd pa u pyetur fare asnjë dhe pa treguar fare asnjë detaj.Drejtuesi i delegacionit që ka firmosur atë marrveshje ka dy vila në ishujt grek.Plus pastaj çfarë kanë llogaritur për përfitime të mëdhenjtë e shtetit që e mbronin me aq fanatizëm marrveshjen.Por gjithsesi faj është i joni që nuk u tregojmë vendin njëher e mirë këtyre shushunjave,greku gjën e bën si i do qejfi.Labëria është bërë si bullar i fjetur nuk është më si më parë që ta numëronte në ball.

Tema eshte per rruget brenda Shqiperise, jo per kufirin. Mbase jam naive, se s'e kuptoj kete deshire per sherr mengjes dreke darke. Per me teper nuk pashe njeri te thote qe kjo rruge mbase sillte marredhenie me te mira as cili do ishte interesi ekonomik i kesaj rruge (bera pyetje une me siper), pashe vetem qe kjo rruge ngjallka frike te greket se mos vijne labet te bejne sherr. Po te mbjellesh ere do korresh furtune thone andej nga jeton ti.

iris pse te duket kaq e cuditshme. ne kete menyre funksionojne gjerat ne shqiperi. Interesi ekonomik ? une mendoj qe do ishte shume me i madh se per shume rruge te tjera elektorale. autori me duket se kishte bere tre pale fajtore , njera qe i ka ne xhep, nje tjeter qe thote s jane te mite , dhe greket qe thone si duam , te tre keto drejtime une i quaj te drejta dhe te verteta. Iris nuk eshte ceshtje sherri por influencash, persa kohe bollano nuk pashaportizoon dhjetra familje labe , cdo te bente sikur te vinin dhe 10 fish aq ? per me teper e kupton nga ana elektorale si do te ndikonte qe ne himare te zbrisnin per te qendruar edhe me shume. Hapja e rruges ndikon jashte mase dhe kete e dijme te gjithe. Nese laberia del ne himare apo ne borsh gjerat ne ate zone persa i perket zullumqareve ekstremiste do te jene shume me ndryshe. Bollano me shoke nuk i duan leberit. Fakti qe omonia ka protestuar per ujesjellesin e Kucit dihet , une qe kam njerez ne vuno e dij mire kete gje se ma kane thene shume here. pse ndodh kjo ?bollano pranon te furnizoje himaren me uje te kripur sesa te marre ujin e kucit. Pse ? sepse kjo mund perseris mund te ndikonte sipas tij ne shpluhurosjen e projektit edhe me te shkurter se ai i borshit. Projekti Kuc - Pilur - Himare vetem 13 km ne krahasim me 23 km qe eshte ai Borsh - Kuc. Ky eshte problemi dhe nuk duhet te komentojme me kot sa per te thene dicka ndryshe.

Per te qene me te sakte, kronika flet per lidhjen e fshatrave te Kurveleshit me bregdetin se Laberia eshte shume me e gjere si krahine se sa Kurveleshi.

Eshte vertet, dhe ngado qe te shkosh ne Laberi ke po te njejtat probleme me rruget.

Shyqyr mor qe e nxorret nje shkrim per Laberine se na mbyten Asmon't dhe  Myslymlelet - Mer kronin e krif xylyfet - lol sa kam qesh me ato tituj!

Duhet pak Larberi qe te na thote dy fjale te thjeshta e te verteta, fjale burri, se na kane ardhe ne maje te hundes sahanlepiresit dhe enuket. Nuk e kam per Shqiperine e mesme kete , por po ndiqja Berishen tek Klani para pak ditesh, i pergjigjej pyetjeve te disa profesorave te rinj. 

Profesore universiteti miqte, "edukojne" te ardhmen e Shqiperise dhe qe kane per ta "edukuar" akoma per nje kohe te gjate.  Benin pyetje  po c'fare pyetjesh, koperativistet ne takim me xhaxhin ishin korifenj te fjales se lire, para tyre  - Ngrihej gjithe ai thes me moot ne kembe dhe fillonte - Quhem X Y jam profesor ne Universitetin Marin Barleti (apo te NY ne Tirane apo tjeter) , Zoti kryeminister juve keni bere nje pune te mbrekullueshme, kemi pasur rritjen me te larte ekonomike ne bote, ... e vazhdonte i tredhuri  gjere e gjate per shtate pale qejfe - dhe ne fund vinte pyetja - si ja keni bere per te arritur te gjithe kete sukse - Eh Zot i madh, ç'fare emri t'i vesh kesaj, degjenerim live, turp e faqja e zeze

 

 

 Per te qene me te sakte, autori hedh idene holle holle, se "patriotet" para se te na cajne veshet per Bollanorat (prejardhje nga progonati, Kurvelesh) te ngrejne zerin per izolimin dhe mosintegrimin qe po i bejme se pari vetes tone dhe atyre zonave qe kaq shume i kane dhene historise se ketij kombi...Vetem me faktin qe per te pershkruar ate rruge te duhen 7 ore ka thene shume. 

 Nuk eshte vetem laberia e harruar. Eshte Martaneshi, fare prane Tiranes po edhe shume larg se rruga ta thyen makinen ne dysh. Jane fshatrat e Mirdites, Kukesit, Tropojes etj qe ne dimer bllokohen ende!!! nga bora. Vertet per te ardhur keq, pa kalu te potencialet e ndrydhura ekonomike qe mund te clirohen etj etj. Po me e keqja eshte qe keto probleme vazhdojne te injorohen.... tani se fundmi per hir te nje parlamenti te ri.

une jam dakort me ate qe thote Albano. une ate kuptova. te mos harrojme qe laberia ka vlere per historine e shqiperise. nese vazhdojme me idene po prit ketu se ka dhe atje po se ketu jo se atje po , nuk ecet perpara.sa per greket te gjithe e dine qe leberit ne himare sidomos nuk pelqehen dhe pengohen. po sigurisht une te pakten dij nja 10 raste familjesh nga kurveleshi te cilave nuk u jepet pashaportizimini ne himare, per cfare arsye ??? e di mire bollano se nese ka nje rruge qe nxjerr per 10 minuta kurveleshin ne himare e kapin me shkelma bytheve po beri poca lart e poshte. e njejte eshte logjika e nartes qe ka frike nga laberia. po shqiperia ka 20 vjet qe drejtohet nga legena qe duan vetem te vjedhin.

ervinii

Himarra eshte tjeter gje dhe narta tjeter gje. Himarra eshte  e banuar kryesisht nga leber, ka dhe nje pakice me identitet grek (ose vetem himarriot) por rralle ndonjeri ne himarre te mohoj te jete lab. Ajo qe thua per bollanon dhe qarqet filo-greke eshte e vertete.

Kurse rasti i Nartes eshte ndryshe, sepse narta eshte fshat grek, i banuar nga greker qe jetojne ne fshatin e tyre me nder dhe me respekt, kan marre e dhene me vlonjatet pa asnje problem. Eshte fshat ne fushe dhjete minuta nga vlora dhe as nuk ka dhe as nuk ka pasur kurre probleme me shqiptaret. Problemet nuk i kane greket e minoritetit por disa filo-grek e shqiptar gjakprishur si bollanua te mbeshtetur me parate e disa organizatave per vorio-epir.

Fajin e ka Berisha! i coi rrugen te shkoje me shpejt pensioni i grekut

Rruga nga kalojnë furgonat dhe makinat e vogla për të dal në Borsh.E bëra këtë rrugë vjet në janar.Duhet të hidhesh mes lumit se nuk ka urë por rruga është pak më e mirë se nga karhu tjetër.Këtu del në Çorraj-Qafë të dërrasave dhe zbret në Kuç.www.youtube.com/watch Ishim ca të ngrohur smiley

 nice smiley 

 

Patriot, rrofsh smiley

Me zuri makina ama duke e pare smiley.

Ncncncncn, te dilte ndonje qën stani rruges qysh i behej?  

PS: Isha qe isha u hodha i cik nga deti une smiley.

Me marshë të parë vetëm se po ti hidhje të dytin vetëm timoni në dorë të ngelej njëra në Kuç..Të kishte gojë golfi shkret do më kishte sharë njëra te molla e kuqe lol smiley

Po këta paskan përdorur foton time dhe nuk kanë çuar asnjë të dhënë.Të bësh gjithë atë punë dhe mos të bësh një foto tënde por përdorë të të tjerve pa u dhënë as një mirënjohje.www.flickr.com/photos/13832715@N05/2556066181/

Edhe keta qe hiqen si gjoja me profesionistet ne qarkun e mediave ne Shqiperi, shume shpesh tregojne mungesen e profesionalizmit dhe paaftesine e tyre, qe i ve ne te njejtin rank me fletushkat qe shpesh here tallen e satirizohen ketu ne peshk.

mua mu duk dicka aktuale, biles shume e mire. boll se na u ca menderja duke pare vetem kukes, mirdite, bulqize e ca jane keto, ndersa per laberine asgje. nuk po flasim ketu per nje , dy , apo tre fshatra por per dhjetra. ne himare ka dhjetra familje labe qe nuk pashaportizohen se s do bollano me shoke. ti e quan fletushke, per mua eshte problem real. me ate rruge shume gjera do ndryshonin.

Nuk quajta problemin fletushke, por cilesine e punes te Topit qe merr foton e tjetrit pa lejen e tij.

ndjese. ke shume te drejte !

shume e vbukur kjo foto.. te pakten kta hajdutet u bene sevap ta shohim edhe ne ktu smiley

Para nje viti te pakten, ne segmentin Tepelene - Gusmar po punohej.

Kuc - Pilur - Himare do te ishte ideale.

 Kto jane akuza t'ronda- qellimi mrapa, me i' llaf!

Une do  i hudh i cike krype perciper para se t'i fus n'goje! 

Po pres krypen, tashi per tashi! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).