Lëvizja Socialiste për Integrim futi në garën për Bashkinë e Tiranës kryetarin e Partisë Komuniste, Hysni Milloshi.Vendimi i dy ditëve më parë i KQZ-së për të pranuar kandidatin e tretë për Bashkinë e kryeqytetit ka ardhur pas një veprimi taktik të partive të koalicionit “Aleanca për qytetarin”. Sipas Kodit Zgjedhor, një parti mund të propozojë anëtarët për kryetar të bashkisë ose këshillit bashkiak nëse është e përfaqësuar në Parlament ose në njësinë vendore. Në të kundërt, partia duhet të mbledhë firmat e një për qind të zgjedhësve të asaj zone për të kandiduar.Kjo parashikohet në nenin 70 të Kodit, pika 4, ku thuhet se “kandidatët e partive politike për kryetar të njësisë të qeverisjes vendore apo listat shumemërore të partive për këshillat vendorë, përjashtohen nga detyrimi i parashikuar në pikën 3 të këtij neni, nëse të paktën një anëtar i partisë përkatëse zotëron një mandat në Kuvend ose në këshillin, për të cilin partia politike kandidon në zgjedhje. Për qëllim të këtij Kodi, partia politike paraqet një vërtetim me shkrim, të nënshkruar nga institucioni i Kuvendit apo njësia e qeverisjes vendore, ku vërtetohet zotërimi i mandatit”. Partia Komuniste ka marrë në zgjedhje 457 vota në fletën e votimit për anëtarët e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, një numër i pamjaftueshëm votash ky për të fituar një mandat. Në këto kushte, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë Partisë Komuniste një anëtare të saj në Këshillin Bashkiak, për t’i hequr Hysni Milloshit detyrimin të mblidhte 4854 firma në Tiranë. Gazeta publikon sot vërtetimin e nxjerrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili mban datën 1 prill 2011. “Vërtetojmë se znj. Natasha Lekdushi është anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësuese e subjektit politik Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH), me mandat nga viti 2007-2011”, thuhet në vërtetimin e firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj. Nga një kërkim në faqen elektronike të Bashkisë së Tiranës rezulton se Natasha Lekdushi ka fituar mandatin e anëtares së Këshillit Bashkiak të kryeqytetit në zgjedhjet e vitit 2007 nën siglën e Partisë Socialiste. Ndërkohë, emri i Natasha Lekdushit del edhe në sajtin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në pozicionin drejtore Politikave të Zhvillimit. Burimet bëjnë të ditur se anëtarja e Këshillit Bashkiak ka kaluar me LSI-në në vitin 2009. Koalicioni i djathtë ka futur në garë për Bashkinë e Tiranës, Hysni Milloshin, me të njëjtën mënyrë si nxori nga gara për Tiranën kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi. Për rastin e Shehit, PD-ja i dha LZHK-së deputetin Florjon Mima, duke i lehtësuar punën asaj për të mos mbledhur firmat për të kandiduar në të gjitha njësitë vendore. Si kompensim, Dashamir Shehi hoqi dorë nga kandidimi në Tiranë për postin e kryetarit të Bashkisë.

 

 

4854 firma
Sipas Kodit Zgjedhor, për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, Partisë Komuniste do t’i duheshin 4854 firma. Pas mbështetjes nga
anëtarja e Këshillit Bashkiak,
PK-së nuk i nevojitet mbledhja e tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë në mbledhjen e sotme modelin e fletës së votimit për kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës më 8 maj. Në këtë fletë është përdorur vendosja e emrave të kandidatëve sipas rendit alfabetik, ku i pari është kandidati i Partisë Socialiste dhe koalicionit të majtë, Edi Rama, i dyti kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi dhe i treti kandidati i Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë, Lulzim Basha.

36 Komente

Po Hysniu, si kamunist qe eshte, si e ka kaperdire ket pune?

Pse komunist eshte Hysa? Apo me ne fund i ka kuptu mire veprat e Titos, Stalinit dhe Maos/Enverit.

 

çdo vote qe i merret koalicionit te Rames eshte me perfitim or taj ! Lufta brenda llojit i perfiton pales tjeter; 

Ndaj, Bjeri Hysni, se Rama t'a drodhi me Partine e Punes se Riorganizuar !  ;p

 

O Lefty me 7 y ne fund, o fol e mba, o dhit e ha.....

Ja ç'ke shkruar ti , apo nuk e mban mend??????????????

 Arsyeja e pare, eshte se vete socialistet kur i "shaje" komunist, t'a merrnin per ofeze ... tani nuk e di nese ofendohen apo jo  ^^

E dyta, te besh aleance me nje parti komuniste sot, ne 2011, kur kane kaluar 20 vite tranzicion, duket pak si anakronike : Shqiperia sot eshte anetare e NATOs, ka firmosur Stabilizim-Asociimin me BE-ne dhe qytetaret e saj levizin lirshem ne Europe pa viza, kurse Komunizmi i vriste ne kufi "tradhetaret" siç i quan sot ky pushti, vetem se donin te largoheshin e te shpetonin nga ferri Shqiptar i diktatures !

Pra, si mund te behet aleance me nje parti te tille ?

Pas ketij akti, PS-ja duhet te pranoje se nuk ka bere kurre dekomunistizimin e saj dhe se asnjehere nuk ka kerkuar falje publike per krimet e komunizmit! Kjo aleance sot, sado qesharake ne terma elektorale qofte, eshte tejet simbolike ! PS-ja mbetet parti komuniste dhe Rama ja arriti qellimit te tij, sipas objektivit te shpallur ne vitet 2000 : "Kthim ne Identitet"

 http://www.peshkupauje.com/2011/03/ps-aleance-me-nostalgjiket-e-enverit

Ore si jane kaq te paby.... keta mbrojtesit e Saliut, mor aman!!!!!!!!!!!!!!!

Na edhe kete perlen tjeter, o njeri pa shtylle kurrizore..........

http://www.peshkupauje.com/2011/03/ps-aleance-me-nostalgjiket-e-enverit

Keta, dhe bare do hane, dhe parimet s'do i shkelin !  Smile

Dhe ju, qe doni rivlersim pozitiv te 50 viteve te diktatures, e firmosni kete koalicion turmi midis PS-se dhe PPSHR-se ?! ... sa kane ndryshuar koherat ! Fatos Nano pretendonte se Partia Socialiste permbante "progresiste", kurse kete kerkojne realisht, kthim ne identitet !

me keq akoma : ri-vlersim te viteve te komunizmit dhe te figures se Enverit pse jo, siç e kerkoi hapur Paskal Milo ne Peze para ca vitesh Tongue

Ps-ja po shkon drejt e ne kanal, si ajo makina qe ka dale nga rruga dhe qe s'ka me frena  : rruge te mbare ne udhen e gjate qe keni nisur tashme, me koalicionin neo-komunist qe keni kryer ! T'a gezoni Tiranen Europiane e Perendimore ! Wink

Postuar by Leftyyyyyyy

 

Ore si jane kaq te paby.... keta mbrojtesit e Saliut, mor aman!!!!!!!!!!!!!!!

Mire "keta", qe na qenkan mbrojtesit e Saliut, sipas deduksionit tend te pabythe, por ti vete, mbrojtes i kujt je? Mos je valle i atyre, qe i vune bythen Shqiperise per 50 vjete dhe tani me pinjollat e rinj, te ndihmuar nga zagaret virtuale si ty, po mundohen t'ia vene perseri?

Po e votune ish spiunet Hysniun, kush ngel me votu Bashen?

 E bukur kjo, hallall

Hysniu eshte komunist i oreve te vona. kjo perhere me eshte dukur pak si poetike ne racen e te kuqve.

 Po mbyllet cikli me duket.

Po ne fund te fundit, husniun nuk e lidh ndonje gje me Edi Ramen, ndersa me saliu-n po, te dy kane pas qene anetare te PPSH-se dhe sekretar ne raste te vecanta. Eh, nostalgji e vjeter, sidomos kur plakerohesh kujtimet e rinise te mbajne ne kembe.

 Hysniu ishte mberthecka e gjerdanit.Tani  kete gjerdan Sala me Liken mund ta varin ne qafe dhe ta tundin sa te duan.

 S'paskan gjet ndonje Edison Rama kete rradhe keta? smiley

Ose Edlira Rama? 

Obobo i paskan ik kryetarit votat e grup-moshes 70-90 vjec smiley

 

Cafre kellirash!!! Dhe ne presim qe do behen ndonjehre zgjedhje te lira e te ndershme me keta. Hilacake ordirnere, qe na kane ndyer te gjitheve me keto "dobiclliqet e tyre". Jemi bere te tere bira kurvash qe dum me bo hile se kemi keta neperkat ne krye smiley  

Jemi bere te tere bira kurvash qe dum me bo hile

Thenje tjeter e dites

Dobicllek dyleksh ama, qe s'ka per te dhene ndonje rezultat.  Hysni kellira do i humbi dhe ata pensioniste apo  veterane qe e votonin me perpara.

 

Gjithesesi levizja uberlegene dhe uberlangaraqe nga ana e Berishes dhe Metes.  Me kesi lengenlleqesh, Rama e meriton bashkine prap.

E paska bo i dore lekesh Hysniu e harram i paste veprat e Xhahxit qe merka ryshfet..

pershnes hysniun me "all down the line". jom i sigurt qe do i pelqeje. s'di pse sa here nigjoj emrin e hysniut dhe poezine pak te vlersume te tij me kujtohet periher all down the line dhe star fucker

Zhurme , zhurme , shume shume zhurme ....

Kur lexon te djathit te kjo prurje sepse te vjen nje si gromesime ....kane dhe perfaqesues me qyltyre lefkofene smiley .

Edhe kur i thone muuuuuuuuu ben  Lopa , Jo thote lefkofeja , e kemi bere ne Lice....me yyyyyyyyy ne fund . Muuuuuuu ben dhe macja , po ti heqesh JA - ne ne mes smiley

O Idriz Ferra ! Qenke me kengen e vjeter akoma ti !

Kam marre fund Rap-i o Idriz, dhe Snoop Dogg-u eshte detyruar te beje Elektro-House tani ne pleqeri ! Meso njeçike, se je dhe ne Amerike dreqi e mori !  smiley

mi no anderstend.

Lexo left me ...yyyyyyy ne fund pak me siper smiley .

Po c't'i lexosh atij mer aman... vertete na duhet shpjegimi i tij per te thene qe u sqarua dhe kjo kurveria e fundit? Po s'mbeti e vjelle dhe peshtirllek pa iu grumbulluar asaj qeverie mer aman! Magnet i felliqesise paska qene ajo halja ne pushtet. smiley

Po populli mer, populli...  a sheh, a degjon, a merr vesh, a ha pyka ai popull debil mer jahu, se mbetem me goje hapur gjithe jeten... po na pataksi o Idrizo me budallallekun qe tregon cdo dite!

Kunder Ed Rames çdo felliqesire qe perdoret eshte legjitime dhe e justifikuar ! Ndaj mos t'ju vij keq qe po ju fusim Hysniun t'ju heq nja 1000 vota ne Tirane se si Aleat tradicional qe e keni, s'duhet t'a kishit lene rrugeve ! smiley

Megjithate, kjo me duket nje taktike me e ndershme sesa ajo qe u perdor me 2007 me tentativen per te regjistruar te ndjerin Akile Rama, apo jo ?! Pyesni Mero Bazen, meqe e keni dhe ne "Koalicion" sivjet, se ai e njihte mire ate pune : me duket se nje gazetar i Tema-s ate vit beri dhe 40 dite burg per kete gje ... Pyeti Meron pyeteni, se ju ndriçon ai per kete marifete smiley

Po mire o Lefty mire... po nuk flet dot me qetesi?

Me fal, po kush jane ata "ju" ku po me fut dhe mua? (mos t'ju... po ju... t'ju... keni... kishit... etj etj etj). Kjo qe ben ti eshte zhurme; ti ndoshta synon dhe kujton se do intimidosh tjetrin kur i flet keshtu... une ketu jam te shkembej ndonje llaf me njerezit, e kaq o Lefto... e jo te caj derrasa me trima dhe kreshnike virtualiteti. Nese do te komunikosh, beju i komunikueshem, jo i zhurmshem.

 "Kunder Ed Rames çdo felliqesire qe perdoret eshte legjitime dhe e justifikuar !"

Per fat keq, po. Edhe vrasja. Jeni cnjerezuar fare me keto mentalitete.

po e more se hysniu rradhen tjeter ishte me PS. tani kjo u be per te qeshur. ketu kemi te kenaqurit nga pushteti dhe te pakenaqurit, te gjithe te UDB-s jane po hajt te kuq edhe serbe. mire e ka saliu na duhen ca grek te balancojme gjonat.

Hehehe, jane te regjur me keto taktika lsi-stat, vijne nga shkolla e partise, i njohin mire hilet. Kot s'ka thene Pjeter Arbnori, - Keto nuk jane socialista, jane specialista!

                                                                                     

 

      

 

 

Kandidatët për kryetar

Subjekti mbështetës

Vota

%

1

EDI KRISTAQ RAMA

PS, LSI, PSD, PDS, AD

98,206

55.91 %

2

SOKOL VANGJEL OLLDASHI

PD

76,184

43.37 %

3

VASIL DHIMITER KUSHI

PKSH

1,267

0.72 %

   

175,657

100%

 

 

Kandidati i PKSH-se ne 2007 paska marre mbi 1.200 vota ...

Hysniu si kryetar Partie qe eshte, 2.000 vota i merr ! Bereqaves, ja heq buken nga goja Rames ^^

Kot nuk jane "specialista" keta te LSI-se ! Punojne me llogari smiley

O lefty, po mire, po dhe para pasqyres o vella? hmmm... ju paska shkuar puna keq more... po ka pak nerv burri bre, nuk ben keshtu.

Rama ka 22000 vota diference me PD pa PKSH.Pra PKSH as prish as ndreq ne keto zgjedhje.Ju ka humbur llogjika e matematika nga shpelarja e trurit

Shume bukur !

Por je dakort se ne 2007 PS kishte ne Koalicion Aleancen Demokratike te Cekes dhe LSI-ne e Metes, apo jo ?

Tani, keto 2 parti jane ne krahun tjeter ...

Sa vota i "akordon" LSI-se ti ne gjithe Tiranen, kur ne 2009 arriten te marrin 20.000 vota ne Qarkun e Tiranes ? Se Ceka 1500 vota i ka s'i ka ...

Kjo eshte çeshtja ! Sepse votat e LSI-se i zbriten Rames dhe i shtohen Bashes ... 22.000-ja duket e madhe keshtu, por me 10.000 vota te LSI qe t'i hiqen Rames dhe t'i shtohen Bashes, ndryshon muhabeti : duke ditur se Rama eshte dhe i konsumuar njeçike qe prej 2007 per shume arsye : e para, humbja e 2009 (e para humbje per te, por ne garen me te rendesishme ama)

He, keto si i analizon ti, apo mendon prape se Rama do fitoje me 20.000 vota avance ?!  ^^

Mire ti behet PS-se, ata e ligjeruan perseri partine kumuniste, dhe idiotin Hysni Milloshi

Keto lloj matrapazlleqesh jane per te hap barkun. Dje Saliu pelliste pse PS ka ne aleance nji parti komuniste, sot fut kry komunstin si pyke.

Pas deshmise se Shoshorit dhe deklarates se Shoqates e te perndjekurve politik, nuk e di cfare ka lene gje tjeter pa i bere atij vendi Saliu.

Me vjen keq edhe per idhtaret e Saliut qe shkrujn ketu, e tregojne veten pa pike dinjiteti personal.

Kur analizon rezultatet e zgjedhjeve te 2009, ku 3 Partite kryesore ishin me Koalicion veç e veç, rezultatet per Qarkun e Tiranes jane si vijon :

- Koalicioni i LSI-se ne Rang Qarku : 20.000 vota

- Koalicioni i PS-se ne RAng Qarku : 173.500 vota

- Koalicioni i PD-se ne Rang Qarku : 178.000 vota

Si parti, 3 forcat Kryesore kane marre keto rezultate ne rang Qarku, per Tiranen :

- LSI : 17.500 vota

- PSSH : 172.700 vota

- PD : 161.300 vota

Nga rezultatet e zgjedhjeve te 2007, rezulton se Rama mori ne Tirane 98.000 vota, Olldashi 76.000, ndersa kandidati i PKSH-se, mori 1.200 vota. Pra, Rama pati plot 22.000 avance ! Mirepo, kishte LSI-ne dhe AD-ne ne Koalicion ne 2007, kurse ne 2011, Partia e Neritan Cekes dhe ajo e Ilir Metes jane ne nje Koalicion me PD-ne 

Pra, çdo gje do varet nga pesha specifike e LSI-se ... e cila rrjedhimisht do t'i zbritet votave qe kishte Rama ne 2007 dhe do t'i shtohen kandidatit te PD-se

Kush gjen rezultatin e sakte me 8 maj, fiton nje birre ! ^^

O z. Aristir Lumezi mund te na shpjegosh pak, se c'lidhje ka titulli i artikullit me ate vete? E keni bere shpifjen art, more zoteri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).