Muzike N'Katror - Episodi 5 by M2_M3 on Mixcloud

Këtë javë në [muzikë]2: Retrovizorja & Elina Duni, Flaming Lips, TV On the Radio, Roxy Music ...
 
Takimi ynë i përjavshëm fillon tani. 30 minuta muzikë e përzgjedhur, pa ndërprerje. Nën kujdesin e squarepusher.



 

 
Neon Indian - Sleep Paralysist [2010]
Në 2009 u shfaqën në skenë një sërë artistësh muzikorë të cilët nisur nga nostalgjia e viteve 80’ (new wave) sjellin një muzikë plot me efekte dhe sintetizatorë duke simuluar njëkohësisht dhe tingullin prej kasete. 
 
Lykke Li – Get Some [2011]

Në tentativën e 3-të për të sjellë në vëmendjen tuaj albumin “Wounded Rhymes”, kënga që po dëgjoni ndryshe nga 2 të tjerat është më agresive, më e pisët, dhe jo tipike për Lykke Li. Pop i shkëlqyer!

Ladytron – Seventeen [2002]
Ladytron, një përzierje anëtarësh anglezë/bullgare, është një ndër shembujt më të mirë të muzikës “electro-clash”. Së fundmi kanë hedhur në treg “Best Of: 00-10” (fort i rekomanduar) ndërkohë që përgatiten të na sjellin dhe një album të ri.

The Flaming Lips – Do You Realize? [2002]
Gjatë 28 viteve të aktivitetit të tyre, The Flaming Lips i kanë provuar thuajse të gjitha dhe kanë krijuar një reputacion të pashkaterrueshëm si një ndër grupet më të rëndësishëm të muzikes rock (ana psikedelike). Duhet pak mund fillestar deri sa të mësohesh me orkestrimin e bollshëm dhe të cuditshëm si dhe ritmin e zvarritur krijuar si efekt i vokalit të shkujdesur/qëllimisht të stonuar të Wayne Coyne, megjithatë ia vlen. Sugjerojmë si hyrje albumin “The Soft Bulletin”, ndërsa më tej rruga gjendet lehtë.

Annie – Heartbeat [2004]
Tags: Annie; Norvegji; Bjonde; Pop with an edge;

Retrovizorja me Elina Duni – Dikush fatin rrotullon [2010]
Në 2010 Retrovizorja përfundon regjistrimin e albumit të shumëpritur në bashkëpunim me Elina Dunin me të cilën grupi ka bashkëpunuar dhe më parë.  Titulluar “I kaltër”, albumi përmban gjithsej 8 këngë dhe mund të shihet si vazhdimi i albumit “Lakuriq”, por në ndryshim me këtë të fundit duket sikur është gjetur një ekuilibër më i mirë mes zërit të Dunit dhe muzikës së Retrovizores.

Pere Ubu – Humor Me [1978]
Grupi Pere Ubu bën një muzikë që është një përzierje ç’orientuese e  “midwestern groove rock”, "found sound”, sintetizatorëve analogë, strukturës së këngës që mezi mbahet në këmbë dhe vokaleve të dallgëzuara. Kjo është një përzierje që ka mesmerizuar kritikët dhe fansat e muzikës për dekada të tëra.

TV On the Radio – You [2011]

Nga albumi i ri “Nine Types Of Light”.

Beach House – Gila [2008]
Muzika e Beach House është e ngadaltë, e thërrmuar dhe eterike. Dëgjoni kitarën në këtë këngë dhe do t’ju duket sikur jeni duke u shkrirë.

Roxy Music – More Than This [1982]
Shkeputur nga albumi “Avalon” i supergrupit te Brian Eno dhe Bryan Ferry.

The Weeknd – What You Need [2011]
Nga albumi i parë “House of Balloons” i grupit kanadez vjen përkufizimi i ri i muzikës r’n’b, Dëgjojeni, relaksohuni dhe mirë u dëgjofshim javën tjetër.

 

Në kopertinë: "cyanotype printed in silk fabric" © Eni Turkeshi Photography


20 Komente

square ke filluar te me frustrosh smiley. cdo jave ketu ka nga nje koncert me nje nga grupet qe ve ti (tv on the radio psh ne daten 14), pj eshte sot smiley, etj, etj, dmth robi duhet me pas nje jete tjeter dhe nje trashegimi te mire per t'ia pare hajrin muzikes.

PJ @ Connan O'Brien Apr 11th 8pm TBS all time zones.

e enjte sot? smiley

Tepke te njejten pyetje i bera vetes sa pashe temen smiley.  

squpu, do t'i degjoj pak me vone e te them smiley.   

edit

squpu, u kry, u degjun, u lavderun smiley.

Kesaj shtepie i mungon vetem nje gramafon i markes La voce del padrone. smiley

 

shume e bukur, rrjedh si nje album.

Niii...ce~~~!!! Shume thanx 2 [ ] --->>|

Retrovizorja... :::~~WOW!~~:::

Perfekt Roxy Music ne ate pike.

Smile

rrofshi te gjithe per komentet e kendshme! 

a ka mundesi te vesh ndonje kenge te hajrit heres tjeter? paksa te degjuar dhe jo detyrimisht komerciale? do ta dija shume per nder.

PS. mos ki frik nga house-i dhe nga rap-i i mire se ste gjen gje!

e degjova me gjithe qejf .flm smiley

I don't want a beast of burden

let's go home and draw the curtains

put some music on the radio

O come on baby, please...

I'll tell ya

You can

Put me out

On the streets,

Put me out

With no shoes on my feet,

But,

Put me out,

Put me out

Put me out

Of the misery!

Na kepute shpirtin me keto citimet. Zot shyqyr per muziken dhe te gjithe apostujt.

Time is on their side, ain't it? BoB(rec in 1997, Alb. "Some Girls&quotsmiley

That is,

1978

1981

1994

2002

2005

1978 rocks! po vreja se si ia ka ndryshu shqiptimin fjales "burden" nga "bërdën" ne "bauërdën" tek versioni i 94' e siper, sikur e llaston pak kengen, lol

 

ky kesaj radhe me pelqeu!(me sheme se te tjerat)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).