- Jam në leksion, - i shpjegoj jashtë derës së auditorit. - Nuk mund t'ju dëgjoj tani.
- Po unë kam tre orë rresht që ju telefonoj pa ndërprerë, - thotë e revoltuar dhe ankestare femra e televizionit. - Ndërsa tani më thoni se prapë duhet t'ju pres!?
- E kuptoj këmbënguljen tuaj, por unë kam 4 orë leksione rresht, ndaj duhet të prisni. Nuk kam ndonjë zgjidhje më të mirë në këto rrethana.
Pas orës së katërt ajo telefonoi përsëri:
- Po tani, mund të flasim?
- Po ju dëgjoj, ju lutem...
- Emisioni ynë quhet "Hapësirë meditative". Është një format i ri që zgjat një orë. Ky që po përgatisim është emisioni i tretë. E keni ndjekur?
- Me vjen keq... nuk kam mundur.
- Zakonisht, zgjedhim vila ose restorante me dekor atraktiv... për rastin tuaj, kemi menduar të dalim jashtë Tirane, në një vilë druri të stilizuar në frymë etnografike.
- Po, por unë...
- Mos e kini problem: do vijmë t'ju marrim dhe ju sjellim me makinë.
- Jo, s'e kam aty... Puna është se pasdite...
- Ju lutem zoti Tufa! Miku juaj që punon me grupin tonë na garantoi që...
Dua t'i shpjegoj që ime shoqe është jashtë shtetit dhe nuk kam me kë t'i lë fëmijët e vegjël. Por përmendja e mikut më shtrëngon të bëj kujdes. Më kujtohet, njëmend, ndonëse turbull ai mik i imi që është angazhuar në njëfarë emisioni. Refuzimi im mund ta vendosë në vështirësi.
- Mirë, mirë... - them duke e gëlltitur arsyen e vërtetë të pasditeve të mia, të zëna me fëmijët. - Në çfarë orë do të vini?
- Në gjashtë e gjysmë - shtatë. Të telefonojmë ne...
- Kur mendoni se mbarojmë?
- Nga nënta, nëntë e gjysma.
- Mirë, - them dhe mbyll telefonin.

Jam krejtësisht i acaruar pas bisedës. Me veten time. Bëj një përllogaritje se kush mund të më zëvendësojë. Nuk zhgënjehem që me shpresën e parë. Më ndihmon fati: një studente nga farefisi ynë e merr përsipër dadon, pa shumë të lutura. Por, ajme, ndeshjen e shumëpritur të futbollit nuk do ta shoh, pavarësisht se mund të kap, ndoshta, një pjesë të mirë të pjesës së dytë. Ata që e adhurojnë futbollin, e dinë mirë se ç'do të thotë të humbasësh një ndjeshje të rëndësishme të Barcelonës.

Kështu, në gjashtë e gjysmë të mbrëmjes udhëtojmë jashtë Tirane në autostradë. Lëmë autostradën dhe pas disa zig-zageve ndërmjet ngrehinash të stërmëdha e gjithë reklama pompoze - të gjitha të ngjashme me njëra tjetrën - ndalemi në dyert e njërës. Aty te portat e hekurta na pret drejtuesja e njohur e emisioneve, një fytyrë fort familjare për ekranin e atij televizioni që ka ndërruar emër tash së voni.
- Mos! - thotë ajo, sapo më sheh, duke më matë e çmatë me sy një copë herë, sikur të më kërkojë të më ngjisë një etiketë çmimi.
- Çfarë ka që nuk shkon? - them, duke kundruar veten për ndonjë gjë të dyshimtë.
- Duhej të vije me kostum... ndërsa kështu... si shumë sportiv... me xhinse... A ktheheni në shtëpi? Po, po. Kthehuni në shtëpi, - i bëzajti ajo shoferit - sa të veshë kostumin zotëria dhe...
- Kot e ke, - ia pres shkurt. - Po u ktheva, nuk vij më prapë.
- Po kështu nuk...
- S'kam ndërmend të humb më kohë... Unë nuk jam skllav i juaj, - them i fyer.
- Po nuk ma pranon etika e emisionit, më kuptoni drejt...
- Ashtu ë? Dëgjo mi goce: të kujtoheshe më parë për këtë dhe ta dish - të kam ardhur gjithë pishmanllëk, duke lënë punët e mia lëmsh. Tek e fundit, çfarë më jep ti për kohën dhe nervat që po humb me ty dhe emisionin tënd? Pse duhet të shqetësohem unë?
- Mirë, de mirë... jemi miq, mos u nxheh me mua! Hajde se do të sajojmë diçka, - thotë dhe më zgjat dorën miqësisht, si të dojë të më prijë në ndofarë parajse sekrete.

Kështu, hyjmë brenda oborrit dhe kalojmë kthesë pas kthesash në një ndërtesë aq të gjatë, sa duke ecur për minuta të tëra nëpër hanagarët e saj të pambarim, kam përshtypjen se do të dalim në Rinas. Më në fund ndalojmë para një ashensori, dalim në tarracë dhe vazhdojmë ecjen, derisa arrijmë në fund të perspektivës, aty ku mbaron tarraca dhe ngrihet një vilë dy-tre katëshe druri. Për një farë kohe u endëm rreth e rrotull asaj mrekullie të sajuar me të gjitha finesat stilistike e ekzotike të drurit. Hyjmë brenda dhe aty më ftohet mendja krejt: një përrallë e vërtetë. "E ka ndërtuar firma... për "imazh" - thotë miku im. Ndërkaq, janë pozicionuar kamerat brenda interierit ku do të zhvillohet biseda, sikundërse dhe karriget - kundruall - anash një oxhaku elegant, brenda të cilit digjeshin shijshëm dru të thata, si të vizatuara.

Ka kaluar gati një orë dhe regjistrimi i emisionit nuk po fillon. Shoh orën dhe alarmohem. Ka rrezik të mos shoh asnjë minutë nga loja e Barcelonës. Më në fund, m'i vënë kufjet dhe më ulin në karrige, por prapë, drejtuesja e njohur nuk ka ndërmend të fillojë. Shoh se është shumë e shqetësuar. Dyshimin që ka ia vërtetojnë kameramanët.
- Nuk mund të fillojmë, - thotë. - E di çke ti? Pse nuk del të pish një cigare jashtë? Do na duhet të presim nja njëzetë minuta të tjera.
- Pse?! - them i prishur në fytyrë.
- Po ja... gjithë tualeti im ka shkrirë në fytyrë dhe dukem skandal në kamera! Duhet të presim sa të digjet kjo barrë drush në oxhak.
- Çfarë thua?! - them. - Drutë mund të zgjasin dhe një orë...!
- S'kemi ç'bëjmë, - thotë thatë ajo.
- Pse s'kemi ç'bëjmë? Marrim një kovë ujë dhe e shuajmë!
- Nuk duhet! Zjarri në oxhak është një element i domosdoshëm për atmosferën e interierit.
Shfryj buzët në mëdyshje dhe dal. Pas meje vjen dhe ajo.
- Ja pra, erdha të të bëj shoqëri... Ma jep një cigare, - thotë dhe fut vetë gishtërinjtë nervozë në paketë. Ia ndez.

Që në shtëllungën e parë të tymit, që e shfryn përpjetë duke tundur baluket, thërret befas gjithë ngazëllim:
- Stop! E gjeta! - dhe me gisht bën gjest që ta pres një sekondë. Vrapon në hyrje dhe thërret me zë të lartë mikun tim që ka në staf. Ai vjen aty, menjëherë. Na mat të dyve me sy, herë njërin, herë tjetrin, mandej thotë: "Shkëlqyeshëm!". Fill pas këtij mejtimi, flak bishtin e cigares dhe bën me gjest ta ndjekim brenda. Sapo hyjmë, i jep urdhër mikut tim:
- Ti, hiqe këtë jelekun e zi dhe jepja Agronit... Ndërsa Agroni heq pulovrën... Përftohet shumë bukur: me xhinse, këmishë e jelek - tamam familjaritet shtëpiak. Kështu e eleminojmë domosdoshmërinë e kostumit.
S'na mbetet tjetër. Prishaqefas hyjmë në banjën e vilës prej druri dhe këmbejmë rrobat. Më në fund ulemi dhe, lavdi Zotit, biseda fillon. E do të kishim mbaruar shpejt, sikur...
- Stop. Stop. Stop! Çfarë ka more Keli? - i drejtohet ajo njërit prej djemve që po xhirojnë.
- Nuk ka zë zotëria! - shpall ai. - Nuk i funksionon mikrofoni më duket...
- Nga cila pyetje t'ia rifillojmë? Gjeje dhe na thuaj!
Heshtje. Mandej kërkesa për prova zëri. Një-dy-tre...
- Ta kishit bërë që në fillim këtë provë, jo tani pas gjysmë ore bisedë! - them i nevrikosur.
- Hë more Keli, ku t'ia fillojmë...?
- Eeee... Fatkeqësisht... që nga fillimi!
Drejtuesja prek faqet me dorë për të kontrolluar lagështirën e kozmetikës së saj. Shfryn, duke parë gjoja me keqardhje nga ana ime dhe hap pafajësisht pëllëmbët në drejtime të përkundërta, sikur don të thotë: "Epo ç't'i bësh? I ka zanati këto tani...".
Rifillon gjithçka nga e para. Mundohem të përgjigjem sa më thatë e sa më shkurt. Jo si herën e parë. Stopohen kamerat. Drejtuesja më thotë:
- Shtjelloji ca më shumë përgjigjet, jo aq lakonike...
- Pse? - them.
- Sepse po vazhdove kështu, numri i pyetjeve që kam përgatitur unë mbaron dhe...
- Aha...! E kuptova, - them.
Rifillojmë. Për fat të mirë nuk ka ndërprerje të tjera dhe mbarojmë.
Ndez celularin: ora - nëntë e gjysmë. Tentoj të ngrihem, por drejtuesja e emisionit kërkon të qëndroj.
- Dy - tre minuta, - thotë, - sa të japim përshtypjen sikur po bisedojmë gjallërisht... Për imazh... - Fillo, - i jep urdhër kameramanit.
Më drejton pyetjen e fillimit dhe unë përgjigjem, sikur po përqesh veten time. Dhe më në fund ngrihemi. Ndërrojmë rrobat me mikun tim. Përjashta ka një stuhi të vërtetë shiu. Natë. Ngarend të kap grupin përpara meje, që të mos humb nëpër labirintet kafkiane të hangarëve... Derisa dalim jashtë, tek porta e madhe prej hekuri. Aty të gjithë rrasen me vrap në makinë. I vetmi që mbetem jashtë, pa çadër, pa makinë, jam unë. Vrapoj tek makina që sapo vihet në lëvizje. Trokas me grushta në xham. Ulet xhami i derës. Fus kokën brenda.
- Si po shkoni kështu...!? Po mua, ku po më lini!?
- Pse s'ke makinë ti?! - thërret e çmeritur nga sedilja e pasme drejtuesja e emisionit.
- Ju më morët, pse bëni sikur s'e dini?
- Uaaaa...! Këtu nuk ka më vend... Shoferi që ju solli ka ikur... O çuna... O Keli! Kush nga ju ulet? Duhet ta çojmë zotërinë në shtëpi, ore.
Asnjëri nuk lëviz. Secili ngutet të shpjegohet se e presin me urgjencë. Shoferi me drita të ndezura pret të marrë urdhër.
- Po thërras shoferin që ju solli zotëri, - shkoni e prisni në strehë se po qulleni, - thotë zonja e emisionit dhe sakaq nxjerr celularin dhe kërkon numrin, më gjasë, të shoferit. Aq do dhe shoferi i makinës së tyre:
- Hiqe pak kokën shoku, - më drejtohet me një ton familjar. Sapo heq kokën unë, ngrihet xhami dhe njëkohësisht makina niset.

...Ja, kështu, fillikat në mes të errësirës dhe shiut, qëndroj me nofulla të shtrënguara dhe nuk më besohet. Po nuk është ndonjë qejf i madh të rrish në shi, andaj vrapoj drejt strehëve me besim të plotë tek drejtuesja e emisionit, se gjithsesi, ajo mund ta dërgojë shoferin të më marrë... Gjithsesi... Autostrada është larg dhe në këtë shi nuk ia vlen.
Shoh orën në celular: 22.00. Tani dhe Barcelona ka mbaruar ndeshjen. Dhe një idhnim i errët, një hon idhnimi i pafund më përfshin, më djeg në kraharor, ndërsa e kundroj veten anash, në shmang, sikur të isha një person tjetër, të cilin e kam këshilluar qindra herë, por ajme!... Nuk është se i mbushet rradakja... Dhe i them: "Ah, sa mirë ta bënë...!"  

24 Komente

 Eh mer Gon, kur duan te tallin tr*** me ty. Po mire ta bene, se do me u bo protogonist ti..... Ti thoshe qe ne fillim s'du, dhe mbyllej kjo pune. Po me siguri ai miku yt, do te ishte ndonje i madh i Partise.....

Megjithate artistikisht i arrire. Sidomos skenat e ankthit dhe te pritjes. Edhe mua, pritja me torturon, bile me nervozon. Me pelqeu.

(Po thashe qe te merresha me pare me autorin, se e kam qef, pastaj me shkrimin.)

Just time consuming in all accounts.

Shume i bukur, e me sa duket edhe real.

Eh more Tufa, po si shkruajte gjithe kete çarçaf e nuk na the ça emisioni eshte, ta dime te pakten kur ta shikojme.

Por me duket se ke te drejte, ne momentin qe pranon te merresh me keta njerez s'ke ku leviz me, duhet tu bindesh rregullave te tyre. Hajt se edhe Barça fitoi me Shaktarin, fitoi edhe sonte 3-1. Ngushellohu.

oh s'e mbarova dot (av, mbase me thua perse ishte fjala) ama arrita deri tek fjala interier edhe sec mu kujtua.

maybe it's just me, but i kinda felt like the author of the last 3 lines (the best part of the story, by the way)

 something between the "self-pitty" and " do you know who I am" smiley

 

 Prekes!

Me qe ra llafi, kush eshte tema dhe ideja qendrore e ketij tregimi? Apo "ti ke televizor, por edhe une kam gazete"?

 

smiley

Po mos me bo me e lexu, sa nijet te keq ke, i fut naj rruspe kshu dhe te bo kurioz smiley

mos harro edhe heroin pozitiv, tabanin popullor dhe internacionalizmin proletar, ja ku u bene pese pikat e realizmit te mallkuar socialist.

Po mire ky Tufa pse i shko kaq nga mbrapa ketyre gazetareve, se edhe ja ka qefi edhe i kritiko!

__

Ky muhabet ndoshta ka lidhje me nje si kjo barslleta:

 Vajza vejen me vones ne pune, dhe drejtori i kerkon llogari; Pse erdhe me vones moj vajze, ka 20 minuta qe ka filuar puna,..vajza uli koken dhe u pergjigj; mmmm..me ndiqte nje djal nga mbrapa,shoku drejtr,..po mire ,tha drejtori, ti duhet te nxitohje me kete rast, duhet te vije me shpejt,...eh, mor drejtor, po ai djali me ndiqte me ngadaaaal!!

 

po ky pse nuk i tha : kujt i bo kshu ti mi, po te shkul antenen te shkul.

Tregim i bukur dhe do ishte dhe më i bukur po mos të ishte gjoja autobiografik pa emra të tjerë reale .

 janë pozicionuar kamerat brenda interierit 

Mirë ai tjetri që gjoja e përdorte interierin si gjoja term teknik të arqiteturës (që s'është hiç e vërtetë ; si të thonim se implementim është term teknik i drejtsisë apo politikës ). Po ky ç'ka me interierin ku e ka gjet dhe ç'kuptim ka brenda brendësisë apo hapsirës së mbrenshme . Në vend ta pasurojë gjuhën si i shkronjave dhe pedagok që është, i dhjet "interierin". Haramsës !

Per mua eshte surreale .ne realitet nuk mund te ndodhe keshtu.Kushdo qe thirret ne emision ka honorarin e vet te shkoqitur mire e bukur ne kontrate apo mikrokontrateku normalisht duhet te specifikohet roli ,aresyeja per se eshet thirrur,çfare do te diskutohet.Koha ne dispozicion,trasporti,paret.Penalet ne rast se nga te dy palet nuk respektohet ç'eshte thene?Nuku...?Nuk punohet keshtu ne Shqiperi ende?

mos e ka tregim nga ditet tona ore, e na beri te gjitheve peshq.

e pergjithshmja ishte e lexueshme.kaq;

 I ka rene nje cike gjate, por ky duhete te jete modeli se si duhet trajtuar ky pacavure ne studio televizive.

Une te isha si ai shoferi qe i ka mbyll xhamin do e kisha peshty ne surrat smiley e do i thoja : shko merr legen e hip te autobuzi  i City Parkut e leni llafet, do dhe makine ti morrmadh ! smiley

Gabimi i Tufes, eshte se duke meduar se prezenca e tij ne tv, i jep kenaqesi dikujt, sakrifikon kenaqesin e vet, ndeshjen e futbollit.

Kete analize mund ta bej ndonje espert i fushes, si eshte raporti kenaqesi e jotja = kenaqesi e tjetrit.

Edhe une se pashe ndeshjen, sepse isha ne feste ku u laurua vellai , kenaqesia qe ky u laurua, ishte me  e madhe se ndeshja e sportit.

Tufa ka menduar te jape e te marre kenaqesi, po si thote nje fjale e urte popullore, dy kenaqesi nen sqetull nuk mbahen.

tregimi eshte i gjalle, cilesor, por nuk e di pse mban pak era tangerllek. Pse nuk ja ka vu titullin, pordha e modhe me mire...

Nuk e di per cfare emisioni e per ke drejtuese behet fjale, por ne fund te leximit hyra aq shume brenda situates te cilen pershkruan autori saqe me erdhi natyrshem nje shprehje dufi e tipit: Cfare kurve kjo drejtuesja e emisionit!!! Cfare lavire!!! Cfare bundre!!! Cfare prostitute 2 lekeshe!!!

 Moooos!!!!!!!!! JO, kaq ashper se nuk boni ndonje gjo te modhe, thjesht i ka ul pak oprdhet atij Tufes.....

Nuk e njof Tufen, por nga sa pershkruan ne shkrim nuk me duket pordhac.

Por edhe pordhac te ishte, nuk me duket se drejtuesja eshte sjellur ne ate menyre per t'i ulur pordhet.

Thjesht... drejtuesja eshte nje bunder arrogante dhe e paedukate.

Uroj qe ta perdhunoje nje kope qensh rrugesh!!!

 Moooossss, edhe me keq akoma, ore, qe Tufa eshte por...as, kjo nuk vihet ne dyshim, qe ai eshte dhe pak megalloman, edhe kjo nuk diskutohet, qe eshte dhe lepires... ashtu si e thua ti kete fjale, edhe ajo nuk diskutohet fare, por qe ta vesh ate gocen ne turren e druve, nuk me duket e drejte. Korigjoje pak ate kopene, pse nuk e personalizon pak ate ...........lol

ps

Pastaj, komento shkrimin, jo autorin....

Tashi nga shkrimi perceptohet nje lloj snobizmi i lehte qe fundja mund t'i falet nje profesori universiteti.

Ajo qe nuk falet eshte menyra se si nje drejtuese emisioni ka trajtuar te ftuarin e saj.

Perseris se nuk e di se per ke drejtuese behet fjale.

 

 eshte shkrim pa asnje mesazh, se nuk mund te quash mesazh sjelljen e drejtueses se emisionit. Ose ndryshe, duket sikur Tufa ka dash te thote, hajt mos me cani koken injorante televizioni. Un jam tip, qe paraqitem ne emision me veshje casual dhe nuk caj koke fare. Un jam koke e madhe, ju ma keni nevojen, jo un juve...

90 perqind e femrave qe kane nje pozicion drejtues kane ate sjellje. Jane me se te zakonshme. Ne kete aspekt nuk sjell asnje risi, pervec se ka nje efekt komercial si element, pasi shfrytezon misogjinine e natyrshme te lexuesit mashkull..

He mo se keshtu jane gjithe keto cafkat e televizionit.

Ne Shqiperi s'mbeti kuc e mac pa hap televizione, radio, gazeta e revista.

Ka shume media, por ka pak profesioniste.

Ky mendoj se eshte mesazhi i shkrimit.

 Nuk e di, per reportazh, skice, tregim  a per "muhabet"  e ka bere lodhjen autori i ketyre radheve? Keto ishin pyetjet  qe i bera vehtes tek sa nisa te lexoja, tre paragrafet  e pare.Por kur u vara me poshte akoma, mora vesh mire se Z.Tufa, i lodhur neper tere  ato kthesa, na  ben me dije,  qe familjarisht, çoç eshte ne kete m..sihane shoqeri.

  Do ishte me e mire  molloisja, ne se do te  na e kishte kerryer  merakun, se me ke e pati lene qenushin e rraces pekineze, kur u tregua aqe xhyrmet me kohen qe i dhuroi, asaj  ferfeluckes te televizionit.

 Shoqeri  me halle te kesaj sere eshte  jona, pse qysh me ndryshe ?

Prijne me ide intelektualet, nga radhet e profesorateve.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).