Reforma e sigurimeve shoqërore, apo e pensioneve siç njihet rëndom, është kthyer në një nga faktorët kryesorë që shenjon fatin e ekonomisë së një vendi, qoftë ky i zhvilluar apo në zhvillim. Për shumë vende është një bumerang i trashëguar nga principet humane të solidaritetit social, frymëzuar nga Prusia e Bismarkut por problematike në një botë që ka ndryshuar drastikisht këto dy shekujt e fundit dhe që thuajse dyfishohet çdo shekull, ndërkohë që edhe jetëgjatësia njeh ritme të përafërta. Shumica e vendeve kanë një problem të vërtetë me përballimin e kostove sociale dhe politike që shoqëron një nga sektorët më jetikë dhe që prek direkt jetën e njerëzve, përsa i përket planifikimit të përgjithshëm dhe progresit shoqëror. Por si paraqitet situata në vende të ndryshme? Cilat mund të jenë rrugëzgjidhjet? Dhe ku gjendet Shqipëria në këtë kaledoiskop?       

Në SHBA për shembull, afrimi i moshës së pensionit për ‘baby boomers’, brezit të pasluftës së dytë botërore që ishte më fertili përsa i përket lindjeve, është konsideruar jo rrallëherë si një ‘bombë me sahat’ që kërkon një trajtim afatgjatë dhe vizionar nga ana e klasës politike atje. Jo vetëm një pjesë e madhe e popullsisë do dalë menjëherë në pension, duke shtuar barrën fiskale mbi popullsinë aktive, por edhe jetëgjatësia është rritur ndjeshëm, çka e komplikon akoma më shumë problemin. Siç përmend Alan Greenspan, në librin e tij ‘Epoka e Trazirave’ “në vitin 1950, një 65-vjeçar amerikan mund të shpresonte të jetonte mesatarisht deri në moshën 78 vjeç, kurse sot mund të shpresojë të jetojë deri në 82 vjeç.” Nëse vazhdohet me këtë ritëm, ai parashikon se në jetëgjatësia mesatare e burrave deri në 2030-ën shkon te 83 vjeç, ndërsa e grave deri në 84 vjeç. Greenspan me të drejtë thekson se që të përballohet me sukses ky problem madhor dhe i ndjeshëm në vitet që vijnë dy janë rrugët: ose rritja e tatimit mbi pagën, ose ulje e menjëhershme e kompensimeve deri në masë 13%, ose të dyja. Vend për demagogji ka pak dhe realiteti nuk është aspak rozë edhe për ekonominë më të madhe të botës.

Marrë në vija të përgjithshme, Kombet e Bashkuara parashikojnë që pjesa e popullsisë që jeton sot në vendet e zhvilluara do të bjerë në 15.2% në vitin 2030 nga 18.3 përqind që është sot. Ndërsa, përqindja e njerëzve 65 vjeç e lart do të jetë shumë më tepër se 23% e popullsisë me moshë madhore, krahasuar me 16% që është sot. Në vende si Kina, për shkak të politikave të caktuara (si psh ‘një fëmijë për familje’) kjo shifër është shumë më e lartë.

Ndërkohë, vendet e OECD-së e kishin mesataren 63 vjeç në vitin 2010, ndërkohë që vende të caktuara e kanë mjaft më lartë, si fjala bie SHBA-ja 67 dhe Britania e Madhe 68. Nga ana tjetër kemi Françë dhe Belgjikë që e kanë te 60 vjeç dhe po ashtu kanë orët më të shkurtra javore për punonjësit, me javë pune që shkon te 37 orë mesatarisht. Normalisht këto të fundit janë mjaft defiçitare në këtë drejtim dhe nuk ndodh rrallë të dëgjohet shprehja ‘Evropë e plakur’. Ndërkohë që SHBA-ja, Britania e Madhe apo Kanadaja e kanë zgjidhur pjesërisht problemin e defiçitit të sigurimeve shoqërore, nëpërmjet legalizimit të përvitshëm të emigrantëve, pra përthithjes së forçës punëtore në ekonomi, vende si Franca, Belgjika, Spanja e me rradhë, janë treguar mjaft më të mefshta në këtë drejtim duke lënë spiralen e subvencioneve shtetërore për këtë ‘vrimë të zezë’ të buxhetit të thellohet nga viti në vit. Mjaft të kihet parasysh rasti grek, ku një nga arsyet kryesore të krizës financiare ishin edhe pensionet e parakohshme dhe bujare që thellonin defiçitin buxhetor.

Një nga reformat më të suksesshme që është ndërmarrë në fushën e pensioneve është paradoksalisht nën rregjimin diktatorial të Pinoçetit në Kili, ku arkitekt dhe frymëzues ishte ekonomisti me famë botërore i Çikagos, Milton Freedman. Ndërsa ekzekutues, disa studentë të tij të çilët morën përsipër kryerjen e reformës nën bekimin e juntës ushtarake e cila me një gur vriste dy zogj: edhe rikuperonte pikë të humbura në një popull të frikësuar, të varfër dhe të frustruar, por edhe mbyllte një nga vrimat e zeza që thithte para pa pushim nga buxheti i shtetit. Brenda një kohe të shkurtër, më tepër se 80 përqind e sigurimeve shoqërore ishin privatizuar, ndërkohë që edhe rentabiliteti dhe besueshmëria ishin përmisuar ndjeshëm.

Por si paraqitet gjendja në Shqipëri? Vendi ynë paraqitet mjaft keq në këtë sektor, ku në kushtet e një ekonomie ende informale, me papunësinë mjaft më të lartë se ajo që japin shifrat zyrtare, ku llogariten si të vet-punësuar ata në fshat. Por edhe duke iu referuar shifrave zyrtare, i bie që të jetë raporti 1 i punësuar për çdo 2 pensionistë, ndërkohë që të funksionojë sistemi duhet të jenë së paku 4 të punësuar për çdo pensionistë. Çdokush mund ta bëj vetë llogarinë, por mjafton të përmendim faktin që çdo vit shteti shqiptar paguan qindra milionë euro për të subvencionuar humbjet në këtë sektor. Vitin e fundit, duke iu referuar shifrave që janë dhënë në shtyp, shkonte deri në 360 milionë euro dhe me rritjen e planifikuar të rrogave dhe pensioneve, përveç presionit inflacionit, rrezik tjetër i madh, është thellimi i deficitit buxhetor, e kritikuar kjo vençarisht nga organizatat ndërkombëtare (FMN dhe BB). Akoma më e rëndësishme është që opsionet financiarë dhe diversifikimi i portofolit vetjak të investimeve nuk paraqitet si alternativë për pjesën më të madhe të shqiptarëve të çilët duke ndjekur edhe një traditë të fortë etatiste, i kanë besuar dhe vazhdojnë t`i besojnë verbërisht shtetit, një shteti përherë e më tepër pa takat për të mbajtur shumë kunguj nën një sqetull. Vetëm duke u bazuar në praktikat më të mira të vendeve që janë marrë suksesshëm me këtë punë dhe i kanë dhënë zgjidhje njërit prej problemeve më themelorë që ka të bëjë me sigurinë dhe mirëqënien e qytetarëve, mundet të ecet para, duke i mbajtur këta të fundit vazhdimisht të informuar në lidhje me alternativat politike dhe politikat publike që synojnë të adresojnë këto probleme.

20 Komente

Një nga reformat më të suksesshme që është ndërmarrë në fushën e pensioneve është paradoksalisht nën rregjimin diktatorial të Pinoçetit në Kili, ku arkitekt dhe frymëzues ishte ekonomisti me famë botërore i Çikagos, Milton Freedman. Ndërsa ekzekutues, disa studentë të tij të cilët morën përsipër kryerjen e reformës nën bekimin e juntës ushtarake e cila me një gur vriste dy zogj: edhe rikuperonte pikë të humbura në një popull të frikësuar, të varfër dhe të frustruar, por edhe mbyllte një nga vrimat e zeza që thithte para pa pushim nga buxheti i shtetit. Brenda një kohe të shkurtër, më tepër se 80 përqind e sigurimeve shoqërore ishin privatizuar, ndërkohë që edhe rentabiliteti dhe besueshmëria ishin përmisuar ndjeshëm.

Te qeshesh apo te qash, eshte ceshtja.  

Thagme. 

Te qeshesh apo te qash, eshte ceshtja. 

 Do ishte interesant te degjonim kunderargumentin profesional...

 Ehuuuu, ne duhet te shajme Ramen e Berishen. Ku ka kohe ne Shqiperi per keshtu muhabetesh. 

Kryesisht fale reformes se pensioneve ne Kili (por jo vetem), u arrit te permisohej aq ndjeshem kuadri makroekonomik i vendit dhe te sigurohej rritja e qendrueshme ekonomike, sa Kili perballoi nje nga termetet me te fuqishem para pak vitesh (9.5 Rihter) dhe ja doli ta perballonte vete situaten, pra pa kerkuar ndihme ekonomike nga jashte. Per me teper nuk kishte borxh te jashtem. Vlen te theksohet qe shkrimi s`ka per motiv te bej apologji te nje diktature fashiste, si ajo e Pinocetit, por te vere theksin se vetem nje reforme e dhimbshme, reale dhe e detyrueshme, large demagogjise se populizmit ekonomik qe perdoret shpesh per efekte elektorale, mund t`i japi drejtim nje sektori qe prek jeten e te gjitheve ne.

Vlen te theksohet qe shkrimi s`ka per motiv te bej apologji te nje diktature fashiste, si ajo e Pinocetit, por te vere theksin se vetem nje reforme e dhimbshme, reale dhe e detyrueshme, large demagogjise se populizmit ekonomik qe perdoret shpesh per efekte elektorale, mund t`i japi drejtim nje sektori qe prek jeten e te gjitheve ne. 

C'efekte elektorale?  C'hyjne zgjedhjet ketu?

Per diktaturen fashiste te Pinochet s'te kerkon njeri te besh apologji, ose une jo te pakten, se kur s'e ka bere US akoma, c'kusur ka populli i thjesht? 

Por qe te sillet si etalon i suksesshem perdhunimi ekonomik i Kilit nga Friedman & Co Inc. eshte ... eshte thagme (ne mungese te ndonje fjale tjeter.)

PS: Po termeti c'hyn?

E dashur Monda, rasti i Kilit referohet shume ne literature se paku si pozitiv persa i perket reformes ekonomike ne krahasim me c`trashegoi nga Allende. Dhe celesi i reformes per mendimin e shume ekonomisteve ishte pikerisht reforma e pensioneve, pra privatizimi i tyre. Nuk hyra me detaje se si dhe qysh u be ky privatizim, dhe nuk eshte e thene qe te jete forma me e mire e mundshme per rastet ne tranzicion si ky i yni, por qe te thuash se Kili 'u perdhunua ekonomikisht' nga Freedman & Co me duket e tepert.

P.S. Termeti hyn ketu, se nese per Haitin nderyri gjithe bota te conte ndihma humanitare dhe ndihme ekonomike pasi kollapsoi komplet, Kili aty afer, ndonese perballoi termet me te fuqishem, ia doli mbane me forcat e veta, fale edhe asaj ekspertize te Fridmanit me shoke

Ndersa zgjedhjet hyne ketu, se ne prag fushatash elektorale, gjithe politikanet demagoge gjeja e pare qe bejne eshte premtimi per rritje rrogash dhe vencarisht pensionesh. Ketu hyjme natyrisht edhe ne, pavaresisht se kush ka qeverisur

Ketu biem dakort per demagogjine e fushatave.  Por meqe ka plot tema te tjera per zgjedhjet lokale ne Shqiperi, do me dukej me interesante diskutimi mbi "reformat e pensioneve". 

I dashur Ikarus, nuk e di ciles literature i referohesh ti.  Ben shume vaki i referohemi literaturave te ndryshme.

Po a s'me thua, po ai Pinochet qe privatizoi pensionet (nen tutelen "keshilluese" te Friedman Inc. ) , cfare beri ne 1982 kur falimentuan skemat private?

PS: Aha, po mire, po "kodi i ndertimit" te Kilit, nje kod teper strikt, ishte aprovuar ne 1972, nga Allende, ai presidenti qe u hoq qafe qe te vinte Pinochet.  Friedman s'kishte fare te bente me kodin e ndertimit, per te mos thene qe keto kodet me urdher shteti s'i kishte hic po hic fare qejf, se i shikonte si nderhyrje te shtetit ne "Tregun e Lire."

Po a s'me thua, po ai Pinochet qe privatizoi pensionet (nen tutelen "keshilluese" te Friedman Inc. ) , cfare beri ne 1982 kur falimentuan skemat private?

Me shume shpjegime do ndihmonin qe t'a kuptonim dhe ne te tjeret. Une vete s'e kisha degjuar ndonjehere kete falimentimin ne vitin 1982, nje vit pas venjes ne pune.

Nje studim i gjendjes ne Shqiperi do te ishte me i mirepritur. Shqiperia ka nje moshe mesatare shume te ulet. Kili eshte nje vend me specifika te tjera, por qe sigurisht pa rrejtur mendja njeri se ka zgjidhur gje kur ka gheto te varfrish dhe favelash qe bubrrojne ne ate vend edhe per shkak te atyre reformave..

Ende ka qe besojne tek shkolla e chicagos se fridmanit.

 

Ende ka qe besojne tek shkolla e chicagos se fridmanit.

Varet cfare lexon e si e kupton.

Ne fakt shkrimi nuk qe per Kilin dhe as pretendoj te jem ekspert i historise se tij, por per trendin demografik dhe lidhjen organike me sigurimet shoqerore ne disa vende te botes, duke marre shembuj te ndryshem. Paragrafi per Kilin ishte thjesht ilustrues dhe qe lidhet me permisimin e eficenses se tij ekonomike duke u bazuar gjegjesisht te reforma e pensioneve

Dhe e dyta, shkrimi rreket te trajtoje si paraqitet ne menyre skematike Shqiperia ku ky problem nuk pasqyrohet thuajse asnjehere ne debatin publik, nderkohe qe nga shume ekonomiste konsiderohet si 'bombe me sahat' (kuptohet jashte Shqiperie).

 Po mire mo mire, po ke bere nje ilustrim sa per sy e faqe..

Per pasqyrimin ne shqiperi ky problem duhet shtruar, por jo ne ate sens qe e shtron ti...

Shteti shqiptar eshte nje pordhe e madhe sot per sot dhe nuk shtron dot asgje..

Ne fakt tema eshte vertete e rendesishme.  Ne Shqiperi bile situata eshte katastrofike.  Por eshte nje gje te analizosh trendet globale dhe tjeter gje kjo:

Vetëm duke u bazuar në praktikat më të mira të vendeve që janë marrë suksesshëm me këtë punë dhe i kanë dhënë zgjidhje njërit prej problemeve më themelorë që ka të bëjë me sigurinë dhe mirëqënien e qytetarëve, mundet të ecet para, duke i mbajtur këta të fundit vazhdimisht të informuar në lidhje me alternativat politike dhe politikat publike që synojnë të adresojnë këto probleme.

Praktika e Kilit pra, as qe mund te merret per shembull.  Paragrafi ilustrues bile nuk qendron, ose mund te trajtohet si "Vetem duke mos u bazuar ne praktika si Kili ne epoken e erret te Friedman..."

Monda, per cfare perdhunimi Friedman e ke fjalen? Se nga c'kam lexuar une, nga 1985-1996, per shkakt te politikave te propozuara nga "Djemte e Cikagos", te ardhurat e verteta per person ne Kili jane rritur cdo vit mesatarisht 5%, qe eshte shume me lart se vendet e tjera te Amerikes Latine. Sigurisht nuk ka gje perfekte, dhe hendeku ndermjet shtreses se larte dhe asaj te ulet eshte rritur - por jo se eshte varferuar e ulta por eshte pasuruar e larta me ritme me te shpejta. Hendeku ka ndodhur pergjithsishte ngaqe qeverite nuk kane investuar sa c'duhet ne edukim apo sherbime te tjera per te varferit. Djemte e Cikagos nuk propozuan plan social per te bere te gjithe te lumtur e te pasur, por per te permiresuar ekonomine ne pergjithesi - gje qe e u be. Kili ka vite qe njihet si "Tigri i Amerikes Latine".

gjembi, ashtu sic e lame dhe me ikarus, ben shum vaki qe nuk lexojme te njejtet autore, pra nuk kemi te njejtat referenca. 

Por meqe tema nuk eshte tamam per Kilin do shkruaja shkurt qe "Mrekullia e Kilit" nen kujdesin e "djemve" eshte mit.  Periudhes qe i referohesh ti, 85-96, i perkon nje periudhe kur kishte mbaruar faza "hard-core Friedman bs".  Mbas krizes ekonomike ne fillim te viteve 80-t, krize kjo qe perfshiu te gjithe Ameriken Latine, por me keq Kilin, ne fakt Pinochet ndermori disa reforma te tjera, le te themi me "sociale" si nacionalizmi i disa industrive,  rroga minimale (qe ishte hequr me perpara) etj etj.  E megjithate, indeksi i pabarazise se te ardhurave ka qene nje nga problemet me te renda per Kilin.

Edhe dicka tjeter, nje nga shtyllat kryesore te ekonomise se Kilit, Bakri, i shpetoi privatizimit te Friedman.  Industria e Bakrit ishte e nacionalizuar ne te gjithe periudhen qe perflitet si la-la-land e tregut te lire. 

Per ta lidhur pakez fare me temen, edhe njehere, kopjim modelesh ne hava nuk duhet te kete. Por meqe KM-ja ka deklaruar qe do privatizoje cdo gje ne ekonomine shqiptare, me kuc e mac, ben vaki dhe ky t'i referohet "dhe mirikell ov kili".  

Qysh ne fillim mua personalisht artikulli mu duk i mire dhe une falenderoj autorin se mesova shume gjera prej tij. Desha te them qe ne fillim se nuk marr vesh nga pensionet por m.q.s. jam ne prag te tij ( 64 vjec ) desha te them disa gjera se si veprohet ne Zvicer dhe Gjermani. Nuk pretendj se i kam te dhana te sakta se burimi i tyre jane vetem gazetat dhe TV.

Ne Zvicer. Edhe ketu eshte shume i madh problemei demografik ne kuptimin qe nuk kane shume lindje ( shoqeria eshte plakur )dhe qe njerezit jetojne shume me gjate.Ketu egzistojne tre kollona per pensionet.

Kollona e pare quhet pensioni i pleqerise dhe njerezve qe le pas ( ne kuptimin e bashkeshortit dhe femijeve ). Kjo kollone financohet keshtu : Per njerezit qe punojne 5,5 % e rroges jepet nga i punesuari plus 5,5 % te rroges jepet nga punedhenesi dhe shkon ne arken e kollones se pare. Kjo gje behet deri ne moshen 65 vjec per burrat dhe 64 vjec per grate. Kur te dalesh ne  pension atehere ne baze te nje tabelle te caktuar dhe ne funksion te kohes ( viteve ) qe ke paguar dhe shumes totale te lekeve qe ke derdhur ( 5,5 % ti dhe 5,5% punedhenesi ) te caktojne se sa leke do marresh nga kollona e pare. Kuptohet qe edhe ketu ke nje shum minimale dhe maksimale. Shumen minimale e merr vetem ne se ke paguar regullisht deri ne 65 vjec. Per momentin shuma minimale eshte 1.360 franga zvicerjane ne muaj.

Kollona e dyte quhet arka e pensionit. Ketu duhet t'ju kerkoj te falur se nuk e di mire. Por di qe reth 9% te rroges ( 4,5 % punedhenesi dhe 4,5% punemarresi ) futet ne arken e kollones se dyte.Kur del ne pension ( 65 vjec ) atehere nga shuma e lekeve qe ke mbledhur ne kollonen e dyte do marresh per cdo vit deri sa te vdesesh perqindjen prej 6% te lekeve qe ke mbledhur.

Harrova t'ju them se kollona e pare dhe e dyte jane te detyrueshme. Sic thashe edhe me lart pervec ketyre kollonave, kemi edhe kollonen e trete e cila nuk eshte e detyrueshme. Ne kete kollone, ne se ti ke deshire mund te paguash deri ne 6.700 franga zvicerjane ne vit ( kjo shume te hiqet nga detyrimet fiskale ). Kur del ne pension nga shuma totale te jepet nje % e caktuar dhe ketyre lekeve ju shtohen lekete qe merr nga kollona e pare dhe e dyte. Di tju them se kufiri i varferise per nje person ne Zvicer eshte 2.400 franga ne muaj. Asistenca per nje person ( kur nuk ke te ardhura te tjere) eshte 1.200 franga ne dore dhe shteti te paguan qirane e shtepise dhe arken e te semurit, bileten e trenit, dhe gjera te tjera te vogla qe te them te drejten nuk i di.

Ne Gjermani, kam informacjon me te paket dhe jo te sakte. Me sa di une gjermanet per momentin kane vetem nje kollone per pensionet. Kohet e fundit kane futur edhe gjermanet kollonen e trete, te pa detyrueshme, ku cdo njeri mund te fusi ne nje arke te caktura sa leke te doje dhe kur del ne pension merr nje perqindje te caktuar nga kjo arke ( pervec lekeve te kollones se pare qe thash me siper).

Di vetem tju them se para tre vjetesh kur ishin ne qeveri partia socjaliste dhe kristian demokratet ministri socjalist i punes  Munteferin  beri ligjin ne parlament sipas te cilit ( sipas nje shkalle te caktuar qe une nuk e di ) duke filluar nga viti 2012 gjermanet do dalin ne pension ne moshen 70 vjecare.

Edhe ne Zvicer perfaqesues te ndryshem te partive thoshin aty ketu se edhe Zvicra duhet te beje ligjin per te dale  ne pension ne moshen 70 vjecare. Duke patur parasysh se vitin 2012 ne Zvicer do behen zgjedhje tani asnje parti nuk flet per kete. Jam pothuaj se i bindur se pas zgjedhjeve do fillojne edhe ne Zvicer diskutimet per daljen ne pension ne moshen 70 vjec.

Desha te shtoj ketu se ne Zvicer duke patur  parasysh se nuk kane lindje femijesh po diskutohet shume per mundesine qe ne te ardhmen te marrin nga Europa lindore çifte te rinj njerezish me shkolla te larta qe te vine dhe krijojne familje ne Zvicer ( kuptohet qe te lindin femije ketu, kuptohet qe kete nuk e thone direkt ).

Disa dite me pare lexova disa mendime te ish ministrit te jashtem te Gjermanise Joshka Fisher. Midis te tjerave ai thoshte :

" Ne Europe eshte nje shoqeri ne plakje e siper, qe ndjehet e dobet dhe ka frike per mireqenjen e vet dhe per te ardhmen e femijeve te tyre."

Keto desha t'ju thoja ne lidhje me pensionin. Te me falni se ne kete fushe nuk marr vesh fare.

 

Te dhenat e tua per zvicren jane pothuajse te sakta. Per Gjermanine mund te te korrigjoje qe mosha e daljes ne pension u rit jo 70 por nga 65 ne 67.

Une mendoj qe nuk ka te beje shume se cfare sistemi eshte me effektiv. Ne asnje vend te botes nuk eshte e zgjidhur problemi i pensioneve. Po keshtu edhe ne zvicer. Rendesi ka qe gjithcka eshte trasparente. Pra gjithmone revidohen te dhenat. Zvicra eshte pothuajse 3 fishuar qe nga  1901 (3 milion) e deri me sot (7.8 milion).

Problemi i shtimit te popullesise zbut problemin e pensioneve por shkakton probleme te tjera si betonizimi (ka nevoje per me teper rruge e shtepi). Po ashtu ka nevoje per me shume energji (cfare do te thote centrale atomike apo qymyri ose parqe me ere, panela diellore e te tjera)

Ajo qe ka bere zvicra eshte qe gjthcka eshte trasparente. Shtylla e pare eshte gjithmone ne veshtiresi por kjo i behet e qarte popullsise dhe popullsia e vendos se cdo te behet me tej. Psh kete vit Tvsh u rrit me 0.8% per te mbuluar deficitet ne shtyllen e pare. Por ishte populli qe vendosi ne referendum. Sa per shtyllat e tjera jane si pensionet ne Amerike. Arkat e pensionit varen se si kane administruar parate. Nqs ekonomia eshte poshte atehere do te maresh me pak. Nuk ka siguri si ne cdo fushe tjeter te jetes.

Edhe ne Zvicer perfaqesues te ndryshem te partive thoshin aty ketu se edhe Zvicra duhet te beje ligjin per te dale  ne pension ne moshen 70 vjecare. Duke patur parasysh se vitin 2012 ne Zvicer do behen zgjedhje tani asnje parti nuk flet per kete. Jam pothuaj se i bindur se pas zgjedhjeve do fillojne edhe ne Zvicer diskutimet per daljen ne pension ne moshen 70 vjec.

 

Ne zvicer nuk e vendosin partite por populli nese rritet mosha e pensionit apo jo. Nqs hidhet poshte ideja ne referendum atehere politikanet jane te detyruar ta pranojne. Ketu nuk ka pozite ose opozite. Te gjitha partite jane ne qeveri dhe vendimet merren me konsensus ne unanimitet. Asnje parti nuk perjashtohet.

Ne Gjermani situata eshte me kritike sepse sistemi atje ka vetem dy shtylla. Shteteroren qe eshte e detyrueshme dhe privatja qe eshte fakultative. Problemi eshte qe shteterorja bazohet ne ate qe quhet "Kontrata e brezave" qe do te thote brezat e tanishem paguajne per ate te kaluarin. Cfare mblidhet sot nga pensionet paguhet pernjehere dhe nuk ekzistojne rezerva. Per shkak te uljes se numrit te kontribuesve eshte ne rezik sistemi.

Koment mjaft interesant dhe informativ per situaten ne Gjermani dhe Zvicer, falemnderit per prurjen. Edhe SHBA, ka nje sistem te ngjashem me kolonen e pare, te dyte dhe te trete te Zvicres, por te organizuar disi ndryshe. Quhet 401K ku punedhenesi eshte i detyruar te derdhe 2 dollare per cdo 1 dollare kontribut te punemarresit dhe kjo eshte vullnetare nga ana e punemarresit dhe e palimituar. Kjo natyrisht i bashkangjitet kontributeve te detyrueshme qe mbahen nga paga, ku edhe punedhesi ka detyrimin ligjor te paguaje sig shoqerore perkatese. Eshte e rendesishme qe ky debat te gjenerohet edhe ne shqiperi dhe te ndiqet ajo praktike qe mund te funksionoje me rezultative duke pare edhe situaten aktuale (ku subvensionet shteterore vjetore vene gati-gati sa ishte projekti fillestar i rruges Durres-Kukes), por edhe mentalitetin e shoqerise, pasi thjesht kopjimi i ligjeve ka deshmuar qe shpeshhere eshte kunder-produktiv

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).