Ministria e Financave ka përgatitur me urgjencë draftin e amnistisë fiskale, i cili do të kalojë në komisionet parlamentare, pasi ka marrë mendimet e grupeve të interesit, nga biznesi deri tek politika. Drafti publikohet sot në te perditshmen Gazetën Shqiptare.

Keshtu sipas nenit 18 të projektligjit, nga falja e detyrimeve fiskale parashikuar përfitojnë, në rradhë të parë, të gjithë tatimpaguesit, ndaj të cilëve administratat tatimore nuk kanë detyrime për rimbursim të shumave, pavarësisht nga shkaku i këtij rimbursimi, apo kreditim të tatimeve.

Po keshtu e perditshmja ben me dije se falen të gjitha detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010, madje "fshihen" edhe detyrimet tatimore të papaguara, të tatimpaguesve persona juridikë, apo persona fizikë të regjistruar si subjekt i TVSH, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore deri më datën 31 dhjetor 2008.

E perditshmja ben me dije gjithashtu se pas 31 dhjetorit 2008, për subjektet me TVSH fillon pagesa e tarifave. Gazeta Shqiptare publikon me detaje gjithe variantin qe Qeveria përgatiti per amnistinë fiskale.

4 Komente

Nuk e di, a lejohet kjo gje, per efekt elektoral.  

kjo eshte si t'i thush kujtdo aty qe:
mos i paguni se keni shans t'ju falen...bile, nqse i paguani, do etiketoheni si budallenj!

kesaj i them une qiviri! Osht qiviria e sherbimeve dhe e sherbesave.

 e futen per debat ne komisionin e ekonomise jashte rendit te dites, nje dite pasi e kishin marre deputetet per njohje.

 

"AMNISTI" eshte kryefjala e pushtetit te berishes ne fazat e fundit.

 

Ne vetvete, amnistia fiskale, si pike rinisje, eshte dicka pozitive per shqiperine. Urgjenca dhe heqja e mundesise se debatit eshte nje perpjekje per te kaluar norma qe ndihmojne lavatricen e pushtetit.

Gabojne ata qe mendojne se po perdoret amnistia per fushate elektorale. Ne fakt, po perdorin fushaten elektorale per aministine.

 

 

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).