Ka një grup njerëzish për të cilët, realisht, asnjëherë, askush nuk kujtohet. Këta janë punëtorët. Kur them punëtorët, më pëlqen t'i konsideroj në konceptin marksist të fjalës: punëtorë janë ata që kanë vetëm krahun e punës dhe asgjë tjetër. Ata nuk kanë në krah të tyre asnjë: as politikën, as paratë, as sistemin arsimor, as gjyqësorin madje as vetë sindikatën e tyre.

Shkurt, janë në të njëjtin nivel të drejtash si në kohë të Marksit.
Unë e di që ata nuk para lexojnë gazeta, sepse po u bëhet lavazh truri me "reality show" dhe "trash TV", por, këtë shkrim nuk po e shkruaj për ta. Ndryshimi i statusit të tyre social, duhet ndryshuar, për të na shpëtuar ne të tjerëve.

PROLETARIATI
Nganjëherë duket sikur nuk ekzistojnë më njerëz të tillë. Jetojmë në një vend ku diçka ekziston, vetëm nëse del në TV. Vetëm kur bie ndonjë punëtor nga skelat ose vdes ndonjë minator në vrimat e quajtura miniera, kujtohemi që ata janë, diku, duke bërë punë për ne. Ose, kur na duhet të dalim te kthesa e Unazës për të gjetur 2 fakirë me 5 mijë lek të vjetra për të na ngritur frigoriferin deri në kat të 3-të.

Punëtorët shqiptarë dhunohen në të gjitha format e mundshme. Ata marrin rroga tepër të ulëta, marrin në vit më pak sa ç'mund të harxhojë për darkën e vitit të ri një deputet, apo më pak se ç'merr Blendi Fevziu për një emision. Punëtorët punojnë në kushte mizerabël teknike, mes helmeve, skelave, gurëve, gropave e vrimave të pasigurta nën tokë, kryesisht pa kontratë ose me kontratë të parregullt, shpesh në shkelje me kodin e punës. 

Punëtorët goditen e dhunohen fizikisht nga pronarët. Po të jenë femra edhe kapen me hir a me pahir. Ata mund të flaken nga puna në çdo moment, pa asnjë arsye, pa asnjë mbrojtje, pa i parë në sy, për një kapriçio të pronarit. Jo rrallë, u mbahen arbitrarisht paratë që u takojnë.  E, ata nuk kanë ku të ankohen. As te Zoti. Pronari, për ta është Zoti. Madje, më shumë se Zoti. Zoti na administron individualisht, pronari na mban me bukë fëmijët. Pronari, mund edhe të të rrahë, sepse ai nuk është vetëm pronari i punës tënde, por dhe i yti si individ, edhe i votës tënde, edhe pronari i fëmijëve të tu.

Po qe se pronari të nxjerr në rrugë, ti dhe familja jote jeni të vdekur. Këto gjëra ndodhin përditë, por, pak na bien në sy. E para se kemi të tërë hallet tona, e dyta, se jemi të tërë si fëmijë që na hutojnë me lloj-lloj raketakesh, dhe e fundit, proletarët janë jashtë interesit tonë. Sepse, ata janë të përjashtuarit.

KUFOMA SHOQËRORE
Ata janë të pashkollë. Sistemi i ka përjashtuar që në lindje. I vetmi shans që u jepet është që femrat ti bashkohen prostitucionit dhe meshkujt gangsterëve. Përndryshe, alternativa e vetme që të jetojnë tërë jetën të ndershëm por në mjerim.
Punëtorët, kur janë burra, shndrrohen që ditën e parë të punës, në qenie pa personalitet. Burrat, janë qenie të shburrëruara para grave të tyre, sepse janë burra të pazotë për t'i dalë zot familjes së tyre. Baballarët që rrihen me grushte nga pronari në punë, janë ata që do të rrihen nga të bijtë e papunë nesër, janë ata që rrahin gratë në shtëpitë e tyre sot. Gratë që duhet të punojnë me çdo kusht, përndryshe fëmijët nuk do kenë ç'të hanë, janë ato që do të pranojnë çdo kompromis, për hir të fëmijëve. Të atyre fëmijëve që rriten duke mësuar kompromisin çnjerëzor të ekzistencës.
Po atëherë, pse nuk ngrihen? Pse nuk dalin për të mbrojtur të drejtat e tyre? Kjo nuk ndodh, sepse, klasa punëtore është momentalisht e paaftë të mbrojë veten dhe të drejtat që as nuk e di që i gëzon.

KODI I TYRE I PUNËS, DHE KODI YNË I NDERIT
Ata janë të pambrojtur nga sistemi gjyqësor, e të neglizhuar nga sistemi politik. Punojnë pa kontrata ose me kontrata të parregullta, madje edhe po të kenë kontrata të rregullta ata nuk kanë asnjë shans të mbrohen prej dhunimit të kësaj kontrate. Mundësitë e tyre për të marrë një avokat të mirë, janë zero. Mundësia e tyre për të jetuar 1 vit pa punë me të ardhurat e një jetë të tërë, është zero. Muajin e parë pa punë, ata vdesin. Ata nuk kanë kursime, kanë vetëm ushqime me listë.
Ka një kod pune që u siguron të drejta, por nuk ka asnjë njeri që të ketë dëshirën të respektojë kodin. Institucionet që duhet të mbikëqyrin zbatimin e kodit të punës janë të korruptuara, inspektimet e tyre janë inspektime për të zhvatur para, jo për të mbrojtur punëtorët. 
Media që do duhej ta pasqyronte abuzimin është e painteresuar. Klasa punëtore nuk e shet gazetën apo nuk sjell sponsorë. Madje, në media vetë, punëtorët janë shpesh me kontrata të pavlefshme e jo rrallë në të zezë. Parlamenti, është një parlament të pasurish, shpesh të pasuruar me djersën e papaguar të këtyre punëtorve dhe më së paku nuk ka asnjë interes në ta. Asnjë punëtor nuk do të arrijë të lobojë për mbrojtjen e tij. Kategoria e klasës punëtore nuk zë vend real në projektet politike, sepse, ata nuk janë qenie politike.

QENIA POLITIKE
Për t'i mbajtur proletarët të qetë, mjafton t'i hutosh pak me "reality show", dhe t'i bindësh që aty e kanë vendin e aq meritojnë. Mjafton një telenovelë në darkë, e një kothere në mëngjes. Në shtëpitë e tyre ka përherë një TV edhe kur çatia pikon, edhe kur nuk kanë as krevat për të fjetur. Por, problemi është që mbajtja e tyre në errësirë sociale, i shndërron në kufoma politike, në qenie të paafta për të ndryshuar veten e tyre e shoqërinë përmes lëvizjesh politike. Madje më keq, në votues, gati për ta shitiur votën e tyre te oferta më e mirë. Dhe ofertat nuk mungojnë.
Dy janë kategoritë për të cilët nuk ka nevojë t'i përpunojë retorika politike, të varfërit në ekstrem, dhe të pasurit në ekstrem. Të parët, sepse janë qenie të privuara nga gjykimi politik, të dytët sepse diktojnë ata politikën, dhe jo politika ata. Njerëzit që marrin ushqime me listë, nuk mundet e nuk kanë për të qenë kurrë njerëz politikë, njerëz që ta përdorin votën e tyre për të ndryshuar këtë vend. 
Ne, kemi nevojë për votën e tyre. Ne kemi nevojë që ata të punojnë bashkë me ne për ta përmirësuar këtë vend. Ne kemi nevojë, që ata të përmirësojnë jetën e tyre, dhe të lehtësojnë shoqërinë të ecë përpara. Por, kjo është e pamundur, kur në sheshet tona të mjerimit ka akoma lumpen-proletariat.

LUMPEN-PROLETARIATI

Mjerimin e vërtetë të klasës punëtore e tregon qartë rritja e numrit të atyre që nuk kanë asgjë, nganjëherë as shtëpi, dhe që rrinë te Partizani i Panjohur ose te kthesa e Unazës duke pritur që dikush t'i marrë me makinë për një punë, çfarëdo.  Janë gati të bëjnë çdo gjë, kryesisht hamallëq e të rëndomta, të ngrejnë plaçka, të shembin një mur, të shkarkuar maune, për të marrë një copë lek. Aq sa t'i japësh. Po i dhe dhe një copë bukë gjatë punës, ta dinë për nder. Po nuk u dhe, do përpiqen ta mbarojnë punën pa u rënë të fikët.
Lumpenproletariati, janë ata që nuk i mbron askush. Janë ata që po u dogj nesër Shqipëria (ne kemi qëlluar qejflinj të mëdhenj djegiesh) ata do jenë të parët, sepse kushtojnë lirë, dhe sepse nuk kanë asgjë. Mjafton tu japësh një çakmak. 

VDEKJA E SINDIKALIZMIT
Teorikisht, ata duhet të ishin të mbrojtur. Me ligj, për ta lufton sindikata. Por, shpirti i sindikalizmit te ne ka vdekur dhe duket se tani është tepër vonë për ta ringjallur. Proceset që faktorizuan sindikatat në Perëndim, ka gjasa të mos nisin kurr te ne.
Sindikatat janë një organizëm i dekompozuar tashmë. Të paafta për të zgjidhur çfarëdo problemi të punëtorëve të tyre, të paafta për të mobilizuar më shumës e 30 vetë në shesh.
Jo rrallë, (dhe shembujt konkretë arrijnë të penetrojnë herë pas here në media) sindikata bashkëpunon me pronarët për t'ua futur punëtorëve. Sindikalizmi shqiptar, thuajse inekzistent në kohë të Zogut, edhe aq, u shkatërruar gjatë kohës së komunizmit kur lëvizja punëtore u shndrrua në mbajtëse lulesh e pozim për pikturat e Sali Shijakut.
Jo vetëm klasa punëtore ka nevojë për një jetë të re sindikaliste. Edhe punëtorët më të kualifikuar, ata që punojnë në administratë ose në organizma privatë, duhet të rindërtojnë sindikalizmin e vet, për të mbrojtur veten. Edhe pse, prespektiva duket e zymtë. Pa traditë, pa shpirt sindikalist, pa njohuri, pa guxim, pa shpresë, sindikalizmi duket sikur nuk do zërë dot vend në këtë vend.

NIKOLLAJ OSTROVSKI
"Si u kalit çeliku" është një bestseller sovjetik, autobiografia e shkrimtarit Ostrovski, që tregon ndërgjegjësimin e një punëtori të varfër derisa ai arrin të ndryshojë vetërealizimin e vet politik e më pas, botën e vet. Jashtë kontekstit politik të librit, më duket sikur punëtori shqiptar duhet ta fillojë nga e para, njësoj si motoristi Pavël në Rusinë e carëve. Kapitalizmi primitiv shqiptar i mbështetur nga politika nuk le rrugë tjetër. Ose, duhet luftuar për ta. Duhet hapur një debat i gjerë publik për të sjellë në dritë një realitet që duhet ndryshuar me doemos.

SKLLEVËRIT MODERNË
"Ndjeva turp kur pashë rrobat e mia të ngrohta pranë një njeriu të zhveshur, që po dridhej nga të ftohtit në një natë dimri. Dënova shoqërinë njerëzore, premtova."
Kështu shkruante Qemal Stafa i ri e idealist në një hartim.
Klasa e pasur e këtij vendi, po kërkon t'ia heqë emrin e tij Stadiumit, sepse i bezdis. I bezdis, sepse u kujton një idealizëm që ata e kanë vrarë me VKM-të, me mediat e blera, me zarfet për gjyqtarët, me kapitalistët gangesterë dhe me kostumet e tyre firmato.
Për ta, idealizmi duhet zhdukur dhe klasa punëtore nuk ekziston.

Por, proletarët janë. Ndërsa ne shohim Big Brother, ata janë duke e ndërtuar këtë vend nëpër skela, miniera e fabrika. Po e ndërtojnë, si skllevër.

20 Komente

Ndërsa ne shohim Big Brother, ata janë duke e ndërtuar këtë vend nëpër skela, miniera e fabrika. Po e ndërtojnë, si skllevër.

Lum si ti qe shikon diku ndertim te vendit , se une perveç pallateve s'shoh gje tjeter.

me vend shqetesimi i Koloretos. po sikur te kishte duruar edhe 1 muaj per te nxjerre kete artikull. ja, 1 maji, dita e punetoreve thuajse erdhi.  artikulli do te ishte me aktual dhe efekti akoma me i forte, besoj une.

Mbase pjesen ( II ) e ka lene per 1 Majin ... meqe eshte teper e rendesishme te kujtohemi per raste "festash", a per pune adeti, a per qoke smiley.  

a po. tani e vura re te titulli. qenka pjesa e ( I ). po pres me padurim pjesen e (II) dhe shpresoj dhe ndonje denoncim konkret (jo thjesht i rrahin etj etj), pse jo edhe ide konkrete se si duhet te organizohen punetoret apo sindikatat e tyre atje. se keshtu, sinoptikisht, problemet e punetoreve ne Shqiperi, jane te mirenjohura.  por gjithsesi Koloreto ben shume mire qe na i kujton.smiley

Po hamendesoj.  Nuk e di kur e ka lene per te publikuar pjesen e II.  Ben vaki qe klases se ciles i kushtohet ky artikulli s'e lexon as sot, e as per 1 Maj.  

Megjithate, ben mire qe na i kujton smiley.  

eshte gjigante ideja qe nje shkrim i tille, qe prek ceshtje nga me te hidhurat e shoqerise botohet ne median e Koco Kokedhimes, nje superpasunari qe pasurohet perdite ne shpine te ketyre fatkeqeve dhe jo vetem.

Te jete Koco kaq i emancipuar????

Ajo qe e ben edhe me te dhimbshme ceshtjen, eshte hipokrizia.

Koloreto, ke vendosur te jetosh si Nikolai.

Behu puntor si Pavlo, aty e provon me duart tuaja se çfare do thote te punosh, nuk luftohet kapitalizmi me stilolaps ( tastier).

Kiçua, mund te jete i majte, nuk i paguan gazetaret, me nje fjale burre i keq, ama nuk mund tia hajme hakun qe per punetorin Kiços i qan zemra, i dhimsen punetoret sa mund ta krahasosh me sindikalistin me te mire qe ka njohur internacionalia.

Nuk e di a ma beson, por kur Kiçua mori tenderin per ndertimin e rruges, ura e bunes - muriqan, ngase kishte dhimbje te madhe per  punetoret, do punonin ne diell, ne shi, ne balte, Kiçua mori milonat ( diku aty tek 24 milion euro) dhe e la rrugen, jo, jo, nuk kishte zemer Kiçua te shikonte punetoret duke vuajtur, zemer euro ka Kiçua.

ububu sa i shkare qe je mor bur!!!

"

Behu puntor si Pavlo, aty e provon me duart tuaja se çfare do thote te punosh, nuk luftohet kapitalizmi me stilolaps ( tastier)."

 As modeli i humanizmit komunist te Qemal Stafes"Kush nuk ka pallto t'ja marre atij qe ka dy" dhe as modeli i meshires kristiane"Kush ka dy pallto t'ja jape njeren atij qe nuk ka" nuk eshte zgjidhja.Kete e provuan edhe shoqerite e shume ndergjegjesuara, si p.sh ato skandinave apo amerikano-veriore.Rishperndarja e pasurise dhe kualifikimi i punetorise eshte detyre e shtetit.D.m.th e vullnetit politik.Hidhini nje sy struktures dhe perberjes  makropolitike te politikes shqiptare.Shqiperia ne thelb nuk ka parti te majte,kurse e djathta (e djathte i thencin,ndjek fantazma!).Mungesa e sindikatave eshte vertet tragjike,por situata e pergjithshme politike ne Shqiperi  e kthen kete ne hollesi.

Le te mos presim sa te ndergjegjesohen te gjithe...

 

Koloreto ka i here i bie me sopate, e mire ben  smiley  . Ka pasjon dhe "kujtohet" per ca tema qe te tjeret ose si prekin, ose si shohin ose su rref shume. Per kete -alone- i merr piket.

Ideja qe mbron per hapesiren qe madhe ndermjet haves & have nots, eshte ide e mire. Nikolai dhe Qemali jane nje epoke tjeter, Punetoret duhen te organizohet por kur nuk ka puntore te mirefillte e pa siguri pune [nese kane pune!] kjo duket sh. e veshtire.

Vlera e jetes ka rene shume, kjo sjell dhe renien e vlere se punes/ puntorit- e gjithshka tjeter para dhe pas kesaj te fundit. Asnjehere nuk eshte anasjelltas, por problemi eshte i mprehte e bravo i qofte qe e trajton.

Puna- ky eshte koncpeti per mua- ka humbur respektin. Profesionalizmi, hard-work, shperblimi, kenaqsia dhe rregulli e properiteti qe vjen me pas, nuk lihen-inkurajohen aspak. Kjo te ben te vuash.

 Edhe pse e kuptoj qe i pikon zemra sinqerisht per punetoret, Koloreto e gjen armikun tek televizioni. Kjo e c'ben te gjithe ceshtjen. Shtypje dhe skllaverim ka pasur edhe atehere kur nuk kishte Big Brother. Meqe mbaroi te shtunen Bigu Kolo ka rastin te organizoje punetorine per betejat revolucuionare. Nuk dua ta ironizoj ceshtjen, por gjetja e armikut tek televizioni e shumezon me 0 gjithe sublimitetin e kauzes. Eshte pushteti, politika, biznesi i madh qe blen qeverine dhe shtrydh njeriun e varfer. Nuk nis numerimi nga 500-a por nga 1-shi.

Te lumte koloreto,sepse keto shkrime solidarizojne te gjithe ata qe kane punuar dhe akoma me shume,ata qe duan te punojme.Shpeshhere,degjojme se sistemi yne i ''demokracise'' nuk ka volume aq te medha pune,por une mendoj te kunderten.Ndonese nuk jam specialist i mirfillte,por kam kohe qe u them te gjitheve te punojne token,qe per fat te keq eshte djerr'.Te mbjellin domate,patate,grure e kastraveca te vendit.E theksoje te vendit se keto maqedonaset duhet ti qerosh si molle qe tu nxjerresh pak leng te kuq e me shije.Mbaj mend,nga 98-2000 satistikat thoshin se shqiptaret shpenzojne rreth 70 milion dollar per ti blere keto ne maqedoni.....ateher dollari ishte 1.4'.Ja pra qe pune ka,por duhet vullneti dhe politikat e drejta,dhe jo kontratat 100 vjecare qe xhaxhi xhuveli beri asokohe.....

Ata janë të pashkollë. Sistemi i ka përjashtuar që në lindje. I vetmi shans që u jepet është që femrat ti bashkohen prostitucionit dhe meshkujt gangsterëve. Përndryshe, alternativa e vetme që të jetojnë tërë jetën të ndershëm por në mjerim.
Punëtorët, kur janë burra, shndrrohen që ditën e parë të punës, në qenie pa personalitet. Burrat, janë qenie të shburrëruara para grave të tyre, sepse janë burra të pazotë për t'i dalë zot familjes së tyre. Baballarët që rrihen me grushte nga pronari në punë

Opinione te tilla pergjithsuese-fataliste, qe duken si te jene shkeputur nga tregimet e Nasho Jorgaqit (para 1990-es) per Jimmy-n e vogel tek revista Pionieri, te bejne mos te lexosh dot te gjithe shkrimin.

 tek gazeta ku punon ky edhe ska faj, 

kocoja njihet per shumicen e te zezave qe ka then ky ne fakt (mosdhenie rrogash dhe pushime nga puna kur robt pas tre muajsh pa rroga pysin kur do marrin rroga)

 

perve kocos, niveli sikur seshte dhe kshu zi sa e ben ky, eshte zi por jo kshu zije

Ne klase kishim nje shok, bir oficeri nga Kuçova. Proletar ja kishte vene i ati. Sa e kemi tallur! Kur e mendoj sot gjynah me vjen.

Me mire Proletar se Zirkon, ose ose Stalin smiley LOL

shqiptaret kane treguar servilitetin dhe mungesen e shtylles kurizore duke ju shkaterruar jeten femijve me zgjedhjet e emrave...

Me pelqenin shume emrat e arrixhinjve te elbasanit, Romario, Bebeto, dhe Katani...

Normal
0

unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false
oNotPromoteQF/>
EN-US
X-NONE
X-NONE

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>
plitPgBreakAndParaMark/>
ontVertAlignCellWithSp/>
ontBreakConstrainedForcedTables/>
ontVertAlignInTxbx/>

MicrosoftInternetExplorer4

mallFrac m:val="off"/>
ispDef/>

efJc m:val="centerGroup"/>

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
text-align:right;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

 

Një punë me normë nuk është dhe aq mosmirënjohëse sa duket. Personalisht, mendoj se puna më mosmirënjohëse në botë është puna në bankë. Kjo është përshtypja ime. Sidomos meshkujt që punojnë në bankë, janë për mendimin tim ata që bëjnë punën më të rëndë. Mendimi im është se puna në bankë është puna më pak humane. Është puna që i lidh më pak njerëzit se cdo punë tjetër. Një prej vlerave të punës është se ajo i lidh njerëzit. Puna me normë është një prej punëve që i lidh më shumë njerëzit. Komuniteti i punonjësve në një punë me normë është shumë i përzemërt. Ata japin e marrin shumë prej njëri-tjetrit. Pra, punëtorët si të tillë nuk janë dhe kaq qenie të palumtura, sac përpiqet autori të na tregojë. Privimi nga puna do t’i bënte ata të palumtur. Ndërkohë, që rrogat e majme që merren për shembull në banka nuk arrijnë të kompensojnë për mungesën e përzemërsisë në ambjentin e punës. Bankierët janë ndër njerëzit më të vetmuar që njoh.

principi baze i funksionit te ketyre lloj shoqerive sot eshte .....fraksionimi total ose me shqip coptimi ne pjese . Nje Unitet TERESPR do ti shperbente ne rrenje. Shfaqja me e qarte jane "dyndjet " drejt OJQ te panumerta , qe me nder te hane mollet . Vetvetiu ajo qe Koloretua Interpeton , pershkruan , sjell ne vemendje ka te beje jo me "filosofe " qe shikojne ne hapsira te MeDhA bashkimesh Revolucionare . Thjesht ai prek nje aspekt te Hipokrizise dhe ne se mundet te arrije nje ndergjegjesim te kesaj shtrese apo punetorise kunder Ndyresirave me pushtet sot. Per kete Koloreton e mirkuptoj dhe vleresoj .Sa me shume meditime prane njerezve te Punes ne Lufte me KUSARINE e KUSARET e cdo hallke me ne krye Ali Baba - Sali ham -hum Berisha!

Se cfare rroli ka copezimi i sotem boll te kuptojme se nuk mund te kene te njejtat interesa OjF e kasapeve dhe Thertoret me shoqerite OJF vegjetariane .

Dhe Rushi i Dijes ma mire ha berxolla se te fleje me qen e moce smiley

Urime dhe ne pritje te pjeses se dyte !

 bah. ma mbyten marksistat!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).