sapo u plagos i treti kandidat per kryetar komune. (per rastesi kandidati i pd si ai kalase se dodes e ai i dajtit). 

a ben qe ne te vazhdojme te pranojme qe e majta te krijoje nje tension te tille ne popull. a eshte koha te ngreme zerin qe te na lene te jetojme. te fitojne zgjedhjet, te bejen opozite qe te mos leme aske te lozi me ne. 

ca fitohet, pashi Zotin me vrasje? ku do dalim? sonte po diskutohej diku qe kandidatet te marrin armet me vete se keta te ps-se kane ba be o me fitu o me vdeke? ku jeni ju intelektuale? 

ca behet ne keto raste? kush i shkruan ato peticionet qe ti firmosim shpi me shpi qe te ulin hunden edi e sala? 

72 Komente

e tha Lubonja i shkreti, po kujt ja tha...

Car te bejme qe zgjedhjet te mos jete lufte finale?

Lezhë, plagoset kandidati i LSI për komunën Balldre

LEZHË- Plagoset në rrethana krejt të paqarta kandidati i LSI për komunen Balldre Zef Doci rreth 50 vjec. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune kur Doci sipas burimeve të policisë Lezhë ka rënë në pritën e disa personave me dy automjete në rrugën që lidh Lezhën me Balldren. 

Zona ku ka ndodhur ngjarja është krejt e boshatisur dhe kësisoj gjithcka ka ndodhur larg syve të dëshmitarëve. Kandidati i LSI po kthehej në fshatin Balldre pas një takimi elektoral me banorë të zones. I plagosuri është përcjellë në spitalin e Lezhës ku po merr dhe mjekimin e duhur. 

Burimet spitalore thonë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Policia theksoi se i plagosuri është kandidat i LSI i mbështetur nga koalicioni Aleanca për të Ardhmen për komunën Balldre të Lezhës.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Ose:

UPDATE- Zef Doçi, kandidat i "Aleancës për qytetarin" për komunën Balldre në Lezhë, është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pasqaruara. Mësohet se Zef Doçi ndodhet në spitalin e Lezhës, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët, por nga të dhënat e para bëhet e ditur se ngjarja nuk ka lidhje me kandidimin e tij.
Zef Doçi është anëtar i Lidhjes Demokristiane të kryesuar nga Nikollë Lesi.

(Shekulli)

E keqja e ketyre zgjedhjeve do jete kjo qe Partite do plagosin kandidatet e vet.

po ti shkinaks nuk po ben aludime ktu me siper?

te duket e drejte kjo?

 ndoshta. mund edhe te kerkoj falje. por nje dicka eshte e qarte. qe me zgjdhjen e kandidateve, qe me gjithcka po behet perdite e me e qarte nje bindje qe kisha. keta qe drejtojne aktualisht partine socialiste jane tmerresisht te vendosur te fitojne ose te bejne revolucion. i kane te gjitha tiparet revolucionare qe nuk na duhen. imagjino qe une sapo kisha marre porosine per postera per zefin dhe po merrja porosine per nje kandidat tjeter vlla, sicndodh ne nje shtet normal dhe degjoj qe e plagosen. gjysem ore para ishte ne lezhe dhe pas pak marrim vesh qe dy makina i bejne prite dhe e qellojne ne menyren me mafioze te mundshme. cuditem qe se vrane. ca duan ge arrijne.

personalisht me kane bere disa here presion socialistet ne lezhe qe ose te punoj per ta ose per aske tjeter. dhe kjo eshte e ndyre. kjo me ben te kem kete idene qe socialistet po duan te bejne revolucion. dhe une nuk kam ikur nga europa ne shqiperi qe te beht tom doshi apo kol olldashi minister. kam ardhur qe te bejme shqiperine te eci, e une bashke me te. dhe nese saliu ka te drejten e votes, edi ka te drejten e rremujes dhe te deklaratave te ngjeles. 

si thu ti? te flasim seriozisht? si mendon, kush e ka fajin? cila eshte detyra jone ne kete rast. te heshtim.

flm per pergjigjen e sinqerte.. mgjths mua njeriut mesatar me mbetet nje gje peng, qe s'mundem te shoh se ca ehste bere me voten e popullit. ah sa mire do ishte.. por jo.. s'eshte e thene. s'e ka thene zoti.. zoti apo .......?? ai per te cilin punon ti.

Kjo eshte shprehja me e mire per te treguar se partite shqiptare perbehen vetem nga cuba.  Vetem politikane nuk mund ti quash.

kur shteti nuk funksionon, fillon vetegjyqesia.... 

Përplasja me armë në Dibër, kandidatët akuzojnë njëri-tjetrin

DIBËR Bajram Himallari, kryetar i komunës Kala e Dodës, njëkohësisht kandidat për kryetar komune në këtë njësi si përfaqësues i Partisë Socialiste, dhe kandidati i Partisë Demokratike, Bujar Mahmutaj, kanë bërë deklarata të ndryshme në polici për incidentin e së shtunës në mesditë. Në dëshmitë e dhëna për oficerët e policisë gjyqësore, Himallari e Mahmutaj janë përpjekur të fajësojnë njëri-tjetrin për përplasjen me armë. Burime pranë Komisariatit të Policisë, Peshkopi, thanë për gazetën “Mapo” se rreth orës 14:00, efektivat e policisë janë njoftuar për një përplasje me armë mes dy kandidatëve për kryetar komune. “Në sallën operative ka telefonuar kryetari i komunës, Bajram Himallari dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për të arrestuar Bujar Mahmutajn, që, sipas tij, ai e kishte bllokuar me një pistoletë” - thanë burime pranë policisë. Policia ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, por atje nuk ka gjetur asnjë person. “Të gjithë kishin ikur nga vendi i ngjarjes dhe jemi detyruar t’u telefonojnë, që të paraqiten në polici për të dëshmuar rreth incidentit të rëndë” - shtuan të njëjtat burime.

Kryetari i komunës Himallari është shprehur se rreth orës 10:00, ai së bashku me një të afërmin e tij po udhëtonte drejt fshatit të lindjes, Radomirë. “Po udhëtoja drejt qendrës së komunës dhe përpara kisha një mjet tjetër. I kërkova të parakaloja. Kam udhëtuar më shumë se dy kilometra dhe rruga nuk po më hapej. Gjeta një hapësirë dhe e parakalova makinën. Zbrita nga makina ime dhe desha të sqarohem me personat që më pengonin udhëtimin. Nga dera e pasme e makinës del kryetari i PD-së të komunës, Kala e Dodës, që më fyen rëndë dhe tenton të më godasë me gurë. Më pastaj del edhe kandidati i PD-së për kryetar komune, Bujar Mahmutaj, me një pistoletë në dorë. Unë nxora nga brezi armën që mbaja pa leje dhe gjatë nxitimit kam shkrehur pa dashje një plumb” - tha Bajram Himallari. Ndërkaq kandidati i PD-së, Bujar Mahmutaj ka dhënë tjetër version për ngjarjen. Sipas tij, ai dhe anëtarët e shtabit elektoral të fushatës janë provokuar gjatë gjithë rrugës nga kryetari i komunës. “Unë nuk kam pasur armë me vete. Nuk kam mbajtur kurrë. Ne jemi kërcënuar nga Himallari. Nuk është e vërtetë që arma i është shkrehur pa dashje, por kanë ndërhyrë personat e ndodhur aty për të qetësuar situatën. Himallari është një person problematik. Ai është arrestuar vitin e kaluar për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtarë, madje është pushuar nga qeveria si kryetar komune, por është rikthyer në detyrë nga Gjykata Kushtetuese” - u shpreh Mahmutaj. Kandidatët dhe forcat politike në garë kanë kërkuar qetësimin e situatës dhe zhvillimin e një fushate normale.

MAPO

Po koken ore nuk kane ngrene, te dyja palet...Ata zihen per interesa personale...

Ti nuk ban me hesht kur vritet popullli i thjeshte si ne 21 janar, nuk ban me hesht kur populli proteston per padrejtesi dhe peson dhunen e pushtetit...

 

Te lutem mos me keto pyetje.... 

Nuk ban me hesht qe drejtohemi nga llumi i shoqerise... dhe qe NE jemi viktimat e jo ata!!

Te vjen turp me qene shqiptar.

 

A ban me hesht?

  A ban me i myll dhe syt ?

heshtje it is then. 

 me myll gojen me myll edhe syt eshte njesoj me u myt ne lum te Kirit, kete don me than, a ban me hesht?  ;p

po vazhdoj edhe pak ktu.

Shkinaks, une e ndiej ate qe thua ne nivelin personal.. por ne ate politik e logjik nuk e kuptoj. nuk arrij ta kuptoj.si mund te jete kjo qe thua e drejte.. si mund te thuash se eshte ok te vritesh kur kerkon te mesosh se cndodhi me voten tende.. por nuk eshte ok te cohesh ne revolucion kur kjo ndodh??? how the hell does that work??? per mua vota e vjedhur = diktature. ti do mthuash se vota s'eshte e vjedhur.. por ti e di shume mire se kete qendrim e ke te ndertuar mbi balte, e jo mbi toke, e jo qe jo mbi shkemb.. a nuk te duket pak si ironike qe tzbresesh prej vucidoli e te kesh nje kod  moral te ndertuar mbi llum. ku e gjete llumin mo vlla.. pak shkemb kishe?

nuk eshte ps-ja ajo qe po kekron revolucion.. eshte sali berisha ai qe e ka bere, dhe kembngul ta bej ate te pashmangshem.

e di si thua ti more mik.. si kur te vjen tjetri edhe te zapton shpine.. edhe ti mendon se ky ehste shume varitrapin si person.. por hec me se ashtu e do zakoni e tradita.. mbaje mikun. pastaj miku s'di te iki.. edhe t'fillon te gjykon psh gjellen e dashnores... wtf??? mendon ti.. ky qenka rrotetrapi... ky i ka tejkaluar e abuzuar te gjitha normat shoqeore.. edhe i thua.. e di si eshte puna.. hik se mcave trapin.. edhe ai pastaj thot se e debove per nje kurve. kush del bythqiri ne kete mes? ti qe e nxore jashte apo ai qe s'te la rruge tjeter??? kupton? nuk behet me llaf per respekt, e per zakon, behet fjale per patologji. kesaj duhet ti thene stop.. patologjizmit te pushtetit te sali berishes.

personalisht mendoj se ps-ja me ne krye edi ramen se meritojne te jene ne qeveri, por sali berisha duhet te thyej qafen ky bir njeriu qe njeri nuk eshte. berisha eshte ajo endra e keqe prej te ciles nuk zgjohemi dot. ai eshte protagonisti me kryesor, i ktij teatri te mallkuar qe e quajm tranzicion.. ai simbolizon, me teper se kushdo tjeter kete mjerim, kete varferi, kete terror.. kete cmenduri, absurditet, kete mallkim qe kemi 20 vjet e jetojme.. ne djall vafshin edhe gjithe te tjeret qe do te perfitojne mbi kurrizin e popullit prej heqjes se sali berishes...

eshte pikerisht per keto arsye, qe ps-ja s'meriton te jete ne qeveri, se nje opozite e ndershme duhej te kishte mundur ta merrte pushtetin shume kollaj prej bishes sali. ps e edi rama jane faktoret kryesore se pse vazhdon ai vend te mbetet nen thundren e ktij psikopati. dhe kur kjo te ndodh atehere me pak fat edi rama do te vazhdoj pas tij. por me cduken bathet ne duam 2-3 dekada ti identifikojme diktatoret.. edhe 2-3 te tjera ti heqim.

por te gjitha keto ti more mik i di. i di, por ke bere kompromis. kur e pyet veten se kush eshte sali berisha, kam pershtypjen se perhere e fillon me "po te leme menjane per nje moment faktin se eshte nje kriminel e ka vrare popullin e vete disa here....".. pastaj vazhdon edhe e justifikon ne ndergjegjen tende. dhe ky mik eshte nje kompromis i rende te cilin sinqerisht me vjen keq qe e ben.

twintip

flm per kete postimin e mesiperm, sepse eshte fantastik, i ke rene mu ne koke. BRAVO

 twintip.....sinqeriteti jot me carmatos... ne fakt ne politike njihet termi  '' qellimi justifikon mjetin''    ti  me arsyetimin tend justifikon keto ngjarje pasi sipas mendimit tend jane ne funksion te largimit te berishes. kjo do te thete se per  te njejten ngjarje por ne drejtim te kundert do te deklaroje '' berisha vrases''  ky quhet dopjostandart.

dhe une mendoj se rama eshte nje udheheqes qe i duhet shqiperise, por ne radhe te pare ai duhet te fitoje zgjedhjet sipas nje sistemi qe ps dhe pd e kane votuar me mirkuptim te plote.  po, cfare ti bejme ne rames qe eshte dashuruar me bashkine e tiranes dhe ne vend qe sot te ishte ne parlament te fliste ne emrin tim apo tendin qendron ne zyrat komode te bashkise.  

Jam i bindur se ne 2013 rama do te jete kryeminister, (po ta kishte deshiruar mund te kishte qene qe ne 2009,  mjaftonte nje pakt me LSI)   por nuk jam aspak dakort me ate se si po sillet tani me popullin e tij

Kudos twino. me ke pelqyer. smiley me pelqyen dhe ata qe te kane komentuar... kokqoshja e di vete qe eshte brenda gjithmone ne kesi rastesh...

vetem nuk jam dakord me nje dicka; ndoshta jam dakord, por thjesht ndjej nje shtytje nga nje kunderthenie qe seriozisht, kur t'i japim pergjigje, plotesohet dhe endrra(e bukur dhe qe mori dhe vulen time ama) qe ke shkruar me siper.

Pse eshte PS dhe Rama faktoret kryesore qe ky antishqiptar eshte ende ne pushtet?

Ka shume "pro" per kete, kapur gjithmone nga kendveshtrimi Kenedian, por ka edhe me shume "kunder" nga nje kendveshtrim Platonik... 

Nese duam te jemi realiste, sinqerisht, nuk mund te pretendojme qe sistemin kuantik, (kuptohet patjeter edhe Kaotik) shqiptar me nje formule apo sinteze Mandelbrot-iane ta kemi zgjidhur aq kollaj.

I dashur twin. ke fituar respekt tek une per kete qe ke thene, por studimi i masave, mentaliteteve te tyre, kultures se tyre dhe paparashikueshmerise se vullnetit te tyre i cili nuk percakton dot as kohen e demonstrimit te vetvetes, na eshte kunder ketu. Ne mund te zgjidhim edhe nje sistem klimaterik sipas perkufizimit mandelbrotjan, por jo masat; edhe pse ato duken kaq fort te parashikueshme, kur edhe vete ke qene, je apo e ke vene veten brenda kornizes se mentalitetit te tyre.

Kete loje ndjekin politikanet, me shpresen e vetme te mjere te 50%shit per te manipuluar masat dhe mendesine e tyre. Dhe kur shume perpjekje apo parashikime deshtojne teresisht, ne loje futen manipulime te tjera; u blihen madje edhe venat nepermjet te cilave masat kanalizojne vullnetin e tyre; - i.e. partite politike, perfaqesuesit apo lideret politike te atij populli. Tani edhe ky me vehte eshte nje sistem shume dimensional; e zakonisht eshte e pamundur te shohesh me shume se tre apo kater dimensione. -Eshte si puna e rrumbullakimit te numrave, automatikisht truri permend vetem deri ne shifren e pare dhjetore. (0.6789 automatikisht behet o 0.6, o 0.7.)

Tani, me fal dhe me ndjej vella, se u be pak lemsh puna me cfare thashe... por lemsh duhej bere, qe te arrije te kuptoje pamundesine qe kemi per te vendosur emrin e pervecem te dikujt apo ndonje vene te asaj shoqerie ne grafikun e pergjegjesise totale.

Ama nje gje e kemi te sqaruar ne sistemin ne shqyrtim. Problemi eshte i identifikuar per sa kohe qe mban dhe uzurpon fronin e sovranitetit ne ate vend... - perkatesisht kryeministri i sotem.

E une ketij sistemi nuk kam mundur t'i jap dot pergjigje per vete. Do te ndihesha shume rehat te shkoja dhe vete me vullnetin e turmes ne kete moment. Ka thjesht shume te panjohura dhe shume elemente ne kete sistem qe mendja ime t'i konsideroje dot te gjitha. I would very comfortably go with you and ora on this. smiley

me te mira smiley

wtf??????

exactly, mandelbrot's theory's a biatch! but that's where yours stumbles. smileysmiley

nqs do te tregosh respekt ndaj meje atehere shkruaj me shkurter.. te lutem. smiley

kape nga paragrafi i trete nga fundi atehere. ajo eshte esenca e tij. pjesa tjeter eshte terreni ku zhvillohet loja. smiley

u mundova edhe mu duk vetja shume idiot.. thanx man.. smiley

 nga sa shoh, keqkuptohem. 

a jane vjedhe vota. ndoshta. me patjeter. pak rendesi ka. rendesi ka qe une qe jetoj ne shqiperi e di se nese eshte vjedhe eshte vjedhe nga te dyja palet. mundesisht me shume nga socialistet. sepse socialistet kane shumicen e cubave me vete. ndoshta sepse cubat qe ne fillim ishin me saliun dhe saliu nuk beri kompromis me ta kur erdhi ne qeveri. ndoshta edhe pse vende ministrore ishin vetem aq e cuba ishin shume me teper. 

tani, me rregullat e lojes qe vete ndertuan, saliu vazhdon te ruaje te drejten e votes se popullit. ndersa edi merr e paguan njerez qe thote se do vriten ne shesh. nuk ngrihet te kerkoje zbutjen e monopoleve, se monopolet kryesisht i kane ata qe i paguajne paret, nuk ngrihet kuder pushtuesve te minierave, te pasurive kombetare, sepse kryesisht jane te tijet ata qe po i marrin keto pasuri, nuk ngrihet te kerkoje drejtesi per gerdecin, per shume momente te tjera. por ngrihet e thote ose une kryeminister ose shembet bota. dhe per kete arsye i ka stresuar aq  shume anetaret e partise se tij sa nuk dine me se c'bejne po nisin e qellojne. 

kjo ca do na sjelli? ne nje shqiperi te ndare me dysh, mes teje qe do revolucion me te vrare dhe atyre te saliut qe jane po aq sa lloji jot e po aq sa ne qe nuk duam te vrasim po te jetojme thjeshte, duke marre noj lek per ndonje poster, per ndonje montazh dasme, per ndonje guide turistike a fletepalosje. dhe kjo ben qe te na detyroni me zor te jemi pjese. 

tani, nje pyetje te sincerte, nese ty do te gjindeshe ne situaten ku dikush te ben presion, dhe me pas sheh qe keta qe po te bejne presion edhe vrasin si do ndjeheshe. besoj se si ca njerez me te cilet isha mbreme qe thane: 

ue, duhet me marre me majte armet me vete more. po une s'di as me e perdore, ca do bej me te? 

dhe une qe s'kam as arme, ca do te bej? ta blej nje? e kupton se ja fitoi edi, ca do ndodhe? 

pse nuk paraqet nje alternative politike, po i thote popullit nem votat se gjalpin e hengri saliu? se groshet i dogji saliu? se petullat jane me uje per faj te saliut? 

tani, une nuk e kam pranuar te keqen sali, por sincerisht konsideroj nje te keqe shume me te madhe te keqen ed. ka shume me teper tipare krimineli. dhe ne pritje te dikujt qe do veproje ndryshe (jozi e bamiri mbajten salen kryetar partie, edi e mban kryeminister) them qe eshte me mire qe shqiperia te ece ne rrugen e vet pa vrasje. dheketu besoj se ndahemi. 

ah, une punoj per nje administrate te majte, bej postera per kandidate te majte e te djathte, dhe po deshe te dergoj nje kurriculum per jeten time te me treosh se kush eshte ai zoti per te cilin punoj une. dhe nese me kerkon falje, ndoshta do te bindem se edhe ti nuk je te ata qe duan te vrasin per karrige po te ata qe thjeshte duan te jetojne.

une te kerkoj falje sepse kam bere supozimin se ti punon per pd-ne.. partine private te sb. dmth punon per sb. po e pata gabim e mar mbrapsht. biles me fal qe te jam drejtuar ashtu sido qe te jete sepse nuk e meriton.

po normal se bej pjese tek ata qe duan te jetojne, por ajo qe ti quan si te jetuarit e thjeshte mua me perkthehet si nenshtrim. a po i kerkon ti ktij populli t'i nenshtrohet dhunes e pushtetit te nje psikopati kriminel?

per te tjerat nuk [po di cfare te them.. kete idene e pageses se robve per t'u vrare e shoh si nje shaka teper cinike edhe per shijet e mia.

 

p.s. shkinaks.. ti shkruan tregime shume te mira, edhe kur pash se pate hapur kete teme per nje moment te vetem u gezova se mendova kishe sjellur nje tregim. biles edhe kur shkruan per gjera politike ti vazhdon te kesh stil letrar. me vjen mire qe angazhohesh me aktualitetin, nuk do kerkoja ndryshe, nga ana tjeter sikur preferoj te lexoj letersi prej teje. por per dreq, e di si mendoj nanje here, mendoj se edhe letersia e ka te pamundur te artikuloj ate fare percundimi e demoralizimi qe ka ndodhur me shoqerine shqiptare gjate ktyre 20 vjeteve.

po sikur te kem dike te koka qe me thote ca te duhet ty qe shkruan. se sheh qe do hash ndonje... me mire hesht dhe une prape shkruaj, ca i thuhet kesaj nenshtrim?

dhe ndoshta kane te drejte. une ende dua te besoj se ne shqiptaret nuk merremi mjaftueshem me politike e ne kete mnyre e kemi lene politiken ne dore te horrave. neper mend po me kalonte nje ide tjeter keto dite, duke u munduar te gjej nje shpjegim per c'po ndodh. me sa duket, ketu te ne ne lezhe qe pd eshte e forte, ps-istet te etur per fitore mbledhin cubat pas vetes me lloj lloj mashtrimi. dhe ndoshta prandaj ketej eshte ps-ja e dhunshme. diku tjeter ndoshta eshte ndryshe. kam pershtypjen se ne tirane barazohen gjerat e ndoshta me ne jug nderrojne krah. por ne lezhe, horrat me te keqinj jane "te majte". dhe kjo me acaron nervat. sepse edhe une, ndoshta une dicka me teper sepse kam guxuar te kthehem, ndoshta dikush ca me teper se une, besoj se shqiperia mund te behet, po te dime te mos ua leme horrave ne dore.

une mund te them se personalisht me kane bere presion, (mbreme me kane prishur biznesin e indesignit e photoshopit amator duke me palgosur nje klientsmiley.) dhe kjo gje nga ana e majte. te djathtet ne lezhe edhe pse fitojne e jane shumice nuk me kane bere asnjehere presion. edhe per kete kerkoj nje shpjegim. ndoshta sepse kam shume miq te majte e keta me njohin, me mbrojne e me bejne presion. \

por, sincerisht, ne shqiperi per mendimin tim e ne logjiken time, te gjithe fajin e ka ps-ja. rremujat, te vraret, mosintegrimin (qe mua s'me beht vone per te), friken per femijen tim qe po lind. sepse, nese do ishte mahatma gandi duke kerkuar qeverine do i vija faj saliut, po ne kete rast ca duhet te beje, ta leshoje qeverine ne duart e boseve qe mbajne edin me pare e qe gjuajne grushta ne parlament. e njejta logjike me ka pas mbajte edhe ne 1998, me beso.

besoj me kupton ketu, dhe pse duhet ti thuash mjaft ps-se. me shprese qe ps-ja reformohet, behet nje parti politike jo nje grupim mafjoz dhe shqiptaret kane ende shprese. nese vazhdohet keshtu, te kush do na mbaje mendja?!

nje miku im demokristian thote "saliu eshte kriminel po ate kemi shprese ta largojme, po edi po del ma kriminel se po na vret dhe shpresen".

 ti shkinas paske shume frike nga arma pse ke kaq frike, frike kane vetem ata qe kane bere dicka te keqe,ti ske bere gje je njeri i ndershem njeri i arsyeshem pse ke frik mor burr?

smiley

une e respektoj kete qendrimin tend, te pakten nuk e gjykoj, ndonese nuk mund te jem dakord me te. por e di se s'jam ne rethanat e tua dhe ndoshta eshte nje fare luksi per mua te them se s'me duhet nje mahatma gandi perballe sali gerdecit per te bere kontrastin.

ne cmenyre po e vret edi shpresen.. qe s'ndodhet ne menune e saliut? pastaj cdmth te vrasesh shpresen nje here.. a nuk i perket kjo nje sfere tjeter, asaj te abstraktes? jo se abstraktja duhet injoruar, por me duket krejt absurde kjo akuza se dikush po te vret shpresen.. edhe kur kjo akuze behet per te justifikuar ne pushtet dike qe vret personin. eshte pertej absurdes.. kete me duket se kam pas ne mendje kur thash se letersia e ka te pamundur ta shpreh gjendjen shqiptare. nanje here pyes ca do bente kafka po te jetonte ne ate vend.. dhe dicka me thot se do vriste veten... ose ndoshta jo, por rrezxik do rrinte gjithe diten me koken ne akull.. do ecte verdalle me nje kove akulli ne koke... s'e di, ndoshta jam gabim, di se duhet poeti.

shqetesim i pavend me duket. bejne mire te maten kandidatet, te bejne pak stervitje ne fillim, pastaj t'ia pallojne me pushke njeri - tjetrit aty ku duhet. keshtu arritjet e demokracise e jane me te dukshme. fiton demokracia e atij qe mbetet gjalle te na tregoje gojdhanen e historise.

 Shko vizitohu tek ndonjë mjek specialist që. mos shkosh për shele . Këto akte tregojnë që kanditatët janë njerës të një niveli të ulët qytetar ose me veprimtari të dyshimtë .Se eliminimi fizik i një kandidati nuk sjell dhe s'ka arsye të sjellë fitoren e tjetrit .Problemi ështê se ujku mjergull do. Mqns ti e dike kush e ka bërë tentativën për vrasje pse nuk e denoncon me emër e mbiemër por e përgjithson si kundërshtar politik. Dhe e fundit njerës si puna jote që kanë shkuar qêllimisht për të rregulluar (vendin ) vehten nëpërmjet mbështetjes së politikës janë më dëmbërsit dhe konfliktualët ("jeta është llogari olimbi " është deviza juaj ).

Mos ki me frike se e arrestuan ate ne lezhe. 

Pastaj ato te tjerat qe shkruan, jane thjeshte skicofrenia e rradhes, kjo shpjegon dhe friken, makinat e blinduara, mitingjet pacavure ne Shkoder etj.

 partia socialiste nuk prononcohet lidhur me krimin ne lezhe. por kjo nuk na ben cudi. ka shume krime per te cilat Edi Rama me shoke nuk japin sqarime. thjesht heshtin dhe dalin ne konferenca e mitingje me fajin e ka saliu. edi rama fajin e ke ti 

Kur eshte distancuar partia socialiste nga dhuna????????????

1.Djali i Arta Dades plagosi per here te trete me arme zjarri (3 njerez jo lope)
2.Djali i Gramoz Rucit plagosi 1 me revole
3.dhuna 21 janarit
4.djali i luiza xhuvanit qelloi 2 here per te vrare te riun tjeter
5.tentativa per vrasje ne komunen dajt me 4 plumba shotgun
6.plagosja e kandidatit per kryetar komune ne balldren
RAMA: FAJIN E KA SALIU (Ky te fyen inteligjencen)
Edhe per rrahjen e matilda makocit & rudina magjistarit do thote fajin e ka saliu

antare i PD-s ai qe u arrestua nga policia per krimin.

Tani, si ndihesh ti bashke me shkinasin sot ? Natyrisht, nje njeri normal do kerkoj falje, ose me thjejshte ngre duart lart dhe shkruan " Me falni njerez, e dhjeva kesaj rradhe"...

 Me mire mos te kishte shkruar fare sesa ke shkruar budallalleqe te tilla ... Asnje nuk ia kalon per krime politike Saliut jo, dhe te duan ta sfidojne, asnje nuk ia del ... Eshte kampioni i vrasjeve per pushtet, vote dhe karrige .... Nje diktaror i vertet "demokrat"

Kriminaliteti, ilegaliteti dhe padrejtesia ne Shqiperi kane arritur majat, gje qe shpjegon shume nga cfare po ndodh sot.. E kam fjalen jo vetem per keto sulme fizike "politike" por sidomos per vrasjet e bombat neper makina qe i degjojme perdite. 

Dhe per kete situate te tensionuar nuk mund t'i vesh fajin opozites. Shqiperia eshte kthyer ne nje far west te mirefillte. Banditet kane ne dore gjithcka. Nuk arrij dot te shikoj fundin e tunelit... per sa kohe qe institucionet e pavarura jane nje treg i hapur dhe OJQ-te perfaqesohen nga Altin Goxhaj... 

Zoti te shpetoje shqiptaret!

 

 Shtate kilometra larg mban era hipokrizi kjo pyetje. Po thoje troc; dua te bej fushate elektorale ne peshk per Pd, se me mban me buke dhe e kam partine e babes, po jo keshtu anes e anes de..

Hipokrizi dhe cfar hipokrizie, nga me e shpifura e mundshme. Valle nuk e di shkinaksi qe keto 20 vjet eshte PD-ja qe rreth vetes ka pasur cubat, gangsteret rrugacet dhe robt me te degjeneruar qe njeh ky vend? Le te deshmojne te gjith anetaret e peshkut, por nuk ka shqiptar qe nuk e di cila force politike ka rrugacet me vete. Pse cuditesh more shkinaks qe ka PS-ista qe u ka ardh ne maj te hundes duke duruar 20 vjet kafsherine e rrugaceve te berishes? Njerezit po vuajne more, mezi po shtyne diten e berisha jo vetem qe ju ka shkaterruar atdheun, i ka percare e ka mbjell urrejtje por edhe i ben per budallenj me NATO-viza e BE.

nqs punon per ate antishqiptar me emrin sali berisha turp te kesh ti dhe kushdo punon per antishqiptarin, turpin e tropojes, malesise dhe gjith shqiperise. nuk me intereson fare cfar mendon per ramen dhe ps-n, fare dhe as nuk dua tja di, ti thash keto dy fjale se i meriton.

Plagoset kandidati për kryekomunar në Lezhë, pranga autorit

LEZHE- Është arrestuar autori i plagosjes së kandidatit të Lidhjes Demokristiane për komunën Balldre Zef Doçi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunes kur kandidati Doçi, po kthehej në fshatin Balldre pas një takimi elektoral me banorë të fshatit Kakarriq. Sipas burimeve të policisë së Lezhës ka rënë në pritën e disa personave me dy automjete në aksin Balldre-Lezhë, të cilët fillimisht kanë debatuar me Doçin, ndërsa më pas njëri prej tyre e ka qëlluar me pistolete 50 vjecarin.

Sot në mëngjes policia informon se në pranga, si i dyshuar kryesor për ngjarjen është vënë Almarin Marinaj, 27 vjec. Sipas policisë atentati nuk ka pasur arsye politike, ndërsa burime konfidenciale të cituara nga NEWS24 bëjnë të ditur se Marinaj ishte përfaqësues i strukturave të Partisë Demokratike në Komisionin e Qendrave të Votimit në komunën Balldre. Ndërkohë po punohet për të zbardhur emrat e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në plagosje. 

Aktualisht Zef Doçi ndodhet në Spital Ushtarak për të marrë mjekimin e specializuar por është jashtë rrezikut për jetën. 50 vjecari është kandidat i LDK-se i mbështetur nga koalicioni “Aleanca për Qytetarin” për komunën Balldre të Lezhës. Rival i tij është Gjek Cali, i cili ka marrë dy mandate e kërkon mandatin e tretë dhe është përfaqësues i Partisë Socialiste. Doçi kandidon për herë të parë, njihet si biznesmen, ku, mes të tjerave, ka një baxho qumështi.

Kreu i LDK, Nikollë Lesi ka reaguar sot për plagosjen e kandidatit për zgjedhjet vendore të 8 majit i grupimit "Aleanca për qytetarin" për komunen Balldre të Lezhës, Zef Doci rreth 50 vjeç. Lesi theksoi se kandidatin para se të ndodhte akti e kishin kërcënuar me vdekje. Lesi theksoi se për detajet rreth ngjarjes policia po heton intensivisht. 

(s.g/balkanWeb)

Nuk duhet me hesht, por kur e di paraprakisht qe fjalet e tua bien ne vesh te shurdher si i behet?

duhet ndergjegjesim ndoshta.. smiley

Ndergjegjesim po, po ketu qendron veshtiresia!

Une them me te ndergjegjshmem jane njerezit qe skane ndergjegje sesa ata qe kane dhe nuk dine te ndergjegjezohen.. smiley

 eshte e veshtire te ndergjegjesosh nje popull qe nuk e ka patur nje tradite te tille.

dhe po qe se e kishim disa elemente te kesoj tradite , kuvendet e burrave , pleqesite e qemoti, nuk i kemi me i shfarosem ne 40 vjet komunizem.  eshte e vertete qe ka shenja ndergjegjesimi por partite politike e kane uzupuar skenen e debatit publik, ja , shikoni ketu ne vlore psh, nqs une them ''...si nuk ka nje trotuar per te qene ketu ne vlore....'' me hidhet tjetri ''...po pse oer , ti per kollozin do votosh...''   Kuptohet , ne mimentin qe marr nje pergjigje te tille nuk ja vlen te vazhdosh me tej.

kush eshte kollozi? smiley

 ca gallate qe vete.. Ard Kollozi ka nje nga firmat e ndertimit me te rendesishme ne Vlore dhe ne faqen e fb del flet kundra betonizimit te vlores.. pls give me a break.

Ketlina ti je nga Vlora apo te beri pershtypje lloji i fjales ?

Persa i perket temes, me mire qe po degjeneron gjithçka, se ky sistem po s'u shkaterrua, do na mbaje peng per shume kohe. Me mire nje dhimbje e forte qe kalon sesa dhimbje te vogla te perhershme. C'eshte krisur e pret thyerja. Mjere kush do ike e lum ata qe do rrojne pa kete sistem.

Jo, jo c'ne une nga Vlora..

nuk eshte ps-ja ajo qe po kekron revolucion.. eshte sali berisha ai qe e ka bere, dhe kembngul ta bej ate te pashmangshem....

Zot duke te shtuar nje fjale ne frazen tuaj si permanent ose te vazhdueshem  ju kini dhen pasqyren e vertete politike te Shqiperise dhe jo vetem ne kohe zgjedhjesh .Ai dhe vetem ai person eshte mbjellsi i IDESE se percarjes se Shqiptareve per k@qelleqe .Por jo dhe aq them , se e ka lidhur me normen me te felliqur te Moralit Njerezor te pranuar nga e gjithe BOTA . E gjithe filozofia e grupimit klanor te aferm te tij dhe ndjekesve te tij si ulerimsa ne mitingje PA PERJASHTIM  eshte Nje dhe Vetem NJE ....Pasurimi i Shpejte dhe me cdo menyre mbi MOTON :

Grabitni kusaret e mi . Ose do ua Grabisin te tjeret . Grabitja mund te behet vetem kur ke Pushtet .

Kjo prurje shtron probleme , pavaresisht se mbajne ere protagonizem , por te nje niveli sentimentesh te njerezve te letersise qe bejne vjersha . Nga ata te llojit qe duan te zgjidhin gjakmarrjen me komisione smiley . Realiteti eshte i EGER .....i Mbjellur i tille ,.... i Menazhuar i tille dhe ........i Drejtuar i tille .Vidh ose te Vodhen.

Dhe Zapata ja tregoi kete Maderes me .......PUSHKE ose sot

Vendimet e shumices  jane Demoktratike zotrie !

A duhet heshtur para ketij realiteti pa u shndruar ne GANGRENE te te gjithe shoqerise sic e shprehu ne mentyre te parakoheshme Arvziu kur tha ..I gjith Populli eshte i korruptuar ????????? Mos ka dashe te thote se me popull kupton mbeshtetesit e PD ?

Clemenza: You know, Mike, you're gonna turn out all right. You take a long vacation, nobody knows where, and we'll catch the hell.
Michael: How bad do you think it's gonna be?
Clemenza: Pretty goddam bad. Probably all the other Families will line up against us. That's all right. These things gotta happen every five years or so, ten years. Helps to get rid of the bad blood. Been ten years since the last one. You know, you gotta stop them at the beginning. Like they should have stopped Hitler at Munich, they should never let him get away with that, they was just asking for trouble.
[Clemenza now finishes working on the gun]
Clemenza: You know, Mike, we was all proud of you being a hero and all. Your father too.
 

Përplasje brenda të djathtëve, plagoset kandidati i komuns Balldre

Zef Doçi, kandidat i së djathtës në komunën e Balldrenit, është plagosur mbrëmë ndërsa kthehej nga një takim elektoral. Doçi është përfaqësues i Lidhjes Demokristiane të Nikoll Lesit. Doçi është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar sot personin përgjegjës për krimin. Ai është Almarin Marinaj, anëtar i Partisë Demokratike. Ende nuk janë zbardhur motivet e ngjarjes.

 Si duket kjo seria e krismave ne prag te zgjedhjeve nuk jane shenja te mira, zakonisht njerzit qisin pushk o me mbrojt pronen ose me vjedh ate! Nuk po meret vesh a jane krisma per  "liri " apo krisma per "hajni" ? Ka mundesi te jete kjo e dyta. Ndeshja do te jete e forte Truku i vjedhjeve te Votave me 29 Qershor 2009, ka lene pasojat e veta.Njerzit kete radhe me duket se do te votojne me pushke!

Qëllohet me silenciator kryeinspektori Ndërtimor i Tiranës Qëllohet me silenciator kryeinspektori Ndërtimor i TiranësTIRANË-Kryeinspektori i policisë ndërtimore të Bashkisë së Tiranës, Ardit Kaja, 32 vjec është plagosur me armë zjarri nga 2 persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur sot paradite rreth ores 09:30 në afërsi të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Transporteve, ku kryeinspektori Kaja është qëlluar me armë pistolete, tip silenciator nga dy persona të maskuar me motorr të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Meoshet se personat kane qelluar disa here ne drejtim te Kajes qe per momentin ndodhej ne automjetin e tij personal.

Kaja është dërguar urgjetisht në Spitalin Ushtarak ku mjekët konfirmuan për TVNews24 se po kurohet nga një plumb që ka marrë në këmbën e majte. Mjekët shprehen se Kaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fatmiresisht ka shpetuar pa plage ne trup shoferi i Kajes.

Ndërkohë policia ndodhet ende në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pasi eshte njoftuar per ngjarjen, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama eshte nisur me urgjence ne drejtim te Spitalit Ushtarak.

Kaja dje thirrje per heqjen e flamureve elektorale
Ngjarja e sotme me Kajen na sjell ne vemendje thirrjen qe ai nje dite me pare beri per heqjen e flamureve elektorale. Orëve të pasdites së djeshme ka qenë kreu i Inspektoratit në Bashki, i cili nëpërmjet një deklarate të ashpër iu ka kërkuar të gjitha forcave politike të respektojnë ligjin dhe mos të vendosen simbole partiake në rrugë. Ardit Kaja ka bërë publike dje lëvizjen e drejtorisë së tij për të hequr nga rruga të gjitha simbolet partiake që janë të kundraligjshme duke paralajmëruar: "Respektoni ligjin, ndryshe do ndëshkoheni". 
Drejtoria e Inspektoratit të Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka pikasur ngritjen e disa flamujve që i përkisnin subjektit elektoral të LSI-së dhe ka konstatuar se ngritja e tyre po bëhej pa marrë leje tek organet kompetente. Për të sqaruar gjithçka ndodhi mes punonjësve të Bashkisë dhe ngritësve të flamujve, përfshi edhe policinë bashkiake me atë të rendit, kreu i uniformave bashkiake ka refuzuar të shkojë në komisariat për të kryer deklarimet, por mësohet se ka pranuar vetëm të takohet me kryepolicin e Tiranës. Gjithashtu i kontaktuar disa herë nga Gazeta Shqiptare, ai nuk u prononcua në lidhje me incidentin mes palëve. Ndërsa mësohet se flamujt nuk janë lejuar të ngrihen derisa të merret leje dhe të veprohet sipas procedurave.

(d.b/BalkanWeb)
 

o burri i lig me nikun shkinaks nuk pate as kurajon minimale te kerkosh falje qe hape nje teme te genjeshter?

Te pakten me ata qe edhe replikove.

burracak i peshtire. genjeshtar!

qetsohu o burre.. ose po u nxehe shume ec e thyej nanje pllake ne guzhine.. ashtu bej une.. sot i theva 3 cope.. deri sa erdhi komshiu e filloi te me trokiste ne dere.. e pash kshtu nga vrima e syrit te deres.. mos thash.. ky do mfus ne burg. ika me vrap nguzhine edhe nxora ca melci vici qe pata blere mbvreme.. edhe u lyva me te ngjith fytyren... pastaj hapa deren edhe i thash komshiut.. yesss??? ai s'po fliste... pastaj iku s'tha asgje..

 o njeri, po te pergjigjem edhe njehere, thjeshte per korrektese. une nuk te kam share asnjehere. dhe po pate bole a burrni, hajde flasim. une jam hekuran koka nga lezha. flasim sy me sy si burrat. dhe qe une jam hekuran koka nga shkinaku e dine shume ketu dhe nuk e kam fshehur aanjhere. pastaj diskutojme kush i kerkon falje kujt. 

nese twintip ketu me poshte po fliste dhe mu duk e arsyeshme per ti kthyer pergjigje, i ktheva edhe pse edhe ai ofendoi njecikez (si nuk ditet te flisni pa u share bre njerez). 

tema: i sigurte je ti qe nuk ishte politike kjo plagosja? as ajo e kalase se dodes, as ajo e dajtit, as kjo e tiranes? 

sa e di ti se nje malesor (malesor u themi te ardhurve nga malesia e madhe) ne nje zone ku fitojne malesoret rregullisht ne zgjedhje pamvaresisht ciles parti, gjuan nje dibran per arsye personale pikerisht kur ky dibran guxon  te perballet me nje malesor per kryetar komune? 

edhe nese ky paska qene anetar i pd-se. dhe nje pyetje tjeter, ka anetare partish ne shqiperi? se me sa shoh une ketu ne lezhe, politika nuk egziston, ka thjeshte grupe interesi. zyrat e partive e shoqatave nuk hapen asnjehere pervec ne prag fushate.

tjetra, nese ne shkoder, bushat e velipoje e lezhe jane rekrutuar njerez me pare shume per te marre pjese ne revolucionin bolshevik te 21 janarit si do ndjeheshe ti? a do te te vinte deshira ti thuash mjaft? te mos heshtesh?

nejse, kur te dush, kur te vish prej anglie mundesh te vish te pime nje kafe, dhe te shohim kush i kerkon falje kujt smiley

 a dole bllof? Pranoje nese je malsuer..

Nuk te shava o hekuran.. Te thashe genjeshtar sepse genjeve.. Genjeshtaret jane burra te ligj, kshu mendoj une. Ndersa dikush qe genjen dhe nuk kerkon falje eshte burracak, edhe kete e mendoj. Pse qenka sharrje?

Genjeve, pa pas turp hic, genjeve dhe me keqe akoma e shkruajte publikisht. Arsyhet i di it, kaq. Pse me dhune  vlla, ti para 2 ditesh hape teme duke kundershtuar dhunen dhe fyherjen*.

Me kqe akoma, e mbyll komentin duke me drejtuar pyetje mua. Veti e genjeshtarit edhe kjo qe kur kapet, ben pyetje te hapura (open questions) si p.sh. Po mire pse vetem une genjej? 

Nuk shkruaj me, do me falesh. Mire mbec hekuran.

* fyherje & dhune quhet kur i thua tjetrit hajde pime kafe se ta tregoj une ty faljen.

edhe njehere, une nuk po te fyej. dhe ti vazhdon te fyesh. kjo nuk tregon dhe aq burreri. une nuk kam gje personale me ty, vazhdoj ta kem pyetjen ne rrafsh kombetar e politik, ti vazhdon te kapesh me mua, si ti si te tjere. pse bre se kemi pakez burreri e buonsens te merremi me gjerat e jo me njerezit?!

ti kerkoje te dije kush isha une qe fshihesha pas nikut shkinaks. dhe une te tregova kush jam. dhe sincerisht une nuk kam deshire te shaj, por nese duhet kam shume me teper deshire te shaj dike ne sy se sa online. me ke pare te te shaj ndonjehere ketu, ty a ndonje tjeter? te ofendoj. nese eshte per te ofenduar te ofendoj drejt ne sy, ndryshe e quaj pa burreri. u perpoqa te te tregoj edhe se pse jam shqetesuar. dmth, ne momentin kur une bera pyetjen ishte direkt pasi rasti i trete i plagosjes se nje kandidati te koalicionit te djathte (vete zefi ka veshtiresi per ta kuptu a eshte me lsi a me ldk). ne do te shohim qe kur te mbarojne zgjedhjet do te fitoje gjeke cali zgjedhjet ne balldre. tasshme ndodhi i katerti, dhe perseri sepse ps-ja (qe duhet te ishte ana e kulturuar bre) griicet si e si ta beje rremuje shqiperine sepse po i ikin monoplet duarsh, sepse kriza nuk i ben aq fitimprurese ato monopole qe kane a tjeter. pd-ne e dime qe eshte koti, po ps-ja ca eshte?

ti thua qe ishte brenda pd-se. une tashme di edhe se pse u plagos zefi, cka me duket gjuajtje e dyte ndaj tij. dhe nuk eshte brenda pd-se po pune personale (cudi si dalin inatet personale direkt ne prag zgjedhjesh) po te them edhe njehere qe nese ne heshtim do te jete keq. po me sa duket ti nuk hesht. po ngre zerin per ngritjen ne pushtet te neranxit, pezes, prenges, kadelit, tomes, abazit, gashit, rames rucit, ndokes gjinushit, etj. zgjedhja jote. por une ty nuk te ofendoj per kete zgjedhje. ti beson se eshte me e mira, une besoj se eshte tradhti ndaj kombit. por mundesh te rrish pa komentuar nese nuk te pelqen. nese nuk ke gje per te thene.

dhe prape, po deshe te me ofendosh, hajde bujrum, e kam me qejf te me ofendojne ne sy.

dhe une nuk jam malsuer, jam lumjan.

A ban me hesht more shkinaks?

 Djema, ndeshja politike eshte ndezur keq dhe ashper, jo se kane dallime ideollogjike a ideore, jo, por pikerisht se kane dallime, perplasje interesash ekonomike. Fjalet e Buall Mavrise se nuk do lejoje njeri te kete interesa ekonomike ne politike, pra qe nuk do lejonte politikane-biznesmene, jane pallavra. Une po shoh ketu, se shumica e politikanve, lokalve, komunarve, bashkiakve etj, jane biznesmene apo te lidhur me biznesin. Ajo qe mungon tek politika, tek pushteti qendror dhe lokal, jane ideatoret, vizionaret, intelektualet. Keta si duket jane ose terhequr ose nuk jane ftuar. 

Pjer, na ben dot nje pershkrim te debatit tend ekonomik ne tryeze me Ngjelen? Degjova qe e kishe fituar bindshem debatin me argumenta bindese, te thjeshta dhe te qarta. Sepse nuk dua ta degjoj nga te trete qe kane qene deshmitar aty.

Flm!

 Emigrant, isha me Graven, me pelqeu, kish shkruar dhe libra, kur vjen Alidemsi, dhe aty une po shtjelloja pakez vetem 1% te atyre qe une di mbi ekonomine, pastaj erdhi avokati, dhe ne kohen qe une do vazhdoja tek 2% i shtjellimit, biseda morri rrugen e politikes, se avokati s`te linte te flisje, ishte implusiv, kish shum temperament, me shume se mua, dhe me 1% (sikur ta dija) ata u cuditen, sepse po flisja per obligacionet e CO2, qe eshte nje nga gjerat me te thjeshta, por qe ne Shqiperi nuk eshte rrahur sa duhet. Kaq. Me bo me i tregu un atyre ter te fshehtat e makroekonomise (nje pjeseze i kane tek Vizione te qarta), vaj hallit c`a do thone, do rrijne sikur po ndigjojne ndonje alien. 

Pjero.  po ti   u tregon  njerzve te fshehtat e makroekonomise?   je ne terzi ,apo jo??   kush  do te iluminohet,  te  blej  librin or vella.   jo per gje,  po po i ben dem vetes me duket.....

Me falni per nderhyrjen, por me shkoi nder mend tani. Pjer Thomas, kaq shpesh sa jane permendur Vizionet tek Peshku (ndonjehere me eshte dukur vetja si tek sekretet e Fatimas&eumlsmiley, a s'do te ishte mire te na postonit ndonjecke vizion? 

 Emo si tha ai shoku "..... e di, ma ka thene Samiuf.....(me f ne fund)

Boll i bete qejfin njeri tjetrit se nuk duket bukur, tema nuk eshte per ate pune, dhe avokati (avokat pra jo ekonomist) nuk eshte pale ne debat prandaj kursehuni njecik.....

ps. muhabet bejme te gjith per tema te ndryshme, psh une kam dhene nje opinion tek nje teme mbi fiziken kuantike etj megjithese nuk kam asnje lloj kualifikimi ne ate fushe, mundet te vij tani ndonje astrifizicist e te me lemeris me termat  e duhur shkencor, teorite etj etj, por dyshoj se eshte pikerisht kjo qe e ben valid argumentin e tij.

Pjer, ja ta them une si eshte legjenda per ket ceshtje. Ti ishe ulur ne tavoline me avokatin dhe me dy te tjeret. Avokati kishte fillu duke bo teorina tip anglosaksone, jo tregu, jo politika ekonomike, ligjshmeira etj etj. Ti e kishe nigju sa e kishe nigju, pastaj i ishe kthy: marove? Po, sikur kishte thon Ngjela. Mire atehere, nigjo ktu, i kishe thon, se ti ca gjona i di, por ca gjona nuk i di mire (per te mos e ofendu) ene i kishe hy, me themel, me definicione, tak e tak e tak... ishte bukos Ngjela, mek mek mek... po folte me vete. Une do i pys ata te dy xhanem, qe kane qene aty prezent.

@Belul: per sot kemi nje quiz (jo te lehte), ne nje tjeter teme.

ne cilen teme emo?

... se avokati s`te linte te flisje, ishte implusiv, kish shum temperament, me shume se mua, dhe ...

eh, te heqim ca te cmendur qe te vine ca te cmendur te tjere ...

 Ngjela nuk eshte ekonomist, eshte ekspert ne fushen ligjore, keshtu qe..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).