Duke marre ne konsiderate ambientin e nd(y)ere mbushur plot me komente pro dhe kunder politikaneve tane te pafajshem, te ndershem, te palodhur etj duke mos perjashtuar asnje ngjyre, mendova qe nje kend i vogel do te qetesonte peshqit dhe do t'i argetonte me ndonje shaka sipas rasteve. 

127 Komente

 Ishte një herë njëri që i jepte një lypsi gjithnjë 1 euro sa dilte nga shtëpia. Përditë ky muhabet. Kaluan ca kohë, filloi t'i jepte 50 cent. Pas ca kohësh akoma, e bëri 20 cent. Pastaj ia preu fare... nuk i jepte më lekë hiç.

Ore e kap lypsi, si është kjo punë? Po ja tha, të jepja një euro, pas martesës, për shkak të shpenzimeve, e bëra 50 cent. Lindi fëmija i parë, ta bëra 20 cent. Lindi fëmija i dytë ta preva tha, se skam mundësi. 

- Po ti mor qen bir qeni, me lekët e mia i mban kalamajtë????

 

Kete email qe me ka ardhur nepermjet postes po e ndaj edhe me ju peshq..smiley

Besoj do ta shijoni vecanerisht nese I takoni brezit te 40+ vjecareve.

Njemije here me mire 20 vjec , fukara me katil Enverin se 40+ vjec, barkmbushur e ne Amerike!

Njezet vjecareve te sotem I jap vetem nje porosi: "Mos u plakni por rrini gjithmone te rinj e beni qejf sa me shume!"...

Me ka marre malli per icik Tirone!

Më ka marrë malli të:

... kthehem në klasë të parë,

të iki në shkollë duke ngarë karrocën, që për rrota kishte kutitë e bojës së këpucëve,

të ngjyej gishtat tek kallamari i bojës si dikur,

të bëj detyrat me një rezervë prej bakri,

të mbështjell bukën me gazetë,

të blej një fletore ke Jordanka,

ti fus një ashure ke Shabazja,

të haj një pite me mish... edhe dy...,

të blej një kaush me hide ke Balja,

të bëj fiskulturë me brekët e rrudhura, me të cilat kisha fjetur gjumë,

të shoh gocat e klasës kur vrapojnë me të famshmet kilota,

ti shpoj prapë rrotat e biçikletës zysh Bardhës së biologjisë,

të shkoj me shkollën në Dajt ( veçse në këmbë ),

të loz me gura kundra lagjes tjetër,

të lustroj këpucët të dielën në darkë,

të blej vajguri edhe për komshiun,

të çoj tavën e byrekut në furrë,

të dal nëpër lagje me gjelin e detit,

të shoh pula me qafë të rrjepme,

të kap peshq ke liqeni me një copë bukë, brënda në kavanozin e kompostos,

të loz lojën " voj me kanoçe, voj, voj, voj, "

të pij një aranxhatë,

të pranohem pionier me shall të kuq në qafë !!! ( Apo jo, ere ? )

të kaloj me shokët ke tubi që zgjatet përmbi Lanë,

të ngjis dru në kat të tretë,

të dëgjoj emisionin e përrallave në radio,

të shoh " Crtani film " me kanoçe,

të loz një lojë xing me letra të bëra me kutija paqete Adrian,

të loz me pulla dhe me cingla,

të shoh filmin " Apashët ",

të bëj një xhiro me biçikletë me qera ( 60 lekë ora ),

të shkruaj një letër korrespondencë ,

të dëgjoj fshatarin, që në stacionin e Vorës bërtet : " Hajde thona "

të hypi në tren nga penxherja,

të rastis në tren me fatorinot nga Shkodra, që të merrnin vetëm gjysmën e lekëve të biletës,

të futem me shokët ke banjo e trenit për të mos paguar biletë,

të zihem me grushta me tim vëlla,

të shoh policat, që të djelën e plazhit, nuk linin të hypje në tren me shapka,

të shijoj plazhin ke Breshka,

të lexoj një fletë- rrufe,

të dëgjoj qëndrën e zërit të plazhit, që njoftonte : " Ndalohet loja me top ",

të shkoj në aksion vullnetar, pa dëshirë,

të shoh edhe njëherë ndeshjen Shqipëri- Belgjikë,

të bëj tifo në pallat të sportit,

të dëgjoj zërin e Ismet Bellovës duke transmetuar ndeshje,

të diskutoj me shokët për sportin , si dikur ke bordura,

të blej një palë opinga ke Pazari i Ri,

të qep një palë pantallona kadife ke rrobaqepësi,

ti marr xhinset borxh ndonjë shoku,

të bëj një ditë mësim në Polikum,

të heq dhëmbin që më dhemb me pe të bardhë,

të dëgjoj fatorinon të thotë : " Deri ke bankaaa ",

të gjimoj autobuzin me vrap, kur nuk ndalonte në stacion,

të shoh Gëzim Kulufin kur bërtet : " Rrofshin vorrabomsit, poshtë alidemsit ",

të shof Gëzim Parisin kur fryhet si cub,

të shoh gratë e lagjes kur ziheshin me njëra-tjerën,

të bëj një foto ke lulishtja e Skënderbeut,

të dëgjoj kalamajtë e lagjes që bërtisnin me të madhe : " Erdhi nusja, erdhi nusja ... "

të rastis edhe një herë me drejtorin tim të punës ( Rip ), që na niste për tu qethur ke berberi,

të haj një dopio pilaf me lugë alumini, ke vetshërbimi,

të haj një bozë me akullore ke bar Sahati,

të dëgjoj Bazin kur këndonte ke liqeni,

të eci nëpër rrugën e Durrësit,

të shëtis ke rruga e Liceut, pasi ka pushuar shiu,

ta bëj telef me sy dhe me këmbë xhiron e modhe,

të vej një bast ditën e ndeshjeve,

të pi,edhe një herë me shoqninë, raki ke tymi,

të shoh pijetarin kur përtypte gotën e xhamit, si të ishte kocka e bërxollës,

të jem ushtar dhe ti lej targën garnizonit,

të shoh një polic të dobët,

të sodis edhe një herë dyqanin e samarxhiut ke kinema Ali Demi,

të shoj Gjergj Suliotin duke kënduar tek Dekada e Majit,

të qesh me Kaçin e estradës,

të thërras shokët e mi me fishkëllimë,

të ndez edhe një cigare me Coken e dashur dhe ata që s'janë më midis nesh ,

të lyej me bojë stilografi hundën e Junës së vogël, që banonte poshtë meje,

të shoh edhe një ndeshje të të madhit Drazhen Petroviç,

të bëj edhe një disko nëpër shtëpija si dikur,

të shoh edhe njëherë popullin kur qante më 11 prillin të '85-ës,

të thërras edhe një herë : " E hodhëm qelbësirën ",

të...

të...

" - ... çohu, se vajti vonë për në punë ! Mjaft dërdëllite " !

... Qënkam në gjumë ! Ndryshe, s'kisha si të ëndërroja !

... Më ka marrë malli ... më ka marrë malli... për içik Tironë !!!
 

hahahaha... Jordanka, Balja...! I kisha harruar! Rrofsh Ketlina!

 Jordanaka uaaaaaaau. Shitesja e kinkalerise. E kisha harru fare. 

Kurse "kokat e arapit" te Shabazes kane qene simbol i aristokracise, kur e shifje si te shikonin "zgjebsat" e tjere qe ate dite po hanin ingranazhe ose shume-shume gurabie 6 lekeshe. smiley 

kok'arapi !!!! smiley me marmalate te cuditshme ne mes

shume hoxhatasimsa me ngjan.

 të shof Gëzim Parisin kur fryhet si cub,

Ku te paska met menja te Xim Parisi, e modhe kjo, sa kom qesh.......

Ketlina, nuk e di se kush ma ka vjedhur nè fb ( quhem Arben Imeri ) kètè shkrim dhe nuk tè vè faj ty qè e ke botuar kètu, pèrkundrazi, kjo gjè tregon se shkrimi pèlqehet ( nga Tirana mè thanè se po e pèrdorin nè fushatèn elektorale !!! ). Shkrimi, qè unè e kam shkruar para nja njè muaji, ka edhe njè grafikè shumè tè bukur, ku duket Skènderbeu me mbathje e kanatjere qè i kanè vjedhur kalin. Do tè isha shumè mirènjohès po tè vendosje emrin tim aty, jo aq shumè pèr faktin e tè drejtès sè autorit ( tashmè shkrimi qarkullon nèpèr fb ), por pèr faktin se duke pasur parasysh qè ky shkrim do jetè pjesè pèrbèrèse e njè libri humoristik, me kujtime tè kohès sonè, nuk do tè doja qè ndonjè zabèrhan ( nè Tiranè ka plot tè tillè ) tè ma merrte nè kthesè dhe tè ma vidhte autorèsinè duke e ribotuar pèr hesap tè vet... Me respekt Arben Imeri.

duket Skènderbeu me mbathje e kanatjere qè i kanè vjedhur kalin

ne pergjithesi nuk rekomandohet nga botuesit qe te qisesh keto materiale ne Facebook para se ti botosh ne liber, sidomos fotot e Skenderbeut me mbathje (boxers or briefs, mqrf) kur eshte kembesor

Nostalgic

Dy shoke me ngjyre, duke shetitur ne Londer , dallojne nje kabine ki ishte shkruar " mjafton 1 euro e gjysem , per tu bere i bardhe".

Fut njeri nga shoket doren ne xhep, ou pune  muti, paskam vetem 1 euro.

Ska problem, i pergjigjet shoku tjeter, kam une 2 euro, te jap kusurin e futesh edhe ti.

Hyn ne kabine 2 euroshi, pas 10 minutave del nga kabina krejtesisht i bardhe, i kenaqur vazhdon rrugen me krye lart.

E therret shoku i vet ,- ej, ku shkon, me jep 50 centin.

Shko puno, more negro, vetem me lyp dini ju- i pergjigjet bardhoshi.

 

Burri dhe gruaja ishin ulur tu pa TV. ne nje moment i thote burri gruas:

- Ca do beje ti po te fitoja une llotarine

- Do te marr gjysmat e parave dhe do te te le shendene - i tha gruaja

Burri i cuditur nenqeshi dhe nxorru 5 dallare nga xhepi e i tha gruas:

- grua, dje fitova lloatirne, mora 10 dallare, nji ku i ke 5 dallaret, merri edhe me le shendene

ore, tha njeri, e keni vene re ju:  keta emigrantet jane si puna e spermes,  vijne me miliona, po vetem njeri punon.smiley

_

Një shqiptar pyet mikun e tij gjerman:
- A e di ti pse meshkujt italianë njihen si dashnorë të mire?
- Jo, – i përgjigjet ai.
- Sepse të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë shtetit prezantohen si italianë.

 

Një turist Shqiptar në Nju Jork ,shkon në dyqan për të blerë nje televizor.
Ju lutem paketojeni mirë sepse dua ta çoj në shtëpi.
Shitësi i çuditur i thotë :
- Pse nuk shiten televizorë në Shqiperi
- Po Po shiten ...
...Po mua më duken më të larmishëm programet amerikane .

 Nji garip e kishte rregulluar me një grua dhe kjo e fton në shtëpi .Arrin miku dhe në momentin që po pinte një gotë cërr zilja .Au au burri ..., thotë gruaja . ç'të bëj pyet miku bëj sikur po rregullon tv , e mirë  .Hap derën s'ishte burri - hë mre dreq se më trembe  i paraqet një shok i ri -një shok ; mirë ? -mirë? ulet dhe tjetri merr një gotë kur cërr cërr zilja qyqja burri thërret gruaja ; i pari me shpejt kthen tv përmbys , ti bëj sikur rregullon hekrin shpejt i thotë gruaja të dytit .Hap derën dhe O ti qenke hyr se na ngrive gjakun .Bën adettin një shok i vjetër- një shok- një shok dhe i jep një gotë dhe ktij .S'kalojnë as 5 min kur cërr cërr zilja ky ështê burri s'kam më shokë . Me shpejt ipari kthen tv i dyti me hekrin në dorë , itreti me vrap e në dollap .Hap derën gruaja  hyn burri dhe menjëherë kush janë kta ah thotë gruaja tekniku i Tv ky tjetri tekniku hekrit .Shkon burri në dhomën tjetër të ndrrohet dhe hap dollapin dhe bërtet  : po ti kush je ? unë jam Mola -përgjgjet i treti .

nji sugjerim Prizreno, here tjeter vetem fundin shoku se fillimin gjithe keto barcaletat e kane njesoj, vetem fundin mjafton, ja psh: hap burri dollapin, po ti kush je, jam mola.

 

1-Per te bere sex njihen 68 menyra. Menyra e 69 sherben per pastrimin e instrumentave

 

                                                                                        smiley

Nje cift nuk benin femije sepse burri nuk mundej. T emerrnin spermen nga dikush qe mudn ta njihnin ose te merrej vesh me vone nuk behej,, keshtu qe cifti mendoi te benin nje udhetim dhe te shikonin ca mund te behej. I hipen trenit.

Aty pane nje ushtar me sy bojeqielli, simpatique dhe te beshem. E therrasin dhe i thote burri kjo shoqja ime ka qefe ta beje me ty.

- Mire - i thote ushtari  - sa te zbresim....

- Jo, jo - i tha burri tani une do mbaj deren e banjes

Ashtu bene, pas nja 30 min del ushtari

- Po ca do besh - i tha burri - shko prape , rruge e gjate

Se beri dy ushtari. Edhe keshtu me radhe nja 3 here. Sa doli nga banja, burri perseri i tha te vazhdonte

- Po jo - tha ushtari - le qe u lodha po 3 prezervative kisha me vete

Nje koleg ia kishte vene syrin nje kolege dhe nje dite te bukur e fton per kafe ne dreke dhe i thote :

- Kam gjetur nje celes shtepie per sot

- Oh sa mire - i thote kolegja - Ma jep se kam nje variant sot

Hyri njëri në dyqan dhe pyeti : çkanê ato kavanosat e mëdhenj ? - Mish elefanti i përgjigjet pronari (gjuhët e kqia thonë çifut) sa kushton ?  kaq .-Më jep një të lutem .E merr dhe del .Pas një ore hyn përsëri i njenjti blerës por i inatosur i drejtohet shitsit : ti më the se ka mish elefanti kurse ky ishte bosh . --  A po çudit përgjigjet shitsi po s'është faji im që ty të ka qëlluar brima p.

Nje femer, teknike kompjuterash po ndihmonte nje djale qe te vinte ne pune kompjuterin. Pasi gjithshka po perfundonte teknikja i kerkon djalit te zgjedhi nje password.Djali per te bere pak lojra me vajzen i thote dua si password fjalen "p***s". Teknikja nuk reagoi dhe e shkruajti fjalen por u shkri nga te qeshurit kur pergjigja e kompjuterit ishte :
"PASSWORD I PAPRANUESHEM.NUK ESHTE I GJATE SA DUHET"

 Nji kanibal hyri në një restorant u ul thirri kamarierin dhe .....e hangri .

NJê Kanibal duke kalur me çunin e tij panë një grua të bukur . 

Babai kanibal : oh sa e mirë kjo !

çuni i kanibalit : o ba e hamë ?

Ba kanibal : jo ! e marrim në shtëpi dhe hamë...... mamin . 

- Hej - pyet njeri duke kaluar - ka ndonje kanibal aty?

- Jo - thote tjetri - te fundit sa e hengrem

policia esht me ne, kthehu kthehu kadare!

kjo perhere me ben te qeshem, qe prej 1991 -shit

Ishtu tu kalu njoni ke Pazari i Vjeter. Kaloi ke dyqoni i mishit ene s'po shifte kasapin. Nji t'hy n'dyqon ky lupeni ene perrlau nji kofshe qingji, e vuni ne shpatull e mori me dal per dere - ku pham nji ti dale kasapi perpara ene i tha;

- Ca do bojsh ti me atena mre???

- Thash me e bo n'tave me patate, dy kokrra qepe, 1 cike rigon, piper te zi per ere,,, ka lezet...

 Ishte njehere ne Shkoder Kola mesues, sapo ishte martuar, hyn ne klase dhe shikon, ne drase te zeze ishte shkruar: "Ka mar Kola nuse te re, pak per vedi dhe shume per ne!" Te gjithe nxenesit qeshen dhe po shikonin Kolen ne sy. Kola mori fshirsen e fshiu frazen dhe qete shkruajti: "Kur ka qene Kola i ri nanat ne p.. ua ka q.. ndoshta ju jeni femijet e mi! Te gjithe nxenesit heshten dhe ulen syte" 

Morali cfare do t`hedhesh do t`presesh! smiley

Nje dite, lepurushi del ne pyll duke vrapuar, i fresket, i frymezuar, sportiv...

Vrapo e vrapo, shef ariun ne nje cep duke marr nje doze heroine:

- Ah, jo ari, jo keshtu, c'jane keto gjera qe ben?! Lere drogen! Leri keto zakone te demshme! Hajde shijo ajrin e paster, freskine, natyren, jeten e shendetshme...

Ariu bindet edhe i bashkohet lepurushit ne vrapin e tij.

Vrapojne, vrapojne, rruges, lepuri dhe ariu, kur shohin ketrin qe po merrte nje doze kokaine. Lepurushi i skandalizuar, i thote:

- Aaah, jo ketrush, c'jane keto gjera qe ben?! Mjaft me kokainen. Hajde bashkohu me ne dhe shijo jeten sportive dhe te shendetshme, larg droges dhe veseve.

Ketrushi bindet edhe bashkohet me lepurin...

Vrap e vrap ne shtigjet e pyllit, lepurushi, ariu dhe ketrushi... kur c'te shohin... Dhelpra duke tymos marijuane...

- Mos dhelper, mos e bej ate! - thote lepurushi - thuaji "jo" droges, perqafo stilin e te jetuarit shendetshem. Hajde vrapo me ne...

Si perfundim edhe dhelpra bindet dhe i bashkohet grupit.

Vrapo e vrapo, lepurushi, ariu, ketrushi dhe dhelpra... kur c'te shohin???!!!

Luani poshte nje peme duke konsumuar LSD!!!

- Joooo!!! Luan!!! ! Si mund te drogohesh keshtu?! Cfare po i ben shendetit tend?! Cfare po i ben jetes tende?! Perqafo stilin e te jetuarit ne menyre te shendetshme. Lere drogen! Hajde bashkohu me ne! Le te vrapojme se bashku!

Rri e rri luani... mendohet nje cike... pastaj befas nxjerr nje koburre nga xhepi dhe ja fut lepurit... "bam e bam e bam" dhe e palos ne toke!!!

Ariu, ketrushi dhe dhelpra... te skandalizuar dhe te mpire shohin luanin:

- Cfare bere luan?! Pse e vrave lepurushin?!

Dhe luani qe pergjigjet ne menyre indiferente:

- Po pse mor jahu, do duroj lepurushin une sa here qe merr ekstazi?!

i dem i vjeter e i dem i ri tuj blujt ne maje t'kodres e tu pa lopet posht n'fusht...

Demi i ri pasi shfryn e shfryn e leviz para e mbrapa, thote i tensionum : " Le te sulemi me vrap me vrap ne fushe e te kapim i lope.."

E shef iher i vjetri, e shef prap, e tu fillu tu ec ngadal ngadal ia kthe: " zbresim ngadal... e i kapim te gjitha"

 lepuri shkon ne pasticeri dhe pyet pasticierin:  mirdita, a keni torte me karota?    hë, u habit pasticieri, torte me karota?!  jo nuk kam.   mire thote lepuri dhe u largua i merzitur..

te nesermen shkon prape lepuri ne pasticeri dhe ben te njejten pyetje : a keni tort me karota?  jo i tha perseri pasticieri i habitur....... dhe perseri lepuri u largua i zhgenjyer.    te njejten gje beri lepuri edhe disa dite te tjera, por natyrisht mori te njejten pergjige nga pasticieri..

nejse, kur e pa pasticieri qe  lepuri vinte cdo dite,  vendosi te bente nje torte me karota  thjesht per te mos  zhgenjyer  klientin e tij.  dhe e beri...  pas disa oresh, erdhi lepuri.  mirdita,  a keni torte me karota?    po, i thote pasticieri  krenar. kam.....     iiiiiiiiiiii,  tha  lepuri.   e peshtire hë.

 

variant tjeter Belul:

 

ishte njoni qe kishte nji piceri te vogel dhe robtohej gjithe diten ne pune.
Nji dite i shkon dikush dhe e pyt:
- a ke 200 pizza me peperoni, kerpudha, etj etj?
hapi syte ky i shkreti...jo tha, nuk i kam
Prape diten tjeter shkon ky robi dhe i ben te njejten pyetje. I ben te njejten gje per nja 2 jave derisa nji dite ai i shkreti e hap picerine heret pa gdhire dhe i futet punes t'i beje te gjitha picat gati. Si perdite, i perpikte, i shkon ky robi dhe e pyt prape.
Krenar, i thote ky:
- po i kam!

- o i shkreti ti, - i thote ky - po si do ja besh per t'i shitur?

Nuk e paska ditur pasticieri qe ne fakt ka torte me karrota smiley

Po e postoj ketu, sepse "Pa censura" do nje jete qe te hapet.

Shekulli, 1 Prill 2011 Faqe 16:

Nga Arben Duka

 

Gëzuar 1 Prillin,
 ditën e Saliut,
 kur çdo lloj gënjeshtre,
 i thuhet njeriut!
 

Të më rrosh Salë,
 të të kem me jetë,
 vetëm më 1 Prill,
 ti je i vërtetë!
 

Sot është dita jote,
 ndaj shkëlqe si yll,
 dhe pse 20 mote,
 ke veçse 1 Prill!
 

Në të gjitha vitet,
 ke reminishencë,
 po sot gënje hapur,
 e ke me licencë!
 

Fol i ngazëllyer,
 gojën mos e mbyll,
 se ti ke gënjyer,
 dhe pa qenë 1 Prill!
 

Kot s'të shpall Arvizja,
 më të madhin mjeshtër,
 se ti më së miri,
 e gdhend çdo gënjeshtër!
 

Sot thuaj ç'të duash,
 s'bëhet kiamet,
 sepse vetëm sot,
 ti je i vërtetë!
 

Nga fjalët e tua,
 vargu krahë mori,
 gjithnjë të kam pasur,
 Kombinat Humori!
 

Po mos ishe ti,
 o yll i pashuar,
 do ish pena ime,
 fare e shkretuar!
 

Lum e lum si mua,
 që më re në pjesë,
 qyfyret e tua,
 nuk më lënë të vdes!
 

Ti vetëm një fletë,
 ke në kalendar,
 1 Prill pas 1 Prillit,
 dimër e behar!

Ja edhe nje koment, po aq interesant sa edhe vete poezia":

Ti vazhdo te shkruash o Arben DUKA i "Velingtonit",ndersa Mbretit Sali po i trashet qafa.Shqiperin e beri LULE, e futi ne Europë, shqipetareve ua rregulloi jeten dhe shpirtin ua ketheu DINJITETIN, nga makadami na futi futi ne asfalt.Kuptoje.Perse nuk i shkruaje keto vargje para 25 vitesh per Enverin ose Ramizin,edhe asokohe ka patur 1 prill, bile edhe me shumë.Ate e do ti, ajo ishte per ty DEMOKRACI, e jo kjo e Sales.Ta ofendosh K.ministrin dhe te mos pergjigjesh, kjo ndodhe vetem ne AL dhe ne demokraci.

 Late nam!  Edhe ketu e fute? Sa harxhoni gjithe kete energji kundra TIJ, pse nuk beni dicka vete, atje. krijoni nje levizje, dicka te re. Sensibilizoni opinionin, mbani fjalime ne nje salle qe mund ta merrni me qira. kritikoni, te gjithe qe e meritojne te kritikohen, me rradhe, njehere njerin, njehere tjetrin .... Olsi, olsi hapni syte mbyllni syte vetem me Ate. Ai i pa ndryshueshmi nuk eshte e vetmja e keqe e Shqiperise. Te tere jemi pak nga AI.

Late nam! Edhe ketu e fute? Sa harxhoni gjithe kete energji kundra TIJ, pse nuk beni dicka vete, atje. krijoni nje levizje, dicka te re. Sensibilizoni opinionin, bla, bla, bla...

Piksepari, jemi cope x 1, keshtu qe mund te na drejtoheni edhe ne veten e trete njejes.

Piksedyti, per te gjitha ato aksionet qe po na propozon, jemi ne pritje te ardhjes tende ketu si hallka e fundit qe na ndan nga venia ne jete e planit.

Piksetreti, ishte thjesht per te qesh! Relax. Take it easy...

 Relax edhe ti. te fola ne shumes si fshatare se ata te drejtohen dhe i drejtohen vetes ne shumes. s'ka ndonje te keqe. pastaj per respekt ore Olsi, pse s'te pelqen shumesi ty? jo ore jo, tu drejtova ne shumes sepse jane shume si ty, s'je i vetmi. ke shoke e shoqe plot, ketu. 

Dhe te paret qe ke jane adminet, qe gezohen aq shume po e futen ATE kudo, kurdo dhe gjithmone ...

Sa e lezetshme qe je ti Lira! smiley

 sa i mire je ti olsi!search.gif

Sikur te mos t'i mjaftonte Klesidres time te shtrenjte Magnum, po tani u shtove edhe ti?!

Po mendoni edhe per mua dreqi e mori... s'mund te mbaj dy kunguj nen nje sqetull. smiley

Hmm... !!!

 hall i madh te ka zene. nga une e ke lirine me pash. je i lire si nje zog i maleve shqiptare ...

Vetem per ty Lira , se nuk i kom qejf pa mesazh polittik  brëna .

"O Fatos ", e pyti Ai , " si ja ben ti ere me gru te Re . Une s'po jam mire or tie "...

" U bona operacion ke i doktor Grek . Nje ku e ke adresen ."

Shkon Ai dhe kthehet pas ca diteve pak fytyre vraret .

O Fatos , po s'me beri gje . Ma preu te  vjetrin me vu nje te ri .

 "Mos mer " , i thote Tos qerosi . "Te ka vu copen qe kisha une me pare ."

Ja se si te huton Lira... Doja te thoshja qe mund te me drejtohesh ne veten e dyte njejes!

PS: Cifti i hapur eshte endrra ime. Naten e embel...

 

PS: Cifti i hapur eshte endrra ime.

Po te jete keshtu s'duhet ti kesh problem dy kungujt smiley

Shi, shi... me vrap ti mi mo per te gjet ndonje hapesire ligjore! smiley

PS: Dhe deklaro qarte seksin ketu tek peshku, se na bere corbe!

vajza, kujdes me fjalorin se kemi fmije qe hyjn ne internet

 

flm!

smiley Olso, mirë çifti i hapur, po Lirën t'duhet me e mbledh pak smiley

 

 

Lepuri shkon te pub-i i pyllit dhe kerkon nje birre ne banak, merr birren nga ariu, paguan leket dhe fillo me e pi. Ne ate kohe vjen papaglli kerkon nje birre , e pi, kerkon tjetren e pi, kerkon tjetren, ariu i kerko paret
- S'kam - thote papagalli
E merr ariu per zverku dhe del jashte lokalit, per 5 mminuta kthehet vetem.
- Ah - thote lepuri me vete - me mire me pagu

Te nesermen e njejta gje, vjen papagalli dhe perseri e njejta skene.
- Ca behet keshtu - thote lepuri me vete
Diten tjeter lepuri, sapo vjen papagalli, kerkon nje birre si papagalli, tjetren e keshtu me radhe dhe kur ariu i kerkon paret
- S'kam - thote lepuri dhe papagalli
I merr ariu te dy per zverku del jashet ei i hedh ne nje humnere aty afer
Duke rene poshte i thote papagalli lepurit:
- Di te fluturosh
- Jo - thote lepuri
- Epo pse spaguan ti atehere - i thote papagalli duke fluturuar

 Nje burr ne bar/hotel duke pire nje gote birr, preku pa dashje gjoksin e nje gruaje aty afer, dhe i tha, ne qoftese zemra jote do te jete aq e bute sa ajo qe shtypa, ti do te me falesh apo jo?",po, i tha gruaja, ne se trapi jot do te jete aq i forte sa bryli jot, une do te pres larte ne dhomen time!"

Kafshet e pyllit vendosen mos me be nevojat personale kudo por ne nje abnje te perbashket dhe vune kushte per ata qe nuk e zbatojne.
Kaluan ca kohe dhe asnje nuk u kap ta bente jashte banjos. Pas ndonje jave kapen lepurin.
E moren me dhune ne mes te asaj dh e sollen ne shesh te pyllit ti jepnin denimin. Te gjithe po jepnin mendime kete denim e ate e keshtu me radhe.
Ne nje moment lopa e mencur tha:
- Po prit ta degjome lepurin pse e they rregullin njehere pastaj vendosim
Te gjithe rane dakort
- He mer lepur - pyet dhelpra - c'te shtye qe e bere kete?
- po ja - thote lepuri - edhe njehere qe vajta une te banjo publike, me mori ariu e me perdori per leter higjenike

 Elefanti dhe zogui po i mbureshin njeri tjetrit se dinin tja hipnin njeri tjetrit, i pari  hypi elefanti zogut, dhe i tha, po cer bo me  zogu ti slevize fare, mire i tha zogu, do te me shikosh kur te hyp une, hypi zogu mbrapa elefenatit dhe i u afrua shume te bishti duke e gudulis,, elefanti i fut nje pordh dhe e perplase zogun per murit  duke i heq te gjitha puplat, zogu pas kesaj tha,eh ch`po i fuskam nje t`q.me lakuriq!

Sa shume barcaleta me kafshe qe dini..

Big Grin

Gruaja: Shpirt…..Cfare po kerkon?
Burri : Asgje.
Gruaja: Asgje…?? Ke nje ore qe po lexon certikifaten e marteses??
Burri: Thjesht po kerkoja daten e skadimit.

Martohet nje cift dhe hyjne ne shtepine e re. Shtepia e re ishte me probleme. Diten e pare kur vjen burri nga puna, gruaja i thote:
- Burre ka rene suvaja dhe po na pikon tavani.
- Po pastaj, mos jam gje murator une?
Diten e dyte.
- Burre na es…hte prishur berryli i lavamanit dhe po pikon uje.
- Po pastaj, mos jam gje hidraulik une?
Diten e trete.
- Burre na eshte prishur kemba e tavolines.
- Po pastaj, mos jam gje marangoz une?
Diten e katert, kur burri vjen ne shtepi, cdo gje ishte e rregulluar. Ai pyet gruan:
- Kush i rregulloi keto?
- Ah, erdhi komshiu dhe i rregulloi te gjitha.
- Po mire, nuk kerkoi asgje?
Gruaja i thote – Ai donte ose te beja dashuri me te, ose ti beja nje torte me molle.
Burri – Po mire, ti me siguri qe i ke bere torten?
Gruaja – Pse mos jam gje pasticiere une?

takohen 2 shoke pas shume kohesh dhe pysin nj-tj per familjet.
Thote i pari:

- jam martu 2 here dhe te 2 grate me kane vdek.
- po m'vjen keq - i thote i dyti - po si ndodhi, nqse lejohet me pyt?
- e para hengri kerpudha te helmume - tha ky, - kurse te dytes i rashe me cekic n'koke (dhe ktu uli zerin)
- po pse, - u habit ky tjetri, e kape me naj tjeter?
- ah, jo - nuk donte te hante kerpudhat...

 

smiley

Flm bredharak, Ketlina, androidi paranojak, dhe juve te tjeret per barsaletat. Perfitoj nga rasti te falenderoj dhe Vodafonin.

Kurse juve qe s'rrini dot pa e permjere dhe nje teme humori me politike, ne Nevada prostitucioni eshte i legalizuar. smiley 

shkon njoni te prifti me u rrefy dhe i thote standartin:
- m'fal at se kam mekatu.
- ca ke bo? - e pyt prifti
- kam tradhtu grun - i thote ky tipi
- ah, po sa here? -vazhdon prifti
- tani at - i thote ky - une nuk erdha ktu me shit mend, erdha thjesht me la mekatet

 Shkon Fahri Balliu ke doktori te vizitohet:

- Doktor jam keq . Urinoj naten pa vetedije.

- Aha - i thote doktori - duket keni probleme me prostaten. Me duhet t'iu vizitoj. Zhvishuni, ju lutem.

Heq pantallonat Fahriu.

- Hiqini dhe te mbathurat - i thote doktori.

- Eshte e domosdoshme doktor - pyet Fahri fotozheniku

- Po po , hiqini ju lutem - kembengul doktori.

I heq dhe breket Fahriu dhe i thote doktorit :

- Doktor, meqe kemi ardh deri ne kete pike, a nuk eshte me mire t'i flasim njeri tjetrit me ti? smiley

P.S. Nuk me shkojne keto barcaletat pa sharje brenda. smiley

Vijon pas pak me nje barcalete me Sonilen ...

Burr e gru tu prit ne sallen e pritjes se nje psikiatri..

futet doktori dhe fton plakushin te kaloje ne koridor dhe te futet ne filan dhome, nderkoh qe pyt Lirine," Si ka qen keto dite para fushate?"

"mire me eshte dukur": thote Liria..

Kalon tutje doktori dhe fillo e pyt te rrjedhurin..

-si ke qen?

-mire..

-probleme naten?

-jo, perkundrazi, ndihej se tashme kam edhe perendine me vete? do fitojme do fitojme..

-si perendine?

- ka pas munguar per ca kohe, por tashme e kam prap besimin dhe bekim e perendise.. psh sa here vete ne banjo, sa hap deren une engjejt ndezin driten... do fitojme, do fitojme!!!

Mjeku ndalon per nje moment dhe shkon te Liria e i thote kshu kshu kshu.. di gje ti?

-"MOOOOOOOOSSSS", thote Liria, "ka filluar te shurroje prap ne frigorifer gjat nates....."

 Kishte shku Sonila ne nje hotel shume te mire ne Rome, pas nje dite te lodhshme kur jepte leksione gazetimi ne TG1. Futet ne dhome dhe shikon tek dritarja nje djale bukurosh qe lante dritaret nga jashte.

Megjithese e lodhur mendon ta provokoje pak djalin bukurosh duke menduar se ai e di qe Soni ka status VIPESHE. smiley

Zhvishet per gjysem e hedh syte nga djali. Hic ai, ferkote xhamin ai nga jashte.

I bi shkurt kjo biba jone e zhvishet fare fare, si Eva para molles smiley , po hic fare ai populli.

Nuk i kishte ndosh kjo indiference, i afrohet dritares dhe turfullon :

- Po ti mer nuk ke sy ?

- Kam - thote djali qe lante xhama - po ti nuk ke pare ndonje here lares xhamash ? 

. smiley

Morali i fabules : nuk jane te gjithe si Kothi i peshkut pa uje smiley

Truri thirri ne njembledhje te gjitha organet e trupit sepse nuk po funksionin ne rregul.

- he - truri - ca problmesh ankesash keni qe s'po me bindeni si duhet

- Une - tha stomaku pasi u ngrit ne kembe - nuk dua me gjera shume te forta, dua me shuem kos e gjera qe ti bluaj sa me lehte, jam lodhur nuk bluaj do me si me pare

e keshtu u ngriten shume me radhe duke u ankuar. Nje ze erdhi aty nga salla:

- Edhe une - tha - dua pushim, kam punuar shume, ne erresire, ne lageshti, sa ulem duhet me u ngrite perseri te vazhdoj punen ....

- Po mire - i tha truri - cohu ne kembe tha si gjithe te tjeret edhe fol, jo ulur

- Po te kisha mundesi te cohesha - i tha organi - nuk do ankohesha fare

 

P.S. besojs e s'doni sqarimi ca organi ishte

 Nje lyper, po punote tek dera e Sales. Kalo ky i funit aty, dhe i lyp leke.

- Car kerkon ky - i thote naltmadhnija shoqeruesit

- Po lyp leke - ja kthen ky.

- Pse paska akoma njerez ne mbreterine time, qe nuk paskan me hanger? Futeni mrena - urdheron ky shoqeruesit

E fusin mrena ket robin, e fusin me lavatriçe, e lajne, e pastrojne, dhe i shtrojne te hane bashke me naltmadhenine e tij Saliun e II. Ha mish dhe pi raki, ha mish dhe pi raki. Se naltmadhnija e tij, ja kishte qefi ca kupa ne darke. Ky lypsi qelloi dhe pak hokatar. U kenoq NAltmadhnija e tij. Anej ka funi i darkes, ne kulmin e qefit Naltmadhnija i thote ketij:

- Shoku, neser, mos ik, se do te punesoj ne administrate, do te boj Minister te rendit, meqenese osht vendi vakant, se ai qe ishte e kom çu per kryetar bashkie. 

U kenoq tjetri.

U çu ne mengjez ai dhe po priste.

KAloi NAltmadhnija e tij, kur e shef ket. I thote shoqeruesit qe ta largoje. - Ec  - i thote ketij - ik tashti, se mreti ka pune.

- Jo - ja ktheu ish lypsi, - me ka premtu se do me m'bo minister. Nuk iki knej pa e taku vete.

Vje vete mreti :

 - Ik tani,- i thote, - se honga mut kot  mrome

- Jo, i thote lypsi,-  tashti, po ha mut ti, se mrome ke fole si burre...

Pacienti: "Doktor, kam humbur memorien."

Doktori: "Qe kur?"

Pacienti: "Qe kur cfare?"

 

 

 

vajti nje polic te doktori:

- doktor me dhemb gjithe trupi, aty ku e prek em gisht me dhemb, une preka gjiteh trupin i gjidhi me dhemb

- o gomar - i thote doktori me shaka - po ti paske thyer gishitin

 Nje cun i vogel shkon te mami vet me vrap!
-O ma o ma do te pyes 1 gje!
-Po he o t’keqen mami!
-O ma, a lindin bebe gocat e vogla?
-Po jo ore te keqen mami, cjane keto qe thua!
Cuni i gezuar del me vrap perjashta te kalamajt dhe bertet:
-Hajdeni kalamaja, cdo gje ne rregull!Mund ta lozim prap ate lojen!Big Grin

That's not funny

Burrat jane krijesat me te pervuajtura ne bote sepse vetem ata i gjen poshte krevatit apo neper dollape.Big Grin

 

 

Ne autobuz nje xhaje i afrohet nje cifti te ri.
Ne nje stacion autobuzi u mush plot dhe xhaja ju mbeshtet plotesisht vajzes qe kishte perpara.
Duke ju ngjeshur xhajes ju ngrit tensioni i gjakut dhe filloi duke e ferku vajzen nga kofshet per minuta me radhe.
Diku me tej autobuzi u boshatis por xhaja i rrinte akoma ngjeshur vajzes.
Kur vajza vuri re se i dashuri i saj po e shikonte ajo iu kthye xhajes duke i thene
- S’ke turp cfar plaku qe je…
Xhaja pa pritur shume ia kthen:
Ti mo goca xhajes je nga ato shkrepset e vjetra sepse qe ne vlore te ferkoj dhe ne milot ndizesh…

- Pyet mësuesja Benin: -Beni, sa është popullsia e Kinës?

Beni: Dy mësuese.

Ajo e habitur: -Po si dy more Beni?

- Një mashkull dhe një femër mësuese, të tjerët janë copy-paste

 Ai: "Zemer, nderrojme stil?"

Ajo: "Ok, ca do?"

Ai: "Te ta fus ne vesh"

Ajo: "Mos more, dashke te me besh te shurdher..."

Ai: "Pse moj, te kam bere gje memece e?" 

Barcalete very minimaliste.

 Olso, kinezet me ate minimalizmin qe nenkupton ti, jane bere 1.5 miliarde smiley

Gjithsesi eshte teme barsaletash, jo rrefimesh autobiografike.

Nuk kishte lidhje me prurjen tende. Tentova thjesht te tregoja nje barcalete minimaliste, por paskam deshtuar. smiley

pse zoti krijoi n'fillim mashkullin pastaj femren?
- se nuk donte t'ja cante njeri menderen me keshilla pa vlere

E beri Zoti seksin mashkull

kur ende s'kishte shkolle,

se Zoti shkollen s'e kish dashur

dhe s'ishte mendjeholle.

 

Pastaj mesimet Zoti ndoqi,

mes librave i strukur,

u lodh dhe koken e perpoqi

dhe doli seksi i bukur.

                    Robert Burns

nji rob zoti shkon te doktori qe pasi e viziton, e keshillon me pushu ne menyre absolute per nji kohe te gjate. E ke nga stressi dhe lodhja e madhe - i thote doktori dhe i jep receten me valium.
- ah, kto jepja gruas - e porosit, 3 here ne dite!

Takohen dy shoke,ku njeri ishte gervisht ne fytyre si mos me keq

- Po ti cne kshu,e pyt shoku

- Mbrema varrosa vjehrren,i pergjigjet ky

- Po, dhe pastaj,c'lidhje ka varrosja e vjehrrees me fytyren ne kete gjendje

- Po e ke parasysh,si ta them,ajo nuk donte...

 Mesuesja po u shpjegonte nxenesve te klases pare, funksionimin e zemres, pasi perfundoi shpjegimin pyeti nxenseit;

Ka ndonje pyetje te dashur nxenes?

po tha nje djale;

A ka kemb zemra zysh ?

Pse kush te tha ty qe ka kemb zemra, tha zysha.

Jo zysh po kam degjuar babain shpesh ne gjume, qe thote, ngreji pak kembet zemer!

 

shkon nje here nje kanibal ne restorant edhe sheh menune e cila ndahej ne du seksione te ndryshme.. njeri ishte per gatime te ndryshme me mish te bardhi, dhe tjetri me gatime te ndryshme me mish te ziu. kanibali cohet i revoltuar edhe e plas menune per banaku duke bertitur.. "ju jeni nje restorant racist".

Ne nje familje ishin ngushte dhe cuni i vogel flinte ne nje dhome me prinderit.

Gjyshi flinte ne guzhine.

Dhe cifti fillon ben dashni dhe pas pak flet ajo :

- oh shpirt  po vij

- dhe une zemra ime po vij, thote burri

- do vi dhe une , flet djali i sapozgjuar nga gjumi.

- PO ku do shkoni te gjithe ne mes te nates ?!!, thote gjyshi nga guzhina smiley

 

Nje ushtar qe kishte disa kohe qe kishte shkuar ne Afganistan merr nje leter nga e dashura e tij ku shkruhej...

I dashur Ricki!
Me vjen shume keq qe nuk mund ta vazhdojme me lidhjen tone. Largesia midis nesh eshte dicka shume madhe dhe une nuk e perballoj dot. Duhet ta pranoj qe te kam tradhetuar 2 here qe kur ke ikur dhe kjo nuk eshte e drejte per asnjerin prej nesh. Me vjen shume keq por me kthe dhe fotografine qe te kam dhene.
Me dashuri Shaqja....

Ushtari me zemer gjysem te thyer u thote shokeve qe nese kane ndonje foto me vete te te dashurave, motrave, apo ish te dashurave tja japin atij...
dhe ne vend te fotos se Shaqes ai i dergon dhe 57 fotografi te tjera se bashku me 1 shenim ku thuhej:....

E dashur shaqe,
Me vjen shume keq por nuk e mbaj mend se kush dreqin je ti, keshtu qe merre foton tende dhe te lutem me dergo pjesen tjeter mbrapsht...
Me rrespekt
Riki Big Grin

  

that son of a dog! smiley

Burri me graun per te stimuluar jeten seksuale benin nje loje , per te cilin burri ishte shume i lumtur.

Burri, luante rolin e te dashurit, pasi futej gruaja ne shtepi, 5 min me vone futej dhe burri se kishte nje celes kopje, shtrihen ne krevat dhe sapo benin nxemjen bie zilja, Nick miku i familjes ku luante rolin e burrit te gruas, merrte ne telefon dhe thoshte qe do te vinte ne shtepi. Burri (i dashuri gruas) kercente nga dritarja, sorollatej nja 2-3 ore derisa e dashura (gruaja) i thoshte se burrin (Nick) ishte larguar perseri dhe ata mund ta vazhdonin ku e kishin nisur .......

Nje cun shkon te doktori duke ju ankuar se gruaja ishte ca e ftohte ne shtrat dhe i kerkoi nje solucion per gruan. Doktori si njeri i mire qe ishte i gjeti nej ilac em pika, dhe e porositi qe tia jepte gruas para se te flinte gjume vetem 5 pika jo me shume, efekti ishte per nje ore.

Burri i gezuar kthehet ne shtepi, para se te flinin i hedh pikat te uji i gruas dhe gruaja shkoi te flinte. Mirepo mendja i thoshte se mos gruaja vinte shume ne qejf dhe ky sdo ishte gati keshtu qe mendoi te merrte edhe vete 5 pika.

Aty nga mesnata gruaja pasi nuk duroi me i thote burrit hajde ta bejme se s'po duroj dot me.

- Eh - tha burri i shkrete - kujt i thua une vdiqa per nje burre vete

son of a gun! smiley

Del nje gazetar te merrte intervista per te bere nje reportazh mbi nje ceshtje delikate... ne filan fshat, kishte plasur pederastia sheshit. Ca nuk behej ne ate fshat, - cdo gje! Dhe ky filloi te shkonte dere me dere dhe po pyeste banoret... e ata, asnjeri nuk dinte gje... dhe shkon e troket me nje dere... e hap nje burre me mustaqe 2 pellembe, me kanatjere, gjokslesh...

- me falni, thote, keshtu keshtu kemi degjuar... ju ka dale nami i fshatit per pderasti, e vetem per ju po flitet... a mund te me tregoni ndonje gje ju lutem?

- cfare mo? ca eshte kjo? jo per ner, po une s'di gjo... dal te pyes grun iher... - edhe therret: O Bashkimo! Hec iher ktuna. smiley

Tani na ishte nje i ketille ne nje qytet... po ishte shume i tmerrshem. nuk guxonte kush t'i binte cakmaku dhe te ulej ta merrte; se sa ta shifte ky, - bip-bip!!! dhe shkonte ja shtrengonte... i doli nami ne gjithe qytetin, ne gjithe zonen... i tmerrshmi!

Dhe vdes ky nje dite, e perfundon ne ferr!

Nja 6 muaj mbas vdekjes se ketij, mbledh Pjetri nje delegacion dhe u thote: hajt shkojme te shohim c'behet andej poshte nga ferri... si shkojne punet andej.

Dhe trokasin ne portat e ferrit, dhe Satani i hap. E kur shohin brenda, qe te gjithe te strukur e te mbledhur duke iu kercellitur dhembet nga te ftohtet... ngrice, stalaktite akulli... tmerrr...

E i thone Satanit: Hajde ketu ti?!!! Pse e ke lene zjarrin te shuhet? - e ja pret Satani: - Ku te le ai te mbledhesh shkarpa!!!

me kto 2 lart ke voten time zoto

 gruaja  e njerit, papritur kishte dhimbje te forta barku. menjehere merr gruan ky dhe e con te doktori te cilin e kishte shok te vjeter... nejse, doktori, pasi i ben nje vizite te hollesishme i gruas, e merr burrin e saj menjeane e i thote: urime, gruaja eshte shtatzene. kjo spjegon edhe dhimbjet e stomakut....    cfare?? sa su hodh perpjete burri... ska mundesi ne kemi vendosur te mos bejme femije  dhe i kemi mare te gjitha masat e mundshme. une perdor kondom,  gruaja merr pilula kontraceptive etj...  pra te lutem doktor, tha ky, vizitoje edhe njehere.   une jam i sigurte ,tha doktori po meqe jemi shok bashke,  hajde mo, po e vizitoj edhe njehere  te te heq merakun.... e vizitoi doktori perseri gruan dhe prape e merr menjeane kete mikun dhe i thote:  ska me asnje dyshim.  gruaja eshte shtatzane.   jo doktor, ska mundesi.   nuk e pranoj. te thashe,  ne i marrim te gjtha masat te mos ndodhi..... te lutem vizitoje prape se do kesh bere ndonje gabim.  hej dreq cme gjeti, tha doktori  qe iu sos durimi.  degjo or mik i thote,  gruaja eshte si makina.  ti mund ta mbash mire,  ta ruash, te kujdesesh  per te....., po te vjen tjetri, bam,  ta fut nga prapa dhe...... vate.

Dy te dashuruar duke biseduar per te ardhmen e tyre. E pyet vajza djalin: “Zemer kemi 3 vjet te lidhur por kur do te fejohemi?” Pergjigjet djali i vendour: “kush na mer ne.” smiley

Me perpara kur uleshin per te ngrene buke neper sofra nusja ulej ne gjunje qe te ngrihej shpejt per te bere sherbim , por meqe ishte ngushte ,asaj i shpeton nje p*rdhe ,ne krahe te saj ishte ulur nje djale i vogel dhe vjehri . vjehri e degjoi dhe per te mos e vene ne siklet nusen perpara njerezve i thote djalit te vogel:na 5 lek e shko blej nje kulac . Djali mer leket dhe del jashte ,nusja thote: Kush e beri e kush i mori leket.smiley

 Nje te ngjashme.

 

Berlusconi i ftuar nga Mbreteresha britanike, pasi ben ca hapa mbi tapetin e kuq hipen ne karrocen e arte bashke me Elizabeten. Gjate rruges drejt Buckingham njeri nga kuajt leshon nje mega-pordhe... Mbreteresha shume e sikletosur, kthehet nga Berlusconi dhe i thote "Me falni, e di, eshte gje e turpshme..." e Silvio ia pret "Mos kini merak madheri, mendova mos e beri kali."

Nje grua e moshuar, ne nje dite te nxehte tek po kulloste pulat e detit, zhvishet e gjitha dhe shkon buze perroit. Mbush duart me uje dhe e hedh tek floket... "Oh sa fresk" - mendon. I mbush serish duart me uje dhe e hedh tek shpatullat e prape kenaqet... ne fund mbush disa here duart dhe e hedh furishem mes kembeve, e thote: "Meqe nuk ha, pi".

 Ja dhe nje historize qe ma kane derguar para nja nje muaji, kini durim.

 

Vegla
Do m’japsh atë që’eq’i?—tha Nasipi me atë zërin e vet mërzitshëm hundor, pa ngjyrë dhe njëmasësh, më shumë të prodhuar nga ajri i veshëve se i mushkrive. E kishte futur kokën ndërsa mbështetej në brryla në sportelin e kuzhinës. Një paralelopiped ky i ngushtë, brinjëtrashë dhe imagjinar sepse krijohej vetëm nga muri në të cilin ajo vrimë e saktë ishte hapur, mur që ndante kuzhinën ku kullandriseshin të njohurat me mensën ku haheshin të përhershmet dhe ku pihej e rregullta dhe gjerbeshin të zakonshmet. Korniza e asaj së hapmes që prej druri pishe të lyer me një bojëqielli të pamundur por ekzistente dhe për atë shkak, meqënëse ekzistente, edhe ngjitëse dhe ngjirur. Megjithqë Nasipi qe goxha shpatullngushtë dhe kokëvogël, hapësira që ai zinte brenda kornizës ishte më e madhe sa ajo që mbetej për të parë. Nëse zgjatje atë çast vështrimin që nga brenda kuzhinës me sobë druri matanë supit të tij të hollë dhe të drejtë mund të shihje dy a tre burra të tjerë që rrufisnin pa nge ca lëngje dhe fërkonin kalimthi mjekrat me tym.
Nasipi, nuk kishte kurrë arsyet e të tjerëve për të hyrë aty. Përveç se shef kuadri ky ishte dhe burrë i duhur dhe shembullor, pabërllafe, arsye kjo për të cilën ishte shef kuadri kur këta ekzistonin. Karriera e tij ishte e shkurtër por e shkëlqyer edhe pse premisat janë mjaft të errta dhe për momentin të pazhbirueshme. Pasi mbaroi tetvjeçaren nga e cila doli me pjesën më të madhe të alfabetit të përvetsuar suksesshëm, bëri ushtrinë në fshatin e vet me trembëdhjetë shtëpi dhe kur e mbaroi e bënë brigadier të brigadës së vetme me burra e gra që bënin ato që i dimë poqe se na kujtohen. Por pastaj me apo pa dëshirën e tij e sollën në Vlorë dhe e veshën polic, detyrë që e kreu ashtu si e kuptoi, kuptim i cili nuk mund të merret vesh sepse ai ishte mjaft i përmbajtur të shprehej. I dhanë një apartament dhe e bënë të lumtur se i qetë ishte. Ata që i bënë të gjitha këto, ashtu si dhe arsyet mund vetëm të merren mend. Ca vite pasiqë ishte polic i thjeshtë e bënë polic të plotfuqishëm në një fshat aty afër ku gjeti meqë iu dha rasti të ishte i plotfuqishëm dhe prapë pjesërisht në fshat, një grua që po i binin flokët dhe që e tundëte kokën si indiane Indie edhe kur gëzohej edhe kur mendonte se duhej të qante. Nuk dihet nëse ishte kjo meritë hutuese që e bëri atë të meritueshme për Nasipin, i cili nuk dihet si vendosi por ama dihet që u martua. Pak pas kësaj vrau padashje një burrë që kish ca fëmijë me mosha të ndryshme. Ata e kuptuan që këtu kishte diçka që shkonte dhe e bënë shef kuadri për/dhe në të dyzetat e atij tjetrit, të një ndërmarrjeje ndërtimi të madhe dhe që titullohej Perlat Rexhepi. Për ata që nuk e dinë poeti tha “ Çka po thot Perlati/ Burra bahi gati/ Se ka ardhë sahati/ Shqypënisë me i dhanë barot” dhe prapë, “Perlat toskë vlonjaku/ Aty ku të ra gjaku/ Lulëzon zambaku/ Lule për mejdan”, për ata që nuk e kuptuan si e qysh mu tek këto vargje është lidhja e emërimit të Nasipit dhe bëmave me yje të urinuar i cili ndenji në atë post deri në fund të fundit kur e nxorën në pension para kohe se i kishte dhënë më shumë se çduhej atdheut ose për ti dhënë dhe thënë ndryshe.
Siç dhe ndër të tjera tha prapë–Bërshime, me ty e kam, do m’japsh atë që’eq’i. Bërshimja, një grua e kolme sepse kuzhiniere të përhershmesh, po bënte të njohurat e drekës së puntorëve që nuk hanin në fakt aty, ktheu kokën me leshura të mbledhura mbi kokë dhe rrotulluar po aty dhe tha-Hë?! Nasipi e humbi pak fillin që rrallë e gjente dhe përsëriti pa e bërë veten por duke u mbibërë, trashi pa sukses zërin, zgjati dhe më brenda kokën, e vështroi tjetrën me ata sytë e tij të vegjël dhe vetpërpilues dhe shqiptoi prapë– Atë që’eq’i, me njëfarë drithërime nga parandjenjat që po turbullonin e që meqë nuk e dinte ç’ishin këto ndjenja të reja vendosi të këmbëngulte se nuk i kishte, edhe zëri, siç po thuhej, i ndërroi pak, aq sa për ti tia zhdukur fare dyshimet asaj tjetrës se aty po luhej një lojë e lojtur fare…edhe afrohet dhe thotë duke bërtitur, por kuptueshëm-Çdo ti more mos të dashtë njeri, çthe ore, çthe të thashë, mos e thuaj prapë ta thënçin në rrëzë të veshit, mos më fol mua ashtu ti more, morr, more vesh…mora thuaj, ça kujton se jam unë që mos qofsh e mos pafsh ditë të bardha, hyt sikterisu, sikterr, u sterrofsh e mos gjesh derman, më ik or të thashë zduku, u zhduksh nga faqe dheut, ore çmë rri aty si rrënxuar, rënç e thefsh qafën, paske qenë maskara e shkuar maskarenjëve…Edhe i afrohet se ai tjetri nuk po e besonte që gjë po ndodhte, nuk po e mblidhte se nuk kishte cfarë dhe kur ajo gruaja qe mu përpara kokës së tij me kapele pas se cilës ishin nja tre burra që i kemi përmendur dhe ishin afruar se edhe atyre nuk u besohej ca nga lëngu dhe ca nga këndellja dhe Nasipi mes gjithe palëve shef kuadri, i duhur, shembullor dhe ish-polic me ndërgjegje të panjohur, e shikon atë gruan që ishte dhe e xhindosur dhe e habitur dhe i thotë pa bërtitur por jo dhe pa nerv-Atë që’eq’i dua, të thashë. Edhe Bërshimja me një dorë më të rëndë se kusia me të përditëshme ia pëllcet në fytyrë një pëllëmbë gjithë gishta si kulluface të ngjeshura duke e hapur më parë krahun aq shumë saqë gjatë kohës që e përshkruante atë trajektore fishkëllim- thellë të mund ti thoshte-satëme, satmotre e satshoqeje kërkou të kerkofshin qentë e rrugëve– dhe koka e vogël e Nasipit që nuk kishte flokë, nuk ishte se duhej shtuar këtu, u përplas tek korniza e sportelit pa bubullimë se druri qe i vjetër dhe i lyer me bojë vaji, por më një kërcitje bashtingëlloresh, të mbytur dhe të lagësht dhe me zor u mbajt për kornizë me duart e vogla dhe të buta. Atë çast ata burrat u lëshuan e mbajtën për shpatullash dhe njëri filloi ti thoshte—Turp, goxha burrë, shumë turp, hajde, hajde ikim tashi—pastaj me zë të ulët, duke i pëshpëritur—Nuk, bëhet kështu kjo punë, faqe botës, me zë të lartë. Mirë, ti shef kuadri je, ke ndonjë gjë në dorë, po duhet ti gjesh anën, jo kështu. Po kaq keq të ka rënë në kokë. Epo pikë e zezë. Bërshimja, breshërinte thekshëm. Nasipi nuk kuptonte fare dhe filloi të përpiqej të bërtiste duke ia dalë më në fund dhe duke i shtyrë ata të tjerët me dyshim dhe humbje—atë që’eq’i, atë që’eq’i, e dua, më duhet, atë që’eq’i. Ata burrat e humbën fare fillin që çoku e kishin. Bërshimja nga ana e vet gati u çmend se absurdi nuk njihej fare nga ato anë e ndërmarrje, dhe ulëret prapë, jo, në vazhdim—ah kur nuk ta hoqa me mashë të heqshin zvarrë të mos kishe derdëllitur më në jetë të jetëve. Nasipi nuk priti që ajo të mbaronte por u ndriçua i tëri, fitoi fuqi dhe dinjitet, turfulloi, u shkund dhe tha me zë të plotë dhe të rreptë aq sa mundej, por dhe të gufuar e enjtur, i mbushur vetë me shpallje dhe largpamësi-Mashën e mutit desha, mashën, mashën e mutit!

Te komuna e fshatit kish ardhur nje leter ku u kerkohej te numeronin sa analfabet ka ne fshat.

- 1 vetem kemi - tha kryeplaku - dhe ai eshte mesuesi i fshatit

 dy vlonjat, shkuan te vizitonin kopshtin zoologjik ne Tirane. pasi kishin pare kafshe te ndryshme, iu afruan kafazit te luanit. por u afruan ca si teper... menjehere luani u irritua the  filloi te levizte neper kafaz duke hungerritur...

..nje punonjese  e kopshtit zoologjik qe u ndodh ety prane u thote:  o çuna, po deshet, mos iu afroni kaq shume kafazit se keshtu irritohet luani. eshte kafshe.....

...nejse, bene nja 3, 4  hapa prapa keta çunat, por pas  nja 2 minutash iu afruan prape kafazit...  u ngrit prap luani nga cepi ku qendronte dhe filloi te levizte e te hungerrinte neper kafaz.   menjehere  nderhyri punonjesja,  pak  e inatosur kesaj rradhe .  o çuna,  po me duket se u thashe njehere.  mos iu afroni kaq shume kafazit se eshte kafshe e bezdiset, egersohet...

po avash ti moj, avash,  thote nje nga keta çunat,  se sta hengri  njeri luanin....smiley

 

Pas rrezimit the nje avioni, dy njerezit e vetem qe shpetuan ishin nje vlonjat dhe Miss Franca qe mbeten ne nje ishull te vetmuar. Priten e priten se mos vinte i shpetonte njeri. . . hic. Kaluan dite, jave, muaj… kur nje dite i thote Miss Franca ketij vlonjatit:-          Degjo, tani s’kemi c’bejme, vetem njeri-tjetrin kemi. Prandja, une mendoj qe ne duhet te merremi vesh e madje te bejme edhe nje si pune pakti… cdo jave, t’i plotesojme njeri-tjetrit nga nje deshire… nje jave une e nje jave ti.-          Mire, -  i thote vlonjati, -meqe je femer, thuaje ti e para deshiren.-          Po ja, - i thote ajo,- mua me ka shkuar mendja per te bere seks. . .-          Po c'ke ti, ne vend,- edhe ja filluan e u kenaqen te dy pa mase. Javen tjeter, kur e kishte vlonjati rradhen per plotesim deshire, francezka fillo te lahej e te rregullohej se mendoi “Patjeter qe do me kerkoje seks… c’gje tjeter mund te kerkoje nje mashkull  i vetmuar ne ishull nga nje femer e bukur si une?”I shkon para vlonjatit edhe ky e pyet: “Tani, cdo gje, cdo gje do me plotesoje ti mua?” “Po patjeter” ja kthen ajo, “sic e beme paktin… une e mbaj fjalen.”“Epo mire” i thote vlonjati, “preji ca keto floket dhe veri keshtu si mustaqe.” Edhe ajo ashtu beri. “Tani ajde ulu ketu” dhe ajo u ul. Dhe ja fillon vlonjati: “ E qe ta dish mire ti more mik se kush jam une… se une kam *** Miss Francen” Kot s’thone qe e kane gjoksin me vrime vlonjatet smileysmiley

lol, Belul - kjo gje kerkon shpagim!

bredho, e dija kete barcalete, eshte e lashte... pastaj vete e kemi bere. jemi popull pa komplekse, vetsarkazohemi.smiley

nejse.  ishte njehere nje tip (korçar.smiley)  qe pinte shume, e  cdo nate  vente i dehur ne shtepi.  mirepo kishte pije te keqe. kur  kthehej naten vone ne shtepi,  bente zhurme e potere dhe shqetesonte banoret e tjere te pallatit.

keshtu,dilte nje gjiton e i thoshte:  po boll mor njeri, mos bertit eshte vone na zgjuajte femijet nga gjumi.   eshte mesnate  ora 12,  do shkojme neser ne pune, ia priste gjitoni tjeter.....  mirepo pijaneci as qe e cante koken, e u thoshte  duke u tallur:  car ora 12 i nates, mos ja fusni kot tani. eshte mbremje. ora 9.  ky muhabet perseritej pothuajse cdo nate.

nejse, vjen  nje nate tjeter  teper vone, si gjithmone, tape i dehur, duke kenduar e bertitur.  pothuajse te gjithe gjitonet dolen nga shtepite, e filluan ti hakerroheshin.  ore maskara po boll se na cmende.. po paske qene i paturp, ora 1 i nates e ti sdo tia dish fare kendon e bertet...  pijaneci,  si gjithmone, i qete ua kthen  e mor mos beni keshtu ju,  se nuk eshte ora 1 .  ora eshte 10 e darkes.....    mirepo ne ate moment, ra ora e qytetit.   baaammmm,   vetem  nje here.   e shikon, e shikon thane banoret e pallatit.  ora eshte 1.      po mire or,  po ju,  prisni te bie zerua tani, ua ktheu pijaneci.smiley

pastaj vete e kemi bere

e forte kjo.

Edhe i pire, prape mendjeholle korcari smiley

ishin nje dite francezi, anglezi dhe rusi, dhe po vizitonin muzeun e Luvrit. duke shetitur, shikojne pikturen e adamit dhe eves ne parajse. 

thote anglezi, - shikoni se cfare siluete kane, cfare menyre te qendruari, tipike angleze. s'ka dyshim ata jane angleze! 

Jo thote francezi, ata jane tipike franceze! shikoni se sa bukur qe duken lakuriq, vetem francezet mund te rrine ashtu dhe te duken bukur! pa dyshim ata jane franceze!

jo thote Rusi e keni gabim, ata jane ruse si une! shikoni ata jane lakuriq dhe mbulohen vetem nga nje gjethe, se s'kane ca te veshin! shikoni si hane vetem nje molle, se s'kane ca t'hane! dhe per me teper i bejne te kujtojne se jetojne ne parajse!!

 

Tjeter!!

 

Brezhnjevi gjate pleniumit te partise do paraqiste planin per 5 vjecarin e ardhshem.  -Shoke, thote, kam dy lajme per ju, nje shume te mire, dhe nje shume te keq!  Po e filloj nga ai shume i keqi. per 5 vjecarin e ardhshem jemi aq keq sa do ham vetem Mut!!   Lajmi i mire eshte se do kemi Shume!!

 

Prape tjeter!!

 

Ngjarja zhvillohet ne Ceki ne periudhen komuniste. Shkon nje grua per te bere pazarin ne dyqan. i thote shitesit, - me falni ktu eshte dyqani ku Nuk ka mish?

-jo, i thote shitesi, ktu eshte dyqani ku Nuk ka djath!, dyqani ku Nuk ka mish eshte ai perballe!!

Nc nc nc, ju edhe kur zbaviteni, e beni ne menyre te angazhuar. "Te punojme dhe te jetojme si ne rrethim", ka qene nje nga parrullat e xhaxhit.

hahaha! c'eshte e verteta s'para kam kujtese te forte per barcaleta. kto i mbajta mend sepse para ca ditesh pashe nje emision ku tregohej roli i barceletave ne regjimet komuniste ne lindje. goxha interesante, vetem se mungonin barcaletat nga shqipria.

Qjingji i thote deles.

Mama me blej playstation, me blej celular, me blej Wi !

Patjeter biri im te blej çfardo qe deshiron, por mbas pashkeve.

Çifti i ri i posa martuar vjen në hotel. “Ju lutem dhomën më të mirë për tri netët e ardhshme”, thotë burri.
Recepsioniti i pëshpërit gruas së re: “Ju paskeni fat zonjushë, zakonisht ky e merr dhomën vetëm për ca orë.”

 

Pacienti: Doktor, doktor… jam shume i shqetesuar, degjoj zera dhe nuk shikoj asnjeri.
Doktori: Kur ndodh kjo?
Pacienti: Kur flas ne telefon!

 

Nje burre dhe nje grua po thonin se sa here e kishin tradhtuar njeri tjetrin.
-Une thote burri, te kam tradhtuar nje here me komshijen.
Une thote gruaja te kam tradhtuar vetem tre here.
Kur e pyet burri.
-E mban mend kur ai burri sdonte te na e jepte shtepine me qira?
...-Mire thot burri. Po hera tjeter?
-E mban mend kur ministri sdonte te te bente deputet.
-Po hera tjter?
-E mban mend kur te duheshin 2000 votat..!

mer dikush ne tel stacionin e policise, shpejt u thon ka plas sherri i keq ne mapo.. selami po u ... rrobt te gjitheve. si si? thot policia. po po.. selami me nja dy shokt e vete e kane bere vendin cope cope, kane rrahur njerezine i kane bere per spital. vjen policia aty me vrap.. sherri kishte mbaruar dhe robt po merrnin ndihmen e shpejt. kush eshte selami, fillon e bertete policia. selami selami.. selami kush eshte? UNE JAM.. thot selami. e kap policia selamin e bejne cice.. dru per nja 30 min sa scohej me ne kembe. edhe ikin policia e lene selamin ne vend. cohet pastaj selami e thot 'ja ku ua futa, sjam selami'.

Aliu ishte duke dhene  shpirt. e shoqja Qerimeja, po i rinte prane krevatit.

Aliu me ze te dridhur tha: Qerime, dua te te them dicka.  dua te pranoj para teje dicka te tmerrshme qe kam bere.  nuk e mbaj dot. me vret ndergjegja...

jo jo, nuk eshte nevoja, tha Qerimeja. ruaji fuqite e fundit qe te kane mbetur.

Aliu: jo jo, do ta them tani. dua te vdes ne paqe...  dhe me fuqite e fundit qe i kishin mbetur tha:  une...., une  kam fjetur me shoqen tende te ngushte. edhe me motren tende. edhe... edhe me mamane tende......

e di  e di, tha Qerimeja.  prandaj te helmova.smiley

- Keni kartolina me mbishkrimin Dashurise sime te vetme?

- Kemi.

- Me jep 10 cope te lutem.

E paska shthurur gojen dhe Cmendina, jo vetem peshqit.

Une : Alo , Top Albania Radio ?
Ajo : Po zoteri ne jemi, cfar deshironi ???
Une : Kam gjet nje kulet n`tok me 500euro , dhe ca fatura me emrin Shaban ...
Ajo : Po zoteri ju doni te beni lajmerim ???

Une : Jo , dua ta pershendes Shabanin
me kengen
 

_

1. I Edukuari - pjerdh, dhe thote "Pardon"
2. Ciniku - pjerdh, dhe te shef ne sy
3. Kavaljeri - Lejon femren me pjerdh e para
4. Qejfliu - pjerdh nga qejfi
5. INdjeshmi - pjerdh dhe thote "Oh"
6. Idealisti- pjerdh nga bindjet
7. I hareshmi- pjerdh dhe gezohet
8. Sentimentali - pjerdh, dhe mendon qe do kishte qene me mire mos te kishte pjerdhur fare
9.Arroganti - pjerdh nga pak, por gjithe diten
10. Naivi - pjerdh, dhe mendon qe ka bere pun te madhe
11. Shume i edukuari - para se me pjerdh, kerkon leje
12. Gangsteri - pjerdh, sa edhe xhamat dridhen
13. Realisti - pordha i duket nje gje normale
14. I padurueshmi - mezi pret me pjerdh
15. Egoisti - pjerdh vetem per vete
16. Pesimisti - ska pjerdh, e mendon qe u dhi
17. Dyftyrshi - pjerdh, dhe pyet kush pordhi
18. Diskreti - pjerdh, dhe thot:"Kjo le te mbetet mes nesh".
19. I Shoqerueshmi - I jep shansin edhe tjereve me pjerdh
20. I Pakujdesshmi - pjerdh dhe dhihet ne brek
21. Aktori/ja - pjerdh dhe pret duartrokitje
22. Sportisti - nese pjerdh dikush, ky do te pjerdhi dy here per te thyer rekordin
23. Programuesi - pjerdh, dhe mendon si doli pa prekur "ENTER"
24. Materialisti - pjerdh, dhe i vjen inat qe nuk mundet ta paketoje
25. Analisti - kur pjerdh ndalet mendon dhe analizon !

Te zbukurofte zoti enderrat.
 

Kur Nasa filloi te dergonte astronaute ne hapesire zbuloi se stilolapesat e zankonshem nuk funksjononin ne gravitetin zero. Te luftonin kete problem shkencetaret e NASA shpenzuan nje dekade dhe 12 miliarde dollare per krijimin e nje stilolapesi i cili funksjononte nen gravitetin zero,nen uje dhe nen temperatura nen 300 grade celcjus.

Ruset perdoren lapesin

smiley

-

ja baba tomorr...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).