A mundet ndonjeri te me informoje reth proçesit se blerjes se tokes ne Shqiperi nga shteti? Cilat jane institucionet perkatese dhe dokumentat perkatese qe nevojiten? Si dhe, sa mund te zgjasi ky proçes? 

Ju falenderoj per mendimet tuaja.

14 Komente

Per cfare toke behet fjale?Truall,Are...ect?

Pastaj ka te beje zona,qyteti nje mori gjerash.

Procedurat ne parim jane te thjeshta,por me mire duhet te kesh nje njeri ne Shqiperi qe te interesohet mire,sepse ka raste kur nje prone eshte blere nga 2-3 veta.Per dokumentat nuk nevojitet asgje,thjesht PARET.

nese thua qe ta bleje shteti duket sikur ti/dikush po shet toke. Por kushedi. Une mund te jap kete link. Shtroju ket pyejte.

http://www.shitblerje.info/

ka shume qe dine keto gjera aty me mire dhe te sqarojne per nje Institucion apo person qe te jep info te plote. g.luck smiley

The website is handy. Shume flm.

 Pyetja me duket si pa kuptim. Me mire trego se ku e ke hallin, qe me pas te marresh pergjigjen qe do. Pasi nese e ke ne kontekstin politik, eshte nje gje, e nese e ke personale, eshte gje tjeter.

Ju falenderoj te gjitheve per pergjigjet qe keni dhene.

Problemi nuk eshte i imi personal por i dikujt qe njoh. Ceshtja eshte ketu: 

Personi ne fjale ka prone te tij nje shtepi private ne Tirane, ne vitin '95 u largua nga Shqiperia dhe kur u kthye disa vite me pare kerkoi leje ndertimi per te zmadhuar shtepine qe kishte ku e informuan administratat perkatese se kopshti/toka reth truallit nuk ishte e privatizuar, tani ky kerkon ta bleje nga shteti por ky proces nuk i eshte shpjeguar...ka vajtur tek aluizni por edhe keto te fundit me justifikimet qe "kerkohet kjo leter" kur e mer pastaj "kerkohet edhe nje leter tjeter" nuk ka finalizuar gje akoma.

Pyetjen e shtrova per arsye se nje pjese e mire e juaj jeni ne Shqiperi dhe mendova mos i dini ligjet/procedurat me mire se ne ketej.

 Aqua, per konkretizim te asaj qe kerkon po te ndihmoj me kete. PO pate ndonje paqartesi, mua ketu me ke per sqarime te tjera.

 Si procedohet për oborret
 Për tjetërsimin e sipërfaqes "oborr në për dorim", që tashmë ka kuadrin e nevojshëm ligjor, aplikimi mund të bëhet nga pronari/pronarët i/e ndërtimit të ligjshëm, në funksion të të cilit është oborri, trashëgimtarët ligjorë të tij/tyre apo çdo person i autorizuar me prokurë. Si rregull, aplikimi bëhet në zyrat e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave apo edhe nëpërmjet shërbimit postar. Aplikimi konsiderohet i plotë pasi të plotësohet formulari tip, i cili duhet të jetë i shoqëruar me të gjithë dokumentacionin që parashikon VKM nr.200/2009 i ndryshuar. Në të gjitha rastet, gjithsesi, është e domosdoshme paraqitja pranë zyrave të AKKP-së për shlyerjen e detyrimit financiar për shpenzimet administrative për hapjen e dosjes në shumën 3.000 lekë. Formulari i aplikimit mund të tërhiqet falas pranë zyrave të AKKP-së, ose mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit të AKKP. Oborri 
Me termin "oborr në përdorim" kuptohet kur sipërfaqja e tokës objekt kërkimi është në kushtet e mëposhtme: në funksion të një ndërtimi të ligjshëm në pronësi të kërkuesit për qëllime banimi dhe të ndërtuar para datës 10.8.1991; në posedim, të qetë dhe pa ndërprerje të pronarit të ndërtimit; në pronësi shtetërore; kjo sipërfaqe toke përfshin tokën nën ndërtim dhe, sipas rastit, edhe tokën rreth saj apo mbi sipërfaqen shtetërore të kërkuar për tjetërsim nuk duhet të ketë vetëm ndërtim pa leje. 
Pagesa 
Në rastet kur e drejta e pronësisë është me origjinë të vjetër dhe gjendja juridike e oborrit në përdorim është bërë "shtet" për shkak të ligjeve të kohës, tjetërsimi dhe kalimi në pronësi bëhet pa kundërshpërblim, pra pa pagesë. Në rastet kur oborri i shtëpisë nuk është me origjinë të vjetër, por ai është një truall i dhënë nga shteti rregullisht për të ndërtuar një banesë, para datës 10.8.1991, tjetërsimi dhe kalimi në pronësi bëhet me kundërshpërblim (me pages&eumlsmiley. Në këto raste, çmimi varet nga sipërfaqja që tjetërsohet dhe përkatësisht është paraqitur në formularin nr.2 të VKM nr.200/2009, i ndryshuar. 
Çmimet 
Sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, çmimet e oborreve në përdorim, për sipërfaqet deri 100 m2 janë 200 mijë lekë; për sipërfaqet nga 101 m2 deri në 200 m2 janë 300 mijë lekë; për sipërfaqet nga 201 m2 deri në 300 m2, 400 mijë lekë; për sipërfaqet nga 301 m2 deri në 400 m2, 500 mijë lekë dhe për sipërfaqet nga 401 m2 deri në 500 m2, 600 mijë lekë. 
Institucioni 
Pas kërkesës së qytetarit, AKKP bën verifikime dhe më pas njofton kërkuesin, sipas rastit, për të drejtën e tjetërsimit me shpërblim dhe detyrimin për të paguar brenda 30 ditëve, për llogari të AKKP-së, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e tjetërsimit, duke i treguar edhe numrin e llogarisë, ose të drejtën e tjetërsimit pa kundërshpërblim, ose mospranimin e kërkesës për tjetërsim. 

Shume faleminderit Alidems smiley 

Kjo po. Te lumte alidems. keshtu behen punet.

 

Meqe ra fjala...sikur Peshku te kish nje RUBRIKE te vecante:

Tips, Advice, Ndihme Peshk-2-Peshk etc, do kish qene gje e mire e kushdo mblidhet aty per keto pune.

Nje sygjerim ky.

 Hajt mo, kjo na ka met neve knej, tju nimojme juve, ani, pse na shani, se nuk jemi t'kalturum si ju.....lol

alidemso "s'ju ka met" ju atje jeni The Mother Ship smiley Sic te kam thene per ne Mami duhet te prese 20-30 vjet, e ta shohim si do behete pastaj. Superfuqi rajonale.

------

BTW a thu sikur te bejme pak zhurme Adminsat e hapin nje rubrike:

Ndihme-Keshilla.

Mu me duket dicka praktike, meqe ra ky rasti juj sot, por sa te tjere kane probleme qe duan keshilla?

si mendon...

Pajtohem me sugjerimin tend.

flm. shpresojme qe alidemsi te thote po. U bome tre. 2 more dhe ja u bo shoqate. Pastaj peticion e Adminsat mund te na degjone.

 

[p.s tani e kuptova pyetjen siper, te blesh ti/shoku, Nga Shteti, lol, e lexova si te blej shteti nga ne.]

Alidems po bere mire do gjesh mire... smiley 

 flm, let's hope......Weight Of The World

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).