Nje pyetje per te ndare opinione mbi zhvillimin e perdorimit te Internetit ne Shqiperi dhe arsyet perse vihet ne pune. Mirepriten te gjitha opinionet.

23 Komente

Cfare do te thote Vetetima e Arktikut njehere, pastaj vazhdojme muhabetin.

dmth qe e maro ket lojen(http://en.wikipedia.org/wiki/Arctic_Thunder) ne nivelin superior, me sy mbyll, tu nigju Salen qe mba nje fjalim mbi risine teknologjike te quajtur Pentium II. smiley

Per temen, Shqypnia o si interneti, po pa kasperski, dhe Qiviru is hekin'n'vairusin the bixhizes autovit!!!

Si ishte pytja.........?????????????????

N fak kjo me shkoi ne mendja kur po e shkruaja. Por me duket se "hype" me i madh i tere kesaj historie eshte qe ti japesh njerezve akses ne Internet vetem per te share e per te lene ndyresira ne walle facebooku. Jo me larg se sot u perballa me nje skenar te tille. Kjo me frikeson. Dhe shof qe ky eshte i vetmi rezultat i asaj fushate, nje mjet me teper per te dhunuar ne duart e injoranteve

Vetetima mos u dorezo kaq shpejt, si tha Charlton Heston:

"Guns don't kill people... Apes with guns kill people."

kshu dhe muhabeti i internetit, do kesh gjithmone ndonje majmun verdalle!

 Filono, me duket se je vertet filan, e pa emer, edhe ne te verteet. Megjithate, po ta opranoj krahasimin, se ay eshte katragjyshi yne, i joti, dhe i imi. Po prejardhjen, me duket se e kemi nga specie te ndryshme majmuni.

Sa per info, po te sjell nje shembull te fresket, per bemat e atij burrit tat, per internetin.

Para nji viti, a dy, ne mos gabohem, doli ky burri dhe tha se qeverria do ta shpinte internetin ne ç'do skaj te vendit, dhe me mire se posta shqiptare, nuk e mbulonte dot asnje institucion. Mire dhe bukur deri ketu. U blene te gjitha pajisjet dhe interneti shkoi deri ne skajin me t6e larget te vendit. Dhe kjo shume e vertete dhe bravo i qofte, e them pa doreza kete, dhe pa paragjykime. Tashti erdhi puna tek paret, bohej fjale per 100 milion leke shpenzime, qe i kish bere posta Shqiptare, nga Buxheti i saj, dhe priste qe qeveria tja kthente keto pare.

Shkon Drejtori tek shefi, ai i madhi fare, dhe i thote - PARET!!!!!

Eee i thote ky burri, une vertete thashe qe do ti japi qeverriu( si e thote ai shoku) PO populli e donte dhurate nga POsta. Dhe u myll ky muhabet. 

Keta te Postes, kane dy vjet qe nuk marrin asnje shperblim, as per vitin e ri, e as rrogen e 13, pasi nuk kane para, dhe e kane futur kete shpenzin tek shperblimet e tyre. A e kupton tani, se ç'ben ky shoku yt. Ja merr njonit kafshaten e bukes nga goja, dhe ja jep tjetrit duke i thene, a e shef mer qorr, se te kom bo zengjin me paret e mija....

Nese kjo qe solle eshte e vertete, haram i qofte (po nuk e ze dreqin jo). Ndersa per kete "Keta te Postes, kane dy vjet qe nuk marrin asnje shperblim, as per vitin e ri, e as rrogen e 13" - cfare jane keto shperblime e rroga te 13-ta?

 Nuk po i mar seriozisht keto qe the me larte. Po me fal, se ç'pune ka ky me internetin, ket ma thuj i çik ti. Ky eshte biznes, si te gjithe te tjeret. Do parè ai burri e hap, s'do pare, e myll. Eshte njesoj edhe si mobile phone. Simple bussines. A ka hudh ku burri nai lek per kete pune? Po do me thush tina, i ka bo shkollat me internet. Po eshte detyre, mi (mer), por ky e ka bo si ai me ka çu baba me la gojen, se pjesa me e madhe e shkollave, nuk u shko linja...

Aaa po do ta thosha kete gjone une, kur e gjithe Shqiperia te ishte mbuluar ne warles, dhe interneti te ishte free. A po te kish bo ket, si ne Lituani psh, ja kisha bo hallall. Poune internetin e kom ble, dhe e paguaj me shtrenjte se ne vendet e tjera. Pse kjo eshte merita e tij???? 

Por me duket se "hype" me i madh i tere kesaj historie eshte qe ti japesh njerezve akses ne Internet vetem per te share e per te lene ndyresira ne walle facebooku.

Edhe per kete Berisha e ka fajin?!

Personalisht nuk e bej ate implikim. Megjithate mendoj qe eshte fajtor me retoriken e tij qe edukon nje popull me dhune mengjes,dreke, darke. Dhuna verbale perqafohet nga mbeshtetesit e tij dhe hajde fillojme partyn online.

 Ketu ma mylle gojen. Nuk flas mo.......

Berisha ka aq faje sa duhen libra per t'u shkruar - po po shkojme ca si larg. Dikush solli nje barcalete ketu te PPU para ca kohesh: Ne kohen e trazirave ne Vlore ne 1997-en, nje Vlonjat shkon ne shtepi dhe gjen gruan ne krevat me diket tjeter. I egersuar, bertet "Ah more Sali, edhe kete m'a bere?""

plako, une spo ia ve fajin personalisht atij e as po e fajesoj, thjesht them qe eshte pjese e problemit. Ajo qe me shqeteson mua me teper eshte bastardimi i gjuhes dhe fjalori i ndyre qe perdoret online, qe vihet ne vritrine si suksesi me i ri i kohes. Mjafton te hapesh fb dhe te shohesh sesa te babezitur jemi per te share e per te ofenduar

 

ej ma fal shuuuume...po mos po shikoj qe paske fshire komentet e mia???? KU jemi ketu ne DIKTATURE??? DO THONE NJEREZIT ATE QE DO TI TE DEGJOSH GJE??

Per mua do te thote qe qeveria nuk di shqip. Jane injorante, kushdoqofte qe e ka sajuar ate lloj parrulle.

moshe e internetit??? po keta qafire as gjuhe te huaja nuk dine... jane dumber-daftier-oafs, ose si i thone ne shamrocky - fecking eejits... qe vene e "mbarojne" dhe shkolla jashte dhe nuk mesojne dot minimumin jetik. per te mos folur per rikthimin e trurit, po me qethje ballaboks.

totalisht i zhgenjyer me performancen tone si komb per keto 20 vjet! totalisht!

 Ma i amel shoku, jo me sopate, se do na lesh çyryk..............lol

Ndoshta ke te drejte vella... ndoshta eshte ton i ashper; por mund ta fal injorancen tende, te atij, te tjetrit, te tjetrit... te dikujt, nuk mund ta fal timen, dhe kurrsesi nuk do ta falja tenden sikur ti te ishe mesuesi i atij populli. (po te marr ty si shembull, te lutem mos ma merr per keq) Prandaj, e kam thene dhe here te tjera, qe injoranca me irriton jashte mase. E kur behet fjale per injorance te gjuhes se memes??? oh te lutem se nuk e ruaj dot qetesine po te vazhdoj te flase per te... smiley

Ok, ndjese edhe per tonin e mesiperm. SadSadSad

Zotrules, jam shume me mendimin tend, dhe akoma me traumatike me duket se po shoh nje brez te ri qe perdor burimet e tija per te demonizuar te tjeret dhe per te shfaqur sjellje bullistash. Shqipetaret po e perdorin tashme internetin si nje mjet te ri te dhunes verbale, a mos kemi boll te tille neper tv dhe gazeta

 Nuk do ishte keq,  sikur te ndrronim  me ate punen e qerasjes mo  alidems.

   Le ta qerasim  dhe ne nje here qeverine, ne ate parrullen !

ja kush e ka fajin:

 

Adoleshentët 'kundra' teknologjisë

» Dërguar më: 06/04/2011 - 14:06   Xhulia Shukulli

Adoleshenca është konsideruar si copëza e jetës sonë, të cilën do ta mbajmë mend gjatë. Gjithçka që mbush këtë moshë "çmendurie dhe shpirti të lirë" është e lidhur drejtpërdrejtë me praninë e teknologjisë multimediale. Ne, adoleshentët jemi bërë të varur nga ky bum informacionesh dhe s'do të mund ta mendonim jetën tonë të shkëputur prej tyre. Kudo që hedh vështrimin sytë të shohin grupe adoleshentësh që bisedojnë gjithë pasion rreth të rejave më të fundit dhe "thashethemeve" të përditshme që veshin jo vetëm jetën tonë, por edhe jetën e personazheve tanë të preferuar VIP-a në mbarë botën. 'Kurioziteti vret edhe macen', - thotë një fjalë e urtë popullore. Të gjithë pyesim "Për çfarë flasin këta adoleshentë"? "Çfarë ka interesante në bisedat e tyre që duken se do të zgjasin me orë të tëra"? Të hysh në mendjen e një adoleshenti nuk është aspak e lehtë. Gjithçka mund të të duket një kaos i vërtetë, por mjafton pak zgjuarsi për të zhbiruar në gjithë ato mendime të rrëmujshme. Le të fillojmë tani një udhëtim imagjinar në kërkim të kësaj përgjigjeje "Si mendojnë adoleshentët sot?" Ja, atje tej një grup adoleshentësh po flasin për filmat më të fundit në kinema, por prisni… diku më larg disa vajza po flasin për blerjet më të fundit në internet, këpucë, çanta e disa të tjera flasin për këngët më të fundit të cilat s'do të mund t'u shpëtonin celularit të adoleshentëve. Në fund asnjë s'mund të lërë mënjanë bisedat rreth facebook, këtij rrjeti shoqëror të internetit që ka rrëmbyer zemrat e adoleshentëve tanë. Komente të bukura apo të shëmtuara sidoqofshin ato, ne thjesht mund të themi se s'do të mund të bënim pa praninë e tyre. Por s'do të lëmë pa përmendur edhe televizionin, filmat që na bëjnë të qajmë e të qeshim, për ata që na lënë pa gjumë e na bëjnë të mendojmë për jetën tonë, skenarin e së cilës përpiqemi që ta shkruajmë vetë e në fund ia besojmë autores më të mirë në botë, të ardhmes. Ditët kalojnë njëra-tjetrën e të djeshmen s'e mbajmë mend, jetojmë të sotmen dhe planifikojmë të ardhmen. E gjithë jeta jonë është e rrethuar nga teknologjitë multimediale, që na bëjnë të jetojmë e na janë shndërruar në "ushqimin" tonë të përditshëm. Mjafton një 'ALO' në të tashmen për të vazhduar bisedat e gjata telefonike në celular dhe papritur sheh orën: "Mos qenka ora tre e mëngjesit" dhe vetëm atëherë e kupton se një ditë e re ka ardhur. Çdo orë të jetës sonë e mbushim me bisedat e gjata telefonike, facebook, filmat më të rinj dhe këngët më të fundit e kështu, çdo minutë është njësoj, por ne e detyrojmë veten që çdo sekondë që kalon ta shohim me një tjetër këndvështrim të pa shkëputur nga koha e historia se vetëm atëherë kemi fituar mbi të. Jeta jonë është e mbushur me plot ditë të hidhura e ditë të bukura, por pavarësisht nga ky realitet që për të qenë të sinqertë nuk është ai që do donim të ishte, përpiqemi të jetojmë sikur e nesërmja të mos ekzistonte. Tashmë në fund të udhëtimit tonë në mendjet e adoleshentëve, buzëqeshja ngrin dhe serioziteti arrin majën sepse do të ndalemi te ata, të cilët nuk kanë shfrytëzuar të mirën që teknologjitë multimediale sollën në jetën e shoqërisë njerëzore. Shumica e adoleshentëve në ditët e sotme zgjedhin informacionin e gabuar, duke u bërë pre e një edukimi jo të shëndetshëm, duke i përdorur teknologjitë multimediale për qëllime kriminale. Nuk janë të paktë rastet kur adoleshentët kanë përdorur internetin për të bërë vjedhje të ndryshme dhe gjithashtu nuk janë të paktë rastet e adoleshentëve të cilët shohin programe jo edukuese, gjë që ka bërë që sjellja dhe mendimet e tyre të ndryshojnë. Të gjithë jemi dëshmitarë se adoleshenca mund të konsiderohet jo vetëm si mosha e aventurave, por edhe si mosha e hapave të gabuar që lënë gjurmë në jetën tonë. Prandaj secili prej nesh ka nevojë për ndihmë e mbështetje. E kush më mirë se prindërit do të na e jepnin ndihmën e parë. Shumë prindër ankohen se teknologjitë multimediale kanë ndikuar jo vetëm në shëndetin e fëmijëve të tyre, por edhe në sjelljet dhe mendimet. Ata madje shfaqin hapur shqetësimin e tyre për vështirësitë që hasin në edukimin e fëmijëve adoleshentë, të cilët bëhen agresivë përballë qortimeve të prindërve. Te dashur miq ka ardhur koha të ngremë zërin dhe të ndërgjegjësohemi për veprimet tona. Tani është momenti për të treguar se jemi mjaftueshëm të rritur për të zgjedhur atë që është e duhura për ne. Po çfarë thonë adoleshentët? Le ta zbulojmë bashkë… Haidi: Teknologjitë multimediale janë shndërruar në miqtë më të mirë të adoleshentëve. Ne marrim informacion dhe mund të bisedojmë me miqtë tanë dhe të afërmit pavarësisht nga kilometrat që na ndajnë nga njëri-tjetri.
Fiqirete: Unë mendoj se teknologjitë multimediale krahas të mirës së tyre si burim informacioni shfaqin edhe një tjetër aspekt, atë negativ. Këto teknologji kanë ndryshuar mënyrën e sjelljes së adoleshentëve për shkak të pakujdesisë së tyre në përzgjedhjen e informacionit.
Erisa: Teknologjitë multimediale kanë dhënë ndihmë në informimin e adoleshentëve dhe në mënyrën sesi ata e shohin jetën dhe botën përreth.
Joana: Nuk mendoj se ne jemi të varur nga interneti apo mjetet e tjera teknologjike, në fakt ne jemi të varur nga komunikimi dhe ajo që na e siguron këtë komunikim është rrjeti social si pjesë e medias…
Klei: Rrjetet shoqërore në internet kanë revolucionarizuar mënyrën sesi njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin. Shumë njerëz, veçanërisht adoleshentët nuk janë të vetëdijshëm për pasojat negative të shkëmbimit të informacionit.
Enxhi: Të gjithë e dimë që një nga teknologjitë multimediale më të preferuara nga adoleshentët janë kompjuterat, pasi përmes tyre bëhet i mundur hulumtimi në rrjetet shoqërore në internet. Njerëzit mund të marrin informacionin tënd, mund të shikojnë bisedat e tua dhe fotografitë. Edhe nëse dua të zhduk një fotografi, dikush mund ta ketë kopjuar atë pa dijeninë time. S'duhet të harrojmë se gjithçka e publikuar mund të na dëmtojë më vonë.
Silvia: Komunikimi në celular, që e konsiderojmë një komunikim të privilegjuar, dërgimi i fotove, mesazheve s'mund të konsiderohet më një komunikim privat sepse bisedat tani, ndryshe nga e kaluara, qëndrojnë në sistem përgjithmonë.
Dajana: Nëse ndalemi te komunikimi në rrjetet shoqërore me gojën plot mund të themi se jo të gjithë njerëzit që e përdorin këtë mënyrë komunikimi t'i i njeh. Shumë e tyre hiqen si njerëz të njohur, por ata e përdorin atë për qëllime të tjera dhe në shumicën e rasteve për qëllime kriminale.

Hmmm... lets see. Protokolli TCP/IP u zhvillua andej nga vitet '70. Edhe emaili i pare daton nga fillimet e atyre viteve. Gjithsesi perhapja ne mase e PC've si dhe permiresimi i sherbimit (cmimi, shpejtesia) nga ofruesit e internetit, beri qe interneti te perhapej ne mase.... le te themi andej nga mesi i viteve '90. Tani eshte viti 2011, qe do te thote ky sllogan vjen me nja 15 vjet vonese. Ose ai qe e perdor eshte paksa i vonuar.

Tani ne te gjithe pame kete foto.......

Tani po ju zbuloj konspiracine..... smiley

Shihni me kujdes Astritin si i ka varur turinjte se nuk i dha njeri "ajpad"

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).