Po i Kulturës?

10 Komente

I Kulturës është poligloti Nikollë Lesi. Për ministër të brendshëm, mesa di unë, që pas 21 janarit s'kemi pas nevojë, kshuqë s'kemi.

te gjithe ministrat realisht jane zv/ministra sepse minister per te gjitha ministrite eshet Sala, njekohesisht i njef te gjitha fushat

avenir peka aktualisht eshte kreu de facto - gjithmone pas sales

esht zyrtarisht zv minister

 Ore ç'e ka ky Maxhun Peken??? Po Cim Peken???

PTSH

 Zv Ministri.

Ali bej Toptani

SKANDALI/ Shefi i forcave speciale padit zv/ministrin e Brendshëm: Më kërcënoi të çoja forcat në Kamëz të shtyp militantët e PS

Basha dhe zëvendësi i tij, Avenir Peka

Shemsi Prençi, drejtues i forcave speciale, ka paditur zv/ministrin e Brendshëm, Avenir Peka, për shkak se ky i fundit e ka kërcënuar. Prençi ka thënë se Peka i ka kërkuar që të çojë forcat speciale në Bathore e të ndërhyjë pas incidenteve të fundit elektorale. Prençi ka thënë se nuk ka pranuar të bëjë një gjë të tillë, pasi sipas tij kjo është e paligjshme. Prençi thotë se Peka i ka kërkuar të shtypë militantët e PS. Prençi thotë se më pas është kërcënuar nga Peka. Për këtë arsye ai është drejtuar prokurorisë. Në dijeni janë vënë edhe ambasadorët.

“Sot kam denoncuar incidentin më të rëndë në raste zgjedhjesh. Për një incident që ka ndodhur në Bathore, zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka ka kërkuar që unë të shkel ligjin dhe të vë forcat speciale në atë zonë. Kam refuzuar dhe ai më ka kërcënuar dhe ofenduar. Do t’i kërkoja zotit kryeministër që standartet që mundohet të ndërtojë në Shqipëri, të mos lejohen t’i shkelin e t’i mëpërkëmbin njerëz si Avenir Peka”, ka deklaruar Prençi.

Prenci tha se ai merr urdhëra vetëm nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe askush tjetër dhe se nuk do pranojë t’u bindet urdhërave të paligjshëm.

“Nuk do zbatoj urdhërat e paligjshëm të zëvendësministrit Peka. Kërcënimet e tij ishin të natyrave të ndryshme, jo vetëm për vendin e punës, sepse për atë jam mësuar, por edhe fyerje shumë banale sa nuk mund të thuhen për mediat”, ka pohuar Prençi.

Avenir Peka eshte vellai binjak i gazetarit Cim Peka, aktualisht drejton nje emision ne UFO Tv.

 Prit kur ta therrasin dhe Prencin per te deshmuar si pjestar te grupit Pucist me rol ne ngjarjen e bulevardit..

 Si more binjake vertete keta te dy, mos e kane nderruar njerin ne maternitet, se nuk ngjajne fare......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).