Para disa kohesh porosita pese libra ne Amazon dhe dy prej tyre erdhen ne format shume voluminoz me leter te trashe. Duhet te jem munduar te kursej e duke u treguar 'e lire' perfundova me nje liber me 500 faqe qe ngjan sikur ka 1500. Si perfundim a kam te veshtire ta marr me vete ndaj edhe po vonoj ta mbaroj. Nderkohe nuk kam as shume hapsire per shume libra, kur udhetoj dua te kem mundesi te zgjedh cfare te lexoj por as nuk dua te marr me shume se dy libra me vete. Ndaj po mendoj te marr edhe une nje Kindle por me duket si tradheti ndaj librit te vertete, atij ne leter ku nenvizon lehte me laps apo vendos yje ne krye te paragrafit per t'ju kthyer nje pershkrim apo nje shprehjeje qe te pelqen.

Sa e rekomandoni ju peshq Kindle-n, sa e lehte eshte te shkarkosh libra dhe a ka avantazhe te tjera?

34 Komente

Une kam lexuar ne Kindle por tani perdor iPad. Nuk eshte e njejte si te lexosh nje liber te vertete. Por ka shume funksione qe nuk jane te mundura me nje liber te zakonshem.

E para eshte pesha. Une udhetoje me tren reth 2 ore ne dite dhe per mua eshte e pazevendesueshme. Ne te une kisha reth 50 libra. Mund te lexoja cfare te desha.

Problemi ishte qe une jam ne Zvicer dhe cmimet e librave ishin me te shtrenjta se ato nga Amazon ne Amerike.

Nqs do te lexosh ne vere jashte nuk ka e-reader tjeter qe te te afroje te njejten gje si Kindle. Po ashtu me versionin GSM mund te kesh access tek shume gazeta pa pagese.

Problem jane dokumentet ne PDF. Nuk lexohen ne menyre optimale. Per kete dhe une vendosa te mare iPad. iPad ka te keqen qe per jashte kur ka diell te forte reflekton shume. Dhe per te memorizuar pdf ose libra nga firma te tjera qe nuk quhen Apple duhet ta besh vetem nepermjet iTunes (po ashtu edhe per apple). 

E mira eshte qe ne iPad ka Apps per Kindle, Stanza(epub format), iPdf per te lexuar dokumente ne pdf. Po ashtu mund te blesh edhe libra per iBooks. Po ashtu mund te lexosh librat me ngjyra. Ipad per te lexuar jashte nuk eshte optimal. Display reflekton shume.

Me te gjithe ereaders mund te  besh shenime ose te kerkosh gje qe per librat e informatikes eshte nje nga gjerat me te rendesishme. Mund te vazhdoja me tej por nqs ke ndonje pyetje konkrete mund te te pergjigjem.

Mbi te gjitha eshte nje ceshtje e ambientimit. Une nuk mund te kthehem me ne librin e zakonshem. Une kam libra informatike ne leter qe tashme zene vetem vend sepse jane vjeteruar

 

 

Faleminderit Emil, shume shpjeguese dhe bindese. Ne fakt i-padin nuk e kisha menduar fare duke qene se nuk jetoj ne Amerike, gjithashtu edhe cmimet nuk jane te krahasueshme. Nga ana tjeter ipad eshte shume me shume se reader, me shume me shume opsione. Te kindle-at e rinj problemi i reflektimit duket sikur eshte zgjidhur disi. A po me thua "blije dhe mos u pendo"? smiley

Une lexoj I love it

OK, po pse pra? smiley

Me jeten e ngarkuar une lexoj ku mundem dhe kur gjej kohe. Duke pritur femijet te mbarojne aktivitetin per ti shpene ne shtepi, ne avion apo tren kur shkoj me sherbim,ne pushim te drekes kur me jepet rasti, etj etj.

Eshte shume komod ne vend qe te maresh e te heqesh zvare nje liber te tere. Cmimet po keshtu jane me te lira dhe komoditeti per mos shkuar ne librari dhe kerkuar midis librave .

I jap te drejte parashkruesit qe kenaqesine qe te jep libri me faqe letre nuk ta jep libri elektornik por komoditeti per mua personalisht  fiton mbi kenaqesite e vogela. smiley

Tani po, komoditeti eshte shume bindes. Me nje llaf, te zgjeron mundesine per te lexuar. Nese permbush kte funksion i paska gjithe te mirat smiley

Ne kete bote i dashur nuk ka gjera ideale "te gjithe te mirat" ne kete bote behet balanca e te mirave dhe te keqiave

Per mua balanca anon nga ana e te mirave te librit elektornic , pavarsisht se shtepite botuese do te mbeten pa pune Sorry about that  smiley

 Heteroglossia1,

Persa i perket lexueshmerise, Kindle (dhe cdo Ebook reader me teknologjine e-ink) eshte 1000 here me mire sesa Ipad, qe per ekran perdor nje LCD IPS. Eshte teresisht i pademshem per syte dhe lexohet shkelqyeshem edhe me driten e diellit. Ipad nga ana tjeter ka shume me shume funksione dhe gjithashtu kosto me te larte. Nuk jane aparate te krahasueshme. Problemi i Kindle 3 eshte kompatibiliteti, dmth nepermjet tij mund te lexosh vetem librarine e Amazon, nderkohe qe ka eReader te tjere (nga Sony psh) qe lexojne cdo lloj formati librash apo dokumentash. Kindle ka si avantazh pajisjen me modulin Wi-Fi madje edhe 3g (i fut skeden e celularit dhe lidhesh ne rrjet kudo kap telefoni).

Nese Amazon ne librarine e vet perfshin librat qe te interesojne, atehere bli Kindle 3. Ne te kundert... s'di c'te te sugjeroj smiley

Ilbanoid, as qe e dija qe kishte eReader te tjere, pervec kindle dhe i-pad,  me ndricovesmiley Dmth, une duhet te kem parasysh qe ne kindle do kem vetem libra te Amazon ndersa librin shqip prape do e lexoj ne leter. Si ndodh procesi i shkarkimit/blerjes se librave nga amazon, apo thjesht lidh kindle-n me kompjuterin? A mund ta besh kte kudo, fjala vjen edhe kur je ne Shqiperi? Dhe e fundit fare, perdoruesit e kindle-t a mund te ndajne libra me njeri-tjerin?

Faleminderit edhe nje here smiley

 Kindle! Personalisht tifoz i cmendur. Me ka kthyer komoditetin dhe kenaqesine e leximit. Me i mire eshte Kindle i thjeshte Wi-fi $ 139.00 ne Amazon. Cilesia e ekranit dhe e leximit eshte e shkelqyer ose me mire te them "e pashkelqyer" sic eshte tek ekrani i iPad qe ka ndricim. Librat edhe po nuk qene te formatit te kindle, ia con me email Amazonit dhe ti formatojne. Praktik ke Zoti si per transport si per ta mbajtur ne dore gjate leximit. Goca e vogel me theu padashje te parin, kam porositur te dytin.

I love it.

Per me shume te dhena teknike, lexo web-sitin

Dmth thyhet qe c'ke me te! smiley Ekrani me ka pelqyer edhe mua, eshte pothuajse si ne leter. Vecse nuk jep faqet e librit por vetem % e lexuar deri ne nje moment te caktuar. E po u pa kjo pune atehere, apo s'me pelqejne edhe ato mbeshtjelleset!

Vecse nuk jep faqet e librit por vetem % e lexuar deri ne nje moment te caktuar

E kane rregualar edhe kete per faqe libri.  Bej nje update ( Home, Menu, Sync & Check for Items) dhe ne librat e rinj do te shikosh edhe faqe libri.

 Really, se me thene te drejten kjo ishte ajo qe ma plste shpirtin. Sidomos per libra me mbi 300 faqe.

kishte dy versione, nje me 6", nje me 9.7"; differenca ne cmim 240$. Po me mbushet mendja me ble nje. C'mendim me jep?

 kam degjuar disa njerez qe nuk duan ta stadhetojn librin (ne leter); nuk jam nga ata, une bej pjes tek ata qe nuk duan te ken volum ne dore, pra do te tregoj perse e pelqej kindle nga ana praktike

1. mund te mbash shum libra ka nuk e ndjen volumin

 

2. mund te nen-vizosh (si ne leter) dhe mund ti vendosesh nen-vizimit shenime personale

3. merr nje email address personal p.sh Heteroglossia1@kindle.com -ketu mund ti dergosh materjale nga nternet (p.sh wikipedia) ne kindle - ose, in prolloj shkrime ne Microsoft Word dhe i nisi ne kindle 

4. un perdori instapaper.com per te ruajtur artikuj nga interneti, per ti lexuar me von dhe instapaper.com ta ben kete shum te let

5. formati per kindle eshte mobi por nuk funksionon keq edhe me pdf (pasi pdf duket se eshte me i perhapur)

6. ka wi-fi ose lg, pra ka internet, nuk eshte i mrrekullueshem por per websies si wikiperdia, eshte shum i mire, pasi te lejon ta shikosh web faqen si nje artikull

7. betteria ne zjat reth 3 jave me wi-fi on dhe thojn 1 muaj e ca pa wi-fi = nu nuk lodhem ta fik wi-fi kurr

8. mund te gruposh librat, pra te kesh koleksione p.sh "poezi", "fantazi", etj. pra librat jan te sistemuar

9. mund te kerkosh fjali ne liber, ose nje titull ne kindle (pasi nese do e perdoresh si un, do kesh shum libra ne te)

10. nuse lexon libra ne gjuhen angleze, mund te perdoresh fjalorin per te shikuar fjale te nerlikuera (kjo behet ne menuren me te rehateshme) - nuk e di nese mund te implementohet kjo me fjalor shqip (DO ISHTE M'RREKULLI)

11.kindle ofron zerin ku ia mundohet ta lexoj librin per ty (nuk eshte WOW)

12. mund te fusesh music ne kindle (disa njerez fusin musiken qe duan te degjojn duke lexuar, disa te tjer e perdorin per libra audio) - personalisht nuk e kam perdorur akoma

13. Sikur se e din, kindle eshte shum i vogel

14. nuk eshte e nevojshme te perdoresh Amazon.com nese nuk deshiron (pasi kjo ishte nje nga dilemat e mia)

 

 

E vetmja arsye per mos ta bler

1. nese je i "dashuruar" nga formati leter i librit

2. nese nuk ka libra shqip mobi (pasi kam kerkuar dhe nuk kam gjetur)

 

Edhe artikuj, edhe muzike, edhe internet! Po kjo qenka shume me shume se c'prisja! Rrofsh A!

 nje pyetje, 

A e dini ndoje website ku mund te gjej ndoje liber shqip ne formatin MOBI apo EPUB??

Une nuk e di ku mund ta gjesh ne keto formate. Por po qe se e ke ne PDF mund ta konvertosh me "calibre". Programi eshte falas dhe konverton ne epub ose mobi. Resultati nuk eshte 100 optimal.

 heren e fundit qe e kam provuar te convertoj pdf ne mobi ka dalur me disa gabime ne c'do faqe.

ndersa, edhe pse pdf mund te lexohet ne kindle, nuk eshte aq praktik sa mobi

por per n'dryshe "calibre" esht nje program ideal smiley

POR edhe per pdf, a dini ndo nje website ku ka libra shqip falas, pasi kam mbi 2000 libra ne anglisht dhe vetem 3 ne shqip

me sa po fliteshka ketu po mendoj dhe une te marr nje kindle.rrofsh qe e hape temen e dashura glosita smileyxx

Mua mu mbush mendja per vete. Le qe te mbushur e kisha po doja te merrja vendim te informuar smiley

Te perqafoj e dashur! Sa foto do kishe bere nga kto anet ketej ti...

ah lere lere

miss you smiley

 Duhet te paguash per te download' libra ne kindle ?..

Po, por ka edhe libra falas.

A mund te 'kopjohen' librat nga njeri-tjetri? Apo secili duhet t'i bleje me patjer per vete?

 po, si nje mp3 player

Na jep ndonje variant.

Klasiket si lufta dhe paqja jane falas per shembull

 ku psh?

 Tek amazoni ke qindra klasike falas. Ke qindra te tjere qe kushtojne $0.99. dhjetra mijera e nuk ngjiten me shume se 9.99 shume pak mbi kete shifer.

 Tani e mora vesh si funksionon kjo pune,.. nuk eshte pune lekesh por, spara kam qef te blej libra on line sikur falas te jene, shume rralle paguaj ndonjehere on line nga halli ,edhe pse e di qe eshte e sigurte, kam nje lloj fobie me pagesat on line.

Ne shqip nuk ka. Per ne gjuhe te tjera duhet te blesh kindle dhe ta regjistrosh tek Amazon. Per te lexuar librat falas (jo shqip) nuk te duhet te blesh liber.

 a je i sikurt qe nuk ka libra shqip (falas) per kindle; se kam 2 dit qe kerkoj por nuk po gjej as nje liber shqip (fetem disa ne formatin pdf)

shkarko Project Guttenberg i cili ka një sërë libra falas në të gjitha gjuhët. po ashtu, nëse i ruan të gjitha dokumentat në PDF format në Kindle mund t'i lexosh aty.

unë shkarkoj libra falas kryesisht nga vuze.com të cilat më pas i konvertoj në PDF dhe lexoj në Kindle.

bibloteka e NY tashmë lejon marrjen e librave të caktuar elektronikë gjithashtu.

Mund të lexosh edhe peshkun through wireless internet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).