Cfare leximi (psh. poezi shqip dashurie) mund te kemi ne ceremonine e marteses qe perndryshe do jete e gjitha ne Anglisht?

Ose ne pergjithesi, si mund ta bejme ceremonine e marteses me Shqiptare?

Faleminderit!

46 Komente

Nga cfare zone shqiptare eshte vajza?

Ka shume zakone dasmash shqiptare qe jane krejt ndryshe ne zona te ndryshme!

By the way - Te trashegoheni! smiley

Dashuria eshte e durueshme; plot miresi;

dashuria nuk ka smire, nuk ve ne dukje,

nuk krekoset, nuk sillet ne menyre te pahijshme,

nuk kerkon te sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon per keq;

nuk gezohet per padrejtesine, por gezohet me te verteten,

i duron te gjitha, i beson te gjitha,

i shpreson te gjitha, mban cdo gje.

 

Tani, pra, keto tri gjera mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria;

por me e madhja nga keto eshte dashuria. 

Po kjo varet o vlla,ca zakonesh ke,nga je ,cfare besimi fetar ke, e ca te tjera qe nuk po me vijne nder mend,se ne Tironsit me sa kam qene une per dasma,i fusim i xhiro me makine duke i ra borive,bojme ate banketin me nja tre katerqind vete,i hudhim ahengut nja dy....te gjithe ca kemi ne xhep,e cojme ne shtepi dhe fillojme adetin......bam me byrek,kabuni e ca tjera mo.

Ah hajt te trashegohesh,boje si te te vije me mare.

Po e keqekuptoni ju kete,ai po pyet si me u martu e jo si me u dashuru,se deri sa ka vajt deri atje e ka qeru ate punen e dashurise ai.

Ai po pyet se cfare poezie, vargjesh mund te thuhen ne shqip gjate ceremonise se marteses.

Jane dy pyetje:

1. Cfare leximi (psh. poezi shqip dashurie) mund te kemi ne ceremonine e marteses qe perndryshe do jete e gjitha ne Anglisht?

2. Ose ne pergjithesi, si mund ta bejme ceremonine e marteses me Shqiptare?

Aha ok,e paskam lexu mbrapsht une.

 Faleminderit per pergjigjet deri tani. Disa detaje:

Vajza eshte me origjine Korcare dhe Tepelenase. Dasma nuk do jete religjioze. 

Me thjesht, e ka ndonje poezi dashurie shqip qe ju e keni per zemer. Aty dy pasazhet nga Bibla qe sollen Magnum dhe Zotrulues jane mire, por pe kerkonim dicka me tipike Shqiptare.

kishe sy të kaltër

dhe fytyrën pika pika

dashuri e ndaluar

nuse e bukur, me iqin dasmorë

 

s'prishet sikur nusja padashka të jetë sy zezë apo apo ?

Edhe per keto gjera na duhen kopje ose zgjidhje nga te tjeret?! Ja te pyesim pak nderkombetaret smiley

Arsyeja qe thashe kete me siper eshte sepse o eshte dicka personale ceremonia e dasmes o nuk ka tjeter. Sigurisht nuk pres qe nusja te lexoje poezi te saj, por te pakten te zgjedhe poezine qe i pelqen asaj, qe e ka ajo per zemer, jo peshqit qe as s'e njohin fare!

 Por si t'ja bejme qe nusja jam vete une, dhe s'mbaj mend ndonje poezi shqip qe e kam perzemer. Une kete ceremoni personale po e ndaj me peshqit smiley

smiley kur s'ta thashe qe ne pergjigjen e pare qe dhe!!! smiley

Jete te lumtur Dugalka dhe faleminderit qe e ndan me ne smiley . Sic thoshte Wilde i shkrete miqte e vertete jane ata qe ndajne me ty jo vetem hidherimet, por edhe gezimet (citimi permendesh, m'i falni gabimet e mundshme).

Mund te lexohet vec nje strofe:

 

Dy pika shiu rane mbi qelq

e une per ty sec ndjeva mall,

do jetojme bashke ne nje flat,

e do me marre malli per kohen

... qe te shifja me ralle.

 

[sma jep hic per poezi, lol, por ideja mjafto]

 

Mallengjim all around...and happy Couple crying.

 

ose, sorry, por kjo eshte per Romantiket e mdhenj:

I Did Not Die>>

Do not stand at my grave and weep.>>

I am not there. I do not sleep.>>

I am a thousand winds that blow;>>

I am the diamond glints on snow.>>

I am the sunlight on ripened grain;>>

I am the gentle Autumn’s rain.

>>

 When you awaken in the morning’s hush.>>

I am the swift uplifting rush>>

Of quiet birds in circled flight.>>

I am the soft star that shines at night.>>

Do not stand at my grave and cry.>>

I am not there;>>

I did not die.>>

Eshte nje nga me t.bukrat me e lexu ne funerale, po po ti futesh thelle, te bo me menu:

-why wait?!

ne para-martese kishte me shku just fine smiley

Nga Martin Camaj, cikli më i bukur poetik i dashurisë. Zgjidh ç'të të pëlqejë. KOHA E LULES

I
(....)
Dashunija âsht e vetmja shtyllë guri
kur andej gardhit fluturojnë
shëgjetat e akullit.

Dy zemra bashkë janë mâ rrufeprojse
se dy shpata tû për tû
me teha përjashta.
Ideja e sosjes, Lule,
kur je ti pranë ik si shpend i egër
andej kah vjen terri.

II

Të zít e synit tand nuk due
ta ndeshi në shtiqet e ngushta.
Flakën e synit ta due mes fushës
e zemrën tande mollë,
të ndêmun në degë, na naltsín
e krahut prej tokës.
Mos bzâj para muzgut
të njerzishëm në fushë
e erës zemërgjanë
që përqafon çdo maje bari.
Lule, hiqe pëlhurën e zbetë prej hanës
e shtroje për tokë.

III

Sy tú, lule-kadife, nuk njohin
pagjën. Mos bjer me vehte vérin e Nordit
por zjarm që ta rrisim bashkë
në kët natë të gjatë.
Lule, dashunija
rrin këtu deri sa hana të jesë
përballë zjarmave tonë
e drita e agimit të shkrijë
gacën e mbrame!

IV

Ti je në zemër teme
e me zâ s’mund të thom
qetsinë e ndjenjes mos të prishi.
Zânin tand e njoh mes tingujve
të njimij currilave.

Vjollca që nis me çelë
i ka fletzat e njoma e të zbardhemta.
Ashtu dhe buza jo te e mëngjestë.

Ti mbas vetullave ke hijen e hyllit
që zbulon vetëm nji faqe
dhe shpresa eme me trajtën e siluetës sate
në duer vuen ndër dhimba,
ndoshta për vdekje.

V

Ndjesitë e mija rrjedhin e humbin
në buzëqeshjen tande t’idhtë.
Çohen njimij zâne
- shpatza badrash të pjekuna –
- kur deshirave u thue jo
përmbrenda. Mandej vjen shiu
e majet e badrave zbuten.
Mes flokëve të zèz e vetullave
e ndali shikimin
për të gjetun fillin e të vetmes poezí
të kësaj moshe seme djegagure.

VI

Ashkël jam, Lule,
e shetis prej vendi në vend
i shtymë nga murrlâne, shum.
Kur ndalem këqyri në vehte
e shoh fëtyrën tande e para teje
shtiqe me oleandra anash.
Tre hapa mbas
shtrîhet nji tokë e djegun
me gùr e shkambij në pa skâj.

Eja përsëri në mëngjes
në kohën e kangës së ngîme n’ag.
Po erdhe ti, në vend të kallijve t’djegun
kah rrâjt dalin filiza të rij.

VII

Në kohën e kangës së qokthit
drita e synit t’nji hylli
ra meteor në mue
e ndriti fëtyrën tande:
ishte mallkimi i atij që lindi natën!

Kalorës i shtiqeve t’ngushta,
kurr mâ s’do ta përkas
agimin e flokve tú.

Udhtoj me hijet e natës së vonë
e shoh gishtat tú që mbyllin
fletën e bardhë t’nji jete.

Nusja, Jero, eshte korcaro-tepelenase. daz dhet miin enithing tu ju? uell, daz it? smiley

 Haha, ndoshta e perkthejme ne toskerisht...

Poezia eshte shume e bukur sidoqofte.

Jo po shkoi po ta mbajti me kete poezi keshtu... po nuk te tha: po ti mo kakam, me poezi borxh me ke ardhur? smiley

më pëlqen ta

dashuroj një femër nga namibia

çdo mëngjes

zgjohet

dhe gjelbëron xhunglën

me sytë e saj të zinj.

çdo mëngjes

shkon tek lumi

dhe i le flokët

të rrjedhin.

më pëlqen të shihem

në lëkurën e saj

bërë pasqyrë.

më pëlqen ta shoh

kur fytyra ime e ujtë

vyshket e humb

në kurmin e saj të nxehtë.

më pëlqen ta dëgjoj si këngë

tunel

klithmë

Zot

tek më mbron me gjakun e saj

nga tehu i trupit tim.

më pëlqen ta.

dashuroj një femër nga somalia.

 

PAUL VINICIUS - Përkthim i Ardian Kyçykut.

 

PS: Përkatësisht në vend të "Namibi" të vihet "Vlorë" dhe në vend të "Somali" të vihet mundësisht "Korçë".

Dhe ne vend te xhungles te vihet... pylli i sodes kaustike? smiley apo ullishtat e Saliut? smiley Shaka Jeru, po per mendimin tim, kjo ishte mediokre fare... Nuk mund te postosh nje plehre te ketille ne te njejtin vend me nje perle te Camajt. Mendimi im supermodest, madje i ndrojtur.

Zotrules, po ti dukesh edhe si tip që e thy në mes sarkazmën se ja psh shkruan anglishten si lexohet. Duhet ta kishe kuptuar që kjo vjersha lokaliste erdhi ngaqë the se nusja ishte bashkëpunim rrethesh. Vjersha e Camajt vërtet është e vështirë për t'u lexuar por 1. mund të zbutet pak dhe të sillet në gjuhë gazete 2. është kullueshëm poezi dashurie e papërzier me humbjen apo trishtimin 3 - nga tepelena dhe vlora nuk njohim shumë poetë por nga Korça njohim Ilir Belliun dhe Asdrenin. Asnjë prej tyre nuk ka shkruar poezi të përshtatshme për këto punë.

U zgjata me ty. Natën e mirë.

touche` jero. do me ndjeni per guximin qe nje plebe i pagdhendur si puna ime mori per t'iu drejtuar nje shkelqesie si puna juaj. me ndje per injorancen dhe guximin.

nese shkelqesia juaj do ndihej rehat, po ju ve ne dijeni qe nje druvari tjeter si puna ime, sapo i komunikova qe une vazhdoj t'u qendroj nje-per-nje fjaleve qe kam thene me siper, pavaresisht se cfare ndjenjash u perzjen klases suaj; (o) hiresia juaj aristokratike.

Hajde naten bashke, se dhe komentin e pare ngaqe jam mekatar e kam shkruar.

 Jero, Lasgushin , Lasgushin si e harrove është nga ajo nahije. 

smiley Meqe e paski nisur "klasikçe":

 

Naim Frasheri

Bukuria

4

Kudo eshte Bukuria
ne qiej, ne dhe, ne hene
ne diell, ne shenje
nder lule, nder drure, nder pyje...
po ketu eshte e tere
dhe ajo, ti, eshte bere...

8

Mos i hap leshrat n'ere
te m'arratiç ti mendjen time
mos me shiko dhe njehere
se m'u zemra, therrime

Si thellez e bukur, mos shko
mos veshtro si pellumbeshe
shpirtin mos ma pervelo
mos u tund si mbretereshe

Me qepalla si shtijë
mos me vra, mos me plagos
me veshtrim porsi shkendije
mos me vdis e mos me sos

13

E pashe dje, tek shkonte
soje ndritte gjithe jeta
pa hodh' syte e me shikonte
duke kthyer si shigjeta

Posa pashe Bukurine
zemren e varfer ma piku
ndjeva ne te dashurine
qe me erdh' e me s'me iku
 

 

9

Zëmra jote ne krahrort tënd
është hekur brenda n’ergjënd
dhe në linj’ai krahruar
si në dhė gur’ i paçmuar
dielli zënë me rezë
vera në qelqe të zezë
shpirti brënda nër qivure
Zot’ i math në katër mure

 

10

Do të shkrihem
të venitem
si kandili, kur s’ka vaj

balt’ e pluhur
do të bëhem
të më shkelnjë këmb’ e saj;

e të prehem
duke puthur
atë këmbë pasandaj

As më thua:
ç’ke me mua?
Pse te dua, paskam faj?

Pse heq unë
Hidhërime
a në vdeçka, ti mos qaj;

vdekja ime
s’të prish punë
haj, e zeza jetë, haj!

O fin!! Po ju gocat sikur beni dhe si romantike moj!?! Po qysh i shkohet diten e dasmes nuses qe nuk i ndan dot syte, afer se ciles nuk ka elektrokardiograf te te mase pulsin... me vjersha plot me fjale si "vdekje", "e zeza jete", "vdekca" u befsha keshtu e u befsha ashtu... ne dite te dasmes? Fini? apo vone eshte thuaj... smiley

Po ka aty edhe pa ato llafet o zoto smiley . Ja te pershendes me kete:

 

LASGUSH PORADECI
Dora jote ledhatarja

Dora jote ledhataja, ësht' e zbetë si qiri.
Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës.
Kur t'a ndjeu magjinë-e pastër, që të shtrydheshe prej dorës,
Shpirti im i frymëzuar regëtiu në llaftari.

Se me lëndë magjistare, u pat bre tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar, me vaj erë-e brumë dylli;
I dha hëna pak të ndezur, pluhur t'artë-i fali ylli,
E kështu m'u duk hirplotë- haj! o dor'e vashës, haj!

Në vështrim të dorës s'ate ç'pat, o! balli që m'u vdar?
Ç'pat qepall' e përlotur q'i ra pika tatëpjetë?-
Dor'e bryllt' e vashës s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetë,
Vetëtiu me prush magjije e më bëri mendimtar.

Dora jote që më dhimbset, dora jote që më çik;
Dora jote që më shtrihet sipër temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote që t'u nda më pesë fashe...
Dh'u bë dorë të më ndali ndaj dyshoj se mos ik...

 

Lasgushi po. Do ja kisha rekomanduar direkt kete lirik romantik. (jo se une marr vesh, te themi ate qe eshte) Po ama, ky hahet, pihet dhe lepihet.

PS: kam nja dy vjersha te Nerudes qe me ka ikur petlla kur i kam lexuar... dhe une dhe poezia, nuk flasim... kemi bo llafe, ka ca kohe... smiley po jane aq te shijshme o fin, saaa... smiley

oh, grazie per Lazon, megjithmend. smiley

Dugalka, mendoj se eshte mire te zgjedhesh 3-4 poezi te shkurtera qe te lexohen ne shqip. mire eshte qe te perkthehen ne anglisht ne nje fletushke te vogel ( te jene edhe shqip edhe anglisht) dhe t'ju shperndahet pjesemarresve. une kam zgjedhur disa poezi. mund edhe ti shkurtosh po te duash ( duke u hequr ndonje strofe). 

Dikur në vjeshtë   nga dhori qirjazi

Dikur në vjeshtë,kur pellgjet ngrijnë,
dëgjova larg të sajnë zë,
kaq shumë e desha unë Kristinën
sa nuk e donte njeri më!

Pran`saj gjithnjë desha të rrija
desha të shihja veç atë;
e dashur kaq më ish Kristina
sa kurrë s`desha njeri më!

Kur vjeshta ngreh prap`suferinë
më ngjan se ndjej të sajnë zë;
kaq shumë e desha unë Kristinën
sa nuk e donte njeri më!

Mbi gji të saj desha të flija
atje të flija përgjithnjë,
e dashur kaq më ish Kristina
sa kurrë s`desha njeri më!

 

ka dhe nje poezi tjeter Qiriazi qe nuk e mbaj mend te tere por vetem nje strofe:

DASHURIA E PARE

o dashuri e pare/ o femijeri e shkuar/pse erdhe kur s'dinim te benim dashuri/ pse ike kur u dogjem ne zjarr te perveluar ....

 

Lasgush Poradeci

E MORA SHOQEZEN PERKRAH

E mora shoqezen perkrah,

E matme rrugen ca-nga-ca,

Sikur na ndillte larg dicka.

 

Pa zuri dita perendoj,

Pa zuri nata na mbuloj,

Pa zura shoqen ta pushtoj.

 

Perse bucet, liqer i qet!

Liqer, ti c'thua ndaj bucet!

C'far, pe, liqer, mi zall te shkret?

 

E castin kur e sjell nder mend,

Kur sjell ner mend , ah! ate vend,

As rroj as vdes, po jam pa mend.

 

U PATME NISUR

 

U patem nisur un'e ti:

Un' hijemvrejturi-ne-zi,

Ti flokendritura flori

 

Dhe ikm'! e ikme perseri,

Large-e me - large n'arrrati,

Prane - e me prane - e gji-per-gji.

 

Dhe me nje vend nje bukuri,

Dhe me nje cas nje shenjteri,

Na zu nje mall, nje dashuri.

 

S'ish dashuri, po fshehtesi

S'ish fshetehsi, po llaftari

Sish llaftari, po cmenduri.

 

 

 

 

Po nje si kjo si do te duket.. smiley

Nuk jam poet,
të shkruaj poezi
Por fjalën të dua,
E shkruaj vetëm për ty
Bilbili në degë
Sa bukur këndon
Ti puthsha buzët
Ti që e lexon

Ja edhe nje tjeter ku e perserit fjalen te dua shume here... smiley

TE DUA
TE DUA
sa qielli dhe toka
dhe s'te heq dot nga mendja
sikur te permbyset bota
te dua
te dua
perjetesisht
je ber drit e syve te mi qe nxjerrin lot te brisht
je yll je drit
je hene je diell
je dashuria e vetme qe kam ne zemer perjete
te dua
te dua
dhe kurr ste harroj
gjithe diten te kam ne mendje
dhe gjithe naten te enderroj...

 Pse o me poezi do e besh shqiptare dasmen ti? Futi nje Naplon me gernete aty dhe ja ku u kry!

Une i propozoj bejte. Le te shohi temat me bejte te peshku. Ti bejne spontane (ose edhe me hile, pak si te pregatitme) edhe bojeni pestil anen tjeter. Ah c'kane qene ato kapanonet e zborit per kto, te trajnonin te bonin mjeshter.

Psh:

Nusja posht minderit

Shume faleminderit.

(ose dhondrri posht minderit)

Martesa po behet vetem me nje pale shqiptare apo jane te dyja palet shqiptare? Se te "shqiptarizosh" nje martese ku te dy palet jane shqiptare eshte shume e thjeshte. Betimet ndaj njeri tjetrit t'i bejne ne Shqip.

Nese eshte çeshtje ku deshirojne te kene nje recitim Shqip per te gezuar familjen e pales shqiptare atehere, sic u sugjerua edhe me lart, nje poezi nga Camaj do te ishte perfekte.

Me trashegime & jete te lumtur.

po per ndonji me ja recitu, a ke nevoje?

bredho, po ofron sherbimet e tua me duket - meqe edhe jetoni ne te njejtin vend smiley

a jena patriote apo ca jena?

qe ta besh shqiptare?

si fillim dollì per partine(ate qe do ti),pastaj nje valle ku te zbrasni xhepa e çanta te hidhni paret ne toke e ti shkelni me kembe,e se fundi nja dy fishek n'tavan qe te degjohet fort e te tremen kanadezet,a ka me shqiptare se kaq?! smiley

hajt mo, pyt 100 vet e boj si di vet thon tironcit.dhe une me qe jam nga jugu si ty,po te pershendes me kete

http://www.youtube.com/watch?v=vPtG6i_9UFE

U trashegofshi!

Me trashgime Duga ! Po dhëndrin nga e kemi?  

 Them se Xhevahir Spahiu ka thurur dicka te mrekullueshme, mese te pershtatshme per rastin ne fjale:

 

Dashuria eshte e gjitha ketu,
Tek keta sy,
Tek keto fjale,
Tek paksa heshtje midis tyre eshte dashuria,
Edhe atehere kur te dy s'kishim lindur,
Te prisja! Te prisja!
Te prisja!

 

Mund te te duket e shkurter, por them se cilesia eshte kryesorja smiley

Me duket se e gjetem! Faleminderit Albanoid.

 

Gjithashtu faleminderit te gjitheve per te gjitha prurjet dhe idete deri tani. Jua paca borxh smiley

 Po jo e goc se nuk thuhet ja u pata borxh, por :

Ne te tilla raste ja u shperblefsha ! smiley

Eshte njelloj si me u thane ne koken tuj tani.

P.S. E qe dasma te jete puro shqiptare oj goce duhet te beni dhe urimet puro shqiptare smiley

He se mos harroj : te cer modeli dasme do beni model 56, 67 apo 82 ?

Se nga ky model varet si do piqni mishin smiley 

Ne hell, bidon apo do hani ka i berxolle e do dilni ke dera ? :smiley

 Zgjodhet kete te Xhevahirit dmth?

As parë as dëgjuar ktë pjekjen e mishit në bidon !

Ps :o Koth tkam i pyetje tek nji temë tjetër por e kam harruar ku ..Më ndihmon ta gjej ? Të lutem ! 

 Me thuaj perse behet fjale, eshte keshtu per publik apo privat?

Bidon ? Nuk ke ngrene mish te sajum ne bidon qumshi nga ato me fasheta ? Ke humb smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).